Kafkat politike shqiptare

Faqja 1 e 3 1, 2, 3  Next

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Kafkat politike shqiptare

Mesazh  Jon prej 07.04.10 1:23


Realiteti ku jetojne shqiptaret



Pushteti sot nė Shqipėri sundohet nga njė pakicė e korruptuar. Bosėt e rinj tė parasė ndihen kėrcėnueshėm, duke kaluar nga njė karrige tek tjetra, pa u hyrė gjemb nė kėmbė.

Kėta pėrfaqėsues tipikė mafiozė nuk mund tė jenė kurrėsesi produkt i institucioneve shqiptare, por “rastėsia” ramiziste i nxori nė krye tė turmave, atėhere kur ėshtė dashur tė ndodhte ndryshe.

Sot ata janė kapur me thonj pas karrigeve tė pushtetit deri nė marrėzi. “Boshllėku” shpirtėror qė i karakterizon kėto monstra tė periudhės djeshme e tė sotme, duke justifikuar me paturpėsi revanshin e tyre tė pandalshėm, vazhdojnė tė dhunojnė gjithēka nė jetėn social politike tė shqiptarėve.

Njė e vėrtetė e hidhur: pėrveē kulturės dhe emancipimit shoqėror tė munguar, tė cilat nuk ua lanė dot paraardhėsit e tyre, pasi edhe ata nuk kishin ku ta gjenin, po dhunojnė me injorancė sistemin shoqėror tė rilindur nė Shqipėri.

Ky, me sa duket nuk ėshtė caku i fundit i pėrversitetit social – psikologjik dhe politik, rrjedhojė e atij pėrversiteti bizantin tė ngjizur nė varfėrinė e jetės vulgare qė kanė bėrė nė tė shkuarėn e largėt, tė frikės sė dikurėshme prej normave staliniste tė saj.

Ndokush mund tė ketė provuar edhe “thesin nė kokė” dhe mė pas, njė grusht parash. Kjo situatė e mbarsur me agresivitet dhe dinakėri tė sofistikuar, po tenton tė ndikojė negativisht tek rinia jonė, e cila me dhunė e diktat po detyrohet tė orientohet drejt konceptit tė maksimizimit tė jetės, tė marri maksimumin prej saj nė njė kohė sa mė tė shkurtėr, kur kėto mundėsi nuk janė, pra, me pak mundim.

Kjo filozofi e mbrapshtė antikombėtare po i kundėrvihet nė ēdo hap filozofisė sė jetės sonė, duke e kėrcėnuar ēdo ditė atė me rrezikun e determinizmit tė saj nė tė gjitha qelizat e shoqėrisė.

Duke ndjekur rrugėn e pėrēarjes, hakmarrjes, dhunimit tė vlerave kombėtare, nė kėto 20 vjet kjo falangė separatistėsh politikė pothuajse ja kanė dalė tė atrofizojnė idealizmin e natyrshėm tek tė gjitha shtresat e shoqėrisė. Ndihet kėrcėnues pesimizmi nė angazhimin e brezit tė ri pėr ta bėrė Shqipėrinė, duke e injoruar atė dhe duke i hequr dėshirėn pėr t’u kthyer nė promotorė tė politikave tė zhvillimit tė jetės shqiptare.

Kjo situatė ka gjetur mbėshtetjen tek faktori ndėrkombėtar, i cili qėllimshėm bėn sehir ndaj krizave politike nė vend dhe i ushqen ato, duke goditur nėpėrmjet kėtyre “rrypave tė trasmesionit” ēėshtjen kombėtare, veēanėrisht idealizmin shqiptar.

Pasojat e kėtij fenomeni diskriminues e vrasės kanė bėrė dhe po vazhdojnė ta bėjnė rėndom problem Shqipėrinė dhe shqiptarėt nė opinionin ndėrkombėtar, duke e vendosur nė fund tė listave pėr ēėshtje tė ndryshme integrale, mbi baėn e “ leksioneve” mbi demokracinė dhe mėsime qesharake deri “si milet lopa”.

Ata na mbėshtetėn pa dėshirė nė antarėsimin nė NATO, pėr shkak tė gjeostrategjisė dhe interesave afatgjata amerikane nė rajon, duke ruajtur kombinacionet e tyre politike.

Mė e keqja ėshtė se kjo klasė politike e degraduar ka shkuar mė larg se sa mendohet. Me lider tipik, ata nuk dėshirojnė ta kuptojnė dhe tė pranojnė, se tė gjitha tė kėqiat vijnė nga “kolona e pestė” qė vepron brenda politikės nė shėrbimin tradicional tė UDB-sė dhe tė ASFALI-sė, tė cilėt kanė punuar nė kėto 20 vjet pėr ta dematerializuar, pėr ta shpėrbėrė deri nė materie Kombin Shqiptar.

Vėreni, duke i rreshtuar ngjarjet nė kompleks.

Djegiet, vrasjet, shkatėrrrimet dhe situata kaotike nė vitet 90-92, vrasjet nė postėn kufitare tė Peshkėpisė nė vitin 1994, grabitja e parave nė firmat piramidale, vrasja e jugut tė Shqipėrisė nė 97-tėn, grushti i shtetit nė 98-tėn, hapja e dyerve pa kriter tė kapitalit grek nė dy mandatet socialiste, mbytja e veriut tė Shqipėrisė, shkatėrrimi i elementėve tė Sigurisė Kombėtare, sabotimi i rrugės kombėtare drejt veriut pėr interesa partiake, blerjet dhe shitjet e energjisė nga Serbia nė tė njėjtėn kohė qė digat mbysin Shkodrėn, dhurimi i hapėsirave ujore territoriale shtetit grek, keqtrajtimi i pasurive kombėtare, regjistrimi etniko fetar pėr ta bėrė Shqipėrinė artificialisht njė shtet “multietnik” me efekte prapavepruese, drejt autonomisė sė “vorioepirit” dhe pjesmarrjes nė pushtetin qėndror, njohja e Maqedonisė pa kushte kur brenda saj jetojnė mbi 1 milion shqiptarė tė diskriminuar, blerja e aseteve tė ekonomisė shqiptare nga Fazlliēėt & CO, lėshimet e turpshme me varreza e memorial kockash, vjedhje votash e mashtrim elektoral, ngacmime pėr tė hedhur nė erė tolerancėn fetare tek shqiptarėt, degdisja e trurit jashtė duke lėnė vetėm kafkėn politike, pra tė gjitha kėto veprimet dhe mjaft tė tjera nė hije e kulisa tė ndyra politike, bėhen duke mos dhėnė kurrė llogari, tė gjitha bėhen pėr tė sulmuar deri nė shfarosje vlerat e identitetit tonė kombėtar.

Politikat preferenciale tė “njėsh-it” nė ēdo rast dalin pa kokėēarje mbi politikat standardive, duke dhunuar interesat kombėtare, pa i dhėnė llogari askujt.

Dr. S.Abazi
avatar
Jon

1265


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Kafkat politike shqiptare

Mesazh  Estilen prej 07.04.10 8:56

Te me falin drejtuesit e forumit qe sot po shprehem me vargje,ndoshta nuk eshte vendi,por duke marre shkas nga tema e mesiperme KAFKA POLITIKE,si shqiptar ndjeva detyrim moral te jap edhe une mendimin tim ne mynyren time....


Shqiperine jane shiten botes
e kane vene ne udhe te madhe
furtune ngren' ne fund te gotes
batakcinjte hedhin valle

S'eshte KAFKE por metastaze
tentakulat vec i shtrine
per cdo dite grabit toka
do me blere gjithe Shqiperine

Heeej ky popull i mjeruar
vazhdon koken t'mos e ngre
e kane 'rrahur' qe te 'vogel'
e kane 'rrahur'kur ka ler

Shqiperia ne udhe te madhe
po e shqyejne shume cakej
serb,greker,te gjithe me emer
jane hiena,jane lakej...

S'jane kafka poltike...
jane njerez me pushtet
kur ju shkrep me bere biznes
shesin token,gjithe nje det

Estilen ....

Estilen

976


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Kafkat politike shqiptare

Mesazh  Jon prej 18.04.10 11:16

Veset e politikės

Kur flitet pėr politikėn ėshtė me tė vėrtetė shumė e vėshtirė pėr tė mos rėnė nė joshjen e tipit: kėtej janė tė mirėt, andej tė kėqijtė, kėtej tanėt, andej kundėrshtarėt dhe armiqtė.

Ky rregull vlen, kur flitet pėr politikėn nė pėrgjithėsi, si njė aktivitet qė tashmė pikturohet si turpi i njerėzimit, si gjėja mė negative qė vetė njeriu ka prodhuar pėr tė qenė i nėnshtruari i ideve tė tija, por qė nuk kanė pėr objekt atė, problemet e tija dhe vetė jetėn e tij, sepse politika lind nga njeriu dhe idetė njerėzore, por nė momentin qė ajo ėshtė krijuar dhe merr formėn e plotė, bėhet e pavarur nga ai dhe e kontrollon atė duke e pushtuar nė tė gjitha format e tė menduarit dhe tė vepruarit.

Nė politikėn e pėrditshme, veset duken sikur ndėrthuren me virtytet e saja, nė njė pėrzierje, ku asgjė nuk ėshtė lehtėsisht e ndarė nga pjesa tjetėr e mbetur. Le tė rikujtojmė disa nga veset kryesore tė politikės qė janė pak a shumė tė pranishėm dhe tė ngjashėm nė tė gjitha sistemet politike.

Nė vend tė parė ėshtė korrupsioni: “ mė shumė ligje do tė jenė miratuar, mė shumė hajdutė dhe bandit do tė jenė” do tė citonte Lao Tse, mė i madhi dhe themeluesi i taoizmit kinez, rreth treqind vjet para lindjes sė Krishtit.

Sigurisht qė nė ditėt e sotme njė citim i tillė mund tė tingėllojė paksa i ekzagjeruar, por ėshtė gjithmonė jashtė dyshimit qė pushteti ėshtė rezultat veēanėrisht i ekspozuar nė joshjet e korrupsionit: si nė tentativat pėr ta shtir nė dorė, si nė ato pėr ta mbajtur duke paguar ēdo ēmim.

Ndoshta qytetari i thjeshtė dhe i ndershėm mund ta ketė tė vėshtir tė penetroj brenda salloneve tė oborrit pėr tė vėzhguar dhe kuptuar se ēfarė ndodh dhe mund tė ndodh fshehur thellė poshtė elegancės qė oborrtarėt na paraqesin nė pamjen e parė, por ai do tė jetė aq vigjilent dhe inteligjent sa tė kuptoj qė prona publike dhe floriri i tė gjithėve po vidhet nga persona qė profesionin pėr tė qeverisur e kanė hasur rastėsisht.

Ndoshta, pėr disa qė janė tė vetėdijshėm, sepse kanė qenė vetė dėshmitar tė drejtpėrdrejt e kanė kuptuar se ēfarė pėrmasash galopante ka marrė fenomeni i korrupsionit nė Shqipėri, saqė nuk i mjaftuam vetėm 28 mijė kilometra katror, por kaloj jashtė kėsaj hapėsire duke vepruar edhe nė ishujt qė ndodhen jashtė kėsaj zonė, tė cilėt kanė tė njėjtin juridiksion dhe tė njėjtėt aktor qė e ushtrojnė atė pa pasur problemin mė tė vogėl.

Tė jesh sot politikan nė Shqipėri, do tė thotė se: mė parė mund tė kesh qenė njė hajdut, njė rrugaē, njė maskara, njė i pa shkollė, arrogant, njė pseudo intelektual, njė i ashtuquajtur profesor, njė biznesmen qė nuk dihet se si e ke nisur nė fillimin aktivitetin tregtar apo prodhues dhe me ēfarė burimesh e ke financuar dhe vazhdon ta financosh atė.

Tė jesh sot politikan nė Shqipėri do tė thotė se: vlerat njerėzore nuk bėjnė pjese nė mėnyrėn tėnde tė jetuarit, qė njerėzorja ose nuk ka qenė asnjėherė e pranishme tek ti ose ajo sapo ti ke filluar tė bėsh politikanit dal nga dalė ėshtė zbehur duke humbur gjurmėt e saja.

Nė Shqipėri, mund tė bėsh politikanin, amoralistin, deputetin dhe ministrin, sepse qytetarėt tė kanė besuar besimin e tyre pėr t’i pėrfaqėsuar, tė kanė bėrė tė plotfuqishėm me vullnetin e tyre dhe pėr kėtė arsye ti mund tė abuzosh mbi ta, mund t’i pėrdorėsh ata sikur tė ishin qenie qė nuk kanė asnjė vlerė pėr t’i respektuar, sepse vlerat e moralit dhe tė njerėzimit qė ty ti besuan mund t’i shtypėsh dhe t’i poshtėrosh sa herė tė duash pa dhėnė llogari para askujt, pėr faktin se ti tashmė je i plotfuqishėm.

Sa e vėshtirė ėshtė bėrė pėr ne tė rinjtė qė po edukohemi me vlerat, sepse pėr t’i praktikuar ata duhet tė marrim besimin dhe aprovimin e atyre qė antivlerėn e kanė virtyt dhe pėrdorimin e saj nė jetė e kanė si diēka normale pėr tė kėnaqur dėshirat e tyre maniake duke pėrdorur nevojat dhe dėshirat tonė pėr tė pasur njė vend pune qė na duhet si njė burim material i domosdoshėm pėr tė ndėrtuar ėndrrat tona dhe pėr tė jetuar nė mirėqenie.

Sa e vėshtirė ėshtė bėrė pėr ne tė rinj qė nuk na mjaftojnė orėt e tėra qė kalojmė duke studiuar si dhe sakrificat e prindėrve tanė qė kanė bėrė pėr tė na garantuar tė drejtėn pėr studim, por qė duhet tė fillojmė tė pėrgatitemi dhe tė studiojmė pornografinė, seksin, kamasutrėn dhe erosin pasi janė bėrė pjesė e provimit qė duhet tė japim pėr tė fituar njė vend pune.

Sa e vėshtirė dhe e dhimbshme ėshtė pėr ne shqiptarėt, kur dėgjojmė se njė familje e ndershme dhe e thjeshtė shqiptare qė ka sakrifikuar pothuajse gjithēka pėr tė ndėrtuar tė ardhmen shuhet larg nga Atdheu, nė mėrgimin e dhimbshėm dhe tė vuajtur.

Sa e turpshme dhe e padurueshme ėshtė pėr ne shqiptarėt, kur dėgjojmė nga televizionet e vendeve qė kemi zgjedhur pėr tė emigruar skandalet e radhės tė kryera nga politikanėt tanė, qė me bėmat e tyre krijojnė imazhin e gabuar pėr vendit tonė jashtė nė Botė.

Sa normale dhe krejt e natyrshme ėshtė bėrė pėr qytetarėt tanė qė kanė zgjedhur Shqipėrinė pėr tė jetuar tek sa shikojnė dhe dėgjojnė skandalet e radhės tė kryera nga politikanėt qė i kanė zgjedhur pėr t’i pėrfaqėsuar nė nivelet mė tė larta drejtuese tė qeverisjes.

Gjithēka mund tė ndodh para syve tanė, mjafton mos tė na prek neve menjėherė dhe drejtpėrdrejt dhe nuk na intereson aspak nėse prek tė tjerėt dhe se njė ditė pas tyre mund tė jetė edhe radha jonė pėr tė qenė jo vetėm tė prekur por edhe tė “pėrkėdhelur”, tė “zhveshur” me qėllimin pėr tė “kėnaqur” dėshirat shpirtėrore tė atyre qė na prekin dhe dėshirat tona pėr tė siguruar burimet e jetesės. Po ndonjė virtyt a mund tė ketė politika aktuale shqiptare?

Sinqerisht nuk shikoj ndonjė virtyt pasi ėshtė aq shumė e mbushur me vese negative sa do tė duhej njė teleskop qė pėrdoret pėr tė vėzhguar yjet pėr tė vėnė re se nė gjirin e saj ka mbetur ndonjė vlerė pozitive njerėzore, e cila mund tė bėj pjesė tek virtytet e politikės pozitive qė nuk ėshtė kundėr qytetarėve tė saj, por qė bashkė me ta pėrjeton sigurinė, paqen, mirėqenien, prosperitetin, zhvillimin dhe dėshirėn pėr tė vėnė nė qendėr tė vėmendjes qytetarin.

Tė vetmin virtyt qė mund tė kenė akoma politikanėt tanė qė janė nė instanca qeverisėse/ keq qeverisėse ėshtė tė largohen para se reagimi ynė pėr tė mbrojtur moralin tanė, tė drejtat tona, tė jetė i ashpėr dhe i pamėshirshėm ashtu siē ka qenė qėndrimi i tyre gjatė gjithė kėsaj periudhe, ku tė qetė dhe tė pa shqetėsuar ka bėrė ē’kanė dashur me ne.

Tė largohen jo vetėm nga ambientet e politikės qė e kanė ndotur me imoralitet, korrupsion dhe pa pėrgjegjshmėri, por edhe nga jeta jonė e pėrditshme, sepse stili i tyre tė menduarit dhe tė jetuarit nuk bėn pjesė nė vlerat tona qė kemi trashėguar si popull, sepse nuk bėjnė pjesė nė kostumet dhe traditat tona, ku ndershmėria, besnikėria dhe dashuria pėr njėri-tjetrin si dhe shpirtin individual pėr tu sakrifikuar nė emėr tė shumicės ka shoqėruar historinė tonė ndėr shekuj.

Pėrderisa ata janė kaq tė ndryshėm dhe larg vlerave tona, duhet tė largohen nga ne, sepse nuk pėrfaqėsojnė asgjė tonėn dhe ne nuk mund tė vazhdojmė tė bashkėjetojmė me ta, sepse nuk kemi asgjė tė pėrbashkėt me ta.

Kjo politikė ėshtė e huaj tek ne, dhe ne nuk e gjejmė aspak vetėn nė mjedisin e tyre. Prandaj, o ata do tė largohen vetė nga jeta jonė e thjeshtė qė ka nevojė pėr shumė kujdes pėr tė siguruar vazhdueshmėrinė, ose do tė jemi ne ata qė duhet tė lėvizim pėr ti detyruar tė largohen, qė tė vazhdojmė nė rrugėn e vlerave njerėzore qė na karakterizuar si popull pėr tė punuar sė bashku pėr tė jetuar mė sė miri tė tashmen dhe pėr tu impenjuar po sė bashku pėr tė projektuar tė ardhmen e dėshiruar.

Nga Dr. Alban Daci
avatar
Jon

1265


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Kafkat politike shqiptare

Mesazh  Estilen prej 18.04.10 20:51

Shqiperia varreze politike

"Si shpjegohet qė kemi shtet legen, por shtetarė tė pasur?"
Ēfarė kemi pas 20 vitesh qeverisje tė ndryshme nga njė krah nė tjetrin?



Kemi njė shtet super tė varfėr, legen, pa dinjitet e moral, servil e mashtrues, qė nuk i mbron interesat e qytetarėve tė vet e tė bashkėkombėsve. Qė pėr njėzet vjet shkatėrroi tė gjitha pasuritė e kėtij vendi, grabiti e vodhi, ndoqi terapinė e shokut dhe e ēoi arsimin dhe shėndetėsinė nė zero.

Shqipėrinė,ky shtet legen, e bėri njė vend rrumpallė njė han me dy porta, bile me porta tė shqyera, njė vend ku blihet e shitet gjithēka, pėrfshirė moralin. Blihen e shiten edhe toka, ujera detare, varreza, minoritete tė sajuara, blihen e shiten heronj qė kthehen nė kriminelė e kriminelėt bėhen heronj, shiten e blihen ngjarje tė mėdha historike, data ēlirimi e gjithēka.

Politikanėt shqiptarė dhe shqiptarėt duke parė si spektatorė fatin e tyre...



Por, nuk duhet harruar se megjithėse kemi kėtė mysybet shtet, ama kemi pushtetarėt mė tė pasur nė rajon e kjo ėshtė merita jonė qė i kemi lejuar e vazhdojmė t'i lejojmė keto shushunja helmuese tė pasurohen.

Estilen

976


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Kafkat politike shqiptare

Mesazh  Estilen prej 20.04.10 11:49

Kur tolerojmė tė keqen

Dėgjo gjykatė! Nėse vėrtetė je e pavarur, atėherė respekto ligjin! Mjafton tė rishikohen skenat nga Kuvendi dhe aty i gjen provat. Nuk mund tė besohet se nuk i ke parė dhe nuk ke mbetur gojėhapur!

Tė dėmtuarit mund t“i falin sharjet tė bėra nga tempulli i popullit, por gjykata duhet ta ndėshkojė thyerjen e ligjit. Nėse je parimore, atėherė do tė kemi njė kryeministėr tė dėnuar apo mė mirė tė gjobitur. Njė milion euro do t“ishte korrekte. Nėse mendon se nuk i ka, i gjėnė nė rrethin e vet! Ata i kanė!

Dhuratat e Muskatorit*(Sali Berisha): Pėr ta fituar mbėshtetjen dhe simpatinė greke, vendosi nė krye tė Kishės sė Nolit njė grek. Pėr ta fituar simpatinė dhe mbėshtetjen e arabėve, anėtarėsoi Shqipėrinė nė Konferencėn Islamike, ku nuk ka asnjė ndikim dhe ku shumica e anėtarėve tė saj tregohen pro-serb.

Pėr ta fituar simpatinė e Papės, u gjunjėzua para tij. Grekėve nuk u mjaftoi dhurata e parė, nėnshkroi dhuratėn e dytė: faljen e detit.
Jo,po nuk i mjaftoi as falje e detit,por i fali dhe toke per varreze.
Po nuk mjafton me kaq,duhet dhe tu beje homazhe te vdekurve ne varrezat qe ju fali.

Nuk i kėrkoi falje as popullit, as zotit Myslim Pasha, qė me fakte e denoncoi. Vendeve islamike nuk u mjafton anėtarėsimi, nuk dimė se ēka ka ndėrmend tė bėjė pėr ta. Pėr ta fituar simpatinė TONE (te shqiptarėve) nuk bėn gjė. Shqiptarėt mund tė votojnė kė tė duan dhe si tė duan, por ai do tė fitojė...

E dini ē'ndodh kur themi tė gjithė: "Hapni rrugėn"! Kur themi: "Mos u merr me tė se ėshtė i rrezikshėm!" apo "Lėshoja rrugėn se ėshtė i ēmendur!". Ne e dimė se ē'ndodh, sepse dikur e prodhuam njė diktator. Kur tė gjithė disiplinohemi, vetė-sugjestionohemi dhe vetė-censurohemi, atėherė do tė ikim si turmė e pakrye nė trotuar.

Ai nė rrugėn e hapur do tė nisė marshin kryelartė dhe do tė shfrytėzojė mundėsinė ideale pėr tė marrė pushtetin! Dhe, e merr! Nėse e lejojmė akoma, ne nuk do tė kemi mė guxim tė merremi me tė, por mė pas do tė jetė ai qė do tė ketė guxim e fytyrė tė merret me ne! Dhe, do tė merret, sepse na imponoi frikė, na imponoi disiplinėn dhe ne nuk kundėrshtuam! E merituam, e kishim fat!

Obama i ftoi pėr darkė nė Pragė pėrfaqėsuesit e njėmbėdhjetė vende ish-komuniste. Shqipėrinė e Sali Berishės, jo. Shqipėria e gjorė, e vetmja prej 11 vendeve ish-komuniste, qė qeveriset ende nga njė bashkanėtar i Enver Hoxhės!

Dėgjo Europė! Gati pesė dekada na mbylli derėn nga brenda diktatura staliniste. Gati dy dekada na mbylli derėn nga jashtė demokracia europiane. Nuk na dėshpėroi kjo, ishim mėsuar me dyer tė mbyllura, por na habiti ēelėsi, qė pėrdori demokracia. Ishte gati po ai ēelės me efekte dhe rezultate tė njėjta denigruese.

Mirėpo, megjithėkėtė, tė duam mė shumė se diktaturėn.
Sidoqoftė nė Ballkan pėrsėri dolėn fitimtar ata qė vranė mė shumė. Bosnja dhe Kosova po humbin edhe njė herė. Nė kohėn e komunizmit ju kritikonit vizat, sot po dėnoni kombe, qė kanė aq banorė sa njė qytet nė Perėndim! Ata nuk po pretendojnė pjatėn tuaj, por lirinė e lėvizjes, sepse europian janė!

Dhe nė fund i japim fjalėn Albert Einstein-it:
"Bota nuk rrezikohet nga njerėzit e kėqij, por nga ata, qė tolerojnė tė keqen!

Muskator*.......musliman...katolik...orthodoks

Estilen

976


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Kafkat politike shqiptare

Mesazh  Estilen prej 30.04.10 10:30

Kur shteti tend te vret per se dyti..

I dashur shtet,te nderuar politikan shqiptar.
Ka rreth 72 ore nga lajmi shokues,qe nje shtetas shqiptar u shkua 'ne hell'ne token e Helene.

Nje lajm qe nga i ngjason tregimeve te Drakules,qe kundershtaret e vete te luftes i vriste dhe i ngulte ne hunje ne fushen e luftes,per ti dhene tmerrin kundershtareve.

Ende me keq i ka ndodhur vellait tone.Ate nuk e vrane,ate persekutuan per se gjalli.
Agresori ishte me i keq se Drakula.Ata i futen nga pas shkopin qe ta piqnin te gjalle.

Po mundohen pergjate ketyre diteve te kap ndonji lajm per denoncimin e ngjarjes nga shteti yne i dashur...fatkeqsisht ky lajm end nuk ka ardhur.

Kam 72 ore qe pres nga politikanet tane te nderuar,ose sic vetetitullohen me shpesh''baballaret'' e kombit,por as nga ata asnje reagim,per kete ngjarje makabre.

I nderuar shtet jemi bjte e tuaj,besoi se kete e dini se te kemi votuar.
C'ju ben te ulni koken para nje nje ngjarje te tille,kush ju a ka mbyllur gojen kaq shume,kush ju a ka mbyllur dhe errur syte para akteve te tilla....?

Shtet i dashur,mendo nje here te vetme per ne,mbasi ne per ty ne po thyejme xhepin dhe koken,kur ti nuk na siguron pune dhe mirqenie dhe marrim rruget e kurbetit si zogjte e qyqes.

Ne e dime se ju e keni xhepat dhe llogarite bankare te fryera me shuma te majme.Hallall,se kush eshte ne gryke te qypit me mjalte,do ta lepij gishtin nga mjalti i qypit.

Por mire se ''mjalt nga mjalti jone'' ju nuk na jepni,por te pakten mos na RIVRISNI me heshtjen tuaj,kur te tjeret na vrasin,na perdhunojne,na denigrjne,na trajtojne si popull te dores se trete.

O shtet ...je i shqiptarve,apo kujt djalli i sherben ...?


Estilen

976


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Kafkat politike shqiptare

Mesazh  Estilen prej 01.05.10 13:27

Cudite ne Shqiperi jane te pa fundeme......
Kafkat Poltike,sot me 1 Maj, festojne mbi mjerimin e popullit te tyre,ata sot corren fytyren e tyre marksiste-leniniste te kamufluara me nje pseudo-demokracie te shpifur,shpikje e kryekafkes poltike,Z.mbret Sali Ram Berisha.

Te festosh mbi mjerimin e popullit, eshte nje krim,qe vetem armiqte me te zinje e te kobshem i kane bere ketij kombi.

Edhe kasta e sotme shteterore-mafioze nuk po ben me pak se ata qe e kane percare,denigruar dhe sunduar kete popull,jo me trim,por te friksuar deri ne palce nga perbindesha e monstra te ketyre permasave.

Le te shohim se deri ku do arrije jehona e kesaj poshtersie te fundit....

Estilen

976


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Kafkat politike shqiptare

Mesazh  Estilen prej 04.06.10 13:58

Presidenti gjerman Horst Köhler jep papritur dorėheqjen

Karriera e politikanit mė tė dashur nė Gjermani

Presidenti i Gjermanisė, Horst Köhler, dha para pak ditesh dorėheqjen nga posti, vendimi i tij ka efekt tė menjėhershėm. Gjatė leximit tė deklaratės sė shkurtėr presidenti i kishte sytė me lot dhe atij i iku pjesėrisht zėri.

Akuza se ai kishte pėrkrahur angazhime antikushtetuese tė ushtrisė gjermane pėr tė siguruar interesat ekonomike ėshtė tėrėsisht e papėrligjur, tha Köhler tė hėnėn nė Berlin. Sipas presidentit, kėtu mungon respekti i domosdoshėm kundrejt postit mė tė lartė shtetėror.

Köhler u rizgjodh para si president" tha Köhler i prekur.
Nė bazė tė nenit 57 tė ligjit themelor tė Gjermanisė detyrėn e presidentit e merr pėrsipėr presidenti i Kėshillit Federal, qė aktualisht ėshtė politikani socialdemokrat, njėkohėsisht dhe kryebashkiaku i Bremenit, Jens Böhrnsen

....Nuk po zgjatem me biografine e njeriut me te dashur te Gjermanise,se ata dine ti bejne vend vehtes ne histori me bema madheshtore ne sherbim te popullit te vete.

Por si ta spiegojme qe 'Kafkat Politike' ketu tek ne nuk shkulen nga vendi,pamvarsisht se e shkelin Kushtetuten 22 here me rradhe,pamvarsisht se vrasin 26 njerz te pafajshem,pamvarsisht se vidhen 250 milion Euro ne rrugen e kombit,pamvarsisht se falin territore dhe bejne rregjistrime per llogari te te huajve.

Jo... 'Baballaret' e kombit jane te bindur se largimi i tyre nga jeta e shqiptarit eshte fundi per ta. Keshtu e konsiderojne vehten keto shushunja gjakpirse.

Fytyra e tyre eshte bere me zeze se e nje tenxhere mbi turren e druve, shpirti i tyre eshte bere me zi se thengjilli i mbuluar nen hi,
vepra e tyre eshte bere me e zeze se qymyri i minierave shqiptare.

'Kafkat Politike'kane zene rrenje ne kete toke si nje bari i keq,qe vec pesticidet e tipit revolucion mund ti crrenjosin nga kjo toke e bekuar nga natyra,.... por e mallkuar dhe e coptuar nga hajdutet pa ngjyre .

Jemi ne buze te gremines reale dhe kafkat politike 'fluturojne' nga gezimi me presh ne b°°°° me vizat e paliberalizuara, dhe me 'bollekun',qe populli po gezon me gjoksin e Ciljetes e filmat e aktores se 'famshme' Rajmonda Bulku.

O popull thuaja nje here kenges,ashtu sic di ti.

Estilen

976


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Kafkat politike shqiptare

Mesazh  Neo prej 09.06.10 11:47

Realiteti ku jetojme



Siper kokave tona po leviz nje mekanizem i panjohur i cili ka per qellim nje plan konkret.

Plani konsiston ne ngushtimin e hapesirave te lirise te secilit prej nesh per te vene ne funksionim krijimin e nje grupi konsumatoresh dhe te semuresh..

Nje grup i vogel njerzish brenda dhe jashte vendit tone kane kontrollin e pushtetit dhe kontrollin total te masave te popullit nepermjet mjeteve te medias dhe na perdorin si kukulla sipas lojes se tyre.

Ēdo dite na heqin nga pak.. HAPESIRE JETESORE, nepremjet ligjeve qe shterngojne lirine personale dhe vetevendosjen e popullit sipas komunave qarqeve, krahinave etj.

Te bombarduar nga lajme katastrofike brenda dhe jashte jemi duke u pregatitur per me te keqen pa patur mundesi te kundershtojme asgje realisht dhe konkretisht ashtu si bretkoca e zjere ( neqoftese provoni te fusni ne nje uje te vluar nje bretkoce ajo do te hidhet perpjete qe ti shpetoje rrezikut. Por neqoftese ju e fusni ate ne uje te ftohte dhe me pas e ngrohni ujin derisa te vloje gradualishte.., bretkoca nuk do ta vere re ngritjen e temperatures dhe do te perfundoje qe te zjeje e gialle ne ujin e perveluar).

Duke na vene dhe ne “delet” njeri kunder tjetrit jemi bere te pakuptueshem, te pa bese dhe individualiste. Kjo sjellje na provokon nje tensjon konstant dhe te vazhdueshem, na heq hapesirat jetesore, na heq qetesine, na heq Lirine.
Dhe kjo strategji ben pjese ne planet e tyre.

Nga kerkimet qe kemi bere duke filluar nga viti 1990 deri me sot 2009 rrezulton se ne Shqiperi kane hyre me miliarda dollare dhe euro ( vlera e valutes se konvertuar perpara 2001). Po ashtu, ne Shqiperi jane shperdoruar, vjedhur dhe larguar me miliarda dollare dhe euro.

Shkaterrimi i ekonomise se vendit dhe i ēdepersonalizimit te metejshem te popullsise jane nje plan i studjuar ne detaje nga forcat e erreta me ne krye politikanet shqipetare qe rrotullohen me komande. Vendi eshte i shitur si toke, uje dhe ajer.

Fabrikat ekzistuese u shkaterruan duke humbur nje pjese te konsiderueshme te pasurise kombetare, e drejta e prones u shkel dhe vazhdon te shkelet qellimisht, burimet naftembajtese, konēesionet energjitike jane shitur me 100% mungese trasparence.

Por te gjitha keto dhe shume te tjera popullate e “re” shqipetare nje pjese i ka harruar dhe nje pjese nuk mund ti kujtoje ne saje te moshes qe ka... ose manipulimit qe i behet per te vrapuar te haje nje ēape buke.

¾ e popullsise jane shperngulur nga tokat e tyre dhe kane “rene poshte” ne qytet. Kjo hemoragji ne emer te levizjes se lire per emigrim ka sjelle shkeljen e se drejtes se pronave ne qytet dhe perreth, manipulimin e votave, perkeqesimin e jetes urbane, shtimin e papunesise dhe ajo qe do te shpertheje pas pak ( ka filluar..) eshte zaptimi i tokave te "lira", pasurive te natyres se atyre familjeve fshatare apo malesore qe kane abandonuar zonat e tyre (per nevoje) dhe qe s’kane me asnje tapi dhe dokument hipotekor nga ana e uzurpatorit SHTET.

Shteti shqipetar eshte i shitur, ka qene gjithnje i shitur. Ne emer te pakteve internacjonale, flamureve te multinacjonaleve po gllaberon dhe copeton te gjithe pasurine e kombit shqipetar. Me nje fjale pasurine tende dhe timen, pasurine TONE!

Tregu shqiptar eshte i mbushur me produkte ushqimore dhe industriale te helmuara qe vijne nga jashte te skaduara apo jashte normave te cilesise dhe te higjenes, pa perjashtim nga ēdo shtet. Medikamente nga India, lodra nga Kina, miell radioaktiv nga Rusia, hekur radioaktiv nga Estonia-Rusia-Bullgaria, ushqime dhe farera te modifikuara gjenetikisht te pa identifikuara akoma nga ndergjegjja e konsumatorit shqipetar.
Por mos u habisni, ky eshte vetem fillimi.

Brenda shpirtit te shqipetarit zemerimi dhe urrejtja kane zene vend, por bashke me te dhe FRIKA.

Njerzit ngrehin dhe ulin krahet me deshperim nderkohe qe rruget gumezhijne nga muzika me ze te larte neper lokale, benca e fuoristradat dhe njerzit qe si vargu i thyer i milingonave verviten tere diten neper rruge per te ngrene nje ēape buke ( te huaj ).

Por ne mund te bejme diēka qe eshte me e madhe se e keqja qe na ka zene, mbrojtja e se drejtes per te jetuar!

Shume veta dine sekretet e pushtetarevet. Vjedhin, vrasin, drogohen, perdhunojne, “gjobisin”, ndertojne vila dhe ferma brenda dhe jashte Shqiperise, shesin pambarim dhe rishesin konēesione, leje ndertimi apo shfrytezimi, arme, droge, njerez, kafshe... Dhe kalojne neper rruget e Tiranes me bencat e zinj te blinduar me lekuren e bardhe te paprekshem ashtu si vete Enveri.

Shqiptaret kane frike se mos vdesin per buke prandaj e mbushin barkun shume - thote nje antropologe angleze. Mbase ka te drejte por frika e shqiptarit shkon akoma pertej.. drejte egersise.

Egersia dhe hakmarrja mbushin faqet e kronikes se zeze ēdo dite. Armet me te preferuara jane sepata, kallashi, tritoli. Krimet e renda jane per motive te ulta ( gardhi ke pronat, xhelozi, tradheti, hakmarrje) asnjehere per motive politike apo patriotike.

E pra sot me shume se kurre populli eshte i armatosur dhe ne territor jane mbi 100 mije ton municione, miliona shqipetare kane celulare, viza, kompjuter internet, me 1700 eu mund te blihet nje pushke snajper ( suedeze) qe asgjeson deri ne tre km. Gjithshka eshte ketu, tani. Problemi dhe solucioni..?!

Ne asnje menyre !

Populli ka lindur berbindeshat dhe i ka ushqyer nga thellesite me te erreta te ndergjegjjes se tij historike. Po tu presesh kokat perbindeshave shqipetare ata lindin koka te reja dhe keshtu pa mbarim brezash. Perbindeshi duhet shkulur nga rrenjet. Renjet jane shume te thella por po ti zbulosh ato behen shume te dobeta.

Ne jemi per nje zgjidhje “PAQESORE” vertikale dhe horizontale, kunder gjenocidit.

Imagjinoni nje grup njerzish te frikesuar te zhytur ne nje erresire te thelle buze humneres. Ē’do perpjekje individuale per te ikur nga grupi perfundon ne humnere..., ē’do perpjekje per te qendruar bashke me grupin rrezikon te bjere ne humnere.

Kush eshte aresyeja e kesaj tragjedie?!

Neqoftese secili nga ne fillon e ndriēohet atehere te gjithe se bashku do te shohim me mire se kush eshte shtegu i shpetimit. Nje shteg i ngushte i veshtire dhe me shume sakrifica per nje pakice...

Tirana qytet-shteti i Shqiperise ka sot mbi nje miljon banore. Gjendja shendetesore e popullsise eshte ne perkeqesim ne progresion gjeometrik. Uji i infektuar qe vjen ne rubinetat e shtepive detyron banoret te blejne shishet me ujrat e infektuara me antibiotike te Trustit te Ujit.

Ajri neper rruget e qytet-shtetit, brenda shtepive, shkollave zyrave e dyqaneve eshte i ndotur 150 here mbi normat me pasoja vdekje prurese. Ushqimet e pakontrolluara qe shiten ne trotuare apo supermerkata jane nje faktor tjeter i burimit te semundjeve. Per te mos folur per gjendjen katastrofike te sistemit shendetesor ku secili e di mire se ēe pret po hyri.

U zgjatem pak si shume dhe si kemi thene te gjitha... rrealiteti ku po jetojme nuk eshte i vertete! Genjeshtra dhe hipokrizia na rrethojne ēdo dite ne te gjitha format sa nuk kemi me asnje pike referimi per tu orjentuar nga realiteti absurd.

Popullsia e Tiranes dhe ajo e qyteteve te tjera po rrezikojne seriozishte dhe realishte qe te zhduken nga nje mori e pafund problemesh qe jane identifikuar si plan i qellimshem i forcave te erreta politike brenda dhe jashte vendit. Nje komb i semure sundohet me lehte.

Politikanet tane nuk kane asnje nevoje per konsulence apo sugjerim nga specialisti shqiptar. Ata e dine mire ate qe po bejne dhe ate ēka s’duan ta bejne. Asgje nuk i eshte lene rastesise.

Po ne e dime ate qe duhet ta bejme ?!

I dashur lexues, te falenderojme per durimin qe pate per te ardhur deri ketu. Mos harro sa je akoma i “gjalle” ke mundesi per luftuar per nje jete me te mire dhe te denje. Dhe nese dikush do ngele pa e rrealizuar qellimin e shenjte, me siguri qe perpjekje e tije do te jete me e vyer se sa terheqja zvarre ēdo dite e atyre qe mendojne se po jetojne pasi thjesht po marrin akoma fryme nga ajri qe ka mbetur...
avatar
Neo

"Njėshmėria - mund tė njihet vetėm duke u bashkuar me tė."


1469


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Kafkat politike shqiptare

Mesazh  Estilen prej 10.06.10 9:04

Heshtja, kjo vrastare per shqiptarinė





..Pergjigjen e shkelqyer kesaj fraze qe i mundon shume jo vetem shqiptaret e ka dhene ne menyre te shkelqyer Nobelisti i famshem Cifut Elie Wiesel ne Romanin e tij te famshem "Nata" .

" Ne Gjermani ata erdhen fillimisht per komunistet dhe une nuk fola. Nuk fola sepse une vete nuk ishja komunist.Atehere ata erdhen per Cifutet e une perseri nuk fola. Nuk fola sepse une vete nuk ishja cifut.Me vone ata erdhen per sindikalistet dhe une perseri nuk fola. Nuk fola sepse une vete nuk ishja sindikalist.
Pastaj ata erdhen per Katoliket dhe une perseri nuk u ndjeva. Une nuk fola sepse une vete ishja protestant...
Me ne fund ata erdhen per mua dhe atehere nuk kishte mbetur askush te fliste...", thote Prifti Martin Niemoller duke folur per diktaturen naziste ne Gjermani.

A nuk ndodhi keshtu edhe me diktaturen komuniste ne Shqiperi...

Une nuk fola. Ti nuk fole. Ai nuk foli. Ne nuk folem. Ju nuk folet.... Ata nuk folen! E filloi me bashkepunetoret e fashizmit dhe une nuk fola . Ne heshtem sepse vete nuk ishim bashkepunetore te fashizmit!


Ata erdhen per bashkepunetoret e anglo-Americani dhe ne perseri heshtem. Heshtem sepse vete nuk ishim bashkepunetoret e anglo-Americaneve!
Me vone ata erdhen per agjentet e jugosllaveve, ruseve, kineme te dreqit e te birit…. Ne nuk folem sepse vete nuk ishim agjente te tyre!

Atehere ata erdhen per pirfterinjt, hoxhallaret, dervishet, papet… Ne e qepem bile edhe u bashkuam me ata,duke ngritur zerin e doren edhe kunder cdo fenomeni qe ata na servirnin.

Pastaj ata ardhen per gejenralet e luftes, per ministrat deri edhe per kryeministrin… Ne nuk folem. Nuk folem sepse vete nuk ishim as gjenerale, as ministra as kryeminister.
^^^^
A nuk po ndodhe e njejta gje me ate qe e quajme “ajka e artit shqiptar“, me deputetet sejmene te pozites, me nje pjese te intelektualeve.
Cfare beme ne keto 20 vjet !?“Parate e piramidave jane te pastra si kristali”,,,



Jo vetem e degjuam por edhe vrapuam si te cmendur tu dhuronim djersen e mundin shumevjecar si nje cete te marresh!?“Me ne fitojne te gjithe!” E degjuam dhe besuam. Fituam mbi 2000 varre me shume.

Rreth 8000 te plagosur, te sakatuar per jete… Humbem 1.2 miliarde dollare!!!
“ Aleanca per ndryshim” Ujku behet qingj … Kur te genjen dikush njehere e ka fajin genjeshtari, thote filozofi popull…. Kur te genjen per here te dyte , te trete, te katert …. shumefishohet faji i te genjyerit!…..

Shihni “kolonelin e Asfalise” e beri jo vetem keshilltar, por edhe(gjeneral Ben Imami) minister,sepse u be gjeneral i Asfalise duke ua dhuruar a shitur Otranton sigurisht me miratimin e urdherin tij…

Jo vetem e degjuam por edhe i dhame voten.. Sa vota!? Ai vete e numeroi! Kush numeron e gabon vet e peson! Ai asnjehere nuk gabon! Nese I numeroi keq

Po sot!? Shihni vetem artistet… talentin e kombit….Shume prej tyre jane vene ne rrjesht, njeshkolone si dikur ne zboret e Partise nga ish Komisari enverist i Batalionit te Mjekesise Sali Berisha.


Sot kjo parulle turpi e kolaboracionizmi me neo-diktaturen e votave te vjedhura eshte “ Parti- Sali, kurdo gati na ke ti!” Nuk ka diktature me te keqe se diktatura me parulla demokratike, se diktatura me fasade demokratike!

Kjo eshte demokracia e Sali Berishes!

Ku eshte doktori i zemres qe shpetonte jeten e shume njerzve duke lene edhe mesimin!? Ku eshte Betimi i Hipokratit per te sheruar edhe hasmin e armikun e vet me te madh!?

Ku eshte humanizmi i liderit, e shoqja e te cilit hap ekspozita deri ne Seline e OKB-se dhe ne Kapitol per Nene Terezen, per monumentin e humanizmit boteror, per Nenen e Perbotshme shqiptare te humanizmit.?


Cfare hipokrizie madhore !? Cfare dyfytyresie gjigande!?
Ekspozita dhe parada humanizmi mund te ekspozosh sa te duash por kur cenon lirine e barazine e votes qe e ka vjedhur puishteti i korruptuar, perseri ky eshte mashtrim me permasa gjigande. !


Pse nuk hap kutite e votave!? Pse tallet me rrenat e pafytyra per Gjykatat, qe i komandon me nje te shkelur syri!? Pse tallet me Kushtetuten qe e shkel, qe e perdhos, qe e njollos ne cdo hap te tij despotik!?

Kujtoni vetem 97-en me mbi 10 000 viktima! Kujtoni vetem Gerdecin me 26 te vrare e qindra te plagosur! Kujtoni vetem marreveshjen atdheshitese te Otrantos !?
Jo une kurrsesi nuk dal mbi Gjykatat… Jo une kurrsesi nuk mund te dal mbni Kushtetuten e terrci e verrci.

E kush jane per te Gjykatat dhe Kushtetuta!?….
Gjykatat jane maska e krimet te vjedhjes dhe manipulimit te votave!
Kushtetuta eshte vetem sebepi per tu mbyllur gojen shqiptareve dhe per tu hedhur hi syve disa burokrateve te Evropes plake qe demokracine e ndajne ne dy standarte, nje per gjithe boten e lire e nje tjeter “ good enough for Albanians… boll e mire per shqiptaret” me 33 per qind te votave” te numeruara keq ose shume keq”, sic thuhet ashiqare ne vete raportet e tyre zyrtare!

Mesazhi i tyre eshte i qarte: votoni shqiptare! E drejta e votes eshte e drejte themelore e njeriut… Ta shfrytezoni e ta gezoni!
Votoni shqiptare votoni Ta gezoni demokracine! Per ti numruar votat keni Saline! Gjithnje i ka numeruar sakte: me 26 maj e 20 tetor 2006.… me 3 korrik 2005! Me 28 qershor 2009 beri numerimin me te mire te mundshem, duke i numeruar “keq ose shume keq vetem 33 per qind te votave“.

Perpara numerimi i keq paska qene 99. 999 per qind si dikur…. Pse ai qeveris vetem me me pak se nje te dhjeten e ketij 33 per qindshi te numeruar keq ose shume keq, pak ka rendesi….
Ndaj mbyllni gojen! Ndaj heshtni! Ndaj sus…. Se po pengoni heqjen e vizave dhe integrimin e Shqiperise me “ 33 per qind te votave te numeruara keq ose shume keq” ne zgjedhjet e fundit….

Ky eshte standarti ala shqiptar i demokracise evropiane! Votoni shqiptare votoni! Vetem heshtni!
Heshtni sepse edhe une Evropa plake heshta dhe u llangarosa ne breke fare kur mustaqecjapi Hitler marshonte mbi Berlin, mbi Prage, mbi Varshave.

Pastaj i erdhi rradha Parisit, raketave mbi Londer… Pse?
Sepse edhe une Evropa e mencur perdora trurin e atij gomarit qe po e hante ujku dhe vazhdoi te lutej deri ne grahmen e fundit. Pasi mposhti te gjithe heshtjet me radhe derisa nuk mbeti me kush te fliste ….

Zot ruajna mendte e kokes !

Pa kete heshtje asnje diktator e despot nuk do ta kishte pasur te lehte te qeveriste e livadhiste ne asnje vend te saj!


A ka shtrat me te nxehte per cdo diktature, per cdo te keqe te vogel e per cdo katrahure te madhe se sa HESHTJA perballe se keqes. Derisa ajo behet katastrofe per te gjithe e atehere me te vertete nuk ngelet askush per te folur as per ne e as per viktimat e saj!


Jane te rralle popujt ne Bote qe e kane paguar heshtjen me shtrenjte se ne shqiptaret. Cmimi ishte teper i larte : Gjysem shekulli barbari! Gjysem shekulli katrahure! Gjysem shekulli skllaveri!

HESHTJE sot do te thote edhe tridhjet vjet me te njejten fytyre e te njejten politike mbi krye e mbi kurrizin tone por edhe te femijeve tane…

Nuk do te meritojme me shume sikur ketij kombi e ketij populli ti jene sosur djemte e vajzat qe kane shkelqyer deri ne Harvard e Oxford, Kembrixh e kudo!

Atehere me te vertete populi shiqptar ka e do te kete qeverine qe meriton.

Fytyren e saj, natyren e saj , politiiken e saj e te ardhmen tone do ta percaktoje pikerisht heshtja ose mosheshtja sot! Cfare te bejme!?


Lart zerin e protestes! Lart shpirtin e qendreses! Lart zemren e bashkimit te te gjithe shqiptareve ne lufte kunder cdo te keqeje, para sa te mos mbetet kush te flase me....

BASHKIMI BEN fuqine,
PERCARJA PJELL skllaverine,
NENSHTRIMI SJELL roberine

HESHTJA BEN KERDINE


Edituar pėr herė tė fundit nga estilen nė 01.08.10 10:04, edituar 2 herė gjithsej

Estilen

976


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Kafkat politike shqiptare

Mesazh  Estilen prej 12.06.10 18:34

Pasuria e presidentit tė Uruguait, njė volkswagen “breshkė”

Presidenti modest i Uruguait, Jose Mujica bėri be se e tėrė pasuria e tij ėshtė njė Volkswagen i vitit 1987.

Nė deklarimin e pasurisė, Mujica tha se nuk ka llogari bankare dhe as pasuri tjetėr, si dhe ferma e vogėl tė cilėn e ka, nė tė vėrtetė ėshtė nė pronėsinė e bashkėshortes sė tij.

E vetmja gjė nė pronėsinė e tij ėshtė njė automobil nė vlerė prej 1.500 euro. Ish-presidenti i gueriles majtiste u bė president nė mars, ndėrsa nė vendin e tij u bė i famshėm mu pėr shkak tė jetės sė tij modeste dhe qėndrimit qė mban, shkruan Telegraph.

Presidenti i Uruguait ėshtė 75 vjeē, ndėrsa gjatė kėsaj jave u publikua se ai nuk ka borxhe dhe as kursime, si dhe nuk posedon pasuri tė patundshme. Mujica merr rrogė nė shumėn 9.600 euro, por shumicėn e tė ardhurave ai i jep si donacion pėr tė varfrit.

*****************************************************
Ehhhhhh e pa besueshme por realiteti i njerzve me zemer te madhe per popullin nuk do te erret asnjehere.

Po bej nje krahasim shume te vogel me nje nga ministrat e qeverise sone z.Luli i Bashajve ose Luli i vocerr me pasuri perrallore.

Nga deklarimi qe ai i ka bere pasurise se tij,rezulton se ka 25 shtepi banimi,23 garazhde parkimi autumjetesh,shume automjete te tipeve te reja dhe shuma te konsiderushme valute te huaj.(thuhet ne rreth 750.000 Euro)

Po ne kundershtim me moshen 75 vjecare te Presidentit te Uruguajt,Luli jon eshte vetem 35 vjet,dhe sipas nje llogariwe shume te thjeshta i bie qe ne moshen 75 vjecare,pasuria e tij te jete e barabarte me ate te Bosit te Mediave dhe Kryemistrit te Italise Berluskonit,mbi 1 miliard euro.

Besoi se eksperienca e Lulit tone duhet te pervetsohet nje ore e me pare nga Presidenti i Uruguajt,per te mos vdekur ne varferi.

Zot na i ruaj keto 'personalitete'ndryshe populli yne eshte i ''vdekur'pa hijen e tyre.

Besoi se dhe Ciljeta si antare keshillit drejtues te PDse,shume shpejt do ja ndjeje lezetin politikes,ashtu si dhe ''fukarai'yne i perfolur ...Luli

Estilen

976


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Kafkat politike shqiptare

Mesazh  Estilen prej 15.07.10 23:04

Kafkat politike ne krize,shtojne masat e gjobes per shqiptaret.


Qeveria ndryshon nenet e kodit rrugor

14/07/2010 21:15


Kėshilli i Ministrave ka miratuar ndryshimet nė disa nene tė kodit rrugor, duke katėrfishuar gjobat pėr shkeljet qė mund tė bėjnė drejtuesit e automjeteve gjatė qarkullimit rrugor

Konkretisht, pėr ata drejtues qė thyejnė kufijtė maksimalė tė shpejtėsisė me jo mė shumė se 10 km nė orė ishte maksimumi 2 mijė lekė dhe bėhet nga minimumi 2 mijė lekė nė tetė mijė lekė.


Cilido qė tejkalon shpejtėsinė me jo mė shumė se 20 km nė orė ndėshkohet nga katėr mijė deri nė 16 mijė lekė, ndėrsa nė kodin e vjetėr gjoba ishte nga njė mije deri nė katėr mijė.


Cilido qė shkel rregullat e pėrparėsisė, si pėr shembull nė kryqėzime apo pėr sensin djathatas do tė marrė sipas kodit tė ri gjobėn nga dy mijė deri nė tetė mijė, ndėrsa maksimali i gjobės me kodin e vjetėr ishte 2 mijė lekė.

Pėr shoferėt qė shkelin sinjalistikėn apo nuk ecin sipas orientimit tė policisė do tė gjobiten nga dy mijė deri nė tetė mijė lekė, ndėrsa gjoba e vjetėr ishte dy mijė lekė.

Po kėshtu, katėrfishimi i gjobės nga dy mijė lekė deri nė tetė mijė lekė ėshtė edhe pėr parakalimet e gabuara, pėrdorimi pa vend i ndryshimit tė sinjalizimit.


Gjoba tė kripura janė vendosur pėr shoferėt qė drejtojnė mjetin nė gjėndje tė dehur. Ajo ishte maksimumi dhjetė mijė lekė dhe bėhet nga minimumi dhjetė mijė lekė nė maksimumi 40 mijė lekė.


Pėr ata qė nuk ndalojnė pas aksidentit, kur ai ėshtė vetėm me dėme materiale, gjoba shkon nga katėr mijė lekė deri nė 16 mijė lekė dhe pezullim leje drejtimi.


---------------------------------------------------------------------
Ndjehem i kenaqur me keto vendime sepse do jene disa masa shternguese,per te mbrojtur jete njerzish.


Por keto masa nuk kane per qellim mbrojtjen e jetes se qytetarit shqiptar,se keto masa duhet te ishin marre qe vitin e kaluar kur gjate muajit korrik 2009,numri i viktimave ka qene katastrofik,por per te mbushur vrimen e zeze te buxhetit,qe po shkon drejt katastrofes.

Jo do thote dikush ketu ne forum,qeveria e ka te drejte vendimin.Edhe une si Estilen po bashkohem me mendimin e cdo kujt ketu,qe ky eshte nje vendim i vonuar por i drejte.

Por c'te them une...
- kur vet polici i rrugores,ai qe duhet te jete bariu i ligjit,kalon para meje me makina me targa te huaja qe prej dy vjetesh,e askush nuk e shqeteson zoterine ne emer te ligjit
-kur ketij bariu te ligjit,i fluturon kapelja nga koka prej shpejtesise 120 km/ora i makinave me shofere mjekroshe dhe ai i pershendet gjith 'xhentilese' rrugacet e anti ligjit,
-c'te them une kur shoh qe ky bari i ligjit(polici i rrugores),per nje 100.000 te reja lekesh 'mbyll syte' dhe pershendet me ne perulje mjerane djallin dhe te birin edhe kur djalli ka shtypur nje te ashtuquajtur NJERI shqiptare.
-C'te them une kur nje kafke politike kryen nje aksident me humbje jete njerzore dhe s'ka parlament qe ta hetoje shkeljen e tij....
-C'te them une si qytetar i nje vendi ku sundon antiligji,te behem nje qytetar i denje i ligjit,edhe kur kam qene i tille,gjoba e fantazmes se shtetit me ka ndjekur nga pas gjithmone.


Kujt ti besoi o popull....ligjit e shtetit te se drejtes se shumices qe e ka 'brenda' gjithe jeten, a po antiligjit dhe te fortit te shtetit,shkeles i ligjit,qe nuk i hyn nje gjemb ne kemb...?

He ju lutem me thoni....pse i ndermer keto masa shteti,per te miren time duke me futur nje gjobe aq sa une perfitoj per nje muaj e ndoshta dikush edhe dy ,a po per te bredhur antiligji(gjithmone ne emrin tim) me avione carter e me dieta te majme per vete e 'familjen e tij te madhe plitike' ne per bote, gjithmone ne emrin tim,e po per te miren time...?

Estilen

976


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Kafkat politike shqiptare

Mesazh  2 Pac prej 16.07.10 11:46

Shqiperia kishte pasur nje prej diktaturave me te ashpera ne Evrope qe e kishte lene vendin tuaj 50 vite mprapa.Tani pas 20 viteve Shqiperia ka shenuar progres te madh ka arritur te antarsohet ne Nato dhe te jete ne prag te liberalizimit te vizave.Temat e tilla si Krimi i Organizuar, Korrupsioni jane te pranishme ne qdo vend.Nuk eshte e mundur qe per nje kohe te shkurter te eliminohen te gjitha te keqiat ne nje vend.Une personalisht mendoj se armiku me i madh i Shqiperise jan ata "shqiptaret" me gjak greku (Partia Socialiste me ne krye kriminelin Edi Rama) te cilet jan te gatshem qe ta lene vendin e "tyre" edhe 50 vite mprapa vetem e vetem ata te jene ne pushtet.Shikoni se si e zhagis punen tani ne prag te liberalizmit te vizave ?? Megjithate edhe ne partite e tjera ka shum elemente te keqia dhe kuptohet se asnje parti nuk eshte perfekte.Probleme te ketilla ka edhe te ne nė Kosovė.
avatar
2 Pac

6


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Kafkat politike shqiptare

Mesazh  Estilen prej 18.07.10 11:34

A jemi ne shoqeri nė depresion..?

Nuk guxoj tė pyes me zė tė lartė se "a jam i lumtur....?" sepse njė i djathtė do mė thotė qė jam i lumtur, ndėrsa njė i majtė qė jam i palumtur. Ēfarė deshėt tė pyesni ju? A na do Europa? Pozita thotė qė po, opozita thotė qė jo.

Apo mos deshėt tė pyesni nėse George Clooney ėshtė gej? Opozita sigurisht do thotė "jo", ndėrsa maxhoranca jep garanci qė ėshtė gej e shkuar geut. Kjo ndodh pėr ēdo gjė.

E vėrteta, na shfaqet me 2 fytyra krejt tė kundėrta nė kėtė vend. Fytyrėn e atyre qė janė mbi pushtet, dhe fytyrėn e atyre qė janė nėn pushtet.

Them mbi e nėn, se s'mund ta them nė pushtet, meqė pushteti kohėt e fundit nuk ėshtė asgjė pėrveēse vija qė ndan ata qė kanė gurin dhe arrėn nė dorė, nga ata qė e kishin dhe qė po vdesin qė ta kenė prapė gurin dhe arrėn nė dorė.


Si pėrherė, nuk bėhet fjalė qė tė bien dakort, tė mbajė njėri arrėn e tjetri gurin.
Po, pėr tė mos u larguar nga tema, "A jemi ne tė lumtur?"

Gjithcka shitet.
Qė mos duket si dialog telenovelash, po e bėj pyetjen ndryshe. "A jemi ne shoqėri nė depresion?" Njerėzit me simpatira/bindje/interesa tė njėrit krah do konfirmonin "po"! Ata me simpatira/bindje/interesa tė krahut tjetėr politik, do ngulnin kėmbė "sigurisht qė jo!"

Pėr ta analizuar nėse shoqėria jonė i ngjan apo jo shtėpiakeve tė dėshpėruara, kam zgjedhur dy elementė: jeta dhe prona - vetėvrasjet dhe gazetėn Ēelėsi.
Lexoj nganjėherė Ēelėsin, sa pėr tė parė ēfarė shesin njerėzit.

Po,shesin gjithēka, qė nga qenushėt e deri tek brisqet e rrojės. Shitet njė biēikletė shumė e pėrdorur, njė parafangė benzi e para 12 viteve, njė karrige shumė e pėrdorur berberi.

Shitet njė hartė Shqipėrie (e ē'e duam hartėn, kaq shpejt sa po e shesin kėtė vend ajo Hartė pak vite jetė ka), shitet tharėse flokėsh (i thajmė nė diell), shitet njė libėr, shitet kornizė, shitet ēdo gjė qė mund tė sjellė lek.

Shiten linja tė tėra prodhimi: shenjė qė dikush u nis tė bėnte njė biznes, investoi, e pastaj hoqi dorė. Qeratė janė shumė tė ulėta, ndryshe askush s'do merrte shtėpi me qera.

Ka vetėm kėrkesa pėr punė, e pothuaj aspak oferta pėr punė. Kėrkojnė punė inxhinierė, mėsuese, administratore, ekonomiste, tė tėrė me shkollė tė lartė.

Madje, dhe njė bodigard me shkollė tė lartė,por njekohesisht shiten shumė qen
ė. Sakrifica fillon nga fundi i zinxhirit. Dhe nuk ka dėshpėrim mė tė madh se kur je i detyruar tė shesėsh qenin tėnd.

Fluturimi nga kati i peste.
Nga ana tjetėr, gati ēdo ditė vret veten njė person, nganjėherė dhe dy. Pata menduar qė me ardhjen e verės, ky numėr do tė pakėsohej, ca ngaqė vera sikur tė 'ndjell' e tė jep ca shpresė, e ca duke menduar qė ata nuk do donin qė tė bėjmė figurė tė keqe para turistėve.

Por jo. Njerėzit me tė cilėt ndajmė kėtė vend, vrasin veten pėrditė, kush me armė, kush me fluturim nga kati 5, kush me helm, kush me varje.

Sipas medias, nė shumicėn e rasteve vetvrasja ėshtė pėr shkak tė varfėrisė.
Tė mbytur nuk kemi, sepse, Tirana nuk ka lumė. Nuk ua kemi dhėnė shansin qė tė hidhen nga ura.

Por ama, shteti, i njėjti qė i le nė mėshirėn e fatit, ua jep njė shans tjetėr. I ka furnizuar me armė; me kulla tė larta prej nga tė mund tė hidhen pa pasur frikė se shpėtojnė gjallė, qoftė dhe rastėsisht; i furnizon rregullisht me helm pėr minj...

Vetė shteti i vret qentė rrugaēė, ndėrsa pėr minjtė ta le helmin ty.
Ka kohė qė nuk lexoj pėr vetėvrasje nga dashuria. Njerėz qė kur tė thonė "vdeksha pėr ty" e kanė seriozisht.

Kohėt depresive do tė kenė marrė fund dhe ne do tė jemi njė komb i lumtur vetėm kur tė lexojmė qė njerėzit po vrasin veten nga dashuria e jo nga varfėria.

Vdekja e futbollit.
Ekziston dhe kategoria e atyre qė vrasin veten pasi kanė lėnė gjithēka nė baste. Kėta, vdesin nga dashuria pėr sportin qė mund ti kish bėrė tė pasur.

Nuk kam shumė pėr ti shtuar asaj qė ka shkruar Besnik Dizdari e Fatos Lubonja, apo etiketės sė Johan Krujf pėr Kampionatin Botėror si anti-futboll.

Personalisht, mendoj qė ishte njė kampionat i shėmtuar, ku e vetmja ndeshje e bukur, Gjermani - Uruguai, ishte ndeshje jashtė konkurimi, tradicionalisht e krijuar vetėm pėr marketingun e FIFA-s.

Tifozė qė brohorasin jo pėr futbollin po pėr lekėt qė kanė vėnė nė lloto; Hollanda qė luan si Interi; tifozė qė bėhen me Portugalinė se K.Ronaldo ėshtė ēun seksi.

E gjitha kjo, ka kohė qė po e vret futbollin.
Ky kampionat i shėmtuar, megjithatė, e ka bėrė FIFA-n akoma mė tė pasur. Prandaj e urrej futbollin mė shumė se ē'urrej Bankat.

Ju kujtohet Gjermani - Spanjė? Kishte tifozė tė ēmendur pėr Gjermaninė dhe tifozė tė ēmendur kundėr Gjermanisė. Thuajse asnjė tifoz i Spanjės.

Po kėshtu kur luante Italia apo Brazili. Kam parė njerėz tė hidheshin pėrpjetė pėr golin e Koresė sė Veriut si t'u kish lindur djalė. Dhe nuk kishin vėnė as bast.

Tipike e jona. Ne nuk jemi pro kėtij, po jemi kundėr atij tjetrit. Ne bėjmė tifo qė Tjetri tė mos gėzojė.
Neve, edhe me sportin, na lidh urrejtja.
Jo urrejtja pėr gjermanėt.

Urrejtja pėr shqiptarėt. Urrejtja pėr shqiptarėt tifozė me Gjermaninė. Me Italinė. Me Brazilin. Urrejtja pėr ty, pėr mua, pėr fqinjin tonė qė ėshtė tifoz i tyre.

Ne e kemi halė nė sy gėzimin e tjetrit.
Nga ana tjetėr, festa e tij - festa jonė - nė rast fitoreje ėshtė e dhunshme. Fqinji, po fitoi do na shqetėsojė me gėzimin e tij. Sepse, edhe kur festojmė, festojmė si pėr inat tė tjetrit.

Gėzimi jonė ka brenda urrejtjen pėr atė qė u mund. Pa folur qė gėzimet tona janė me tė thyera stolash, me shkrepje armėsh, me britma e me tė shara. Gėzim i ekzagjeruar pėr diēka qė nė tė vėrtetė, nuk na pėrket.

Ėshtė i njėjti emocion negativ qė ndjejmė kur militantėt festojnė para kohe fitoren e Partisė sė tyre me buri makinash e flamuj nėpėr rrugė.

Mė varfanjakėt gėzojnė qė pasanikėt po bėhen deputetė!
Dhe nė futboll, kombi i fundit i mbetur jashtė Evropės bėn tifo si i ēmendur pėr Italinė, Anglinė ose Gjermaninė, madje gėzon mė fort se vetė ata.

Vdekja si nje proces para syve te mi.
Ka vdekur futbolli, ka vdekur Arqile Boti, dhe, tė tjerėt hidhen pėrditė nga ballkoni.
Arqile Botin nuk di me se do mund ta zėvendėsojmė. Mbase me Elton Dedėn, qė ėshtė kthyer pėr pak ditė nga mėrgimi.

Por, pėr futbollin diēka mund tė bėjmė. Futbolli nuk besoj se shėrohet nėse ndalohen kompanitė e basteve. As nėse Murinjo internohet sepse ndėrtoi njė Inter qė e ruan portėn si derė burgu. As nėse Bekam ndahet nga Viktoria.

Futbolli rilind, kur ne tė refuzojmė tė shkojmė nė stadium pėr kampionatin tonė me rezultate tė shitura apo pėr tė parė seancėn stėrvitore tė Real Madridit me Gramozin.

Futbolli rilind, kur ne tė refuzojmė tė ndjekim edhe nė TV kampionatet e anti-futbollit, apo tė bėjmė tifo pėr ekipet qė bėjnė rezultat por jo lojė.

Futbolli rilind, kur ne tė dalim te fushat e rrjepura e tė ndjekim ekipin qė vėrtetė na pėrket, atė tė lagjes.
Dal nganjėherė te fusha e sportit pranė pallatit tim dhe shoh ekipet e 14 vjeēarėve qė luajnė futboll, me atlete gabi e me fanella tė sajuara si kanė mundur.

Por, luajnė futboll tė vėrtetė. Futboll pėr pasion e jo pėr tu bėrė miliarderė e ēuna kopertinash. Futbolli qė luhej para 100 vjetėsh te Shallvaret.

Kloreto Cukali.
...............................................................................................


Po shteti si po vepron,a po shet gjithcka dhe apo blen per vehte ndonje aset nga tenderat 'blu'..?
A e dini pse po merren miliona e miliarda dollare borxh,a e dini se ku do ti investoi keto para shteti..?

Patjeter per ''mirqenien''time,tuajen dhe per gjith kombin,duhet te jete pergjigja.Po e verteta si qendron..?

E kush mund te te flasi te kunderten,Ridvani minister finance,Lulzimi ish minister transporti, 'djali me kumbull ne goje',z.Jolldashi ,a po djali i ndrikulles se PD se z.Prifti,tashme i borgjezuar ..?Jo askush nuk mund te flasi nga kabineti Berisha se te gjithe jane pjese ne shqyerjen e trupit te kombit.

Ruga Tirane Elbasan qe pretendon se do beje z.Berisha, a e dini se c'ineteresa permbledh per familjen e madhe te P.D se,si dhe per femijet e Berishes..?
Jo se dini,se po ta dini do krijonit nje shoqeri bamiresie,per ti ndihmuar te 'vobektit'

Para pak kohesh Argita Berisha blen nje repart ushtarak ne Gjinar te Elbasanit,si dhe disa hektare me pyll.Kryeministri,kuptohet qe kishte kohe qe e kishte 'gjuajtur' nje vend te tille piktoresk dhe turistik.

Habitem me faktin qe drejt kesaj zone,Kryeministri shqiptar ka hedhur rreth 6.5 milion euro per zgjerimin dhe asfaltimin e rruges.Valle ky eshte prioriteti i qeverise,dhe jo autostrada Fier-Vlore dhe i gjithe boshti i Jugut,qe ka vite qe nuk merr nje qindarke..?

A e keni pare ndertesen gjigande qe po ngrihet ne te dale te Tiranes,afer Lundres dhe a keni pare ne ndonje projekt se sa ngjitur do te kaloi Autostrada Tirane -Elbasan ketij supermarketi gjigand,prone e miqve te Berishes...?dhe a po degjoni premtimet qe po ben Kryeministri per ta perfunduar kete autostrade brenda mandatit te tij..?

Kuptohet qe infrastruktura per nje supermnarket eshte primare dhe kete miqte e Kryeministrit e dine mire,mbasi perfitimet do jene kolosale,se do te kete klientele si nga Tirana, nga Elbasani,apo edhe nga Korca,se aty do kaloi 'rruga e mjaltit' ashtu sic po fillon te quhet tashme kjo autostrede.

A ka
qene ndonjeri nga ju ne Gjirin e Lalzit ku e bija e Saliut ka ngritur
nje fshat turistik,dhe sa urgjentisht Kryeministri hodhi parate per
rehabilitimin dhe asfaltimin e kesaj rruge tretesore..?


Ehhh sa gjera qe nuk dime dhe mire qe nuk i dime se ndryshe mund te fluturonim jo me nga nje ndertese 5 kateshe,por nga nje shkemb 500- 600 metra,ashtu sic fluturoi mbreme autobuzi i linjes se KukesIt,me gjithe ata fatkeqe qe ishin mbrenda tij,e qe shpreh ngushellimet e mia per te gjithe familjaret e viktimave.

Kuptohet,qe nuk keni pse ti shtrydhim trute me te tilla probleme,se ato i di i madhi i kombit,Skenderbeu i shekullit te XXI zoti Berisha.


Estilen

976


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Kafkat politike shqiptare

Mesazh  Jon prej 18.08.10 13:29

PROGRAMI SHQIPETAR I SHQIPETAREVET NE SHQIPERI




… nje populli te vogel por shume te vjeter ne Ballkan do ti “kopjohen” shenjat e mendjes ne majet te gishterinjve per ta pushtuar brenda vetes se tije, nga njeri vend ne tjetrin… M.M.
( pashaportat biometrike ne Shqiperi )

HYRJE

Duke u nisur nga analiza e historise se kombit shqipetar nga viti 0 rrezulton se gjate ketyre 2010 viteve kombi shqiptar ka pesuar humbje te konsiderueshme ne shpernguljen e popullsise autoktone, sulme barbare dhe te perandorive perreth, copetimin e kufijve territoriale te tije nga Fuqite e Medha, pushtimin “fizik” ne luften e I dhe te II-te boterore, me se 50 vjet diktature ne trup, mendje dhe ne shpirt, dhe rreth 19 vjet persekutim dhe shkaterrim te atyre vlerave mbetur gjate ketij kalvari te gjate…

Shqipetaret ne Shqiperi jane i vetmi komb ne bote i rrethuar nga pjese te “shkeputura” te kombit te tij: shqipetaret e Malit te Zi, Kosoves, Maqedonise dhe te Ēamerise ( Greqi).

Ne keto 19 vjet rreth 50% te popullsise se afte per pune ( dhe vota..) eshte shperngulur ne emigracion.

Pra, pjese e kombit shqipetar jane dhe ajo pjese e vyer e emigracionit te hershem dhe atij te ri qe sot punon,studjon dhe jep kontributin e saj anė e mbanė planetit. ( miljona shqipetarė qė xhirojne nė ekonomitė e ketyre vėndeve miliarda dollarė dhe euro ē’do vit ).

Pėrpara se tė shtrojmė platformėn e Programit dy fjalė lidhur me nyjen Gordiane shqipetare tė pazgjidhur akoma..

Pa u identifikuar se kush ėshtė Problemi shqipėtar nuk mund tė kete zgjidhje ( tė situates).
Identifikimi i ēėshtjes shqipetare ka qenė objekt studimi i personaliteteve tė shquar shqipėtarė si Fishta, Koliqi, Noli, Pashko Vasa, etj, njė varg i gjatė i kėtyre heronjeve dhe patrioteve qė sot historia e politikes anti-shqipetare tė Tiranės i ka fshire nga defteri, nga librat e shkollave, studimet e akademikeve tė post-komunizmit apo kalendarėt e demokracise sė majtė e sė djathtė. Gjtihshka sipas njė skenari famekeq.

Nė Tirane kemi Institutin e Gjuhesise dhe te Letersise Shqipe ?!

Pak rendesi ka nese dikush e dinė se ēfare misioni ka patur dhe ka akoma sot ky institucion.
Nepermjet internetit rinia shqiptare po sinjalizon dhe po kerkon te identifikoje origjinen e gjuhes sone, kultures sonė.

Pa identifikimin e origjines si komb, si kulture, si histori e si gjuhe ne nuk dime se Kush Jemi.
Dhe po nuk ditem se cilet jemi… nuk mund te kuptojme problemin dhe nuk munde te gjejme as zgjidhjen e tije.

Popullsia e shqipetarevet ne Shqiperi sot eshte nje popullsi ku rreth 80% jane moshe e re. Shqipetaret shtohen shume dhe vdesin pa arritur pleqerine.
(konsulto
http://www.instat.gov.al/graphics/doc/tabelat/Treguesit%20Sociale/Popullsia/POP%202008/pop4.xls )

Rinia shqipetare si forca kryesore jetike e kombit ne rast se ndesh rastesisht ne lagjen famekeqe te “bllokut” ne Tirane me Nexhmije Hoxhen, Ramiz Aline apo t’bijte e Enverit ( dhe ketu lista eshte e gjate dhe e pafund me ish hetues, prokurore dhe kriminele te vijes se pare te frontit te kuq) nuk i identifikon dot ne memorjen e saje. Shume e thjeshte, ata nuk kane memorie pasi asgje nuk eshte fshire pasi asnjehere nuk eshte shkruar ne te..

Po ashtu e ka te veshtire te dalloje ish-skafistet, drogmenet, segmentet e firmave piramidale, ish-kapuēat e 97-tes apo farefisin e deputeteve, ministrave e kryeministrave qe qarkullojne parate e tyre te gjakosura, veshur me kostume elegante, floke te qethura shkurt dhe syze dielli te modes se fundit, nuk i njeh.

Ēmemorizmi i 80% te popullsise shqipetare te re ne moshe perkon me se miri me ēidentifikimin e personalitetit te kombit tone si individ apo si popullate.

Ne listat e zeza te shqipetareve shtojme dhe listat e ketyre 19 viteve ku bejne pjse kriminele ordinere, kriminele ekonomike, kulturore dhe politike.

Afro 3% e popullates mban peng 97% te saje.

Pjesa me e madhe e krimineleve shqipetare te rinje dhe te vjeter jetojne brenda kufijve te vendit. Por nje pjese e mire e tyre rreth 90%, kane pashaporta te huaja, pashaporta diplomatike apo viza afat gjata dhe shume jane me nenshtetesi te huaj. Mjafton tu hedhesh nje sy listave te fluturimit nga aeroporti i Rinasit… apo pikave kufitare.

Ēfare duam te themi me kete?

Ata e dine mire se ēfare kane bere dhe se ēpo bejne akoma ne kurrizin tone tashme lene ne meshire te fatit. Ata jane te organizuar mes tyre dhe rrjetit internacional te krimit dhe agjenturave te huaja. Per kete aresye bejne nje jete te dyfishte. Shume prej tyre i kane vendosur familjet me banim jashte. Pa diskutim femijet e tyre studjojne ne kolegjet me prestigjioze dhe te kushtueshme, te programuar qe te jetojne andej..

Shqiperia eshte akoma nje vend ku mund te vjelesh perfitime te medha sidomos kur je ne politike, keshtu dhe ata nuk largohen kollaj ( me ndonje perjashtim ..). Por mos te harrojme se Shqiperia eshte dhe nje vend strehimi dhe reabilitimi per shume krime ne proces nga drejtesia e brishte shqipetare. Per dosje qe mbyllen, fshihen apo zhduken.

Sherbimet sekrete te huaja kane lista te gjata e te pafund te korrupsionit shqiptar te cilat i perdorin si shantazh per te patur favore ne konēensione ekonomike.

Siē e shihni po themi shume dhe njekohesishte asgje konkrete, apo jo ?!

Qellimi yne ne kete faze “Alfa” nuk eshte te tregojme rrugen por te tregojme se kemi hu-mbur rrugen dhe nuk jemi ne rruge te mbare apo te drejte. Rruga Jone eshte shuma e rruges se sejcilit prej nesh, eshte krijimi i ndergjegjshem i “mases kritike” te kombit.

Pra, kur “masa kritike” e popullates te jete zgjuar nga makthi dhe enderrat, kur forca dominuese e popullsise qe eshte rinia nga mosha 18 vjeē deri ne moshen 25 vjeē te shpertheje ne REBELIM per nje jete me te mire per nje JETE TE DENJE!…athere do te fillojne te zgjohen dhe shtresat e tjera te popullsise qe sot po vegjetojne nen dhunen e frikes se mos nuk mbushin barkun me buke.

Por si do te krijohet kjo mase kritike neqoftese rinia drogohet, alkolizohet, hutohet, varferohet, poshterohet dhe genjehet nga demagogjite politike qe vetem premtojne … premtojne dhe premtojne per nje te ardhme me te mire dhe asnjehere per te TASHMEN. Kur hapen shkolla private dhe universitete pafund ne nje treg irreal.

Por politikanet tane te tashmen e kane hequr nga listat pasi ata duan vazhdimisht te genjejne deri ne fund, mundesihte dhe perjetesishte pasi nuk ngopen nga lakmia qe kane per pushtet dhe krime.

Sipas raportit tė Organizatės Botėrore tė Shėndetit gjatė vitit 2008 nė Shqipėri u regjistruan 331 vetėvrasje, njė rritje prej 28% krahasuar me vitin 2007, 150 raste tė tjetė fatmirėsisht mbetėn nė tentativė. Ekspertėt kėmbėngulin se ekziston njė subkulturė e vetėvrasjes, e pėrbėrė nga njė grup shoqėror shpesh i varfėr dhe akoma mė shpesh i depresuar i cili gjen si zgjidhje tė problemeve dhėnien fund tė jetės.

E thėnė mė shkoqur, vetėvrasja nuk ėshtė njė xhest por njė gjuhė. Ėshtė njė mėnyrė pėr tė komunikuar zgjidhjen e mundshme tė vėshtirėsive tė jetės.

Sigurisht qė shumėkush prej nesh nė gjendje tė mirė mendore nuk arrin t’i lexojė kėto mesazhe nė aktet e dhėnies fund tė jetės, dhe pikėrisht kėtu qėndron problemi. Kjo e vetėvrasjes ėshtė njė gjuhė tė cilėn shumica prej nesh nuk e kuptojmė, madje as ata gazetarė qė raportojnė kronikėn e zezė nuk janė tė ndėrgjegjshėm pėr mesazhet qė pėrcjellin kur shkruajnė lajmin.

Shqipėria ėshtė e mbushur me njerėz qė jetojnė nė kushte tepėr tė vėshtira ekonomike pėr tė cilėt pėrditshmėria ėshtė kthyer nė njė betejė tė egėr pėr ekzistencė. Prindėr qė nuk ushqejnė dot si duhet fėmijėt, e fėmijė qė stigmatizohen nga shokėt e mandej varin veten pėr shkak se kanė vetėm njė palė pantallona.

Vendi ėshtė plotė me tė sėmurė mendorė dhe depresivė tė cilėt nuk pėrfitojnė shėrbimin e nevojshėm mjeksor. Janė po aq tė shumtė pensionistėt e vetmuar pėr shkak tė emigracionit tė fėmijėve, tė cilėt vuajnė shpirtėrisht mungesėn e tė dashurve tė tyre nė vitet e fundit tė jetės. Ka disa grupe njerėzish pra, tė cilėt i shtyjnė ditėt me dhimbje dhe vėshtirėsi qė shumica shoqėrisė e ka tė vėshtirė t’i kuptojė e jo mė t’i ndjejė.

Kėto grupe, apo subkultura janė ata tė cilėt janė mė delikatė ndaj streseve tė pėrditshme dhe njėherėsh mė tė ndjeshėm ndaj mesazheve leje-dhėnės qė media pėrcjell me kronikėn e zezė. Janė ky grup qė tek vetėvrasjet e shumta qė publikohen nuk shohin thjesht lajmin por reklamimin e mėnyrės pėr t’i dhėnė fund halleve.

Nė kėtė mėnyrė, prirja e mediave tona pėr t’i dhėnė njė rol qėndror lajmeve tė vetėvrasjeve dhe kronikės sė zezė nė pėrgjithėsi bėhet katalizator i vetėvrasjeve tė tjera, duke e kthyer kėtė nė njė modė tė frikshme. Pėrshkrimi i hollėsive tė vetėvrasjeve i kthen faqet e gazetave nė njė manual de-facto tė mėnyrės pėr t’i dhėnė fund jetės.

Por vetevrasjes se drejteperdrejte te shqiptarit i shtohet dhe vdekja e ngadalte e tije jo natyrale por me ritme gjithnje e me te shpejta qe po vjen nga helmimi i natyres, qyteteve, rrugeve, ajrit, ujit dhe ushqimeve.

Me mijra tonelata mbeturina radioaktive kane hyre ne territor qe nga koha e Enverit deri ne kete te vampireve te rinj te pseudo-demokracise. Mjafton te bejme nje bilanc te lajmeve qe vijne nga burime te ndryshme te medias dhe ato zyrtare vendase dhe te huaja ne portalin e mjedisit sot: http://www.mjedisisot.info/ per te kuptuar se kemi mberritur ne stacionin e parafundit drejt atij te MOSKTHIMIT!

Analfabetizimi i shtresave te gjera te popullsise qe nuk arrijne te interpretojne lajmet e mediave te manipuluara, te kuptojne grafiqet e statistikave, te ndjejne qe jane pjese e realitetit te hidhur shqipetar pasi Ne jemi te gjithe Ketu dhe Tani ben qe ne te mos e dime akoma qe nuk dime se kush po na e ben kete dhe perse. Kjo vjen nga mbyllja qe po pesojme, egoizmi dhe frika.

Populli shqiptar eshte i denuar te marre plage te reja dhe me te renda nese nuk arrin te zgjohet nga letargu i vjeter dhe primitivizmi i te menduarit per jeten. Kjo eshte aresyeja qe shume shqiptare brenda dhe jashte kufijve apo dhe te huaj shprehen se do te duhen breza qe vendi te “vije ne terezi”.

Eshte thjeshte ēeshtje kohe. Nese duam te jetojme me mire duhet te zgjohemi. Natyrisht nuk zgjohen dot te gjithe por vetem ajo: MASA KRITIKE.

Brezat qe fillojne nga 30 – 40 – 50 dhe 60 vjeē jane breza te shuar si kandil pa vaj. Ata nuk ben asgje kur ishin mase kritike, le te thone ē’te duan. Dikush ndertoji hekurudha dhe hidroēentrale nen dhunen e diktatures, te tjeret iken ne emigracion apo u strehuan nen shpresen qe po vjen demokracia dhe te presim derisa te futemi ne europe. Justifike ka pa fund aq sa individe jemi, por ky eshte fakti.

A e keni menduar se sa miljone euro hidhen nga partite e medha ne fushata votimesh. Keto jane parate tona ne xhepat e Atyre.

Duket sikur keshtu demokracia eshte ne rregull. Njehere kendej e njehere andej. Here kuq e here blu, here blu here kuq. A nuk eshte keshtu dhe bota perendimore ne nje fare soji?

Po kur futemi ne shtepite tona dhe shohim se s’kemi uje, s’kemi drita, s’kemi ate qe shte normale te kete ēdo familje ... TE JEMI TE PASUR TE NDERSHEM DHE HUMANE goditja eshte e forte therese dhe pa zhurme.

Ne Shqiperi ka vetem:
Te pasur dhe te varfer
Te ndershem dhe maskarenje/kriminele
Te shendetshem dhe te semure
Te rinj dhe jo te rinj
Te gjalle dhe jo te gjalle
Ka vetem dy ngjyra:
BARDHE & ZI.
Nuk ka guxim
Por ka Frike
S’ka shprese
Por ka droge
S’ka demokraci
Por ka politike
S’ka drita, s’ka uje, s’ka ajer,
S’ka jete
Ne Shqiperi nuk ka REBELIM
... por s’ka as rrebele...
nuk ka me dhimbje
pasi s’ka reagim,
por ka mpirje..
mbase ne pergjim...
avatar
Jon

1265


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Kafkat politike shqiptare

Mesazh  Jon prej 18.08.10 13:44

APOTEOZE



Shqiptaret po lexojne dhe po flasin nje gjuhe qe s’e marrin vesh.

Gazetat dhe mediat e manipuluara nga forcat e erreta ne menyre konstante percjellin mesazhe pothuajse te padeshifrueshme.

Largimi i vemendjes nga rreziku qe kercenon vatrat tona, uria, mjerimi, kriza nepermjet debatit te ashper skicofrenik dhe psikopatik i liderve tane eshte si rasti i dy qenve te terbuar rrugesh qe zihen kush ta rrembeje kocken dhe ne jemi ne rolin e spektatorit viktime qe ben sehir fatkeqsine e tije.

Lideret tane ( natyrishte te votuar por jo te zgjedhur nga ne..) kercenojne njeri tjetrin se do te hapin dosjet dhe do te tregojne te verteten perpara popullit perpara drejtesise.

Perralla.

Ne keto 20 vite torture, populli nuk ka pare as edhe nje politikan te perfundoje ne burg. Nuk po zgjatemi ne kete pike.

Diagnoza

Po jetojme ne gjendjen e jo-memories.

Truri jone punon 100% por ne nuk perdorim as dhe 3-4% te tije, dikush arrin deri me 10%. Fjalori yne i perditshem tashme i volgarizuar nga shprehjet e huaja eshte reduktuar ne 200 deri me 300 fjale, ne periferi shume here me pak, ne malesi akoma dhe me pak derisa perfundon ne heshtje..

Lexojme gazeta, artikuj pa fund, lajme.. lajme... lajme, bisedojme dhe ne fund te dites apo ne mengjes memoria jone nuk arrin ti lidhe pjeset e shkeputura. Ne ekranet e tv private dhe shteterore dalin here pas here analiste qe na duket sikur po zevendesojne rrolin e opozites dhe s’marrim vesh se ē’po ndodh ne te vertete pasi nuk lidhim dot “pjeset” e shkeputura.

Trupi i njeriut eshte nje bashkesi i rreth 50 trilion qelizash. Ē’do gje qe ben trupi jone ben dhe qeliza. Qelizat marrin fryme, ushqehen, komunikojne, mendojne, reagojne me qelizat e tjera. Triliona qeliza fromojne trupin e njeriut dhe miliarda njerez bejne pjese ne organizmin e madh qe quajme TOKA.
Toka ka shume ngjashmeri me ndertimin fiziologjik te trupit tone sa ne as qe mund ta mendojme. Toka gjeneron nje fushe elektromagnetike, tamam si trupi i njeriut., frekuencen Schuman e cila rregullon formimin e ogranizmave te gjalla.

Por zbulimi me i madh eshte se Toka ka nje forme inteligjence e cila rregullon te tera organizmat e saja. Veshtiresia jone qendron ne faktin e kufizimit te gjuhes qe perdorim per te shprehur dhe kuptuar dhe ne arrogancen e cila nuk na lejon te shohim si forma te tjera inteligjence perveē ekzistences sone si rrace njerezore.

Kur degjojme shprehjen “Organizem i ndergjegjshem”, tentojme ta kufizojme kuptimin ne konceptimin e rraces njerezore, pra si cilesi e njeriut. Ne bejme nje gabim fatal kur humbim “nga syte” se ē’eshte ne te vertete nje organizem i ndergjegjshem.

Perkufizimi i Organizmit eshte ēfaredo gjallese e cila eshte ne gjendje ti pergjigjet stimujve, riprodhimit, rritjes dhe zhvillimit, ruajtjes se ekuilibrit te brendshem kur ndryshojne faktoret e jashtem. Universi ben nje gje te tille. Toka ben nje gje te tille, bimet dhe kafshet bejne nje gje te tille. Dhe ne, njerzit gjithashtu.

Ndergjegjja apo inteligjenca e Universit jane pergjegjese te formave dhe te qellimeve qe materia merr. Frekuencat e rezonances se Tokes jane rrezultat i formes se saje. Keto frekuenca jane rezultat i ritmeve biologjike.

Frekuencat jane rrezultati i variacionit te tokes se bimesise dhe te botes shtazore. Frekuencat jane dhe valet ku popuj dhe rraca te ndryshme ne vende te ndryshme te botes kane karakteristika te ndryshme por dhe te perbashketa.

Atehere pse e kemi humbur memorien ?

Pse shqiptaret e mire qe jane 97% e popullsise nuk bashkohen?
Pse popullsia shqiptare ne cikle historike emigron “me force” pertej tokes se saj?

A ka lidhje toka ku ne jetojme me kullotat, me bagetine, me njerzit, me ujin dhe ajrin... ?
...............................................................................................................................................

Natyrishte pergjigja eshte individuale por dhe kolektive. Do te ishte kollaj t’ja vinim fajin frekuences/ave qe ka trualli shqipetar, por eshte fakt per kedo qe e ka pare token tone nga lartesia e fluturimit me avjon, qe bimesia dhe gjelberimi ndryshon sapo kalon kufijte “artificiale” te Shqiperise.

Mos konsiderimi si nje organizem i gjalle i tokes, flores dhe faunes se bashku me NE sjell semundje, shkeputje nga jeta. Sot me shume se kurre popullata shqipetare po semuret ne mase nga semundje “te reja”, por njekohesishte po ashtu po semuret dhe sistemi yne ujor, ajri, toka, bimesia kafshet dhe shpezet po semuren dhe po zhduken.

Efekti domino apo zinxhir i ketij organizmi te madh qe po semuret perdite e me shume ben qe njerzit te jetojne me instikte primitive te mbijeteses si frika, egoizmi, egersia apo gjuetia e me te dobteve nga me te fortet.

Ballkani eshte nje toke me vibracione te forta frekuencash elektromagnetike ku popullatat nuk gjejne dot nje gjendje ekuilibri ne rast se nuk arrijne ta “dominojne” kete frekuence.

Dy shkenctare amerikane kane vite qe studjojne zona te ndryshme te globit dhe jane ndalur ne veēanti ne zonen e ballkanit ku dhe konfliktet kane qene te ashpra.

Gjate ketyre viteve nje tjeter eksperiment famekeq i eshte shtuar fatkeqesise se popullates shqipetare ne veēanti dhe asaj rreth saj. Vendi dhe njerzit pas 90-tes po perdoren si kavje eksperimentesh masive per te provuar armet e reja jo konvencionale te forcave te erreta.

Mesazhi qe po perpiqemi t’ju japim mund ta kaloje kufirin e preceptimit dhe te dijeve tuaja. Shpesh here realiteti ku jetojme behet irreal per vete faktin se tė ndikuar nga frika nuk duam ta pranojme apo tė shohim se si ėshtė ne tė vėrtetė ky realitet.

Por le ti kthehemi atij burimi te fuqishem dhe vital qe kemi brenda vetes sone: INTUITA.
Kudo qe jemi dhe sido qe jemi persa i perket arsimit, kultures apo eksperiencave te jetes te gjithe ndjejme se ka diēka qe nuk shkon. Diēka e madhe qe fillon e mbaron ane e mbane botes.

Diēka e madhe po ndodh, siper kokave tona dhe thelle brenda nesh , brenda tokes... Dhe ne jemi te perfshire, perndryshe si mund te shpjegohet qe politikanet shqipetare po dominojne popullin si nje rrace vampiresh apo rreptilesh pa qene te lidhur me rreptilet e tjere..?!

Si munde ta linin superfuqite e asaj kohe Enver Hoxhen te ishte jashte listave te tyre?!
Si mund ti lene ata sot jashte listave rreptilet e tyre te vegjel ne Shqiperi, te cilet “vaksinohen” ēdo vit ne “klinikat e huaja” dhe rifirmosin kontratat e bashkepunimit ?!

Po rreptilet i pjell dhe i ushqen populli. Ne mendjen dhe ne zemren e ē’do shqiptari e keqja ka zene vend dhe s’ka me meshire per jeten. Kur nje njeri nuk don jeten, kur nje popull nuk don mirqenien e tije, eshte i destinuar drejt fatalitetit, drejt gremines.

Gremina-T
sot-dje-neser

Shkaterrimi sistematik i ekonomise shqipetare, dhenia e konēensioneve strategjike, helmatisja e flores dhe faunes, dhenia e bazave ushtarake sekrete dhe publike shteteve te huaja pa demostruar efikasitetin e tyre ne favor te popullsise, kombit shqipetar per te sotmen dhe per te ardhmen, mos identifikimi i listave te zeza te krimit politik-ekonomik, eshte problemi i sotem shqipetar.

Mos shkrimi i historise se vertete te kombit, mos identifikimi i kultures dhe gjuhes se tije si pjese perberese dhe e domosdoshme e identitetit tone , eshte problemi i yne i shkuar.

Izolimi nga komunikimi masiv dhe cilesor me pjesen e inteligjences se perparuar boterore, shqipetare dhe te huaj. Izolimi nga te rejat e shkences por dhe te kultures dhe te levizjeve sociale progresiste qe po shperthejne ane e mbane botes.

Bllokimi i “nyjeve informatike” qe vijne nga entet e unionit europian por dhe atij boteror lidhur me zhvillimin e metejshem te krizes financiare-ekonomike qe pritet te thellohet me pasojat e nje krize urie dhe levizje masive emigracioni te pakontrolluar, me ndryshimet drastike dhe efektet katastrofike te klimes ne mbare globin ku studimet flasin dhe per zonen e ballkanit ( Shqiperine ) rreth viteve 2011... jane Problemi yne i se nesermes se afert.

I grupuam ne tre pjese keta faktore porse ne fakt njesia e kohes eshte gjithnje po ajo: e Tashmja.

avatar
Jon

1265


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Kafkat politike shqiptare

Mesazh  Jon prej 18.08.10 13:54

SHPĖRTHIMI



Ē'do ditė, ē'do sekondė qė po kalon ėshtė njė moment i vyer dhe magjik i Jetės tėnde..

Mos e humb nga syri kėtė ..

Ti nuk ke nevojė pėr Mėsues ..

Brezat qė iken dhe po ikin tė kane sjellė deri nė kėtė gjėndje me tė mirat dhe tė kėqiat qė vetėm ti mund ti vlerėsosh ..

Asnjė udhėrrėfyes nuk mund tė jetė mė i fortė dhe mė i saktė se ai qė ke brenda vetvetes ..

Asnjė guide shpirtėrore nuk tė don mė shumė se ai qe po fle akoma brėnda teje ..

Zgjohu dhe zgjoje Atė !

Ky ėshtė momenti yt por nuk ėshtė Vodafone ..

Mijra dhe miljona te rinjė shqipėtarė janė kombi janė Shteti ..

Mijra dhe miliona tė rinjė shqipėtarė janė vetė POPULLI !

Ti je mijra dhe milionė shqipetarė !

Takimi ynė .. ėshtė njė ēėshtje e menjėhershme pasi nuk ka mė kohė pėr tė pritur ēfarė ?!

Nėse nuk e bejmė Ne kėtė kapėrcim cilėsor atėhere do ta bėjnė brezat pas nesh ..

Duhet vetėm tė zgjedhim se ēfare jete duam tė bėjmė ..

Nėse po jeton mirė, je mė mirė ..., ke njė tė ardhme te begatė dhe tė sigurtė natyrisht nuk je pjesė e problemit pėr zgjidhje .

Nėse po kėrkon njė botė mė tė mirė ndryshoje atė, por nuk mund ta ndryshosh atė nėqoftėse nuk ke filluar tė ndryshosh mė parė veten tėnde...
avatar
Jon

1265


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Kafkat politike shqiptare

Mesazh  Jon prej 14.09.10 23:07

Tė papėrgjegjshmit...


Njerėzit qė pėrbėjnė njė shoqėri njerėzore, njė popull dhe mbasandaj njė shtet, ndahen nė shumė klasa e kategorira.

Njė nga kėto ndarje ėshtė dhe kjo: njerėz qė ndiejnė pėrgjegjėsira dhe njerėz qė nuk ndiejnė pėrgjegjėsira.

Tė parėt kanė njė kuptim tė thellė tė historisė, kanė njė shqetėsim pėr tė ardhmen dhe veprojnė tėrė jetėn e tyre si misionerė tė ndritur pėr respekt tė vlerave tė ndryshme qė u janė lėnė trashėgim nga tė parėt dhe pėr tė krijuar kondita mė tė bukura, mė fisnike dhe mė tė shėndetshme pėr brezat qė vijnė.

Kėta e kuptojnė jetėn si njė vazhdimėsi tė pambaruar dhe jetėn e tyre personale si njė nyjė tė ndėrgjegjshme nė kėtė zinxhir tė gjatė.

Veprojnė paprerėsisht duke pasur paprerėsisht nė mėndje tė shkuarėn dhe tė ardhmen nė njė pėrfitim tėrėsor.

Shpeshherė ndjenja e pėrgjegjėsisė sė njeriut historik arrin lartėsirat e frikshme tė heroizmės, faza mė e shenjtė dhe mė e shkėlqyer, qė dallon qenien njerėzore nga qenie tė tjera.

Nė kundėrshtim tė madh me kėtė lloj njeriu, vjen ai qė s'ndien pėrgjegjėsira. Ai rron njė jetė tė thjeshtė biologjike, si ēdo qėnie.

Si ēdo qėnie tjetėr e gjallė, ai kujdeset vetėm e vetėm pėr "krodhėn e bukės", pėr "strehėn", pėr "veshjen" tė shumtėn pėr njė shėndet abondant. Jashtė kėtyre gjėrave nuk i intereson gjė, pėrveē disa dėfrimeve, tė cilat i kėrkon ēdo gjė e gjallė, sipas natyrės sė saj.

Ky lloj njeriu rron nė shoqėri, i adaptohet ēdo situate qė krijojnė tė tjerėt, paguan, mundohet tė pėrfitojė me mėnyra tė ndryshme dhe mjaft. Nuk nxier zė, nuk interesohet ē'do tė ngjasė nesėr dhe as e kupton rrezikun, ngjersa i ka dalė aktualisht pėrpara syve tė tij.

E kupton jetėn personale, tė shumtėn, brenda katėr mureve tė familjes sė tij. Shoqėria jashtė shtėpisė, ekziston vetėm pėr t'ia bėrė tė mundur qė ai tė punojė dhe tė fitojė ē'i duhet.

Gjithė kjo ėshtė fare natyrale pėr shumicėn dėrrmonjėse tė turmės sė pazhvilluar dhe primitive. Foshnjėria e mendjes sė saj, instinktet shtazarake tė papunuara fare, ngushtėsia tmerronjėse e pikėpamjeve tė saj egoiste, janė mjaft qė ta justifikojmė tėrė kėtė papėrgjegjėsi qė tregon kundrejt jetės shoqėrore.

Po kur hedhim njė vėshtrim nė mes tė klasės sė zhvilluar tė shoqėris sonė, nė mes tė atyre njerėzve, qė kanė mbaruar nga njė shkollė, qė dinė tė jetojnė, qė dinė se ē'ėshtė shoqėria dhe qytetėrimi dhe kur shohim se 90% e kėsaj klase ėshtė e pėrbėrė nga njerėz fare tė papėrgjegjshėm, nuk mund tė mos tmerrohet njeriu.

Avokatė, mjekė, inxhinierė, etj., kemi plot tė tillė qė jashtė punėve tė zyrės sė tyre, as duan tė dinė se ē'bėhet, ose qė dhe nė tregojnė njė farė interesimi nėpėr bisedat e kafeneve, e bėjnė vetėm pėr tė mbuluar skandalozitetin e sjelljes sė tyre, ose pėr tė kritikuar ndonjė tjetėr qė vepron.

Kur u plak Shqipėria kaq shpejt? Kur u fyshkėn ndjenjat e atdhedashurisė? A kaq shpejt u tha dhe u zhduk dhe pika e fundit e gjakut tė dėshmorėve tanė? Apo u bė kaq e fortė Shqipėria, sa mund tė mos kujdesemi mė pėr tė?

Turp dhe turp i madh t'u vijė tė papėrgjegjshmėve intelektualė. Dikush do tė paguajė njė ditė dhe kurrkush mė fort se tė papėrgjegjshmit, qė fryhen e majmen nė kėto ēaste me rėndėsi tė jetės sonė kombėtare.

Ismet Toto
Illyria, 1934
avatar
Jon

1265


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Kafkat politike shqiptare

Mesazh  Estilen prej 15.09.10 9:03



Morali i infektuar i shoqerise shqiptare..






Jetojmė nė njė mjedis tė ndotur moralisht. E ndotėm moralin duke thėnė diēka tė ndryshme nga ajo qė mendonim. Mėsuam tė mos i besonim asgjėje, tė shpėrfillnim njėri-tjetrin, tė kujdeseshim vetėm pėr veten tonė.

Koncepte tė tilla si dashuria, miqėsia, dhembshuria, pėrulėsia apo falja e humbėn thellėsinė dhe dimensionin e tyre, dhe pėr shumė prej nesh ato pėrfaqėsonin vetėm veēanti psikologjike, apo i ngjanin pėrshėndetjeve qė e kishin humbur rrugėn qė nga kohėt e lashta, paksa qesharake nė epokėn e kompjuterėve dhe anijeve hapėsinore.

Vetėm pak prej nesh ishin nė gjendje tė bėrtisnin me tė madhe,se pushtetet nuk duhet tė kishin kaq pushtet, dhe se ajo fermė e veēantė, qė prodhon ushqim ekologjikisht tė pastėr dhe cilėsor vetėm pėr ata, duhet ta dėrgojė ushqimin nė shkolla, jetimore dhe spitale, nėse nuk mund tė prodhohej pėr tė gjithė.

Regjimi i mėparshėm, i armatosur me ideologjinė arrogante dhe tė patolerueshme, e zvogėloi njeriun duke e bėrė njė forcė dhe mjet prodhimi. Duke bėrė kėtė, sulmoi substancėn dhe marrėdhėnien e ndėrsjellė.

Uli njerėzit me dhunti dhe autonomi, tė cilėt punonin me mjeshtri nė vendin e tyre, dhe i thėrrmoi nė makinėn e zhurmshme e gjigande, kuptimi i sė cilės nuk ishte i qartė pėr askėnd. Nuk mund tė bėjė mė shumė se sa ta lodhė dalėngadalė veten.

Kur flas pėr ndotjen e atmosferės morale, nuk flas vetėm pėr zotėrinjtė qė hanė ''tavolinen'' e pushtetit dhe nuk hedhin sytė poshtė nga dritaret e aeroplanėve.

Po flas pėr tė gjithė ne. Jemi mėsuar tė gjithė me sistemin totalitar dhe e kemi pranuar atė si njė fakt i pandryshueshėm dhe kemi ndihmuar nė pėrjetimin e tij. Me fjalė tė tjera, tė gjithė jemi, edhe pse nė masa tė ndryshme, pėrgjegjės pėr operacionin e makinerisė totalitare; askush prej nesh nuk ėshtė njė viktimė e thjeshtė: jemi njėkohėsisht edhe krijuesit e tij.

Pėrse e them kėtė? Do tė ishte e paarsyeshme tė kuptoje ligjshmėrinė e trishtė tė 50 viteve tė fundit si diēka tė huaj, tė cilėn na e la trashėgim njė i 'cmendur'. Pėrkundrazi, duhet ta pranojmė kėtė trashėgimi si njė mėkat kundėr vetes sonė.

Nėse e pranojmė si tė tillė, do tė kuptojmė se ėshtė nė dorėn tonė, dhe vetėm nė dorėn tonė, tė bėjmė diēka per te sotmen dhe te ardhmen e brezit te ri.

Nuk mund t’ua vėmė fajin sunduesve tė mėparshėm pėr gjithēka, jo vetėm sepse do tė ishte e pavėrtetė, por gjithashtu,ne se do vazhdojme me keto bindje ndaj nenshtrimit te se kaluares, do tė zbehte detyrėn me tė cilėn pėrballemi sot, pra, detyrimin pėr tė vepruar me force e shpejtesi ndaj padroneve te rinj te pashpirt dhe percares.

Liria dhe demokracia pėrfshijnė pjesėmarrjen dhe pėrgjegjėsi nga tė gjithė ne shqiptaret. Nėse e kuptojmė kėtė, atėherė do te zhduket e gjithė frika se demokracia e Shqiperisė se re eshte ne rrezik.Nga ky moment fillojme te rigjenerojme qelizat e nje demokracie perendimore. Nėse e kuptojmė kėtė, shpresa do tė kthehet nė zemrat tona.

Estilen

976


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Kafkat politike shqiptare

Mesazh  Estilen prej 16.09.10 14:45



Pese tundimet e Sali Berishes ndaj Dritan Priftit






Dritan Prifti tashmė mund tė thuhet pa hezitim se ėshtė njė deputet i Partisė Demokratike. Deklarata e tij e djeshme plot mllef pėr kolegėt e LSI la tė kuptohej qartė se qėndrimi i tij nė partinė qė ka milituar qė nga themelimi ėshtė njė mision i pamundur.

Akuzat ndaj figurave kryesore tė LSI flisnin qartė se Prifti nuk e ka pritur mirė kėtė largim tė tij nga qeveria dhe se pėr kėtė do tė ndėrmerrte veprime tė tjera duke nėnkuptuar edhe largim nga partia. Gjatė fjalės sė tij Prifti theksoi fort marrėdhėniet e mira me kryeministrin Berisha duke nėnkuptuar se vazhdimi i karrierės sė tij do tė jetė pranė PD-sė.

Por nė tė vėrtetė dhe Berisha nuk e “shiti” Priftin edhe pse largimin ia kėrkoi Meta dhe ishte i detyruar. Nė fjalėn e tij, Berisha vetėm e falėnderoi Priftin duke lėnė tė nėnkuptonte se nuk ishte ai qė po e largonte, por vetėm Ilir Meta.

Ja arsyet e vėrteta pse shefi i mazhorancės ka marrė nė mbrojtje Dritan Priftin. Arsyeja e parė ėshtė njė miqėsi e vjetėr mes tyre qė nė kohėn qė ishin kundėrshtarė tė Fatos Nanos. Arsyeja e dytė dhe mė e rėndėsishmja lidhet me krijimin e koalicionit mes PD-sė dhe LSI-sė. Nė vend tė tretė qėndron shtimi i Grupit tė PD-sė me njė deputet mė shumė. Ndėrkohė qė arsyeja e katėrt dhe e pestė lidhet me dobėsimin e LSI-sė dhe me zgjedhjet lokale.

Lidhjet e vjetra Prifti-Berisha
Shumė kush e kujton se Dritan Prifti ėshtė pėrplasur mjaft ashpėr me Fatos Nanon nė kohėn kur ky i fundit ishte nė krye tė qeverisė. Nano e akuzoi ashpėr Priftin pėr afera korruptive dhe ish-drejtori i KESH-it tė asaj kohe, nuk qėndroi duarkryq por shkoi takoi kreun e opozitės sė kohės, Sali Berishėn. Nė mėnyrė indirekte Berisha mbrojti Priftin duke mos vijuar aksionin e sulmeve ndaj tij.

Edhe nė vitin 2005, kur Fatos Nano ishte nė kulmin e tij, Prifti u bashkua me akuzat e PD-sė duke sulmuar kryeministrin socialist. Kjo gjė ka vijuar dhe nė vitin 2007 kur Prifti deklaroi ashtu si PD, se nuk do tė jepte votėn pėr Fatos Nanon President nė asnjė rrethanė.

Krijimi i koalicionit me LSI-nė
Menjėherė pas zgjedhjeve tė qershorit tė vitit tė shkuar, kur PD arriti tė merrte vetėm 70 mandate, ai qė i dha oksigjen ishte Dritan Prifti. Nė mėnyrė publike deklaroi votėn pėr Sali Berishėn nėse nuk do tė kishte mazhorancėn.

Prifti ishte i pari qė hodhi themelin pėr koalicionin mes LSI dhe PD-sė. Edhe nėse Ilir Meta nuk do tė kishte ndėrmend tė shkonte nė mazhorancė, deklarata e Priftit ishte vendimtare. Me kėtė koalicion, Berisha arriti tė mbante pėr herė tė dytė qeverisjen e vendit pasi i vetėm me koalicionin e tij nuk e fitoi shumicėn qeverisėse.

Shtimi i PD-sė me njė deputet
Pėr Sali Berishėn, largimi i Priftit nga Lėvizja Socialiste pėr Integrim do tė thotė njė deputet mė shumė pėr Partinė Demokratike. Prifti do ta ēonte nė 71 mandate numrin e deputetėve demokratė nė Kuvend, ēka do tė thotė praktikisht mbajtja e qeverisė edhe pa votat e Ilir Metės.

Me kėtė rast Berisha mund tė fusė nė rend tė ditės dhe njė seri ligjesh qė nuk kishte konsensusin e LSI-sė, si pėr shembull ligjin e SHISH-it. Me kėtė kuotė deputetėsh, projekti-ligji i SHISH kalon edhe me kundėrshtimin e opozitės dhe tė LSI-sė.

Presioni ndaj Ilir Metės

Njė tjetėr arsye pse Sali Berisha e mbron dhe e kėrkon Dritan Priftin ėshtė fakti se bie pesha e Ilir Metės nė koalicion. Nėse pėrpara njė viti Meta kishte katėr vota nė Kuvend, tashmė ka vetėm tre, ēka do tė thotė se pesha e tij ėshtė e vogėl.

Nėse Meta do tė kėrkojė diēka mė shumė ose do ketė pakėnaqėsi me Berishėn, kryeministri e ka tė lehtė t’i “japė duart” pėr tė vijuar qeverisjen i qetė vetėm me tė vetėt. Grupin e PD-sė Berisha e ka thuajse nėn tutelė dhe ėshtė vėshtirė tė besosh se dikush do tė nisė t’i bėjė diversion. Pėr mė tepėr zėrat nė korridore tė partive qarkullojnė se Berisha ka njė ofertė pėr deputetėt kundėr Ramės nė PS pėr ti futur nė aleancė.

Votat pėr zgjedhjet lokale
Zgjedhjet lokale tashmė janė nė prag dhe votat qė Dritan Prifti merr nė zonėn e Fierit janė shumė tė ēmuara pėr mazhorancėn e djathtė e cila nė atė qark nuk ka njė mbėshtetje tė gjerė. Berisha e ka menduar mirė se njė votė mė shumė nė Fier ėshtė njė tregues se ai ka mbėshtetje si nė veri ashtu dhe nė jug tė vendit.

Dy mandatet e fundit kur Prifti ka konkurruar nė Libofshė, ka marrė njė rezultat tė mirė qė e kanė bėrė atė edhe deputet. Zgjedhjet e 8 majit pėr tė djathtėn janė njė sfidė shumė e rėndėsishme pasi kėrkojnė qė tė tregojnė se pushteti i tyre po funksionon.

T.Observer

Estilen

976


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

A mendoni se Kosova po shkon drejt gremines pas dorheqjes se presidentit?

Mesazh  ushtaridardan prej 30.09.10 21:52

Doreheqja e presidentit,mu ne qastin me vendimtar per Kosoven,bisedimet shqiptaro-serbe,kaos ne politiken kosovare,kur dihet se partit tona po e hajn njera - tjetren te etura per pushtet!Sa do ti kushtoj Kosoves se gjorė?Kur dihet se mbi te gjitha prap do te triumfoj korrupsioni,e paverteta,hajnia,e ne populli do te jemi humbesit me te medhenj,siq ka ndodhur qdo here me neve pergjate historise.Dhashte zoti e te mos mvaret prej tyre,sepse qdo gje shiten,madje edhe shtetin jan ne gjendje tja shesin serbise!Mekat qe luftuam,sepse une kam derdhur gjak,si edhe shum djem te Shqiptarise,e sot askujt sja ndien per neve?Une e permbyll me nje fjal,KOSOVĖ KUR DO TE QETSOHET ZEMRA??
avatar
ushtaridardan

23


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Kafkat politike shqiptare

Mesazh  Estilen prej 07.10.10 22:56


''Mjalti i helmuar'' i liberalizimit te vizave...






Zona Shengen per levizje pa viza..

Lajmi i vonuar por dhe i gezuar per shqiptaret,liberalizimi i vizave,me se fundmi ju akordua ketij populli ndoshta me i vjetri banor i Evropes,per te hyre perseri i kufizuar ne te.Nje fakt qe gezoi shume njerez,por me shume politikanet ,sidomos ata qe drejtojne kete vend.A eshte e ligjeshme qe duhet te krenohet kaq shume kjo Qeveri..?

Qeveria shqiptare ėshtė nė njė gjėndje epshi histerik. Duket se orgazma e suksesit do tė shpėrthejė seksualisht rrėke nga mbajtja e premtimit pėr liberalizimin e vizave, por ngazėllimi i pushtetit nuk ka tė bėjė thjesht vetėm me kėtė.

Lumturia e pafshehur e pushtetit vjen nga befasia qė administratorėt e shtetit privat, ndryshe nga ē’besohej edhe nga ata vetė, janė gati tė pėrballojnė vrasjen kolektive tė ndėrgjegjies sė tyre, pėr tė zezat qė i kanė shkaktuar kėtij vendi; administratorėt nė pushtet janė gati tė jenė krenarė gjithashtu me kėtė ngjarje qė ėshtė po aq e madhe pėr shqiptarėt, sa ėshtė edhe historia e tyre: shumė shpejt, liria e mundėsisė pėr tė lėvizur tė lirė nė mundėsinė e re dhe nė ėndrrėn e vjetėr, qė quhet Europė, nuk do tė jetė mė ėndėrr pėr ta, por realitet.

Ashtu si Aleksandri i madh i bėmave tė dikurshme, qė guxonte dhe gėzonte fitoret mbi mallkimin e shkatėrrimeve qė linte pas, gjeneralėt e rinj shqiptarė tė pushtetit janė gati edhe ata tė jenė pranė njė ēasti tė tillė dhe tė brishtė lumturie: pėr shkak tė prekjes kolektive tė lirisė sė premtuar, pikėrisht pas robėrisė sė dilemave sa njė mal qė ata kanė shkaktuar nė kėtė vend, (korrupsionin), ata i ka rrėmbyer krenaria e heronjve tė vjetėr; por duket se liria e premtuar shtetasve tanė do tė ketė njė ēmim tė vėshtirė.

Ky ēmim ėshtė haresa: “Njerėz, vėrtet ju vodhėm dhe ju poshtėruam pėr shkak se ju na besuat dhe vetė ne besuam se meritojmė tė jemi mbretėrit tuaj tė jetshėm dhe tė pėrjetshėm nė kėtė vend, por ne sollėm edhe pėr ju horizontin e largėt nė retinat tuaja, lėvizjen e lirė, qė ngjan me lirinė. Ne do tė mbretėrojmė por ju do tė prekni magjinė e perėndimit, si ju kemi premtuar. Prandaj, fshini me sfyngjer tė shkuarėn tuaj dhe jetoni me mundėsinė e re qė ne pėr ju e krijuam”.

Ėndrra e lirisė sė shqiptarėve duket e trembur. Megjithė ndjeshmėrinė qė qeveria kėrkon tė etiketojė nė vėmendjen publike, lėvizja e lirė ka gjasa mos ngjajė si njė dhuratė pushteti, as si dhuratė perėndie, as si liri, sikundėr tentohet sot me kujdes. Dita shumė e vonuar e lėvizjes sė lirė pėr shqiptarėt e thjeshtė, mund tė mos jetė ajo qė pritet, me porta ylberi dhe ngjyrė ndryshuar tė qiellit dhe me gjėmime ekstazazh.

Nėpėr portat e ylberit tė liberalizimit tė vizave, matanė sė cilės perėndimi serviret si njė magji, me sa duket, nuk do tė kalojnė njerėz tė qetė qė sapo kanė fituar gjyqin me kohėn pėr tė lėvizur tė lirė, por njerėz tė shqetėsuar, tė mjerė dhe tė papunė, qė sapo do tė humbin tė drejtėn pėr tė jetuar tė lirė nė vendin e tyre. Sepse nuk mund tė jesh i lirė tė jetosh nėse nuk ke mundėsi tė jetosh pėr shkak se jetesa afrohet si liri e kushtėzuar nga mundėsi qė nuk afrohen nė vendin tėnd…

Ikja matanė, nuk do tė jetė vazhdim llogjik i lirisė sė merituar, por braktisje e beftė e robėrisė sė imponuar dhe varfėrisė ekstreme, tė shnderruar nė simbol tė mjerimit. Ku do tė shkojnė kėta njerėz, me pasaporta biometrike tė sigurisė sė lartė nė dorė? Njė million turistė shqiptarė nėpėr Europė, me xhepat shkundur, qė kanė qėnė pėr shumė kohė tė papunė nė vendin e tyre?!!! Si romėt e pėrfolur nė Europė kohėt e fundit, edhe kėta do tė synojnė tė shtojnė papunėsinė nė vendet e tjera!

Prandaj kjo gjė, kjo hipokrizi kombėtare, qė shitet si lumturi orgjirash, qė fsheh demagogji por edhe pabesi, nuk mund tė jetė fitorja mė e madhe e popullit shqiptar nė pesė shekujt e fundit, si pėllitet sot lart e poshtė nė planet. Pėrkundrazi! Kjo gjė ėshtė vaksina e fatalitetit qė pushteti po injekton nė publik, pėr tė fshirė kujtesėn e tij nga historitė e qeverisjes sė keqe dhe korrupsionit.

Dita e ylberit tė lirisė ka gjasa tė sjellė njė peisazh tė ngjashėm me atė tė pas viteve 90. Ndryshimi do tė jetė se ndėrsa njerėzit atėhere morėn arratinė nga malet dhe nga deti, sot do tė fluturojnė me aviona dhe do tė udhėtojnė nė autostrada, qė pikėrisht pėr kėtė gjė shteti i tyre privat ka ndėrtuar.

Nėse tė ikurit e 90-ės lanė pas muzgun e diktaturės komuniste, tė zhdukurit e rinj do tė lenė pas burgun e mungesės sė shpresės qė ka instaluar pushteti i pushtetit. Largimi komod nuk do tė jetė ngushellim pėr ata, sepse mikpritja e perėndimit nuk mund tė jetė mė aq e brishtė si dikur.

Estilen

976


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Kafkat politike shqiptare

Mesazh  Estilen prej 16.10.10 9:09


Importimi i plehrave ne shtetin 'Plehre'.




Gjatė intervistės me kryeredaktorin e “FORBES”, ky i fundit pasi u mrekullua nga “mirakllėt e sheverisė” ju lut kryeministrit Berisha qė derisa tė cpikej makineria qė do tė klononte Berishėn, tė bėnte dicka edhe pėr botėn.

Me zemėr nė dorė, ish-kardiologu Berisha ju pėrgjigj se nė planet e tij historike siameze pėr Shqipėrinė nuk mungonin as ato pėr tė ndihmuar sado pak botėn.

Menjėherė sapo u kthye nė mėmėdhe, kryeministri Berisha mblodhi Kėshillin e Ministrave.org dhe u tha tė linin cdo punė dhe ti jepnin prioritet nismės mė tė re, “Njė Planet Blu pa Plehra”.

Ministrat ju pėrgjigjėn se nuk kishin ndonjė punė urgjente nė duar pasi ata po punonin pėr vitin 2020, kėshtu qė kishin plot kohė pėr tu marrė me nismat e rradhės sė shefit tė tyre.

Kryeministri Berisha hapi sirtarin ku mbante ėndrrat shekullore siameze dhe nxorri njė dosje.

“Sot asht ditė e shėnueme pėr kombin tonė pasi Shqipėria si shpėrblim pėr liberalizimin e vizave, pėr tė mos i mbetur borxh botės, do tua lajmė nderin me nder” u shpreh Berisha, duke shtuar se qeveria do tė lejojė importimin e plehrave nga bota nė vendin tonė.

Ministri Nishani i bėri tė ditur shefit tė tij se nuk do tė jetė kollaj, pasi tė gjithė keqbėrėsit, kriminelėt, mafiozėt dmth “plehrat” e kėrkuar nga drejtėsia shqiptare, shtetet e tjera nuk pranojnė ti estradojnė nė Shqipėri.

Berisha buzėqeshi nė mėnyrėn “mos-mė-ndėrprit-se-tė-shkarkova” dhe i sqaroi Nishanlliut qė doli huq, se nuk po fliste pėr njerėzit plehra por pėr plehrat e njerėzve.

Shqipėria si shtet elitar nė cdo fushė tė ekonomisė, energjisė dhe industrisė, do tė riciklojė plehrat e botės dhe ti kthejmė ato nė energji bėrthamore.

Kėshtu realizohet edhe ėndrra nė diell shekullore e kryeministrit Berisha pėr ta kthyer Shqipėrinė nga njė vend superfuqi bėrthamash pjeshke nė njė superfuqi bėrthamore.

Zv/kryeministri Ilir Meta u kujtua se kjo ishte ėndėrr e vjetėr dhe kur i hodhi sytė nga sirtari e kuptoi se Berisha gabimisht kishte hapur njė nga sirtarėt e ish-kryeministrit Nano qė nga 2004.


Megjithėse vetė Berisha e kishte kundėrshtuar dikur kėtė ėndėrr, Meta nuk u ndie duke menduar “Mjaft kam hallet e mia me priftin e shtėpisė. Nuk do merrem edhe me hoxhėn e qeverisė”.

Kryeministri Berisha u bėri tė ditur se kishte plane gjeniale pėr importimin e plehrave dhe i qetėsoi ministrat duke u thėnė se nuk ka asnjė rrezik qė Shqipėria tė kthehej nė njė kosh gjigand plehrash.

“Une ju garantoj jue, se bota asht nė krizė. Edhe Amerika po vdes pėr bukė. Dhe njė popull qė nuk ka bukė tė hajė, nuk ka plehra pėr tė hedhur nė kosha. Prandaj nuk na gjen gjė pėr dy qese nė vit” deklaroi Berisha.

“Ne kemi njė pėrvojė tė mirė nė riciklimin e ligjeve, fjalimeve, premtimeve dhe jo rrallė kemi ricikluar edhe tradhėtarėt e dikurshėm tė partisė duke i bėrė ministra” nėnvizoi shefi i qeverisė.

Pastaj nėse Shqipėria do tė rrezikohet nga importi i plehrave apo mbetjet radioaktive, tė mos harrojmė se ėshtė detyrė e bashkisė tė pastrojė qytetin. Pra faji do tė jetė i Edvin Ramės.

Kur tha kėto fjalė, tė gjithė ministrat u cuan nė kėmbė duke brohoritur “Parti-Sali, jemi gati kurdo ti”.

Pas gjysmė ore duartrokitjesh, ministrat bėnė pak pushim qė tu clodheshin duart dhe mė pas votuan njėzėri nė unanimitet tė plotė vendimin e Kėshillit tė Ministrave.org.

Estilen

976


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Kafkat politike shqiptare

Mesazh  Jon prej 28.10.10 23:01

Politikanėt kosovarė, nga opingat nė mercedesė

“Delo”, e pėrditshmja sllovene, duke folur pėr problemet me tė cilat ballafaqohet sot shteti mė i ri nė Evropė, Kosova, ndėr tė tjera shkruan se “shumica e politikanėve kosovarė u hodhėn nga opingat dhe balta e fshatit, nė kolltuqe dhe nė mercedesė”.

“Problemi mė i madh i Kosovės qėndron nė faktin se nė pushtet ka mbetur garnitura politike, e cila nuk ka kėnaqur lakmitė deri nė fund”, shkruan nė numrin e sotėm e pėrditshmja sllovene, “Delo”.

“Shumica e politikanėve tė Kosovės janė hedhur direkt nga opingat dhe balta e fshatit, nė kolltuqe e mercedesė”, thekson gazeta, dhe shton se nė Kosovė, pas shpalljes sė pavarėsisė ka mbisunduar egėrsisht akumulimi i nisur i kapitalit, kurse garnitura politike nė pushtet u pasurua nė hesap tė meritave tė veta tė luftės.

“Pikėrisht nga kjo arsye, pushteti nė Kosovė ballafaqohet me kritika tė ashpra se po ia zė frymėn demokracisė parlamentare, kontrollon mediet dhe shkatėrron klasėn e mesme”, shkruan “Delo”.

Nė tekst theksohet se “edhe pse Kosova ndodhet nė krye tė listės pėr nga investimet ndėrkombėtare pėr kokė banori, pjesa mė e madhe e qytetarėve jetojnė nė mjerim tė skajshėm”.

“Kosova radhitet ndėr shtetet mė tė varfra nė Evropė dhe mė shumė se gjysma e popullsisė sė Kosovės ėshtė e papunė”, shton gazeta.

“Me kėtė vėshtrim ėshtė e pamundur tė akuzohet bashkėsia ndėrkombėtare pėr krizėn politike nė Kosovė dhe gjendjen e keqe sociale”.

Duke pasur parasysh faktin se bashkėsia ndėrkombėtare ėshtė e ndėrgjegjshme se nuk mjafton tė pėrpiqet qė Kosovėn ta ndihmojė vetėm me injeksione financiare, ajo synon qė popullsisė sė Kosovės dhe elitės politike t’ia imponojė edhe vlera evropiane, shkruan sot e pėrditshmja e Lubjanės, “Delo”.
avatar
Jon

1265


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Kafkat politike shqiptare

Mesazh  Estilen prej 29.10.10 9:55



Demokracia shqiptare,e semura e Europes






Demokracia e ditės nė Shqipėri ėshtė njė iluzion! Por jo thjesht njė iluzion! Klithma popullore ėshtė njė notė qė oshėtin nga telat e njė sarkazme qė shumica e ndjejnė tė acartė: ...Nė parlamentin shqiptar, e vetmja kėrkesė pėr heqje imuniteti, ėshtė ajo e njė deputeti tė opozitės; dhimbja e ironisė fillon pikėrisht kėtu, por mbaron fatalisht atje tej.

Asnjė zyrtar pasanik i sėrės sė lartė tė mazhorancės nuk e ka parė se nuk ka pse ta shikojė prokurorinė as nė ėndrrat mė tė kėqija, pavarėsisht korrupsionit qė ka mėkatuar shpirtrat e tyre.

Mazhoranca mbase endrrat e kėqija i ka me avionė qė rrezikojnė tė bien pėrposh nga furtunat, apo me zjarre nė pronat e mėdha qė fituan pėr shkak tė pushtetit, po kurrsesi me kėrcitje dyer gjykatash, apo me fytyra prokurorėsh.

Prokuroret shqiptare janė bere mė tė urtė se murgjėrit ortodoksė; as nė gjumė, as nė realitet, as si murgeshė, as si shenjtore, pushtetarėt e aferave nuk e shohin as prokuroren e lartė, sepse aq ju bėn atyre pėr kullat dhe kukullat e drejtėsisė nė njė vend qė grabitet pėrditė po prej tyre.

Pėrtej metaforave, tė sundosh parlamentin kaq brutalisht, sa poshtėrimi i logjikės civile tė shndėrrohet nė njė institucion marrėzie, kjo gjė ndodh vetėm nė Shqipėri.

Ironia dhemb hidhur nė kėtė vend miqte e mi. Mbas plagės pėrjetėsisht tė hapur tė Gėrdecit dhe vjedhjes trojane nė rrugėn e Kombit, fatkeqėsia mė e madhe e kėtij populli nuk ėshtė se atė e vjedhin pėrditė, por se e poshtėrojnė pėrditė.

Puno ti, o njeri, ul kokėn, ul veshėt, ul prapanicėn,beso ose jo, bej si tė duash, por heeeeeeee,....!!!!! qetėsi, hesht, pusho, kur unė tė ndėshkoj, tė shtyp, tė mohoj, tė fut dorėn nė xhep, pėr tė thithur lagėshtinė e jetės tėnde. Sepse unė di tė thėthij, tė vjedh, tė mohoj, tė shpėrdoroj, tė shkatėrroj, tė mbretėroj pėrgjithmonė..

Diskutohet mandati i njė pushtetari qė nuk ka pushtet, sepse ėshtė nė opozitė, ndėrsa korrupsioni i baronėve qė janė nė pushtet ka lulėzuar karafila tė bardhė e tė kuq nė themelet e shtetit privat qė ndėrtoi kjo mazhorancė, kėta baronė, me mandate hyjnore, qė nuk mund t’i prekė askush.

Ministrat e pėrfolur dhe tė llastuar tė kėsaj mazhorance, aq mė shumė vezullojnė mbi kokat e bashkėkohėsve tė tyre, mes rreve tė Atdheut, sa mė shumė skandalet e veprave tė tyre bėjnė histori, antikitet, dhe shekspirizėm.

Imuniteti i tyre ėshtė i betonuar nė sigurinė se prish, vra, vidh, gėnje, copėto, rrėmbe sa tė duash e ēfarė tė duash, kjo tokė nuk ka gjemba pėr kėmbėt e tua, sa kohė je nė pushtet.

Qė nuk funksionon demokracia, kėtė e kuptojnė edhe lopėt holandeze te rritura ne Shqiperi, qė prodhojnė mė pak qumėsht, sepse natyra nė kėtė vend ėshtė e helmuar nga plehrat kombėtare dhe mbeturinat ndėrkombėtare qė shumė shpejt do t’i sjellė pranė tyre dhe pranė nesh kjo mazhorancė, dhe kėta bajraktarė pronarė tė fatit njerėzor.

Qė shteti ėshtė privat dhe situata ekonomike-politike ėshtė mė e rėndė se kurrė, kėtė e ndjejnė edhe tė uriturit qė kėrkojnė e nuk gjejnė mė ushqim as nėpėr plehra, as ne ideologjira.

Qė nuk ka punė, shpresė, gėzim, ardhmėri, kjo duket nė ngutjen pritėse tė komunitetit tė papunė pėr tė kėrkuar punė jashtė vendit, mbas liberalizimit tė vizave. Ē’mund tė bėjnė kėta njerėz tė mjerė pėrballė pushtetarėve milionerė, qė fati, zoti, nxitimi, gabimi, mallkimi, tė gjitha kėto, jua kanė vėnė tė drejtojnė?

Mungesa e demokracisė nuk ėshtė thjesht vetėm njė lajm nė kėtė vend. Tė presėsh nuk do tė thotė tė durosh. Kufijtė e logjikės janė shkelur dhe jeta, qėllimi i saj, ekzistenca dhe filozofitė e krijimit sot apelojnė njė ndryshim.

Ndryshim tėrėsor tė vetėdijes, pėr shkak tė nevojės kolektive qė mos mundet mė askush tė bėjė ē’tė dojė me kėtė vend tė sfilitur. Tė ndryshojė vetėdija, ėshtė njė problem i shtruar pėr zgjidhje; kėta njerėz duhet tė synojnė tė organizohen drejt njė qėllimi kolektiv, qė ėshtė kundėrshtia.

Qytetarėt duhet ti venė fre babėzisė sė pushtetit, vjedhjeve publike, duke parė fatin e zbehtė tė fėmijėve tė tyre, nė sy. Shteti duhet tė pushojė sė qeni biznes privat i klanit politik, qė pėrbėn njė fatkeqėsi politike tek ne.

Rruga ėshtė fuqi e madhe, ashtu si protestat janė bashkime tė mėdha opinionesh tė njerėzve qė kanė tė drejtė tė mendojnė njėlloj. Nuk mund tė ketė liri pas mjerimit qė ka sjellė mungesa e lirisė. Nė kėtė botė, nuk ka asgjė mė tė vlefshme se liria qė duhet fituar serish.

Estilen

976


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Kafkat politike shqiptare

Mesazh  Estilen prej 10.11.10 12:16


Pa viza drejt Europes...

..Rrnofte naltmadhnia e tij.




Vizat, si kanė lėvizur shqiptarėt nga Ismail Qemali, tek Ahmet Zogu e Enver Hoxha.Flasin historianėt Arben Puto, Pėllumb Xhufi, Muhin Cami

Pasaportat e para shqiptare u dhanė nė 1920-ėn. Qė nga shpallja e pavarėsisė nė 1912-ėn nga Ismail Qemali e deri nė kohėn e mbretit Zog dhe mė pas Enver Hoxhės, rregullat kanė qenė tė ndryshme. Ata qė kanė jetuar nė fillimet e shekullit tė kaluar rrėfejnė se pėr tė udhėtuar jashtė vendit nuk duheshin shumė procedura burokratike, ashtu siē ndodh sot. Kėtė lehtėsi, sipas rrėfimtarėve, tashmė tė vjetėr nė moshė, e krijonte edhe pasaporta e kohės, e cila njihej nė tė gjitha shtetet e Europės.


Ndėrsa sot kohėt kanė ndryshuar kryekėput, pasaporta ėshtė rritur nė elementėt e saj tė sigurisė, por ėshtė shumė e vėshtirė pėr tė udhėtuar me tė jashtė vendit. Vendimi i djeshėm pėr vizat i rijep pasaportės biometrike, tė shpėrndarė kohėt e fundit, tė drejtėn e qarkullimit pa viza, por me kontrolle kufitare tė pėrpikta.

Po ēfarė thonė historianėt? Si kanė udhėtuar shqiptarėt nga Ismail Qemali deri mė sot? "Nė Itali shkonim pa viza". Historiani Arben Puto i ka jetuar ato kohė kur shtetasit shqiptarė lėviznin lirisht nė fqinjin matanė Adriatikut. Ishte koha kur Shqipėria ishte aneksuar nga Mbretėria e Savojės, pas pushtimit tė 7 prillit 1939. Nuk kishte nevojė pėr eksodet biblike qė ndodhėn gjashtė dekada mė vonė, apo udhėtimet e vdekjes me skafet e trafikantėve tė qenieve njerėzore.


Kush kishte punė, apo arsye tjetėr pėr tė udhėtuar pėr nė Itali mjaft qė tė merrte vaporėt e udhėtarėve dhe arrije nė brigjet italiane. "Shqiptarėt shkonin nė Itali me viza qė lėshoheshin nga organet konsullore italiane nė Shqipėri", - shton historiani Pėllumb Xhufi - dhe mė pas ato u hoqėn dhe ata nuk kishin nevojė pėr to, sepse Shqipėria ishte bėrė dhunshėm pjesė e Italisė".

Pėr tė shkuar nė vende tė tjera duhet tė kishe vizė. Historiani Puto thotė se aplikimi pėr vizė bėhej pranė zyrave konsullore tė shteteve tė huaja nė Tiranė apo qytete tė tjera tė Shqipėrisė. Sa e vėshtirė ishte tė merrje njė vizė atėherė? "Nuk besoj se ka qenė vėshtirė, por duheshin ndjekur procedurat qė parashihte marrja e vizės", - sqaron z. Puto. Tė njėjtėn gjė mbron edhe historiani Pėllumb Xhufi, duke shtuar se pajisja me vizė deri nė kohėn e Luftės sė dytė Botėrore ishte njė proces normal.


Pas izolimit tė Shqipėrisė dhe mbylljes sė shtetasve tė saj brenda kufijve tė vendit, viza pėr jashtė vendit ishin njė e drejtė e atyre pak njerėzve qė ishin tė ngarkuar me punė shtetėrore. Historiani Arben Puto kujton pajisjen me vizė britanike nė kohėn e Shqipėrisė sė izoluar, kur ajo nuk kishte marrėdhėnie diplomatike me Londrėn si me shumė shtete tė tjera. "Mbaj mend nė vitin 1972 isha nė Paris dhe atje aplikova te konsullata britanike pėr njė vizė, qė tė hyja nė Mbretėrinė e Bashkuar".

Ndėrsa historiani Pėllumb Xhufi shton se procedurat pėr pajisjen me vizė tė shtetasve qė do tė dilnin jashtė vendit, nė kohėn e komunizmit kryheshin nga Ministria e Jashtme e Shqipėrisė: "Ishte ai dikasteri qė pėrgatiste dokumentacionin dhe dėrgonte kėrkesat pėr vizė tek autoritetet konsullore tė shtetit tė huaj", - sqaron Xhufi. Ai shton se pėr tė shkuar nė shumicėn e vendeve tė botės, duhej mė parė qė tė pajiseshe me vizė hyrėse.
Muhin Cami, historian, e pėrmbledh nė njė fjali tė shkuarėn e lėvizjes sė lirė tė shqiptarėve: "Lėvizja e shqiptarėve nėpėr botė dikur nuk ka qenė fare problem".


[b]PASAPORTA E 1920-ĖS

Pasaporta e parė shqiptare nė 1920-ėn ishte shumė e thjeshtė. I vetmi element sigurie, nėse mund tė quhet i tillė, ishte njė shėnim i vendosur nė faqen e fundit, i cili ndalonte falsifikimin e saj. Nė kokėn e pasaportės ishte vendosur nė njė rreth me fushė tė kuqe, shqiponja me dy krerė e huazuar nga stema e Kastriotėve. Nė faqen e tretė tė saj nė vend tė emėrtimit Republika e Shqipėrisė kishte tė vendosur nocionin "N'emėn tė shtetit shqyptar".

Nė faqen e katėrt nė dialektin gegėrisht vihen re gjeneralitetet, si "emri i t'et, i s'amės, data e lindjes, vendi i lindjes, banimi". Pak mė tej pėrcaktohej feja, profesija, klasi ushtarak, si dhe drejtvotimi. Nė mungesė tė fotografisė, e cila pėr kohėn ishte ende njė luks, nė kėtė pasaportė, ky element plotėsohet me tė dhėnat fiziologjike tė personit. Nė faqen ku shkruhej "Shėnime" jepeshin shenjat, tė cilat dallonin kėtė shtetas, siē ishin mosha, balli, sytė, goja, hunda, flokėt, mjekra, mustaqet, si edhe ngjyra e fytyrės. Nė kėtė pasaportė vendoseshin edhe shenjat e veēanta qė dallonin njė person, qė nga ēikatriēet e ndryshme e deri te nishanet.


[b]PASAPORTA E PARA VITEVE '90

Letėrnjoftimi ishte dokumenti, me tė cilin shtetasit shqiptarė identifikoheshin gjatė sistemit komunist. Ndryshe nga pasaporta e Republikės, dhe mė pas Mbretėrisė sė Zogut, nė kėtė letėrnjoftim, i cili pėrdoret edhe sot nga njė pjesė e madhe e popullatės, vihen re heqja e disa elementeve dhe shtimi i disa tė tjerave.
Kėshtu, nė kėtė letėrnjoftim hiqet pėrkatėsia fetare, hiqet klasi ushtarak, si edhe profesioni i personit qė dispononte mjetin e identifikimit.

Elementi qė shtohet nė letėrnjoftimin e kėsaj kohe ėshtė fotoja dhe gjendja civile e shtetasit, ku pėrkrah emrit tė tij vihej, nė rast tė celebrimit, edhe emri i bashkėshortit ose i bashkėshortes. Kjo pasaportė do tė vazhdonte tė ishte nė qarkullim deri nė vitin 1995, ku u vendos tė kalohej nė pasaportėn e re e ku do tė viheshin elementet e reja tė sigurisė.

PASAPORTA E PAS VITEVE '90
Nė pasaportėn e sotme janė shmangur shumė gjeneralitete, por janė shtuar shumė elemente tė sigurisė. Kėshtu, ndryshe nga fotoja bardhė e zi e letėrnjoftimit tė paraviteve '90, pasaporta e sotme disponon foto me elemente tė larta sigurie, ēka e bėn tė vėshtirė ndryshimin e saj. Gjithashtu, nė kėtė pasaportė janė tė vendosur edhe fotoelemente qė nuk mund tė dallohen me sy tė lirė.

Me ndryshimin e periudhave historike ka ndryshuar edhe kopertina e pasaportave. Kėshtu, nė periudhėn e mbretit Zog vihet re simboli i shqiponjės, element qė do tė mungonte nė letėrnjoftimin e viteve '50. Mė pas, ky element do tė rivendosej nė pasaportat e pasviteve '90, pėr tė vazhduar deri nė ditėt e sotme.

Estilen

976


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Kafkat politike shqiptare

Mesazh  Estilen prej 11.11.10 10:03


Theofan Stilian Noli

Nje nga poezite lapidare te Nolit,qe eshte aktuale ne kete realitet '' gri'' te Shqiperise.


Anės Lumenjve

Arratisur, syrgjynosur,
Rraskapitur dhe katosur
Po vajtonj pa funt, pa shpresė,
Anės Elbė-s, anės Spree-sė.
Ku e lam' e ku na mbeti,
Vaj-vatani e mjer mileti,
Anės detit i palarė,
Anės dritės i paparė,
Pranė sofrės i pangrėnė,
Pranė dijes i panxėnė,
Lakuriq dhe i dregosur,
Trup e shpirt i sakatosur.

Se ē'e shempnė derbederėt,
Mercenarėt dhe bejlerėt,
Se ē'e shtypnė jabanxhinjtė,
Se ē'e shtrythnė fajdexhinjtė,
Se ē'e pren' e se ē'e vranė,
Ē'e shkretuan anembanė,
Nėnė thundrėn e pėrdhunės
Anės Vjosės, anės Bunės.

Ēirem, digjem i vrerosur,
Sakatosur, ēarmatosur,
As i gjall', as i varrosur,
Pres njė shenj' e pres njė dritė,
Pres me vjet' e pres me ditė,
Se ē'u tera, se ē'u mpaka,
Se ē'u ēora, se ē'u mplaka,
Lark prej vatrės dhe prej punės,
Anės Rinit, anės Tunės.
Ēakėrdisur, batėrdisur,
Pėrpėlitur dhe zalisur,
ĖndĖronj pa funt, pa shpresė,
Anės Elbė-s, anės Spree-sė.

Dhe njė zė vengon nga lumi,
Mė buēet, mė zgjon nga gjumi,
Se mileti po gatitet,
Se tirani lebetitet,
Se pėlcet, kėrcet furtuna,
Fryhet Vjosa, derdhet Buna,
Skuqet Semani dhe Drini,
Dridhet beu dhe zengjini,
Se pas vdekjes ndriti jeta
Dhe kudo gjėmon trumbeta.
Ngrehuni dhe bjeruni,
Korini dhe shtypini,
Katundar' e punėtorė,
Qė nga Shkodra gjer nė Vlorė!

Ky ilaē e ky kushtrim
mė bėn djal' e mė bėn trim,
mė jep forc' e mė jep shpresė,
anės Elbė-s, anės Spree-sė.
Se pas dimrit vjen njė verė,
qė do kthehemi njėherė,
pranė vatrės, pranė punės,
Anės Vjosės, anės Bunės.

Arratisur, syrgjynosur,
Raskapitur e katosur,
brohoras me bes' e shpresė,
anės Elbė-s, anės Spree-se............!!!!!

Estilen

976


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Kafkat politike shqiptare

Mesazh  Estilen prej 12.11.10 15:53

Qeshim se nuk mund te qajme

Keshilli i Europes kritika arbitres Jozefina Topalli


Nė raportin e opinionit tė arbitrave europiane mbi ndeshjet e futbollit politik nė Shqipėri ėshtė cituar edhe posti i arbitres Jozefina Topalli duke e cilėsuar gjykimin e saj si tė njė anshėm.



Sipas raportit, arbitrja Topalli ka caluar nė gjykimin e pastėr tė ndeshjeve duke favorizuar haptazi skuadrėn blu tė trajnerit Berisha, i cili gjithmonė ka dashur tė gjuajė penalltitė edhe kur topi nuk ka qenė i tij.

Gjatė ndeshjeve tė zhvilluara nė stadiumin “Parlamenti” janė vėnė re shumė faulle nga ana e bluve por qė Topalli ka penalizuar gjithmonė tė kuqtė tė trajnerit Rama.

Shpesh ndaj lojtarėve Brace dhe Ruci ka patur dhėnje kartonash pa kriter. Situatat e debateve mes lojtarėve tė skuadrės sė kuqe dhe arbitres Topalli kanė degjeneruar edhe nė sharje banale.

Jo vetėm kaq por sipas arbitrave europianė, Topalli dhe skuadra e trajnerit Berisha kanė hedhur poshtė cdo propozim tė Bamir Topit, i cili ėshtė presidenti i federatės. Madje arbitrja Topalli ka sulmuar shpesh presidentin e federates Topin ne lidhje me funksionin e tij.

Shoqata e Mbrojtjes se Arbitrave dhe Kėshilli i Ministrave ka reaguar ndaj kėtij opinioni duke e cilėsuar si tė pabazė pasi arbitrja Topalli ėshtė e vetmja qė ka persekutuar, ne falni respektuar Rregullores se Futbollit Parlamentar ose sic njihet nga tifozėt, Kushtetuta.

“Tė kritikosh gjykimin e arbitres Topalli do tė thotė tė mos marrėsh vesh fare nga futbolli” mėsohet se ėshtė shprehur trajneri i bluve Sali Berisha.

Ndėrkohė trajneri Rama ka deklaruar se pamvarėsisht nga gjykimin i njėanshėm i Topallit, skuadra e tij po pregatitet pėr kampionatin e kupės sė Bashkisė sė Tiranės qė do tė zhvillohet nė maj tė vitit tė ardhshėm.

Estilen

976


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Kafkat politike shqiptare

Mesazh  Estilen prej 15.11.10 9:35


Te ''varferit shqiptare'' stimulohen nga Qeveria me kredi me interes zero.




Qeveria merr vendim pėr dhėnie me kredi me interes zero pėr ministrat, politikanėt dhe zyrtarėt e lartė, duke i pėrfshirė nė kategorinė e personave qė jetojnė nė kushtet jonormale tė strehimit.(Me se fundi edhe kjo shtrese sociale ne mjerim,do gezoi pak liri ekonomke....estilen)

E perditshmja Gazeta Shqiptare zbardh sot udhėzimin nga ministrat e Transportit dhe tė Financave, Sokol Olldashi dhe Ridvan Bode, nė tė cilin futen nė programin e kredive tė lehtėsuara tė subvencionuara nga shteti zyrtarė qė pėrfitojnė sipas vendimit Nr.600, datė 12.9.2007 "Pėr trajtimin me strehim tė nėpunėsve civilė tė administratės sė lartė shtetėrore dhe tė funksionarėve politikė".

Sipas te perditshmes, me udhėzimin e ri, dy ministrat pėrfshijnė njėherėsh zbatimin e dy vendimeve tė tjera tė tjera, nr.600 datė 12.9.2007 dhe nr.814, datė 3.12.2004.

E perditshmja zbardh vendimin ku pervec lehtesisarave, funksionaret e larte mund ta perfitojne edhe nese kane vetem 3 muaj pune pa nderprerje ne institucionin zyrtar.

(BalkanWeb)

Estilen

976


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

------

Mesazh  Estilen prej 23.11.10 19:59

----------


Edituar pėr herė tė fundit nga estilen nė 23.11.10 22:00, edituar 1 herė gjithsej

Estilen

976


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Kafkat politike shqiptare

Mesazh  Estilen prej 23.11.10 20:00



Shqiptaret me te friksuar nen regjimin e Berishes..




Shqiptarėt rezultojnė tė kenė mė shumė frikė tė shprehin hapur pikėpamjet e tyre politike nė qeverinė e Sali Berishės se sa ē’kanė qenė nėn qeverisjet e mėparshme socialiste. Kėshtu ka rezultuar nga njė sondazh i bėrė prej agjencisė prestigjioze “Gallup”, pėrfundimet e tė cilit u bėnė publike vetėm dy ditė mė parė.

Tė gjithė tė anketuarit janė pyetur: Sipas opinionit tuaj, sa njerėz nė vendin tuaj, nėse ka ndonjė, janė tė frikėsuar tė shprehin hapur pikėpamjet e tyre politike? Dhe ka rezultuar se numri i tė pyeturve qė mbėshtesin opinionin se shumica e shqiptarėve apo se shumė prej tyre kanė frikė tė flasin hapur, ka ardhur nė rritje.

Dhe a nuk duket njė paradoks qė njerėzit tė jenė mė tė frikėsuar nėn qeverinė e Partisė Demokratike sesa nėn njė qeveri tė njė partie tė majtė socialiste qė paragjykohej si pasardhėse e komunistėve? Ashtu duket, por megjithatė, nuk ka asnjė paradoks. Pse? Pėr faktin e thjeshtė se Partia Demokratike dhe qeverisja e saj kanė pushuar me kohė sė qenė demokratike.

Diktatura dhe autoritarizmi mbjellin frikė nė zemrat e njerėzve. Demokracia, qė ėshtė e kundėrta e kėtyre sistemeve, mbjell nė shpirtrat e njerėzve guximin dhe kurajėn qytetare pėr tė thėnė hapur mendimin apo pikėpamjen e tyre politike.

Por ja qė edhe pas 20 vjetėsh tranzicion drejt Europės, rezulton se nė radhėt e shqiptarėve nė vend se tė rritet guximi ėshtė shtuar frika. Sondazhet e “Gallupit” kanė bėrė njė krahasim tė tė dhėnave nga viti 2006 (kur sapo PD-ja dhe Berisha kishin riardhur nė pushtet) deri nė vitin 2010.

Dhe ka rezultuar se pėrqindja e njerėzve qė mendojnė se mė tė shumtėt e shqiptarėve janė tė frikėsuar tė deklarojnė hapur pikėpamjen e tyre politike ka kėrcyer nga 6 pėr qind qė ishte nė vitin 2006, nė 15 pėr qind nė vitin 2010.

Po nė tė njėjtin krahasim mes kėtyre dy viteve, vėrehet se numri i atyre qė kanė opinionin se shumė prej shqiptarėve kanė frikė tė thonė hapur pikėpamjen e tyre politike ėshtė ngjitur nga 8 nė 23 pėr qind.

Ndėrkaq, ka njė rėnie drastike tė numrit tė atyre qė besojnė se asnjė prej shqiptarėve nuk ėshtė i trembur tė thotė hapur pikėpamjen e tij politike. Kėshtu, ndėrsa nė vitin 2006, 39 pėr qind e tė anketuarve nga “Gallupi” mbėshtesin opinionin se askush s’ka frikė tė shprehet pėr politikė, nė vitin 2010 kjo shifėr ėshtė katandisur nė 17%.

Kėto shifra tė publikuara nga “Gallup” nuk e nderojnė aspak qeverinė demokratike dhe Kryeministrin e saj Sali Berisha, qė betohen dhe stėrbetohen se objektivi strategjik i tyre ėshtė demokracia dhe integrimi i Shqipėrisė nė Europė. Sepse, zhvillimi i frikės pėr tė shprehur hapur pikėpamjen politike ėshtė tipike e diktaturave dhe e regjimeve autoritare.

Shqiptarėt qė kanė jetuar nėn komunizėm e mbajnė mend fare mirė sesa e rrezikshme ishte tė shprehje hapur njė pikėpamje politike tė kundėrt apo ndryshe nga ajo e partisė nė pushtet. Dhe kur u pėrmbys regjimi komunist u besua se tashmė erdhi koha qė tė gjithė tė shprehen lirisht. Por ja kanė kaluar 20 vjet nė demokraci dhe frika pėrsėri ėshtė e pranishme mes shqiptarėve.

Madje edhe mė e shtuar dhe akoma mė keq nėn njė qeverisje qė e mban veten pėr “demokratike? Si shpjegohet kjo? Dhe pėr mė tepėr cili ėshtė ai mekanizėm qė vazhdon tė mbjellė frikė nė zemėr tė publikut, nė njė kohė qė nuk ka mė dėnime me burg apo pushkatim pėr agjitacion e propagandė kundėr pushtetit? Edhe kjo enigmė e ka njė pėrgjigje.

Dy janė faktorėt kryesorė qė vazhdojnė tė mbjellin frikė nė zemrat e shqiptarėve: autoritarizmi dhe mungesa e shtetit ligjor apo e drejtėsisė sė pavarur. Tashmė ėshtė bėrė e njohur se qeveria vėrtet nuk i burgos ata qė mendojnė ndryshe apo nuk e votojnė atė, por i lufton me armė tė tjera. Kėto “armė tė tjera” pėrfshijnė flakjen nga puna nė njė institucion publik e deri te diskriminimi nė forma nga mė tė ndryshme i bizneseve private tė atyre qė nuk janė me qeverinė. Pa pėrmendur njė mori privacionesh tė tjera.

Thuajse nė njė kohė me tė dhėnat e “Gallupit”, nė median shqiptare u publikuan disa statistika tė tė flakurve nga puna. Dhe ka rezultuar se nė pesė vjet, qeveria “Berisha” ka flakur rreth 21 mijė vetė nga administrata publike. Nuk do tė kishte asgjė tė keqe nė kėtė statistikė sikur kėto shkurtime tė ishin bėrė me drejtėsi, nė pėrputhje me ligjin dhe nė emėr tė njė qeverie mė tė vogėl.

Por tė dhėnat e marra nga gjykatat tregojnė se shumė nga kėto shkurtime janė atakuar si tė padrejta. Po kėshtu, shkurtimet do tė ishin tė justifikuara sikur kriteri profesional tė prevalonte mbi atė politik. Por mjerisht, shumėkush e di se lėvizjet nė administratėn publike qė shoqėrojnė ndėrrimin e pushteteve, bėhen kryesisht nė bazė tė kriterit politik.

Hiqen specialistėt qė mund tė kenė bindje politike tė kundėrt dhe zėvendėsohen me militantė partiakė, qė edhe mund tė mos kenė haber fare nga ajo punė. Zhvillime tė tilla nė shkelje tė ligjit dhe tė tė drejtave tė njeriut kanė ēuar nė politizim tė skajshėm tė administratės publike, gjė qė u konstatua edhe nga raport progresi i Komisionit Europian dhe opinioni i tij qė i dha pėrgjigje negative kėrkesės sė qeverisė shqiptare qė Shqipėrisė t’i jepej statusi i kandidatit pėr nė Bashkimin Europian (BE).

Dhe sikur nė Shqipėri tė kishim vėrtet gjykata tė pavarura, apo Komision tė Shėrbimit Civil tė pavarur (tani sė fundi ai drejtohet nga njė ish-deputet i PD) qeveria nuk do tė guxonte tė spastronte politikisht administratėn publike. Edhe nėse do tė guxonte, nėpunėsit publikė do tė kishin ku tė mbroheshin, ku tė gjenin tė drejtėn e mohuar.

Por mungesa e pavarėsisė tė institucioneve qė janė krijuar pikėrisht pėr t’i ndalur dorėn njė qeverie qė nuk respekton ligjin, liritė e tė drejtat e qytetarėve, ka bėrė kėta tė fundit tė ndihen mė tė pambrojtur dhe pėr rrjedhojė edhe tė kenė frikė tė shprehin pikėpamje politike qė nuk pėlqehen nga pushteti. Frika e zbuluar nga anketimet e “Gallupit” nė Shqipėri, nuk ėshtė asgjė tjetėr veēse produkt i represionit tė heshtur tė njė qeverie autoritariste qė nuk respekton as ligj, as liri dhe as drejtėsi.


Andrea Stefani

Estilen

976


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Kafkat politike shqiptare

Mesazh  Estilen prej 25.11.10 18:44


Ligji..... apo ''Maliqi''



Mediat e Kosoves njoftuan se nje delegacion i Qeverise se Shqiperise, me ne krye delfinin e Berishes dhe Ministrin e Brendshem Lulezim Basha dhe ne perberje te te cilit ishte edhe ministri i Drejtesise Bujar Nishani dhe zyrtare te larte te policise shqiptare vizituan Kosoven. Nje nga aresyet kryesore te kesaj vizite eshte edhe incidenti me deputeten e Shqiperise Alban Vokshi ne piken e kalimit kufitar te Morines.

Sic eshte njoftuar, ajo jo vetem ka ofenduar policet e Republikes se Kosoves duke i quajtur kafshe, por edhe i ka kercenuar ata me ndeshkime shembullore, kur ata kane kembengulur ne zbatimin e rregullave dhe detyrave te kalimit kufitar. Zot ruajna nga terbimi i ujkut dhe i femres, thote nje sentence e mocme latine!

Ja se si ka ndodhur ngjarja sipas deshmitareve

Ndėrsa ora shėnonte rreth 13.00, makina tip "Peugeot" me targa TR 1938 R, e drejtuar nga Mimoza Vokshi priste radhėn pėr tiu nėnshtruar kontrollit rutinė nga ana e policėve kufitarė tė Kosovės.

"....Vetura drejtohej nga motra e saj, Mimoza Vokshi dhe nė vendin e kontrollimit tė dokumenteve ka dalė nga vetura dhe me sjelljet e saj tė pahijshme dhe arrogante ka ofenduar zyrtarin e policor tė Policisė Kufitare, Bujar Shala me fjalėt "Ju jeni kafshė dhe silleni si kafshė'", thuhej nė dokumentin e gjykatės sė Prizrenit, pėr ngjarjen.

Deputetja Albana Vokshi nuk ka rezistuar tė presė radhėn dhe ka dalė nga makina, bashkė me dokumentet nė dorė. Polici kufitar i Vėrmicės, Bujar Shala, nė krye tė detyrės zyrtare e ka urdhėruar udhėtaren tė kthehet nė makinė pėr tė pritur radhėn e procedurave.


Aty ka nisur edhe breshėria e fyerjeve tė deputetes ndaj policit kosovar. "Ju jeni kafshė dhe silleni si kafshė", citon akt-vendimi i Gjykatės sė Prizrenit fjalėt e deputetes, Albana Vokshi. "Kafshė je ti dhe do shihemi, se ti kujton se mund t'ia kalosh lehtė me mua, unė jam deputete", vazhdon mė tej citati i deputetes Vokshi.
"Ti qenke kafshė, jeni mėsuar ju me serbėt andaj silleni nė kėtė mėnyrė". Policėt e pėrfshirė nė incidentin e disa ditėve mė parė ishin Bujar Shala, Bekim Morina dhe Mjellma Shala. Tashmė polici i cili ėshtė pėrplasur verbalisht me Vokshin, Bujar Shala ėshtė transferuar dhe pėr policinė e Kosovės ēėshtja ėshtė mbyllur.

Pohimet e policeve te Republikes se Kosoves se deputetja shqiptare Albana Vokshi i ka ofenduar dhe kercenuar ata gjate kryerjes se detyres jane vertetuar ligjerisht. Fajesia e saj eshte vertetuar me vendim Gjykate ligjore. Nuk ka vend as per medyshje. Vete vendimi i Gjykates komunale te Prizrenit qe e shpalli fajtore deputeten shqiptare Vokshi dhe e denoi ate me nje gjobe prej 250 eurosh nuk le vend per medyshje. Per kete aresye policet e Kosoves qe zbatuan rregullin dhe ligjin duhet te dekorohen dhe ngrihen ne detyre

Nese delegacioni qeveritar shqiptar ka shkuar ne Kosove vetem per te rehabilituar egon e cmendur te deputetes shqiptare dhe manares se Berishes, Alban Vokshi, atehere ky eshte turpi i kesaj qeverie pa turp.

Arroganca , shkelja flagrante e ligjit, prepotenca e zyrtareve te korruptuar te Berishes eshte e mirenjohur. Ajo frymezohet dhe trimerohet nga vete kryeministri shqiptar qe nuk le sharje, kercenim pa bere kunder opozites, deputeteve dhe liderve te saj.



Ne cdo shtet demokratik cdo qytetar e shtetas, nga i pari e deri tek i fundit , eshte i barabarte para ligjit. Barazia para ligjit eshte themeli i cdo demokracie

Zyrtaret, qeveria dhe vete Berisha zbatojne vetem ligjin e Luigjit te 14-te " Ligji jam une". Albana Vokshi eshte vetem nje prej tyre.

Te kercenosh nje qytetar ose shtetas te thjeshte eshte shkelje e rende ligjore qe denohet edhe nga ligjet nderkombetare perfshi Konventen e Gjeneves.

Te ofendosh, te shash, te kercenosh nje zyrtar ligjzbatues ne detyre per shkak se ai zbaton ligjin, eshte krim flagrant dhe i dyfishte.

Polici dhe cdo person zbatues i ligjit eshte fytyra dhe thelbi i shtetit. Cenimi i tij eshte cenimi i shtetit.

Jane te shumta rastet kur policet kane arrestuar ne flagrance Kongresmene ne SHBA, te cilet jane ndeshkuar deri edhe me burg per vepra kriminale shume me te buta se kercenimi i zbatuesit te ligjit.

Nese dy ministra shqiptare dhe shpura e tyre shkuan ne Kosove per kete ceshtje dhe per te zbatuar tekat dhe cuar ne vend prepotencen e mirenjohur dhe te sprovuar te deputetes Albana Vokshi, atehere kjo eshte nje prove e qarte si drita e diellit se keta ministra dhe vete qeveria me vota te vjedhura e Berishes jane turpi i Shqiperise dhe shqiptareve kudo ne Bote.

Opozita shqiptare duhet te kerkoje hapjen e hetimeve per akte te tilla arrogante e te kunderligjshme te deputetes Vokshi, dhe te vete qeveritareve te Berishes, qe te sherbeje si shembull edhe per te tjere si ajo.

Eshte nje prove me shume se korrupsioni, presioni, kercenimi, shantazhi jane bere fytyra e vertete zyrtare e qeverisjes shqiptare.

Nje aresye me shume qe kjo qeveri ka tejkaluar cdo kufi te aresyes njerezore dhe cdo kompetence te saj ligjore.

Po vertetohet teoria se sa trima jemi ne shqiptaret me shqiptaret. Po , po te kishte polici grek apo serb a do te kishin guxuar te silleshin ashtu Albana Vokshi dhe qeveria protektore e saj! Larg qofte! Do te rrinin si pula te ndukura e nuk do tu degjohej zeri.... Sa trima e te serte jemi ne shqiptaret me shqiptaret!

Estilen

976


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Kafkat politike shqiptare

Mesazh  Estilen prej 20.01.11 11:43


Po ku te shkojme....?



Kam dite qe 'torturoj'vehten me mendime.Kam dite qe pyes vehten,ku gjendem,ku jetoi,kush me mbron,kush eshte miku dhe armiku im....?
Por nuk po gjej qetesi,sepse qetesine na e vrave Ti,Kryeministri i vendit tim

Gjuha helmuese dhe satanike qė pėrdore ne Parlament o Kryeministri yne, janė drogė qė ta nxijnė jetėn dhe tė helmojnė e tė vdesin shpirtėrisht. Dhe kjo gjuhe eshte e vecante,ajo gjuhe vret nė masė. Ajo ėshtė mė e keqe se arma konvencionale. Para se tė na vrasėsh me armė,Ti po na drogon me retorikė agresive.

Marr kokėn nė duar dhe iki. Iki dhe brenda meje ulėrin dhe kėrcen tėrbimi, ngatėrrohet me frikėn dhe ulerij pėr dėshtimin tonė kolektiv. Unė nuk jam mbajtėsi i ndonje flamuri. Unė nuk jam kėtu. Unė nuk jam as atje.

Trimėrinė ma keni vrarė tė gjithė ju o politikanė, dhe poshtėrsinė dhe pabesinė ma keni injektuar. Kokėn marr nė duar dhe arratisem. Arratia nuk zgjat shumė dhe qetėsisė ia zė vendin vuajtja.

Me mendimet e mia unė luftoj, me mendimet e mia unė bėhem qytetar, me mendimet e mia unė bėhem guximtar. Ti me ēorienton nė ēdo gjė. Ti mi lidh sytė dhe lėshon silura e ngarkesa urrejtjeje.

Mendimet e mia bėjnė luftė dhe kjo ka ''kosto nė frymėmarrjen dhe tensionin'' tim.Unė jam ne Shqiperi se jam qytetar i ketij shteti, se dua tė bėhem me qytetar se ty ,po ti zoti kryeminister me largon,me thua ik, nuk je qytetari im.
Jam ne dileme,te qendroi a po jo ne vendin tim,po ku te shkoi,kush me pret,kush do me mbroje.....?

Estilen

976


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Kafkat politike shqiptare

Mesazh  yasmin prej 20.01.11 18:27

keto "kafkat politike" ishim ne qe i zgjodhem apo i sollem ne pushtet,me vote apo pa vote,dhe ankesat qe kemi sigurisht jane pasoje e veprimeve/mosveprimeve tona. Qe cfare fjalori, ka pozita apo opozita,kete i kemi ditur qe me perpara,nuk e zbuluam sot kete fakt! Te gjithe e dime se politika e re qe proklamojne te gjitha partite pa perjashtim,nuk behet me njerez te vjeter qe nuk kane ide,por me intelektuale te vertete me ide te reja,politika kete kerkon:ide te reja,njerez te rinj me vizion dhe me pas VEPRIM! Por ja qe historikisht ne shqiptaret nuk e kemi perqafuar kollaj te 'rene',dhe kemi zgjedhur relike te vjetra,qe ua dime mire "marken",dhe prap i zgjodhem dhe nuk e di deri kur do vazhdoje kjo psikologji shqiptare qe i do kaq shume reliket e vjetra!!?

Prandaj edhe brezi i ri sot,aspiron te merret me politike,por fatkqesisht edhe pse te rinj,adhurojne edhe ato reliket e vjetra,dhe identifikojne forcen politike jo me vizionin politik,por me liderin. T'i pyesesh sot moshataret e mi,dhe ne fakt per vete i kam pyetur : "pse je soacialist" ? -"sepse me pelqen edi rama."..ose kjo pergjigjia tjeter: "sepse me PS-ne do kem punen qe kishin te afermit e mi,do bej edhe une para"........."Pse je demokrate" ? - "rrofte sali berisha"...apo edhe keta thone "do gjej nje pune te mire me PD-ne"
Kam shoqeri si me aktiviste te majte dhe te djathte,dhe kur i pyes se ku dallon politika e majte nga ajo e djathte,as qe ia kane idene !!!!
Se kur kane per t'ia pasur idene,pak optimiste jam......eshte e tmerrshme tek i sheh kur te rinjte ftohen ne debate televizive,dhe ne vend qe te mbrojne idete tyre,grinden e shahen duke mbrojtur ate cfare thote shefi,sepse partia eshte shefi,dhe te gjithe jane shembelltyra e shefit.

Se ku do shkojme;nuk e di!!! Une per vete nuk dua shkoj askund,dhe perderisa degjoj njerezit tek ankohen per politikane qe zgjodhen vete,s'me mbetet vetem te rri si spektatore duke pire nje kafe dhe cajin tim me biskote,se edhe po deshe te ngrihesh kunder nje sistemi te padrejte,nuk te mbeshtet njeri,se ne shqiptaret nuk e kemi kulturen e kerkimit te se drejtes,nuk te mbeshtesin as ata qe ankohen kundra sistemit,se kur vjen puna per te ngritur krye,te gjithe te lene vetem (pa perjashtim) e ne fund dukesh si nje Don Kishot qe ka dalur me shpaten e drejtesise ne dore kunder 'viganeve' qe vete populli i zgjedh,qe vete populli i mbron, qe vete populli i shan....
avatar
yasmin

278


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Kafkat politike shqiptare

Mesazh  Estilen prej 21.01.11 9:49

Videoja e shfaqur nė “Fiks Fare” pėr Ilir Metėn, ka edhe njė episod tė llojit “Ylli Pango”, domethėnė njė episod seksual, i cili nuk u shfaq as nė emisionin “Fiks Fare”...

Ilir Meta, nga Beteja e Sutjeskės, tek Beteja e Sutjenave: episodi “Pango” i pashfaqur e videos.



Videoregjistrimi i shfaqur nė “Fiks Fare” pėr Ilir Metėn, ka edhe njė episod tė llojit “Ylli Pango”, domethėnė njė episod seksual, i cili nuk u shfaq as nė emisionin “Fiks Fare”, as nė “Top Story”, kur u pretendua se videoregjistrimi u shfaq i plotė. Nė videoregjistrimin e plotė,Ilir Meta thotė pėr njė femėr, tė cilėn e ka emėruar diplomate: “I futa njė tė q''''”.

Pėr shkak tė rėndėsisė qė ka ēėshtja, lexuesi duhet tė mė mirėkuptojė kur nuk hezitoj qė ta sjell tė plotė shprehjen e Ilir Metės. Ylli Pango u largua nga posti i ministrit dhe nga politika edhe pse ai nuk arriti qė t’ ia “futė njė tė q''''” vajzės e cila i erdhi nė shtėpi.

Siē u duk qartė nė videoregjistrimin pėr Ylli Pangon ky i fundit kėrkonte ta bindte vajzėn qė ajo ta lejonte atė qė ta zhvishte, duke filluar qė nga mbėrtheckat.

Ilir Meta qartėsisht nuk vepron me kaq kortezi, siē e pohon vetė nė rastin nė fjalė. Kjo vjen nga ndryshimi nė formim mes Ylli Pangos dhe Ilir Metės. Ngjarja formative pėr sjelljen seksuale tė Ilir Metės ėshtė filmi i tij i parapėlqyer, “Beteja e Sutjeskės”, nga i cili Ilir Meta ka pėrftuar njė mėnyrė sjelljeje seksuale qė mund tė quhet si: Beteja e Sutjenave.

Episodi seksual nė videoregjistrimin nė fjalė ka tė bėjė me atė qė nė rastin e Ilir Metės mund tė quhet “Beteja e Sutjenave”, duke marrė shkas nga filmi i tij i parapėlqyer, qė ėshtė “Beteja e Sutjeskės”, njė film jugosllav i vitit 1964, ku tregohet lufta e partizanėve jugosllavė tė udhėhequr nga Tito, kundėr gjermanėve, nė zonėn malore tė Sutjeskės nė Bosnjė, nė 1943.

Ata qė e njohin nga afėr Ilir Metėn e dinė se kjo qė po them ėshtė e vėrtetė. Ilir Metės i pėlqen ta shikojė kėtė film sė paku njė herė nė muaj, madje kur ishte kryeministėr dhe zėvendėskryeministėr, i ftonte edhe diplomatėt e huaj qė ta shikojnė sė bashku.

Arsyeja pėr tė cilėn Ilir Meta e pėlqen kėtė film ėshtė se kėrkon tė krijojė pėrshtypjen se atij i pėlqen kauza shumėetnike nė kuadrin e sė cilės u bė lufta antifashiste e Titos. Ilir Meta e quan se i bėn nder tė madh atij qė e ka ftuar, kur ia shfaq kėtė film, pėr ta parė sė bashku.

Nga filmi “Beteja e Sutjeskės”, Ilir Meta ėshtė frymėzuar pėr tė bėrė Betejėn e Sutjenave me femrat tė cilat halli i ēon nė duart e tij. Ilir Metės nė filmin “Beteja e Sutjeskės” i ka bėrė shumė pėrshtypje se si partizanėt jugosllavė tė Titos, luftonin trup mė trup me ushtarėt gjermanė.

Partizanėt e Titos nė kėto pėrleshje kishin kujdes qė t’ u hiqnin sa mė parė gjermanėve granatat qė ata i mbanin nė gjoks. Njėjtė, edhe Ilir Meta, msymjen e tij ndaj femrave qė halli i ēonte nė duart e tij, e fillonte nga “granatat” e tyre, duke i ēliruar ato dhunshėm nga sutjenat. Kjo ėshtė versioni i Ilir Metės i Betejės sė Sutjeskės, qė mund tė quhet Beteja e Sutjenave.

Kėshtu qė mund tė imagjinohet se si ka shkuar ngjarja pėr tė cilėn Ilir Meta thotė nė videoregjistrim “I futa njė tė qime”. Ilir Meta i ėshtė hedhur femrės sė shkretė si partizanėt e Titos gjermanėve nė film, ia ka mbėrthyer me duar “granatat” nė gjoks, ia ka shqyer sutjenat dhe ka vazhduar me pjesėn tjetėr tė rrobave, pėr tė pėrfunduar betejėn me njė tepsi plot me ėmbėlsirėn e tij tė parapėlqyer, kadaifin.

Pasi ka lėshuar breshėri tė tėra zjarri me “mitralozin” e tij me municion tė markės Viagra, mbi viktimėn e tij.

E gjithė kjo histori nuk do tė duhej qė tė ishte treguar, pėr arsye etika, por ka vetėm njė rast kur etika thyhet dhe ky ėshtė rasti kur njė zyrtar i lartė abuzon me kompetencat e veta pėr tė kėnaqur epshet e veta seksuale, si dhe kur njė zonjushė pranon tė ofrojė trupin e saj pėr kėtė qėllim, pėr tė siguruar benefite nė poste shtetėrore nga kjo marrėdhėnie.

“Fiks fare” ka bėrė njė shkelje tė rėndė tė deontologjisė profesionale kur ia ka kursyer Ilir Metės, atė qė nuk ia kurseu Ylli Pangos. Ndoshta “Fiks Fare” ka menduar se me aq sa pėrmbante videoregjistrimi i Priftit, edhe pa episodin seksual, Ilir Meta qe i kompromentuar rėndė. Por nuk duhet qė tė jetė kėshtu. E vėrteta duhet rrėfyer e plotė, sipas shprehjes: The truth shall set You free! E vėrteta do t’ u bėjė tė lirė!

“Fiks fare” nuk mund tė qė justifikohet as me atė se nė rastin e videoregjistrimit tė Pangos bėhej fjalė pėr njė gazetare qė e kishte marrė pėrsipėr vullnetarisht rolin, ndėrsa nė rastin e videoregjistrimit tė Ilir Metės bėhej fjalė pėr njė femėr tė abuzuar, reputacioni i sė cilės duhej cenuar.

Por problemi ėshtė se kjo femra, tė cilėn “Fiks fare” e mbrojti e mori benefitin dhe vazhdon qė ta gėzojė edhe sot. Madje, sipas Kodit Penal ajo ėshtė pėrgjegjėse po aq sa Ilir Meta pėr korrupsion, madje aktiv, jo pasiv. Por kėtu nuk bėhet fjalė qė zonjusha tė dėnohet pėr kėtė gjė. Thjesht duhet qė publikut t’ i thuhet e vėrteta dhe zyrtarėve abuzues t’ u jepet njė mėsim i mirė.

Shumėkush mund tė ketė menduar se pas asaj qė ndodhi me Ylli Pangon, asnjė zyrtar i lartė nuk do tė guxonte mė qė tė abuzonte me postin e vet, pėr tė siguruar favore seksuale. Por videoregjistrimi i fundit i Ilir Metės, nėse shihet i plotė, tregon se kjo nuk ėshtė e vėrtetė.

Me sa duket zyrtarėt e lartė kanė kujtesė tė shkurtėr pėr kėto gjėra. Natyrisht se tė gjithė zyrtarėt e lartė qė kanė abuzuar me kompetencat e tyre pėr tė siguruar favore seksuale, u shokuan kur panė videoregjistrimin pėr Pangon dhe nė trupin e mbuluar me djersė tė ftohta u kaluan tė rrėnqethura, duke shkuar nėpėr mendje episodet nga jeta e tyre seksuale tė cilat mund tė bėheshin shkak qė tė pėsonin fatin e Pangos.

Pėr disa ditė mbase ky tmerr u bė shkak qė kėta “Romeo” tė zyrave tė mos arrinin dot nė ereksion para trupit tė zhveshur tė “Zhulietave” tė tyre. Por shpejt ky bllokim u kapėrcye dhe gjėrat ecėn si mė parė, aq sa njė vit pasi njė ministėr u dogj nga shfaqja e njė skandali seksual tė tij, zėvendėskryeministri guxonte tė shprehej me krenari se i futi njė tė qime njė femre qė kėrkonte prej tij njė vend tė privilegjuar pune. Efekti i tmerrit “Pango”, qartėsisht kishte kaluar pėr zėvendėskryeministrin.

Por “Romeo Pango” vazhdon tė jetė ende nė mėnyrė jomeritore celebrity i politikės dhe administratės shqiptare sa i pėrket perversitetit, kur nė fakt tashmė kėtė vend ishte dashur qė t’ ia kishte zėnė “Romeo Meta”. Ylli Pango ka tė drejtė qė tė ankohet se “Fiks Fare” nuk bėn fare fair play.

Ilir Meta nuk duhej qė tė mbetej i pandėshkuar pėr Betejėn e Sutjenave qė rrėfeu krenarisht nė bisedėn e regjistruar me Dritan Priftin. Dy “granatat” qė Ilir Meta kapi nė gjoksin e viktimės sė tij, me trimėrinė e frymėzuar nga partizanėt e Titos, ishte dashur qė t’ i shpėrthenin nė dorė dhe ta pėrlyenin fytyrėn e tij, jo me gjak si tė atyre qė u shpėrthenin granatat nė Sutjeskė, por me lėngun e Betejės sė Sutjenave tė tij, me s''''''''' e derdhur zyrave tė shtetit.

Se ėshtė shumė i gjatė numri i femrave tė abuzuara prej tij, qė nė kohėn kur ishte pėr herė tė parė zėvendėskryeministėr, nė vitet 1998-1999, mė pas kryeministėr, nė vitet 1999-2002, e mė pas pėrsėri zėvendėskryeministėr nė vitet 2002-2003 dhe 2009-2011.

Ilir Meta e kishte zakon qė tė thoshte se ai ishte si bajlozi i legjendės, i cili kėrkonte njė vajzė dhe njė dash tė pjekur nė ditė, dhe se nuk kishte njė “Gjergj Elez Alia” qė ta mposhtte atė. Me “Gjergj Elez Alia” nė kohė tė ndryshme ka pasur parasysh Sali Berishėn, Fatos Nanon, Edi Ramėn. Shumė femra tė abuzuara seksualisht prej Ilir Metės do tė kėnaqeshin nėse do tė shihnin diskreditimin e tij edhe pėr abuzime seksuale nė videoregjistrimin e shfaqur sė fundi.

Ilir Meta, pėr abuzimet seksuale qė ka bėrė me femrat tė cilat halli i ēoi nė duart e tij, e meriton qė t’ ia hipėsh sipėr ponin (kalin) qė solli nga Beogradi, qė t’ i bėjė atij atė qė ai u ka bėrė kėtyre femrave tė mjera. Por, nė mungesė tė kėsaj duhej shfaqur episodi seksual i videoregjistrimit, qė Ilir Metės t’ i bėhej fytyra sikur t’ i kishte hipur kali serb tė cilin ia bėri dhuratė Tadiēi.

Ilir Meta, njeriu tė cilin deri nė moshėn nėntė vjeē e fusnin deri nė mes, nė njė fuēi me pleh, pėr t’ ju drejtuar kėmbėt, tė cilat nuk i janė drejtuar mirė as sot, tashmė ka rėnė me kokė poshtė nė fuēinė e plehut dhe tund kėmbėt lart.

Tani ai po bėn pėrpjekje qė tė dalė nga fuēia dhe pėr tė pastruar fytyrėn e ndotur. Mosshfaqja e episodit seksual tė videoregjistrimit, do tė thotė qė ta ndihmosh Ilir Metėn pėr kėtė gjė. Ėshtė e domosdoshme qė shqiptarėve dhe krejt botės t’ u tregohet krejt “plehu” me tė cilin ėshtė pėrlyer fytyra e tij.

Njeriu i cili e mbante veten pėr “Kazanovėn” e politikės shqiptare, ishte nė fakt njė pėrdhunues qė pėrdorte si armė pėr t’ i detyruar femrat qė t’ i nėnshtroheshin, kompetencat e veta zyrtare. Njeriu i cili kishte si slogan politik atė “Koha pėr veprim”, na shfaqet nė pjesėn e pashfaqur tė videoregjistrimit, si njeri qė kėtė slogan e kuptonte si: koha pėr pėrdhunim.

Kastriot Myftaraj/Gazeta Sot

Estilen

976


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Kafkat politike shqiptare

Mesazh  yasmin prej 21.01.11 12:37

A ka mundesi qe ky komenti i fundit i postuar nga estilen dhe qe ka autor K.M ose te reduktohet ose te fshihet,sepse ka nje lloj fjalori tejet te nevritshem. Kur me duket mua i neveritshem qe jam ne moshe madhore,lere pastaj te miturve qe frekuentojne forumin. Ky nuk eshte forum per te bere zedhensin e atyre qe perdorin fjalorin jashte cdo etike te komunimit.

Nese postuesi ka dashur te na transmetoje ndonje gje me kete postim,le te kishte bere disa modifikime para se ta postonte. Kete fjalorin qe keni perdorur,tregojuani atyre qe jeni mesuar te ua tregoni....mua me duket shume i rendomte dhe i paparanueshem ne nje forum serioz si ky!!
avatar
yasmin

278


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Kafkat politike shqiptare

Mesazh  Estilen prej 21.01.11 13:27

yasmin shkruajti:A ka mundesi qe ky komenti i fundit i postuar nga estilen dhe qe ka autor K.M ose te reduktohet ose te fshihet,sepse ka nje lloj fjalori tejet te nevritshem. Kur me duket mua i neveritshem qe jam ne moshe madhore,lere pastaj te miturve qe frekuentojne forumin. Ky nuk eshte forum per te bere zedhensin e atyre qe perdorin fjalorin jashte cdo etike te komunimit.

Nese postuesi ka dashur te na transmetoje ndonje gje me kete postim,le te kishte bere disa modifikime para se ta postonte. Kete fjalorin qe keni perdorur,tregojuani atyre qe jeni mesuar te ua tregoni....mua me duket shume i rendomte dhe i paparanueshem ne nje forum serioz si ky!!

Tema ''Kafka Politike Shqiptare''preferohet te lexohet nga ata qe kane zemer,kurse te tjeret qe jane minorene le te shkojne te hapin abetaren se do te kene kohe edhe per politike...

Me qe ti Yasmine pretendon se je e madhe,ateher s'ka pse te ''rrenqethet'' trupi kur lexon e meson te verteten se si behet lufta poltike ne kete vend Europian,dhe meqense e ke kerkuar se kush eshte qellimi i ketiij artikulli qe e kam postuar ketu,atehere mesoje....

Sali Berisha...., kete fare burri me emrin Kastriot Myftaraj e ka ''pushken e tij qorre'' me te cilet godet edhe ata me te cilet gjoja ben aleanca te hapura,ose godet te gjithe ata qe nuk jane ne llogore me Saliun..

Iliri ju desh Saliut vetem per aq kohe qe ai prodhonte 'mjalte',tashti qe mjalti i tij mori ''ere'',ai terthorazi te godet brinje me brinje,deri sa ta degdise ne dyert burgjeve.Por ama kete Sali Berisha se ben dot direkt,sepse i duhet akoma qypi i mjasltit i L.S.I.,me tre mandatet qe ka kjo parti per te mbajtur ne kembe germadhen qeveri...

Lexoi sqarimet qe kam bere per Kasstriot Myftarajin tek tema Kurani si liber tregetie a dicka e tille. Ai ka sulmuar hapur Ismail Kadaren,Bamir Topin,Edi Ramen Genc Pollon e shum e shume personalitete qe o me pare ose edhe tashti jane kundershtare te kryeministrit.

Pra lexoni sa sa te paskrupullt jane politikanet shqiptare dhe mendoni per nje cast te vetem se c'fare mund te bejne ata per ne popullin e thjeshte.

E sa per fjalorin e ulet qe perdoret ne artikull,nuk eshte faji dhe kultura ime,por i politikes qe ne e ushqejme perdite me taksat tona,me djersen e gjakun tone.

Estilen

976


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Kafkat politike shqiptare

Mesazh  yasmin prej 21.01.11 13:49

Se si behet politika,nuk kam mbetur te ma tregojne njerez qe jane te njeanshem politikisht,dhe ta them hapur, qe kete e kam per ty....
Sepse, se si behet "politika" ne vendin tim e di mire edhe une,se edhe une jam pjese e atij populli qe e peson ne shpinen e vet,por ama nuk kam nevoje t'u referohem shkrimeve te KM e kompany,aq me teper te perdoror fajlor te rendomte ne komente.

Nese do te ma tregosh se si behet politika,me pare mesoje vete, duke dhene mendimet e tua personale dhe jo duke u marre me k.mytarajn. Per me teper ,mundohu te tregohesh sado pak i paanshem,sepse une edhe pse ne ide jam e djathte dhe do vdes e djathte,nuk mora anen e askujt dhe s'kam per ta marre,por do them lirisht gjithmone ate qe shoh duke u munduar sa me shume t'i shmangem subjektivizmave....dhe me neutarlitet ,pa pretenduar t'ua mesoj te tjereve se cfare eshte politika!
avatar
yasmin

278


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Kafkat politike shqiptare

Mesazh  yasmin prej 21.01.11 17:28

Besoj se e dini,qe perandori me idiot dhe me i cmendur qe ka pasur ndonjehere Perandoria Romake Neroni,ishte poet dhe kur i humbte frymezimi i vinte flaken Romes dhe nderkohe qe Roma digjej,ky idioti dilte ne shesh duke marre frymezim nga flaket e romes per te shkruar poezine e tij.

Keshtu po ben edhe kryetari i opozites ne Republiken e Shqiperise; i ve flaken Tiranes me ane te ushtrise vandale te tij ,per te marre frymezim per pikturat e tij te felliqura....

Nje keshille kam per shqiptaret e Kosoves,Maqedonise,e Malit te zi: kurre mos imitoni ate qe po bejne sot "shqiptaret" ne zemren e shtetit te tyre,kurre mos na imitoni ne "shqiptaret" e Republikes se Shqiperise ,se sot e treguam shume mire qe nuk jemi shqiptare por nje popull barbar....
Bejme patriotin kur serbi na dogji ne stadium flamurin tone,ndersa ne sot i fusim flaken kryeqytetit tone!!! Vetem shqiptare dhe njerez nuk munde te jene ata qe ndjekin urdherat e nje bohemi francez, qe shpallet si politikan me emrin E.Rama!!!
avatar
yasmin

278


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Kafkat politike shqiptare

Mesazh  Estilen prej 21.01.11 18:04

Terror nė Tiranė, policia rreh gazetarė dhe kalimtarė nė bulevard.....3 protestues te vdekur nga regjimi i fundit diktatorial ne Europe....Germadha shtet po shembet duke marrur jete njerzish.Nje vidio shokuese ku shihet qarte se si vritet nje demonstrues i pafajshem nga brenda godines se kryeministrise



Edituar pėr herė tė fundit nga estilen nė 21.01.11 22:10, edituar 1 herė gjithsej

Estilen

976


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Kafkat politike shqiptare

Mesazh  Fikrro prej 21.01.11 18:08

Ajo qe pash para ca oreve ne TV qe e tmerrshme,mua nuk me takon te flas per keto gjera por shpresoj qe gjendja ne Shqiperi te permiresohet...mu rrenqeth trupi kur shikoja gjith ato trazira.

Shpresoj qe te mos ndodhin me dhe le te kuptojm te gjithe qe me dhune njeriu nuk arrin te beje asgje.
avatar
Fikrro

658


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Kafkat politike shqiptare

Mesazh  yasmin prej 21.01.11 18:21

Si duket t'i paske dhene lamjet kryetari i opozites,apo kastriot mytaraj....te pakten mos keq informo publikun....

Policia shtetit eshte treguar mjaft toelerante sot,me ata vandale,kete e kane thene si mediat shqiptare dhe ato te huaja. Ai qe ngazellen nga gezimi i jeteve te marra dhe tymit te Tiranes,eshte vete kryetari i qenerve qe i shkojne prapa...

A nuk jane djem nenash edhe policet ne krye te detyres dhe qe perfunduan ne spital,per shkak te marrezise se politikaneve,po sikur te ishe ti vete polic aty,po sikur te ishte nje i afermi yt apo nje femije i yti polic ne krye te detyres ne perballje me keta vandale anti-shqiptar,cfare do te thoje??? Apo ty te pelqen te tregosh vetem baracaleta me police???

Si nuk te vjen turp nga vetja te flasesh per germalla shteti te rena nga vandalizmat??
Epo nisu edhe ti pra,bashke me ato politikane qe mbron dhe rrenoni shtetin te cilin te tjeret derdhen gjakun per ta themeluar...
Nuk po zgjatem me se nuk ia vlen te merrem,shko e merru ne mbrojtje te atyre qe i vene flaken sot vendit,,ose shko merru me shkrimet e k.mytarajt apo mbertheckat qe zberthen ilir meta...
avatar
yasmin

278


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Kafkat politike shqiptare

Mesazh  yasmin prej 21.01.11 18:24

Te falenderoj fikrro per keqardhjen tende sepse tani e pashe,por ndersa ty te t'u renqeth trupi,mua po me luan mendja...
avatar
yasmin

278


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Kafkat politike shqiptare

Mesazh  Estilen prej 21.01.11 18:38

yasmin shkruajti:Si duket t'i paske dhene lamjet kryetari i opozites,apo kastriot mytaraj....te pakten mos keq informo publikun....

Me vjen keq qe po shprehem keshtu, por per here te fundit po te paralajmeroi Yasmina,qe here tjeter mos u merrr me personin tim ne forum,ndryshe je e detyruar qe te durosh edhe ''anen e erret'' te personit tim.....Te lutem anashkalo komentet e mia.

Estilen

976


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Kafkat politike shqiptare

Mesazh  yasmin prej 21.01.11 18:59

EPse tregove ane te ndritur sot,kur genjeve paturpesisht mbi ate qe po ndodh ne Tirane?? Po sigurisht,admiruesit e te cmendurit rama,vetem paralajmerime dine te japin,se argumente nuk kane....nderkohe qe ti fyen forcat e rendit publik,dhe perkrah politikanet tuaj te preferuar qe i vune flaken sot kryqytetit dhe sollen viktima,dhe mbushen spitalin me police te plagosur,mua nuk me behet vone per paralajmerimet e tua ordinere..


Edituar pėr herė tė fundit nga yasmin nė 25.01.11 20:56, edituar 1 herė gjithsej
avatar
yasmin

278


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Kafkat politike shqiptare

Mesazh  Fikrro prej 21.01.11 21:16

Yasmin ke kujdes te lutem ne fjalor dhe nese ke diēka personale me dike mos te te jehoj ne teme per ate jane mesazhet private.

Po e riperseris komentet qe nuk kane te bejne me temen ose jane ofenduese per tjetrin fshihen.

Faleminderit per mirekuptim.
avatar
Fikrro

658


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Kafkat politike shqiptare

Mesazh  Fikrro prej 21.01.11 21:44

2 Pac mesazhi eshte fshire,ju lutem mos ofendoni te tjeret,e di qe po kalojme ne nje gjendje te veshtire por keni kujdes ne fjalor.
avatar
Fikrro

658


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Kafkat politike shqiptare

Mesazh  yasmin prej 21.01.11 22:37

O Fikrro te flm per paralajmerimin,por vihu pak ne vendin tim.. Me vlon shpirti tek shoh se si perdoret populli per te arritur interesat meskine te politikaneve skizofrene;shqiptari kunder shqiptarit(se shqiptare jane edhe policet qe mbrojne intitucionet kushtetuese dhe qe u sulmuan barabarisht kot se koti) U vrane tre vete sot,dhe per cfare? Per edi ramen,per interesa te ndyra politike. Ishim ne, qe me voten e lire zgjodhem qeverine, dhe kjo qeveri perfaqeson vullnetin e shumices se shqiptareve,dhe pjesa tjeter nuk ka asnje te drejte te sulmoje barbarisht me grusht shteti ate qe vete zgjodhem ne!

Me vlon shpirti akoma, kur nje anetar genju mbi ate qe ndodhi sot,vetem per shkak te preferencave te tia politike dhe me kercenon me paralajmerime. Si do te veproje ti Fikrro ne vendin tim? Ne sapo morem vizat,dhe sulemi kundra vetes si bisha vetem per interesat e politikaneve te degjeneruar...si do te dukej ty ne vendin tim kjo???
Ju kosovaret qe enderroni bashkimin kombetar me ne,me keta shqiptare qe i vene flaken kryeqytetit te tyre per te rrezuar ilegalisht, institucionet shteterore,doni ju te bashkoheni???
avatar
yasmin

278


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Kafkat politike shqiptare

Mesazh  Estilen prej 22.01.11 11:37

Jon shkruajti:Kafkat politike shqiptare

Realiteti ku jetojne shqiptaret



Pushteti sot nė Shqipėri sundohet nga njė pakicė e korruptuar. Bosėt e rinj tė parasė ndihen kėrcėnueshėm, duke kaluar nga njė karrige tek tjetra, pa u hyrė gjemb nė kėmbė.

Kėta pėrfaqėsues tipikė mafiozė nuk mund tė jenė kurrėsesi produkt i institucioneve shqiptare, por “rastėsia” ramiziste i nxori nė krye tė turmave, atėhere kur ėshtė dashur tė ndodhte ndryshe.

Sot ata janė kapur me thonj pas karrigeve tė pushtetit deri nė marrėzi. “Boshllėku” shpirtėror qė i karakterizon kėto monstra tė periudhės djeshme e tė sotme, duke justifikuar me paturpėsi revanshin e tyre tė pandalshėm, vazhdojnė tė dhunojnė gjithēka nė jetėn social politike tė shqiptarėve.

Njė e vėrtetė e hidhur: pėrveē kulturės dhe emancipimit shoqėror tė munguar, tė cilat nuk ua lanė dot paraardhėsit e tyre, pasi edhe ata nuk kishin ku ta gjenin, po dhunojnė me injorancė sistemin shoqėror tė rilindur nė Shqipėri.

Ky, me sa duket nuk ėshtė caku i fundit i pėrversitetit social – psikologjik dhe politik, rrjedhojė e atij pėrversiteti bizantin tė ngjizur nė varfėrinė e jetės vulgare qė kanė bėrė nė tė shkuarėn e largėt, tė frikės sė dikurėshme prej normave staliniste tė saj.

Ndokush mund tė ketė provuar edhe “thesin nė kokė” dhe mė pas, njė grusht parash. Kjo situatė e mbarsur me agresivitet dhe dinakėri tė sofistikuar, po tenton tė ndikojė negativisht tek rinia jonė, e cila me dhunė e diktat po detyrohet tė orientohet drejt konceptit tė maksimizimit tė jetės, tė marri maksimumin prej saj nė njė kohė sa mė tė shkurtėr, kur kėto mundėsi nuk janė, pra, me pak mundim.

Kjo filozofi e mbrapshtė antikombėtare po i kundėrvihet nė ēdo hap filozofisė sė jetės sonė, duke e kėrcėnuar ēdo ditė atė me rrezikun e determinizmit tė saj nė tė gjitha qelizat e shoqėrisė.

Duke ndjekur rrugėn e pėrēarjes, hakmarrjes, dhunimit tė vlerave kombėtare, nė kėto 20 vjet kjo falangė separatistėsh politikė pothuajse ja kanė dalė tė atrofizojnė idealizmin e natyrshėm tek tė gjitha shtresat e shoqėrisė. Ndihet kėrcėnues pesimizmi nė angazhimin e brezit tė ri pėr ta bėrė Shqipėrinė, duke e injoruar atė dhe duke i hequr dėshirėn pėr t’u kthyer nė promotorė tė politikave tė zhvillimit tė jetės shqiptare.

Kjo situatė ka gjetur mbėshtetjen tek faktori ndėrkombėtar, i cili qėllimshėm bėn sehir ndaj krizave politike nė vend dhe i ushqen ato, duke goditur nėpėrmjet kėtyre “rrypave tė trasmesionit” ēėshtjen kombėtare, veēanėrisht idealizmin shqiptar.

Pasojat e kėtij fenomeni diskriminues e vrasės kanė bėrė dhe po vazhdojnė ta bėjnė rėndom problem Shqipėrinė dhe shqiptarėt nė opinionin ndėrkombėtar, duke e vendosur nė fund tė listave pėr ēėshtje tė ndryshme integrale, mbi baėn e “ leksioneve” mbi demokracinė dhe mėsime qesharake deri “si milet lopa”.

Ata na mbėshtetėn pa dėshirė nė antarėsimin nė NATO, pėr shkak tė gjeostrategjisė dhe interesave afatgjata amerikane nė rajon, duke ruajtur kombinacionet e tyre politike.

Mė e keqja ėshtė se kjo klasė politike e degraduar ka shkuar mė larg se sa mendohet. Me lider tipik, ata nuk dėshirojnė ta kuptojnė dhe tė pranojnė, se tė gjitha tė kėqiat vijnė nga “kolona e pestė” qė vepron brenda politikės nė shėrbimin tradicional tė UDB-sė dhe tė ASFALI-sė, tė cilėt kanė punuar nė kėto 20 vjet pėr ta dematerializuar, pėr ta shpėrbėrė deri nė materie Kombin Shqiptar.

Vėreni, duke i rreshtuar ngjarjet nė kompleks.

Djegiet, vrasjet, shkatėrrrimet dhe situata kaotike nė vitet 90-92, vrasjet nė postėn kufitare tė Peshkėpisė nė vitin 1994, grabitja e parave nė firmat piramidale, vrasja e jugut tė Shqipėrisė nė 97-tėn, grushti i shtetit nė 98-tėn, hapja e dyerve pa kriter tė kapitalit grek nė dy mandatet socialiste, mbytja e veriut tė Shqipėrisė, shkatėrrimi i elementėve tė Sigurisė Kombėtare,blerjet dhe shitjet e energjisė nga Serbia nė tė njėjtėn kohė qė digat mbysin Shkodrėn, dhurimi i hapėsirave ujore territoriale shtetit grek, keqtrajtimi i pasurive kombėtare, regjistrimi etniko fetar pėr ta bėrė Shqipėrinė artificialisht njė shtet “multietnik” me efekte prapavepruese, drejt autonomisė sė “vorioepirit” dhe pjesmarrjes nė pushtetin qėndror, njohja e Maqedonisė pa kushte kur brenda saj jetojnė mbi 1 milion shqiptarė tė diskriminuar, blerja e aseteve tė ekonomisė shqiptare nga Fazlliēėt & CO, lėshimet e turpshme me varreza e memorial kockash, vjedhje votash e mashtrim elektoral, ngacmime pėr tė hedhur nė erė tolerancėn fetare tek shqiptarėt, degdisja e trurit jashtė duke lėnė vetėm kafkėn politike, pra tė gjitha kėto veprimet dhe mjaft tė tjera nė hije e kulisa tė ndyra politike, bėhen duke mos dhėnė kurrė llogari, tė gjitha bėhen pėr tė sulmuar deri nė shfarosje vlerat e identitetit tonė kombėtar.

Politikat preferenciale tė “njėsh-it” nė ēdo rast dalin pa kokėēarje mbi politikat standardive, duke dhunuar interesat kombėtare, pa i dhėnė llogari askujt.

Dr. S.Abazi

Qe para 9 muajsh ky artikull i Dr Sulejman Abazit i postuar nga Jon, ka qene nje paralajmerim ogurzi per politiken e mbrapesht te ''NJESHIT''te sotem,ku dhe gjaku i pafajshem nuk ja qetesoi shpirtin,por si nje vampire, kercenoi per gjakderdhje te reja...



Estilen

976


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Kafkat politike shqiptare

Mesazh  yasmin prej 22.01.11 14:14

...........


Edituar pėr herė tė fundit nga yasmin nė 25.01.11 20:45, edituar 1 herė gjithsej
avatar
yasmin

278


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Faqja 1 e 3 1, 2, 3  Next

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi