GOBI - Shkretetira misterioze

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

GOBI - Shkretetira misterioze

Mesazh  Estilen prej 06.04.10 21:41

Perėnditė e Detit tė Gobit

GOBI, ku ēojnė qindra tunelet e nėndheshėm?




Shkretėtira e Gobit ėshtė hapėsira e dytė mė e thatė e planetit, pas Saharasė. Shkretėtira mė e madhe aziatike shtrihet mes territoreve tė Kinės dhe Mongolisė, duke zėnė njė hapėsirė tė madhe sa Evropa Perėndimore.

Njė det i vėrtetė rėre… Mėkat qė legjendat shumė tė lashta dhe zbulimet e fosileve na rrėfejnė njė histori tė ndryshme nga ajo qė shfaqet nė udhėzuesit e arkeologjisė. Po, sepse nė tė vėrtetė, mijėra e mijėra vjet mė parė, Gobi ishte njė det, madje njė oqean i brendshėm mė i madh se Mesdheu.

Mes viteve 1920 dhe 1930, dolėn nė dritė, prej paleontologėve amerikanė disa eshtra tė kafshėve mastodontike si dhe disa vezė fosile, por zbulimi mė sensacional ishte me siguri ai i arkeologut rus, Pyotr Kuzmich Koslov.

Gjatė disa gėrmimeve arkeologjikė nė qytetin Khara Khoto, profesori gjeti njė varr shumė tė lashtė ndoshta 18 mijė vjeēar. Mbi mure ishin tė skalitur ēifti i sovranėve tė varrosur si dhe njė simbol shumė interesant i formuar nga njė rreth i ndarė nė katėr pjesė dhe me germėn greke M, ose Mu.

Ky qytet, sipas kolonelit britanik James Churchward, ishte nė realitet mitiku Uighur, njė koloni shumė e rėndėsishme e kontinentit tė zhdukur tė Mu-ve.

Ky kontinent shumė i madh pėrfshinte shumė prej ishujve tė sotėm tė Oqeanit Paqėsor, mes tė cilėve ishujt Fixhi, Marianė, Ponape, Tonga, Karolinė deri tek ishulli i Pashkėve, siē dėshmojnė rrėnojat e ndryshme megalitike qė janė gjendur nė thuajse tė gjithė ishujt e Paqėsorit.

Kėto rrėnoja kanė mes tyre ngjashmėri mbresėlėnėse; kjo tė bėn tė mendosh se njė herė e njė kohė ato ishin pjesė e njė toka tė madhe unike, tashmė tė zhdukur, dhe se ato qė mbeten sot nuk janė gjė tjetėr veēse majat mė tė larta tė maleve qė u pėrmbytėn nga uji.




Pėrveē legjendave, edhe rrėfimet e kinezėve tregojnė pėr njė epokė shumė tė largėt nė tė cilėn nė kėtė zonė, aty ku sot ėshtė shkretėtira, shtrihej Deti i Gobit nė tė cilin ndodhej njė ishull i banuar “nga njerėz tė bardhė, me flokė tė verdhė dhe sy tė kaltėr”.

Edhe mė i habitshėm ėshtė fakti qė sipas kėtyre rrėfenjave, ky popull antik erdhi nga qielli, zbriti nga i madhi “Yll i Bardhė”, emri qė indianėt dhe tibetianėt e lashtė i vinin planetit Venus, dhe u kishin sjellė banorėve tė vendit dije shumė tė mėdha, dhe pėrpara kėtyre banorėve tė Mu.

Nė kėtė ishull qė ndodhej nė Detin e Gobit, populli i lashtė i yjeve u vendos dhe ngriti njė fortesė si dhe njė qytet qė lidheshin me tokėn kontinentale pėrmes galerive nėnujore.

Mund tė tingėllojė si fantashkencė, po tė mos ishte pėr disa harta qiellore qė janė gjetur nė shpellat e Bohistanit, nė tė cilat shfaqet qielli i afro 13 mijė viteve mė parė, bashkė me disa linja misterioze qė lidhnin Tokėn me planetin Venus.

Nė tė vėrtetė, koloneli anglez kish tė drejtė, poshtė shtresės sė qytetit ė zbuluar nga eksploruesi rus, ekzistonte njė tjetėr edhe mė antik: bėhej fjalė pėr qytetin e Uighur, qė sipas Churchward ishte i lashtė tė paktėn 15-19 mijė vjet! Dhe kėtu gjendej ndoshta kryeqyteti i mbretėrisė fantastike tė priftit Gianni nė vitin 200.

Nga galeritė qė dilnin prej ishullit dhe shkonin nė tokėn kontinentale janė gjetur hyrje tė ndryshme, ashtu si ka ndodhur nė tė gjithė botėn, tė zbuluara nga speleologė; megjithatė, ato janė eksploruar vetėm pjesėrisht pėr shkak tė shembjeve qė kanė penguar kėrkimet.

Nė disa prej kėtyre galerive janė zbuluar objekte qeramike dhe qelqi, ku secila pėrmbanin nga njė pikė mėrkur. Disa objekte tė ngjashme janė gjetur edhe nė varret e zbuluar nė Uzbekistan.

Sipas shkrimeve tė lashtė indianė, ky metal i lėngėt shėrbente si ndezės pėr mitiket Vimana, makinat e lashta fluturuese qė pėrshkruhen nė tekstet e Ramayanas sė Mahabharatas dhe qė mendohet se edhe sot e kėsaj dite ndodhen nė shpellat e mbretėrisė sė nėndheshme tė Aghartit. Nė fakt kėtu, po ky tekst i lashtė indian thotė:
“… me zhurmėn e madhe tė zbritjes nga lartėsi shumė tė mėdha… u shfaq karroca e Bijve tė Zjarrit… tė Zotėrinjve qė erdhėn nga Ylli i Shndritshėm. Ajo u ndal mbi Ishullin e bardhė tė Detit tė Gobit…”

Nė vitin 1978, gjatė gėrmimeve arkeologjikė nė zonėn e shkretėtirės kineze tė Takla Makan, pikėrisht nė zonėn e Uighurit, u nxorėn nė dritė mijėra mumie tė ruajtura nė mėnyrė tė pėrsosur falė klimės sė thatė tė shkretėtirės qė u ka lejuar kufomave njė mumifikim natyror.

Ato janė afro 4 mijė vjeēare, por ajo qė e bėn trazues gjetjen e kėtyre trupave, janė tiparet fizike. Nė fakt, tė gjithė mumiet kishin tipare perėndimore: lėkurė e bardhė dhe flokė biondė, ose tė kuq! Gjatėsia e tyre varion nga 1.70 nė 1.80 metra dhe disa kanė mjekėr.

Nė momentin kur u gjetėn, mumiet ishin tė veshura me veshje tė mėndafshta, ēizme ose kėpucė nė kėmbė dhe me gėrsheta tė ngjashėm me ato qė mbanin dikur popujt keltė.

Sipas arkeologėve, kėto popullsi kishin emigruar nga Evropa apo nga zonat e Kaukazit, kishin udhėtuar pėrmes Azisė drejt Lindjes dhe ishin vendosur nė shkretėtirėn e Gobit.

Mėkat qė shkrimet e lashtė tibetianė dhe indianė rrėfejnė tė kundėrtėn; rrėfejnė pėr popuj tė zhvilluar qė kishin ardhur, sipas rrėfenjave, nga yjet dhe u vendosėn nė kėtė ishull qė ndodhej aty ku nė kohėra tė largėta kish pasur njė det tė madh.

Njė zbulim tjetėr i jashtėzakonshėm mumiesh qė ndodhi nė vitin 2005 nė Xiaohe, nė pjesėn perėndimore tė liqenit Lop Nor, zbuloi ekzistencėn e njė kodrine me kolona tė ēuditshme sipėr varreve.

Nga 300 tė varrosurit, kufomat e mė shumė se 100 prej tyre ishin nė kushte tė pėrsosura: hapja e arkivoleve qė kishin formėn shumė tė ēuditshme tė varkės nga ana e shkencėtarėve tė Akademisė Kineze tė Shkencave Sociale, zbuloi trupa burrash, fėmijėsh dhe grash tė ruajtura pėrsosmėrish, madje edhe mė mirė se sa mumiet egjiptiane: tiparet perėndimorė dhe mollėzat tipike tė racės kaukaziane, bashkė me flokėt e verdhė nuk ishin mė trazues se sa fakti qė lėkura e tė gjithė mumieve ishte e mbuluar me njė cipė ngjyrė e ēelėt e ngjashme me lėngun qumėshtor, ndoshta me qėllimin pėr ta ruajtur nga kalbėzimi (por pema e gomės, prej nga merret lėngu qumėshtor e ka origjinėn nė Amerikėn e Jugut dhe nuk kuptohet se si mund tė jetė pėrdorur nga popujt e Gobit, veē nėse klima ka qenė e njėjtė ose nėse ka pasur shkėmbime tregtare).

Analiza me karbon 14 tregoi se mumiet i pėrkasin vitit 1800 para Krishtit. Nė fakt, deri disa shekuj mė parė, siē tregojnė edhe fotografitė e satelitit Landsat, ekzistonin xhepa uji dhe lumenj, njė ekosistem i lagėsht i pasur me faunė edhe gjigande, qė rritej falė rezervave tė bollshme hidrike e qė sot janė tė nėndheshme apo qė janė tharė.

E gjithė kjo tokė magjike, por edhe mistike ėshtė e mbushur me rrėfenja e legjenda, si ajo e gjeneralit legjendar Ban Chao qė “mund tė ecte nė qiell dhe tė lėshonte rrufe tė gjelbra” dhe qė ėshtė varrosur “pranė Njeriut tė Nefritit” nė shkretėtirėn Takla Makan, njė prej shkretėtirave mė misterioze dhe tė mbushura me legjenda, ku banorėt thoshin se aty zbrisnin “demonėt e qiejve”.

Ky popull antik mendohet tė ketė udhėtuar mė pas dhe tė ketė udhėzuar pjesėn tjetėr tė botės, duke ngritur fshatra e qytete nė Evropė dhe nė tė gjithė botėn. Pra, nuk kishte arsye tė vendoseshin mu nė mes tė njė shkretėtire ndėr mė jomikpritėset e planetit; gjetja e galerive dhe rrėnojave tė qyteteve shumė tė lashtė i jep tė drejtė hipotezės qė kėtu, nė njė kohė tė largėt, klima dhe territori ishin tėrėsisht tė ndryshme nga sa duken sot.

Pėr tė mos folur pastaj, siē konfirmojnė dokumentet antikė, por edhe dėshmia e rrėfenjave tibetiane, tė dijeve tė lartėsuara tė sjella me vete tek popujt e kontinenteve sot tė zhdukur tė Mu dhe Atlantidės, qė mė pas kėta tė fundit ua kanė pėrcjellė etnive tė tjera tė botės.

Mendoni pėr zbulimin e pėrpunimit tė metaleve, apo dijet pėr teknologji tė panjohura si rrota dhe karroja. Vetėm kjo mund tė shpjegojė ngjashmėrinė e monumenteve, tė gjuhėve dhe tė vendeve mes popujve tė ndryshėm tė Tokės.

Prejardhja e kėsaj race misterioze, qė sipas shkrimeve tė lashtė vinte nga planeti Venus, na kujtojnė dijet e Majave qė sollėn dije dhe njohuri tė pėrfaqėsuara nė Kafkėn e Kristaltė qė u gjet nė Belizė nė vitin 1927 nga Anne Mitchell-Hedges.

Apo mbretin legjendar Inkas Viracoccha, i cili edhe ai kujtohej prej Inkasve si Perėndia me lėkurė tė bardhė dhe me mjekėr tė kuqe, i skalitur nė mitiken Portė e Diellit nė brigjet e liqenit Titikaka nė Bolivi.

Imazhe tė perėndive tė bardhė me mjekėr dhe flokė ngjyrė tė hapur mund tė gjenden edhe nė Ishullin e Pashkėve. Pikėrisht kėtu, nė vitin 1774, njė natyralist me emrin Georg Foister e pėrshkroi si njė tokė djerrė, pa vegjetim dhe e shkatėrruar prej shpėrthimeve vullkanikė.

Nė kėtė ishull, studiuesi bėri takimin me popullsinė indigjene dhe u habit kur gjeti se disa prej tyre ishin me lėkurė tė bardhė dhe flokė tė kuq. Natyrisht qė kėta ishin pasardhės tė atij populli antik tė evoluar, imazhet e tė cilit gjenden nė shkėmbinjtė e ishullit dhe qė mijėra vite mė parė solli dije dhe njohuri nė popujt e tokave polineziane.

Edhe kėtu gjenden galeri misterioze gjigande nėntokėsore qė pėrfundojnė nė det; ndoshta nė lashtėsi kėta tunele pėrdoreshin pėr tė shkuar nga njėra anė e ishullit nė tjetrėn, apo ndoshta pėr tė udhėtuar nga njė anė e planetit nė tjetrėn. Nė fakt ėshtė i habitshėm fakti qė janė gjetur pllaka druri me hieroglifė tė ngjashėm me atė tė Amerikės parakolombiane, apo shkrime tė ngjashėm me ata tė Luginės sė Indos apo ato kelte.

Galeri tė ngjashme gjenden edhe nė Amerikėn e Jugut, dhe qė nė fakt lidhen pikėrisht me Ishullin e Pashkėve, por jo vetėm: ekzistojnė rrjete galerish nė Peru qė mendohet se lidhin Limėn me Cuzcon deri sa mbėrrijnė nė Bolivi dhe ndoshta deri nė Titicaca.

Mendohet qė kėtu janė tė fshehur thesaret e Inkasve, tė cilėt u masakruan nga konkuistadorėt spanjollė. Galeri tė tilla ka gjithashtu edhe nė Hauai dhe nė tė gjithė Oqeaninė dhe kėtu ato vazhdojnė deri nė thellėsi tė Oqeanit. Tė tjera gjenden nė Kaliforni, nė Kentaki (shpellat e famshme tė mamuthėve qė thuhet se janė njė prej hyrjeve pėr nė Agharti).

Pėr kėto flasin edhe Apashėt: sipas legjendave, kėto galeri shkojnė deri nė Tiahuanaco dhe gjithmonė sipas rrėfimeve, thuhet se janė gėrmuar nga qenie tė ardhura prej qiellit, pėrmes dritave qė thyenin shkėmbinjtė.

Edhe nė Evropė ekzistojnė rrjete tunelesh nėntokėsore, disa prej tė cilėve janė zbuluar dhe eksploruar vetėm pėr disa kilometra, si ai qė lidh gadishullin Iberik me Marokun nė Afrikė.

Kur u dėgjua tė flitet pėr herė tė shpella dhe galeri nėntokėsore, mendohej se gjithēka ishte punė legjendash; mė pas u mėsua pėr zbulimet e kryer nga eksploratorėt e parė, mes tė cilėve Osendovski, i cili pasi kish pasur njė takim me njė Lamė nė Tibet, pohoi se kishte parė njė prej hyrjeve tė kėtyre galerive kolosale, ndėrkohė qė tė tjera zbuloheshin pak nga pak kudo nė botė nga eksploratorė tė ndryshėm.

Vetėm nė vitet shtatėdhjetė, me eksploratorin e madh italian Peter Kolosimo u fillua tė hyhej mė nė thellėsi; dhe pas shumė zbulimeve nga ana e speleologėve dhe arkeologėve u mor konfirmimi se tashmė nuk bėhej mė fjalė vetėm pėr legjenda.

Pas nxjerrjes sė mumieve tė bardha nga Takla Makan, edhe legjenda e perėndive tė bardha mori konfirmim, aq mė tepėr qė, sipas shkrimeve antikė, ishin pikėrisht kėta qė kishin mundur tė gėrmonin galeri tė tilla kaq tė mėdha.

Bėhej fjalė pėr eksplorues, mė saktė rusė, tė cilėt arritėn tė pikasin tė ashtuquajturin “pusin e fundit”, qė ishte pjesė e njė rrjeti shpellash tė ndodhura nė Azerbajxhan qė tėrhoqi vėmendjen e tyre.

Prej kohėsh, nga kėto shpella dilnin ulėrima, zhurma tė mbytura e zėra tė ēuditshme. Pasi hynė nė brendėsi tė tyre, eksploratorėt vėrejtėn njė dritė tė ēuditshme ngjyrė tė gjelbėr si dhe qė kėto tunele tė ēonin nė drejtim tė Kaukazit.

Nga pikturat dhe skalitjet e gjetura aty poshtė menduan se bėhej fjalė pėr shpella prehistorike, por pasi i analizuan, befasia ishte mė e madhe: bėhej fjalė pėr tė tilla, edhe mė antike. Rrėfimet e eksploratorėve tė vjetėr aventurierė pohojnė qė disa prej njerėzve qė kishin hyrė nė galeritė e Mbretėrisė sė Aghartit kishin parė kėtė dritė tė gjelbėr dhe nuk ishin kthyer kurrė mė.

Kohė mė pas u zbulua se ky rrjet tunelesh mbėrrinte nė sheshe tė vegjėl prej ku niseshin deri kur lidheshin me galeri nėntokėsorė tė shkretėtirės sė Gobit; tė njėjtat qė njė kohė lidhnin tokėn me ishullin e Detit tė Gobit!

Dhe ndoshta kėtu lidheshin me ishujt e paqėsorit. Kur vėren gjithė kėtė, nuk mund tė mos mendosh se duhet tė ketė qenė njė punė ciklopike, e kryer nga njė popull shumė i zhvilluar.

Sipas shkencėtarėve, ky sistem galerish duhej tė mbėrrinte pikėrisht nė Kinė dhe nė Tibet, tamam ashtu si pohonte edhe osendovski: nė fakt, nga ajo qė thonė murgjit tibetianė pikėrisht kėtu duhet tė gjendet kryeqyteti i Aghartit, dhe qė tė gjithė tunelet tė lidhin me pallatin e Dalai Lamės nė Lhasa.

Fatkeqėsisht, pavarėsisht gjetjes sė kėtyre shpellave dhe galerive nė tė gjithė botėn asnjėherė askush nuk ka arritur tė vazhdojė pėr shkak tė shembjeve tė mėdha qė kanė penguar hyrjen nė to, dhe e gjitha pėr shkak tė dimensioneve tė tyre gjigande; herė tė tjera janė penguar qėllimisht hyrjet nga njerėz qė njohin vendndodhjen, apo thuhet se nė raste tė tjerė vetė banorėt e nėndheshėm mund tė kenė maskuar hyrjet. Dhe fatkeqėsisht, deri sot askush nuk ka mundur ti shohė.

E gjithė kjo na bėn tė kuptojmė se sot njohim shumė pak territoret e Azisė dhe legjendat qė flasin pėr popullsi tė zhvilluara me lėkurė tė bardhė si dhe galeri shumė tė mėdha, tė gjata me mijėra kilometra. Njė lloj metropolitani botėror qė pėrfaqėson ndoshta vetė ekzistencėn e Mbretėrisė sė Aghartit dhe nė sipėrfaqe atė tė legjendares Mu.

Estilen

919


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: GOBI - Shkretetira misterioze

Mesazh  Zattoo prej 23.06.14 23:37

avatar
Zattoo

674


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

GOBI shkretetira

Mesazh  dashmir* prej 30.06.14 16:06

Per mendimin tim nuk eshte dicka per tu habitur nga shkaku se shum qytete apo shtete jan humbur ne kalimin e kohes me shkaqe nga me te ndryshmet sic psh: edhe kontinenti Antlantis edhe pse eshte vetem nje legjende me fakte pothuajse zero perseri mund te bazoena ne dicka ne rastin ton legjendave.
avatar
dashmir*

“The future belongs to those who believe in the beauty of their dreams.”


21


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi