Besėtytnia te serbėt

Shko poshtė

Besėtytnia te serbėt

Mesazh  Jon prej 06.04.10 20:04

Besėtytnia te serbėt

Serbėt vdesin nga shkuja

Edhe pse Serbia ėshtė shtet thellėsisht religjioz, duket se ka sharruar thellė nė besėtytni. Gazetari i BBC, Mark Lowen zbulon se folklori, legjendat dhe pėrrallat e plakave pėr famėn luftarake tė mesjetės janė pjesė e pėrditshmėrisė sė shumė serbėve.


Kisha e Sinodit nė Beograd ėshtė njė vend i vogėl i mrekullueshėm, ēardakėt e saj janė tė zbukuruar me freska tė praruara nė ar, kurse fasada e saj e stilit barok e mbuluar me mozaikė.

Bukuria e saj ėshtė e tillė saqė nuk mė pengoi tė zgjohem nė kohė tė lig, tė njė tė shtunė para agimit, pėr tė marrė pjesė nė shpalljen e patrikut tė ri tė Kishės Ortodokse Serbe (KOS).

Gjėja e vetme qė mė shkaktoi vuajtje ishte ajo qė u bllokova afėr anėtares mė jomuzikale tė tubimit. Veshėt mė dhembėn pėr mė gjatė se njė orė nga kėndimi i saj.

U mundova qė tė lėvizja pak nga fqinja ime pa veshė pėr muzikė dhe pa ndjenjė pėr ritėm, por pa sukses. Fizikisht, nuk kishte mė shumė hapėsirė tė lirė.

Kisha e zbukuruar gumėzhinte nga besimtarėt, shikimet e tė cilėve ishin mbyllur gjatė lutjeve, ndėrkohė qė koncentrimin ua prishte vetėm kryqėzimi ose puthja e dorės sė patrikut tė ri, i cili po kalonte afėr tyre.

Ishte ky njė moment i shenjtė pėr popullin me besim tė thellė – sepse 85 pėrqind e serbėve deklarohen si ortodoksė.

Feja dhe kombi nė kėtė rajon gjithmonė ishin tė lidhur fundamentalisht. Nėse jeni serb jeni edhe ortodoks, e nėse jeni kroat atėherė jeni katolik.

Pas disa dekadash tė durimit nėn komunizėm, religjioni sėrish lulėzoi gjatė viteve tė nėntėdhjeta, megjithėse ai njėkohėsisht ushqeu edhe ndarjet etnike, duke luajtur kėshtu rolin kryesor nė luftėrat e ish-Jugosllavisė.

Pėrderisa Serbia moderne u rilind nga hiri i Jugosllavisė, ortodoksizmi mbeti identiteti kryesor serb.

Mirėpo, po ta ktheni kokėn paksa nėpėr shekuj, para krishterimit tė sllavėve ishte paganizmi ai qė gėzonte pėrkrahjen mė tė madhe, e jo ortodoksizimi.

Bashkė me tė erdhėn edhe mitet dhe folklori, njė pjesė e madhe tė tė cilave, siē e zbulova, ende vazhdojnė tė jetojnė brenda kėtij kombi religjioz.

Qiradhėnėsi im mė dha njė kuletė, si dhuratė pėr darkėn e Krishtlindjes, nė fillim tė janarit. Para se ta hapja, ai ofshau, e mori nė dorė dhe nė tė e futi njė monedhė prej 20 dinarėsh.

“Ėshtė ndjellakeqe kur dikujt t’i ofrosh njė kuletė tė zbrazėt”, mė tha.

Ishte ky takimi im i parė me besėtytnitė serbe. Por, ky ishte vetėm fillimi…

Kurrė mos e le ēantėn nė dysheme, sepse do tė mbetesh pa asnjė para nė xhep. As mos tė tė shkoj mendja qė tė dalėsh jashtė me flokė tė lagura, sepse do tė sėmuresh nga ‘kallja e trurit’. E, nėse merr guximin qė tė ulesh nė qoshe tė tavolinės, ta dish se kurrė s’do tė martohesh. Nėse, rastėsisht, edhe e gjen shoqen e ardhshme tė jetės (e qė s’do tė ndodhė kurrė, po qe se dikush me fshesė e fshinė dyshemenė nė drejtimin tuaj), atėherė ėshtė mė mirė qė tė mos kėndosh derisa je ulur pranė tryezės, sepse ajo do tė ēmendet.

Dhe, ēfarėdo qė tė ndodhė, detyrimisht thuaj se foshnja e sapolindur ėshtė e shėmtuar. Nėse thua qė ėshtė simpatike, fėmija do tė pėrcillet nga fati i keq gjatė gjithė jetės. E, mbi tė gjitha, ruaju nga shkuja. Zonjat qė ia ekspozojnė stomakėt e tyre ajrit tė ftohėt do tė pėrfundojnė me vezore tė ftohura dhe kurrė s’do tė mund tė kenė fėmijė.

Nėse uleni afėr dritares sė hapur, qafa do t’ju mbetet e shtangur gjithė jetėn. Edhe gjatė vapave mė tė mėdha verore do tė shihni serbė sesi me panik i mbyllin dritaret e autobusėve urbanė.

Serbėt madje edhe kanė edhe njė thėnie popullore: Shumė kanė vdekur nga shkuja, por askush nga kundėrmimi.

Kur gripi i derrave sulmoi Serbinė vitin e kaluar, njerėzit kėrkuan shpėtim tek barėrat natyrore, kėshtu qė u rrit ndjeshėm kėrkesa pėr hudhra – megjithėse, ndoshta kjo edhe ėshtė e pritshme pėr vendin qė e ka parė njėrin prej vampirėve tė parė qė e njeh bota.

Me fillimin e shekullit tė 18, vdiq fshatari Petar Blagojevic, diku nė Serbinė lindore. Nė javėn qė e pasoi vdekjen e tij, edhe 9 fshatarė tė tjerė vdiqėn nė mėnyrė misterioze. U fajėsua Blagojevic, nė zemrėn e tė cilit fshatarėt e futėn njė hu, pasi qė fillimisht e zhvarrosėn trupin e tij.

Ndoshta pėr kėtė edhe ėshtė e kuptueshme qė turma serbėsh i ndiznin televizorėt e tyre pėr tė shikuar njė profete bizare transvestite gjatė viteve tė nėntėdhjeta. Kleopatra misterioze u bė e famshme duke parashikuar tė ardhmen e gjithēkaje, duke filluar nga problemet martesore e deri tek bombardimet e NATO’s gjatė luftės nė Kosovė.

Por, vetėm kur politikanėt nacionalistė iu kthyen fuqisė sė religjionit, Serbia pėrjetoi disa prej momenteve mė tė errėta tė saj. Slobodan Milosevic e mori pushtetin pėrmes kamxhikut joshės patriotik, duke pėrkujtuar nė Betejėn e Kosovės tė vitit 1389. Faktet pėr kėtė betejė ende mbeten tė pakonfirmuara, por ai e mori pėrsipėr statusin legjendar nga kombi religjioz,pjesėtarėt e tė cilit ishin edukuar se vėllezėrit e tyre ishin vrarė si martirė nė fushėn e provincės sė tyre tė shenjtė, nė mbrojtje tė Evropės sė krishterė nga plaēkitja Osmane.

Kėshtu, presidenti Milosevic iu priu njerėzve tė vetė drejt luftėrave, duke rindezur legjendėn e vjetėr pėr Serbinė e Madhe.

Edhe sot, obsesioni i Serbisė me mite e legjenda shpeshherė i kthen serbėt nga e kaluara, mė parė se nga e ardhmja, nė kėrkim tė inspirimit dhe tė fuqisė dhe prestigjit tė humbur.

Serbėt mė thanė se ata i kishin pėrdorur pirunėt, thikat dhe lugėt e argjendta shumė mė pėrpara se pjesa tjetėr e Evropės, dhe se pincetėn e kishin shpikur qysh nė shekullin e 12.

Kjo mbase e tregon pasigurinė qė e ndjejnė pėr rrugėn qė e pret shtetin e tyre – mė tė vogėl dhe mė tė dobėt se kurrė mė parė.
Pėr njė komb kaq krenar, besimi nė tė gjitha kėto qė u thanė duket se nė njė farė mėnyre paraqet ngushėllim.

Mark Lowen - BBC
avatar
Jon

1163


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi