Banorėt jashtėtokėsorė qė na kanė vizituar nė shekuj

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Banorėt jashtėtokėsorė qė na kanė vizituar nė shekuj

Mesazh  Admin prej 19.05.08 19:02

Banorėt jashtėtokėsorė qė na kanė vizituar nė shekuj

Dimė qė nė tokė banojnė afro 6 miliardė njerėz, por nuk dimė sa banorė jetojnė nė planetė e galaktika tė tjera.

Jo vetėm shkencėtarėt, por edhe njerėz tė thjeshtė kanė shprehur gjithnjė kuriozitet pėr tė ditur rreth "homologėve", tė cilėt nuk kanė bėrė pak vizita nė tokė, sipas raporteve tė ndryshme jo zyrtare. Por, si pėrpara 200 viteve ashtu edhe tani janė disa pyetje qė nuk kanė marrė akoma pėrgjigje.

A ekzistojnė me tė vėrtetė jashtėtokėsorėt?

Ēfarė zhvillimi kanė ata? A e kanė vizituar nė tė vėrtetė tokėn? A kanė ngjashmėri me njerėzit, dhe ajo mė e rėndėsishmja, kur do tė ndodhė takimi "zyrtar" mes njė banori tė tokės dhe njė jashtėtokėsori?

Do sjellim gjithė rastet mė misterioze, sipas tė cilave jashtėtokėsorėt na kanė bėrė vizitė.

Historia

Fenomene tė pazakonta ajrore janė raportuar gjatė gjithė historisė.

Shumė prej kėtyre fenomeneve padyshim qė janė astronomik nė natyrė: Kometa, meteorė tė shndritshėm, njėri apo tė pestė planetėt qė mund tė shihen me syrin e zbuluar, udhėkryqe planetare apo fenomene optikė atmosferikė si lloje tė ndryshme resh.

Raportime tė tjera historike duken se e sfidojnė shpjegimin prozaik, por vlerėsimi i tė dhėnave tė tilla ėshtė i vėshtirė, meqė informacioni nė njė dokument historik mund tė jetė i pamjaftueshėm pėr tė bėrė njė vlerėsim praktik.

Pėr mė tepėr, shkalla nė tė cilėn njė raport historik nuk e pėrshkruan me kujdes apo madje e zbukuron ndodhinė, njė fenomen i vėzhguar ėshtė mjaft i vėshtirė tė vlerėsohet.

Projekti i Hitlerit dhe nazistėve pėr diskun fluturues

Pėr dekada me radhė kanė ekzistuar hipoteza tė ndryshme nė lidhje me pretendimin se inxhinierėt nazistė po krijonin nė mėnyrė sekrete njė pajisje fluturuese nė formė disku super tė sofistikuar.

Por sipas studiuesve Hans J. Ebert dhe Hans Justus Maier, krijuesi i vėrtetė i "Diskut fluturues tė nazistėve" ishte njė fermer nga Leipzig, Arthur Sack dhe qė kishte interes tė madh pėr modelet e aeroplanėve. Sipas Ebert dhe Maier, nė vitin 1938 Sack mori pjesė nė njė konkurs tė quajtur "Konkurs i Rajhut tė Parė pėr Mode le Fluturuese tė Motorizuara" nė Leipzig.

Objekti qė ai paraqiti nė konkurs ishte njė objekt i caktuar me njė krah nė formė disku. Sack dhe modeli i tij mund tė ishin zhdukur nė errėsirė nėse njė prej figurave mė tė rėndėsishme nė forcat ajrore gjermane, s'do tė kishte qenė i pranishėm nė konkurs, Ernst Udet.

Ai u impresionua menjėherė nga modeli i Sack. Sipas Maier dhe Ebert ai nė mėnyrė jozyrtare e bindi Sack qė tė vazhdonte me projektin e tij. Sidoqoftė, tė dhėnat ekzistojnė tė hartuara nga individė e studiues tė ndryshėm dhe jo nė mėnyrė zyrtare.

Si mendohet tė jenė alienėt:

1. Ndėrsa elementi kryesor nė trupin e njeriut ėshtė karboni, mendohet se ai nė trupin e njė alieni ėshtė silic.

2. Alienėt kanė trup tė vogėl, me njė gjatėsi sa pothuajse njė e dyta e trupit tė njė njeriu normal.

3. Kanė kokė tė madhe, e cila vjen e ngushtė pranė qafė dhe zgjerohet nė majė.

4. Kanė sy tė mėdhenj e tė zinj sė bashku me veshė tė mprehtė e tė mėdhenj.

5. Nuk kanė hundė, por nė vendin e saj ndodhen dy vrima.

6. Janė ngjyrė gri dhe nuk kanė flokė dhe qime nė trup.

7. Zhvillimi i inteligjencės tek kėto qenie jashtėtokėsore ėshtė shumė mė i zhvilluar se tek njerėzit.

8. Nuk komunikojnė, mendohet se lėshojnė ultratinguj.

9. Disa objekte UFO kanė formėn e njė pjate filxhani, me majė nė formėn e lodrės apo nė formėn e diskut pa njė forcė shtytėse tė dukshme apo tė dėgjueshme.

10. Disa objekte tė tjera UFO mendohet tė kenė formėn e puros pa dritare tė shndritshme

Incidenti "Roswell", autopsia e nje alieni

Incidenti "Roswell" pėrfshin gjetjen e materialeve tė njė objekti tė paidentifikuar nė Rosuell, Nju Meksiko nė SHBA, 1947. Qė prej asaj kohe ky rast ėshtė kthyer nė objekt spekulimesh e hipotezash nga mė tė ndryshmet.

Ekzistojnė hipote za tė ndryshme nė lidhje me atė qė ka ndodhur nė tė vėrtetė atje. Forcat ushtarake tė SHBA -sė pretendojnė se mbetjet qė u zbuluan nė vendin e aksidentit ishin ato tė njė balone top -sekrete qė ishte pėrplasur. Sidoqoftė shumė ithtarė tė UFO-ve vazhduan tė besojnė se objekt i pėrplasjes ishte njė UFO.

Incidenti u kthye nė njė legjendė urbane dhe Rosuell njihet si incidenti mė i njohur qė ka lidhje me UFO -t. Nė vitin 1995, sipėrmarrėsi i videove, Ray Santilli nxiti debate tė shumta me tė ashtuquajturėn "autopsia e alienit", kur pretendoi se kishte xhirime tė kryera nė njė kamp ushtarak amerikan, menjėherė pas pėrplasjes nė Rosuell.

Nė fillim Santilli i paraqiti filmimet qė dispononte nė njė
audiencė, ku ishin tė pranishėm pėrfaqėsues tė mediav e, studiues UFO -sh, etj, nė Muzeun e Londrės mė 5 maj, 1995.

Filmimet u shfaqėn nė shumė vende tė botės por, televizioni amerikan FOX, mė vonė, pasi i shfaqi ato, deklaroi nė njė program tjetėr se xhirimet ishin false.

1985, SHBA

Shkrimtari paranormal Whitley Strieber, pretendon se ėshtė rrėmbyer nga alienėt dhe shkruan pėr eksperiencėn e tij nė romanin qė u kthye nė njė best -seller nė SHBA, "Communion".

Nė vitin 1996 nė njė intervistė tek Larry King, Strieber e mohoi qė ai tė ishte rrėmbyer duke thėnė se njė gjė e tillė nuk kishte ndodhur asnjėherė. Ai aktualisht drejton njė program radiofonik me emėr "Dreamland".

1986, Brazil

Nė "Natėn Zyrtare tė UFO-ve" mė shumė se 20 Objekte Fluturuese tė Paidentifikuara u kapėn nė radar nė pjesė tė ndryshme tė vendit.

Koloneli Oz ires Silva, i cili nė ato momente po fluturonte afėr vendit merr informacion dhe niset pėr tė ndjekur UFO -t.

Ai mė vonė deklaroi, "Dritat shfaqeshin nė radar si njė objekt konkret". Pasi u shfaqėn dritat pėr disa kohė nė radar ato u zhdukėn.

1970, SHBA

Sherif Barry A. Delong nė Mein, SHBA, dėshmoi se kishte parė njė UFO. "Ata po lundronin nė ajėr disa metra sipėr automjetit tim, natėn vonė. Objekti kishte drita tė fiksuara tė cilat fikeshin e ndizeshin.

Ishte njė objekt i madh me formė ovale. E kuptova men jėherė se nuk ishte njė avion luftarak. Avash-avash filloi tė largohej dhe pas njė kohė filloi tė lėvizte me shpejtėsi tė paimagjinueshme.

1980, SHBA

Njė seri tė rasteve tė UFO-ve u shfaqėn sidomos gjatė viteve '80 dhe '90. Kjo rezultoi nė mijėra raporte nga njerėz qė thanė se kishin parė objekte tė kėtij lloji, tė gjitha nė njė formė.

Rasti i parė u raportua nga njė polic nė pension nė Kent, Nju Jork, pak para Vitit tė Ri 1981. "Incidenti nė Indian Point", nė njė uzinė bėrthamore nė vitin 1984 ishte njė p rej kėtyre rasteve.

2000, Lindje e Mesme

Banorėt nė pjesėn perėndimore tė Pakistanit dhe atė lindore tė Afganistanit, pretenduan se kanė parė drita tė ēuditshme nė qiell. Regjim

i i atėhershėm taleban dyshoi se SHBA po vinin nė shėnjestėr kampet e stėrvitjes sė Al-Kaedės ose se Pakistani po kryente testim tė raketave tė reja.

Ky dyshim u zhduk kur dritat u panė duke u tėrhequr lart nė qiell. Tė njėjtat drita u panė sėrish brenda dy javėsh.

2006, SHBA

Njė grup punonjėsish tė aeroportit nė Ēikago, SHBA, ku dhe pilotė deklaruan se kishin parė njė objekt misterioz nė formė disku, i cili nuk kishte drita dhe qė qėndronte pezull mbi terminalin e aeroportit "Chicago O'Hare" pėrpara se tė zhdukej nėpėr re. Kėto deklarata u mohuan nga organet, nė tė cilat punonjėsit dhanė dėshmi.

2007, Angli

John Gregory dalloi njė UFO pas orės dhjetė tė darkės dhe u shpreh, "Unė po shihja lart nė qiell kur pikasa kėtė objekt. Nė fakt ma zuri syri ngaqė shkėlqente shumė.

Nė fillim mendova se ishte yll por tani jam i sigurt se nuk ishte i tillė. Ishte shumė i pazakonshėm dhe isha shumė i habitur qė e pashė. Imazhi qėndroi nė qiell pėr rreth 20 minuta dhe pastaj u zhduk".

2007, SHBA

Rosemary Lyons dhe njė kolege e saj po pinin njė cigare jashtė punės nė orėn 22.40 tė mbrėmjes nė Ohajo kur ato panė njė UFO.

Sipas tyre, objekti kishte njė diametėr prej 18 metrash. Lyons e shpjegoi kėtė rast kėshtu, "Ne e pamė pėr rreth 20 sekonda. Ishte rrethor dhe me shkėlqim.

Nuk ishte aeroplan, as helikopter, as objekt zbulimi dhe nuk ishte balo nė. Nuk lėshonte asnjė tingull".

Nga Blendina Cara

Admin

1163


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi