Emigrimi i Arberesheve..

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Emigrimi i Arberesheve..

Mesazh  Estilen prej 05.04.10 18:14

.... Emigrimi i arbėreshėve: Vala I dhe II

Vala e parė - 1448 - Familja Reres Se Epirit
Nė vitin 1448 Mbretit tė Napolit, Alfonsit tė Aragonit, iu desh tė shtypte njė kryengritje tė disa baronėve nė zonat fshatarake tė mbretėrisė sė tij nė Italinė e Jugut.

Ai kishte nevojė pėr ushtarė tė aftė qė tė mund tė mposhtnin kryengritėsit dhe kėshtu i bėri thirrje aleatit tė tij Gjergj Kastriotit pėr ndihmė.

Skėnderbeu, nė pėrgjigje tė thirrjes, dėrgoi atje njė trupė ushtarake tė komanduar nga gjeneral Dhimitėr Reres. Kjo trupė thuhet se ka qenė johomogjene, d.m.th e pėrbėrė nga ushtarė tė fiseve tė ndryshme shqiptare, tė cilėt sollėn me vete gratė dhe familjet.

Kėta arbėreshė e shtypėn me sukses kryengritjen dhe rivendosėn rendin. Mbreti Alfonso e shpėrbleu Dhimitėr Reres pėr shėrbimet e tij ndaj Napolit duke e caktuar atė Guvernator tė Kalabrisė.

Ndėrsa ushtarėve tė tij u dha tokė nė zonėn malore tė provincės sė sotme tė Catanzaro-s (Katanxaros). Bėhet fjalė pėr 12 qytetet e mėposhtme: Amato; Andali; Arietta;Caraffa d' Catanzaro; Carfizzi; Gizzeria; Marcedusa; Pallagorio; S. Nicola dell'Alto; Vena; Zagarise; dhe Zangarona.

Mbas dy vjetėsh, njė trupė tjetėr ushtarake shqiptare u dėrgua nė garnizonin e Siēilisė pėr tė luftuar njė kryengritje si dhe ēliruar ishullin.

Kėto trupa u udhėhoqėn nga Gjergj dhe Bazil Reres, djemtė e Dhimitrit. Kjo trupė ushtarėsh u ngunjua nė fushime ushtarake tė ndara nė provincėn e Palermos duke formuar mė vonė fshatrat Contessa Entellina; Mezzojuso; dhe Palazzo Adriano.


Vala e dytė: 1462 - Skėnderbeu

Nė vitin 1458 vdes Mbreti i Napolit, Alfonsi i Aragonės, dhe mbretėria i kalon fėmijės sė tij tė jashtligjshėm Ferdinandit, gjė qė u kundėrshtua nga baronėt feudalė fshatarakė tė mbretėrisė tė cilėt me ndihmė ushtarake nga Franca nisėn njė kryengritje tė re.

I mbėshtetur edhe nga Papa Pius II, Ferdinandi i bėn thirrje Skėnderbeut tė vinte nė ndihmė pėrsėri, poashtu si i ati kishte bėrė pėrpara pothuajse 20 vjetėsh.

Nė vitin 1462 Skėnderbeu zbret nė Brindisi sė bashku me 5 000 ushtarė shqiptarė nėn komandėn e tij, dhe thyen rrethimin qė ushtria franko-italiane tė Giovanni D“Angio-s kishte ushtruar mbi Barletta-n brenda sė cilės ndodhej Ferdinandi.

Ky e cakton mė pas Skėnderbeun komandant tė ushtrisė sė pėrbashkėt napolitano-shqiptare dhe mė 18 Gusht 1462 forcat e tij shpartallojnė pėrfundimisht ushtrinė e baronėve nė betejėn e Ursara-s, qė shėnoi edhe fundin e kryengritjes.

Pas fitores Skėnderbeu u kthye menjėherė nė Arbėri pasi kishte marrė vesh qė turqit po bėheshin gati tė vėrsuleshin atje.

Sidoqoftė trupat e tij mbetėn nė Itali dhe u shpėrblyen nga Ferdinandi pėr shėrbimin qė i kishin bėrė mbretėrisė sė Napolit me toka nė lindje tė qytetit tė Tarantos nė Puglia.

Fshatrat qė ata themeluan ishin: Carosino, Faggiano, Fragagnano, Monteiasi, Monteneosola, Monteparano, Rocaforzata, S. Crispieri, S. Giorgio Ionico dhe S. Marzano.

Vetė Skėnderbeut iu dhanė si shpėrblim sipėrfaqe tė mėdha toke nė Foggia, pranė S. Giovanni Rotondo, si dhe u titullua si i pari i fshatit tė Trojės ku mund tė strehohej nėse turqit do tė pushtonin Arbėrinė.


Edituar pėr herė tė fundit nga estilen nė 05.04.10 19:36, edituar 1 herė gjithsej

Estilen

919


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Emigrimi i Arberesheve..vala e III dhe IV

Mesazh  Estilen prej 05.04.10 18:26

Vala e tretė: Rėnia e Arbėrisė: refugjatėt 1468-1492

Vala e tretė e ngunjuesve shqiptarė nė Itali nuk ishte ushtarėsh por refugjatėsh. Nė vitin 1467 ushtria turke pushtoi Shqipėrinė dhe pėr herė tė parė pas 25 vjet pėrpjekjesh, kishte arritur tė zinte vend nė tokėn shqiptare.

Skėnderbeu u detyrua tė zhvendosej nė Lezhė pėr ēėshtje sigurie, por atje e pickoi njė mushkonjė qė mbartte sėmundjen e malaries prej njė kėnete tė aty pranė dhe vdiq atje prej etheve nė vitin 1468.

Lidhja shqiptare e fisnikėve feudalė dhe krerėve tė fiseve nisi tė shthurej. Qytetet e fortifikuara shqiptare tė cilat Skėnderbeu ia kishte lėnė Venedikut t“i mbronte, nisėn tė binin njėri pas tjetrit nė duart e trupave tė Sulltan Mehmetit.

Pas rėnies sė ēdo qyteti qytetarėt ose merrnin arratinė nėpėr male ose pėrtej detit pėr nė Itali, sidomos Venedik, ndėrkohė qė tė tjerė u ngunjuan nė shumė fshatra tė lėnė apo pak tė populluar tė jugut tė Italisė.




Pikat e kuqe janė ngunjimet arbėreshe nė Itali

Gruaja dhe familja e Skėnderbeut u arratisėn gjithashtu pėr nė Itali ku njėra prej vajzave tė tij u martua me njė fisnik tė Napolit dhe u bė Princesha Bisagnato.

Duke pasur njė pozitė me influencė, thuhet se ajo ka ndikuar qė mbretėria e Napolit tė pranonte dhe t'u jipte toka refugjatėve qė vinin nga vendi i saj.

Djali i Skėnderbeut Gjon Kastrioti, qė ishte martuar me Irene Palaeologus nga njė familje mbretėrore Bizantine, u arratis gjithashtu pėr nė Itali ku edhe iu dha njė dukat. Ai vazhdoi tė udhėhiqte ekspedita ushtarake kundėr turqve pėr pesėmbėdhjetė vjetė tė tjera por me pak sukses.

Venediku nuk ia dilte dot tė vazhdonte i vetėm luftėn kundėr turqve dhe nuk arriti tė gjente aleatė tė mėdhenj me tė cilėt tė bashkohej kundėr turqve.

Sė fundi ai u detyrua tė nėshkruajė njė traktat jo tė favorshėm me Sulltanin duke i lėnė Perandorisė Osmane pjesėn mė tė madhe tė porteve shqiptare.

Si rrjedhim akoma mė tepėr refugjatė arbėr e lanė vendin dhe shkuan nė Itali. Gjatė kėsaj periudhe u krijuan pjesa e tjetėr e fshatrave arbėreshe nė Itali, nė zonat e Puglia-s, Molise-s dhe Kalabrisė, si dhe njė fshat nė Siēili.

Vala e katėrt: 1500 dhe mė vonė -

Vala e fundit e emigruesve arbėreshė nė Itali rreth viteve 1500 dhe 1534 ishte e pėrbėrė kryesisht nga ushtarė, por tė cilėt erdhėn nga Jugu dhe Perėndimi i Greqisė.

Kėta arbėreshė kishin shėrbyer nė ushtritė e feudalėve tė ndryshėm pėr disa shekuj, derisa u pėrzunė nga pushtimet turke tė viteve 1480.

Pjesa mė e madhe e tyre u arratisėn pėr nė qendrat tregtare dhe kėshtjellat venedikase pėrgjatė bregdetit grek, si nė Corone, Modone dhe Napulia tė Peloponezisė (qė nė mesjetė njihej si "Morea").

Ata ishin nėn urdhėrat e Stradiotti-t, "kalorėsia e lehtė koloniale" e Venedikut, dhe ishin vendosur nė tokat jashtė kėshtjellave pėr tė penguar kėshtu mėsymjet dhe bastisjet e turqve.

Nė fund tė shekullit tė 15-tė dhe fillim tė atij 16-te, Venediku i humbi kėto avanposte nė Greqi dhe i lėvizi garnizonet e saj pėrfshirė kėtu atė tė Stradiottit pėr nė poste tė reja ishullore nė detet Adriatik, Jon dhe Egje.

Hyrja e shekullit tė 16-tė solli njė fuqi tė re nė Europė, i cili ishte perandori Karli V, pėr tė pėrballuar Perandorinė Turke. Nė mėnyrė qė t“i dilte pėrpara kanosjes qė Turqia i bėnte Europės Qendrore,Karli pushtoi Peloponezinė dhe rimori kėshtjellėn e Corone-s.

Ai rekrutoi njė numėr tė madh ushtarėsh shqiptarė, pėrfshirė kėtu edhe Stradiotti-t pėr shkak tė pėrvojės sė tyre dhe sukseseve tė arritura nė luftimet kundėr turqve.

Karli urdhėroi admiralin e tij, Andria Doria, tė largojė 200 rrugė anijesh tė mbushura me tė tillė ushtarė nga jugu i Greqisė, pėrfshirė edhe ata tė garnizonit tė Corone-s, duke i ēuar nė shumė prej ngujitjeve egzistuese arbėreshe nė Italinė e jugut.

Ky veprim u krye pėr t“i dalur pėrpara njė sulmi tė mundshėm tė Sulltanit nė jugun e Italisė.

Sė bashku me trupat shqiptare, erdhi dhe njė numėr i vogėl oficerėsh grekė tė Stradiotti-t. Kėta ishin kryesisht anėtarė tė mėrguar tė familjeve mbretėrore bizantine tė Lascaris dhe Palaeologus, tė cilėt ishin arratisur pėr nė Peloponezi pas rėnies sė Kostandinopojės.

Pėrveē ushtarėve, shumė tregtarė grekė shfrytėzuan rastin tė merrnin arratinė sė bashku me flotat luftarake, pasi kėshtu ishin mė tė sigurtė sesa tė udhėtonin vetėm.

Kjo valė e fundit imigrantėsh solli njė ndikim tė madh greko-bizantin ndėr shumė fshatra arbėreshe tek tė cilat ata u ngunjuan. Sidoqoftė grekėt u larguan nga fshatrat me kalimin e viteve duke parapėlqyer jetėn e qytetit.

Kėshtu pjesa mė e madhe e fshatrave nė fjalė rimori identitetin kulturor arbėresh.

Shumė banorė tė fshatrave shqiptare, sidomos ata pėrqark Kalabrisė, vazhduan zanatin e tyre si ushtarė tė regjimenteve tė ushtrisė Napolitane pėr shekuj tė tėrė nė vazhdim, sidomos gjatė Luftrave Fetare, deri nė kohėt e Luftrave tė Napolonit.

Venediku gjithashtu vazhdoi tė merrte njėsi kalorėsie shqiptare pėrbrenda ushtrive tė saj italiane pėr vite tė tėra pas rėnies sė zotėrimeve tė saj pėrtej detit.

Estilen

919


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi