Vendabanime te epokes se gurit

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Vendabanime te epokes se gurit

Mesazh  Estilen prej 05.04.10 17:46

Vendbanime qe ndetoheshin njera mbi tjetren


Vendbanimi mė i madh i kohės kur njerėzit nisėn tė ngunjoheshin ėshtė ai i Epokės sė Gurit nė Ēatalhöyük tė Turqisė, 9 500 vjet mė parė aty banonin sė bashku dhjetė mijė njerėz. Banesat ishin ngjitur me njėra-tjetrėn dhe nuk kishte vend pėr rrugica nė mes tyre.

Shtėpitė qė ishin tė ndėrtuara prej tulla dheu,kishin zakonisht pėrmasat 6 x 4m dhe nė to banonin ngushtė ngushtė shumė njerėz.

Brenda tyre kishte njė dhomė ku ruheshin ushqimet dhe njė depo ku ruhej njė lloj xhami qė prodhohej nga vullkanet,e quhet obsidian.

Me kėtė material ata bėnin thika, heshta, shigjeta biles duke i lėmuar mirė arrinin tė bėnin edhe pasqyra tė cilat mendohet tė jenė pasqyrat e para fare qė janė bėrė ndonjėherė.

Njerėzit zbrisnin me shkallė brenda nė shtėpitė e tyre nėpėrmjet gropash nė ēati tė cilat luanin edhe rolin e oxhakėve.
Shtėpitė ishin tė mbytyra nė tym. Tė vdekurit varroseshin nėn dysheme.

Shtėpitė zbukuroheshin me brinjė demash dhe me vizatime tė mrekullueshme nėpėr mure.

Familjet banonin nė kėto shtėpi deri nė 100 vjet. Pastaj i mbushnin shtėpitė me dhe e ndėrtonin shtėpi tė reja sipėr kėtyre. Trarėt qė mbanin ēatinė ia hiqnin shtėpisė sė vjetėr dhe ia vinin tė resė. Kėtė punė ata e kanė bėrė pėr 1 000 vjet me rradhė.

Si pėrfundim nė fushėn e dikurshe ėshtė formuar njė kodėr mbi 20 metra e lartė brenda sė cilės ka tė paktėn dymbėdhjetė shtresa shtėpish dhe varrezash familjare mbi njėra-tjetrėn.

Vit pėr vit banorėt suvatonin muret duke mbuluar suvanė e vjetėr dhe duke bėrė vizatime tė reja.


vizatime muri

Figura qė ndeshet mė shpesh ėshtė e njė qenieje tė ēuditshme me njė spirale nė bark dhe me krahė apo duar tė hapura.

Tek tuk haset figura e dy leopardėve duke pėrplasur kokat. Figura tė tjera janė kafshė tė mėdha si derra tė egėr, demash, apo drerėsh tė cilat janė duke u gjuajtur nga njerėz tepėr tė vegjėl tė mbathur me lėkurė leopardi.

Arkeologėt kanė gjetur statuja njerėzish tė cilėt nė pjesėn mė tė madhe nuk dihet ēfarė gjinie i pėrkasin.
Mė e njohura ėshtė statuja e ashtuqujatur Perėndesha Nėnė.



perendesha nene

Kjo popullatė nuk ka ditur tė gatuajė bukė apo tė ketė pėrgatitur pije. Ata janė ushqyer me trahana, mish dhe rrėnjė bimėsh.

Ata ishin njerėz paqėsorė dhe nuk ka shenja tė tregojnė qė janė vrarė njerėz nė luftė apo me dhunė.

Njerėzit jetonin mesatarisht 30 - 35 vjet dhe ishin rreth njė metėr e gjysėm tė gjatė.

Gėrmimet arkeologjike nė kėtė zonė do tė vazhdojnė edhe pėr 25 vjet tė tjera dhe brenda kėsaj kohe disa nga teoritė e mėsipėrme mbi kėtė popullatė mund tė ndryshojnė.

Akoma nuk i ėshtė dhėnė pėrgjigje pyetjes pėrse njerėzit nisėn tė ngunjoheshin nė vendbanime.

Estilen

916


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi