Misteret e Tokės

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Misteret e Tokės

Mesazh  Elizza prej 04.04.10 23:19

Veēoritė e pėrsosura tė Tokės



" Kushtet e veqanta mbi tokė qė vijnė si rezultat i pėrmasave, pėrbėrjes sė elementeve tė saj tė pėrsosura dhe njė orbitė gati rrethore nė njė distancė tė pėrsosur nga njė yll jetėgjatė, dielli, bėnė tė mundur mbledhjen e ujit mbi sipėrfaqen e tokės."(Integrated Principles of Zoology) Pa ujin, jeta nė tokė nuk do tė mund tė shfaqej.


Ekzistenca jonė kėrkon njė pėrpikėri tė madhe.Shqyrtoni pėrmasat e tokės dhe pozicionin e saj lidhur me pjesėn tjetėr tė sistemit tonė diellor.

Asgjėkundi nė Univers nuk ėshtė gjetur ndonjė planet tjetėr si toka. Vėrtet, disa shkencėtarė u drejtohen disa dėshmive jotė drejtpėrdrejta se disa yje kanė objekte qė sillen nė orbitė rreth tyre, tė cilat janė qindra herė mė tė mėdhenj se toka.

Megjithatė toka jonė ka pikėrisht pėrmasat e duhura pėr ekzistencėn tonė. nė qfarė kuptimi? Po qe se toka do tė ishte pak mė e madhe, graviteti i saj do tė ishte mė i fortė dhe hidrogjeni, njė gaz i lehtė, do tė mblidhej, duke mos pasur mundėsi t'i largohej gravitetit tė tokės.

Kėshtu, atmosfera do tė ishte jo mikėpritėse pėr jetėn. Nga ana tjetėr, po qe se toka do tė ishte pak mė e vogėl, oksigjeni i domosdoshėm pėr jetėn do tė largohej dhe uji nė sipėrfaqen e tokės do tė avullonte.

Toka ėshtė, gjithashtu nė njė largėsi ideale nga dielli, njė faktor i domosdoshėm pėr lulėzimin e jetės. Astronomi Xhon Barrou dhe matematicieni Frank Tipler studiuan "raportin e rrezes e tė largėsisė sė Tokės nga Dielli".

Ata nxorrėn pėrfundimin se jeta njerėzore nuk do tė ekzistonte "nė qoftė se ky raport do tė ishte pak mė i ndryshėm nga sa ėshtė vėzhguar". Profesori David Blok vėren: "Llogaritjet tregojnė se, sikur toka tė ishte vendosur vetėm 5% mė afėr diellit, mbi tė gati 4.000 milionė vjet mė parė do tė kishte ndodhur njė efekt serrė (njė mbinxehje e tokės) i pakontrollueshėm.

Nė anėn tjetėr, sikur toka tė ishte vendosur vetėm 1% mė larg diellit, mbi 2.000 milionė vjet mė parė do tė kishte ndodhur njė efekt akullzimi i pakontrollueshėm (shtresa gjigante akulli do tė mbulonin pjesėn mė tė madhe tė globit) - (Our Universe: Accident or Design?)

Pėrpikmėrisė sė mėsipėrme mund t'i shtoni edhe faktin se toka rrotullohet rreth boshtit tė saj njė herė nė ditė, shpejtėsia e duhur pėr tė prodhuar temperatura tė pėrshtatshme. Planetit Afėrdita i duhen 243 ditė pėr njė rrotullim tė plotė. Vetėm mendoni sikur tokės t'i duhej po kaq kohė! Ne nuk do tė mund t'i mbijetonim temperaturave ekstreme qė do tė rezultonin nga dita dhe net kaq tė gjata.

Njė hollėsi tjetėr jetėsore ėshtė trajektorja e tokės rreth diellit. Kometat kanė njė trajektore tė gjerė eliptike. Fatmirėsisht, nuk ėshtė kėshtu me tokėn. Orbita e saj ėshtė pothuajse rrethore. Edhe njė herė kjo gjė na parandalon tė pėrjetojmė ekstremet vdekjeprurėse tė temperaturės.

Nuk duhet tė shpėrfillim as vendndodhjen e sistemit tonė diellor. Sikur tė ishte mė afėr qendrės sė galaktikės Udha e Qumėshtit, efekti i gravitacional i yjeve fqinje do tė shformonte orbitėn e tokės. Nė kontrast me kėtė, sikur tė gjendej tamam nė skaj tė galaktikės sonė, qielli i natės do tė ishte pothuaj pa yje.

Drita e yjeve nuk ėshtė thelbėsore pėr jetėn, por a nuk i shton bukuri tė madhe qiellit tonė natėn? Dhe, duke u bazuar nė konceptet e tanishme tė Universit, shkencėtarėt kanė llogaritur se nė skajet e Udhės sė Qumėshtit nuk do tė kishte pasur mjaft elemente kimike tė nevojshme oėr tė formuar njė sistem diellor si i yni.
avatar
Elizza

1071


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi