CIA - Central Intelligence Agency

Shko poshtė

CIA - Central Intelligence Agency

Mesazh  Neo prej 03.04.10 12:30

“Buka e helmuar”, CIA ēmendi banorėt e njė fshati francez



Mė 16 gusht tė vitit 1951, banorėt e njė fshati francez u zgjuan papritur me zhurmė nga halucinacione tė frikshme me zjarre dhe bisha. Njė burrė u pėrpoq tė mbyste veten, duke bėrtitur se barku i tij po kafshohej prej gjarpėrinjve. Njė djalė 11-vjeēar u pėrpoq tė mbyste gjyshen e vet. Njė burrė tjetėr bėrtiti: “Unė jam njė aeroplan”... E gjithė kjo, si pasojė e njė eksperimenti tė CIA-s.

Misteri 50-vjeēar mbi “bukėn e mallkuar” tė Pont Saint Esprit, qė shkaktonte halucinacione te banorėt, u zgjidh pasi njė gazetar zbuloi se Shtetet e Bashkuara tė Amerikės e kishin spėrkatur bukėn me drogė tė llojit LSD, pjesė kjo e njė eksperimenti.

Nė vitin 1951, njė fshat i vogėl piktoresk nė jug tė Francės u shkatėrrua papritur dhe nė mėnyrė misterioze, si tė kishte qenė njė iluzion, si pasojė e sėmundjeve tė ndryshme qė pllakosėn vendin. Sė paku 5 njerėz vdiqėn dhe dhjetėra tė tjerė u dėrguan nė azile ku edhe vdiqėn, ndėrsa qindra tė tjerė vazhduan tė vuanin nė mėnyrė tė pareshtur. Pėr dekada tė tėra thuhej se buka e vendit kishte qenė helmuar pa dashje me njė lloj myku.

Tashmė, njė gazetar investigues nga Shtetet e Bashkuara tė Amerikės ka zbuluar fakte qė tregojnė se ka qenė vetė CIA ajo qė ka pėrzier me ushqimin vendas, njė lloj droge tė tipit LSD, pjesė kjo e njė lloj eksperimenti tė zhvilluar pėrgjatė Luftės sė Ftohtė. Misteri i “Le Pain Maudit” ose thėnė ndryshe “Bukės sė mallkuar”, vazhdon edhe sot e kėsaj dite t’i terrorizojė banorėt e Pont Saint Esprit, nė Juglindje tė Francės.

Mė 16 gusht tė vitit 1951, banorėt e kėsaj zone u zgjuan papritur me zhurmė nga halucinacione tė frikshme me zjarre dhe bisha. Njė burrė u pėrpoq tė mbyste veten, duke bėrtitur se barku i tij po kafshohej prej gjarpėrinjve.

Njė djalė 11-vjeēar u pėrpoq tė mbyste gjyshen e vet. Njė burrė tjetėr bėrtiti: “Unė jam njė aeroplan”, pėrpara se tė hidhej poshtė nga dritarja e katit tė dytė duke thyer si pasojė tė dyja kėmbėt. Mė pas, ai u ngrit pėrsėri dhe vazhdoi tė zvarritej pėr mė tepėr se 50 metra. Ndėrkohė, njė tjetėr person “pa” zemrėn e tij t’i rrėshqiste pėrgjatė kėmbėve teksa thėrriste njė doktor pėr t’ia rikthyer pėrsėri nė vend.

Sakaq, shumė njerėz tė tjerė u shoqėruan pėr nė azile ku u mbajtėn nėn kėmisha force. Nė atė kohė gazeta amerikane “Times” shkruante se “mes tė prekurve nga deliri dhe kllapia e kuqe kishte pacientė tė shtrirė nėpėr shtrate, qė ulėrinin se lule tė kuqe po lulėzojnė pėrmes trupave tė tyre dhe se kokat e tyre po shkrijnė”.

Nė atė kohė u arrit nė pėrfundimin se bukėpjekėsi mė i njohur i zonės kishte pėrzier pa dashje miellin me njė myk qė nė fakt infektonte drithėrat dhe kryesisht thekrėn.

Njė tjetėr teori supozonte se buka ishte helmuar prej mėrkurit organik. Sidoqoftė, njė gazetar investigues, H.P. Albarell Jr., deklaroi rezultatet e zbuluara nga njė eksperiment i fshehtė i drejtuar nga CIA dhe Divizioni i Operacioneve Speciale Sekrete Amerikane nė Fort Detrik tė Meriland.

Shkencėtarėt qė prodhuan tė dyja shpjegimet alternative, - shkruan ai, - punonin pėr Kompaninė Farmaceutike Sandoz me bazė suedeze, e cila nė mėnyrė sekrete kishte furnizuar tė dyja, si Shtetet e Bashkuara tė Amerikės ashtu edhe CIA-n me LSD.

Albarell arriti tė zbulonte dokumentet e CIA-s, ndėrsa ishte duke investiguar mbi vrasjen e dyshimtė tė Frank Olson, njė biokimisti qė punonte pėr SOD-in, i cili u hodh nga dritarja e katit tė 13-tė, dy vjet pas incidentit nė lidhje me “Bukėn e helmuar”.

Njė shėnim pėrshkruan njė bisedė mes njė agjenti tė CIA-s dhe njė zyrtari tė Sandoz, ku pėrmendej “sekreti i Pont Saint Esprit” dhe shpjegimi se helmimi nuk ishte shkaktuar aspak nga myku, por nga elementi D i ndodhur nė drogėn LSD.

Ndėrsa shkruante librin e tij “Njė gabim i tmerrshėm: Vrasja e Frank Olson dhe Sekreti i CIA-s mbi eksperimentet e Luftės sė Ftohtė”, zoti Albarell foli me kolegė tė zotit Olson, dy prej tė cilėve i treguan atij se incidenti i Pont Saint Esprit ishte pjesė e njė eksperimenti tė drejtuar nga CIA dhe vetė Amerika.

Pas luftės koreane, amerikanėt lanēuan njė program tė gjerė mbi manipulimet mendore tė tė burgosurve dhe mbi trupat e armiqve.

Shkencėtarė tė Fort Detrik i treguan atij se agjentėt kishin spėrkatur drogė LSD nė ajėr dhe gjithashtu nė “produktet ushqimore vendase”. Zoti Albarell tha se “arma e vėrtetė tymosėse” ishte njė dokument i Shtėpisė sė Bardhė i dėrguar tek anėtarėt e Komisionit tė Rokfelerit i formuar nė 1975, pėr tė investiguar abuzimet e CIA-s.

Ai pėrmbante emrat e njė numri individėsh francezė qė ishin punėsuar nė mėnyrė sekrete nga CIA, duke shkaktuar nė mėnyrė direkte incidentin e Pont St. Esprit. Albarell bėn tė ditur se droga LSD, e pėrdorur si njė armė ofensive nga Ushtria Amerikane, kishte droguar mbi 5.700 punonjės amerikanė mes viteve 1953 dhe 1965.

Asnjė nga kėrkimet e tij nuk do tė arrinte tė tregonte se shėrbimet sekrete franceze ishin nė dijeni tė operacionit. Sipas lajmeve amerikane, drejtuesit francezė i kishin kėrkuar CIA-s tė jepte shpjegime, gjė tė cilėn shėrbimet franceze e mohuan.

Banorėt e Pont Saint Esprit vazhdojnė akoma tė kėrkojnė shpjegime se pse u goditėn nga skena tė tilla apokaliptike.

“Nė atė kohė njerėzit krijuan teorinė e njė eksperimenti me qėllim kontrollin mbi revoltat popullore”, - thotė Sharl Granjon. “Unė pėrherė godisja kovėn”, - i tregoi ai gazetės franceze “Les Inrockuptibles”, pa e ditur pse.

Fationa Bodoj
avatar
Neo

"Njėshmėria - mund tė njihet vetėm duke u bashkuar me tė."


1414


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: CIA - Central Intelligence Agency

Mesazh  gjilanasi prej 09.04.11 11:03

Bilanci perfundimtar per kete fshat ka qene i rende: 7 te vdekur, 50 veta ne azil psikiatrik dhe 250 veta te prekur nga simptoma te gjata qe kane mbetur pa asnje shpjegim zyrtar.
avatar
gjilanasi

381


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: CIA - Central Intelligence Agency

Mesazh  Odin prej 22.12.12 20:47

Historia e CIA-s, mes komploteve, aferave seksuale dhe tradhtive



Pse CIA u themelua vetėm pas Luftės sė Dytė Botėrore, dhe kur u barazua me KGB-nė, dhe dueli historik me tė. Kush ishin 23 shefat e CIA-s nga themelimi deri sot, historitė e tyre dhe si pėrfunduan. Cilat ishin dhjetė programet mė sekrete tė CIA-s qė tronditėn botėn. Kush ishte tradhtari i saj mė i madh, qė u cilėsua edhe si tradhtari mė i paguar nė histori. Ndėrkohė qė dje David Petraeus shefi i CIA-s dha dorėheqjen pėr shkak tė njė marrėdhėnie jashtėmartesore.

CIA


Central Intelligence Agency- Agjencia Qendrore e Zbulimit

Pėr mė tepėr se njė shekull, tė gjitha shtetet kryesore tė botės, pėrveē SHBA zhvilluan dhe kultivuan shėrbimet sekrete informative. Kodi i pashkruar kombėtar amerikan i etikės nuk mund tė toleronte apo tė stimulonte spiunazhin. Nė fund tė vitit 1929, ky lloj qėndrimi ishte shprehur nė thėnien e Sekretarit tė Shtetit, Henri Stimson, kur Herbert Yardley i ofroi atij kopje tė dokumenteve tė huaja tė apokriptografuara: “Zotėrinjtė e vėrtetė nuk i lexojnė postėn njėri-tjetrit!”

Lindja e CIA-s

Megjithatė shėrbimet sekrete informative tė zbulimit u zhvilluan fare shpejt nė SHBA. Mbas Luftės sė Dytė Botėrore, presidenti Harry Truman shpėrndau Office of Strategic Services (OSS 1941-1945) duke argumentuar se asnjė agjenci amerikanė nuk kishte nevojė tė kryente spiunazh ndėrkombėtar, derisa sigurisht filloi Lufta e Ftohtė e shtyrė nga Kremlini. I alarmuar nga spiunazhi mbarėbotėror i kryer nga Bashkimi Sovjetik, Trumani nėnshkroi Aktin e Sigurimit Kombėtar nė 1947 (National Security Act) duke krijuar CIA-n si organizatė e pėrhershme spiunazhi e qeverisė sė SHBA.

Karta e statutit tė CIA-s e vendos atė nė kontrollin e NSC (National Security Counsil)-Kėshillit tė Sigurimit Kombėtar, i cili ėshtė nėn drejtimin e qeverisė ekzekutive, por njėkohėsisht ėshtė dhe nėn mbikėqyrjen e Kongresit. Pėrgjegjėsia kryesore e CIA-s ėshtė tė “mbledhė dhe tė vlerėsojė informacion”, por njėkohėsisht tė “kryejė dhe detyra tė tjera” qė i specifikon NCS.

Krijimi i CIA-s u kundėrshtua energjikisht me tepėr nga drejtori i FBI (Zyrės Federale tė Hetimeve), J. Edgar Hoover. Hoover i kundėrvihej presidentit Truman dhe disa anėtarėve tė Kongresit, duke argumentuar se krijimi i CIA-s veēse do tė dublikonte pėrpjekjet dhe informatat e mbledhura nga FBI, pėr tė cilat deri nė 1947 ishte pėrgjegjės ai. Hooveri u provua qė ishte gabim. Shpesh herė, mbas shpėrndarjes sė OSS, FBI dhe shėrbimet informative ushtarake ofronin informacion tė dobėt dhe tė paanalizuar qė me tepėr ngatėrronte dhe prishtė punė se sa informonte.

Qė t’ia dilte mbanė me kėto informata tė ngatėrruara dhe qė tė pėrballonte me mire rrezikun dhe kėrcėnimin komunist, Trumani krijoi Grupin Qendror tė Informacionit (CIG) nėn komandėn e Nėn-Admiralit Sidnėy Soures. Kur NSC-Kėshilli i Sigurimit Kombėtar beri mbledhjen e tij tė parė nė 19 dhjetor 1947, i dha urdhėr Admiralit Roscoe Hillenkoettėr, drejtorit tė parė tė CIA-s tė mbikėqyrtė operacionet e maskuara nė Itali, qė do tė parandalonin komunistėt tė merrnin pushtetin nė zgjedhjet e pėrgjithshme.
Hillenkoetėr dhe njerėzit e tij iu futėn punės, duke pėrdorur presion ushtarak, politik dhe ekonomik nė njė fushatė masive propagande pėr tė siguruar humbjen e komunistėve nė zgjedhje.

Ky sukses i madh i CIA-s shtoi besimin se agjencia mund tė ishte shume efektive nė punėt e ēdo shteti tė huaj, duke krijuar kėshtu njė urdhėr tė rrezikshėm pėr tė ardhmen. Fillimisht agjensia u krijua nga veteranė tė guximshėm dhe me pėrvojė luftė tė ish-OSS, por e spastruar nga elementėt komunistė qė kishin infiltruar nė OSS gjatė LIIB. Kėta veteranė u ngjanin me tepėr ‘bastaxhinjve” qė loznin me vdekjen sesa intrigantėve.

CIA nuk ishte ndonjė shėrbim sekret modern, deri nė shkurt tė vitit 1953, kur drejtor i saj u be Allen Dulles, ish shef i operacioneve tė OSS nė Evropė gjatė Luftės sė Dytė Botėrore. Ardhja e Dulles (Alen Dalas) nė krye tė CIA-s solli njė ekspert tė madh nė pozicionin qė ai kishte, duke sjellė pėr herė tė parė nė pah pikėpamjen se CIA ishte e zonja tė infiltronte dhe tė vepronte dhe tė ndėrhynte nė punėt e brendshme dhe nė shtatė jomiqėsore me SHBA si Irani, Zaire, Guatemala, Indonezia, Kili dhe Egjipti.

Teknika e CIA-s nuk ishte e ndryshme nga teknika qė pėrdornin agjencitė e tjera tė informacionit. Kėto pėrfshinin ryshfetet, shantazhet, dizinformacionin, propagandėn negative, luftėn guerrile, sabotazhin deri dhe vrasjet. Agjencia filloi tė mblidhte dhe tė analizonte informacion, duke shtuar njėkohėsisht dhe operacionet e maskuara. Nė 1953, nėn drejtimin e gjeneralit Uolltėr Bedel Smith, CIA dėrgoi agjentėt e saj nė Iran pėr tė mbėshtetur largimin e kryeministrit Mohamed Mosadef, i cili u largua duke e lenė vendin e vet nė njė kaos politik.

E barabartė me KGB-nė dhe dueli me tė

CIA u bė e barabartė me KGB si forcė spiunazhi kur Alen Dallas mori komandėn e saj nė 1953. Njė vit mė pas, regjimi i influencuar nga komunistėt i Jakobo Arbensit nė Guatėmala u pėrmbys me mbėshtetjen e CIA-s. Nė 1955 CIA mbikėqyri hapjen e Tunelit tė Berlinit qė i lejoi ekspertėt e saj tė pėrgjonin komunikacionet sovjetike, telefonatat diplomatike dhe rrjetet telefonike nė Berlinin Lindor. Nė 1956, CIA arriti tė siguronte raportin tepėr sekret tė Kongresit tė XX tė PK Sovjetike, ku Hrushovi dėnonte krimet e Stalinit, fill njė ditė pas Kongresit.

Dėshtimi i operacionit kundėr Kastros


Pėr 4 vjet, nga 1956 deri nė 1960 CIA drejtonte aeroplanėt spiunė nė qiejt e BS, operacion qė pėrfunduan kur piloti i aeroplanit U-2, Geri Fransis Pauers qė u godit nga sovjetikėt u burgos. Me vonė ky pilot do tė shkėmbehej me spiunin e famshėm tė KGB Rudolf Abel. Ishin raportet e informacionit tė CIA-s ato qė binden presidentin Kenedi tė fillonte operacione “joluftarake” nė Vietnam nė 1961. Nė tė njėjtin vit CIA dėshtoi nė operacionin e pėrmbysjes se Kastros nė Kubė, duke dėrguar trupa kubanezėsh tė arratisur si guerrile tė pa trajnuara dhe jo tė mbėshtetura nga forcat ajrore tė SHBA.

Operacioni nė Gjirin e Derrave ishte njė grusht i madh kundėr reputacionit tė CIA-s, por dėshtimi i kėtij operacioni ishte me tepėr nga ngatėrrimet nė komunikim midis CIA dhe presidentit Kenedi, sesa nga paaftėsia e saj. Qė tė evitoheshin nė tė ardhmen tė tilla ngatėrresa, sekretari i mbrojtės nėn administratėn e Kenedit, krijoi DIA (Agjencinė informative tė Mbrojtjes) si filtėr informacioni tė tė gjitha shėrbimeve sekretė jo-ushtarake tė SHBA.

Fiaskoja nė Kuba bėri qė presidenti Kenedi tė kėrkoftė dorėheqjen e Alen Dallesit, (ai qė ishte ideatori i vėrtetė i fluturimeve tė U-2 mbi BS dhe pėrgjegjėsi i fiaskos sė Gjirit tė Derrave ishte ndihmėsi i tij, Ricard Bizell). Njė vit mė pas, CIA e rifitoi reputacionin e mirė kur nėn drejtimin e Xhon Mek’Konė, njė nga aeroplanėt spiunė mori foto tė raketave me rreze tė largėt veprimi sovjetike qė po vendoseshin nė Kubė. Ky informacion ēoi nė konfrontimin historik tė Kenedit me Hrushovin, e njohur nė histori si kriza kubane e raketave, nė tė cilin kryeministri sovjetik doli i mundur dhe raketat bėrthamore u tėrhoqėn nga Kuba.

Kur presidenti Kenedi u vra nė 1963, CIA u kritikua pėrsėri seriozisht sepse vrasėsi Li Harvi Osualld ishte identifikuar mė parė si i rrezikshėm politikisht, por CIA i kishte humbur gjurmėt e tij. Nė fakt, veprimtaria e Osualldit nė SHBA ishte nėn juridiksionin dhe pėrgjegjėsinė e FBI. CIA nuk ka tė tilla detyra apo tė drejta nė SHBA, por vetėm jashtė saj.

Nė 1964, pėrsėri nėn drejtimin e Mek’Kon, CIA ndihmoi rebelėt qė hodhėn poshtė dhe vranė kryeministrin kongolez Patris Lumumba. Mek’kon u zėvendėsua nga admirali Uilliam Rejborn (1965-1966), drejtoria e tė cilit kaloi pa ngjarje tė jashtėzakonshme.

Vietnami

Pasardhėsi i Rejborn, Ricard Helms (1966-1973) u pėrqendrua me tepėr nė luftėn e Vietnamit, duke i tėrhequr operativėt e CIA-s nė botė, pėr ti dėrguar nė Sajgon. Rreth 1000 agjentė tė CIA-s vepronin nė ketė zonė. Gjithashtu operacione tė CIA-s u zhvilluan dhe nė pjesė tė tjera tė Vietnamit, nė Laos dhe nė Kamboxhia. Nė kėtė rast CIA pati dhe forca tė veta ajrore qė vepronin nėn maskėn e shoqėrisė ajrore “Air America”.

Nė Amerikė, presidenti Lindon Xhonson, pėrgjegjės pėr rritjen e ndėrhyrjes amerikanėenė Vietnam, i kėrkoi Helmesit qė tė spiunonte nė disidentėt amerikanė, opozitarė tė luftės nė Vietnam. Helmsi i rezistoi presioneve presidenciale qė ishin kundėr statutit tė CIA-s.

Informacioni i brendshėm ishte njė punė e FBI qė Huveri refuzoi ta bėntė dhe CIA presupozoi se kjo ishte njė detyre ilegale. Megjithatė skandali “Uotėrgejt” nuk provoi asnjėherė ngatėrrim tė CIA-s nė tė.

Helmsi pati njė sėrė ndihmėsish tė ēuditshėm: Ricard Bizell, ekspert nė truke tė ndryshme dhe Xhejms Xhizus Angelltonin nė krye tė kundėrzbulimit, qė ishte i fiksuar me zbulimin e agjentėve sovjetikė brenda CIA-s.

Presidenti Nikson e hoqi Helmsin si drejtor tė CIA-s nė 1973, padyshim nga mosdėshira e kėtij tė fundit pėr tė mbuluar skandalin “Uotėrgejt”. Helmsi u caktua si ambasador nė Iran, por e la kėtė post pėr tė dėshmuar para Kongresit pėr sekretet e Agjencisė. Pėrballe Komitetit Senatorial tė Marrėdhėnieve me jashtė, Helmesi u kap duke gėnjyer nė tentativė tė mbrojė sekretet e CIA-s. Ai u gjobit me 2000$ si dėnim dhe iu dha mase burgimi 2 vjeēare, nėse do ta bėnte pėrsėri.

Imazhi si Gestapo

Gjatė periudhės sė Uilliam Kolbio, i cili ishte drejtor i saj, CIA humbi karakterin e saj si organizatė zbulimi me integritet. Marrja e hapur e informatave nga qytetarė tė SHBA i dhanė asaj imazhin e njė “Gestapoje”, njė armikeje tė publikut amerikan.
Gjatė viteve tė drejtimit tė Kolbit (1973-1976) CIA u bė subjekt i pyetjeve nė disa komitet kongresiale. Agjencia u gjet ngushtė dhe e pa ndihmė pas nėnshkrimit tė Aktit tė Lirisė sė Informacionit. Deri dhe shėrbimet sekretė miqėsore tė Britanisė, Izraelit dhe Gjermanisė kishin ndrojtje tė shkėmbenin informacione me tė, nga frika se dhe sekretet e tyre mund tė dilnin nė shesh.

Rikthimi i normalitetit

Nė 1979, presidenti Xhimi Karter, i normalizoi pak kufizimet qė nuk lejonin veprimtarinė e CIA-s, duke lejuar drejtorin e saj , Admiralin Stėnsfilld Tėrnėr (1977-1981) tė kryente operacione tė maskuara, pėrfshi kėtu dhe survejimin e qytetarėve amerikanė nė disa shtete tė huaja. Madje Karteri e lejoi Tėrnėrin tė kryente operacione klandestinė pa e informuar atė vetė. Por Tėrnėri nuk ishte pėrkrahės i zbulimit tė pakontrolluar, kėshtu qė nuk i pėrdori lehtėsimet e dhėna nga Karter.

Nė 1980, presidenti Karter nėnshkroi gjithashtu Aktin e Mbikėqyrjes sė Zbulimit, qė kufizonte tė drejtat e Kongresit pėr tė vėzhguar CIA-n, duke lėnė vetėm Senatin dhe DIG si dhe vetėm 8 anėtarė tė Kongresit tė marrin informacion special dhe ketė nėn rrethana tė jashtėzakonshme pėr veprimtarinė e CIA-s.

Rikthimi i fuqishėm dhe ndėrtimi i godinave nė Langli

Fuqia e tepėrt qė iu dha dhe mundėsia pėr tė dhėnė mė pak informacion pėr veprimet e saj u shfrytėzua mirė nga drejtori i mėvonshėm i saj, Uilliam Kejsi (1981-1987) i venė aty nga presidenti Regan. Numri i operacioneve tė maskuara u rrit, si dhe buxheti dhe numri i punonjėsve tė CIA-s. Nėn drejtimin e Kejsit, CIA rifitoi imazhin e saj si agjensi zbulimi e fuqishme.

Arritja e Kejsit ishin zyrat qendrore tė CIA-s, qė pėrfshin 140 hektarė nė Langli, Virxhinia, nė njė kompleks ndėrtesash qė kushtoi 46 milion dollarė vetėm pėr tu ndėrtuar. Mbi 10 mijė persona punojnė nė Langli, gati 50 % e efektivit tė pėrgjithshme tė CIA-s. Pjesa tjetėr (mijėra tė tjerė janė tė shpėrndare nė zyra tė ndryshme tė CIA-s nė SHBA si dhe nė trupat diplomatike amerikanė anembanė botės. Sot, ashtu si nė epokėn e Kejsit, CIA ka njė forcė tė jashtėzakonshme pune me ekspertė nė ēdo gjuhe tė huaj, nė kriptografi, kimi, kompjuterike, demografi, agronomi, luftė guerile si dhe sisteme komunikacionesh.

Katėr divizionet

Katėr divizione tė ndara formojnė forcėn punėtore tė agjencisė. Divizioni i Zbulimit, qė merret me mbledhjen e informacioneve nga botime publike, fjalime, dokumente sekretė dhe raporte nga shtete tė ndryshme. Problemet shkencore dhe teknike janė nėn varėsinė e Divizionit tė Kėrkimit. Divizioni i Mbėshtetjes koordinon operacionet e shtabit me agjentėt nė veprim. Divizioni i Planit, merret me mbikėqyrjen e tė gjitha operacioneve tė maskuara.

Tė gjitha kėto divizione ishin nėn drejtimin e Uilliam Kejsit. Ai krijonte operacione tė maskuara me ambicie tė palodhshme. Nėn mbėshtetjen e Reganit, CIA ndihmoi rebelėt afganė kundėr pushtimit sovjetik, armatosi grupet paramilitare iranianė kundėr Ajatollah Khomeinit dhe regjimit tė tij fetar si dhe haptazi mbėshteti rebelėt qė luftonin qeverinė majtistė nė Nikaragua.

Kur plasi skandali Iran-Kontra, Oliver North tha se Kejsi dhe CIA ishin tė fshehur pas kėtij operacioni. Por Kejsi i thirrur nė Kongres pėr tė dėshmuar nėse Agjencia ishte pėrfshirė apo jo nė kėtė skandal, nuk arriti tė dėshmojė pasi vdiq nė 1987.

Nė fund tė viteve ’80 kur agjencia ishte nėn drejtimin e ish shefit tė FBI, Uilliam Uebstėr dhe nė mes tė viteve ’90, CIA u pėrndoq pėrsėri. U akuzua pėr lavazh truri sistematik tė qytetarėve kanadezė 30 vjet mė pare, teknika tė cilat nė atė kohė i kundėrviheshin lavazheve tė trurit tė pėrdorura nga sovjetikėt, Kina dhe Korea e Veriut. U akuzua se ishte pėrzier nė eksperimente tė tmerrshme mjekėsore, vrasje, sabotazh dhe vdekje tė mjaft qytetarėve tė pafajshėm.

Tradhtia e madhe e Ejms, tradhtari amerikan mė i paguar nė histori

Nė 1994, ajo qė kishte frikė mė tepėr CIA dhe tė gjithė shefat e saj u realizua. Njė nėpunės i thjeshtė zyre, Olldric Ejms, i biri i njė drejtuesi tė CIA-s u ekspozua si spiun sovjetik, tradhtari amerikan mė i paguar nė histori. Sigurisht qė dhe mė parė kishte tė tillė nė CIA, si: Eduart Li Hauard qė u shiste sekretė rusėve pėrpara se tė kėrkonte azil politik nė Moskė; Uilliam Kampiles qė u shiti sovjetikėve manualin sekret tė satelitėve spiunė tė CIA-s; analisti i CIA-s Larri U Tai Cin i lindur nė Kinė dhe spiun kinez pėr rreth 30 vjet para vitit 1986 kur u dėnua dhe vrau vetėn.

Ejms u zbulua nė vitin 1994, por spiunimet ishin bėrė gjatė kohės sė Bashkimit Sovjetik.

Asnjė prej kėtyre tradhtarėve nuk i bėri gjė CIA-s po ta krahasojmė me dėmin qė ajo pėsoi nga Ejms. I paguar pėr 2 milion $, Ejms u dha sovjetikėve emrat e informatorėve mė tė mirė ruse brenda nė KGB dhe nė qeverinė sovjetikė, duke shkaktuar pushkatimin e tė paktėn 12 vetave. I dėnuar pėr spiunazh, Ejms beri njė marrėveshje nė shkėmbim tė sekreteve qė kishte treguar, duke shpėtuar nga karrikja elektrike, por fitoi burgimin e pėrjetshėm pėr veten e vet dhe 5 vjet burg pėr tė shoqen, si bashkėpunėtorėve tė tij.
avatar
Odin

527


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: CIA - Central Intelligence Agency

Mesazh  Odin prej 22.12.12 20:52

Dhjetė programet mė sekrete tė CIA-s qė tronditėn botėn

Gjatė viteve, CIA amerikane ka fituar reputacionin e tė qenit si agjencia e inteligjencės mė e sofistikuara nė tė gjithė planetin. Nė tė njėjtėn kohė, CIA ėshtė bėrė e njohur pėr paranojėn e saj tė pabesueshme dhe nxitjen pėr ndėrmarrjen e projekteve tė kushtueshme, herė-herė tė paligjshme dhe shpesh absurde. Kjo nė emėr tė fitores tė njė avantazhi mbi konkurrencėn. Por i gjithė ky aktivitet i cili ka thithur me miliona dollarė nuk ka shkuar gjithmonė sipas parashikimeve.

Shpeshherė disa prej programeve tė saj kanė mbetur pėrgjysėm dhe herė tė tjera kanė dėshtuar, duke mos pėrmendur kėtė edhe bėrjen publike tė sekreteve. Gjithsesi nė 50 vitet e fundit, ajo mban primatin si shėrbimi sekret mė i famshėm rreth tė cilės janė ngritur shpeshherė edhe teori nga konspiracionistėt. Por kėtu janė sjellė dhjetė programet mė sekrete tė CIA-s tė cilat njihen nga shtypi.

Tė gjitha kanė pasur njė bum gjatė periudhės sė luftės sė ftohtė. Nga macet spiune, nė hipitė psiqikė, programi Stargate, e deri tek rrėzimin e liderit komunist kubanez Fidel Kastro. Ndaj nė njė listė tė pėrpiluar janė renditur dhjetė programet mė tė ēuditshme qė qeveria amerikane ka propozuar dhe financuar gjatė viteve tė saj.

1. Pushtimi i Gjirit tė Derrave

Pėr njė absurditet tė vėrtetė, disa nga projektet mė shpenzuese tė CIA-s dėshtuan pushtimin e Gjirit tė Derrave. Programi ėshtė njė prej pėrpjekjeve tė para pėr tė pėrmbysur udhėheqėsin komunist kubanez Fidel Kastro, por ai ishte edhe i fundit, mė shkatėrrues dhe i pasuksesshėm. Programi filloi nė 1960, kur CIA-s, nėn autorizimin e Presidentit, filloi planifikimin e njė tentative tė pėrmbysjes sė qeverisė kubaneze.

Nė mėnyrė qė tė eliminojė ēdo lidhje me SHBA, sulmi do tė ishte kryer nga njė ushtri e emigrantėve tė kthyer kubanezė tė trajnuar posaēėrisht nga CIA. Pas njė serie tė sulmeve diversioniste ajrore, mė 17 prill, 1961, njė grup i trupave amfib zbarkoi nė njė plazh nė Gjirin e Derrave dhe filloi shkarkimin e mallrave tė tyre tė 1.300 guerrilasve nga mėrgimi.

Plani pėr ta ishte qė tė takoheshin me njė grup mė tė vogėl tė parashutistėve pėr ti braktisur shumė shpejt pas mbėrritjes sė tyre, por qė nga fillimi plani i tyre ishte i dėshtuar tragjikisht. Ndėrkohė, theksohet se 2000 kubanezė vdiqėn gjatė pushtimit, ndėrsa 100 anėtarė tė ushtrisė nė mėrgim u vranė nė aksion, 1200 tė tjerė qė mbetėn u kapėn dhe u burgosėn, dhe disa tė tjerė u ekzekutuan me urdhėr tė Kastros.

2. Projekti MKULTRA

Njė nga programet e qeverisė qė tė rrėnqeth mė shumė lėkurėn dhe ushqen teoritė e panumėrta tė konspiracionit, Projekti MKULTRA ishte gjithėpėrfshirėse dhe program i fshehtė i CIA-s filloi nė fillim tė viteve 1950 qė pėrfshiu eksperimente nė “pyetje kimike” dhe kontrollin e mendjes.

Me pak fjalė, MKULTRA ishte njė plan i cili kėrkoi tė pėrdorė droga, stres psikologjik, dhe metoda tė ēuditshme tė marrjes nė pyetje pėr tė marrė informacion, kontrollin e sjelljes, madje edhe tė ndryshojė funksionin e trurit.

Pėr kėtė ditė, shumė prej informacionit nė projekt mbetet sekret, por ajo qė ne dimė ėshtė se programi pėrfshin testimin dhe marrjen nė pyetje tė qytetarėve privatė – shpesh pa dijeninė e tyre apo pėlqimin-nė shėrbim tė zbulimit apo jo tė drogave tė caktuara mund tė pėrdoret si serum i vėrtetė.

Kjo pėrfshinte dhėnien e dozave tė mėdha tė LSD-sė, amfetaminės, dhe meskalinės, si dhe terapia e shok-ut. Nė njė rast, subjektet ishin dozuar gjoja me acid pėr 77 ditė me radhė nė njė pėrpjekje pėr tė provuar efektet e ekspozimit afatgjatė ndaj drogės. Teoritė konspirative pajtohen rreth qėllimeve tė vėrteta tė projektit, me disa qė thonė se ai ishte njė program pėr tė krijuar vrasės-zombie pėrmes kontrollit tė mendjes dhe ndėrrimit tė pikėpamjeve.

3. Operacioni Mongoose

Nė fillim tė ‘60, Kuba komuniste u bė njė nga fushėbetejat mė tė mėdha tė Luftės sė Ftohtė, dhe presidenti i tij Fidel Kastro u konsiderua si njė nga figurat mė tė rrezikshme politike nė botė. Pas pėrpjekjeve tė hershme pėr tė pėrmbysur me forcė Kastron dėshtuan, CIA themeloi Operacionin Mongoose, qė ishte njė luftė e fshehtė propaganda dhe sabotimit i projektuar pėr tė hequr udhėheqėsi kuban nga pushteti.

Operacioni Mongoose kishte njė qėllim tė gjerė, dhe ka pėrfshirė plane tė sulmeve tė rreme tė emigrantėve kubanė, pėr tė siguruar armė grupeve tė opozitės, dhe shkatėrrimin e kulturės sė kallamit tė sheqerit kubanez. Ajo gjithashtu, pėrfshihen edhe disa pėrpjekje pėr tė vrasė ose diskredituar Kastron nė shtyp, ku secila prej tyre ishte mė e pėrpunuar dhe qesharake se sa tjetra.

Agjencia shqyrtoi, mes tė tjerash, duke helmuar furnizimin personal tė cigareve puro tė Kastros, duke vendosur eksplozivin e maskuar nė sportet e tij tė preferuara tė notit, dhe duke injektuar atė me njė kimikat vdekjeprurės nga njė gjilpėrė e injektuar nėn lėkurė e maskuar si njė stilolaps. Fatkeqėsia e krizės sė raketave kubane vunė Operacionin Mongoose nė pritje, dhe pas njė marrėveshje mes John F. Kennedy dhe sovjetikėve, ai pak a shumė u braktis.

4. Projekti Stargate

Tė 20 milionė dollarėt pėr Projektin Stargate ishte njė term koperturė i pėrdorur pėr tė pėrshkruar njė numėr tė madh eksperimentesh psikike dhe hetimeve tė ndėrmarra nga qeveria e SHBA mes viteve ’90 dhe ‘70. Qėllimi mė i madh i projektit Stargate ishte hetimi probabilitetin shkencor i “shikimit tė largėt,” e cila ėshtė aftėsi psikike ndaj ngjarjeve tė dėshmuara nė distanca tė mėdha.

Programi, i cili gjithashtu heton edhe aftėsitė psikike si nga pėrvoja e trupit dhe mprehtėsisė, testoi subjektet nė aftėsinė e tyre pėr tė parashikuar ngjarjet e ardhshme ngjarje dhe lexon dokumentet e fshehura. Projekti Stargate zakonisht thjeshtėzoi shėrbimet kudo nga 3 deri nė 12 lėndė nė kohė, shumė prej tė cilėve arritėn tė provuar nė test me njė vlerėsim tė saktė, aq shumė saqė arrinte 15 % mė lart sesa norma.

Megjithatė, edhe pse disa nga pjesėmarrėsit pohuan se kanė parashikuar ngjarjet mė tė mėdha botėrore si sulme ushtarake dhe situata pengjesh, programi gjeti se shikuesit e largėt dhe tė ashtuquajtur telepati ishin ende tė gabuara rreth 80 pėr qind tė kohės, dhe nė vitin 1995 CIA-s anuloi Projektin Stargate.

5. Operacioni Midnight Climax

Nė fillim tė viteve 1960, kultura rinore e Amerikės ishte fillimi i parė qė do tė eksperimentonte me drogėn haluēinogjene si LSD, dhe kėshtu ishte Agjencia Qendrore e Inteligjencės. Operacioni Midnight Climax ishte njė nga pėrpjekjet mė qesharake dhe tė paligjshme tė qeverisė pėr tė testuar pėrdorimin e mundshėm tė drogės, si acidi me administrimin e saj ndaj qytetarėve tė padyshuar. Programi ėshtė drejtuar nga njė koleksion nė Nju Jork dhe Kaliforni.

Prostitutat u pėrdorėn pėr tė joshur tė rinjtė nė shtėpi, nė atė pikė qė ata i kishin dhėnė ushqim ose pije me gjemba tė mprehta me LSD dhe drogra tė tjera dhe janė vendosur nė njė dhomė me dy rrugė pasqyrash ku sjellja e tyre mund tė observohej. Midnight Climax ishte nė thelb njė program eksperimental i projektuar pėr tė monitoruar pėrdorimin e mundshėm taktik tė drogės psikotrope dhe shantazhit seksual nė fushė, por edhe brenda Agjencisė ishte e diskutueshme, dhe kjo u mbyll pas vetėm disa vjetėsh.

Shumica e dokumenteve tė lidhura me operacionin u shkatėrruan, por disa mbijetuan, dhe nė fillim tė viteve ‘70 dokumentet nė lidhje me Midnight Climax dhe shumė programe tė tjera tė paligjshme tė CIA-s u sollėn nė dritė nė njė histori tė famshme nga New York Times.

6. Projekti Pėllumbi

Njė nga programet e dukshėm dhe absurde ushtarake tė tė gjitha kohėrave ka ndodhur gjatė Luftės sė Dytė Botėrore, kur psikologu i famshėm i sjelljes BF Skinner u rekrutua nga qeveria pėr tė provuar njė tren pėllumbash pėr pėrdorimin nė njė sistem udhėrrėfyes tė raketave. Nė atė kohė, Skinner ishte i njohur si njė prej praktikuesve mė tė mėdhenj tė kushtėzimit operues, njė sistem qė pėrdorte shpėrblimin dhe dėnimin si njė mjet pėr kontrollin e sjelljes.

Me kėto ide nė mendje, Skinner vendosi njė seri tė posaēėm pėllumbash tė trajnuar brenda raketave. Njė aparat fotografik pėrballė raketave regjistroi rrugėn e vet tė fluturimit, i cili ishte projektuar mė pas nė njė ekran pėr pėllumbat qė ta shihnin. Zogjtė ishin trajnuar pėr tė njohur objektivin e qėllimit tė raketave, dhe ata do tė ēukisnin ekranin nė qoftė se ajo ishte jashtė kursit.

Ky informacion ishte i ushqyer nga kontrolli i armėve tė fluturimit, i cili mė pas do tė ndryshohet pėr tė pasqyruar tė koordinatat e reja. Skinner ishte dhėnė fillimisht 25,000 dollarė pėr tė marrė drejtimin e projektit dhe, dhe ai nė fakt arriti tė bėjė njė pėrparim tė vogėl me tė. Por zyrtarėt e qeverisė nuk ishin mjaft tė aftė pėr tė kapėrcyer absurditetin e dukshėm tė programit, dhe ajo u mbyll pėrfundimisht.

7. Operacioni Northwoods

Nė fillim tė viteve 1960, kur Lufta e Ftohtė ishte nė aktivitet tė plotė dhe frika e komunizmit ishte e shfrenuar, njė plan i quajtur Operacioni Northwoods ishte propozuar brenda CIA-s amerikane. Me pak fjalė, ai bėri thirrje pėr qeverinė pėr tė kryer njė seri veprimesh tė dhunshme terroriste nė qytetet e SHBA-sė duke pėrfshirė shpėrthime, rrėmbime, trazira tė rreme, dhe sabotazhe, tė cilat pastaj mund tė binin mbi Kubėn. Kjo do tė rriste mbėshtetjen pėr njė luftė kundėr komunistėve dhe ēonte nė njė operacion tė mundshėm ushtarak pėr tė larguar nga pushteti Fidel Kastron.

Plani ishte hartuar dhe nėnshkruar nga shefat e pėrbashkėt tė Shtabit, iu paraqit Presidentit John F. Kennedy, i cili personalisht e kundėrshtoi atė, dhe programi mė pas ishte braktisur. Pėr vite mė pas, Operacioni Northwoods ka ekzistuar si njė thashethem, por ai mė nė fund u shpall tė jetė i vėrtetė, kur dokumente top-sekret duke pėrshkruar planin janė bėrė publike nė vitin 1997 si pjesė e njė deklarate tė qeverisė nė lidhje me dokumentat e vrasjes sė John F. Kennedy.

8. Operacioni Gold

Njė prej operacioneve mė tė guximshme tė inteligjencės sė Luftės sė Ftohtė ishte Operacioni Gold i 1953, e cila ka qenė njė sforco e pėrbashkėt midis CIA-s dhe MI6 britanike pėr tė ndėrhyrė nė linjat telefonike tė shtabit sovjetik nė Berlinin Lindor. Kjo kėrkoi ndėrtimin e tuneli tė gjatė masiv prej 450 metrash tė gjatė qė do tė ndėrpritet me njė kryqėzim nėntokėsor telefonik. Vetėm pėrgatita e tunelit mori gjashtė muaj, dhe pėrfshiu njė sasi tė konsiderueshme tė rrezikut.

Por kur ajo ishte bėrė, CIA vazhdoi me kujdes tė regjistrojė mė shumė se 50.000 biseda telefonike gjatė rrjedhės sė gati njė viti. Problemi? Njė tradhtar nė zbulimin britanik informoi KGB rreth Operacionit Gold para se tuneli tė ishte pėrfunduar dhe, sovjetikėt i kishin ushqyerit ata me informacion tė rremė gjatė gjithė kohės. Nė vitin 1956, sovjetikėt kontrolluan tunelin dhe e mbyllėn atė, dhe operacioni pėrfundimisht shkaktoi njė sasi tė madhe polemikash pėr komunitetet e zbulimit amerikan dhe britanik.

9. Operacioni Mockingbird

Njė prej programeve mė ambicioze dhe tė fshehta ndonjėherė tė lanēuara nga CIA ishte operacioni Mockingird, njė projekt propagandistik qė u implementua nė vitet e para tė 1950. Kjo ishte njė ndėrmarrje masive qė pa mė shumė se 3.000 agjentė tė CIA-s dhe bashkėpunėtorėt e nė tentativėn pėr tė fituar pak kontroll mbi shtypin e lirė duke ngrėnė grupe tė seleksionuar tė reporterėve tė informacionit dhe pėrdorimin e gazeta nė shtėpi dhe jashtė vendit pėr tė filtruar llojet e historive qė shkonin pėr publikun.

Nė kulmin e saj, programi pėrfshiu shkrimtarė qė shkruanin pėr New York Times, Newsweek, dhe Time Magazine midis radhėve tė saj, dhe u tha qė tė ketė njė ndikim tė rėndėsishėm deri nė 25 gazetat kryesore. Program pati njė ndikim tė madh jashtė vendit, si edhe, ajo ka shėrbyer si njė funksion i madh pėr tė ndihmuar nė ndikimin e opinionit publik nė prag tė njė pėrmbysjeje tė mundshme tė presidentit tė majtė tė Guatemalės.

Operacioni Mockingbird vazhdoi tė ketė njė efekt tė madh nė mediat botėrore gjatė viteve ‘50, dhe kjo nuk zgjati deri nė vitet ’60 pasi njė seri raportesh nga gazetarėt investigativ e solli nė dritė programin.

10. Kitty Akustik

Pjesa mė e madhe e personave nuk mendojnė se njė mace e zakonshme shtėpie si njė maestro potenciale tė spiunazhit, por CIA e ka bėrė. Nė 1960, inteligjenca amerikane thuhet se ka shpenzuar 20 milion dollarė pėr “Akustik Kitty”, njė projekt top-sekret qė pėrdor macet si njė dispozitiv regjistrimi.

Projekti mori njė grup macesh posaēėrisht tė stėrvitura dhe me anė tė ndėrhyrjes kirurgjikale iu vunė mikrofonė, antena dhe bateri nė bishtin e tyre, dhe mė pa i liruan afėr ambasadės ruse. Ideja ishte se njė mace pa pretekste do tė ishte nė gjendje qė tė shkonte deri tek grupi i funksionarėve komunistė dhe tė dėgjojė bashkėbisedimet e tyre, tė cilat mund tė kthenin agjentėt me pajisjet e sofistikuara tė radios.

Plani mė pas u vu nė aksion, por macja e parė e dėrguar nė fushė u shtyp nga njė taksi pėrpara se tė regjistrimet, dhe operacionin “Acoustic Kitty” u braktis pak mė pas.
avatar
Odin

527


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: CIA - Central Intelligence Agency

Mesazh  Odin prej 22.12.12 20:59

23 shefave tė CIA-s - Historitė e tyre me shantazhe dhe tradhti

Agjencia Qendrore e Inteligjencės (CIA) u krijua nė vitin 1946 nga presidenti Harry Truman. Ai u alarmua nga spiunazhi mbarėbotėror i kryer nga Bashkimi Sovjetik, prandaj nėnshkroi aktin e sigurimit kombėtar duke krijuar CIA-n si organizatė e pėrhershme spiunazhi e SHBA-sė.

Karta e statutit tė CIA-s e vendos atė nė kontrollin e Kėshillit tė Sigurimit Kombėtar, i cili ėshtė nėn drejtimin e qeverisė ekzekutive dhe kongresit. Pėrgjegjėsia kryesore e CIA-s ėshtė tė “mbledhė dhe tė vlerėsojė informacion”, por njėkohėsisht tė “kryejė dhe detyra tė tjera” qė i specifikon Kėshilli i Sigurimit Kombėtar. Fillimisht, agjencia u krijua nga veteranė tė guximshėm dhe me pėrvojė lufte tė ish-OSS (Zyra e Shėrbimeve Strategjike, e cila ka funksionuar gjatė Luftės sė Dytė Botėrore).

CIA nuk ishte ndonjė shėrbim sekret modern, deri nė shkurt tė vitit 1953, kur drejtor i saj u bė Alen Dallas, ish-shef i operacioneve tė OSS-sė nė Evropė gjatė Luftės sė Dytė Botėrore. CIA u bė e barabartė me KGB-nė si forcė spiunazhi, kur Alen Dallas mori komandėn e saj nė 1953-shin.


1. Sidney William Souers
Nė detyrė: janar 1946 – qershor 1946

Pėrshkrimi: Admirali Souers u emėrua drejtori i parė i Inteligjencės Qendrore (CIA) nga Presidenti Harry S. Truman. Mė parė, si zėvendėsdrejtor i inteligjencės sė Marinės, Souers ishte njė prej arkitektėve tė sistemit qė u krijua me direktivėn e Presidentit.

2. Hoyt Sanford Vandenberg
Nė detyrė: qershor 1946 – maj 1947

Pėrshkrimi: Vandenberg shėrbeu pėr njė kohė tė shkurtėr si shef i inteligjencės Ushtarake gjatė Luftės II Botėrore, por detyra e tij kryesore ishte ajo e gjeneralit komandues tė Forcės sė Nėntė Ajrore, njė forcė taktike ajrore nė Angli dhe Francė qė mbėshteste Ushtrinė.

3. Roscoe H. Hillenkoetter
Nė detyrė: 1947 – 1950

Pėrshkrimi: Gjatė detyrės sė tij, Drejtoria e Kėshillit tė Sigurisė Kombėtare i dha CIA-s autoritetin pėr tė kryer operacione tė fshehta “kundėr shteteve dhe grupeve tė huaja armiqėsore, apo nė mbėshtetje tė vendeve tė huaja mike, por nė mėnyrė tė tillė qė pėrgjegjėsia e qeverisė amerikane ndaj kėtyre operacioneve tė mos ishte asnjėherė e dukshme”.

4. Walter Bedell Smith
Nė detyrė: 1950 – 1953

Pėrshkrimi: Gjatė viteve tė para tė ekzistencės sė saj, degėt e tjera tė qeverisė nuk ushtronin shumė kontroll mbi CIA-n. Kjo justifikohej me dėshirėn pėr t‘u krahasuar dhe pėr tė zbuluar aksionet sovjetike nė tė gjithė globin, njė detyrė kjo qė sipas disave mund tė arrihej vetėm nėpėrmjet njė qėndrimi tė njėjtė me atė tė agjencive sovjetike tė inteligjencės.

5. Allen W. Dulles
Nė detyrė: 1953 – 1961

Pėrshkrimi: Pas Gjirit tė Derrave tė vitit 1961, Presidenti John F. Kennedy ushtroi mbikėqyrje mė tė madhe ndaj agjencisė, edhe pse ajo e zgjeroi aktivitetin nė Azinė Juglindore nėn Presidentin Lyndon B. Johnson, duke zėvendėsuar Dulles me McCone. Autobiografia e Dulles ėshtė me vlerė, pėr shkak se ofron shpjegime mbi njerėzit kyē nė veprim, sesa njė pėrshkrim tė detajuar tė CIA-s.

6. John McCone
Nė detyrė: 1961 – 1965

Pėrshkrimi: Pavarėsisht mungesės sė njė sfondi nė fushėn e inteligjencės, McCone ėshtė cilėsuar shpesh si njė prej menaxherėve mė tė aftė dhe tė shkėlqyer tė CIA-s. Ai drejtoi agjencinė gjatė Krizės sė Raketave Kubane. McCone dha dorėheqjen nė prill tė vitit 1956, me pretendimin se ai nuk vlerėsohej sa duhej nga Presidenti Johnson.

7. William Raborn
Nė detyrė: 1965 – 1966

Pėrshkrimi: Raborn, njė oficer Marine i shquar, i cili kishte drejtuar krijimin e nėndetėseve me raketa balistike, pati njė kohėzgjatje tė shkurtėr dhe tė palumtur nė krye tė CIA-s. Ai nuk kishte eksperiencė nė marrėdhėniet ndėrkombėtare dhe nė fushėn e inteligjencės, njohuritė e tij shtriheshin vetėm nė aksionet e marinės. Raborn dha dorėheqjen pas 14 muajsh nga fillimi i detyrės.

8. Richard M. Helms
Nė detyrė: 1966 – 1973

Pėrshkrimi: Para se tė merrte drejtimin e agjencisė, Helms kishte shėrbyer nė rangjet e ulėta tė CIA-s. Pasi marrėdhėniet e tij me Kennedy-n u prishėn, ai u dėrgua nė Vietnam, ku parashikoi njė grusht shteti pėr rrėzimin e Presidentit Ngo Dinh Diem. Pas vrasjes sė John F. Kennedy-t ai u bė zėvendėsdrejtor i CIA-s, nėn admiralin William Reborn. Njė vit mė vonė, Helms u emėrua drejtor.

9. James R. Schlesinger
Nė detyrė: shkurt 1973 – korrik 1973

Pėrshkrimi: Edhe pse detyra e tij nė krye tė CIA-s nuk ishte mė shumė se gjashtė muaj, ai ndėrmori njė sėrė ndryshimesh organizative dhe nė personel. Ai u bė aq i papėlqyeshėm nė shtabin e CIA-s nė Lengli, Virxhinia, saqė u nevojit tė instaloheshin kamerat e sigurisė pėrballė portretit tė tij, nga frika se mund tė vandalizohej.

10. William Colby
Nė detyrė: 1973 – 1976

Pėrshkrimi: Colby ishte njė tjetėr profesionist i inteligjencės, qė u bė drejtor i shėrbimit mė tė lartė tė inteligjencės. Nė dhjetor 1974, gazetari investigativ, Seymour Hersh, bėri publik lajmin e “Family Jewels” nė njė artikull tė faqes sė parė nė “New York Times”, duke zbuluar se CIA kishte vrarė liderė tė huaj dhe kishte pėrgjuar shtatė mijė qytetarė amerikanė tė pėrfshirė nė lėvizjen antiluftė (operacioni KAOS).

11. George H. W. Bush
Nė detyrė: 1976 – 1977

Pėrshkrimi: Bush qėndroi nė detyrė pėr 355 ditė. CIA ishte tronditur nga njė sėrė zbulimesh, duke pėrfshirė kėtu demaskimin e veprimeve ilegale tė CIA-s e aktiviteteve tė paautorizuara dhe Bush-it i atribuohet restaurimi i imazhit tė agjencisė. Nė detyrėn e tij si drejtor i Agjencisė Qendrore tė Inteligjencės, Bush i paraqiste pėrmbledhjen e aktiviteteve Jimmy Carter dhe si president i zgjedhur dhe si kandidat presidencial.

12. Stansfield Turner
Nė detyrė: 1977 – 1981

Pėrshkrimi: Turner eliminoi mbi 800 pozicione operacionale nė atė qė u quajt “masakra e hallouinit”. Ky drejtim organizues u bė i njohur, sepse pasardhėsi i tij pati njė qėndrim krejtėsisht tė ndryshėm. Turner dėshmoi pėrpara Kongresit, duke dhėnė informacion pėr programin “MKULTRA”, qė CIA zhvilloi prej fillimit tė viteve ‘50 deri nė fund tė viteve ‘60.

13. William J. Casey
Nė detyrė: 1981 – 1987

Pėrshkrimi: Gjatė qėndrimit tė tij nė krye tė CIA-s, Casey luajti njė rol tė madh nė formėsimin e politikės sė jashtme tė Reagan-it, veēanėrisht nė qėndrimin ndaj aktivitetit ndėrkombėtar sovjetik. Casey mbikėqyri rizgjerimin e Komunitetit tė Inteligjencės, veēanėrisht CIA-s, nė nivele burimesh njerėzore dhe fondesh mė tė mėdha seē ishin pėrpara se tė priteshin nga administrata e Carter-it.

14. William H. Webster
Nė detyrė: 1987 – 1991

Pėrshkrimi: Webster vinte nga fusha gjyqėsore, duke pėrfshirė kėtu dhe punėn si gjykatės e drejtor i FBI-sė. Ai pritej qė me kėtė eksperiencė tė rregullonte shkeljet ligjore nė CIA. Webster krijoi Aktin e Autorizimit tė Inteligjencės nė vitin 1991. Ky akt pėrcaktonte operacionet e fshehta si misione sekrete, nė zonat gjeopolitike, ku SHBA-ja nuk ėshtė pėrfshirė hapur dhe dukshėm.

15. Robert M. Gates
Nė detyrė: 1991 – 1993

Pėrshkrimi: Gates u emėrua nė krye tė Agjencisė Qendrore tė Inteligjencės nga Presidenti George H. W. Bush, mė 14 maj 1991, duke u bėrė i vetmi oficer nė karrierė nė historinė e CIA-s, qė u ngrit nga niveli i nėpunėsit nė rangun e drejtorit. Pasi u largua nė CIA, ai u bė president i universitetit “Texas A&M” dhe ishte anėtar i shumė bordeve tė korporatave.

16. R. James Woolsey
Nė detyrė: 1993 – 1995

Pėrshkrimi: Si drejtor i Inteligjencės Qendrore, Woolsey ėshtė i njohur pėr marrėdhėnien e kufizuar me Presidentin Bill Clinton. David Halberstan thekson nė librin “War in a time of peace” se Clinton zgjodhi Woolsey si drejtor i CIA-s, sepse fushata e Clinton-it u kishte bėrė kortezh neo-konservatorėve, duke premtuar qėndrim mė tė ashpėr nė ēėshtjen e Tajvanit, Bosnjės dhe tė drejtave tė njeriut nė Kinė.

17. John M. Deutch
Nė detyrė: 1995 – 1996

Pėrshkrimi: Deutch vazhdoi politikėn e paraardhėsit tė tij, R. James Woolsey pėr deklasifikimin e tė dhėnave qė i takonin operacioneve tė fshehta amerikane gjatė Luftės sė Ftohtė. Deutch vuri kufizime ndaj asaj qė ai e konsideronte si politikisht jo korrekte nė rekrutimin e agjentėve dhe synoi diversitetin nė agjenci, nė mėnyrė qė tė pėrfshiheshin mė shumė femra dhe minoritete.

18. George J. Tenet
Nė detyrė: 1997 – 2004

Pėrshkrimi: Tenet ndėrmori njė mision pėr rigjenerimin e CIA-s, e cila po pėrballej me kohė tė vėshtira qė prej Luftės sė Ftohtė. Numri i agjentėve tė rekrutuar pėr ēdo vit kishte rėnė nė 25. Tenet bėri thirrje pėr njė mision origjinal tė agjencisė, sipas tė cilit duhej parė se nga cilat vende tė botės sė post-Luftės sė Ftohtė mund tė vinte rreziku.

19. Porter J. Goss
Nė detyrė: 2004 – 2005

Pėrshkrimi: Goss u rekrutua nga CIA kur ishte nė vit tė tretė nė universitet, nė Yale. Fillimisht ai punoi nė Amerikėn Latine dhe mė vonė nė Evropė. Mė pas punoi nė Kongres pėr 16 vjet, deri sa u emėrua drejtor i CIA-s. Sipas analistėve, ai nuk ishte shumė i suksesshėm, pasi gjatė kohės sė tij nė detyrė, Shtėpia e Bardhė kishte humbur besimin nė aftėsinė e tij pėr tė riorganizuar CIA-n.

20. Michael Hayden
Nė detyrė: 2006 – 2009

Pėrshkrimi: Michael Hayden ėshtė drejtori i fundit i CIA-s, i cili tashmė do zėvendėsohet nga Leon Panetta. Gjatė drejtimit tė Hayden, nė qershor tė vitit 2007, CIA bėri publike dy koleksione dokumentesh tė klasifikuara, tė cilat pėrshkruanin aktivitete tė ndryshme, nė tė cilat vihej nė dyshim ligjshmėria.

21. Leon E. Panetta
Nė detyrė: 2009 – 2011

Pėrshkrimi: Leon E. Panetta, italo-amerikan qė ka shėrbyer si kongresmen dhe shef i stafit nė Shtėpinė e Bardhė ėshtė zgjedhur nga Presidenti Barack Obama nė krye tė CIA-s. Ky vendim pati shkaktuar kundėrshtitė brenda partisė, duke qenė se dy ligjvėnės me eksperiencė vunė nė pikėpyetje faktin nėse Obama duhej tė emėronte njė person me eksperiencė tė kufizuar nė ēėshtjet e inteligjencės. Por karriera e tij nė krye tė CIA-s nuk zgjati shumė.

22. David Petraeus 2011-2102

Pėrshkrimi: Petraeus ka qenė komandanti i trupave tė koalicionit nė Afganistan nė 2011 zėvendėsoi Leon Panetta, i cili u emėrua nė detyrėn e ministrit tė Mbrojtjes. Petraeus pati drejtuar fillimisht misionin ushtarak nė Irak dhe nė qershor 2010 pati marrė komandėn nė Afganistan. Shefi i shėrbimit sekret amerikan- CIA, David Petraeus, ka dhėnė dje dorėheqjen tė premten. Arsyeja ka qenė njė aferė jashtėmartesore.

23. Michael Morell 2012

Zėvendėsdrejtori i CIA-s Michael Morell do tė shėrbejė si drejtori nė detyrė i agjencisė pas dorėheqjes sė Petraeus. Emėrimi do tė vijė nga Obama dhe nuk pėrjashtohet qė Morrel tė marrė njė mandat tė plotė.
avatar
Odin

527


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: CIA - Central Intelligence Agency

Mesazh  Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi