Riberja e Njerzimit...

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Riberja e Njerzimit...

Mesazh  Estilen prej 03.04.10 10:42

.....

.....Ray Kurzweil parasheh evolucion rrėnjėsor tė llojit njerėzor nė 50 vjetėt e ardhshėm. Shkrirja e njeriut me makinėn, sė bashku me shpėrthimin e pėr­njėhershėm nė inteligjencėn mekanike dhe tė novacioneve nė kėrkimet gjenetike dhe nanoteknologjike, do tė sjellin njė botė ku humb fare dallimi ndėrmjet biologjikes dhe mekanikes, ose ndėrmjet realiteteve fizike dhe virtuale.

.....Ribėrja e njerėzimit

E ardhmja e inteligjencės njerėzore-mekanike
...nga Ray Kurzweil

Gjendemi nė prag tė ngjarjes mė transformuese dhe me ndikim mė tė thellė nė historinė e njerėzimit, nė prag tė ‘Singularitetit.”

Ē’ėshtė Singulariteti?

Nga kėndvėshtrimi im, Singulariteti ėshtė njė periudhė nė tė ardhmen kur ritmi i ndryshimeve teknologjike do tė jetė aq i shpejtė dhe me ndikim aq tė gjerė saqė ekzistenca njerėzore nė kėtė planet do tė ndryshojė nė mėnyrė tė pakthyeshme. Do ta kombinojmė fuqinė e trurit tonė – dijen, aftėsitė, dhe veēoritė e personalitetit tonė qė na bėjnė njerėzor – me fuqinė e kompjuterėve pėr tė menduar, pėr tė arsyetuar, pėr tė komunikuar dhe pėr tė krijuar nė mėnyra qė tani s’mundemi fare t’i pėrfytyrojmė.

Ky bashkim i njeriut me makinėn, si dhe shpėrthimi i pėrnjėhershėm nė inteligjencėn e makinave dhe i novatorizmave nė fushat e kėrkimeve gjenetike dhe nė nanoteknologji, do tė sjellė njė botė ku nuk ekziston asnjė dallim ndėrmjet biologjikes dhe mekanikes, ose ndėrmjet realiteteve fizike dhe virtuale. Kėto revolucione teknologjike do tė na e bėjnė tė mundshme t’i kapėrcejmė limitet e trupit tonė tė brishtė. Sėmundjet, ato qė i njohim sot, do tė ērrėnjosen.

Duke pėrdorur nanoteknologjinė do tė jemi nė gjendje tė prodhojmė pothuajse me tė dėshiruar ēdo produkt; urisė dhe varfėrisė nė botė do t’u vijė fundi, edhe ndotja do tė zhduket. Ekzistenca njerėzore do tė pėsojė hop tė madh pėrpara nė evolucionin e saj. Do tė jemi nė gjendje tė jetojmė aq sa duam. Lindja e njė bote tė tillė ėshtė, nė thelb, Singulariteti.

Si ėshtė e mundshme tė jemi aq afėr kėtij ndryshimi tė jashtėzakonshėm dhe tė mos e shohim? Arsyeja ėshtė karakteri pėrshpejtues i ndryshimeve novatore teknologjike. Kur mendojnė pėr tė ardhmen, pak njerėz e marrin parasysh faktin qė progresi shkencor njerėzor ėshtė eksponencial:

Ai zhvillohet duke u shumėzuar nė mėnyrė tė pėrsėritur me njė konstantė (10 herė 10 herė 10 dhe kėshtu mė radhė) dhe jo nė mėnyrė lineare d.m.th. duke e shtuar vazhdimisht njė konstantė (10 plus 10 plus 10, dhe kėshtu me radhė). E theksoj perspektivėn eksponenciale-pėrballė lineares sepse parashikuesit e trendeve tė ardhshme gabohen rėndė te kjo pikė e rėndėsishme.

Stėrgjyshėrit tanė kanė jetuar nė pritje se nė tė ardhmen e tyre gjėrat do tė jenė tė ngjashme me pėrjetimet e tyre tė kaluara, me disa pėrjashtime. Duke jetuar nė njė kohė kur ritmi i zbulimeve teknologjike ishte aq i ngadaltė saqė tė mos vihej re, shpresat e tyre pėr njė tė ardhme ndryshe mbeteshin vazhdimisht tė paplotėsuara.

Sot ne jemi dėshmitarė tė pėrshpejtimit tė kurbės. Sė kėndejmi, ne parashohim pėrparim tė vazhdueshėm teknologjik dhe pasojat e tyre shoqėrore. Ne e shohim tė ardhmen tė ndryshme nga e sotmja. Por e ardhmja do tė jetė tepėr mė befasuese se qė do ta mendonin shumica e njerėzve, sepse janė tė paktė ata vėzhgues qė vėrtet i kanė absorbuar rrjedhojat e faktit qė edhe vetė shpejtėsia e ndryshimeve po pėrshpejton.

Rritja eksponenciale fillon ngadalė dhe gati pa u vėnė re, por kur e kalon gjurin e kurbės bėhet shpėrthyese dhe thellėsisht transformuese. Modelet e mia tregojnė se jemi duke dyfishuar shpejtėsinė e ndėrrimeve paradigmatike pėr novacione teknologjike pėr ēdo dhjetėvjeēar. Me fjalė tė tjera, shekulli i njėzetė gradualisht ka shpejtuar deri nė ritmin e tanishėm tė progresit; prandaj arritjet e tij ishin baras me 20 vjet progresi me shpejtėsi tė 2000-ės.

Do t’i bėjmė edhe “20 vjet” tė tjera pėrparim pėr vetėm 14 vjet (deri mė 2014), dhe pastaj do ta bėjmė tė njėjtėn gjė pėr vetėm shtatė vjet. Nėse do ta shprehnim kėtė ndryshe, nė shekullin e njėzetenjėtė s’do tė pėrjetojmė 100 vjet pėrparim teknologjik; por do tė shohim njė pėrparim prej 20 000 vjetėsh (natyrisht, sipas shpejtėsisė sė sotme tė pėrparimit), ose pėrparim 1000 herė mė tė madh se nė shekullin XX.

Si do ta dimė qė Singulariteti ėshtė afėr?

Gjysmėn e parė tė shekullit tė njėzetenjėtė do ta karakterizojnė tre revolucione tė ndėr­thurura – nė gjenetikė, nanoteknologji, dhe robotikė. Kėto do tė shpallin fillimin e kėsaj epoke tė ndryshimeve tė jashtėzakonshme qė unė e quaj Singularitet.

Tani jemi nė fazat e hershme tė revolucinit gjenetik. Duke i kuptuar proceset informacionale qė janė nė themel tė jetės, ne po mėsojmė tė riprogramojmė biologjinė tonė pėr tė realizuar eliminimin e sėmundjeve, zgjerimin dramatik tė potencialit njerėzor, dhe zgjatjen rrėnjėsore tė jetės.

Megjithatė, Hans Moravec nga Instituti i Robotikės pranė Universitetit Carnegie Mellon vė nė dukje faktin se sado tė suksesshėm tė tregohemi nė kurdisjen e biologjisė sonė tė bazuar nė ADN, biologjia kurrė nuk do tė mundet tė barazojė atė qė do tė arrijmė tė konstruktojmė nėpėrmjet inxhinierisė atėherė kur t’i kemi kuptuar nė tėrėsi parimet e funksionimit tė jetės. Me tė tjera fjalė, gjithmonė do tė mbesim “robotė tė klasės sė dytė.”

Revolucioni nanoteknologjik do tė na japė fuqi tė rimodelojmė dhe tė rindėrtojmė – molekulė pas molekule – trupat dhe trutė tanė dhe botėn me tė cilėn ndėrveprojmė, duke vajtur kėshtu pėrtej kufizimeve tė biologjisė.

Por revolucioni mė i fuqishėm nė tė ardhmen e afėrme ėshtė revolucioni robotik. Termi ‘robotik’ nuk u referohet vetėm robotėve me pamje humanoide qė zėnė njė hapėsirė fizike, por mė shumė inteligjencės artificiale me tė gjitha variacionet e saj.

Nė vijim i kam zbuluar komponentėt kryesorė qė janė nė themel tė secilit prej kėtyre revolucioneve tė ardhshme teknologjike. Secila valė e re e pėrparimit do t’i zgjidhė prob­le­met nga transformimet e mėparshme, por, njėkohėsisht, secila do tė sjellė me vete rre­ziqe tė reja, por, duke vepruar ndarazi edhe sė bashku, ato janė nė themel tė Singu­laritetit.

Revolucioni gjenetik

Shkencat gjenetike dhe molekulare do ta zgjerojnė fushėn e biologjisė dhe do t’i korrek­tojnė tė metat e saj tė qarta (si prekshmėria jonė nga sėmundjet).

Deri nė vitin 2020 efektet e plota tė revolucionit gjenetik do tė ndihen nė tėrė shoqėrinė. Me shpejtėsi tė madhe jemi duke i fituar njohuritė dhe instrumentet pėr tė zgjatur vrullshėm pėrdor­shmė­rinė e “shtėpisė” sonė: trupit dhe trurit tonė.

Kėrkuesi nė lėmin e nanomjekėsisė Robert Freitas llogarit se me eliminimin e 50% tė problemeve tė parandalueshme mjekėsore jeta njerėzore do tė zgjatej pėr 150 vjet. Nėse do tė arrinim tė parandalonim 90% tė problemeve mjekėsore tė natyrshme, do tė jetonim mė shumė se 1000 vjet.

Fillimet e kėtij revolucioni mbresėlėnės mund t’i shohim sot. Fusha e bioteknologjisė gjenetike po pasurohet me gjithnjė e mė shumė instrumente.

Nė tė kaluarėn zbulimi i ilaēeve ishte ēėshtje e gjetjes sė substrateve (kimikateve) qė prodhojnė rezultate tė dobishme pa efekte tė tepruara anėsore, metodė kėrkimi kjo e ngjashme me orvatjet e njerėzve tė hershėm pėr tė gjetur gurė dhe vegla tė tjera natyrore qė do tė pėrdoreshin pėr qėllime tė dobishme.

Sot po zbulojmė rrugėt e sakta biokimike qė janė nė bazė tė sėmundjeve dhe procesit tė plakjes. Tani kemi aftėsi tė bėjmė ilaēe qė do tė kryenin misione tė sakta nė nivel molekular.

Me teknologjitė gjenetike tė zbuluara sė voni jemi buzė aftėsisė pėr tė drejtuar mėnyrėn si gjenet e shprehin veten. Shprehja e gjeneve ėshtė procesi nėpėrmjet tė cilit komponentėt qelizorė (ARN-ja dhe ribozomet) prodhojnė proteina sipas njė plani tė saktė gjenetik.

Edhe pse ēdo qelizė njerėzore pėrmban modelin e plotė gjenetik, d.m.th. kopjen e plotė tė gjeneve tė trupit, njė qelizė e veēantė, si ajo e lėkurės ose e ishujve tė pankreasit, i fiton karakteristikat e veta vetėm nga njė pjesėz e informacionit gjenetik qė ėshtė pėrgjegjėse pėr atė tip tė posaēėm qelizash.

Shprehja e gjeneve ėshtė e drejtuar nga peptidet (molekula qė pėrmbajnė deri nė 100 aminoacide) dhe fijet e shkurtra tė ARN-sė. Tani kemi filuar tė mėsojmė si funksionojnė kėto procese.

Shumė terapi tė reja qė janė nė zhvillim e sipėr dhe nė fazėn e provave bazohen nė manipulimin e peptideve pėr tė bllokuar shprehjen e gjeneve qė shkaktojnė sėmundje ose pėr tė aktivizuar gjene tė dėshirueshme qė pėrndryshe janė tė pashprehura nė njė tip qelizash.

Njė teknikė e re e quajtur interferenca e ARN-sė ėshtė nė gjendje tė shkatėrrojė ARN-nė mesenxher qė shpreh njė gjen duke e ēaktivizuar me efektshmėri atė gjen.

Pėrparimi i pėrshpejtuar nė bioteknologji do tė na japė fuqi tė riprogramojmė gjenet tona dhe proceset metabolike, dhe do tė shtyjė pėrpara fushat e gjenomikės (tė ndikuarit mbi gjene), tė proteomikės (tė kuptuarit dhe tė ndikuarit nė rolin e proteinave), tė terapisė sė gjeneve (ndrydhja e shprehjes sė gjeneve, si dhe shtimi i informacionit tė ri gjenetik), tė prodhimit racional tė barnave (shpikja e ilaēeve qė pėr objektiv kanė ndryshimet e caktuara nė proceset e sėmundjes ose plakjes), si dhe klonimin terapeutik tė qelizave, indeve dhe organeve tė ripėrtėrira.

Revolucioni nanoteknologjik

Nanoteknologjia premton tė na japė mjete pėr tė rindėrtuar botėn fizike – pėrfshirė trupin dhe trurin – molekulė pas molekule dhe ndoshta atom pas atomi.

Tani jemi duke i tkurrur veēoritė kryesore (pjesėt aktive tė makinave), nė pėrputhje me ligjin e kthimeve pėrshpejtuese, me shpejtėsi eksponenciale (mbi katėr pėr njė dimension linear pėr njė dekadė ose rreth 100 pėr njė vėllim 3-D.)

Me kėtė ritėm madhėsitė e elementeve kryesore pėr shumicėn e teknologjive elektronike dhe pėr shumė teknologji mekanike do tė jenė nė zonėn e nanoteknologjisė – nėn 100 nanometra (njė e miliardta pjesė e metrit) – deri nė vitet 2020.

Elektronika tashmė ka rėnė nėn kėtė prag, edhe pse ende jo nė strukturat trepėrmasore dhe ende jo nė strukturat mė aftėsi pėr tė ndėrtuar struktura tė tjera tė ngjashme – hap i domosdoshėm para se nanoteknologjia tė arrijė potencialin e saj tė premtuar.

Ndėrkohė, pėrparim i vrullshėm ėshtė bėrė rishtazi nė pėrgatitjen e kornizės konceptuale dhe tė ideve projektuese pėr epokėn e ardhshme tė nanoteknologjisė.

Nanoteknologjia ėshtė zgjeruar pėr tė pėrfshirė ēdo teknologji ku elementet kryesore tė njė makine maten me mė pak se 100 nanometra. Njėsoj si elektronika moderne, e cila tashmė nė mėnyrė tė heshtur ka kaluar nė zonėn nano, edhe fusha e zbatimeve biologjike dhe mjekėsore tanimė ka hyrė nė epokėn e nanothėrrmijave, nė tė cilėn po zhvillohen objekte me masa nano pėr tė krijuar teste dhe kura mė tė efektshme.

Nė lėmin e testimeve dhe diagnozės qė tani nanothėrrmijat po pėrdoren nė testet biologjike eksperimentale si etiketa pėr tė rritur fuqishėm ndjeshmėrinė nė zbulimin e substancave si proteinat.

Nanoetiketat magnetike mund tė pėrdoren pėr t’u lidhur me kundėrtrupat qė pastaj mund tė lexohen me anėn e sondave magnetike qė do tė vendoseshin brenda trupit.

Eksperimente tė suksesshme janė kryer edhe me nanothėrrmija tė arit qė janė tė lidhura me segmente ADN-je dhe qė mund tė bėjnė analiza tė shpejta tė sekuencave tė caktuara tė ADN-sė nė njė mostėr.

Rruaza tė vogla nanometrike tė quajtura pikla kuantike mund tė programohen me shifra tė posaēme duke kombinuar ngjyra tė ndryshme, si njė bar-kod me ngjyra, pėr tė bėrė tė mundshme pėrcjelljen e substancave nė tėrė trupin.

Nė tė ardhmen, pajisjet nanometrike do tė bėjnė njėkohėsisht qindra teste nė mostra tė vogla tė ndonjė substance. Kėto pajisje do tė mundėsojnė bėrjen e testimeve tė gjera nė mostra gati tė padukshme gjaku.

Nė fushėn e kurave, njė zbatim mjaft interesant i kėsaj teknologjie ėshtė shfrytėzimi i nanothėrrmijave pėr tė dėrguar ilaēin nė vende tė posaēme nė trup. Nanothėrrmijat mund t’i drejtojnė ilaēet brenda mureve qelizore dhe nėpėrmes barrierės gjak-tru.

Paketat nanopėrmasore do tė mund tė ndėrtoheshin pėr tė pėrmbajtur ilaēe, pėr t’i mbrojtur ato nė traktin gastrointenstinal, pėr t’i bartur nė lokacione tė caktuara, dhe pastaj pėr t’i liruar nė mėnyra tė sofistikuara qė do tė mund tė kontrolloheshin ose tė drejtoheshin, nė distancė (pa tela), jashtė trupit.

Nanoterapeutika nė Alachua, Floridė e ka zhvilluar njė polimer tė biodegradueshėm vetėm disa nanometra tė trashė qė e shfrytėzon kėtė metodė.

Ndėrkohė, shkencėtarėt nė Universitetin McGill nė Montreal kanė demonstruar njė nanopilulė me struktura prej 25 deri 45 nanometrash. Nanopilula ėshtė mjaft e vogėl sa pėr tė kaluar pėrmes murit qelizor dhe tė dėrgojė ilaēin drejt te strukturat e synuara brenda qelizės.

MicroCHIPS nė Bedford, Massachusetts, ka zhvilluar njė pajisje tė kompjuterizuar qė ngulitet nėn lėkurė dhe dorėzon pėrzierje tė pėrpikta ilaēesh nga qindra puse nanometrike brenda pajisjes.

Versionet e ardhshme tė kėsaj pajisjeje mendohet se do tė jenė nė gjendje tė matin nivelet nė gjak tė substancave tė ndryshme, pėr shembull, tė glukozės. Sistemi do tė mund tė pėrdorej si pankreas artificial, duke liruar sasi tė sakta insuline bazuar nė pėrgjigjen e glukozės nė gjak.

Kėto sisteme do tė ishin nė gjendje tė simulojnė ēdo organ qė prodhon hormone, dhe nėse provat tregohen tė suksesshme, sistemi ka gjasa tė komercializohet deri mė 2008. Njė tjetėr propozim novator ėshtė tė drejtohen nanothėrrmijat (me gjasė tė pėrbėra nga ari) te vendi i tumorit dhe pastaj tė nxehen me rreze infra tė kuqe pėr t’i shkatėrruar qelizat kanceroze.

Revolucioni nė nanoteknologji do tė na japė fuqi tė bėjmė shumė mė tepėr se vetėm tė kurojmė sėmundje. Pėrfundimisht, nanoteknologjia do tė na mundėsojė tė rimodelojmė dhe tė rindėrtojmė jo vetėm trupin dhe trurin tonė, por edhe botėn me tė cilėn ndėrveprojmė.

Megjithatė, realizimi i plotė i nanoteknologjisė do tė mbesė prapa revolucionit bioteknologjik pėr nja njė dekadė. Por nga mesi deri nga fundi i viteve 2020 efektet e revolucionit nanoteknologjik do tė jenė tė qarta dhe tė shtrira kudo.

Nanoteknologjia dhe truri i njeriut
Zbatimi mė i rėndėsishėm dhe mė rrėnjėsor i nanobotėve, qė do tė paraqiten diku rreth vitit 2030, do tė jetė rritja e fuqisė sė mendjeve tona nėpėrmjet bashkimit tė inteligjencės biologjike me jobiologjiken, ose tė “makinave”.

Nė 25 vjetėt e ardhshėm do tė mėsojmė si t’i pėrforcojmė 100 bilionė lidhjet shumė tė ngadalta ndėrneuronale me lidhje virtuale tė shpejtėsisė sė lartė nėpėrmjet nanorobotikės.

Kjo do tė na lejojė tė pėrforcojmė tej mase aftėsitė tona pėr identifikimin e formave dhe rregullsive, kujtesėn tonė, dhe fuqinė e pėrgjithshme tė tė menduarit, si dhe tė komunikojmė drejtpėrdrejt me forma tė fuqishme tė inteligjencės kompjuterike. Kjo teknologji do ta mundėsojė komunikimin pa tela ndėrmjet dy trurėve.

Me fjalė tė tjera, epoka e komunikimit telepatik ka gjasa tė bėhet realitet shumė shpejt.

Sot truri ynė ka njė konstruksion relativisht tė fiksuar. Edhe pse ne vazhdimisht shtojmė numrin e rrugėve ndėrneuronale dhe pėrqendrimet e neurotransmetuesve si pjesė normale e procesit tė tė mėsuarit, fuqia e tanishme e pėrgjithshme e trurit njerėzor ėshtė shumė e limituar.

Nga fundi i viteve 30’, kur do tė arrijmė tė rritim inteligjencėn tonė me ndihmėn e inteligjencės artificiale, do tė jemi tė aftė tė shkojmė pėrtej arkitekturės bazike tė zonave neurale tė trurit.

Implantet trunore tė bazuara nė shpėrndarjen e gjerė tė nanobotėve inteligjentė do tė na e zhvillojnė tej mase kujtesėn tonė dhe, nė anėn tjetėr, do t’i pėrmirėsojnė shumė tė gjitha aftėsitė tona shqisore, kognitive dhe ato pėr identifikimin e trajtave dhe rregullsive.

Pasi robotėt do tė komunikojnė me njėri-tjetrin, ata do tė jenė nė gjendje tė krijojnė ēfarėdo grupe lidhjesh tė reja nervore, tė prishin lidhjet ekzistuese (duke bllokuar ndezjen neurale), dhe tė shtojnė rrjete plotėsisht mekanike, si dhe tė komunikojnė ngushtėsisht me programe tė reja kompjuterike dhe inteligjenca tė reja artificiale.

Zbatimi i inteligjencės artificiale nė sistemet tona biologjike do tė jetė njė hap evolucionar pėrpara pėr njerėzimin, por kjo gjithashtu do tė thotė se do tė bėhemi mė shumė “makinė” se “njeri”.
\
Biliona nanorobotė do tė lėvizin nėpėr sistemin e qarkullimit tė gjakut nė trupin dhe trurin tonė. Brenda trupit tonė ata do tė shkatėrrojnė patogjenėt, do tė ndreēin gabimet nė ADN, do tė eliminojnė helmet dhe do tė kryejnė shumė detyra pėr rritje tė mirėqenies sonė fizike. Pėr rrjedhim, do tė jemi nė gjendje tė jetojmė pambarim pa u plakur.

Nė trurin tonė nanobotėt do tė ndėrveprojnė me neuronet tona biologjike, duke e bėrė tė mundshme nga brendia e sistemit nervor realitetin virtual me imersim tė plotė me pėrfshirje tė tė gjitha shqisave, si dhe tė korrelateve neurologjike tė emocioneve tona.

Ēka ėshtė mė kryesorja, kjo lidhje intime ndėrmjet tė menduarit tonė biologjik dhe inteligjencės mekanike qė po krijojmė do tė zhvillojė thellėsisht inteligjencėn njerėzore.

Lufta do tė orientohet drejt armatimit tė bazuar nė nanobotė, si dhe nė kiber-armė. Mėsimi nė fillim do tė bėhet on-line, por kur truri ynė do tė jetė plotėsisht on-line ne do tė jemi nė gjendje tė shkarkojmė dituri dhe shkathtėsi tė reja.

Roli i punės do tė jetė tė krijojė dije tė ēdo forme, prej muzikės dhe artit e deri te matematika dhe shkenca. Edhe roli i lojės do tė jetė krjimi i diturive. Nė tė ardhmen, nuk do tė ketė njė dallim tė qartė ndėrmjet punės dhe lojės.

Revolucioni robotik
Prej tre revolucioneve teknologjike (gjenetik, nanomekanik dhe robotik) qė pėrbėjnė Singularitetin, me ndikim mė tė thellė ėshtė ai robotik ose, si quhet zakonisht, revolucioni i inteligjencės artificiale tė fortė. Kjo i referohet krijimit tė aftėsisė sė tė menduarit kompjuterik qė i kalon aftėsitė e tė menduarit tė njeriut.

Tani jemi shumė afėr ditės kur njerėzit plotėsisht biologjik (si i njohim ne sot) nuk do tė jenė mė inteligjenca mbizotėruese nė planet. Nga fundi i kėtij shekulli inteligjenca kompjutacionale ose mekanike do tė jetė triliona herė mė e fuqishme se inteligjenca e papėrforcuar biologjike e njeriut.

Mendoj se inteligjenca kompjuterike, ose si unė e quaj inteligjenca jobiologjike, duhet tė konsiderohet si njerėzore meqė ajo rrjedh plotėsisht nga qytetėrimi njerėzor-mekanik dhe do tė bazohet, sė paku pjesėrisht, nė versionin e prodhuar nga njeriu tė njė truri funksional njerėzor.

Bashkimi i kėtyre dy botave tė inteligjencės nuk ėshtė vetėm shkrirje e mediumeve biologjike dhe mekanike tė tė menduarit, por, ēka ėshtė mė kryesorja, shkrirje e metodave dhe organizimeve tė tė menduarit qė do t’i forcojnė mendjet tona gati nė ēdo mėnyrė tė mundshme.

Tė menduarit njerėzor biologjik ėshtė i kufizuar nė 1016 (10 nė fuqinė e 16-tė) kalkulime nė sekondė (cps-calculation per second) pėr njė tru njerėzor (bazuar nė modelimin neuromorfik tė zonave tė trurit) dhe nė rreth 1026 cps pėr tė gjithė trutė njerėzor.

Kėto figura nuk do tė pėsojnė ndryshim tė ndjeshėm edhe me pėrshtatjet bioinxhinierike tė gjenomit tonė. Nė anėn tjetėr, fuqia procesuese e inteligjencės jobiologjike ose e AI-sė sė fortė (strong artificial intelligence) po rritet me shpejtėsi eksponenciale (edhe vetė shpejtėsia po rritet) dhe ajo do ta kalojė shumė inteligjencėn biologjike nga mesi i viteve 40’ tė kėtij shekulli.

Inteligjenca artificiale do t’ia kalojė domosdo inteligjencės njerėzore pėr disa arsye.

Sė pari, makinat mund t’i ndajnė informatat me njėra-tjetrėn dhe tė komunikojnė mes tyre me efektshmėri shumė mė tė madhe se njerėzit. Si njerėz ne nuk kemi mjete pėr tė kėmbyer modelet e panumėrta tė lidhjeve ndėrmjet neuroneve dhe nivelet e pėrqendrimit tė neurotransmetuesve qė pėrbėjnė tė mėsuarit, dijet dhe shkathtėsitė tona tė tjera, pėrveē nėpėrmjet komunikimit tė bazuar nė tė folur.

Sė dyti, shkathtėsitė intelektuale tė njerėzimit janė zhvilluar nė pėrshtatje me shtysat e evolucionit nė ambientet natyrore. Ato shkathtėsi, qė janė para sė gjithash tė bazuara nė aftėsitė tona pėr tė njohur dhe pėr tė nxjerrė kuptime nga trajtat dhe rregullsitė qė i kapim nėpėrmjet shqisave, na mundėsojnė tė jemi shumė tė aftė nė disa detyra si p.sh. pėr tė dalluar fytyrat, pėr tė identifikuar objekte dhe pėr tė njohur tinguj tė tė folurit.

Pėr fat tė keq, truri ynė nuk ėshtė aq i pėrshtatshėm kur kemi tė bėjmė me rregullsi mė tė ndėrlikuara, si ato qė ekzistojnė nė tė dhėnat financiare, shkencore ose tė produkteve.

Zbatimi i teknikave tė bazuara nė kompjuterė do tė na japė liri tė zotėrojmė plotėsisht modelet e identifikimit tė rregullsive (pattern recognition). Dhe nė fund, ndėrsa dija njerėzore tė shpėrngulet nė internet, makinat do tė tregojnė gjithnjė e mė shumė mjeshtėri nė leximin, tė kuptuarit dhe nė sintetizimin e informacionit njerėzor-mekanik.

Pula apo veja

Pyetje qendrore lidhur me Singularitetin ėshtė se a do tė vijė e para “pula” (AI-ja e fortė) apo “veja” (nanoteknologjia). Me fjalė tė tjera, a do tė ēojė AI-ja e fortė te nano­tekno­logjia e plotė (asemblerė pėr fabrikim molekular qė mund ta shndėrrojnė infor­macionin nė produkt fizik), apo nanoteknologjia e plotė do tė sjellė AI-nė e fortė?

Sipas mendimit tė parė AI-ja e fortė do tė jetė nė pozicion tė zgjidhė ēdo problem eventual ndėrtimor pėr zbatimin e nanoteknologjisė sė plotė. Mendimi i dytė bazohet nė supozimin se kėrkesat harduerike pėr AI tė fortė do tė pėrmbushen vetėm me kompjutim tė bazuar nė nanoteknologji.

Gjithashtu, kėrkesat softuerike pėr zhvillimin e AI-sė sė fortė do tė ndihmohen nga nanobotėt. Kėto makina mikroskopike do tė na e bėjnė tė mundshme tė kryejmė skanime tepėr tė hollėsishme dhe tė sakta tė trurit tė njeriut, si dhe tė skicojmė diagrame qė do tė na tregojnė se si arrin truri t’i bėjė tė gjitha ato gjėra interesante qė na kanė hutuar aq gjatė si p.sh. tė krijojė kuptim, tė kontekstualizojė informacionin, dhe tė pėrjetojė emocione.

Nė ēastin qė do tė kemi kuptuar nė tėrėsi si funksionon truri, ne do tė mundemi tė rikrijojmė dukuritė e tė menduarit njerėzor nė makina. Kompjuterėve, qė do tė jenė superiorė nė kryerjen e detyrave mekanike, do t’u dhurojmė inteligjencė si tė gjallesave.

Pėrparimi nė tė dy fushat (nano dhe robotike) do tė kėrkojė doemos pėrdorimin e mjeteve tona mė tė avancuara, kėshtu qė pėrparimet nė njė fushė do tė ndihmojnė njėkohėsisht progresin nė fushėn tjetėr. Megjithėkėtė, unė pres qė zbulimet mė tė rėndėsishme nanoteknologjike do tė ndodhin para AI-sė sė fortė, por vetėm pėr disa vjet (rreth 2025-ės pėr nanoteknologji dhe 2029 pėr AI-nė e fortė).

Ndonėse nanoteknologjia do tė jetė revolucionare, AI-ja e fortė do tė ketė pasoja mė tė thella. Nanoteknologjia ėshtė e fuqishme por jo doemos edhe inteligjente. Ne mund tė sajojmė mėnyra sė paku pėr t’u pėrpjekur tė kontrollojmė fuqinė e jashtėzakonshme tė nanoteknologjisė, por superinteligjenca ėshtė nga vetė natyra e vet e pakontrollueshme.

Revolucioni nano/robotik gjithashtu do tė na bėjė tė rikonsiderojmė vetė definicionin e njeriut. Jo vetėm qė do ta gjejmė veten tė rrethuar me makina qė shfaqin tipare njerėzore, por edhe do tė jemi mė pak njerėzor.

Pėrkundėr potencialit tė jashtėzakonshėm tė ardhshėm tė mjekėsisė, jetėgjatėsia e vėrtetė njerėzore do tė arrihet kur t’i flakim plotėsisht trupat tanė biologjikė.

Duke lėvizur drejt njė ekzistence me bazė softuerike do tė pėrftojmė mjete pėr “tė krijuar kopje rezervė” (pėr tė ruajtur nė sfond digjital rregullsitė kryesore qė janė nė bazė tė dijeve, shkathtėsive dhe personalitetit tonė) duke e bėrė tė mundshme kėshtu pavdekėsinė virtuale.

Falė nano­teknologjisė do tė kemi trupa qė jo vetėm qė do t’i ndryshojmė por qė do t’i shndėrrojmė nė forma tė reja si tė na dojė qejfi. Gjatė viteve 20’ do tė jemi nė gjendje tė shndėrrojmė trupat tanė brenda ambienteve tė realitetit virtual me imersim tė plotė me inkuadrimin e tė gjitha shqisave tona, ndėrsa mundėsinė pėr ta bėrė kėtė nė realitet real do ta kemi rreth viteve 40’.

Rrjedhimet e Singularitetit

Si do tė duket natyra e pėrvojės njerėzore kur tė mbizotėrojė inteligjenca kompjuterike? Cilat janė pasojat pėr qytetėrimin njerėzor-mekanik kur AI-ja dhe nanoteknologjia do tė jenė nė gjendje tė krijojnė me tė dėshiruar ēfarėdo produkti, ēfarėdo situate dhe ambienti qė mundim tė marrim me mend? E theksoj rolin e imagjinatės kėtu sepse nė krijimet tona do tė vazhdojmė tė jemi tė kufizuar nga imagjinata jonė.

Por mjetet tona pėr vėnie nė jetė tė imagjinatės sonė po bėhen gjithjė e mė tė fuqishmė nė mėnyrė eksponenciale.

Zakonisht njerėzit kalojnė nėpėr tri faza kur mendojnė pėr ndikimin e teknologjive tė ardhshme: atė tė mahnitjes dhe habisė me potencialin e tyre pėr tė mposhtur problemet e vjetra, pastaj pėrjetojnė njė ndjenjė tmerrimi para rreziqeve tė reja qė i shoqėrojnė kėto teknologji tė reja, dhe nė fund e kuptojnė se mėnyra e vetme e zbatueshme dhe e ndėrgjegjshme ėshtė vendosja e njė kursi qė do t’i realizonte dobitė e saj dhe do t’i zbuste rreziqet.

Personalisht pres qė megjithatė tė mbizotėrojnė zbatimet kreative dhe konstruktive tė kėtyre teknologjive, ashtu si, besoj, po ndodh edhe sot. Mirėpo duhet t’i rritim shumė investimet tona nė zhvillimin e teknologjive tė posaēme mbrojtėse. Jemi nė njė fazė kritike kur duhet t’i zbatojmė nė mėnyrė direkte teknologjitė mbrojtėse pėr nanoteknologji gjatė dhjetėvjeēarit tė dytė (2013-2019).

Besoj se njė moszhvillim i kufizuar i disa mundėsive teknologjike duhet tė jetė pjesė e reagimit tonė etik ndaj rreziqeve tė sfidave teknologjike tė shekullit tė njėzetenjėtė. Pėr shembull, Bill Joy dhe unė kemi shkruar para pak kohėsh njė editorial nė New York

Times nė tė cilin kritikojmė botimin e gjenomit tė gripit tė 1918-ės nė internet sepse ai ėshtė material i rrezikshėm. Shembull tjetėr konstruktiv janė udhėzimet etike tė propozuara nga instituti Foresight: nanoteknologėt pajtohen tė heqin dorė nga zhvillimi i entiteteve fizike qė mund tė vetėshumohen nė ambient natyror pa mbikėqyrje njerėzore ose pa ndonjė mekanizėm kontrollues.

Megjithatė, vendimi pėr tė vėnė kufizime tė tepėrta do tė minonte pėrparimin ekonomik dhe ėshtė diēka etikisht e paarsyetueshme duke pasur parasysh mundėsitė pėr luftimin e sėmundjeve, varfėrisė dhe pėr pastrimin e ambientit.

S’ka nevojė tė shikojmė nė tė ardhmen pėr tė parė premtimet dhe rreziqet e pėrparimit teknologjik. Nėse do t’u pėrshkruanim njerėzve tė shekujve tė shkuar rreziqet me tė cilat ballafaqohemi ne sot (p.sh. bombat atomike dhe hidrogjenike) atyre do t’u dukej marrėzi tė bėhen rrezikime tė tilla. Por sa njerėz nė vitin 20010 vėrtet do tė dėshironin t’i ktheheshin jetės sė shkurtėr, tė vrazhdė, plot me sėmundje, me varfėri e fatkeqėsi qė e kanė bėrė 99% e njerėzve dy shekuj mė parė?

E kaluara mund tė na duket nganjėherė edhe romantike, por deri tani vonė pjesa dėrrmuese e njerėzimit ka bėrė jetė tejet tė brishtė ku njė fatkeqėsi fare e rėndomtė mund tė kthehej nė katastrofė.

Para dyqind vjetėsh jetėgjatėsia pėr femrat nė Suedi ishte pėrafėrsisht 35 vjet, qė ėshtė shumė pak krahasuar me jetėgjatėsinė mė tė lartė sot – gati 85 vjet pėr japonezet. Jetėgjatėsia pėr meshkujt ishte 33 vjet, krahasuar me 79 vjet sot.

Pėrgatitja e njė darke kėrkonte gjysmė dite, mandej ēdo aktivitet njerėzor kėrkonte punė tė rėndė. Nuk kishte as sisteme pėr pėrkujdesje sociale. Pjesė tė mėdha tė njerėzimit ende rrojnė nė kėtė mėnyrė tė vėshtirė, ēka ėshtė sė paku njė arsye pėr tė vazhduar pėrparimin teknologjik dhe pėrmirėsimin ekonomik qė e shoqėron atė.

Vetėm teknologjia, me aftėsinė e saj pėr tė siguruar pėrparime tė shpejta tė mundėsive dhe produkteve qė janė financiarisht tė pėrballueshme mund tė ballafaqohet me problemet si varfėria, sėmundjet, ndotja dhe brengat e tjera thelbėsore tė shoqėrisė. Dobitė e pėrkushtimit tonė nė zgjidhjen e kėtyre problemeve janė mė se tė qarta.

Ndėrsa Singulariteti po afron ne do tė duhet t’i ripeshojmė idetė tona pėr natyrėn e jetės njerėzore dhe t’i riplanifikojmė institucionet tona. Inteligjenca nė Tokė dhe rreth saj do tė vazhdojė tė zhvillohet nė mėnyrė eksponenciale derisa t’i mbėrrijmė limitet e materies dhe energjisė tė nevojshme pėr tė mbajtur gjallė kompjutimin inteligjent.

Kur t’i afrohemi kėtij kufiri nė skutėn tonė galaktike, inteligjenca e qytetėrimit tonė do tė zgjerohet nė drejtim tė jashtėm nė pjesėn tjetėr tė universit, duke arritur sakaq shpejtėsinė mė tė madhe tė mundshme.

Me shpejtėsi ne kuptojmė shpejtėsinė e dritės, por ka sugjerime se ndoshta do tė arrijmė tė anashkalojmė kėtė limit (me gjasė duke shfrytėzuar rrugė tė shkurtra nėpėrmes “vrimave krimbore”, ose rrugėve tė tjera hipotetike nėpėr hapėsirė dhe kohė.)

Ėshtė pikėpamje e zakonshme se shkenca nė vazhdimėsi e ka korrektuar mendimin tepėr tė fryrė pėr rėndėsinė tonė tė veēantė. Stephen Jay Gould ka thėnė: “Revolucionet mė tė rėndėsishme shkencore pėrfshijnė, si veēori e vetme e pėrbashkėt e tyrja, ēfronėzimin e arrogancės njerėzore nga piedestalet e njėpasnjėshme tė bindjeve tė mėparshme pėr rėndėsinė tonė tė veēantė nė gjithėsi.”

Megjithatė, nė fund na del se ne jemi tė veēantė. Aftėsia jonė pėr tė krijuar modele tė realitetit virtual – nė trurin tonė, e kombinuar me gishtėrinjtė tanė modestė, ka qenė e mjaftueshme pėr tė pėrftuar njė formė tjetėr tė evolucionit: teknologjinė.

Ai zhvillim mundėsoi vazhdimėsinė e ritmit pėrshpejtues qė filloi me evolucionin biologjik. Dhe do tė vazhdojė derisa tė gjithė universin ta kemi nė majė tė gishtave.

Estilen

956


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi