Histori Shqiptare

Faqja 2 e 2 Previous  1, 2

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Re: Histori Shqiptare

Mesazh  TONI prej 27.07.10 14:41

Moisiu ka qene prifte i larte tek Santa Santorium,,,,,,,,,eshte nje ngjashmeri me Akhetaton ,,,,,,dhe Tutmesi III eshte nje nga Fareonet qe i ka mesuar Moisiut mjeshterine e larte te Magjise,Alkimise, Mistikes dhe shume te tjera.Historia fillon me Djegjen e Demit nje statuj prej Ar te paster( nje adhurim per Hebrenj e lashte,,,,ai e dogji se po hynte ne nje epoke tjeter) dhe kthimin e atije ne Ushqimin Hyjnore( GURI FILOZOFAL) per popullin e tije dhe pastrimin e papullit te tije nga ato qe ai i quante te pa paster,,,,,,,,, sa i pergjysmoj i vrau,,,,,,,,,,,,,,,,Hiroglifet dhe doreshkrimet e vjetra jane gjetur ne tempullin e Qumranit...............dhe dihet cfare gjuhe jane shkruajture , dhe te Tutmesi III JANE GJETURE NE VARRIN E TIJE,,,,,,

TONI

3


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Dasma e Skėnderbeut

Mesazh  Fikrro prej 02.11.10 18:03

Dasma e Skėnderbeut , si u kurorėzua heroi 559 vjet mė parė



Martesa ishte tėrėsisht politike, ku nuk luanin rol mosha dhe dėshirat.

Me artin e penės sė tij, vite tė shkuara, shkrimtari Sabri Godo nė faqet e romanit tė tij “Skėnderbeu”, e pėrshkroi kėshtu dasmėn e heroit tonė kombėtar:

“Nė 23 prill 1451, Skėnderbeu bėhej dhėndėr i Gjergj Arianitit. Ai u martua me Donikėn, qė kishte vjet aq sa edhe kėto prilli, 23, ndėrsa vetė ishte 46 vjeē. Nė martesat shtetėrore nuk luanin rol moshat dhe dėshirat. Ajo do tė ishte njė dasmė madhėshtore, sikur tė mungonin tre djemtė e Arianitit, qė gati u prishėn me tė atin pėr shkak tė pajės. Nė kontratėn Muzakė Topia me pazarllėqe tė rėnda, Skėnderbeu merrte toka nė anėn tjetėr tė Shkumbinit, para dhe ushqime tė shumta.

Mungonin nė dasmė Dukagjinėt, ndėrsa Hamzai, nipi i dashur flokėverdhė, rrinte i zymtė. Ai shihte tė vinin nga kjo martesė njė varg me djem siē ishte zakoni i Kastriotėve dhe tė avullonin shpresat e tij pėr tė trashėguar Principatėn e Arbėrisė. Por erdhi Proveditori i pėrgjithshėm i Venedikut, qė solli nė emėr tė Senatit njė stoli tė habitshme pėr nusen dhe dy palė rroba tė purpurta pėr dhėndrin, erdhėn ambasadorėt e Napolit, tė Vatikanit dhe Raguzės dhe mėritė e vogla kaluan nė harresė.

Nusja e re dhe e lumtur e priti me faqet flakė burrin e saj, kalorėsin e parė tė Shqipėrisė dhe netėt e dasmės i kaluan si njė vazhdim i avullit tė verės, tė muzikės dhe tė dollive”.

Krushqitė e Kastriotėve

Njė prej institucioneve tė rėndėsishme tė feudalizmit ishte edhe martesa, e cila rregullohej nga njė varg rregullash juridike dhe tradicionale. Pėrveē rėndėsisė shoqėrore, martesa i lidhte familjet fisnike nė aleanca, koalicione dhe marrėdhėnie tė varėsisė sė shumėfishtė. Nė martesat e pėrfaqėsuesve tė fisnikėve feudalė nuk kishin rėndėsi dukuri tė tilla si mosha, intelekti, formimi kulturor apo paraqitja e jashtme ose gjendja shėndetėsore e bashkėshortėve tė ardhshėm. Funksioni i parė i lidhjeve tė tilla martesore ishte ai politik, i cili do tė forconte pozitat e familjeve qė lidheshin nė kėto krushqi.

Ndėrkohė qė nė kėtė kontekst u pėrfshi gjatė shekujve XIV-XV edhe familja e Kastriotėve. Ngritja e shpejtė e saj nė fund tė shekullit XIV, ku nga njė familje me origjinė fshatare ajo u shndėrrua nė zotėruese tė njė prej principatave mė tė mėdha shqiptare (A. Ermenji, Vendi qė zė Skėnderbeu nė Historinė e Shqipėrisė, Tiranė 1996, f. 25), bėnė qė: Gjon Kastrioti tė krijonte lidhje tė fuqishme martesore me familjet mė tė shquara feudale shqiptare. Ja se ē’shkruan nė kronikėn e tij historike bashkėkohėsi i Skėnderbeut, Princi Gjon Muzaka, pėr tė tilla ngjarje: (Muzaka, Memorie, Tiranė, 1996, f. 44-45): “Dhe pėr mė tepėr ta dini qė zoti Gjon Kastrioti i ati i Zot Skėnderbeut, pati pėr grua Zonjėn Vojsava Tribalda, me tė cilėn bėri katėr djem e pesė vajza. I pari u quajt Reposh, i dyti Stanish, i treti Kostandin dhe i katėrti Gjergj.

Reposhi i lartpėrmenduri ishte njeri fetar dhe shkoi nė Malin e Sinait, u bė murg e ashtu vdiq. Bija e parė, Zonja Maria (Mara), u bė grua e Zot Stefan Cernojeviēit, e dyta Zonja Jella u bė grua e Gjon Muzakės (shėnimi ynė), Zonja Angjelina qe martuar me Zot Vladan Arianit Komnenin, e katėrta Zonja Vlajka qe martuar me Zot Balshėn, e pesta Zonja Mamica qe martuar me Zot Muzak Topinė. Prej asaj tė lartpėrmendurės, sė tretės, Zonjės Angjelinė dhe prej tė pėrmendurit Zot Vladan Komnenit, u lind i poshtė shėnuari Muzak Komneni, i thirrur nga populli i Angjelinės, qė ishte nip i Skėnderbeut. Prej tjetrės, motrės sė katėrt, Zonjės Vlajka tė martuar me Zot Balshėn u lindėn Gjon e Gojko Balsha. E pesta Zonja Mamica u bė grua e Muzak Topisė, por qė Zot Skėnderbeu e ndau nga gruaja e parė qė quhej Zanfina ose ndryshe Suina Muzaka dhe i dha Zonjėn Mamicė, tė motrėn”.

Ndėrkohė, duke plotėsuar tė dhėnat e Gjon Muzakės nė burime tė tjera sqarojmė se e ėma e Skėnderbeut, Vojsava, rridhte nga dera e Princit tė Pollogut, me familje shqiptare e cila zotėronte rajonin qė shtrihej prej Tetovės deri nė Shkup. (Barleti, Histori e Skėnderbeut). Duhet tė theksojmė se Gjon Kastrioti martoi katėr nga vajzat e tij si Marien, Jellėn, Angjelinėn dhe Vlajkėn. Ai gjithashtu fejoi nė mungesė edhe njėrin prej djemve Kostandinin me Helena Topinė. Kjo fejesė nuk u realizua me martesė, sepse Kostandini u martua me njė zonjė turke dhe nga kjo martesė lindi Hamza Kastrioti, njėri prej protagonistėve tė luftės shqiptaro-turke tė shekullit XV. Ndėrsa pėr djalin tjetėr tė Gjonit dhe Vojsavės, Stanishin, qė Fan Noli e rendit si fėmijėn e madh tė tyre, nuk kemi njoftim pėr martesėn dhe familjen e tij.

Ndėrsa, ashtu siē e pėrmendėm edhe mė sipėr, Reposh Kastrioti iu kushtua monakizmit (jetės sė murgut) dhe vdiq nė manastirin e Hilandarit nė Malin e Shenjtė, Greqi. Varri i tij ndodhet atje edhe sot, ashtu siē pasqyron me fotografitė dhe shėnimet e tij edhe studiuesi Sh. Nimani. (M. Zeqo, Mes Laokontit dhe Krishtit, Tiranė, 2000, f. 123) ose studiuesi sllav V. Petroviē (K. Frashėri, Studime pėr epokėn e Skėnderbeut, Aktet e Hilandarit, Tiranė, 1989, f. 438), i cili thekson se varri i Reposhit ndodhet brenda katedrales nė murin verior tė narteksit i pikturuar me subjekte kishtare.

Dy fėmijėt e vegjėl tė familjes sė madhe tė Gjonit, Gjergji dhe Mamica, u martuan pas vdekjes sė tij. Megjithėse akoma nuk dihet se pėrse Skėnderbeu e prishi martesėn midis Muzakė Topisė dhe Zanfina Muzakės, pėr ta martuar Muzakėn nė vitin 1445 me tė motrėn, Mamicėn. Prishja e kėsaj martese hamendėsohet se i kushtoi rėndė Skėnderbeut. Zanfina Muzaka u martua me Moisi Golemin (Moisi Komnen Arianitin), tė cilin e shtyu kundėr Skėnderbeut. Veprimet dhe sjellja e Zanfinės e shtynė Moisiun edhe pėr shkaqe tė tjera drejt tradhtisė nė vitin 1455, pasojat e sė cilės sollėn disfatėn nė betejėn e Beratit, ku gjeti vdekjen midis tė tjerėve edhe Muzakė Topia. Ndėrkohė qė ky precedent solli edhe pakėnaqėsi tek Muzakajt, pasi Zanfina (Suina) ishte e bija e Despotit Gjin Muzaka dhe e motra e Gjon Muzakės, autorit tė Kronikės sė famshme. Ndėrkohė, Gjin Muzaka ishte vėlla i Marie Muzakės, grua e parė e Gjergj Arianitit dhe nėnė e Donika Kastriotit, gruas sė ardhshme tė Heroit. Gjin Muzaka ishte edhe njė ndėr pjesėmarrėsit e Lidhjes sė Lezhės dhe njė prej bashkėluftėtarėve tė Skėnderbeut. Atėherė ky veprim i Skėnderbeut mund tė shpjegohet edhe me synimin e tij pėr tė zgjeruar principatėn e tij, duke pėrfshirė nė tė edhe principatat e tjera.

Nė kėtė kontekst, mund tė ketė ndodhur edhe kjo ngjarje, e cila si shumė tė tjera tė ngjashme me tė, sollėn rebelimet ndaj Skėnderbeut, tė cilat historia jonė i quan me termin “Tradhtia feudale”. Tė tilla raste ishin ato tė Moisi Golemit dhe tė nipėrve tė Skėnderbeut si: Gjergj Stres Balshės, Hamza Kastriotit, Gjon dhe Gojko Balshės etj. Kėto lidhje familjare, pėrveē njėrės anė, atė tė fuqizimit nė formė aleance, sillnin edhe konflikte interesash, pėr shkak tė pretendimeve mbi zotėrimet brenda krushqive. Pėr sa kohė qė praktika e dhėnies sė feudeve nė formė paje gjatė martesave vazhdoi nė shekujt XIV-XV, ajo u shoqėrua edhe me konflikte tė njė natyre tė tillė.

Raste tė tilla nė mėnyrėn mė tipike ishin ato qė kunati i Skėnderbeut, Gjon Muzaka, i pėrshkruan kėshtu: “Dhe i lartpėrmenduri Zot Skėnderbeu qe i menēur dhe trim, i prirė pėr tė bėrė mirė dhe qe njė Zot i madh ndėr tė gjithė pararendėsit e tij. Pasi u bė kapiten i pėrgjithshėm i Zotėrve tė Shqipėrisė e qė nė pak kohė synoi tė zotėronte gjithė vendin. Vuri nė pranga Zot Gjonin dhe Zot Gojkon e Balshajve… i mbajti nė burg dhe u mori principatėn e tyre, qė shtrihej midis Krujės dhe Lezhės e qė thirrej vendi i Misisė. I mori Moisi Komnenit principatėn e tij, e cila ishte nė Dibėr. Ky Moisiu ishte njeri me zemėr dhe trim dhe duke mos mundur ta durojė njė dhunė tė tillė, u arratis tek Sulltani. Dhe mbasi vdiq im atė, na mori edhe neve Tomonishten, domethėnė Myzeqenė e Vogėl dhe kėshtu bėri edhe me zotėrit e tjerė tė krahinave tė Komit dhe tė Randisės”.


Dėshmitė e Barletit


“Sipas Barletit, Skėnderbeu nuk e kishte mendjen pėr martesė, por atė nuk e linin rehat princėrit farefis me tė, tė cilat e nxisnin qė ai tė vendoste pėr martesė. Pra pėr “Filizin” qė duhej t’i zinte vendin”.

Edhe Gjergj Arianiti e mirėpriti kėtė martesė, por edhe Skėnderbeu ishte dakord pėr kėtė fakt, sepse Gjergj Arianiti Komneni ishte i dėgjuar si askush tjetėr pėr mbretėrinė e tij tė madhe dhe pėr fisnikėrinė e lashtė tė fisit tė tij. Gjithashtu, Donika ishte bėrė e njohur qė me kohė dhe mbahej nė gojė pėr atė bukuri fort tė rrallė. Paja iu la nė dorė Gjergj Arianitit, i cili nga prika qė i dha sė bijės, i kėnaqi tė gjitha palėt (Historia e Skėnderbeut, Tiranė, 1983, f. 382-384).

Martesa e Skėnderbeut

Pėr nevoja tė luftės ēlirimtare dhe pėr tė forcuar pozitat e tij, Skėnderbeu vendosi tė martohej me Donika Arianitin, vajzėn e madhe tė Gjergjit. Kjo krushqi u shkonte pėr shtat tė dyja familjeve, pėr nga pozita qė ato zotėronin. Si mbles, Skėnderbeu dėrgoi Gjin Muzakėn, kunatin e Arianitit. Martesa ishte tėrėsisht politike, ku nuk luanin rol mosha dhe dėshirat. Ajo qė na intereson, ėshtė fakti se kurorėzimi i ēiftit, midis Gjergjit 46-vjeēar dhe Donikės 23-vjeēare, u bė nė kishėn e vjetėr tė Manastirit tė Ardenicės, i cili ndodhet 10 km nė veri tė Fierit. Kėtė tezė e ka argumentuar qysh nė vitin 1930 studiuesi italian, Lorenconi, i cili kur vizitoi kėtė vit manastirin e pa tė shkruar kėtė fakt nė njė nga kodikėt qė ruheshin nė bibliotekėn e tij. Njė burim tjetėr pėr kėtė fakt ėshtė edhe dėshmia e peshkopit Irene Banushi, i cili vitet e fundit tė jetės i kaloi nė Manastirin e Ardenicės. Nė shėnimet e tij pėr manastirin tė botuara nga K. Beduli nė librin monografik “Imzot Irene Banushi”, ai citon faktin se kur mbėrriti nė Ardenicė, gjeti te murgjit e manastirit tė dhėnat gojore se kėtu ishte kurorėzuar Skėnderbeu. Ky burim gojor dėshmon se fakti i martesės sė Skėnderbeut nė Ardenicė ėshtė ruajtur gjallė nga murgjit dhe ėshtė transmetuar nga brezi nė brez gjatė kohės nga viti 1451 deri nė vitin 1967, kohė kur furia ateiste e drejtuar nga shteti shqiptar shkatėrroi institucionet fetare dhe bashkė me to edhe njė pjesė tė kujtesės historike.

Ēifti mbėrriti nė kėtė manastir pas dasmės sė zhvilluar nė shtėpinė e nuses nė Kaninė, nė 21 prill 1451. Ai shoqėrohej nga princat shqiptarė, njerėz tė familjeve, ambasadorėt e Napolit, Vatikanit, Raguzės dhe Proveditori i pėrgjithshėm i Venedikut nė Shqipėri.

Shpura udhėtoi nėpėrmjet Rrugės sė Muzakies nė itinerarin Vlorė-Ardenicė, vetėm disa ditė pas dasmės nė Kaninė.

Ceremoniali i kurorėzimit u bė nė mesditėn e datės 26 prill 1451, i drejtuar nga Peshkopi Feliks, nėn kujdestarinė e tė cilit ndodheshin dy manastiret mė tė mėdha tė Myzeqesė, ai i Apolonisė dhe i Ardenicės. Tė nesėrmen, Skėnderbeu me Donikėn u nisėn drejt Krujės, ku u zhvillua dasma madhėshtore nė shtėpinė e dhėndrit, sipas riteve tė traditės shqiptare. Martesa e tė bijės me Gjergj Kastriotin ishte njė nga sukseset e politikės sė Gjergj Arianitit, i cili pas kėsaj ngjarjeje shpejtoi tė nėnshkruante nė qershor 1451 traktatin e aleancės me Alfonsin V tė Napolit. Ja se ē’thuhet nė njė pasazh tė tij: “Gjithashtu, tė dyja palėt kanė rėnė nė ujdi qė qysh nga Berati, duke pėrfshirė Greqi e Myzeqe, deri tek njė lumė qė quhet Devoll (Seman), t’i jepen madhėrisė sė tij (Alfonsit) dhe vendi pėrtej Devollit t’i jepet Arianitit”, tė cilin ai e kishte zotėruar edhe herė tė tjera.

Donika

Andronika Gjergj Arianiti lindi rreth vitit 1428 (po tė llogarisim se kur u martua mė 1451 ishte 23 vjeē). Ajo ishte njė ndėr tetė vajzat qė Gjergj Arianiti kishte me gruan e tij tė parė Marie Muzakėn (Dh. Shuteriqi, Arianitėt, Studime pėr epokėn e Skėnderbeut II, Tiranė, 1989, f. 37-83). Ashtu siē e thotė edhe Barleti, ajo ishte njė ndėr vajzat mė tė bukura tė dyerve bujare tė Shqipėrisė sė shekullit XV. Ajo i pėrkiste njė ndėr familjeve mė tė fuqishme dhe mė fisnike, duke qenė e bija e Gjergj Arianitit, njėrit prej njerėzve mė tė shquar tė fisnikėrisė feudale shqiptare.

3 vjet pas martesės me Skėnderbeun, Donika e gėzoi heroin me lindjen e djalit tė vetėm tė tyre, Gjonin e ri, i cili, sipas traditės, mori emrin e gjyshit. Nė gravurat e kohės, ajo del si njė femėr simpatike, me tipare tė spikatura tė njė zonje. Nuk dihet me saktėsi roli qė luajti ajo gjatė jetės bashkėshortore pranė Skėnderbeut (1451-1468). Pas vdekjes sė tij nė 17 janar 1468, Donika u shpall regjente e tė birit, Gjonit, trashėgimtarit legjitim tė Skėnderbeut. E ndodhur nė kushte tė tilla nė tė cilat ajo nuk mund tė ushtronte funksionin e saj, kur turqit kėrcėnonin nė mėnyrė mė serioze shtetin shqiptar, Donika u largua sė bashku me tė birin nė Itali. Nė vitin 1468 suita e saj u vendos nė Itali nė dy feudet qė Ferdinandi i Aragonės, Mbret i Napolit, i kishte dhuruar Skėnderbeut nė vitin 1463, si kompensim i ndihmės sė ēmuar qė heroi i dha atij.

Ardenica

Vetėm 10 km nė veri tė qytetit tė Fierit, buzė rrugės nacionale, qė lidh qytetin e Fierit me atė tė Lushnjės, ngrihet Manastiri i Ardenicės me njė pozitė dominuese nė kodrat me tė njėjtin emėr, nė lartėsinė 237 m mbi nivelin e detit. Manastiri mesjetar mban emrin e Marisė Hyjlindisė, ashtu si shumica e kishave tė trevės sė Myzeqesė, nė tė cilėn ajo njihet si mbrojtėse e veprimtarisė kryesore ekonomike bujqėsore.

Manastiri, edhe pse nė pamje tė parė tė lė pėrshtypjen e njė objekti kulti tė zakonshėm, fsheh nė brendėsi tė tij vlera mjaft tė mėdha. Sa mė shumė tė futesh nė labirintet e historisė sė tij, aq mė shumė dalin nė dritė vlerat e tij, tė cilat do t’i rendisim njė e nga njė nė kėtė shkrim.

Mendohet se themelet e kėtij manastiri janė hedhur nė vitin 1282 me nismėn e perandorit Andronik II Paleolog tė Bizantit, i cili e ngriti kėtė tempull pas fitores mbi anzhuinėt nė Berat. Shtysė pėr kėtė veprim do tė jetė bėrė ndodhja nė atė vend e kapelės sė Shėn Triadhės, e ngritur aty shekuj mė parė. Ekziston hipoteza se kapela mund tė jetė ndėrtuar nė themelet gėrmadhė tė njė tempulli pagan, i cili ka qenė ndėrtuar pėr nder tė hyjneshės Artemisa nga ka rrjedhur dhe emri i sotėm Ardenica. Fare pranė kėtij tempulli, nė rrethinat e tė cilit sot ndodhet manastiri, kalonte dega jugore e rrugės antike “Egnatia”, pikėrisht 1 km nė perėndim tė tij. Pėrreth manastirit shikohen, aty-kėtu, ndėrtime tė vjetra, tė cilat tė krijojnė mendimin se rreth tij ka pasur ndoshta njė qendėr tė banuar. Sipas defterit osman tė vitit 1431-32, nė nahijen e Myzeqesė, ndodhej fshati Ardenicė me tetė shtėpi, i cili mund tė jetė shtrirė pėrreth manastirit.

Manastiri ėshtė i tipit bizantino-ortodoks. Ai, sė bashku me konakėt qė i janė shtuar mė vonė, zė njė sipėrfaqe prej 2.500 m2. Ky monument pėrbėhet nga kisha e Shėn Mėrisė, kapela e Shėn Triadhės, konakėt, mulliri i vajit, furra, stalla, etj. Nė qendėr tė tij ndodhet kisha “Lindja e Shėn Mėrisė”, e cila ėshtė ndėrtuar pjesėrisht me gurė tė sjellė nga Apolonia dhe gurė shtufi. Kisha ėshtė e tipit bazilikal. Ajo zė njė vėllim tė madh dhe ėshtė e mbuluar nga njė ēati druri me tavan tė rrafshėt. Mjediset qė pėrbėjnė kėtė kishė, janė: naosi, narteksi, egzonarteksi dykatėsh, ku nė fund u bashkėngjitet kambanorja e lartė 24 m. Nė anėn jugore ndodhet portiku i hapur i ndėrtuar me kolona dhe harqe. Naosi pėrbėhet nga tri pjesė, tė cilat ndahen nė dy rreshta kolonash prej druri. Naosi ndahet nga altari me anė tė ikonostasit. Dyshemeja e kishės ėshtė shtruar me pllaka guri, e cila pėrfshin edhe ambientet e narteksit dhe egzonarteksit.

Nė vitin 1743 me nismėn e peshkopit tė Beratit, Metodit, i cili ishte me origjinė nga Bubullima (Myzeqe), u bėnė nė kėtė manastir punime rregulluese pėrfshirė edhe kishėn e Shėn Mėrisė. Kapela e Shėn Triadhės shtrihet nė pjesėn verilindore tė manastirit dhe ka pėrmasa 7.50 x 3.70 m.

Hyrja e saj ėshtė nė anėn perėndimore dhe ėshtė e pajisur me dy dritare tė vogla nė faqen jugore. Kjo kapelė ėshtė ndėrtuar me gurė shtufi dhe ėshtė e pajisur me njė hapėsirė, muri gjysmėrrethor i sė cilės e ndan atė nga njė sternė uji. Porta e kapelės ėshtė mbuluar me harqe guri, pranė dritares lindore tė saj ndodhet edhe njė reliev qeramike.

Kastriotėt e Italisė

Pas vdekjes sė tė atit, Gjoni 13-vjeēar dhe e ėma Donika, qė siē e quan Gjon Muzaka, zonja Skėnderbega (Gj. Muzaka, Memorie, f. 31) u larguan pėr nė Napoli, duke shkuar tek Mbreti Ferdinand i Aragonės. Atje, Gjon Kastrioti u integrua nė radhėt e fisnikėve feudalė vendas, duke administruar pronat e veta dhe titullin e Dukės sė Shėn Pjetrit tė Galantinės, dhuruar nga mbreti Ferdinand. Gjoni u martua me Dukeshėn Erina Paleologa, duke lėnė pesė fėmijė: Gjergjin (e ri), Kostandinin, Peshkop i Izernias, Ferrantin, Federikon, vdekur nė Valencie tė Spanjės dhe Marien (Akademia e Shkencave, Historia e Popullit Shqiptar, Tiranė, 2002, f. 475). Nga kjo martesė rrjedhin Kastriotėt e Italisė, pasardhės tė drejtpėrdrejtė tė Heroit tonė Kombėtar qė jetojnė edhe sot nė tokėn Italiane.

Nė vend tė mbylljes

Legjendat dhe gojėdhėnat pėr martesėn e Skėnderbeut nė Kaninė kanė mbetur tė gjalla edhe sot nė rajonin e Vlorės. Njėra prej tyre, e ruajtur nė Himarė, e cila ishte zotėrim i Gjergj Arianitit, thotė: “Ditėn e dasmės nė Kaninė shkuan edhe kapedanėt e Himarės me peshqeshe pėr ēiftin. Ata e shoqėruan nusen deri nė Krujė” (Akademia e Shkencave, Epika Historike 1, Tiranė, 1983, f. 133). Ndėrkohė qė nė Qishbardhė dhe Penkovė (Vlorė), ruhen katėr toponime tė tilla, si: Qisha e Skėnderbeut, Rrapi i Skėnderbeut, Vau i Skėnderbeut dhe Ara e Skėnderbeut dėshmi tė shekullit XV. Kujtesa popullore ēuditėrisht hesht vetėm pėr Ardenicėn!? Atje ku u kurorėzua vėrtet heroi!

Fikrro

616


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

20 Lek Shqipetare

Mesazh  Kinich-Ahau prej 15.01.11 12:18

Prsh te gjitheve!! Para disa diteve kisha nje 20 lek ne dore dhe me beri pershtypje simboli i anije liburne ku posht saj eshte nje delfin duke kercyer. Sipas me je ky simbol tregon qe Iliret kishin nje tregeti te zhvilluar pertej detit Adriatik dhe Jon pasi sic e dime ne keto detera eshte e radhe gjetja e delfineve.
Ju si mendoni ???

Kinich-Ahau

35


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Histori Shqiptare

Mesazh  Odin prej 15.01.11 12:25



Une mendoj se nuk mund te bazohemi ne baze te monedhes qe Iliret kane qene pertej Adriatikut dhe Jonit sepse monedha nuk daton nga koha ilire.

Odin

578


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Histori Shqiptare

Mesazh  Kinich-Ahau prej 15.01.11 12:45

Kjo eshte e drejte por une kisha fjalen se qellimi i ketij simboi ishte pra per te treguar qe Iliret kishin tregeti pertej Adriatikut dhe Joni pra ishin te fuqishem. Ne fakt eshte pak e cuditshme se pse zgjodhen delfinin ata qe krijuan 20 Lekeshin.

Kinich-Ahau

35


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Kodiket e Beratit...

Mesazh  Estilen prej 16.01.11 9:44


Kodiket e Beratit




Ne vitin 2005 jane nominuar dhe jane njohur nga UNESKO dy Ungjijtė shumė tė vjetėr (codices)te gjetur nė Berat, Shqipėri: "Beratinus 1", qė daton nga shekulli e gjashtė, dhe "Beratinus-2",me nje datim prej shekullit tė nėntė.

Tė dy janė pjesė nga shtatė "codices purple"(kodikeve vjollce), tė cilat mbijetojnė sot ne bote.Dy nga "codices purple", janė ruajtur nė Shqipėri, dy nė Itali dhe nga njė nė Francė, Angli dhe Greqi.

Codiku "Beratinus-1" -i shekullit te gjashtė ėshtė njė Ungjill i shkruar me dorė nė nje mynyre unikale. Ai pėrfaqėson njė nga tre ose katėr shkrimet mė tė vjetra te Dhiatės sė Re dhe ėshtė njė pikė e rėndėsishme referimi pėr zhvillimin e letėrsisė biblike dhe liturgjike nė tė gjithė botėn.

Codiku “Beratinus-2” -i shekullit te nėntė jane dorėshkrime Ungjilli dhe pėrbėhet nga nje tekst standard. Disa paragrafė janė gjysmė-unicial.Nė drejtim tė stilit dhe moshės, ai ėshtė i krahasueshme me Codexin greke 53 (Shėn Peterburg). Ai pėrmban katėr Ungjijtė tė plotė.

Tė dy kodiket shqiptarė janė shumė tė rėndėsishme pėr komunitetin global dhe zhvillimin e letėrsisė antike biblike, liturgjike dhe hagiographicale.

Tė shtatė "codices vjollcė" janė shkruar njėra pas tjetrės gjatė njė periudhe prej 13 shekujsh, pra nga shekulli i gjashtė deri ne shekullin e tetėmbėdhjetė. Tė dy kodices pėrfaqėsojnė njė nga thesaret mė tė ēmuar tė trashėgimisė kulturore shqiptare.
http://www.unesco.org/new/en/communication-and-information/flagship-project-activities/memory-of-the-world/register/full-list-of-registered-heritage/registered-heritage-page-2/codex-purpureus-beratinus/




Edituar pėr herė tė fundit nga estilen nė 07.07.11 7:36, edituar 1 herė gjithsej

Estilen

919


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Propaganda e qarqeve tė sotme greke pėr prejardhjen e shqiptarėve

Mesazh  Niko_ prej 04.04.11 20:28

Nė librin me titull ΝΕΜΕΣΙΣ - Nemesis, qė ėshtė vėllimi i 12-tė i serisė me titull (ΓΙΑΤΙ ΚΑΙ ΠΩΣ ΖΟΥΝ ΑΝΑΜΕΣΑ ΜΑΣ) Pėrse dhe si jetojnė nėmes nesh, "tė kėrkuesit" dhe propagandistit Δημοσθένης Λιακόπουλος - Demostenis Liakopulos, i cili ka disa vjet qė bėn propagandė pėr madhėshtinė e historisė tė kombit grek, nė faqet e tij tė internetit http://www.liako.gr/intro/ http://www.liako.gr/anexigito/ si dhe nė disa kanale televizive greke, gjithashtu edhe me shumė video nė youtube, ka gjetur mbėshtetje nė njė masė tė madhe njerėzish nė Greqi dhe ka disa vjet qė propagandon idetė e tij dhe tė qarqeve qė e mbėshtesin duke arritur qė librat qė ai shkruan, boton, apo edhe libra me ide tė njėjta, apo tė pėrafėrta me librat e tij, tė bėhen best seller nė tregun e librit nė Greqi.

Nė faqen 109 tė librit Nemesis gjejmė kapitullin me titull "Ēamėria dhe vllazėria e bardhė" thuhet si mėposhtė ((vllazėria e bardhė, sipas autorit, ėshtė njė vllazėri qė e ka prejardhjen nga lashtėsia, nga tė ashtėquajturit NEPHILIM. Dhe gjithashtu, sipas autorit kjo vllazėri e ka qendėn e saj 10 km nėn piramidėn e bardhė, nė Kinė.)) http://web.utanet.at/mahain/Pyramids_in_China.htm

Harta e lashtė Ptolemaike qė shohim kėtu http://i53.tinypic.com/29wo2s6.jpg na tregon se vėrtet profesoresha italjane Benedeta Rosinioli kishte tė drejtė kur thoshte se deti Adriatik ėshtė gjiri helen. Qytetet e lashta helene kishin banorė helenė edhe nė periudhėn e Bizantit. Ku janė ata banorė? Mos vallė vendosėn tė quheshin vetė grekė, apo disa tė tjerė arritėn me politika afatgjata tė zhdukin fjalėt, helen dhe helenik, edhe nė Iliri, ashtu si edhe nė shumė vende tė botės? A keni menduar ndonjėherė, se si ėshtė e mundur "tė paktėn me ato qė na thotė historia konvencionale" qė tė gjithė popujt qė jetonin nė Ballkan tė vazhdojnė tė ekzistojnė, pėrveē helenėve? Kujtoni se ata qė kontrollojnė historinė, janė ata qė na konsiderojnė tė pakontrollueshėm dhe tė rrezikshėm, sepse ne jemi armiqtė e tyre tė hershėm. Ne ishim populli i vetėm i njerėzimit qė sė bashku me EL-ėt (engjėjt, bijtė e zotit) luftuam kundėr tyre dhe i mbyllėm ata nė Tartara. Dhe kėshtu vllazėria e bardhė, mbas turqve dhe sllavomaqedonėve tė Shkupit, mobilizoi disa nga shqiptarėt e sotėm, pėr tė bėrė presjon me anė tė Ēamėrisė, akoma edhe mė shumė mbi neohelenėt bashkėkohorė, tė cilėt gati po harrojnė prejardhjen dhe misjonin e tyre. Fatmirėsisht ekziston ai, i cili nė ēastin e duhur do tė aktivizojė kodin IHOR (qė sipas autorit ndodhet nė ADN-nė e ē'do greku tė vėrtetė) dhe do tė vėrė nė zbatim planin Nemesis.


Edituar pėr herė tė fundit nga Niko_ nė 17.06.11 2:02, edituar 1 herė gjithsej

Niko_

121


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Propaganda e qarqeve tė sotme greke pėr prejardhjen e shqiptarėve

Mesazh  Niko_ prej 04.04.11 22:49

Nė faqet 110 dhe 111 tė librit Nemesis http://i52.tinypic.com/2egf9xv.jpg shohim kapitullin me titull ποιοι ειναι οι πραγματικοι Αλβανοι - cilėt janė Albanėt (shqiptarėt) nė tė vėrtetė, thuhet si mėposhtė.

Albanėt e kanė prejardhjen nga njė zonė qė laget nga pjesa veriore e detit Kaspik. Ata ishin njė popull nomad (endacak) qė jetonte nė stepat pėtrreth lumit Alban. Sipas Strabonit, ata flisnin nga 26 dialekte pėr ē'do fis. Bėnin flijime njerėzish dhe pėrdoreshin si ndihmės nga ushtri tė ndryshme. Straboni na i pėrshkruan nė mėnyrė karakteristike: "Jetojnė duke u endur, nuk kanė atdhe". Kėto qė thamė mė sipėr na i vėrteton edhe Klaudio Ptolemeu nė pėrshkrimin e tij gjeografik. Vėrtet, nė hartat e famshme tė Ptolemeut, Albania shfaqet nė veri tė detit Kaspik dhe nė asnjė rast nuk shfaqet nė veri tė Epirit. Si u gjendėn Albanėt - Alanėt nė Iliri? Spjegimi mė llogjik qė jepet tashmė ėshtė si mė poshtė. Ata nuk arritėn kurrė tė pėrbėjnė njė popull tė bashkuar dhe tė madh nė numėr dhe nuk bėnė askund ndonjė fushatė ushtarake, apo pushtim, por gjithmonė shėrbenin si ndihmės nė ushtritė e popujve tė tjerė, ėshtė llogjike ti kenė sjellė nė zonė hordhitė e aziatikėve qė goditėn Europėn dhe Ballkanin ndėr shekuj. Banorėt e shtetit tė sotėm Alban (shqiptar) nė pėrgjithėsi janė grekė epirjotė dhe greko-ilirė tė lashtė, gjithashtu edhe pasardhės tė prapambetur tė ilirėve dhe albanėve qė erdhėn nga rajonet nė veri tė detit Kaspik, ashtu siē e thamė edhe mė sipėr.


Edituar pėr herė tė fundit nga Niko_ nė 05.04.11 22:48, edituar 1 herė gjithsej

Niko_

121


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Propaganda e qarqeve tė sotme greke pėr prejardhjen e shqiptarėve

Mesazh  Niko_ prej 05.04.11 1:17

Nė faqet 112, 113, 114, 115, http://i56.tinypic.com/hund7a.jpg http://i53.tinypic.com/6qzhol.jpg tė po kėtij libri propagandistik kemi njė kapitull tjetėr me titull:
Cilėt janė ēamėt, turkoēamėt dhe shqiptaroēamėt?
Fillimisht tė themi se Ēamėri quhet zona pėrgjatė lumit Thiamis, ose Kalama. Thonė se me kalimin e kohės emri nga Thiamis, u bė Tsimes - Tsiamis - Tsamis (T+S=C,Ē) nga ku vjen edhe emri i banorėve Ēamė. Dhe mė nė fund emri Ēamėri u pėrhap dhe u pėrdor pėr tė gjithė zonėn e Thesprotisė. Pra, nė fillimet e sundimit turk nė Epir, (nė vitin 1430 u pushtua Janina), shumė tė krishterė u konvertuan nė islamė me dėshirė, ose me dhunė. Dhe qė atėherė kemi Ēamėt muslimanė dhe Ēamėt e krishterė. Me kalimin e kohės, tashmė ēamė quhen vetėm ēamėt muslimanė. Kjo ndarje krijoi armiqėsi mes kėtyre dy grupimeve, me muslimanėt qė ishin agresivė dhe lakmitarė, duke patur parasysh qė ata kishin edhe pėrkrahjen e qeverisjes turke. Kėshtu qė ata u quajtėn turkoēamė (jeniēerė), ashtu si edhe shqiptarėt e islamizuar, tė cilėt u quajtėn turkoshqiptarė. Ēamėt (tė njohur si turkoēamė) ishin tė gjithė me Turqinė, kundėr tė gjitha pėrpjekjeve pėr liri dhe gjithmonė ēmimi pėr tradhėtinė sė tyre ishin disa toka dhe disa shuma groshėsh. Pėr shkak pėrafėrsisė gjuhėsore qė kishin me turkoshqiptarėt dal-ngadalė me kalimin e kohės u quajtėn shqiptaroēamė, duke menduar se kanė prejardhje shqiptare dhe jo greke. Sigurisht qė kjo gjė ishtė njė lojė e propagandės italjane dhe austrohungareze, pėrpara sė cilės grekėt qėndruan indiferentė dhe ēamėt u bindėn pėrfundimisht se ishin me prejardhje shqiptare. Dimė shumė mirė se pėrafėrsia gjuhėsore e njė populli nuk ėshtė karakteristikė e kombėsisė sė tij. Pėr shembull, grekoarvanitėt dhe dredhėt flisnin njė farė dialekti arvanitoshqiptar, por askush nuk mundi kurrė tė kundėrshtonte me fakte tė pakundėrshtueshėm qėnien e tyre greke. Nė luftrat e viteve 1912-1914 ēamėt e organizuar luftuan kundėr Greqisė. Nė vitin 1940 luftuan pėrsėri kundėr Greqisė tė mobilizuar nėn ushtrinė italjane, tė organizuar nė dy bataljone duke udhėhequr orgjitė nė dėm tė t'krishterėve dhe duke spiunuar ushtrinė greke. Nė periudhėn e pushtimit gjerman, u rreshtuan pėrkrah ushtrisė gjermane duke mbajtur nė krahė shiritin me shenjėn e kryqit tė thyer. Nė korrik tė vitit 1942 njė organizatė, si njė lloj qeverie tė quajtur Kėshilli, nėn kujdesin e gjermanėve u munduan tė arrinin shqiptarizimin e Thesprotisė. Njėri nga udhėheqėsit e tyre kryesorė, Nuri Dino, nė njė fjalim qė mbajti para banorėve tė Filatit duket se ka thėnė: Vritini grekėt, kudo qė ti gjeni ata. Ēamėria deri nė Prevezė do tė mbetet tokė shqiptare. Hakmerruni ndaj armiqve tanė. Italia e fuqishme ėshtė nė anėn tonė. Tabela e krimeve tė bėra nga ēamėt nė periudhėn 1941-1944 ėshtė si mėposhtė.
632..........Vrasje
459..........Rrėmbime
209..........Pėrdhunime
2332........Djegie shtėpish
53...........grabitje dhe dhunime fshatrash
37556......krerė bagėti tė imta, tė grabitura
9285........krerė lopė, tė grabitura
4148........kafshė transporti tė grabitura
30000......shpendė tė grabitura
Kėto tė dhėna duhet ti konsiderojmė si tė dhėnat zyrtare, megjithėse janė shumė mė pak se dėmet e bėra nė tė vėrtetė. Me gjithė kėto (edhe pse ishte duke u mbrojtur) Greqia u detyrua tu paguajė 218 miljonė dhrahmi muslimanėve tė Gjirokastrės, si dėmshpėrblim lufte. Pas ēlirimit, rreth 16 me 17 mijė ēamė braktisėn Greqinė me dėshirėn e tyre, nga frika se do t'u kėrkohej tė jepnin llogari pėrpara drejtėsisė greke, pėr krimet e tyre dhe pėr bashkėpunimin me pushtuesit. Pėr tė thėnė tė vėrtetėn bazohemi tek dėshmia e ēamit Nuri Latifi, nga Trikorfa e Filatit, i cili rrėfen dhe pranon se ēamėt muhamedanė nuk kishin ankesa pėr udhėheqjen greke por megjithatė bashkėpunuan me fuqitė e aksit nazist dhe bėnė krime tė papėrshkrueshme kundėr grekėve. Pas largimit tė ēamėve, gjykata e veēantė e Janinės deri nė vitin 1948 dha 1704 vendime dėnimesh pėr krime lufte kundėr ēamėve. Pasoi me dėnimin e tyre nė mungesė dhe heqjen e shtetėsisė greke, si dhe sekuestrimi i pasurive tė tyre sipas urdhrave mbretėrorė tė vitit 1952 dhe tė vitit 1954. Kėshtu u mbyll tema e tė ashtėquajturve ēamė.

MARRĖ NGA LIBRI ME TITULL: NEMESIS, i botuar nė vitin 2009
http://i53.tinypic.com/25hhel5.jpg


Niko_

121


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Histori Shqiptare

Mesazh  99koli prej 05.04.11 21:08

eshte e vertete se shqipetaret e vertete e kane preardhjen nga vend banime mbi 600 m mbi nivelin e detit , dhe sot vendbanime me shqipetaret e vertet ndodhen ne male , ne pakistan ka nje fshat me shqiptar , ne turqi po ashtu , ne maqedoni esht qendra e arberit , apo mali i sharit qe shquhet per rracen e qenit Ilir etj .
Dhe ajo qe nuk do ti vi mir ndokujt eshte se kemi qene rrac barbare dhe te pa nenshtrueshem .
menyra e shperberjes se races ilire u be me perēarje dhe me perzierje , e sot jemi vetem shqip foles .
avatar
99koli

6


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

prej ardhja e shqiptarve

Mesazh  alvar prej 06.04.11 21:39

me qa kam lex e gjith e gjith europa e ka prej ardhjen prej nesh pavarsish se e fshehin....... cdo ghuh e europes ka per ardhen nga ne thoti e fliste shqipen shum shkrime i ka ba en gjuhen shqipe pshm.............. poemat e homerit me iljaden 90 perqind shqip.... adn ma e vjeter en europ asht e shqiptareve..... vikinget nga adn jan shqiptar..............etj etj ........... ne mendohet qe e kemi prej ardhjen nga antlan dida e lasht..............
avatar
alvar

2


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Lashtėsia nė Shqipėri

Mesazh  Nikolaos prej 11.04.11 22:34


Paleoliti

Gjurmėt mė tė hershme njerėzore nė territorin e Shqipėrisė shfaqen nė periudhėn musteriane, qė i pėrket Paleolitit tė Mesėm (100 000 – 30 000 vjet mė parė). Kėto pėrfaqėsohen nga vegla prej stralli tė punuara mirė, me forma tipike musteriane, tė cilat i kanė shėrbyer njeriut primitiv pėr procese tė ndryshme pune qė lidheshin drejtpėrdrejt me sigurimin e ushqimit tė tij tė pėrditshėm. Tė tilla vegla, si prefėse, kruese, gėrryese, etj., janė gjetur, deri mė sot, nė stacionin prehistorik tė Xarrės nė rrethin e Sarandės, nė stacionin e Kryegjatės, nė afėrsi tė Apollonisė (Fier) dhe nė stacionin e Gajtanit nė rrethin e Shkodrės. Nga format dhe pėrmasat e tyre tė vogla kėto vegla ngjasojnė mjaft me veglat e strallit tė zbuluara nė depozitimet musteriane tė krahinave fqinje tė Greqisė Veriore, tė Thesalisė, tė Malit tė Zi etj.

Neoliti

Janė zbuluar e gėrmuar njė numėr i madh vendbanimesh neolitike me shtrirje gati nė tėrė territorin e Shqipėrisė, si nė Maliq, Cakran, Vashtėmi, Burimas, Podgorie, Barē dhe ne Dėrsnik tė rrethit tė Korēės, nė Kamnik tė Kolonjės, nė Blaz e Nezir tė Matit, nė Cakran tė Fierit, nė Burim, nė Gradec e nė Cetush tė Dibrės, nė Kolsh tė Kukėsit, nė Rrajcė e nė Rashtan tė Librazhdit e nga gjetje tė rastit nė pika tė tjera. Mė mirė ėshtė njohur e studiuar pellgu i Korēės, i cili gjatė epokės prehistorike ka pasur kushte shumė tė mira gjeo-klimatike. Jeta nė Shqipėri gjatė neolitit u zhvillua nė kushte shumė tė pėrshtatshme natyrore. Klima e ftohtė dhe e lagėsht e paleolitit, e cila kishte filluar qė nė mezolit t’i lėshonte vendin njė klime mė tė butė, tani merr pak a shumė karakterin e klimės sė sotme. Si rrjedhim edhe flora e fauna thuajse nuk ndryshojnė prej asaj tė ditėve tona.

Epoka e bronzit

Epoka e bronzit nė Shqipėri pėrfshin mijėvjeēarin e tretė dhe gjithė mijėvjeēarin e dytė p.e.s., e deri nė fundin e shek. XII p.e.s. Ajo njihet prej tė dhėnave tė fituara nga shtresat e kulturės sė bronzit nė vendbanimet e Maliqit, tė Trenit e tė Sovjanit nė pellgun e Korēės, nga shtresa e parė e vendbanimit tė Gajtanit nė afėrsi tė Shkodrės, nga gjetjet nė shpellėn e Nezirit dhe nga vendbanimi i Badherės e kalaja e Kalivosė nė rrethin e Sarandės. Gjithashtu njihet nga varrezat tumulare nė Mat, nė Kukės, nė Barē (Korēė), nė Pazhok (Elbasan), nė Divjakė (Lushnjė), nė Patos (Fier), nė Vajzė e Dukat (Vlorė), nė Piskovė (Pėrmet), nga tumat nė luginėn e Dropullit, nga tuma e Bajkajt (Sarandė) e nga depo e gjetje tė rastit tė zbuluara buzė liqeneve tė Shkodrės, tė Pogradecit, tė Prespės etj.

Kėto tė dhėna dėshmojnė se territori i Shqipėrisė gjatė kėsaj epoke ka qenė i populluar gjerėsisht, qė nga zonat e tij tė ulėta fushore e deri nė krahinat e brendshme dhe tė vėshtira malore. Njerėzit banonin kryesisht nė vendbanime tė hapura. Nė njė masė mė tė kufizuar janė shfrytėzuar dhe shpellat, ashtu siē kanė vazhduar tė jenė nė pėrdorim edhe palafitet, siē tregojnė gėrmimet e viteve tė fundit nė vendbanimin palafit tė Sovjanit. Nga fundi i kėsaj epoke lindin edhe vendbanimet e para tė fortifikuara, tė cilat rrethohen me mure gurėsh tė palatuar e tė lidhur nė tė thatė apo me ledhe e hunj. Njė pjesė e mirė e vendbanimeve tė kėtij lloji, si kalaja e Gajtanit, qyteza e Margėlliēit (Fier) etj., qė do tė marrin zhvillim tė plotė dhe do tė bėhen karakteristike pėr epokėn pasuese, atė tė hekurit, e kanė origjinėn e vet nė kėtė periudhė.

Banesat kanė qenė kasolle, qė ndėrtoheshin me lėndė drusore, kallama e kashtė. Ato janė njėkthinėshe zakonisht me planimetri katėrkėndėshe, por duket se ka qenė nė pėrdorim edhe tipi me bazė tė rrumbullakėt e trup konik. Dyshemetė kanė qenė tė shtruara me baltė tė ngjeshur e tė rrahur, kurse muret tė thurura me thupra e tė lyera me baltė tė pėrzier me byk. Nė mes kishin nga njė vatėr tė rrumbullakėt; ka raste kur kėtė e gjejmė tė vendosur anash nė formėn e njė korite qė nuk njihet nė banesat neolitike. Vlen tė pėrmendim njė kompleks banesash tė bronzit tė vonė tė zbuluara nė kalanė e Badherės, tė cilat kanė formė katėrkėndėshe ose rrethore tė ndėrtuara me njė xokolaturė gurėsh, mbi tė cilėn ngriheshin paretet dhe ēatia prej materiali tė lehtė.
avatar
Nikolaos

"Kthejeni fytyrėn nga Dielli dhe ēdo hije mbetet mbrapa jush"

544


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

alvar

Mesazh  alvar prej 12.04.11 20:46

me qa kam lex populli maj vjeter en europ jemi n shqiptaret sipas adn nga e gjith popujt e europes.............. shum popuj te europes e kan prej ardhjen nga ne ............... thoti fliste shqip. etj...etj.....
avatar
alvar

2


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Skėnderbeu

Mesazh  Nikolaos prej 01.07.11 17:23

Biografia e Skenderbeut

Gjergj Kastrioti ishte djali mė i vogėl i Gjon Kastriotit dhe i princeshės Vojsava, fėmija i fundit midis 4 djemve dhe 5 vajzave. Mendohet se lindi mė 6 maj 1405 nė Mat (Dibėr) dhe mė pas u vendos nė Krujė. U mor peng si nizamė pas thyerjes tė tė atit nga Sulltan Murati mė 1421 dhe u dėrgua nė oborrin e Sulltanit nė Adrianopojė. Atje, zgjuarsia dhe shkathtėsia e ēuan Gjergjin nė shkollėn e sulltanit (iēogllanėve) qė pėrgatiste komandantė e nėpunės.

Natyra i kishte dhėnė dhunti mendore e fizike. Atje mori emrin Iskėnder (Aleksandėr), pėr nder tė Aleksandrit tė Madh. Pas mbarimit tė shkollės, Gjergj Kastrioti "(Skėnderi)" kreu detyra ushtarake nė Ballkan e nė Azinė e Vogėl, duke u dalluar pėr trimėri dhe pėr kėtė arsye iu dha titulli "bej" qė do tė thotė "princ" ose fisnik pra Skėnderbeg do tė thotė princi Aleksandėr ose fisnik. Ai nuk e harroi vendin e tij tė dashur dhe priste me padurim rastin tė kthehej nė tokėn qė e lindi. Me vdekjen e tė atit, ai shpresonte t'i zinte vendin, por nė fakt sulltani e emėroi sanxhakbej jashtė tokave shqiptare. Skėnderbeu nuk hoqi dorė nga ideja pėr t'u kthyer nė Shqipėri nė fronin e tė atit, nė Krujė, deri nė vitin 1443 kur ai u nis kundėr Janosh Huniadit nėn komandėn e bejlerbeut tė Rumelisė.

Mė 3 nėntor 1443 nė afėrsi tė Nishit, u ndeshėn dy ushtritė. Ushtria osmane u shpartallua dhe u tėrhoq nė panik. Skėnderbeu filloi tė zbatonte planin e kryengritjes, sė bashku me 300 kalorės shqiptarė e me tė nipin Hamza Kastrioti, u kthye nė Dibėr, ku populli e priti si ēlirimtar. Mori masa pėr pėrforcimin e rrugėve nga mund tė vinin osmanėt, dhe prej andej iu drejtua Krujės. Me njė ferman tė rremė shtiu nė dorė qytetin e garnizonin dhe kėshtu mė 28 nėntor 1443 u shpall rimėkėmbja e principatės sė Kastriotėve. Mbi kėshtjellėn e Krujės u ngrit flamuri me shkabėn e zezė dykrenare i Kastriotėve.

Kryengritja u pėrhap shpejt nė viset e tjera dhe feudalėt e tjerė u ngritėn gjithashtu. Gjatė dhjetorit, Shqipėria e Mesme dhe e Veriut u spastruan nga forcat osmane, u ēliruan njėra pas tjetrės kėshtjellat e kėsaj zone. Skėnderbeu ishte organizatori i Kuvendit tė Arbėrit, nė tė cilin u zgjodh si prijės i Lidhjes Shqiptare tė Lezhės. Ai u martua me tė bijėn e Gjergj Arianitit me Donika Arianitin pėr tė forcuar lidhjet e tij me principatat e tjera.

Nė janar tė vitit 1468 Skėnderbeu u sėmur gjatė zhvillimit tė njė Kuvendi tė thirrur nga ai, nė tė cilin ishin tė ftuar tė gjithė princat shqiptarė. Vdiq me 17 Janar 1468 nė Lezhė. I mbuluar me lavdi, ai u varros nė Lezhė. Shqiptarėt humbėn prijėsin e lavdishėm qė i udhėhoqi pėr 25 vjet rresht. E shoqja me tė birin emigruan, sikurse edhe njė pjesė e parisė shqiptare, pėr nė Itali. Rreth pėrkrenares ekziston ideja se e ka mbajtur pėr nder tė Pirros sė Epirit, pasi edhe ai ka mbajtur po tė njėjtėn pėrkrenare. Skenderbeu eshte konsideruar si mbret i Shqiperise dhe Epirit dhe mbrojtes i krishterimit.

Statuja e Skėnderbeut nė Krujė




Perkrenarja dhe shpata origjinale e Skenderbeut ne muzeun e Vienes (Austri)


Varri i Skenderbeut nė Lezhė


Lufta kundra Osmaneve

Ne qershor 1444 u duk ne kufi nje ushtri osmane prej 25 000 vetash nen komanden e Ali pashes. Ushtria shqiptare e theu ate ne fushe ngushte te Torviollit (Diber).
Fitorja e Torviollit pati jehone te madhe ne Shqiperi dhe ne vende te tjera, ajo perforcoi besimin e shqiptareve te Skenderbeu dhe Lidhja.


Ne vitet 1445 - 47 kunder Shqiperise erdhen njera pas tjetres ushtri osmane, por dhe ato pesuan disfate te plote. Fitoret e para forcuan pozitat e Skenderbeut. Kjo nuk i interesonte Venedikut, ndaj ai filloi te fuste percarje ne radhet e Lidhjes: nxiti Nikoll e Pal Dukagjinin per te vrare Leke Zaharine, sundimtar i Danjes. Pas vrasjes, Venediku vuri dore mbi qytetin dhe perhapi fjale se e kishte vrare Skenderbeu. Meqenese Leke Zaharia nuk la trashegimtar, Danja i takonte Lidhjes, prandaj ne emer saj Skenderbeu sulmoi Danjen dhe zoterimet bregdetare. Meqenese shqiptaret s'kishin artileri, qytetin nuk e moren; dot. Venediku shpalli nje shperblim te majme per vrasjen eSkenderbeu dhe, nga ana tjeter, nxiti sulltanin per te derguar nje ushtri kundra tij.

Ne pranvere te vitit 1448 ushtria osmane rrethoi keshtjellen-e Sfetigradit dhe shqiptaret u vune midis dy zjarresh. Skenderbeu theu ushtrine venedikase ne afersi te Drinit. Aty la nje pjese te vogel te ushtrise, kurse me pjesen tjeter u nis drejt Sfetigradit. Ketu ushtria osmane kishte gjetur rezistence, derisa prishi kanalin e ujit te pijshem qe furnizonte keshtjellen. Sulltani nuk marshoi drejt Krujes, mbasi erdhi lajmi se Huniadi do te dilte ne Kosove.
Per t'i ardhur ne ndihme Huniadit, Skenderbeu pranoi paqen e propozuar
nga Venediku. Sipas kushteve te paqes (1448), Venediku mbajti Danjen.
Skenderbeut iu sigurua nje pension 1400 dukate ne vit dhe disa privilegje
ne portin e Durresit te cilat u vune ne sherbim te luftes.

Lufta ne dy I fronte u kushtoi shtrenjte shqiptareve. Skenderbeu e kishte te qarte se
sulltani do te kthehej perseri, prandaj mori disa masa mbrojtese: ne Kruje vendosi 1500 luftetare nen komanden e Vrana Kontit.

Ne veren e vi tit 1450 ushtria osmane prej 100 000 vetash iu drejtua Krujes.

Gjergj Ariantiti i shkaktoi deme ne luginen e Shkumbinit. Sulltani kerkoi dorezimin e Krujes pa lufte; Vrana Kontit i premtoi nje shume te hollash, por ky e refuzoi me perbuzje. Osmanet rrahen muret e keshtjelles me gjyle guri deri 130 kg per nje kohe te gjate.

Pas bombardimit sulltani urdheroi nje sulm te pergjithshem, te cilit shqiptaret i bene balle me sukses. Garnizoni i Krujes ndihmohej nga sulmet e ushtrise se Skenderbeut. Koha po kalorite e shqiptaret rezistonin. Sulltani e pranoi humbjen. Ai i kerkoi paqe Skenderbeut, por ajo u refuzua. Ne tetor 1450 sulltani u largua i mundur nga Shqiperia. Ai vdiq ne Edrene. Sulltani plot lavdi e mbylli jeten me shijen e hidhur te disfates. Mbrojtja e Krujes ishte nje nga fitoret me te shkelqyera te shqiptareve.

Betejat ne vitet '50

Pas mbrojtjes se Krujes, gjate viteve 1452-1453 Skenderbeu theu dy ushtri ne Mokren e Dibres e ne fushen e Pollogut (Tetove-Gostivar). Fitorja nuk i buzeqeshi ne Berat (1455). Pasi ra qyteti, komandanti turk kerkoi 15 dite afat per dorezimin e keshtjelles. Brenda ketij afati dhe nga shkujdesja e Muzak Topise, nje ushtri osmane, e ndihmuar nga Moisi Golemi, rrethoi ushtrine shqiptare dhe e shpartalloi ate. Skenderbeu dhe Gjergj Arianiti u shkuan ne ndihme, por ishte teper vone.

Ne 1456, Skenderbeu doli perpara nje ushtrie osmane prej 15 000 vetash, e drejtuar nga Moisi Golemi, i cili kishte shkuar ne oborrin e sulltanit. Ne nje ndeshje osmanet u thyen. Moisiu e kuptoi gabimin dhe kerkoi falje. Skenderbeu e fali dhe i ktheu te gjitha pronat e detyrat qe kishte pasur.

Nje ushtri shume e madhe (80 000 veta) vershoi nen drejtimin e Isak bej Evrenozit, i shoqeruar nga Hamza Kastrioti (1457). Me lindjen e trashegimtarit (Gjonit), ai i kishte humbur shpresat per te zevendesuar Skenderbeun ne krye te shtetit dhe kishte ikur ne Stamboll. Pas ndeshjes ne brezin lindor, ai terhoqi ushtrine, duke i krijuar armikut bindjen se ishte thyer.

Ushtria osmane pershkoi luginen e Matit, pa i hyre nje gjemb ne kembe deri ne Ujin e Bardhe (Albulene) afer Mamurasit, ku pushoi e shkujdesur. Skenderbeu mblodhi ushtrine e shperndare dhe sulmoi kampin osman. Ushtria osmane u shpartallua, u zune shume rober, midis tyre ishte dhe Hamzai, te cilin e dergoi ne burgjet e Italise dhe me vane e fali.

Betejat e medha te viteve '60

Nga disfata e turqve ne Ujin e Bardhe, per 5 vjet Shqiperia shpetoi nga sulmet shkaterrimtare. Ne vitin 1462 Skenderbeu theu 4 ushtri. Dy vjet me Vone Skenderbeu shpartalloi nje ushtri tjeter ne Oher. Sulltani dergoi Ballaban pashen, komandant i zoti nga Mati, i rritur ne oborrin e sulltanit. Ndeshja e pare u be ne fushen e Vajkalit ne Bulqize (pril11465) dhe perfundoi me thyerjen e osmaneve. Ballabani e terhoqi me mjeshteri ushtrine; gjate terheqjes, ai organizoi disa kurthe dhe kapi rob tete komandante te shquar te Skenderbeut, midis tyre edhe Moisi Golemin. Skenderbeu ofroi shuma te medha, por sulltani nuk pranoi. Skenderbeu ne 4 ndeshje doli fitimtar, por me mundime te medha.

Ne maj te vitit 1466, sulltan Mehmeti II, ne krye te nje ushtrie qe ishte me e madhja deri atehere (150 000 vete), rrethoi Krujen per te dyten here. Garnizonin e udhehiqte Tanush Topia. E njejta tabla, e njejta taktike u ndoq, si ne rrethimin e pare. Lufta zgjati dy muaj. Sulltani u bind se as kete here nuk do te binte shpejt Kruja, por shpresonte qe uria do te bente punen e vet, ndaj urdheroi ndertimin e keshtjelles se Valmit (Elbasan). Prej ketu Ballaban pasha do te vazhdonte rrethimin e Krujes. Sulltani u largua.

Gjendja ekonomike e vendit ishte katastrofike. Uria ishte e pranishme kudo.

Skenderbeu dhe i biri shkuan ne Venedik, ne Napoli e ne Rome per te kerkuar ndihme. Ndihmat e siguruara ishin te pakta (6 000 dukate). Kur Skenderbeu ishte ne Itali, osmanet kishin pushtuar disa keshtjella. Ai u kthye me shpejtesi dhe se bashku me Leke Dukagjinin shpartalloi nje ushtri te komanduar nga Jonima, vellai i Ballaban rashes (prill 1467). Prej andej shkoi kunder Ballaban rashes dhe e shpartalloi ate. Vete Ballabani mbeti i vrare.

Disfata e Ballaban rashes e egersoi se tepermi sulltanin, prandaj ne fund te majit 1467 erdhi me nje ushtri edhe me te madhe. Me sa duket, kishte vendosur te mos kthehej pa shkaterruar cerdhen shqiptare, pengesen kryesore per te kaluar ne Itali. E njejta gjendje ishte si ne rrethimin II. Qendresa e detyroi sulltanin te urdheronte shfarosjen ne mase te shqiptareve.

Kruja rezistoi per te treten here. Vera kaloi. Sulltani u largua me ushtrine e rraskapitur. Fitoret u kushtuan shtrenjte shqiptareve. Qendrese u bene osmaneve edhe shqiptaret e Morese.

Qendresa pas vdekjes se Skenderbeut (1468-1506)

Per nje mobilizim te pergjithshem, Skenderbeu thirri ne janar te vitit 1468 nje kuvend te princave shqiptare ne Lezhe. Aty u semur nga ethet dhe vdiq. I mbuluar me lavdi, ai u varros ne Lezhe. Shqiptaret humben prijesin e lavdishem qe i udhehoqi per 25 vjet. Populli e vajtoi me gjeme rrenqethese. Vdekja e tij shkaktoi hidherim te madh edhe ne vendet e ndryshme te Evropes.

E shoqja me te birin emigruan ne Itali. Megjithate qendresa vazhdoi deri ne vitin 1473. Nje vit me vane, nje ushtri osmane prej 80 000 vetash iu drejtua Shkodres me artileri te rende. Nje predhe peshonte 200 kg.


Mbrojtesit u bene balle dy sulmeve te osmaneve, te cilet lane Shkodren dhe iu kthyen Krujes. Per te katerten here Kruja u beri balle. Nje ushtri shqiptaro-veneciane i erdhi asaj ne ndihme dhe osmanet pesuan disfate, por u riorganizuan me shpejtesi dhe shpartalluan ushtrine, qe kishte rene pas plackes se luftes.

Ne pranvere te vitit 1478 sulltani erdhi perseri ne Shqiperi. Nga uria garnizoni dorezoi keshtjellen. Prej andej sulltani iu drejtua Shkodres. 10 000 cleve transportuan artilerine. Nje predhe peshonte nga 425 deri ne 600 kg. Qendresa heroike e shqiptareve beri qe sulltani te linte te vrare mbi 12 000 veta dhe pas kesaj ai u largua pa e marre keshtjellen. Ne Janar 1479 Venediku ua dorezoi ate osmaneve.

Nga bujaret shqiptare vendin e Skenderbeut nuk mundi ta zinte asnje. U thirren princat qe kishin emigruar ne Itali. Fteses se shqiptareve iu pergjigjen Nikolle e Leke Dukagjini, Gjon Kastrioti, Kostandin Muzaka. Gjani zbarkoi ne Durres (1481) dhe shqiptaret e priten si trashegimtar legjitim.

Kryengritesit cliruan ptincipaten e Kastrioteve. Pas tre vjetesh kryengritja u fashit. Krahas Gjonit, Kostandin Muzaka zbarkoi ne Himare, e cila ra ne duart e tyre. Forcat osmane te planifikuara per ne Itali u hodhen mbi kryengritesit. Ne vitin 1492 sulltan Bajaziti II marshoi drejt Himares. Pas luftimesh e masakrash, sulltani u detyrua t'u njihte himarioteve venomet.
Ne vitet 1494-1495 shpertheu nje kryengritje tjeter ne Shqiperine e Mesme. U thirr nga Italia Skenderbeu i Ri. Kryengritesit ciruan ishullin e Lezhes. Qendresa vazhdoi deri me 1506.


Edituar pėr herė tė fundit nga Nikolaos nė 01.07.11 20:15, edituar 1 herė gjithsej
avatar
Nikolaos

"Kthejeni fytyrėn nga Dielli dhe ēdo hije mbetet mbrapa jush"

544


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Histori Shqiptare

Mesazh  Estilen prej 01.07.11 18:21


Legjendat popullore per heroin tone....





-Nė njė rast Ballaban Pasha i dėrgoi Skėnderbeut njė dhuratė: katėr kuaj arab sė bashku me njė pajisje tė shkėlqyer pėr tė nderuar Skėnderbeut si njė komandant, ndėrsa Skėnderbeu si pėrgjigje ģa kthen me njė dhuratė tė e pėrbėrė nga njė shkop bariu dhe njė gunė, duke i dhėnė tė kuptoj Ballaban pashės se do tė kishte qenė mė shumė i nderuar tė ishte njė bari i thjeshtė nė fshatin e tij, sesa tė tradhtonte vendin e tij.

-Pėr popullin shqiptare Skėnderbeu bėnte mrekulli me shpatėn e tij. Ishte menduar se duheshin tre burra tė ngrinin shpatėn e tij dhe se ai mund tė copėtonte shkėmbinj ose shpoj male me tė. Nė njė ngjarje tjetėr popullore ėshtė thėnė gjatė negociatave pėr paqe Sulltan Mehmedin II, qė kishte dėgjuar pėr shpatėn e Skėnderbeut i kėrkoi atė si njė nder Skėnderbeut. Skėnderbeu pranoi dhe dėrgoi shpatėn e tij si njė dhuratė pėr sulltanin. Njerėzit e Skėnderbeut pas dėgjimit tė lajmeve ishin tė shqetėsuar. Ata i dolėn Skėnderbeut nė lidhje me frikėn e tyre se ai i dorėzoi shpatėn e tij legjendare, por Skėnderbeu qeshi dhe u pėrgjigj se ai i dorėzoi shpatėn e tij, por jo krahun e tij.

-Gjatė njė betejė tė furishme kundėr turqve qė zgjati pėrtej muzgut, Skėnderbeu urdhėroi disa nga ushtarėt e tij tė gjenin njė tufė me dhi, e u lidhėn pishtarė tė ndezur brirėve tė tyre dhe dėrgohen nė drejtim tė rreshtave tė ushtarėve turq gjatė natės. Turqit besuan se u sulmuan nga trupa tė shumta shqiptare dhe u larguan me mendimin se u mundėn qė nė numėr. Pėr shėrbimin e rėndėsishėm tė marrė nga ana e kėtyre kafshėve, heroin ynė vendosi tė pėrvetėsojė imazhin e kafshės si emblemė tė tijėn, nė pėrkrenaren e tij.

-Skėnderbeu nė shtrat tė vdekjes sė tij urdhėroi djalin e tij pėr t'i shpėtuar hakmarrjes turke tė largoheshin pėr nė Itali, tha se sa mė shpejt tė zbarkojė nė ranishte tė gjente njė pemė ku tė lidhė kalin e tij dhe shpatėn e tij, dhe sa herė qė tė frynte era turqit tė dėgjonin shpatėn e tij nė ajėr dhe hingėllimėn e kalit tė tij dhe nga frika se nuk do t'a ndiqnin.

-Me tė pėrhapur lajmin e vdekjes sė Skėnderbeut, Turqit vendosėn tė sulmonin forcat shqiptare sa mė shpejt qė tė pėrfitonin nga morali i ulėt qė ngjarja kishte prodhuar. Komandantėt shqiptar vendosėn tė pėrdornin njė dredhi tė pazakontė: morėn nga shtrati i vdekjes trupin e pajetė tė kreut tė tyre dhe e hypėn mbi kalin e tij, nxitur nė luftė me tė gjithė ushtrinė e tij prapa. Turqit, u ndien tė mashtruar me lajmin e rremė rreth vdekjes sė tij dhe u tėrhoqėn.

Estilen

919


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Histori Shqiptare

Mesazh  Berti69 prej 06.07.11 22:39

avatar
Berti69

"Si ėshtė lartė, ashtu ėshtė edhe poshtė, e si ėshtė poshtė, ashtu ėshtė edhe lart"


476


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Histori Shqiptare

Mesazh  Berti69 prej 06.07.11 22:48

Kodikėt e Shqipėrisė, nė dy volume nė gjuhė tė huaj



Kodikėt e Shqipėrisė, pėr herė tė parė, pėrmblidhen nė dy volume tė rėndėsishme, tė cilėt u prezantuan paraditen e sė martės nė Arkivin e Shtetit nė Tiranė.

Kopjet e para tė kėtyre dy vėllimeve tė rėndėsishme iu dorėzuan drejtores sė Arkivit tė Shtetit, Nevila Nika, nga studiuesja bullgare Aksinja Xhurova, e cila pėr 3 vite e gjysmė ėshtė marrė me studimet e kodikėve, qė i pėrkasin shekullit 6- 14 dhe qė i pasqyroi nė dy libra nė gjuhėn franceze dhe bullgare.

Njėri prej librave ka tė pėrfshirė elementė studimorė, ndėrsa tjetri ėshtė nė formė albumi, ku pasqyrohen kodikėt pėrmes fotografive, qė shoqėrohen edhe me shpjegime pėrkatėse.
"E veēanta e kėtij studimi ėshtė se kodikėt krahasohen me kodikė tė huaj dhe aty nxirren tė veēantat dhe tė pėrbashkėtat e tyre. Kodikėt do tė paraqiten nė Kongresin e Sofjes tė kėtij viti, ku marrin pjesė 1150 pjesėmarrės nga e gjithė bota", u shpreh Nevila Nika, drejtoresha e Arkivit Shtetėror.

Studiuesja Aksinja Xhurova tha gjatė prezantimit tė librave se ato pėrmbajnė studime tė periudhave tė ndryshme, artikuj, etj.

“Puna ime nė bazė tė kėtyre botimeve ėshtė qė tė jap njė vėzhgim pėr lokalizmin mė tė saktė tė tyre dhe pėr datimin e tyre tė saktė”, tha Xhurova.

“Jam shumė e lumtur qė kėto dy vepra tė rėndėsishme panė dritėn e botimit. Kam kėnaqėsinė tė falėnderoj shumė mbėshtetjen e madhe tė zonjės Nevila Nika si dhe bashkėpunėtorėve tė mi shqiptarė pėr pėrmbledhjen e kėtyre kodikėve nė dy vepra. Kodikėt e Shqipėrisė janė mjaft tė veēantė, por ishte e rėndėsishme qė ato tė pėrkthehen nė gjuhė tė ndryshme qė t’i bėhen tė ditur studiuesve tė huaj. Por gjatė kėsaj pune do tė veēoja kodikun e 10-tė tė Vlorės, qė ėshtė njė ndėr tre kodikėt mė tė rėndėsishėm nė botė", tha Aksinja Xhurova, studiuese e studimeve sllave dhe bizantine.

Kodiku mė i vjetėr i Shqipėrisė i pėrket shekullit tė 6 dhe ėshtė ai i Beratit.
avatar
Berti69

"Si ėshtė lartė, ashtu ėshtė edhe poshtė, e si ėshtė poshtė, ashtu ėshtė edhe lart"


476


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Histori Shqiptare

Mesazh  Berti69 prej 06.07.11 22:53

Zonja bullgare: Shikojini ē’mrekulli!

Axinia Dzurova, drejtuese e qendrės sė kėrkimeve sllavo-bizantine “Ivan Dujēev” me qendėr nė Sofje, i dorėzoi dje Arkivit Qendror tė Shtetit studimin e saj “Manuscrits grecs enluminés des Archive nacionale de Tirana (VIe-XIVe sičcles)”. Dr. Dzurova vjen prej vitit 2007 nė AQSH pėr kėtė botim tė dorėshkrimeve tė dekoruar tė periudhės bizantine (dy vėllime, nė gjuhėn frėnge).

Nė kuadrin e tė njėjtės marrėveshje ku kontribut ka edhe Qendra e Studimit tė Dorėshkrimeve “Vestigia” Grac, po punohet pėr njė botim faksimile tė kodikut tė Vlorės nr. 10 (shek. XIV). Dr. Dzurova, specialiteti i tė cilės ėshtė historia e artit mesjetar, flet nė intervistė pėr rishikimin e datimit tė kodikėve tė koleksionit shqiptar dhe vlerat e rralla nė artin e dekorimit.

Zonja Dzurova, ēfarė po i dorėzoni sot Arkivit?

Jam historiane e artit. Kam studiuar filologji nė Sofje dhe histori arti nė Moskė. Puna ime ka qenė gjithmonė dekorimi i dorėshkrimeve. Kur pashė kodikėt tuaj mendova qė duhej tė bėhej diēka. Prof. Agamemnonas Celikas ishte njė nga pak kolegėt qė dinte se ē’pėrmban arkivi juaj. Shėnimet e Theofan Popės, pėrbėjnė njė bazė, tė pasur, tė thellė. Ai ka bėrė punėn mė tė vėshtirė. Dy vėllimet qė sjell sot me vete janė studime tė 14 dorėshkrimeve me dekorimet pėrkatėse. Ėshtė fillim i punės qė do tė bėjnė kolegėt e rinj, Sokol Ēunga dhe Andi Rembeci.

Ēfarė mund tė thoni me siguri?

Qė nė 40 vjet punė me dorėshkrimet sllave dhe greke nė Kiev, Moskė, San Peterburg, Jeruzalem, Vatikan, dorėshkrimet qė kam parė kėtu janė tė ndryshėm. Kolegėt e mi tė Evropės njohin shumė mirė atė qė ėshtė bėrė nė Konstandinopojė, por nuk njohin atė qė u bė nė Gadishullin Ballkanik, nė Greqinė Kontinentale dhe Epir. Ju them se pata frikė kur pashė se njė dorėshkrim i fundi tė shek. X, ishte datuar i shek. XIV. Diferenca ėshtė me katėr shekuj! Erdha nė Arkiv dhe mė thanė: keni tė drejtė, duhet tė ndryshojmė datimin e kėtyre dorėshkrimeve! Beratinus 25 dhe 28 janė datuar tė shek. XIII kur nė fakt, janė njėri i fundit tė shek. IX dhe tjetri i fillimit tė shek. X. Dy kodikėt e famshėm tė Korēės, 92-93, janė tė shek IX-X. Kodiku i Vlorės nr. 10 qė ishte datuar i shek. XII ėshtė i shek. XIV-XV. Ndryshimi i datimeve ėshtė normal, sepse shkenca zhvillohet me argumente dhe kundėrargumente, bėhen botime tė reja qė ju nuk i kini nė dispozicion. Prandaj mendova tė bėj disa shkrime pėr secilin kodik dhe tė japė mendimet e mia pėr datimet e reja. Puna e Theofan Popės ėshtė e pabesueshme. Duhet tė zėrė vendin e nderit, por ai nuk kishte botime. Ėshtė njė traditė qė nuk e njohim dhe ekspozita qė do tė bėjmė sė afėrmi nė Sofje ndihmon nė kėtė drejtim. Tani janė tė gjitha mundėsitė qė tė krijoni njė shkollė paleografėsh grekė kėtu nė Tiranė nė bashkėpunim me kolegėt tanė.

Arti i dekorimit tė koleksionit shqiptar ēfarė i shton peizazhit tė dorėshkrimeve greke tė sė njėjtės traditė?


Pėr ekspozitėn “Bizanti pa kufij” me dorėshkrime greke tė dekoruara nė Gadishullin Ballkanik, kemi vendosur pėr 120 dorėshkrime greke dhe 100 janė tė shek. IX. E imagjinoni? Kjo do tė thotė se mė shumė se gjysma janė tė periudhės mė tė rėndėsishme tė kulturės codex nė Bizant. Sepse menjėherė pas ikonoklastėve, nė Konstandinopojė u krijua njė model se si duhet tė jetė njė dorėshkrim i shkruar nė minuskul. Koleksioni juaj dhe i yni, nė Sofje, tė jep njė pėrshtypje mė tė gjerė se si ishte dorėshkrimi i kėsaj periudhe. Kodikėt e Korēės pėr shembull, janė influencuar nga tradita paraikonoklaste dhe nga inovacionet qė u krijuan nė Konstadinopojė. Qėllimi im ėshtė qė tė tregoj se ky model nuk u krijua dhe as u pranua menjėherė, dhe jo gjithēka qė u krijua nė Konstandipojė u imponua. Periferia ndjek rrugėn e saj.

Ēfarė tė dhėnash tė reja keni pėr vendin e prodhimit?

Kėto dy dorėshkrime, janė bėrė nė Konstandinopojė. Po kėto dy tė tjerėt ku janė bėrė vallė? Tė influencuar nga tradita paraikonoklaste, nga dorėshkrimet gjeorgjiane? Sepse nė shek. IX-X kishte manastire murgjish gjeorgjianė nė Konstandinopojė. Po ju tregoj dhe njė shembull tė rrallė teksti i shkruar nė formė kryqi. Ėshtė karakteristikė e shkollės sė Konstandinopojės. Te ky kodik kemi aluzionin e liturgjisė qiellore dhe tė tokės, kishės. Koncepti ėshtė qė e gjitha qė ndodh nė qiell, ndodh edhe nė kishė. Simbol i kishės ėshtė kryqi, prandaj i gjithė kodiku ėshtė shkruar nė kryq. Ja, kjo ėshtė puna ime, tė komentoj kėto lloj gjėrash.

Cili ėshtė tipari mė karakteristik i dekorimit?

Po ju tregoj njė dorėshkrim tė pabesueshėm, i influencuar nga Orienti. Nė dorėshkrimet greke stili mė i famshėm ėshtė stili floreal. Dorėshkrimet e Beratit janė ekzemplarė tė kėtij stili.

Pse menduat pėr njė botim mė vete tė Kodikut tė Vlorės nr. 10?

Sepse, shikojeni, ėshtė njė mrekulli! Nė takimin tim tė parė me drejtoreshėn e AQSH Nevila Nika mė 2008, kalonim nėpėr korridorin e Arkivit i mbushur me ilustrime tė Kodikut tė Vlorės nr. 10. Vėrej se datimi ishte shkruar i shek. XI-XII, qė akoma vazhdon tė jenė nė korridor. Mė falni, them, por duhet tė jetė i shek. XIV. Kodiku i Vlorės ėshtė prodhim i Manastirit Odegon, njėri nga tė famshmit manastire tė shek. XIV nė Konstandinopojė. Tipi i shkrimit ėshtė i Odegonit. Ėshtė njė traditė e cila pėrsėrit traditėn e shkrimit tė shek. XI-XII si, pėr shembull, shkrimi dorėshkrimit tė famshėm tė Jeruzalemit. Edhe dekorimin filluan ta pėrgatisin nė mėnyrė tė veēantė. Ky ėshtė zhvillim i stilit bizantin floreal.

Botimi i kėtij kodiku mbetet pėr vitin e ardhshėm. Unė e quaj me rėndėsi tė shpjegoj pėr publikun e gjerė se ē’ėshtė periudha e paleologėve, pse ky kodik i pėrket kėsaj periudhe, ēfarė thotė Ungjilli. Mendojmė pėr tė bėjmė njė botim trigjuhėsh, shqip, anglisht e frėngjisht.

Kujt i pėrkiste Kodiku?

Ėshtė njė dorėshkrim i bėrė pėr njė person tė shtresės mė tė lartė sociale. Nuk ėshtė pėr liturgjinė e pėrditshme, por pėr pėrdorim vetjak. Ky kodik tregon se si ėshtė zhvilluar kultura e kodit grek nė fund tė jetės sė vet, deri nė rėnien e Konstandinopojės. Kodi vazhdoi tė ketė jetė deri nga shek. XIX, por me pėrsėritjet e asaj qė ishte krijuar tashmė deri nė shek. XIV. Ėshtė njė nga mė tė bukurit dorėshkrime qė ėshtė krijuar nė Konstandinopojė nė periudhėn e shek. XIV-XV. Pa folur pėr kodikėt Beratinus, nė bazė tė tė cilėve mund tė rindėrtohet se si ishte teksti i katėr ungjijve.

Nga Elsa Demo
avatar
Berti69

"Si ėshtė lartė, ashtu ėshtė edhe poshtė, e si ėshtė poshtė, ashtu ėshtė edhe lart"


476


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Histori Shqiptare

Mesazh  Berti69 prej 06.07.11 22:54

I dimė arsyet pėrse mburremi?

Lista mė e vjetėr qė kemi sot pėr disa nga dorėshkrimet (ose librat) qė ruhen nė AQSh vjen nga shek. XIV, kur nė kapakun e diptikut tė kishės sė Shėn Gjergjit (ndodhet nė Kala tė Beratit), Murgu Teodul shkruan aty njė listė me librat qė shpėtoi nga bastisja e “frankėve kampanezė” (emėrtim i ēuditshėm, sepse nė histori nuk kemi informacion pėr frankė kampanezė) dhe i ēoi ata nė vend tė sigurt. Pėrshkruan Teoduli 27 libra dhe disa sende tė tjera tė shenjta qė pėrdoreshin nė adhurimin e krishterė nė kishė.

Mė emblematiku ndėr gjithė ata qė kanė punuar me Fondin 488 ėshtė Theofan Popa, i cili u pėrpoq tė hartonte pasaportat e kodikėve, tė cilat kishin qėllim ndihmues nė punėn e pėrditshme tė arkivistėve. Kėtė punė e vazhdoi nga vitet ’60 deri pak para vdekjes. Na la, si rezultat, atė qė sot njihet si “Katalogu Popa”, botuar pėr herė tė parė post mortem mė 2003 nga Drejtoria e Pėrgjithshme e Arkivave. Tė gjithė e huaj dhe vendas kanė pėrdorur, me ose pa referencė, katalogun e Popės. Me gjithė mangėsitė qė ka, Popa ėshtė ai qė gjithmonė tėrheq vėmendjen e tė gjithė studiuesve, pasi pėrshkruan 97 nga 100 kodikėt dhe 17 fragmentet e Fondit 488.

Hartimi i njė katalogu ēfarėdo qė lidhet me librat mesjetarė apo edhe ata tė periudhės sė Rilindjes evropiane, qofshin kėta tė shkruar me dorė, qofshin shtypshkrime, ėshtė gjithmonė punė qė zgjat nė kohė dhe kėrkon pjekuri. Pėr ēdo studiues tė librit, qoftė nga pikėpamja artistike, qoftė nga ajo tekstologjike, katalogu ėshtė fillimi i gjithēkaje, ėshtė ai mbi tė cilin bazohen tė gjithė studiuesit.

Prandaj dhe, katalogu i dorėshkrimeve tė dekoruar tė AQSh, pėrveē se ėshtė njė lloj pasaporte me mė shumė tė dhėna mbi identitetin e koleksionit tė kėtushėm, ėshtė pikė kyēe nė studimin e mėtejshėm tė tyre. Jo domosdoshmėrish pikėnisja, por mbetet referencė e pėrhershme, sa herė qė trajtohen kodikėt nė fjalė. Ėshtė ngjarje e madhe pėr historinė e artit dhe shkencėn e paleografisė, pėr studiuesit e shkencave teorike nė pėrgjithėsi dhe pėr bizantinologėt nė veēanti, por edhe pėr publikun tonė shqiptar. Sepse mburremi pėr kėto pasuri, por pa qenė fort tė sigurt dhe pa arritur tė argumentojmė se cila ėshtė arsyeja qė mburremi.

Vjen, tani, Aksinia Dzurova me punimin e saj, pėrmbledhjen e artikujve pėr kodikėt bizantinė tė dekoruar tė AQSh. E rėndėsishme ėshtė njohja e kėtyre librave tė veēantė. Ata janė aty, tani duhen kuptuar, dikush duhet t’i bėjė tė flasin, nė mėnyrė qė t’i kuptojmė sipas koncepteve tė sotshme, pa harruar tė sotshmen. Ky ėshtė qėllimi i tė gjithė atyre qė merren qoftė me studime, qoftė me hartime katalogėsh apo pėrshkrimesh sipas njė disipline tė caktuar.

Bizanti pa kufij

Mė 22-27 gusht 2011, nė Sofje tė Bullgarisė zhvillohet Kongresi i 22-tė Ndėrkombėtar i Studimeve Bizantine. Ditėn e parė inaugurohet ekspozita “Bizanti pa kufij” ku paraqiten njė numėr i madh librash mesjetarė nga Ballkani dhe Evropa. Pjesė e ekspozitės ėshtė Arkivi Qendror Shtetėror me 12 nga kodikėt e Fondit 488, qė paraqiten tė plotė, tė periudhės bizantine dhe fund-bizantine (shek. IX – XIV), dhe me nga 1 fragment prej kodikėve tė Beratit nr. 1 dhe nr. 2 (Beratinus Purpureus shek. VI, dhe Aureus Anthimi, mesi i shek. IX). Nė grupin e punės pėr ndėrtimin e ekspozitės ėshtė Dr. Dzurova.

Sokol Ēunga/ Specialist i AQSH
avatar
Berti69

"Si ėshtė lartė, ashtu ėshtė edhe poshtė, e si ėshtė poshtė, ashtu ėshtė edhe lart"


476


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shqipėtari qė krijoi Egjiptin

Mesazh  Gon! prej 15.08.11 15:54

dyqind vjet nga

Mehmet Ali Pasha

(1769 – 1849)
Shqiptari qė krijoi Egjiptin



nga Olsi Jazexhi



Data 12 Maj 2005 ishte njė ditė e shėnuar pėr historinė e botės arabe. Ajo ishte njė ditė e veēantė, pasi nė kėtė ditė 200 vjet mė parė, popujt e Lindjes sė Mesme u vunė nėn udhėheqjen e njė shqiptari tė madh, i cili, siē edhe politologu amerikan Samuel Hantigton, pėrkujton nė librin e tij, ‘Pėrleshja e Qytetėrimeve’, ishte ai stateg i botės islame qė e futi atė nė rrugėn e modernizimit. Megjithatė, ky shqiptar i madh, tė cilit Revista e famshme egjiptian Al-Ahram Weekly do ti dedikonte numrin e saj tė javės sė dytė tė majit, nė Shqipėri, do tė injorohej totalisht nga derdimenėt dhe jo-shqiptarėt qė komandojnė sot Akademinė e Shkencave tė Shqipėrisė dhe shtetin shqiptar. Edhe ambasada egjiptiane nė Tiranė, e cila siē duket ėshtė ndikuar nga anti-shqiptarizmi i regjimit tė sotėm, nuk do tė kujtohej tė pėrkujtojė kėtė njeri qė do tė ndryshonte historinė e Lindjes sė Mesme dhe vetė Egjiptit. Shqiptarin mė tė famshėm tė Egjiptit nuk do ta kujtonte as edhe ndonjė organizėm tjetėr nė vendin tonė, qė pretendon tė ketė lidhje me Islamin dhe botė islame. Megjithatė, pėr tė qėnė besnik ndaj historisė, Revista Impakt ka vendosur tė thyej heshtjen, dhe shkrimin kryesor tė kėtij numri i’a dedikon shqiptarit mė tė famshėm tė historisė sė Lindjes sė Mesme; Muhamed Ali Pashės.

* * *

Muhamed Aliu apo Mehmet Aliu, siē ai njihej nė Perandorinė Osmane ishte njė shqiptar i lindur nė vitin 1182 pas Hixhretit apo 1769 sipas kohės sė re, nė pjesėn evropjane tė Perandorisė Osmane. Nė kėtė vit nė Evropė do tė lindte edhe njė strateg tjetėr i cili do t’i jepte fytyrė tė re Evropės dhe fuste atė nė kohėt moderne. Ai ishte Napoleon Bonaparti. Si Bonaparti nė Perėndim, edhe Mehmet Aliu nė Lindje, do t’i jepnin botėve tė tyre ēelėsin e ndryshimeve tė mėdha dhe progresit nė fushat ushtarake, ekonomike dhe politike. Mehmet Ali Pasha apo Haxhi Muhamedi, siē ai njihej pas vizitės qė kreu nė qytetet e Shenjta tė Mekės dhe Medinės, ėshtė njė nga njerėzit mė tė spikatur qė historia shqiptare e shekullit tė 19-tė ka prodhuar. Ai u lind nė qytezėn e Kavallės, qė nė atė kohė ishte njė port i vogėl i Rumelisė, apo pjesės evropjane tė perandorisė. Kavalla shtrihej rreth nėntėdhjetė milje nė Lindje tė Selanikut dhe shquhej pėr cilėsinė e lartė tė duhanit qė toka e kėtij vendi prodhonte. Babai i Mehmet Aliut ishte bimbashi i Kavallės qė kishte emigruar nė kėtė qytet, nga fshati i bukur i Korēės, Zėmblaku, disa vite pėrpara lindjes sė tė birit. Por ai do tė vdiste ndėrsa i biri ishte ende i ri, dhe pėr kėtė arsye ēorbaxhiu apo bashkiaku i Kavallės do t’a mbante pranė, dhe kujdesej pėr tė birin e korēarit tė vdekur si pėr djalin e tij. Nė kohėn kur Mehmet Aliu ishte ende i ri dhe nėn kujdesin e ēorbaxhiut, nė disa fshatra pėrreth Kavallės disa grekėr kishin nisur tė rebelohen ndaj eprorėve tė tyre shqiptarė dhe refuzojnė tė paguajnė taksat. Ndėrsa ēorbaxhiu ishte i pavendosur sesi tė sillej me rajatė grekė, Mehmet Aliu, nė krye tė njė bataljoni shqiptarėsh do tė vinte nėn kontroll fshatrat rebele tė zonės, tė cilat pas kėsaj do t’i bindeshin guvernatorit tė tyre nė Kavallė dhe paguajnė taksat nė mėnyrė tė rregullt. Suksesi i Mehmet Aliut e mahniti ēorbaxhiun, i cili e emėroi djaloshin Bylyk Be, apo komandant tė policisė sė qytetit. Gjatė kėsaj kohe Mehmet Aliu do tė martohej me njė vejushė tė bukur nga Kavalla me tė cilėn do tė lindte tre djem, Ibrahimin, Tosunin dhe Ismailin. Pas martesės, ai do tė merrej me tregtinė e duhanit e cila ishte mė fitimprurėsja nė kėtė kohė nė Rumeli. Megjithatė, nw kohėn nė fjalė, pjesa afrikano – veriore e perandorisė, apo mė saktė Egjipti do tė pushtohej nga francezėt tė cilėt me Bonapartin nė krye do tė mundnin mamlukėt e Egjiptit nė betejėn e piramidave dhe mė pas, pushtojnė Kajron. Pėr kėtė arsye, nė vitin 1800 Porta e Lartė nė bashkėpunim me Britaninė e Madhe do tė deklaronte xhihad kundėr francezėve dhe nisw luftėn pėr tė ēliruar Egjiptin. Apelit tė sulltanit pėr luftė nė frontin egjiptian, do t’i pėrgjigjeshin tė gjithė muslimanėt besnikė tė perandorisė. Nė kontigjentin e 300 trupave vullnetare qė do tė niseshin nga Kavalla pėr kėtė punė, do tė ishte edhe Mehmet Aliu. Detyra e tij nė bataljonin shqiptar ishte tė shėrbejė si zėvendės komandant i trupės, pas Ali Agait, djalit tė ēorbaxhiut tė Kavallės. Por meqė Ali Agai do tė mėrzitej shpejt nė luftė dhe kthehej nė Kavallė, postin e tij do ta zinte Mehmeti i cili do tė emėrohej bimbash nė ushtrinė e kryevezirit. Nė luftimet qė trupat osmano - shqiptare do tė kryenin kundėr francezėve, Mehmeti i ri do tė shquhej si njė nga strategėt mė tė mirė dhe efikas tė palės osmane.





probleme me Mamlukėt

Beteja e trupave tė bashkuara osmane dhe britanike do tė ēonte pushtimin francez tė Egjiptit drejt kolapsit shumė shpejt. Megjithatė, mundja dhe tėrheqja e francezėve nga Egjiptit ishte vetėm njė pjesė e luftės pėr tė vėnė nėn kontroll vendin. Problemi kryesor qė Egjipti do tė haste pas largimit tė francezėve ishte se kush do ta kontrollonte atė. Ndėrsa Stambolli kėrkonte tė emėronte njerėzit e tij, forcat brenda vendit dhe intrigat britanike kėrkonin tė instalojnė njerėzit e tyre pėr tė qeverisur vendin e madh arab. Nė pėrplasjet e shumta qė ndodhėn nė Egjiptin e pasluftės, ish-bimbashi osman, Mehmet Aliu do tė shfaqej si njė nga lojtarėt mė tė aftė tė betejės pėr pushtet dhe pozitė. Duke patur qė nė 1803-shin, nėn komandė bataljonin e shqiptarėve, Mehmetit do t’i duhej tė pėrballej me fuqinė e bejlerėve vendas tė njohur si mamlukė qė udhėhiqeshin nga dy fraksione, njėri i drejtuar nga Osman Bej Bardisi dhe tjetri nga Muhamed Bej al-Alfī. Kundėr bejlerėve egjiptian, fronin e Egjiptit nga ana osmane e pretendonin dy rivalė tė fuqishėm osmanė. I pari dhe mė i rrezikshmi ishte njė turk i quajtur Husrev Pasha, dhe pas tij vinte njė komandant shqiptar, i quajtur Tāhir Pasha. Etja pėr pushtet do ta kthente Egjiptin e viteve 1803 – 1805 nė njė zonė tė vėshtirė pėr tė jetuar. Kėtu duhet pėrmendur qė nė krahun e osmanėve, forca mė e vėshtirė pėr tu vėnė nėn kontroll ishin shqiptarėt. Rebelimi i tyre nė prill tė vitit 1803 nė Kajro, kur tė fundit do tė kėrkonin rrogat e vonuara nga valiu turk, do tė detyronte Husrev Pashėn tė arratiset pėr nė Damieta. Pushteti i lėnė bosh nga Husrevi do tė merrej nga Tāhiri, i cili lidhi aleancė mė mamlukėt e Egjiptit tė Sipėrm pėr tė mos lejuar Husrevin tė kthehet mė nė Kajro. Megjithatė, Tahiri do tė vritej pas disa kohėsh, dhe komandėn e trupės shqiptaro – turke do ta merrte Mehmet Aliu. Detyra e parė qė vihej pėrpara Mehmetit pas marrjes sė komandės sė trupave shqiptare nė Egjipt ishte vėnia e rendit nė vend dhe mundja e Husrev Pashės nė Damieta qė pretendonte tė shpallej vali i Egjiptit. Por pėrveē tė parit Mehmetit do t’i duhej tė shtypte edhe pretendentėt e tjerė pėr fronin e Egjiptit, siē ishin mamlukėt Muhamed al-Alfī dhe Osman Bej Bardisi. Duke pėrdorur aftėsitė e trupės shqiptare dhe influencėn e popullatės sė Kajros, e cila nė pashain shqiptar shihte dorėn e hekurt qė mund tė sillte paqe nė vend, ai do tė mundte kundėrshtarėt e tij njėri pas tjetrit. Pas shtypjes sė tyre, lufta civile nė Egjipt do tė vinte drejt fundit. Pėr t’i dhėnė fund asaj, do tė kontriubonin shumė edhe hoxhallarėt e lartė tė Universitetit tė Azharit, tė cilėt 14 Mars 1805, i kėrkuan sulltanit tė zgjedhė Mehmet Aliun vali tė Egjiptit. Fermani konfirmues nga Stambolli pėr kėrkesėn egjiptiane do tė vinte mė 12 Maj 2005, njė ditė tė djelė nė mėngjes, kur sheikėt e Kajros, me ēallma dhe mjekra, tė mbledhur nė Portėn e Kadiut tė qytetit do tė deklaronin Mehmet Aliun, guvernator tė Egjiptit dhe lusin Allahun tė sjellė prosperitet dhe mirėsi nė vend.



Mehmet Ali Pasha duke udhėhequr forcat osmane



Emėrimi i Mehmetit nė fronin e Egjiptit nuk do tė mjaftonte pėr tė qetėsuar vendin. Nė vitin 1807 vendi do tė sulmohet nga britanikėt tė cilėt do tė pezmatohen nga vendosja e rendit nė Egjipt. Megjithatė ata do tė thyhen nga armata egjiptiane nė Rozeta dhe mė pas detyrohen tė braktisin Aleksandrinė. Por britanikėt nuk ishin tė vetmit qė do tė mėrziten me fitoret e Mehmetit. Cmirė mbi pushtetin e valiut shqiptar do tė kishte edhe nė Stamboll. Husrev Pasha, qė kishte parė karrierėn e tij tė shkatėrrohet nga shqiptarėt nė Egjipt, e cyste sulltanin tė shihte nėpunėsin e tij nė Egjipt jo mė si vartės por si njė kundėrshtar. Pėrveē kėsaj, bejlerėt mamlukė qė Mehmeti kishte shtypur mė parė, tashmė tė rigrupuar rreth Elfi Beut dhe duke patur mbėshtetjen e britanikėve, kishin nisur tė rebelohen kundėr valiut tė Kajros. Pėr t’u pėrballur njėherė e mirė me rrezikun mamluk, nė 1 Mars 1811, Mehmet Aliu i cili edhe pse nuk kishte lexuar kurrė Makiavelin, do tė bėnte njė veprim qė vetėm tė fundit mund t’i shkontė ndėrmend.

Pasi nė Arabinė Saudite tė kėsaj kohe, sauditėt kishin pushtuar Qytetet e Shenjta dhe ndalonin haxhijtė tė kryejnė Haxhin, Mehmeti si vali i Egjiptit qė ishte, kishte pėr detyrė tė kujdesej pėr rendin dhe qetėsinė nė Qytetet e Shenjta. Me lejen dhe urdhėrin e sulltanit, ai kishte vendosur tė dėrgoj djalin e tij, Tosun Pashėn pėr tė ēliruar dhe vendosur rregull nė Tokėn e Shenjtė. Pėr tė pėrshėndetur dėrgimin e ekspeditės kundėr rebelėve, Pashai, do tė ftonte nė Kėshtjellėn e Kajros pjesėn mė tė mirė tė parisė mamluke. Rreth katėrqind vetė do tė priteshin me ceremoni madhėshtore nga kujdestari i Xhamive tė Shenjta. Por pasi paria tė hyjė nė Kėshtjellėn e Qytetit, nė tė cilėn ishin sarajet e Pashait dhe njėherė e njė kohė ishte strehuar vetė Salahudin al-Ejubi, do tė ndodhte njė nga masakrat mė tė papara tė historisė sė Lindjes sė Mesme. Trupat shqiptare nėn udhėheqjen e Tosun Pashės, do tė rrethonin kėshtjellėn dhe masakrojnė brenda mureve tė saj tė gjithė bejlerėt e pabindur mamlukė, nė tė njėjtėn mėnyrė siē do tė bėnte edhe Ali Pasha disa vite mė vonė me kardhiqiotėt nė Toskėri. Nga masakra e Mehmetit do tė shpėtonte vetėm njė be i vetėm i cili pas kėsaj do tė mbushte me panik tė gjithė Egjiptin, pėr atė qė kishte parė...

Zgjidhja e ēėshtjes mamluke do tė ndiqej nga Mehmet Aliu edhe me njė hap tjetėr tė rėndėsishėm drejt konsolidimit tė shtetit egjiptian. Pasi deri nė kėtė moment Mehmeti ishte mbėshtetur nė forcėn e ushtarėve shqiptarė, tė cilėt, jo vetėm qė ishin tė pakėt nė numėr, por shpesh edhe shumė tekanjoz, pas shkatėrrimit tė mamlukėve ai nisi themelimin e ushtrisė sė rregullt egjiptiane. Pėr kėtė arsye nė vitin 1814 ai nisi tė ndėrtoj ushtrinė e parė moderne tė Botės Islame, e cila nuk do tė ngrihej mė sipas stilit tė vjetėr tė ushtrisė osmane, por sipas skemave moderne tė ushtrive evropjane. Kjo forcė e re do tė quhej Nidham-i Xhedid apo Sistemi i Ri ushtarak. Ajo do tė drejtohej, strukturohej dhe stėrvitej nga njė kolonel francez i pashait, i quajtur Sčves, tė cilin Mehmeti do ta bindė tė kthehet nė musliman. Pas pranimit tė fesė shqiptare, Sevesi do tė emėrohet Sulejman Pasha. Nė ushtrinė e re, pashai fillimisht do tė rekrutonte skllevėr sudanezė, tė cilėt do t’i zėvendėsonte mė pas me fshatarė egjiptianė, tė njohur si fallāhīnė.







Nėnshtrimi i Sauditėve

Nė kohėn kur Mehmet Aliu ishte bėrė sundues i Egjiptit, nė Arabinė e sotme Saudite, qė nė atė botė ishte pjesė e Kalifatit Osman, familja e Saudėve, e inspiruar nga mėsimet e dijetarit arab, Muhamed Ibn Abdul Vahab, i cili kėrkonte reformimin e fesė islame dhe kthimin nė traditėn e sahabėve tė hershėm tė Islamit, kishte nisur tė krijojė shtetin saudit, sipas traditės selefiste. Megjithatė, krijimi i kėtij shteti nėnkuptonte copėtimin e kalifatit osman i cili trashėgohej nga dera e osmanėve qė nga viti 1517, kur sulltan Selimi I kishte marrė pushtetin shpirtėror tė kalifatit nga kalifi abasid i Kajros. Edhe pse mėsimet teuhidike saudite kėrkonin pastrimin e fesė nga bidatet dhe kthimin nė Islamin e pastėr tė kohės sė Profetit, ndalimi i haxhinjėve nga kryerja e Haxhit dhe pėr mė tepėr forma militante e Shtetit tė Parė Saudit pėrbėnte njė kėrcėnim pėr Dar al-Islamin dhe autoritetin e kalifit sulltan nė Stamboll. Sipas besimit tė shumicės sė besimtarėve muslimanė nė kėtė kohė, kalifi osman ishte njė pasardhės i kalifėve tė hershėm tė Islamit, tė cilėt amanetin e Kalifatit e trashėgonin qė nga koha profetit Muhamed nėpėrmjet katėr kalifėve tė drejtė, amanet qė mė pas e kishin marrė umajadėt, dhe mė pas abasidėt deri tė osmanėt. Duke e konsideruar rebelimin saudit kundėr normave tė sheriatit, shejhulislami dhe shejhėt e Azharit nxorrėn fetva qė Shteti Saudit tė vihet nėn kontroll dhe forma e dhunshme e luftės sė tyre tė ndalohej. Pėr kėtė arsye, Mehmet Aliu do tė dėrgonte djalin e tij, Tosun Pashėn nė Qytetet e Shenjta pėr t’ia kthyer ato fisit tė kurejshėve dhe kujdestarit tė tyre, sulltanit, dhe larguar nga to pushtuesit e Nexhdit. Fushatat e bijve tė Mehmet Aliut do tė pėrfundonin me sukses kur nė 1818 forcat shqiptaro – egjiptiane pushtuan kryeqytetin saudit, Darijan dhe burgosėn Abdullah ibn Saudin. Pas kėsaj, Ibrahim Pasha pushtoi edhe pjesėt e tjera tė Nexhdit dhe Hixhazit (1818 – 1820). Ndėrsa Abdullah ibn Saudi qė ishte kapur i gjallė, do tė dėrgohej nė Stamboll, pranė sulltanit. Edhe pse Ibrahim Pasha dhe Mehmet Aliu do tė kėrkonin faljen e tij, sulltani do ta dėnonte me vdekje Abdullahin nė sheshin e Gjylhanes nė Stamboll. Pėrveē fitoreve nė beteja, Ibrahimi morri nga sauditėt edhe njė nga kopjet mė tė vjetra tė Kuranit tė Shenjtė qė datonte qė nga koha e kalifit tė tretė tė Islamit, Osmanit. Kjo kopje do tė ruhet deri nė ditėt e sotme nė Top Kapė Sarajet nė Stamboll.

Pas nėnshtrimit tė sauditėve, Mehmet Aliu vazhdoi tė fuste nėn sundimin e tij nga vitet 1820 deri me 1822 edhe provincat afrikane tė Nubisė, Sanarit dhe Kordofanit, qė pas kėsaj do tė njihen si Sudan. Pėr tė nėnshtruar ato, ai dėrgoi njė ekspeditė ushtarake prej 4000 vetėsh nė vitin 1820, qė komandohej nga djali i dytė i pashait, Ismail Pasha e cila nė 1823 realizoi themelimin e provincės sė Sudanit dhe shpalli Khartumin kryeqendėr tė vendit.







pėrballja me Terrorin Grek

Nė kohėn kur Mehmet Aliu kishte nėnshtruar Sudanin dhe Arabinė Saudite, nė Ballkan me cytjen e fuqive perėndimore, grekėt po nisnin rebelimin e tyre. Ky rebelim do tė gjente momentin mė tė mirė tė shpėrthimit me rastin e vrasjes sė Ali Pashė Tepelenės nė Jug tė Shqipėrisė nga osmanėt. Vakumi ushtarak, politik dhe shpirtėror qė do tė krijohej pas vrasjes sė Aliut do tė ēlironte grekėt nga pushteti i shqiptarėve dhe zgjojė mes tyre ndjenjėn e pamvarėsisė. Duke qenė se Perandoria Osmane nė kohėn nė fjalė nuk kishte burimet e duhura njerėzore pėr tė shtypur rebelimin grek, dhe ky i fundit nisi spastrime tė egra etnike kundėr muslimanėve, sulltan Mahmuti II do tė kėrkonte ndihmėn e Mehmet Aliut pėr tė shtypur rebelimin. Valiu i Egjiptit qė nė kėtė kohė posedonte ushtrinė moderne tė Nizam-i Xhedidit, do t’i premtohej dhėnia nėn administrim e Kretės, Qipros dhe Moresė nė rast fitoreje.

Megjithatė kundėrshtari grek nuk qėndronte i vetėm nė luftėn e tij. Pėrkrah tij qėndronin fuqitė perėndimore, tė cilat armatosėn dhe cysnin terrorin grek drejt qėllimit tė tij final, qė ishte krijimi i njė shteti grek dhe spastrimin etnik tė muslimanėve nga pjesa evropjane e perandorisė. Pas rebelimit grek qėndronte edhe klika e fanariotėve tė Stambollit, tė cilėt gėzonin njė pushtet tė konsiderueshėm politik dhe financiar nė perandori. Pėr mė tepėr, konflikti ndėrmjet Ali Pashės sė Janinės dhe sulltanit i kishte shėrbyer organizatės terroriste greke, Filiki Hetairia-s (Shoqata e Miqve) tė organizojė vetveten nė tė gjithė perandorinė dhe nėpėrmjet Aleksandėr Ipsilantit, qė ishte gjithashtu fanariot, tė nisė revoltėn e saj nė More, nė Mars tė vitit 1821, nė kohėn kur osmanėt mbanin tė rrethuar Ali Pashėn.

Revoltės greke brenda njė kohe tė shkurtėr do ti bashkohej shumica e ishujve tė Egjeut, dhe lėvizja do tė shtrihej deri nė Gjirin e Korintit. Organizatat klefte apo bandat e hajdutėve do tė ishin forca kryesore e rebelimit grek. Duke pėrdorur terror dhe grabitje, Morea, Athina, Teba dhe Misolongjia do tė merreshin nė kontroll nga rebelėt grekė nė verė 1822, tė cilėt masakronin shqiptarėt dhe turqit muslimanė qė gjenin. Rebelimi grek arriti kulmin e tij nė Dhjetor tė vitit 1822 kur nė More, grekėt deklaruan pamvarėsinė e Greqisė dhe zgjodhėn njė rebel fanariot, Aleksandėr Mavrokordatos, si presidentin e tyre. Megjithatė, nė vitin 1823, pasi kishin vrarė shumė turq e shqiptarė, grekėt, nisėn tė luftojnė edhe njėri tjetrin. Nė kėto kushte kur forcat jeniēere tė sulltan Mahmutit II ishin treguar tė paafta pėr tė shtypur ekstremistėt, sulltani do tė kėrkonte ndihmėn e guvernatorit tė tij nė Egjipt, i cili sapo kishte fituar mbi sauditėt.

Mehmet Aliu ishte i interesuar tė ndėrhyjė nė Greqi jo vetėm pėr sulltanin, por edhe pėr tė shpėtuar bashkėkombasit e tij shqiptarė, tė cilėt kishin parė tmerre me sytė e tyre nga terrori greko – ortodoks. Pėr kėtė arsye ai dėrgoi nė Shkurt 1825 djalin e tij, Ibrahim Pashėn me njė forcė prej 17.000 vetėsh nė Kretė dhe mė pas nė More. Sulmet e ushtrisė shqiptaro – egjiptiane do t’i mundin dhe mposhtin lehtė ekstremistėt dhe hajdutėrit grekė dhe ēojnė shpresat mes shqiptarėve tė Greqisė pėr vendosjen e rendit. Rendi do tė vendosej nė Greqi me ēlirimin e Misollongjisė nė 23 Prill 1826, kur shumica e kleftėve grekė do tė shpėrndaheshin dhe vendit do ti kthehej paqja sėrisht.



Ibrahim Pasha


Megjithatė me ardhjen nė pushtet tė Car Nikollės I nė fund tė vitit 1825 nė Rusi, ekstremizmi grek do tė sponsorizohej sėrisht nga blloku ortodoks. Nė 17 Mars 1826, cari rus do t’i kėrkonte sulltanit restaurimin e plotė tė privilegjeve ndaj grekėve tė Principaliteteve, autonomi pėr Serbinė dhe plotėsimin e kėrkesave tė banditėve grekė pėr pamvarėsi. Sulltani kėrkesės sė carit i’u pėrgjigjė me luftė, duke dėrguar flotėn e bashkuar osmano – egjiptiane nė Greqi. Nė Qershor 1827 trupat egjiptiane nėn udhėheqjen e Ibrahim Pashės, do tė hynin nė Athinė dhe pėrpjekjet pėr rebelime nga grekėt do tė bėhen tė pamundura. Por fuqitė evropjane qė ishin tė vendosura pėr krijimin e shtetit grek, nė 6 Korrik 1827 nėnshkruan njė traktat trepalėsh nė Londėr ndėrmjet Britanisė, Francės dhe Rusisė, i cili parashikonte ndėrhyrje tė pėrbashkėt pėr tė pushtuar tokat greqishtfolės tė Rumelisė. Pėr kėtė, nė Shtator 1827, flota e aleatėve do tė dėrgohej nė Mesdhe, bllokojė Dardanelet sėbashku me Morenė, dhe kėrcėnojė trupat e Mehmet Aliut me luftė. Duke hasur nė vendosmėrinė e Ibrahim Pashės qė refuzonte ēdo diktat perėndimor pėr tė lėshuar Rumelinė, mė 20 Tetor aleatėt e krishterė vendosėn tė pėrballen ushtarakisht me forcėn osmane. Duke qenė superior nė numėr dhe armatime, ata hynė nė portin e Navarinos dhe nisėn sulmet ndaj flotės osmane, tė cilėn e shkatėrruan totalisht duke vrarė mbi 8000 marinarė.







pėrplasja me Sulltanin

Sulltan Mahmuti II ka qėnė njė nga sulltanėt mė tė paaftė tė Perandorisė Osmane, reformat e tė cilit do tė shkaktonin shumė pakėnaqėsi mes muslimanėve tė perandorisė. Pėr kėtė arsye ai shpesh edhe do tė njihej si ‘kaurr sulltani’ nga forcat konservatore tė perandorisė dhe ulematė, pasi reformat e tij krijuan vetėm kaos dhe shkatėrrim. Kėshtu vrasja qė ai orkestroi kundėr Ali Pashė Tepelenės, me cytjen e Husrev Pashės qė kishte inate personale me shqiptarėt qė nga Egjipti, jo vetėm qė nuk e forcoi perandorinė, por i dha shkas krijimit tė njė vakumi politik nė Rumeli qė ēoi nė krijimin e shtetit grek. Si pasojė e gabimeve tė tij, nė 1830 fuqitė e mėdha e detyruan tė pranojė pamvarėsinė e Greqisė, dhe dy vite mė vonė i morrėn ishujt Samos dhe Cyklade. Nė 5 Korrik 1830, francezėt do tė pushtonin Algjerinė, dhe nė 29 Gusht, Mahmuti II do tė njihte autonominė e shtetit serb, me nė krye Millosh Obrenoviēin. Nė kėtė skenė kaosi qė perandoria po kalonte, ku sulltani nė 1826 kishte shkatėrruar edhe trupėn e jeniēerėve dhe perandoria kishte mbetur pa ushtri, atė mund ta shpėtonte vetėm njė njeri: valiu shqiptar i Egjiptit. Por kėshilltarėt e sulltanit me nė krye Husrev Pashėn, e urrenin Mehmet Aliun dhe i’a kishin frikėn se mos merrte fronin osman, dhe krijonte mė pas kėsaj njė kalifat pėr vete. Pas luftės nė Greqi, Mehmeti kishte kėrkuar nga sulltani tė administrojė Sirinė ku fshiheshin ende shumė armiq tė tij. Megjithatė sulltani e kishte refuzuar kėtė. Duke parė qė sulltani kishte nisur qė nė vend se tė merrej me ruajten e perandorisė, tė vriste pashallarėt e tij saj lartė e poshtė, Mehmet Aliu i dha mbėshtetje mikut tė tij nė Shkodėr, Mustafa Bushatit dhe Kapudan Husein Gradashqeviēit nė Bosnjė kur tė fundit u rebeluan kundėr reformave tė Mahmudit II. Mahmuti qė i’a kishte frikėn valiut tė tij tė fuqishėm, urdhėroi guvernatorin e Sirisė tė pėrgatitet pėr ta sulmuar. Por Mehmet Aliu e mėsoi kėtė nė kohė dhe vendosi ta aneksojė Sirinė paraprakisht, ku edhe fshiheshin rreth 6000 fellahinė qė kishin dezertuar nga ushtria gjatė luftės. Pėr tė pushtuar Sirinė, ai dėrgoi tė birin, Ibrahim Pashėn, i cili duke komanduar njė armatė detaro – tokėsore brenda njė kohe rekord do tė pushtonte Gazėn, Xhafėn, Jeruzalemin dhe Haifėn, dhe mė pas Akren pas njė rrethimi tetė mujor (16 Nėntor 1831 – 27 Maj 1832). Me ndihmėn e emirit tė Libanit, Bashirit II al-Shihabi, pjesa e mbetur e Sirisė, Sidoni, Bejruti, Tripoli dhe mė nė fund Damasku do tė kalonin nė duart e Ibrahimit nė 18 Korrik 1832.

I trėmbur nga sukseset e Mehmetit, sulltani deklaroi luftė tė hapur kundėr tij dhe tė bijve nė Mars 1832 ndėrsa caktoi Aga Huseinin, guvernatorin e Edirnesė, pėr tė drejtuar fushatėn ushtarake. Por kur trupat osmane hynė nė Siri, nė krah tė shqiptarėve u ēuan tė gjithė arabėt, nga tė cilėt ushtria osmane do tė thyhej nė Homs dhe Belen. Megjithatė, Mahmuti dėrgoi njė ushtri tė dytė kundėr Ibrahim Pashės, me kryevezirin Reshit Mehmet Pasha. Por edhe kėsaj radhe, apo mė saktė nė 21 Dhjetor 1832 Ibrahimi do t’i thyente osmanėt nė dyert e Konjės dhe vazhdojė avancimin drejt Stambollit. Tė tronditur se mos Perandoria Osmane kalonte nė duart e valiut tė Egjiptit, car Nikolla do tė dėrgonte mė 27 Dhjetor njė misioni ushtarak nė Stamboll, i cili bindi sulltanin tė pranojė ardhjen e trupave ruse nė ndihmė tė tij. Por nė tė njėjtėn kohė Ibrahim Pasha vazhdonte marshin e tij nėpėr Anadoll duke pushtuar Kutahjanė (2 Shkurt 1833), dhe mė pas dimėroi nė Bursa, vetėm 50 milje larg kryeqytetit. Sulltani qė nė kėto momente ndjehej i terrorizuar nga trupat e valiut tė tij, do t’i jepte leje flotės ruse tė hyjė nėpėrmjet Detit tė Zi pėr tė ndihmuar nė mbrojtjen e Stambollit. Rusėt arritėn nė Bosfor mė 20 Shkurt dhe vendosėn tendat e tyre pėrgjatė Bosforit, nė Hynqar Iskelesi. Ky fakt shkaktoi njė rebelim dhe indinjatė tė thellė mes ulemave tė perandorisė, tė cilėt nuk mund tė pranonin qė njė ushtri ortodokse tė mbronte njė vend musliman nga njė ushtri muslimane.

Muhamed Aliu qė e kuptoi panikun e sulltanit dhe marrėzitė qė ai mund tė bėnte me rusėt, pėr t’a qetėsuar i ofroi paqe dhe i kėrkoi nė shkėmbim marrjen nėn kontroll tė Sirisė edhe Cilicisė. I tmerruar nga forca e ushtrisė egjiptiane, Mahmuti u detyrua tė pranoj tė gjitha kėrkesat. Nė negociatat qė u zhvilluan nė Kytahja mė 29 mars 1833, Mustafa Reshit Efendiu qė pėrfaqėsonte sulltanin i dha tė drejtė Ibrahim Pashės tė jetė guvernator i Damaskut dhe Alepos dhe muhasėl i Adanasė. Ndėrsa Mehmet Aliu u konfirmua guvernator i Egjiptit dhe Kretės, dhe Ibrahimi u emėrua gjithashtu guvernator i Xhides, duke i mundėsuar nė kėtė mėnyrė familjes shqiptare, kontrollin mbi pjesėn mė tė madhe tė botės arabe. Pas kėsaj, Ibrahim Pasha evakuoi Anadollin, ndėrsa nė Aleksandri, arabėt qė nuk kishin parė nė historinė e tyre njė forcė tė kėtillė ushtarake festonin pėr fitoren e pashait e tyre, ndėrsa dervishėt dhe ulematė e Kajros e krahasonin atė me Iskandėr Dhulkarnejnin e tregimeve kuranore, apo me “Aleksandrin me dy brirė." Nė kėtė mėnyrė Mehmet Ali Pasha, shqiptari nga Zėmblaku i Korēės do tė bėhej sunduesi i Sirisė, Egjiptit, Hixhazit nė Arabi, Sudanit dhe Kretės.



Mehmet Aliu nė vitet 1835


Historiani amerikan Uilliam Broun Hodgson, qė shkroi pėr Pashėn shqiptar nė kėtė kohė, apo mė saktė nė mars tė vitit 1835 nė Uashington, e pėrshkruante atė si njė burrė me shtat mesatar qė nė kėtė kohė numėronte rreth 67 vjeē dhe gėzonte shėndet tė mirė. Fytyra e tij ishte kuqalashe, me sy tė vegjėl dhe plot shėndet, dhe ngjante mė shumė me ato tė tatarėve sesa tė osmanėve tė Stambollit. Pashai kishte sy gri tė errėt dhe vishej thjeshtė, ndėrsa mbante njė ēallmė nė kokė. Ai ngrihej herėt nė mėngjes, nė kohėn e sabahut ku pasi kryente namazin e mėngjesit, mblidhte divanin dhe merrej me punėt shtetėrore. Pas akshamit kthehej nė harem, ku ose lexonte vetė, ose njerėzit e tij tė afėrt, siē ishte e bija e myftiut, apo ndonjė zonjė e madhe, lexonte pėr tė. Kohėt e fundit, shtonte Ulliam Broun, pashai lexonte ‘Espirit des loix’ tė Monteskieut, ndėrsa disa vite mė parė kishte lexuar Makiavelin dhe kodin e Napoleonit.





Nga VALI nė Khedive

Fitorja e vitit 1833 nuk do tė ishte e mjaftueshme pėr vendosjen e fatit tė dinastisė sė Mehmet Aliut. Pėr t’a mbajtur atė, pashait i duheshin burime tė shumta financiare dhe pėr mė tepėr garanci politike. Nga ana financiare, pashai do tė nxiste industrializimin masiv tė Egjiptit dhe modernizimin e ekonomisė. Duke ndėrtuar fabrika moderne tė pėrmasave perėndimore dhe futur vendin nė tregjet dhe konkurrencėn ndėrkombėtare ai i dha ekonomisė egjiptiane mundėsinė e qėnies sė pamvarur nga qendra e perandorisė. Njė nga produktet kryesore qė Mehmet Aliu do tė zhvillonte nė Egjipt do tė ishte pambuku, i cili do tė sillte fitimet mė tė mėdha pėr ekonominė egjiptiane. Megjithatė duke qėnė se ky mall ishte i lidhur shumė me eksportin, krizat ndėrkombėtare tė viteve 1836-7 do ta godisnin rėndė prodhimin e tij dhe ekonominė e vendit. Megjithė zhvillimet ekonomike dhe forcėn ushtarake, zyrtarisht, Mehmet Aliu dhe Egjipti i kėsaj kohė vazhdonin tė qėndronin nėn varėsinė e sulltanit dhe zyrtarisht ai ishte njė vali apo guvernator i thjeshtė. Pėr tė krijuar njė mbretėri tė tijėn nė vitin 1838, Mehmeti vuri nė dijeni fuqitė evropjane qė kishin ndihmuar sulltanin mė parė, se ai synonte tė shkėputet nga varėsia nga Stambolli. Reagimi negativ i Evropės ndaj deklaratės sė Mehmetit do tė shtynte sulltan Mahmutin II tė provojė sėrisht forcėn me pashain. Ai e deklaroi atė tradhėtar dhe dėrgoi kundėr Ibrahim Pashės njė ushtri, e cila do tė thyhej nė brigjet e Eufratit nga Ibrahimi nė Qershor 1838. Me vdekjen e sulltanit nė tė njėjtin muaj, Husrev Pasha i cili ishte dėbuar nga Egjipti kohė mė parė, do tė krijonte hasmėrira tė reja nė Stamboll tė cilat do tė kulminonin me arratisjen e kryeadmiralit me tė gjithė flotėn osmane nė Aleksandri nė anėn e valiut shqiptar.

Por sulltani i ri qė erdhi nė Stamboll, Abdul Mexhidi, i cili mesa duket kuptoi gabimet e pararendėsit tė tij dhe kuptonte rėndėsinė e Mehmet Aliut pėr perandorinė, i ofroi tė fundit tė drejtėn e trashėgimisė sė sundimit nė Egjipt, duke e shpallur khedive. Pashai nga ana e tij kėrkoi tė trashėgoj sundimin edhe mbi Sirinė dhe Adananė. Por fuqitė evropjane me nė krye Britaninė, Prusinė, Austrinė dhe Rusinė qė frikėsoheshin nga forca e pashait dhe planifikonin tė kolonizojnė herėt a vonė Lindjen e Mesme, vendosėn nė njė traktat tė nėnshkruarn nė Londėr nė Korrik tė vitit 1840 tė lejojnė Mehmet Aliun tė sundojė vetėm mbi Egjiptin dhe Akren. Meqė Mehmet Aliu nuk pranoi ultimatumin e perėndimorėve, tė fundit do tė sulmonin posedimet e tij nė Bejrut nė fund tė vitit 1840. I pėrballur me agresionin perėndimor, pashai do tė pranonte fermanin e sulltanit nė Qershor 1841 si sundimtar i Egjiptit.





Mbretėria e Egjiptit

Pas nėnshkrimit tė paqes me sulltanin, Mehmet Aliu i thyer nė moshė do tė kalonte vitet e mbetura tė jetės sė tij nė paqe. Ai do tė pėrpiqej fuqimisht tė ndėrtojė ekonominė egjiptiane dhe ndėrtojė marrėdhėnie tė mira me Stambollin dhe sulltanin, tė cilin edhe e vizitoi nė vitin 1846. Nė kėtė kohė, Pashai nisi tė afrojė rreth vetes shqiptarėt e tij nga Kavalla dhe pjesėt e tjera tė Greqisė qė tashmė ishin dėbuar nga vatrat e tyre nga terrori grek, duke ju dhėnė toka dhe pasuri tė shumta. Si rrjedhojė shqiptarėt do tė themelojnė koloni dhe pasuri tė shumta nė Aleksandri, Kajro dhe gjetkė tė cilat do t’i gėzojnė deri nė vitet 1952 kur i fundit i dinastisė sė Mehmet Aliut do tė sundonte nė Egjipt. Pėrveē shqiptarėve pashai ofroi rreth vetes edhe shumė kėshilltarė evropjanė tė cilėt nė pjesėn mė tė mirė tė rasteve konvertoheshin nė fenė Islame. Nė vitin 1847 ai do tė largohej nga pushteti si pasojė e moshės sė thyer dhe zėvendėsohej nga i biri, Ibrahimi, i cili do tė sundoj deri nė 1848. Ibrahimi do tė ndiqej mė pas nga Abazi (1848-54) qė ishte i biri i Tosunit, qė u ndoq mė pas nga Saīdi (1854-63), Ismaili (djali i Ibrahimit), nga Tefiku (1879 – 1892), Abazi II (1892 – 1914), Fuati dhe mė nė fund Faruku i cili u rrėzua nga pushteti nė vitin 1952.





Rrėnimi dhe kolonizimi i Egjiptit

Me vdekjen e Ibrahimit dhe Mehmetit, dinastia e shqiptarėve nė Egjipt nisi tė dobėsohet ndjeshėm. I vetmi qė u mundua tė modernizoj vendin ishte khedive Ismaili qė sundoi nga 1863 nė 1879. Megjithatė i fundit duke marrė borxhe tė shumta e zhyti vendin nė mjerim duke e kthyer nė pre tė bankierėve perėndimorė. Megjithatė nga koha e Ismailit Egjipti pėrfitoi themelimin postal, modernizimin e ushtrisė, ndėrtimin e hekurudhave, telegrafit dhe mbi tė gjitha ndėrtimin e kanalit tė Suezit i cili u inaguruar nė 1869. Por kostoja e lartė e kanalit tė Suezit do tė sillte shkatėrrimin mė tė madh pėr regjimin e Ismailit i cili u detyrua t’ia shesė kanalin fajdexhijve tė tij, britanikėve. I zhytur nė borxhe Egjipti i Ismailit do tė shndėrrohej pak e nga pak nė njė koloni britanike deri sa nė 1882 britanikėt morrėn tė gjithė vendin nėn kontroll ndėrsa vazhdonin tė mbajnė nė pushtet dinastinė shqiptare pėr tė legjitimizuar pushtimin e tyre, deri nė vitin 1952 kur mbreti Faruk do tė rrėzohej nga pushteti nga gjenerali nacionalist egjiptian Xhemal Abdul Naser.
avatar
Gon!

476


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Histori Shqiptare

Mesazh  Ushtari i krishtit prej 15.08.11 21:24

ali pash tepelena ka kontribuar ne krijimin e shtetit egjyptian eshte e vertete por gabimi i tij me i madh eshte se luftoj per egjyptin edhe nuk bashkoj trojet shqiptare
avatar
Ushtari i krishtit

345


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Histori Shqiptare

Mesazh  Xhemajl prej 15.08.11 22:32

iforti shkruajti:ali pash tepelena ka kontribuar ne krijimin e shtetit egjyptian eshte e vertete por gabimi i tij me i madh eshte se luftoj per egjyptin edhe nuk bashkoj trojet shqiptare
//
avatar
Xhemajl

312


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Histori Shqiptare

Mesazh  Ufo prej 16.08.11 9:32

Ali Pashė Tepelena s'ka lidhje me Egjiptin o mik, ajo pjesa qė ai nuk kontribuoi pėr bashkimin e trojeve shqiptare gjithashtu s'ėshtė e vėrtetė, historia flet ndryshe, ai kontribuoi me aq sa fuqi pati por ishin Bushatlinjtė qė i vendosėn ''shkopinjė nėn rrota''.Zotėrimet e Ali pashes, ishin deri nė Berat, Ai s'arriti dot mė tepėr, shqiptaro-otomanėt pastaj me tradhti e vranė pabesisht, ne shpesh themi se na la Turqia mbrapa, por s'ėshtė e drejtė; Ne kemi lene veten prapa bote, afro 25 vezirė, qindra pashallare dhe pėrfshi rreth 10 vezirė tė mėdhenj ishin shqiptare..Ndjesė pėr ndėrhyrjen pasi kjo temė ishte pėr pashanė e Egjiptit Mehmet Ali Pashėn, figurė e shquar vėrtetė.
avatar
Ufo

181


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Histori Shqiptare

Mesazh  lucio prej 16.08.11 10:18

E kush e ka vertetuar se historia ka shkruajtur gjithmone te verteten...?
Askush.Historia eshte shkruajtur nga palet sunduese dhe kane shkruajtur ato fakte qe ju kane interesuar atyre.Per nje histori te caktuar,na rezulton se ka mbi 2 e me shume variante ngjarjesh,atehere kjo verteton qe ne histori edhe genjeshtra me e madhe behet e verteta me e madhe...
avatar
lucio

96


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shqiptaret me te lashte se greket

Mesazh  Dimitrov Xhunga prej 20.08.11 9:06

Shqiptaret me te lashte se greket

Ekskluzivė kulture: Mathieu Aref, studiuesi i njohur francez, rrėfehet pėr "Shqip" pas botimit tė librit tė tij, "Shqipėria, odiseja e pabesueshme e njė populli para-helen", ("para-helen" = shpjegim: Qė lidhet me Greqinė e lashtė ose me grekėt e vjetėr, qė ėshtė karakteristik pėr Greqinė e lashtė ose pėr grekėt e vjetėr).

A mos ėshtė i mbivlerėsuar roli i grekėve nė historinė e Gadishullit Ballkanik? Pas kaq shekujsh, pas imazhit tė mrekullueshėm qė grekėt i kanė dhėnė sė kaluarės sė tyre, ėshtė pak e vėshtirė tė ngresh pikėpyetje pėr kulturėn e madhe klasike tė helenėve. Por, prej kohėsh, studiues tė ndryshėm nuk kanė ngurruar tė ngrenė pikėpyetje mbi qytetėrimin e lashtė grek. Vetėm pak kohė mė parė, njė studiues amerikan botoi librin "Athina e zezė", ku perėndesha e bardhė me sy ngjyrė deti,perėndesha e diturisė, mbrojtėse e Athinės, sipas tij ka njė tė kaluar afrikane.

Mathieu Aref, njė studiues, qė tashmė ka tentuar t‘i kthejė pėrgjigje me studimin e tij prej vitesh kėtyre pikėpyetjeve, nuk denjon tė vihet nė qendėr tė diskutimeve akademike, duke thėnė se "ėshtė Shqipėria, ajo ēfarė ai e quan odiseja e pabesueshme e njė populli para-helen". Dhe, ky popull i vogėl, sipas tij, ka qenė populli i madh qė ka ekzistuar para grekėve. Duket si njė guxim nga ana e Aref, njė "guxim" tė cilin ai e argumenton me prova shkencore, tė cilat kėrkojnė tė hapin njė debat, qė, sipas tij, synon rishkrimin e historisė. Historia e pabesueshme e pellazgėve, qė, sipas tij, janė ilirėt e mėvonshėm, tė cilėt u hodhėn nė njė cep tė historisė dhe shumė pak studiues u rrekėn tė merreshin me ta. Por, pikėrisht nga pellazgėt nis shpjegimi i gjithė asaj historie "tė shkruar keq", sipas Aref, qė e bėn rolin e grekėve tė mbivlerėsuar ende nė ditėt e sotme. Mė poshtė, Aref, pas debateve qė ka ngjallur nė nivele tė ndryshme akademike, rrėfen disa nga tezat, qė, sipas tij, vėrtetojnė studimin e nisur kohė mė parė, qė i bėn tė ndihen mirė shqiptarėt, por qė "trazon" kulturėn tashmė tė konsoliduar greke.

-"Shqipėria, odiseja e pabesueshme e njė populli para-helen".

Libri juaj sapo ėshtė pėrkthyer nė shqip. Mund tė na rrėfeni se ēfarė do tė thotė kjo pėr ju?

Qėllimi kryesor i kėtij libri ėshtė vėnia nė vend e sė vėrtetės. Asaj tė vėrtete, mbi tė cilėn rėndojnė plumb 2500 vjet. Nuk kemi tė bėjmė asfare me trallisje dhe teka personale, as me fantazime fluturake, aq mė pak me shovinizėm, por me njė tezė tė pėrpunuar shkencėrisht, me argumente tė forta, nė mos tė patundshme, fakte historike tė shėnjuara, analiza dhe hulumtime tė thelluara nė disa fusha shkencore, bazuar nė referenca tė verifikueshme. Ky libėr mė ka kushtuar vite tė tėra studimesh, mjaft mund e djersė, gjithashtu para. Pra, nuk e kam bėrė kėtė vėllim tė madh pune pėr tė bėrė sensacion apo pėr lavdi vetjake.


-Ēfarė e shtyu Aref tė merret me njė studim tė tillė, qė nė shumė qarqe letrare ėshtė quajtur edhe si njė provokim, qė ju kėrkoni t‘i bėni historisė greke?


Si dhe pėr ēfarė e kreva gjithė kėtė punė? Para sė gjithash, natyra mė pajisi qysh fėmijė me njė shpirt kritik, tė zhvilluar dhe me kureshti tė madhe. Tė jetuarit nė Egjipt, nė njė shoqėri kozmopolite, mė ka dhėnė pėrparėsinė e vėshtrimit elektrik. Nė themel ishte terreni pjellor dhe premisat e njė rrugėtimi qė do ta nisja disa vite mė vonė. Njohja e gjuhės shqipe, e folur qysh nė djep (sidomos dialekti gegė) e qė zura ta shkruaj fare i ri, mė dha shumė dorė. Studimet nė gjuhėn frėnge (letėrsi, filozofi, greqisht, latinisht, artet e bukura, gjuhėt e huaja, arabe, angleze, italiane) po ashtu nuk janė tė huaja ndaj kėtyre lloj studimesh e kėrkimesh. Shkėndija fillestare ishte dalja nė dritė e librit tė parė tė Za////ēharie Mayani, "Etruskėt nisin tė flasin", nė 1961-in, pasuar nga i dyti, "Fundi i misterit etrusk" nė 1970-ėn. Ja njė dijetar, joshqiptar, qė ia mbėrriti tė hedhė dritė mbi misterin e popullit tė madh etrusk, falė gjuhės shqipe, qė pėr mė tepėr nuk ishte as gjuha e tij mėmė. Kjo gjė mė tundoi, mė befasoi dhe mbi tė gjitha mė mrekulloi. Qysh atėherė, e pėrgjatė tridhjetė vjetėve, jam vėnė nė pėrndjekje tė kėtij populli misterioz para-helenik, qė, nga zbulimi nė zbulim, mora udhėrrėfyes kah shqiptarėve. Pas kėsaj periudhe tė gjatė mė ėshtė dashur mė shumė se pesė vjet pėr tė kryer pareshtur studime e hulumtime tė thelluara nė fusha nga mė tė larmishmet: histori antike, arkeologji, antropologji, etnologji, gjuhėsi dhe mitologji.

Tė thuash tė vėrtetėn nuk pėrbėn nė asnjė rast provokim. Ajo mund tė lėndojė, tė fyejė, por gjithnjė ia vlen ta thuash. Kėtu, veēse vė nė vend kėtė tė vėrtetė, ēiltėrsisht pa paragjykime dhe me rigorozitetin mė tė madh intelektual. S‘kemi tė bėjmė me larje hesapesh apo me sulme tė paramenduara kundėr Greqisė dhe popullit grek, pėr tė cilin ruaj sqimėn mė tė lartė. Njė kėrkues duhet tė mbetet krejt i paanshėm. Ajo qė kam bėrė ėshtė njė punė vetėm shkencore dhe jo keqdashėsi ndaj cilitdo qoftė. A mos vallė ėshtė faji im qė shqiptarėt rrjedhin prej pellazgėve, tė cilėt pėr mendimin e tė gjithė autorėve tė Antikitetit kanė pararendur grekėt nė Ballkan, Egjipt e nė Azinė e Vogėl dhe qė kėta tė fundit u detyrohen pėr njė pjesė tė madhe tė qytetėrimit tė tyre? Ta quash kėtė njė provokim pėrbėn nė vetvete njė provokim.


-Cilat janė pikat e forta, qė, sipas jush, argumentojnė atė qė shqiptarėt janė mė tė vjetėr se helenėt?


Ju mė pyesni pėrse i konsideroj shqiptarėt njė popull mė tė lashtė se grekėt! Thjesht sepse ata rrjedhin prej pellazgėve, tė cilėt, sipas vėshtrimit unanim tė autorėve mė tė vjetėr grekė (Hekateu i Miletit, Helanikos i Mitilenės, Herodotit, Tuqididit, pėr tė pėrmendur kėtu mė tė shquarit), u transmetoi grekėve mitologjinė, kultet, si dhe njė pjesė tė madhe tė kulturės e gjuhės sė tij. Do mė kthehen e tė mė thonė se pėrse ata rrjedhin prej pellazgėve e jo prej ilirėve. Sepse, nė fakt, s‘ėshtė veēse i vetmi dhe po i njėjti popull. Pėr shumė shqiptarė dhe pėr njė pjesė tė mirė tė specialistėve tė epokės komuniste, shqiptarėt mund tė rridhnin vetėm e vetėm prej ilirėve! Faktikisht, e pėr ēudi, pak specialistė kanė ndėrmarrė udhėn e studimeve mbi pellazgėt. Edhe pas pothuaj njėqind vjetėsh vetėm tre shqiptarė kanė shkruar mbi kėtė popull, Adhamidhi, Spiro Konda dhe Dhimitėr Pilika. Dhe ėshtė shumė pak!

Kur shumė studiues tė huaj kishin kuptuar ndėrkohė rolin dhe rėndėsinė e pellazgėve para mbėrritjes sė grekėve. Pėrse pra ilirėt e kanė prejardhjen prej pellazgėve? Kėta tė fundit kishin trevat e tyre nga Atlantiku deri nė Detin e Zi dhe prej dy brigjeve tė Danubit deri nė Egje dhe nė Azinė e Vogėl. Emri i pellazgėve mbetet "njė emėrtim pėrgjithėsues", duke qenė i pėrshkruar si popull i lashtė parahistorik, i quajtur emėrtim pėrgjithėsues" dhe duke qenė i pėrshkruar si popull i lashtė parahistorik i quajtur "shpellagji", qė do tė thotė njerėzit e guvave. Egjiptianėt i quanin "pelesėt" dhe hebrenjtė "peleshtim". Kėto etnonimi na kujtojnė filistinėt (pellesh...et, peleshetėtim, domethėnė "shpellagji"), qė nuk ėshtė gjė tjetėr veēse emri qė u ėshtė dhėnė prej semito-egjiptianėve. Ky popull i pėrbėrė nga tribu tė shumta mbante mjaft emra, por fliste tė njėjtėn gjuhė dhe kishte tė njėjtat tradita: trojanėt, dardanėt, ligurėt, lelegėt, karientė, likenėt, iberėt, frigjanėt, moskėt, filistinėt, trakėt, ilirėt, pikenėt, daunientėt etj.

Pėr kėtė arsye, (autorėt modernė) i kanė konsideruar si popuj tė ndryshėm. Sidoqoftė, ne do tė gjejmė prova tė shumta pėrmes emrave tė mitologjisė (tė shpjegueshme prej shqipes) dhe miteve parahelenike, qė grekėt i kanė pronėsuar dhe pėrshtatur sipas nevojave tė tyre prej kolonizatorėsh, duke i bėrė elementet themelore tė qytetėrimit tė tyre: Zeusi u lind nė njė "shpellė" nė Kretė. "I pari njeri" qe "pelazgos" i pjellė prej dheut, "kurerėt" ishin rojet e foshnjės Zeus (ku u rritėe Zeusi), emri "autochone" shpjegohet sipas shqipes "Tokėt tonė), Jonėt (Herodoti) ishin pellazgė tė shndėrruar nė helenė pas mbrujtjes me gjuhėn greke etj. Pėr sa i pėrket emrit "Ilir", ai e ka bazėn ashtu si dhe pėr Palasges prej "njė emėrtimi tė pėrgjithshėm", qė i pėrket tė vetmit e tė njėjtit popull me "tribu tė panumėrta": Peonėt, Dardanėt, Tribalėt, Pelagonėt, Penestėt, Autoriatėt, Enkelėt, Thesprotėt, Molosėt, Kaonėt, Panonėt, Istrianėt, Venetėt (Enetėt e Herodotit), Dalmatėt etj. Faktikisht, autorėt e antikitetit, si Herodoti i kanė klasifikuar banorėt e Veriut tė Greqisė si njė "popull i pavarur" (popull i lirė).

Ky emėrtim ėshtė pėrgjithėsuar pėr tė na dhėnė pėrshkrimin e kėsaj mase tė madhe tribuje, siē kanė qenė "ilirėt", qė do tė thotė "libres": I lirė, tė lirėt? A nuk ka rrėfyer Plini i lashtė se populli ilir pėrbėhej nga mė se 300 kombėsi?! Herodoti, a nuk ka thėnė pėr trakėt (degėzimi lindor i pellazgėve): Trakėt janė, pas Induve, populli me numėr mė tė madh nė botė, i cili, nėse do tė ishte bashkuar mesvedi do tė kishte dominuar botėn. E kjo nuk ėshtė njė stisje: ka fakte historike tė pakundėrshtueshme. E vetmja provė flagrante e ekuacionit pellazgė=ilirė=shqiptarė ėshtė gjuha. Nėse shqiptarėt e sotėm do t‘ia mbėrrinin tė deshifronin shumė prej emrave tė mitologjisė, toponime dhe gojėdhėna qė qarkullojnė nė Evropė, ky do tė ishte pėrfaqėsimi mė i mirė i kėsaj trashėgimie mijėvjeēare. Ilirėt (degėzimi perėndimor i pellazgėve) kanė qenė kėsisoj pellazgėt e vėrtetė, pėr sa qė gjuha e kėtyre tė fundit ėshtė pėrcjellur te pasardhėsit e tyre tė drejtpėrdrejtė, ilirėt e mandej shqiptarėt, ku gjuha (sidomos dialekti gegė) flitet ende sot e kėsaj dite, qysh prej mė se 3000 vjetėsh.

Pėr sa i pėrket "mikenasve" hipotetikė, nė fakt ata ishin veēse pellazgė, pėr sa grekėt ende nuk ishin shfaqur. Ky emėrtim u krijua artificialisht nga Schliemann gjatė shkarjeve tė tij pėr "mikenėt". Nė fakt, nėse ai do tė kishte zbuluar gjurmėt e tyre nė Athinė, ata do tė ishin quajtur "Qytetėrim Athinas". Nuk ka asgjė shkencore nė njė tė tillė pėrshkrim tė njė populli, qė nuk ka ekzistuar kurrė nėn kėtė emėrtim. Ndėrsa pėr sa i takon linjės B, deshifruar prej Ventris e Chadwick, ajo bėn fjalė pėr "pellazgjishten e lashtė" tė ngatėrruar me greqishten antike. Veē tė tjerash, nė njė farė mase mund tė thuhet se greqishtja antike (sidomos jonike, meqė jonėt ishin pellazgė) ka rrjedhur drejtpėrsėdrejti nga pellazgjishtja e lashtė me prurje greke, domethėnė semito-egjiptiane. Ja sesi ėshtė sajuar historia e Greqisė parahelenike.


-Idetė e hedhura nga ju janė interesante pėr shqiptarėt. A mund tė ketė iniciativa tė tjera, jo thjesht libra, tė cilat do tė mund tė bėnin njė ndryshim tė historisė sė shkruar?


Unė mendoj qė aktualisht ka argumente tė mjaftueshme, prova dhe elemente tė spikatura, qė u lejojnė historianėve, studiuesve dhe dishepujve tė tyre tė rishkruajnė historinė e Greqisė parahelenike. Nėse mund tė them Greqia "parahelenike", kjo ndodh sepse historia e Greqisė "strico sensu" (ajo para shekullit VIII para Krishtit) ėshtė e njohur dhe e klasifikuar pothuajse saktė. Praktikisht ėshtė thėnė gjithēka pėr atė Greqi "strico sensu", tė cilės unė nuk mund t‘i shtoj dot asgjė. Pra, unė nuk kam absolutisht asgjė ēka tė them mbi kėtė lloj Greqie (atė tė Solonit, atė tė Pizistratit apo Perikliut), veē faktit tė tė qenit tė admirueshme dhe se njerėzimi i detyrohet pėr gjithė ēka mė tė bukur e mė me vlerė. Mirėpo pellazgėt diē kanė lėnė aty.

Pikėrisht kėtė diēka historianėt, linguistėt dhe arkeologėt tanė modernė nuk kanė denjuar ta shquajnė. Madje, njė Greqi e tillė (pas shekullit VIII: arkaike, klasike, e helenistike) as nuk bėn pjesė nė studimet dhe hulumtimet qė unė kam kryer nė dy librat e mi. Kėshtu, nuk ka asnjė tregues qė tė provojė se Greqia ekzistonte para shekullit VIII para Krishtit. Ndėrtimi i "tempujve", shfaqja e qytezave ("Polis"), konfederatat religjioze (amfiktionet), shpalosja e stileve arkitekturore (dorik, jonik, korintas), zhdukja e mbretėrimeve dhe shfaqja e tiranisė, ekspansioni kolonial (emporion=tregje dhe apoikoi=koloni), krijimi i tempullit tė Delfit, shfaqja e alfabetit dhe e tė parave shkrime greke, shfaqja e lojėrave olimpike, shekulli i artė i thėnė i "Perikliut": gjithė kėto ngjarje marrin jetė pas shekullit VIII. Sa pėr Homerin, tė shumtė janė ata qė mendojnė se nuk ka ekzistuar ose qė nuk ka shkruar kurrė asgjė.

Fakti thotė se ai nuk ka shkruar, pasi gjuha greke ėshtė shkruar vetėm nga fundi i shekullit VII. para Krishtit. Ai mundi tė ekzistojė si rapsod. Pėr rrjedhojė, poemat e Homerit ("Iliada" dhe "Odiseja") mundėn tė shkruhen vetėm nė shekullin VI, nė epokėn e Pizistratit. Kėto poema epike kanė pėr origjinė traditėn gojore, tė pėrēuar nga brezi nė brez prej rapsodėve pellazgė. Grekėt i morėn dhe i kėnduan (duke i pėrpunuar pėr kauzėn e tyre) me rapsodėt e tyre. Keqkuptimi vjen prej faktit se ngatėrruam gjithēka: Greqinė para-helenike (para shekullit VIII) me Greqinė nė bllok (pas shekullit VIII). Le tė mos harrojmė as faktin se studimet mbi pellazgėt jo vetėm sikur u harruan, por edhe u mėnjanuan plotėsisht. Le tė themi se disa studiues modernė (historianė, arkeologė dhe gjuhėtarė) kanė vėnė nė dukje se pellazgėt pėrbėheshin prej popujsh tė ndryshėm, mandej tė zhdukur trup e shpirt, pa lėnė as mė tė voglėn gjurmė: etni e gjuhė! Ndėrkohė qė kjo etni vijoi me ilirėt nė Perėndim dhe trakėt nė Lindje. Ndėrkohė qė tė gjithė autorėt e lashtė lanė gjurmė tė shkruara, sipas tė cilave ky popull parahelenik ka pas qenė shumė i lashtė (njerėzit e parė) dhe qė nė kohėn e Herodotit nė shekullin V para Krishtit popullonin ende krahina tė tėra (Arkadia, Argolida, Atika, Tesalia, Lakonia etj.), tė kuptojmė ishujt (Kreta Lemnos, Lezbos dhe veēanėrisht Samosin)!

-Si e shihni historinė e Ballkanin sot?

Ka pak kohė qė u konfirmua shprehja "baruti i Ballkanit" me luftėn dhe problemin e Kosovės (e mbetur ende pezull). Mendoj se shpirtrat dhe mendėsitė kanė evoluar ndopak dhe fantazma e luftės po largohet gjithnjė e mė tepėr, veē nėse qėllimisht dhe pozicionet politike tė Fuqive tė Mėdha, sidomos Bashkimit Evropian, ashpėrsohen ose ndryshojnė. Aktualisht, Kosova ėshtė njė nga problemet mė tė thekshme nė Ballkan. Pa rregullim paqėsor, tė barabartė dhe tė drejtė, ndoshta s‘do tė ketė kurrė paqėsim nė rajon. Sa pėr vete, jam pėr pavarėsinė e Kosovės, sepse pas gjithė atyre fatkeqėsive dhe krimeve (le tė themi etnocid) dhe urrejtje mes dy popujve (serbė e kosovarė) nuk mund tė bashkėjetojnė dhe tė ndėrtojnė sė bashku njė shtyhet qė tė mund tė funksionojė. Me t‘u rregulluar ky problem, Ballkani mund tė pėrfytyrojė nė gjirin e Evropės sė bashkuar njė forcė dinamike dhe ndėrtimtare pėr ardhmėrinė e kėtij rajoni tė mbetur fatkeqėsisht pa trashėgimi, i shqyer, i tollovitur dhe i izoluar pas shumė shekujsh pushtimi otoman dhe dekadash komuniste.

-Shumė njerėz mendojnė se e kaluara nuk duhet trazuar
pėr hir tė sė ardhmes, ndėrsa ju e trazoni atė. Pėr ēfarė shėrben kjo?


Sigurisht qė do tė mė bėhet pyetja se pėrse i trazoj kujtimet e vjetra, kur e ardhmja ka vlerė mė tepėr? Po, por e ardhmja ėshtė gjithherė e lidhur me tė shkuarėn. Nėse ne ekzistojmė, kjo ndodh sepse tė tjera kanė ekzistuar para nesh dhe na lejuan tė jemi ata qė jemi, duke na dhėnė atė qė kemi mė tė ēmuar. Kur kjo e shkruar mbetet nė hijen ku ėshtė degdisur, e ardhmja mbetet e errėt. Pėr ēfarė shėrben tė zgjosh tė shkuarėn? Sigurisht pėr tė kuptuar mė mirė tė ardhmen. Ēėshtja qė na intereson kėtu, nuk ėshtė tė flasim pėr njė tė kaluar tė qartė dhe tė kthjellėt, por pėr njė tė shkuar qė na mbahet e fshehur dhe qė manipulohet pėr njė kauzė tė njėanshme.


-Nė kohėt e sotme, idetė ndryshe apo pėrgėnjeshtrimi i historisė ėshtė bėrė si nė modė. A keni pasur frikė se do tė paragjykoheshit, kur nisėt ta shkruanit kėtė libėr?


Jo, unė nuk jam tipi qė ndjek modėn. Kam aq karakter dhe personalitet sa pėr t‘u bėrė ballė sirenave tė demagogėve, paragjykimeve apo "publikisht e mirėnjohur", sidomos kur pėrpiqen tė tė largojnė prej sė vėrtetės. S‘ndiej asnjė influencė nė lidhje me kėtė ēėshtje. Njė proverb francez thotė: "Me bė ēka duhet, me ngjarė ēka mundet". Kur nisa tė shkruaj librat, mendova fill rezultatin pėrfundimtar dhe i thashė vetes: nėse gabohesh, nėse argumentet e tua nuk janė bindėse, nėse referencat nuk janė tė verifikueshme, do tė pėsosh kundėrshtinė dhe poshtėrimin! Ndaj fillova tė kėrkoj "provėn e sė kundėrtės", atė ēka mund tė vinte e tė shqetėsonte tezėn dhe vėrtetimet e mia shkencore. E pasi shkoqita gjithēka hollė-hollė, s‘gjeta provė pėr tė kundėrtėn. Trondita qetėsisht njė seri tė tėrė studimesh dhe kėrkimesh. Me ndėrgjegje tė lehtė dhe zemėr tė qetė, karvani im vazhdon mė tej bindshėm.

-Cili ėshtė Aref, jeta qė ju bėni?

Ėshtė e vėshtirė pėr tė folur pėr veten. Gjithė ē‘mund tė them ėshtė se jeta ime s‘ka tė bėjė me veprėn time. Gjithsesi, do tė flas qartė, veē pėr tė thėnė se pėrherė kam qenė ndėr ata "tė drejtėt", nė kuptimin mė tė fisėm tė fjalės. Nė jetėn time private dhe profesionale e kam dėnuar gjithnjė padrejtėsinė prej nga vinte dhe cilado qė tė ishte. Integriteti dhe kėmbėngulja ime, lehtėsitė nė pėrshtatje, bagazhi kulturor, guximi dhe korrektėsia nė punė mė mundėsuan tė ushtrojė funksione interesante e tė rėndėsishme. Posti i fundit ishte drejtor i njė filiali tė njė shoqėrie tė madhe franceze. Kam lindur nė Kajro (ku kam kaluar njėzetė e tre vitet e para tė jetės sime dhe kam kryer pjesėn mė tė madhe tė studimeve. Prindėrit e mi kanė lindur nė Shqipėri nė krahinėn e Matitm, mė saktė nė Rrembull. Kam dy vėllezėr dhe njė motėr. Gjithashtu katėr fėmijė, nga mosha 33 deri nė 39 vjeē (tre djem dhe njė vajzė). Jam pensionist qė prej 1999-ės. Kam pasur disa probleme shėndeti ndaj dhe bėj kujdes. Merrem me administrimin e publikimeve tė mia, me letėrkėmbime e marrė pjesė herė pas here nė konferenca. Kam shkruar dhe disa ese metafizike e filozofike (tė pabotuara). Merrem, jo me shumė vrull me pikturė dhe poezi klasike (rreth 250 poema tė pabotuara).


-Mund tė na flisni pak pėr lidhjet me Shqipėrinė?


Lidhjet e mia me Shqipėrinė kanė qenė tė dobėta (ne kemi vetėm lidhje epistolare me familjenėt veē nėse posta pėrgjohej prej autoriteteve shqiptare dhe nuk mbėrrinte nė destinacion) pėr arsye tė largimit e tė kėputjes sė shkaktuar prej komunizmit nė Shqipėri dhe qė nuk lejonte kollaj tė vizitonte vendin. Sjell ndėrmend kujėn e nėnės, kur mori lajmin e vdekjes tė nėnės sė saj, motrės, vėllait e tė tė tjerėve. E s‘mund tė rrija pa qarė bashkė me tė. Por mbeta shumė i lidhur me mėmėdheun, pėr shkak tė edukimit, rrėnjėve dhe me gjithė ē‘mban barku. Nė Egjipt, komuniteti shqiptar ka qenė mjaft i rėndėsishėm (shpesh nė pėrmbajtje kish njerėz me vlera tė larta). Babai im ka pas njohur poetėt Ēajupin, Asdrenin, shkrimtarin Ernest Koliqi, kumbar i vėllait tim tė vogėl, Isa Boletinin (njė nga heronjtė e pavarėsisė sė Shqipėrisė), Mbretin Zog dhe familjen e tij etj. Mos mendoni as edhe njė ēast qė i shkruaj librat e mi i ngarkuar me ndonjė ndjenjė shovinizmi. Po e pėrsėris atė qė thashė mė sipėr, puna ime ėshtė para sė gjithash shkencore dhe nuk pėrket brenda aspak prej ndjenjave. E dua Shqipėrinė, por jam i drejtė dhe i paanshėm me historinė e saj, intransigjent me tė.


-A keni pasur kėrcėnime pas botimit tė librit?

Pasi kam botuar dy librat e mi (2003-2004) nuk kam marrė asnjė kundėrshti zyrtare pėr sa u pėrket tezave prej ndonjė sektori universitar apo shkencore. Sigurisht qė asistoj shpesh andej-kėtej me ndonjė reagim epidemik personash dyshues e madje armiqėsorė, por pa nivelin e duhur e tė mjaftueshėm kulturor pėr tė debatuar mbi kėto ēėshtje tė mprehta. Kritika ėshtė e thjeshtė, por arti i vėshtirė, thotė njė proverb i famshėm. Zakonisht mbizotėron habia. Por, pėrmbajtja e librave tė mi del prej shtigjesh tė rrahura. Pedagog universiteti apo studiues rishtar ėshtė shumė normale qė ata tė shqetėsohen prej kėtij subjekti qė i tejkalon: se kanė ndeshur nė amfiteatrot e tyre universitarė kėtė lloj teze. Ē‘nuk ėshtė normale ėshtė tė kundėrshtosh tezėn pa sjellė as mė tė voglėn "provė" tė sė kundėrtės".


-Tė flasėsh pėr Shqipėrinė sot, nė njė moment kur ajo ende nuk e ka marrė veten nga plagėt e komunizmit, kur ecejaket e saj drejt vendeve perėndimore sa vjen e bėhet mė e vėshtirė, ēdo tė thotė ta paraqesėsh kėtė popull tė vogėl, si njė popull nga mė tė hershmit e njerėzimit?


Mendoj se nė mėnyrė tė tėrthortė iu pėrgjigja kėsaj ēėshtjeje pėrgjatė kėsaj interviste. Sipas gjithė asaj ēka thashė, ripohoj se nėse Shqipėria ėshtė njė nga vendet mė tė vogla, mė pak e qytetėruara ose mė e shpronėsuara e Evropės, s‘duhet harruar se ėshtė "njė popull i madh". (Shtet i vogėl, por popull i madh!) S‘kemi aspak antinomi. Mund tė jesh i varfėr, por i fisėm. Sė fundi, mund tė thuhet se vijimėsia etnike (me gjithė pėrzierjet) kulturore dhe gjuhėsore (me gjithė ndėrfutjet dhe neologjizmat) nuk reshti kurrė nė kėtė zonė ballkano-danubiane, me gjithė mėsymjet e ndryshme dhe pushtimet romake, bizantine e otomane: shqiptarėt jetojnė bash aty ku kanė qenė tė paktėn qysh prej neolitit. Por, fatkeqėsisht historia shtangu nė atė ēka deshėn tė na bėnin tė besonim.
avatar
Dimitrov Xhunga

160


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Fiset Ilire

Mesazh  Nikolaos prej 20.08.11 12:47

FISET ILIRE

Albanėt, fis Ilir nga i cili morėn emrin e hershėm shqiptarėt. Pėrmendet pėr tė parėn herė si Albanoi nė shek. II -tė erės sonė nga Ptolemeu i cili shtrihet nė shpinė tė Dyrrahut deri tek malet Kandave (malet e Polisit) nė Lindje brenda trevės sė banuar mė parė nga fisi i parathinėve. Mendohet tė jetė i njėjti fis me emrin e ri tė pėrkthyer parthinoi=bardhinoi=albanoi.Qyteti kryesor i tyre ishe Albanopoli. Nė krahinėn qėndrore tė banuar prej albanėve ruhen ende toponime qė lidhen me emrin e kėtij fisi., si: Arbana, fashat nė rrethin e Tiranės, kroi Alban nė afėrsi tė fshatit Zgėrdhesh tė rrethit tė Krujės etj. Nė burimet historike tė shek. XI Albanėt pėrmenden nga Mihal Ataliati si dhe nga ana e Komnena si pjesmarrėse aktive e ngjarjeve. Nė mesjetė njihet dhe varianti si Arban. Ka qenė emri etnik i shqiptarėve nė mesjetė siē dėshmon fakti qė kėtė emėr e morėn me vete shqiptarėt e mėrguar nė Greqi (shek. XV-XVI) nė formėn arvanit, nė Itali (shek. XV-XVI) dhe nė Dalmaci (shek. XVIII) nė formėn arbėresh.

Arbėreshėt janė shqiptarė tė cilėt jetojnė nė Italinė jugore qė nga shekulli XV dhe XVI. Kėta shqiptarė, quajtur arbėreshė sepse ata lanė Shqipėrinė qė quhej atėherė Arbėria, u vendosėn nė Itali nė shekullin e pesėmbėdhjetė dhe tetėmbėdhjetė, pas vdekjes sė heroit kombėtar shqiptarė Gjergj Kastrioti Skėnderbeu dhe pushtimit gradual tė Shqipėrisė dhe tė gjithė tė Perandorisė Bizantine nga turqit osmane. Njihen shtatė eksode tė mėdha qė nisin qė nga koha pėr njė herė pas vdekjes se Gjergj Kastriotit, deri nga fundi i shek. XVIII(1780-1790), janė ngulimet e fundit tė shqiptarėve nė Italinė Veriore, si provincėn e Pavias dhe tė Piacencės, po ashtu njė grup i madh iu drejtua krahinės qendrore nė Molise dhe njė tjetėr grup nė drejtim tė krahinės jugore Bazilikatės.
Arbėreshėt nė Itali, sot numėrohen mbi 100.000 njerėz qė flasin gjuhėn arbėrore. Qytetet ku banojnė arbėreshėt mbajnė nga dy emra, njė nė arbėrisht, dhe tjetrin italisht.
Njė nga veēoritė qė karakterizon kėtė popull, ėshtė qė pėrveē gjuhės dhe traditave, ruajtėn me heroizėm edhe ritin dhe preardhjen fetare, ku edhe sot e kėsaj ditė e arbėreshėve vazhdojnė nė ritin bizantin. Gjatė shekujve arbėreshėt kanė arritur tė ruajnė dhe zhvillojnė identitetin e tyre, nė sajė tė kokėfortėsisė sė tyre dhe vlerave kulturore qė ushtrohet kryesisht nga tė dy komunitete fetare tė Kishės Katolike Bizantine, bazuar nė Kalabri, "Kolegji Corsini" (1732) dhe pastaj "Corsini-Sant'Adriano" nė 1794 dhe nė Sicili "Seminary grek-arbėresh e Palermos" (1735), pastaj transferohen nė Piana degli Albanesi nė 1945. Shumica e komunitetet arbėreshė pesėdhjetė ende ruajnė fenė e krishterė greko-bizantine. Ata i pėrkasin tė dy dioqezave: nė Lungro pėr Arbėreshėt e Italisė jugore, dhe Piana degli Albanesi pėr Arbėreshėt e Sicilisė. Pėr tė pėrcaktuar "kombin" e tyre pėrdorim fjalėn Arbėria. Sot, deri 1990, janė shumė shqiptarė qė arritėn nė fshatra arbėreshe, pikėrisht tė Piana degli Albanesi nė Sicili.

Arbėt, ishin fis Ilir nė Shqipėrinė e Mesme. Pėrmenden vetėm nė shek. VI para erės sonė, nga gjeografi Hekateu i Miletit ndėrmjet Taulantėve nė Jug dhe helidonėve nė Veri. Ka mundėsi qė emri i tyre tė lidhet e lumin Hebrus qė pėrmendet nė Veri tė Dyrrahut dhe me rrėnjėn e emrit alb- arb- qė del mė pas nė emėrtimin e banorėve tė kėsaj treve.

Ardiejtė (Ardianėt) fis ilir, banorė tė krahinės Ardia nė veriperėndim tė Shkodrės rreth gjirit tė Rizonit e deri te lumi Narenta (Neretva). Pėrmenden nė shek. IV p.e.r. lidhur me shfrytėzimin e bujqėve (300 000 prospelatė) tė varur ekonomikisht nga pronarėt e tokave dhe mė pas si detarė tė aftė. Nė shek. III p.e.r. luftuan kundėr dyndjes kelte. U pėrfshinė nė mbretėrinė ilire deri mė 168 p.e.r., kur me shkatrrimine e saj nga Roma dolėn mė vete. U pushtuan nga romakėt mė 135 p.e.r. dhe ngritėn krye 44-43 e 35-33, prandaj Roma i shpėrnguli me forcė nga bregdeti nė brendėsi, nė vise tė ashpra. Pėrmenden nga Straboni nė shek. I e.r si pakica tė vogla.

Atintanėt, njė ndėr fiset e mėdha tė Ilirisė sė Jugut, banorė tė Atintanisė. Shtriheshin nė krahinat e sotme tė Mallakastrės e tė Skraparit. Nė Perėndim kishin Apoloninė dhe parthinėt, nė Veri desaretėt, nė Jug lumin Aous (Vjosa) i ndante nga amanėt e epirotėt. Pėrmenden pėr herė tė parė nė burimet historike nė shek. V p.e.r. si aleatė tė molosėve. Patėn lidhje tė ngushta me aleancėn Epirote ; rreth vitit 312 p.e.r. njė personalitet atintan ėshtė nderuar nga shteti epirot me dekret tė posaēėm tė skalitur mbi gur. Disa autorė tė lashtė i quajtėn epirot, duke u nisur nga lidhjet me molosėt e mė pas me shtetin e Epirit. Mė 229 paria e Atintanėve mori anėn e Romės nė luftėn kundėr shtetit ilir tė Teutės. Sipas marrėveshjes romako-maqedone mė 205 nė Foinike Atentana iu lėshua Maqedonisė, pėrveē tokave tė bylynėve, qė mbetėn si bashkėsi (Koinon) mė vete nėn kontrollin romak. Me ndarjen administrative qė bėnė romakėt nė Maqedoni pas vitit 168 p.e.r. Atianta u pėrfshi nė krahinėn e IV maqedone. Pjesa Perėndimore e Atiantisė (Mallakastra e Skrapari) ishte mė e zhvilluar nga ana ekonomike-shoqėrore. Kishte njė varg qytetesh, ndėr tė cilat mė tė rėndėsishme ishin Bylisi e Nikaia.

Dalmatėt njė ndėr fiset e mėdha e tė njohura ilire, banorė tė pjesės Verilindore tė Ilirisė. Qė nga periudha mė e lashtė e deri nė shek. II p.e.r. trevat e tyre shtrihesin nė brendėsi, prapavargamalit Dinarik nė pllajat e Duvnos, Livnos e Gllamoēit, nė Bosnjėn e sotme Perėndimore. Pasi krijuan federatėn e tyre, u zgjeruan drejt brigjeve tė Adriatikut. Por nuk arritėn tė bėheshin fuqi detare dhe nuk i vunė nėn zotėrim ishujt e beregdetit tė Dalamcisė. Qytezat e tyre tė fortifikuara pėrkasin periudhės sė parė tė hekurit. Kryeqendra e tyre u bė Delmini. Dalamatėt ishin njėri ndėr fiset ilire qė i bėnin qėndresė pushtimit romak dhe kanė zhvilluar njė varg luftėrash tė pėrgjakshme e kryengritjesh kundėr romakėve nė vitet 156-155, 119-117, 51-46, 39-37 p.e.r. Lufta e tyre mė e madhe kundėr pushtuesve romak lidhet me Kryengritjen Ilire tė viteve 6-9 e.r Dalmatėt ishin tė pėrmendur pėr blegtorinė dhe kishin tė zhvilluar zejtarinė tė lidhur me tė.Emri i Dalmatėve lidhet me emrin e kryeqendrės sė tyre Delminium (tė vjetėr Delmion)nė fushė ne Duvanjit.Qė tė dy emrat lidhen me fjalėn shqipe delme, sepse Dalmatėt ishin blegtorė. Viset e tyre ishin tė pasura me pyje e xeherore dhe shquheshin pėr punimin e drurit. Mbeturinat e rendit fisnor u ruajtėn deri vonė te Dalmatėt, me kėtė shpjegohet pohimi i Strabonit se ata nuk pranonin monedha , u merrnin fiseve tė nėnshtruara drithė e bagėti si haraē dhe tokėn e ndanin njėherė nė 8 vjetė.

Dardanėt ishin fis Ilir qė shtriheshin nė mesin e Ballkanit, kryesishtė nė Kosovėn e sotme dhe rrethinėn e saj. Dardanėt ishin fisi themeues i Mbretisė sė Dardanisė rreth shekullit IV p.e sonė nė tė cilėn bėnin pjesė dhe fiset e njohura Thunatėt dhe Galabėt. Supozohet se nė pėrbėrjen kėsaj mbretėrie hynin edhe fise tė tjera mirėpo pėr to dihet shumė pak.
Qė nga shekulli XIX e gjer mė tani jan shfaqur tri teza lidhur me etnogjenezėn dardane: teza mbi pėrkatėsinė ilire, teza mbi pėrkatėsinė trakase dhe sė voniteza mbi prejardhjen dako-meze. Qė tė kėto tri teza, nga autorėt e tyre mbėshteten kryesisht mbi burimet e shkruara e tė vona antike dhe mbi monumentet epigrafike tė periudhės romake.[1] Ndėrkaq tezėn e hershme mbi etnitetin ilir tė dardanėve e mbėshtesin njė numėr i konsiderueshėm studiuesish dushash tė ndryshme tė letėrsisė, qė nga shekulli XIX e gjer mė sot, duke u nisur nga linguistėt Tomashek, P. Kreēmer, H. Krahe, N. Jokl e N. Vuliq.ed]Dasaretėt, njė nga fiset e mėdha tė Ilirisė Jugore, banorė tė krahinės Dasaretia, qė pėrfshinte pjesėn perėndimore tė liqenit Ohrit, fushėn e Korēės, krahinėn e Kolonjės, Gorėn, Oparin, Mokrėn, Devollin dhe Beratin. Nė shek. IV p.e.r. emri dasaret del nė kėtė truall nė vend tė enkelejve. Bėjnė pjesė nė mbretėrinė Ilire. Vendi i tyre Dasaretia dhe qyteti mė i fortė i kėsaj krahine, Pelioni, pėrmenden nė kohėn e kryengritjes sė mbretit ilir, Klitit kundėr Aleksandrit tė Madh tė Maqedonisė. Nė kohėn e luftėrave iliro-romake dhe maqedono-romake dasaretėt kaluan herė nė varėsin maqedone e herė atė tė mbretėrisė ilire deri sa ranė pėrfundimisht, nė vitin 168 p.e.r. nėn sundimin romak. Nė vitin 148 p.e.r., Dasaretia u pėrfshi nė provincėn romake tė Maqedonisė, si njė bashkėsi (koinon) mė vete, me qendėr qytetin Lyhnid(Ohri). Nė kohėn e Dioklecianit, shek. III tė e.r. u pėrfshi nėn provincėn e Epirit tė ri. Qytetet tjera tė dasaretėve ishin edhe Antipatrea (Berati), Kodrioni (Irmaj), si dheKrysondiona, Gertundi, Keraka, Sationa, Bojoja, Bantia, Orgesa, Knidi (ende tė palokalizuara).

Dorsejtė Nuk ka shumė tė dhėna mbi kėtė fis.

Enkelejtė, fis ilir, banorė tė trevės sė liqenit Lihnid (i Ohrit). Qyteti Enkelana, vendi i tė cilit ende nuk ėshtė pėrcaktuar, duhet tė lidhet me kėtė fis. Burimet historike i quajnė njėkohėsisht enkelejtėt edhe si banorė pran gjirit tė Rizonit (nė grykėn e Kotorit). Pėrmenden nė shek. VI-V p.e.r. lidhur me ngjarjet historike si strehimi i Kadmit e Harmonisė qė vijnė kėtu nga Teba, dhe grabitja e tempullit tė Delfit nė shek. VI p.e.r. Nuk pėrmenden mė nė shek. IV p.e.r., kur nė vendin e tyre nė ngjarjet e kohės e zėnė dasaretėt. Nė historiografi u ėshtė dhėnė njė rol mė i madh ngase dėshmohet prej tė dhėnave historike. Enkelejtėt shquheshin si peshkatarė e konzervues tė zotė tė peshkut.

Eordejtė ishin fise ilire, banorė tė krahinės Eordea, nė rrjedhėn e sipėrme tė Devolloit dhe nė trevėn e liqenit tė Kosturit. Pėrmenden shpesh nė kohėn e luftėrave romako-maqedone. Mė 199 p.e.r. trojet e tyre u shkatruan nga ushtria e konsullit romak Sulpici dhe mė 171 p.e.r. u pėrshkuan nga ushtria maqedone e Perseut. Pas pushtimit romak, Eordea u pėrfshi nė krahinėn IV maqedonase. Nėpėr tė kalon rruga Egnatia (Via Egnatia). Qytetet kryesore ishin: Eordea Kele.

Japygėt janė fis ilir, i shpėrngulur rreth fillimit tė mijėvejeēarit tė fundit tė p.e.r. nė italinė e Jugut. U vendosėn nė fillim nė Gadishullin e Garganos, pastaj nė Pulia (Kalabria antike) dhe u ngulėn pėrfundimisht nė jug tė saj, nė hyrjen e ngushticės sė Otrantos. Autorėt antik emrin e japygėve e kanė pėrdorur si emėrtim pėrmbledhės pėr njė varg popullsish: mesapėt,salentinėt, kalabrėt, pericezėt dhe daunėt, qė banonin nė Pulia. Shpesh emri i japygėve ėshtė ngatėrruar me mesapėt qė u vendosėn nė kėtė krahinė mė vonė se japygėt, por shpejt morėn epėrsi mbi ta.
Iapyges apo edhe Iapygians sic njihen kjo popullsi Indo-European e cila patibaniar ne taken e Italise (modern Apulia) perpara se te asimilohej nga Romaket.

Japodėt, ishin fise ilire qė banontene nė krahinat veriore tė Ilirisė, nė shpinė tė liburnėve. Nė shek. IV p.e.r. u pėrzien me keltėt, Straboni i quan fis ilir kelt. Pėr njė kohė tė gjatė nė shek. II-I p.e.r. japodėt kundėrshtuan me armė nė dorė pushtuesit romak. Nė sulmin e romakėve kundėr japodėve dhe ilirėve tė tjerė tė Veriut mė 35 tė e.r. ka mbetur si shembull i madh lufta pėr mbrojtjen e Metulit, qytetit kryesorė tė tyre. Romakėt mundėn ta pushtonin qytetin vetėm kur u shkatėrrua i tėri dhe vranė nė luftė tė gjith mbrojtėsit e tij. Gratė metulase me fėmijėt e tyre, pėr tė mos rėnė nė duart e pushtuesve, u hodhėn nė zjarrin qė diqte qytetin.

Kaonėt ishin fis ilir qė sundonin nė nga lumi Kallama, deri nė luginen e Drinosit, nė Gjirokastėr. Qyteti mė i madhė i Kaonėve ishte Antigonea nė afėrsi tė Gjirokastrės sė sotshme.

Labeatėt ishin fise ilire qė banonte rreth liqenit tė Shkodrės. Pėrmenden pėr herė tė parė nga Livi gjatė luftės sė III iliro-romake. Bėnin pjesė nė mbretėrinė ilire tė Gentit. Qytetet tė tyre ishin Shkodra, qė ishte edhe kryeqendra e mbretėrisė Ilire, dhe Meteoni (Meduni i sotėm nė Mal tė Zi). Labeatėt prenė monedha nė emėr tė bashkėsisė fisnore, sipas tipit tė monedhave tė mbretit Gent dhe me sa duket me autorizimin e tij.

Mesapėt janė fis Ilir i shpėrngulur rreth fillimit tė mijėvjeēarit tė fundit p.e.r. nė Italin e jugut dhe i vendosur nė Apolia dhe Kalabrinė antike.

Molosėt ishin fis antik, qė sundonin nė qendren e Epirit antik. Ishin aktivė formimin e shtetit tė Epirit.

Paionėt ishin njė grup fisesh ilire qė banonin nė luginėn e sipėrme tė Aksiosit (Vardari) dhe degėve tė tij, duke u shtrirė nė Lindje deri te lugina e Srymonit (Struma) nė kufi me fise trake nė Perėndim nė kufi me dardanėt, penestėt dhe dasaretėt e Ilirisė. Pėrmenden pėr tė parėn herė nga Homeri si aleatė tė trojanėve kundėr akejve. Nė fillim tė shek. V p.e.r. u pushtuan nga persėt dhe dy fise tė tyre me urdhėr tė Darit u shėrngulėn nė Azi. Nė gjysmėn e parė tė shek. IV paionėt kishin krijuar mbretėrinė e tyre , njė ndėr sundimtarėt e tė cilit ishte Agisi. Qė nga kjo periudhė historia e paionėve ėshtė e lidhur me pėrpjekjet e vazhdueshme tė shtetit maqedonpėr t'i nėnshtruar. Kjo u arrit gjatė sundimit tė Filipit II dhe sidomos tė Aleksandrit tė Madh. Megjithatė duke njohur qeverisjen e Maqedonisė, paionėt vazhdonin tė sundoheshin formalisht nga mbretėria e tyre. Vetėm pas nėnshtrimit tė plotė nga ana e Lismakut nuk bėhet mė fjalė pėr mbretėr paionė. Paspushtimit romak Paioniau nda midis krahinave II dhe III, nga tė katėr provincat autonome tė Maqedonisė tė krijuar nga pushtuesit. Me riorganizimin administartiv tė perandorisė e nė kohėn eDioklecianit, Paionia sė bashku me Pelagoninė formonin njė krahinė tė veēantė tė quajtur Maqedonia II ose Salutaris.
Demosteni thoshte pėr ta se "nuk janė mėsuar tė binden"

Parthinėt ishin njė fis ilir, banorė tė trevės midis Bregut tė Matės dhe lumit Aps (Semanit). Nė perėndim kufizoheshin me toka e Dyrrahut, nė Lindje me dasaretėt tek malet Polis-Kamje. Pėrmenden qė mė 229 p.e.s. nė kėtė trevė, duke zėvendėsuar emrin e taulantėve, si njė bashkėsi, nė kuadrin e shtetit ilir. Mė 229-205 p.e.r. kalojnė nė varėsinė e Romės, tė shtetit ilir tė Skerdilaidit dhe Maqedonisė.
Mė 205 p.e.s. ngritėn krye kundėr sundimit maqedon dhe u rikthyen nė shtetin ilir, deri mė 172 p.e.s., kur i pushtoi pėrfundimisht Roma. Mė 48 p.e.s. dhe 39 p.e.s. ngritėn krye kundėr sundimit romak, por u shtypėn egėrsisht. Njė parthin Asin Epikadi, organizoi njė komplot pėr rrėzimin e Oktavian Augustit nė Romė. Hyjnia kryesore ishte Zeusi Parthin (Jupiter Parthinus).
Qytetet mė tė pėrmendura ishin Partha e Brysaka. Ndėr qendrat qytetare tė parthinėve duhet tė kenė qenė ato ku janė rrėnojat e sotme tė nė Zgėrdhesh, Dorėz, Pėrsqep, Belsh, Berate Babunjė.

Penestėt ishin fise ilir, banorė tė krahinės Penestia nė luginėn e sipėrme tė Drinit tė Zi e rreth saj. Pėrmenden pėr herė tė parė mė 170-169 p.e.r. dhe luajnė njė rol tė rėndėsishėm nė luftėn III romako-maqedone. Treva e penestėve pėrfshihej nė mbretėrinė ilire. Mė 169 p.e.r. Perseu pėr t'u lidhur me mbretėrinė ilire, hyri nė tokat e Penestėve, pushtoi qytetet e tyre dhe dėboi kėndej garnizonet romake. Nė trojet e penestėve kishte 14 qytete e kėshtjella, prej tė cilave njihen me emrin Uskana, qė ishte edhe kryeqendra e krahinės, Oeneu dhe Draudaku. Pas vitit 168 p.e.r. emri i penestėve e i qyteteve tė tyre nuk pėrmenden mė.

Pirustėt, ishin fise ilir, banorė tė krahinės sė sotme tė Matit e tė Mirėditės. Deri mė 168 p.e.r. bėnin pjesė nė Mbretėrinė Ilire dhe pėrmenden nga Livi ndėr fiset qė mbetėn tė pavaruara pas shkatėrrimit tė saj nga romakėt. Pavarėsinė e ruajtėn edhe nė vitin 54 p.e.r. kur Cezari i detyroi tė paguanin njė dėmshpėrblim. Nė vitet 6-9 morėn pjesė nė kryengritjen e madhe ilire kundėr pushtimit romak nėn udhėheqejen e Batos sė Desidistėve dhe ishin ndėr tė fundit qė u nėnshtruan.
Pėr herė tė fundit pėrmenden nė shek. II tė e.r. nga Ptolemeu. Pirustėt pėrmenden si minatorė dhe pėr punimin e metaleve, e sidomos tė bakrit. Nė njė mbishkrim tė shek. III tė e.r. pėrmendet njė fsaht i pirustėve, tė shperngulur nga romakėt nė zonat minerare tė Dakisė.

Taulantėt, ishin fise Ilire, banorė tė ultėsirės bregdetare nga Auloni (Vlora) deri nė Dyrrah. Pėrmenden si fqinjė tė Dyrrahut qė nga shek. VI p.e.r. me qendrat e tyre Adria dheSesaret. Rreth vitit 430 p.e.r. shtrijnė pėrkohėsisht sundimin e tyre edhe mbi Dyrrahun. Nė shek IV u paraqitėn si njė bashkėsi mė vete nė pėrbėrjen e mbretėrisė ilire: nė vitin 335 p.e.r. morėn pjesė nė luftėn e Peilonit kundėr Aleksandrit tė Maqedonisė. Pas kėsaj mbreti i tyre Glaukia u vu nė krye tė mbretėrisė ilire, si themekues i njė dinastie tė re, duke pasur klitin, pėrfaqsuesin e fundit tė dinastisė sė Bardhylit. Gjatė luftėrave tė mbretėrisė ilire kundėr Romės emri i Taulantėve nuk pėrfillet nė burimet. Nė tokat e tyre pėrmendet njė fis tjetėr , ai i parathinėve. Pėr herė tė fundit taulantėt shfaqen nė kryengritjen kundėr perandorit bizantin Honorit, i cili i shtypi me anė tė mercenarėve Got. Njėtjetėr fis me emrin taulant ka banuar nė jug tė lumit Narenat (Neretva), si fqinjė me dalmatėt dhe pyrejt. U pushtuan nga Roma mė 168 dhe bėnė kryengritje mė 35. p.e.r.

Thesprorėt fis ilir qė sundonte nga jugu i lumit Kallama, deri nė gjirin e Ambrakisė. Pėr historinė e thespotve dihet pakės dhe si burim i paraqitjes sė parė tė tyre nė literaturė merret pėrshkrimi qė bėnė Homeri nė veprat e tij. Nga kėtu mund tė thuhet se ky fis ilir duhet tė ketė ekzistuar rreth shek VIII-VII p.e.sonė.

Shqiptarėt janė njė popull qė ka origjinėn nė Ilirinė dhe Epirin nė jug-perėndimin tė ballkanit, Evropė. Shqiptar ėshtė njė person me prejardhje nga trojet e Shqipėrisė dhe Kosovės se sotme, por edhe atyre tė minoriteteve nė zonėn e Ballkanit, meqenėse e ndjen veten se i takon kėtij kombi ose populli. Shoqėria shqiptare dallohet nga aftėsia e shprehjes nė gjuhėn Shqipe dhe lidhet nga vazhdimėsia e traditave tė larmėta dhe tė historisė tė personave tė saj, qė nga lashtėsia e deri nė periudhėn e sotme. Konkretisht, kjo shoqėri nuk bėn dallime fetare dhe politike, apo klasifikime tė tjera qė nuk vijnė vetvetiu nga gjaku (gjenet) dhe gjuha Shqipe. Shqiptarėt merren si pjesa mė e madhe e popullsisė sė Shqipėrisė dhe Kosovės, si dhe njė pjesė e popullsisė sė Maqedonisė, Malit tė Zi, Serbisė dhe Greqisė. Shqiptarėt janė themelues tė shtetit tė quajtur Shqipėri dhe Kosovė. Nė Maqedoni ēėshtja ende nuk ėshtė e qartė, ndėrsa nė Serbi dhe nė Malin e Zi ata konsiderohen si pakica kombetare.Si shtetas shqiptarė quhen banorėt e Shqipėrisė.
avatar
Nikolaos

"Kthejeni fytyrėn nga Dielli dhe ēdo hije mbetet mbrapa jush"

544


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Histori Shqiptare

Mesazh  Dimitrov Xhunga prej 20.08.11 22:48

GJUHA SHQIPE eshte folur ne mjaft treva te Greqise.Madje arvanitasit aty perbejne popullsi predominante.Jo pak prej tyre kane drejtuar dhe drejtojne edhe sot shtetin grek.

Nė “Historia e Tebės” II, Cevasi vėren “Ėshtė e ditur se gjatė luftės kombėtare dhe pas asaj kohe deri nė vitin 1850, nė tė gjithė Atikėn, dhe nė vetė Athinėn, flitej gjuha shqipe, dhe shumė pak vetė dinin tė flisnin greqisht”. Kėtė ai e shėnon edhe pėr rajonet e Tebės, me pak pėrjashtime nė qytet.
E pra nuk jane shume vjet per te humbur aq kollaj fara shqiptare ani pse politika shfarosese e ultranacionalizmit grek ajken e intelektualeve arvanitase qe punojne per te deshmuar te verteta te pa kontestueshme,i helmon me metodat dhe format me te sofistikuara.
Aristidh Kola ky deshmor i shqiptarizmes dhe te vertetes se madhe ka lene vepra dhe deshmi te pakrahasueshme per gjuhen shqipe dhe shtrirjen e popullates shqipfolese ne trojet e sotme te Greqise...
avatar
Dimitrov Xhunga

160


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Histori Shqiptare

Mesazh  Dimitrov Xhunga prej 20.08.11 23:25

Aristidh P. Kola - Arvanitasit dhe Prejardhja e Grekeve



Arvanitasit dhe prejardhja e grekėve Vėshtrim Historik - Folklorik - Politik - Gjuhėsor me Autor Aristidh P. Kola dhe Pėrkthyer nga origjinali Aldior Agora. Shtėpia botuese 55, viti 2007.

Libri hedh njė vėshtrim historik, folklorik, politik dhe gjuhėsor mbi lidhjet e mundshme midis arvanitasve me helenėt e lashtė, dhe synon vėrtetimin e ēėshtjes nėse "arvanitasit janė krijuesit e Greqisė sė Re". "Shumė njerėz na e kane vėnė nė dyshim lidhjen e drejtpėrdrejtė dhe afėrsinė me kėtė popull tė lashtė helen", shprehet autori nė parathėnien e librit, ndėrsa shpjegon mė tej se "u dhanė shumė pėrgjigje nga intelektualėt grekė, qė ishin tė detyruar t'i pranonin si greke, arvanitasit kryengritės tė 1821-it dhe si rrjedhim nuk do tė ishte e mundur tė arsyetonin shumė gjėra si p.sh. qė gjysma e tyre u shndėrruan nė mysilmanė gjatė pushtimit turk dhe mė e rėndėsishmja, qė flisnin njė gjuhė barbare". Sipas tij arvanitasit, ashtu si helenėt e lashtė, shquhen se "brenda tyre ekziston njė ballafaqim i barabartė dhe i vazhdueshėm i njė progresiviteti dhe konservatorizmi". Libri ndahet nė pesė pjesė nė tė cilat shpjegohet epoka historike, zbritja e arbėreshėve nė Greqi, krahasimi gjuhėsor greqisht-shqip, arbėreshėt e neohelenizmit, vitet e para tė okupacionit turk, si dhe karakteristikat dalluese tė arvanitasve
avatar
Dimitrov Xhunga

160


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Histori Shqiptare

Mesazh  Dimitrov Xhunga prej 20.08.11 23:56


“Gjuha e perėndive”, njė libėr studimor qė pėrpiqet tė hedhė dritė mbi lashtėsinė e Pellazgėve. Autori i kėtij libri ėshtė arvanitasi i madh, Aristidh Kola. Duke u bazuar nė studimet e tij personale, por edhe nė ato tė studiuesve tė tjerė, qė kanė pasur lidhje me ēėshtjen pellazgjike dhe me tezėn e gjuhėve indoevropiane, ai konstaton se populli Pellazg ėshtė jo vetėm paraardhės i ilirėve, por edhe i grekėve dhe shpėrndarės i qytetėrimit nė pjesėn mė tė madhe tė botės. Pellazgėt, si populli mė i qytetėruar, nuk ua dhanė elementėt e qytetėrimit tė tyre vetėm grekėve, por edhe fenikasve, babilonasve dhe popujve tė tjerė.

Kush ėshtė gjuha e perėndive ?

Libri “Gjuha e Perendive” i arvanitasit te madh Aristidh Kola trajton nje ceshtje qe nuk eshte aspak e re, por ndoshta edhe me e vjeter se kontinenti yne, ceshtjen e gjuhes dhe te identitetit te Pellazgeve. Intelektuali Arvanitas prej Italise se poshtme, Dhimitrios Kamaradas ishte i pari qe i entuziasmuar nga afrimi i fjaleve arvanitase me ato homerike e parahomerike, tha se: “Gjuha Arvanitase eshte gjuha e perendive”, eshte pikerisht ajo gjuhe qe permend Homeri, dhe si te tille ai nenkuptonte gjuhen shume te vjeter pellazgjike, gjuhen e atyre njerezve qe u dhane emra perendive dhe menyrave te adhurimit. Ky konstatim i Kamarades, i dha titullin ketij libri.

I madhi Aristidh Kola hedh poshte tezen e indoevropianizmit, dhe kembengul, duke u mbeshtetur ne fakte se gjuha rrenje nga e cila kane rrjedhur te tjerat eshte pellazgjishtja, gjuha e popullit qe themeloi qyteterimin boteror. Nder te tjera autori permend se:- Pavaresisht se jam ne kundershtim -ndoshta absolut- me mendimin sundues lidhur me indoevropianet une mund te jap nje sqarim, gjithmone ne lidhje me kete ceshtje.


1. Deshmi, legjenda, tradita, fjale, monumente per pellazget kemi qe nga Gadishulli Iberik gjer ne Indi, kurse jo per Indoevropianet.

2. Teoria Indoevropiane eshte pjelle e fantazise shkencore, qe u mbeshtet ne bashkesine e rrenjeve gjuhesore qe nga Evropa e gjer ne Indi. Nderkohe qe kjo bashkesi shpjegohet fare mire me teorine pellazgjike. Pse atehere kjo nuk u quajt teori pellazgjike. Pse atehere kjo nuk u quajt “bashkegjuhesi pellazgjke”, por Indoevropiane ose Indogjermane; nuk besoj se ka ndihmuar per kete shkenca, me shume se sa synime te tjera te ndryshme prej saj..

3. Djepi i Indoevropianeve percaktohej me bindje te plote ne brigjet e lumenjve Gang e Indhos gjate shekullit te kaluar. Me vone u transferua ne Kauakaz, ne Pamir dhe tani se fundmi nderroi vend ne Evrope, gjithnje me po te njejten bindje fanatike.

4. Permenden fakte per spostimin e indoevropianeve me pretendimin qe ata te pranoheshin nga historia, permendeshin hollesira etj, dmth. vogelsira hipotetike dhe fantastike – bile dhe data- me bindjen se ishte fjala per dokumenta historike te pakundershtueshme, qe shkencetaret e katedrave riprodhojne me mentalitetin e tyre prej dhaskali, pikerisht ashtu sic mbjellin ne mentalitetin e femijeve tane mesuesit se mitologjia hebraike eshte frymezuar nga perendia dhe eshte e pakundershtueshme, kurse mitologjia greke eshte dicka si perrallat arabe. Ne nje kohe kur duhet thene se gjithe permbajtjea dhe substanca e botes se Greqise se vjeter fshihet ne mitologjinee greke!

5. Gjuhetaret- te paret bile qe mbrojten kete teori- permendin fjalore te plote rrenjesh indoevropiane, qe ndersa ne fillim me te drejte u konsiderua si hipotetike, tani ekzistojne tendenca te konsiderohen si te pakundershtueshme. Vec kesaj nuk jane pak “ligjet” gjuhesore qe jane nisur mbi baze te kesaj hipoteze.

Per keto arsye, dhe per pikepamjen qe kam formuar per Pellazget, e konsideroj si krejt te gabuar nxjerrjen e konkluzioneve nga hipotezat indoevropiane. Fakti qe, nga evropa e deri ne Indi, ndoshta edhe me gjere, ekziston nje bashkesi elementesh gjuhesore, shpjegohet me faktin se ato kishin per djep Ballkanin veri-perendimor, ku egzistonin edhe qenda shume te lashta te kultures Pellazgjike e te kultit te Dodones. E Dodonet dhe mali Tomorr permenden qe nga Epiri e gjer ne Shqiperi qendrore. Nderkohe qe nje dege pellazgjike(iliriane), Dardanet, kane lene gjurme te forta te kalimit te tyre qe nga Ballkani veri-perendimor gjer ne Indi e Tibet.

Gjithsesi, te gjitha keto analizohen me mire ne kete studim per pellazget. Aq me teper qe te njejten rruge do te ndjeke pas shume shekujsh edhe Aleksandri i Madh, kur ne Indi prifterinjte do ti kallzojne atij per fushata te meparshme te bashkatdhetareve te vet ne ate vend. Historianet do ti vene ne dyshim keto (sipas supozimeve te historianeve, prifterinjte kerkonin ti benin qejfin Aleksandrit, por nese kane dashur qe te bejne nje gje te tille do ti thoshin qe ishte i pari qe po pushtonte Indine e jo i treti), por tashme perkrahesit e teorive indoevropiane duket se jane te gati te bindur se populli hipotetik indoevropian nuk erdhi nga India ne Evrope, por ndodhi e kunderta. Keshtu filloi “corientiomi” i hipotezes indoevropiane alegorikisht, metaforikisht e realisht. Ne hapesiren malore te Ballkanit veriperendimor e te Arkadise , linden (autoktone nga Toka e jo nga perendite) Pellazget dhe qe ketu ata mberriten ne te kater anet e botes, aq sa mund tci quash edhe “popull i zgjedhur i races njerezore” qe krijoi qyteterimin ketu e 10.000 vjet me pare.

Po cilėt ishin pellazgėt ?

Po cila ishte gjuha e pellazgeve? Dime se ishte nje popull shume i madh ne numer, qe u perhap ne gjithe Greqine, qe asokohe quhej bile Pellazgjia, ne Azine e vogel, ne Itali, ne Afriken e Veriut dhe ne Gadishullin Iberik. Dime gjithashtu se pellazget krijuan sistemin fetar te grekerve, u dhane emrat perendive dhe caktuan rregullat e adhurimit. Dime se ishin nje popull qe leviznin nga nje vend ne tjetrin, kerkues e i perngjasuar me lejleket, sepse edhe keta shpende edhe pas largimit te tyre kthehen gjithmone ne atdheun e tyre. Shume shkencetare te mevonshem i kane identifikuar Pellazget me Arvanitasit e sotem, te tjere e kane hedhur poshte kete variant duke thene se ndersa njohim shume gjera per Arvanitasit e sigurisht edhe gjuhen e tyre – ne nuk njohim aspak gjuhen pellazge dhe si rrjedhim nuk mund te kemi nje element krahasues te sigurte.

Por eshte per tu cuditur se si ekspozohen me kaq seriozitet hollesira rreth nje fare race indoevropiane dhe nuk konsiderohen te mjaftueshem elemente qe disponohen per pellazget.
Kur ke nje sistem te plote e te njohur mire fetar, ideologjik, kur ke referimet e panumurta nga me te vjeterit, kur e ke te dhene bindjen e popullit e te prifterinjve te ditur se paraardhesit e grekerve jane Pellazget, kur ke fjale e toponomi, madje edhe emrat e perendive, kur ke elemente gjeografike dhe mjaft karakteristika te vete perendive, kur ke elemente gjeografike dhe mjaft karakteristika te vecanta dhe nuk nxjerr kete konkluzion, atehere duhet te te ndodhin dy gjera: ose ke pamjaftueshmeri arsyetimi ose je ne zoterim te nje qellimi te lejueshem, ose me mire te palejueshem.

Grekėt e vjetėr pohonin prejardhjen nga Pellazgėt

Perendite e Olimpit dhe kulte shume te lashte pellazgjike, perbejne jo vetem sistemin me te bukur te adhurimit, por edhe te vetmin qe mbeshtetet ne logjiken e paster, ne kundershtim me fete e njohura nga ne qe mbeshteten te besimi. Sipas mendimtareve te vjeter krijonjesit e ketij sistemi te mrekullueshem adhurimi jane Pellazget: Pellazget per te cilet jane formuluar mendime nga me te ndryshmet, si nga shkrimtaret e vjeter ashtu edhe nga shkrimtaret e rinj, qe thone se ata nuk jane nje popull fantastic- ose i supozuar ne menyre konvencionale ashtu sic jane te ashtuquajtrit “indoevropiane”-por nje popull real, me identitet kultural e personalitet konkret.

Greket e vjeter kishin bindjen e thelle se ishin pasardhes te Pellazgeve, po megjithate, Herodoti qe shkroi i pari per historine dhe qe na transmetoi kete bindje, eshte perseri i pari qe e vuri ne dyshim ate, duke e transmetuar keshtu kete dyshim edhe tek historianet qe erdhen pas tij, deri me sot. Herodoti ekspozon bindjet e popullit grek e te prifterinjve te ditur rreth origjines se tyre pellazgjike, por ai vete dyshon duke u bazuar ne bindjen e vet se Pellazget ishin nje komb barbar, jo per ndonje arsye tjeter, por ngaqe flisnin nje gjuhe te ndryshme nga ajo e grekerve te kohes se tij, ashtu sic arriti te kostatonte ai vete ne tre qytete qe flisnin akoma gjuhen pellazgjike.

E ne kete perfundim Herodoti arriti duke u nisur nga bindja e tij e thelle-por qe rezulton aq e gabuar-se gjuhet e popujve mbeten te pandryshuara e nuk zhvillohen.(“Kombi Grek-thote ai- sic me duket mua, perdor gjithnje po ate gjuhe”). Ata qe nuk pranojne prejardhjen e grekerve nga Pellazget hedhin poshte bindjet e perhapura te Grekerve te vjeter dhe bazohen ne perfundimin e Herodotit. Por ky perfundim bazohet ne nje logjike te gabuar sepse gjuha zhvillohet, madje me kalimin e kohes edhe ndryshon.

Aleksandri i Madh dhe heronjtė mitikė flisnin pellazgjisht

Pas valeve te ndryshme te fanatizmit fetar lindor, nje grup shqiptaresh te Moreas dhe pjeses tjeter te Ballkanit do te detyrohet qe te largohet nga atdheu per ne Itali. Nje grup tjeter do te shperngulet ne Azine e vogel, nje tjeter ne vendet e bregut te Danubit dhe ne Evkinso dhe nje tjeter grup ne Afriken veriore e kryesisht ne Egjipt dhe Mesopotami. Keshtu do te perseritet historia e vjeter e pellazgeve te shperngulur, pikerisht ne te njejtat vende.Arvanitasit e Greqise brenda barbarise se pushtimit turk, do te marrin barren e luftes clirimtare qe do te arrije kulmin ne epopene e rilindjes me 1821. Pothuaj te gjithe heronjte e vitit 1821 jane arvanitas dhe flasin gjuhen arvanitase qe sot ne Greqi eshte kaq e perbuzur dhe rrezikohet te zhduket.

Kjo gjuhe, pra pellazgjishtja , nuk eshte vetem “gjuha e perendive” te Homerit, sic tha Dhimiter Kamarada, por edhe “gjuha e heronjve” te Greqise. Ajo nuk eshte vetem gjuha e heronjve te 1821, por edhe e atyre mitike qe jetuan ne periudhen para-Homerike, d.m.th ne nje periudhe kur gjuha jone nuk ishte shtjelluar ne vecantine e njohur gjuhesore te Homerit dhe ruante bazat fillestare karakteristike te saj, ashtu sic ato ekzistojne ne gjuhen shqipe. Por shume te dhena deshmojne se kjo gjuhe ishte dhe gjuha e Aleksandrit te madh dhe e strategeve te tij. Nese do te kemi parasysh se e ema e tij, Olimbiadha ishte me prejardhje nga Mollosia, se atje jetoi shume vjet edhe Aleksandri, se nga Iliria drejt Maqedonise ai coi gjedhen maqedonase te njohur historikisht, e perbere nga nje grup i Vorieonve, se fjalet e lashta maqedonase te njohura qe jane ruajtur, jane te njejta me arvanitaset, atehere kuptojme se sa e vertete eshte ajo qe shkruan Finlei tek “Historia e Revolucionit Grek”, d.m.th. qe Aleksandri i Madh, ne simpoziumet e tij me strateget e vet fliste nje dialekt te hershem arvanitas.

Aristidh Kola, biografi e shkurtėr


Aristidh Kola lindi ne Greqi me 1944 ne fshatin Kaskaveli te qytetit te Fives ne rrethin e Tebes. Mbaroi studimet e larta ne Universitetin e Athines (fakulteti Juridik) dhe punoi per shume kohe si avokat. Me 1985 u detyrua qe te linte profesionin e avokatit per t’u marre me studimin e arvanitasve, ku ne te njejten kohe iu besua detyra e kryetarit te Lidhjes se Arvanitasve te Greqise. Beri te mundur me perpjekjet e tij personale rizgjimin e levizjes kulturore dhe kombetare te tradites arvanitase. Me 1995 nis botimin e revistes “Besa” dhe te revistes 2 mujore “Arvanon”. Ka botuar librat “Arvanitasit dhe origjina e grekeve”, i cili eshte ribotuar 10 here ne Greqi, “Gjuha e perendive”, “Greqia ne kurthin e serbeve te Miloshevicit”, “Fjalori krahasues i gjuhes arvaitase”, “Antonio Belushi dhe magjia e traditave popullore”, “Proklamata e lidhjes arvanitase te vitit 1899″,”Zeusi pellazgjik dhe gabimi indoevropian”. Kishte te pergatitur librin “Ditari i Kosoves” dhe libra te tjere. [left]
avatar
Dimitrov Xhunga

160


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Histori Shqiptare

Mesazh  Ufo prej 18.09.11 17:04

Ferdinand d’Orléans , Duka qė nuk arriti tė bėhej mbret nė Shqipėri.

Ferdinand d’Orléans ishte mė i vogli nga tetė fėmijėt e Kontit Louis Philippe Albert d’Orléans dhe Princeshės Maria Isabella d’Orléans-Montpensier.



Duke rrjedhur nga njė familje mbretėrore, shumė shpejt edhe ai do tė merrte titullin Duka i Montpensierit ēka do ta shtynte tė lakmonte e pretendonte fronin e Princit tė Francės. Pas studimeve nė Kembrixh, Ferdinand d’Orléans do tė shėtiste botėn mbarė si njė udhėtar vetmitar duke bėrė njė jetė aventurieri, shumė larg pritshmėrive tė njė trashėgimtari prej gjaku blu.

Pranverėn e vitit 1913 fati do ta lidhte me Shqipėrinė. Ishte koha kur Qeveria e Pėrkohėshme kryesuar nga Ismail Qemali ish vėnė nė kėrkim tė njė kandidati tė pėrshtatshėm pėr fronin mbretėror. Midis pesė propozimeve tė hedhura gjatė “Kongresit tė Triestit”, ishte dhe emri i Dukės sė Montpensierit.

Kandidatura duket se e joshi tej normave ēka e bėri atė qė gjatė njė vizite nė Vlorė tė vetėshpallej parakohe si Mbret i shqiptarėve duke deklaruar:”Unė i kam rėnė botės qark shumė herė, duke vrarė luanė, tigra dhe hipopotamė. Armiqtė tuaj do t’i vrisja me shumė dėshirė!” Madje edhe shpalljet e emėrimit tė tij si Mbret i shqiptarėve nuk vonuan tė stampoheshin e tė shpėrndaheshin kudo, ndėrkohė qė Fuqitė e Mėdha ende nuk kishin marrė vendimin pėrfundmitar.

Kjo do tė shkaktonte pakėnaqėsi tek Austro-Hungaria e Gjermania tė cilat e detyruan Dukėn e Montpensierit tė tėrhiqte kėrkesėn pėr fron. Madje edhe Ismail Qemali ndikoi nė kėtė vendim, pasi u informua pėr tė gjitha lėvizjet qė Duka kish bėrė nė favorizim tė kandidaturės sė tij.

Gjendur nė kėtė situatė, 25 prillin e 1913-tės, Ferdinand d’Orléans dorėhiqet duke deklaruar: “Il n’y a pas de couronne au monde qui puisse me séduire si, pour l’acquérir, je dois consentir ą laisser discuter deux titres dont je suis justement fier, ceux de citoyen et de prince franēais. [...] je suis résolu ą décliner toute candidature au trōne d’Albanie.” “Nuk ka kurorė nė botė qė mund tė mė joshė, mbi tė gjitha, nėse pėr tė marrė atė, do tė mė duhet tė vė nė diskutim dy tituj pėr tė cilėt jam me tė drejtė krenar, atė tė qytetarit francez dhe atė tė Princit tė Francės. Jam i vendosur qė tė refuzoj ēdo propozim pėr fronin e Shqipėrisė*.

Odiseja e zgjedhjes sė Mbretit do tė pėrfundonte me shpalljen e Princ Vidit si Mbret i shqiptarėve. Ai do ta gėzonte shkurtimisht fronin e Shqipėrisė, nga marsi deri nė shtator tė vitit 1914.

Njė nga argumentet qė Duka paraqiti para shqiptarėve pėr tu bėrė mbret i tyre nė ato kohėra tė turbullta, ishte:“Unė i kam rėnė botės qark shumė herė, duke vrarė luanė, tigra dhe hipopotamė. Armiqtė tuaj do t’i vrisja me shumė dėshirė”, deklaratė e bėrė nė Vlorė gjatė njė vizite ku ai u vetėshpall para kohe mbret.

“Kongresi i Triestit,” u mblodh nė fillim tė vitit 1913 pėr tė treguar solidaritetin mes shqiptarėve tė Shqipėrisė dhe atyre jashtė nė vijim tė shpalljes sė Pamvarėsisė mė 28 Nėntor 1912. 150 pėrfaqėsues nga Shqipėria, Rumania, Bullgaria, Italia, Egjipti, Turqia dhe ShBA u mblodhėn pėr tė diskutuar fatet e vendit. Kongresi njohu Qeverinė e Pėrkohėshme tė Ismail bej Vlorės dhe diskutoi kandidatėt e ndryshėm pėr mbret, mes tyre dhe Franēois Bourbon Orléans-Montpensier i Francės, Albert Ghika i Rumanisė, Konti Urach i Württembergut, princi Egjiptian Ahmed Fuad, dhe i biri i Markezit Castriota prej Napolit.

Ferdinand Franēois Philippe Marie Laurent d’Orléans, Duka i Montpensierit

Jeta ime

Mosha: 39 vjeē (9 shtator 1884 – 30 janar 1924)

Vendlindja: Chāteau d’Eu, Eu, Seine-Inférieure, Francė

Titulli: Duka i Montpensierit, Princ i Francės

Jeta: Pas studimeve nė Universitetin e Kembrixhit, ndėrmerr njė udhėtim nė Brazil, Japoni, Indi dhe Indokinėn franceze. Apasionohet pas tezave tė natyralistit Charles Darwin. 20 gusht 1921 martohet me Maria Isabel Gonzįlez de Olańeta y Ibarreta, Markeza e 3-tė e Valdeterrazos. Nuk paten fėmijė.

Ndahet nga jeta nė Chāteau de Randan, Francė, dyshohet nga eksperimentimet me drogėra.
avatar
Ufo

181


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Histori Shqiptare

Mesazh  Ufo prej 18.09.11 17:12

Fisnikėt shqiptarė . emra tė nderuar gjatė mesjetės nė Evropė . .

Kolonitė shqiptare nė brigjet e Adriatikut janė mjaft karakteristike. Nė to pasqyrohen shumė elemente tė veēanta dhe mjaft tė rralla tė identitetit shqiptar, tė cilat nuk i hasim nė diasporėn tjetėr shqiptare.



Numri i kėtyre kolonive nuk ėshtė i vogėl, edhe pse janė pėrballur me rrebeshet e kohės, nga ku disa janė asimiluar madje, dhe pėr ta nuk dihet shumė pėrveēse faktit se kanė ekzistuar

Njė studim i mirėfilltė pėr familjet fi snike mesjetare shqiptare mungon edhe sot e kėsaj dite. Janė bėrė pėrpjekje tė herėpashershme qė tė shkruhet ndonjė studim e mė rrallė ndonjė monografi ku janė ndriēuar aspekte tė ndryshme tė ndonjėrės prej kėtyre familjeve. Botimi i monografi ve ose studimeve kompetente pėr familjet shqiptare mesjetare ėshtė shumė i vėshtirė dhe kėrkon pėrgatitje tė lartė profesionale dhe punė kėmbėngulėse mjaft tė gjatė kohore. Ėshtė e ditur tashmė se pothuajse tė gjitha materialet burimore tė shkruara, ruhen nėpėr arkiva e biblioteka tė ndryshme tė Europės ose janė pronė private. Mė e keqja ėshtė se ne ende nuk kemi njė bibliografi shkencore tė vendndodhjes sė kėtyre burimeve me rėndėsi tė veēantė pėr ndriēimin e Mesjetės nga shumė aspekte, qoftė ekonomike, politike, ushtarake, kulturore, sociale, etnografi ke dhe nė fund edhe heraldike.

Migrimet e shqiptarėve nėpėr qendra tė mėdha tė kohės janė mė se tė zakonshme dhe ato nuk paraqesin ndonjė risi tė panjohur mė parė. Por, ngulitja e tyre, jeta, ambientimi, pėrditshmėria dhe kontributi nė vendbanimin e ri janė me shumė interes, sepse pėrveēse aty ndjekim trungun gjenealogjik tė familjes pėrkatėse, aty gjejmė tė ruajtura edhe lidhjet me atdheun, krahinėn apo qytetin-komunė nga ku janė shpėrngulur, ndėrsa nė anėn tjetėr mund tė ndiqet pozita dhe gjendja ekonomike qė arrihet nė shoqėrinė e re, ndikimi i madh politik, ekonomik e kulturor qė arrihet duke u bėrė pjesė e njė mekanizmi tė tėrė tė pushtetit vendor dhe mė gjerė.

Jo rrallėherė, pjesėtarė tė kėtyre familjeve fi snike patronomike shqiptare janė shumė mė tė njohur nė vendbanimin e ri ose edhe mė gjerė se sa nė vendlindjen e tyre. Kjo ndodh, pėr fat tė keq edhe nė ditėt e sotme, kur pėr kėto familje ne nuk kemi asnjė informacion apo studime kapitale siē ėshtė p.sh. “Histori e Shqipėrisė” apo ndonjė monografi pėr Mesjetėn ato nuk pėrmenden fare! Natyrisht, fajin pėr kėtė kemi ne vetė, sepse mungojnė kėrkimet shkencore nėpėr arkiva e biblioteka tė ndryshme.

Gjatė sundimit venedikas, grupet e popullsisė sė shpėrngulur tė besimeve dhe pėrkatėsive tė ndryshme etnike, pėrbėnin njė segment tė rėndėsishėm tė jetės sė pėrditshme shoqėrore tė qyteteve bregdetare nga Kreta deri nė Istria dhe tė atyre tė hinterlandit. Njėra nga qendrat mė tė rėndėsishme dhe tėrheqėse pėr grupe tė tilla ishte qyteti i Zarės si kryeqendėr e sundimit Venedikas pėr Dalmacinė, e pushtetit administrativ, ekonomik, politik, e kulturor i cili ishte i rrethuar me mure tė forta dhe tė larta, ku jetonin popullsi me pėrkatėsi tė ndryshme kombėtare e fetare, qė gjenin strehim dhe siguri nga pėrndjekjet e pushtuesve gjatė periudhave tė ndryshme tė Mesjetės. Qė nga shekulli XIV, pėr tė mos thėnė mė herėt, nė lėndėn arkivore tė ruajtur nė arkivin historik tė qytetit tė Zarės gjejmė tė dhėna pėr familjet feudale shqiptare, tė cilat kishin gjetur strehim dhe ishin vendosur nė qytetin kėshtjellė tė Zarės. Familjet mė tė njohura qė jetuan nė ambientin e ri dhe krijuar emėr e respekt janė: familja e Nikollė Mesilit, Mark Gjinit, Mikel Lindit, por edhe familjet tjera nė zė edhe nė Shqipėrinė e asaj kohe si familja: Kruta, Albanese, Dukagjini, Gjergji, Dushmani, Delvesi, Skarpa dhe Kamsi.

Nė kėtė shkrim do tė pėrqendrohemi te njė pjesėtar i familjes sė njohur feudale shqiptare qė bėri emėr, respektohej dhe nderohej nė tėrė qytetin e Zarės, don Gjon Kamsin (don Giovanni Campsi).

Sipas burimeve arkivore tė njohura dhe tė pėrdorura deri tani familja Kamsi ka qenė e njohur qė prej shekullit XVII, ndėrkohė qė sipas burimeve arkivore tė Vatikanit, pėrkatėsisht nga Arkivi Sekret i Vatikanit, tė dhėnat pėr tė i gjejmė qė nga fi llimi i shekullit XV, pėrkatėsisht viti 1404, (shih dokumentin faksimile qė po botojmė si ilustrim). Nga kjo familje qė me sa duket ėshtė degė e familjes Engjėllore tė Drishtit, kanė dalė personalitete tė shquara tė jetės kishtare, si kryeipeshkvė, ipeshkvė, kanonikė, legatė, priftėrinj etj., por edhe tregtarė dhe ekonomistė tė zotė, njerėz tė pendės e tė fjalės, studiues tė mirėfi lltė shkencorė e diplomatė tė nderuar.
Arkivi i Zarės, burim i vlershėm pėr Mesjetėn shqiptare

Pėrveē arkivit tė Dubrovnikut, njėrit prej arkivave mė tė rėndėsishėm pėr historinė shqiptare ėshtė edhe arkivi shtetėror historik i Zarės, i cili ruan thesare tė vėrteta tė burimeve dokumentare pėr Mesjetėn shqiptare, por edhe pėr historinė e mėvonshme, veēanėrisht pėr shekullin XVIII dhe XIX, kohėn e shpėrnguljeve dhe ngulitjeve tė shqiptarėve tė rrethit tė Liqenit tė Shkodrės nė Zarė, tė cilėt edhe sot e kėsaj dite ruajnė traditėn, zakonet dhe gjuhėn shqipe. Studime tė mirėfillta, sistematike dhe tė organizuara nga ndonjė institucion shqiptar deri mė sot nė kėtė arkiv nuk janė bėrė. Botimi i burimeve dokumentare ka qenė i pjesshėm, fragmentar ose i rastėsishėm nga studiues tė huaj, tė cilėt nuk e kanė pasur pėr objekt studimi Shqipėrinė dhe shqiptarėt.

Duke bėrė kėrkime nė arkivin shtetėror tė qytetit tė Zarės, nė fondin e noterit tė Zarės, Bartolomeo Ferrari (1763-1783), vėll. II, fi liza (busta) 5 e regjistrit tė testamenteve, nr. 54, f. 32v- 34v, kemi gjetur testamentin e kanonikut tė Zarės, don Gjon Kamsi, qė daton nga 8 shkurt e vitit 1775. Ky testament ėshtė shkruar nė kohėn e Dogjit venedikas, Alvisea Mocenig (1763-1778) dhe princit tė Zarės, Gjergj Marinit (Zorzia Marini) nė vitet 1774-1776, nė prani tė autoritetit zyrtar tė autorizuar nga pushteti komunal i qytetit, fi snikut vendas, doktorit tė drejtėsisė, Ivan Antun Fanfonjės (Ivana Antuna Fanfogne). Testamenti ėshtė shkruar nė shtėpinė e don Gjon Kamsit qė ndodhej nė lagjen e S. Maria del Castello. (Nė kishėn e kėsaj lagjeje, qė mban po kėtė emėr, ėshtė varrosur i mirėnjohuri kryeipeshkvi i Zarės, Vinēenc Zmajeviēi, i cili organizoi Kuvendin e Arbrit nė vitin 1703).

Ky testament ėshtė njėri nga testamentet e shumta qė ruhet nė kėtė arkiv dhe qė kanė pėrpiluar shqiptarėt. Ėshtė karakteristik, dhe si tė tillė e zgjodhėm pėr botim, jo vetėm pėr faktin se i takon njė personaliteti tė lartė tė hierarkisė kishtare qė kishte lindur nė Shkodėr, por qė kishte arritur tė krijonte pasuri tė luajtshme e tė paluajtshme mjaft tė madhe dhe nė tė njėjtėn kohė, kjo pasuri u ndahet trashėgimtarėve shqiptarė qė jetojnė nė qytetin e Zarės, pa harruar edhe bashkėkombėsit shqiptarė qė ndodheshin nė Shkodėr, tė cilėt ishin nėn sundimin osman, por edhe qytetarėve tė Zarės, qė ishin nga familje fi snike tė nderuara. Nga studimi i kujdesshėm i testamentit dalin tė dhėna me interes si pėr trungun gjenealogjik tė familjes Kamsi, ashtu edhe pėr vetė pozitėn shoqėrore tė pėrpiluesit, don Gjon Kamsit, i cili i takonte Urdhrit tė “Beate Vergine del Buono audio” i themeluar nė vitin 1510, Urdhėr nė radhėt e tė cilit asnjėherė nuk kishte mė shumė se 12 anėtarė (qė simbolikisht paraqisnin 12 apostujt) dhe veprimtarinė e tij e ushtronte nė katedralen e qytetit. Nė testamentin e tij, don Gjoni i kushton njė rėndėsi tė veēantė kėtij Urdhri, duke i lėnė njė pjesė tė mirė tė trashėgimisė sė tij dhe njėkohėsisht duke shprehur dėshirėn qė tė varroset pranė anėtarėve tė tjerė tė tij nė katedralen e qytetit, vend ky i rezervuar vetėm pėr anėtarėt e kėtij Urdhri dhe personalitetet mė tė larta kishtare. Gjon Kamsi shkruan nė testamentin e tij tė gjitha hollėsitė procedurale qė dėshironte t’i kryheshin qė nga momenti i vdekjes deri nė ēastin e varrosjes.

Kush ishte don Gjon Kamsi?

Don Gjon Kamsi lindi nė Shkodėr nė maj tė vitit 1693. Mėsimet e para nė teologji i mori nė ipeshkėvinė e Shkodrės, kurse studimet i vazhdoi nė Kolegjin Ilirik tė Loretos. Sipas regjistrave qė ruhen sot, nė kėtė kolegj ai mbrojti me sukses doktoratėn nė fi lozofi dhe nė tė drejtės kanonike. Shugurohet prift nė moshėn 23-vjeēare (nė vitin 1716) dhe fi llimisht shėrben nė Treviso pėr 6 vjet dhe mė vonė edhe nė Venedik pėr 8 vjet tė tjera. Mė 15 mars tė vitit 1730, me nismėn e kryeipeshkvit tė Zarės, Vinēenc Zmajeviēit, zgjidhet kanonik i Zarės, pėrkatėsisht i Mitropolisė sė qytetit tė Zarės, pėrkundėr faktit, se ligji venedikas i vitit 1719, e ndalonte qė njė i huaj (pra ata qė nuk ishin qytetarė tė Zarės) tė mund tė zgjidhej kanonik nė qytetin apo katedralen e Zarės. Kjo njėherėsh tregon ndikimin e madh qė kishte Zmajeviēi nė Venedik dhe autoritetin e lartė qė gėzonte don Gjon Kamsi nė Zarė, por edhe nė Republikėn e Shėn Markut. Njė e dhėnė tjetėr mjaft interesante ėshtė fakti, qė nė vitin 1739 papa Klementi XII (12 korrik 1730-6 shkurt 1740) e emėroi ipeshkėv tė Shkodrės don Gjon Kamsin, gjė qė ai e refuzoi me ‘pėrvujtėsi’,edhe pėrkundėr shumė pėrpjekjeve dhe lutjeve tė Vinēenc Zmajeviēit qė ta pranonte kėtė detyrė dhe post shumė tė rėndėsishėm nė hierarkinė kishtare. Ai nuk pranon pėr asnjė arsye duke dėshiruar tė shėrbente nė Zarė si kanonik. Pas refuzimit tė don Gjon Kamsit, si ipeshkėv i Shkodrės emėrohet Pal Kamsi (25 maj 1742 -1771) njė kushėri i don Gjonit. Qė nga viti 1730, don Gjon Kamsi, ėshtė njėri ndėr bashkėpunėtorėt mė tė ngushtė tė kryeipeshkvit tė Zarės, Vinēenc Zmajeviēit. Ky i fundit, duke pasur respekt dhe besim tė madh te don Gjoni dhe nė testamentin e tij tė vitit 1745, e emėron atė si njėrin nga zbatuesit e testamentit dhe njėherėsh e shpėrblen me njė pjesė tė pasurisė sė tij tė paluajtshme qė kishte nė Sukoshan afėr Zarės. Duke qenė njeri i respektuar dhe i nderuar, i afėrt dhe i sinqertė, i dashur dhe i kujdesshėm me tė gjithė, e nė mėnyrė tė veēantė me koloninė shqiptare tė Zarės (Arbneshi, Arbanasi, Borgo Erizzo) emrin e tij e ndeshim nė shumė dokumente arkivore, veēanėrisht nė testamente tė bashkėvendėsve tė tij, si zbatues i testamentit apo si njėrin nga dėshmitarėt kryesorė pėr zbatimin e tyre. Kjo gjė tregon se sa shumė e ēmonin arbneshasit don Gjonin. Pas njė shėrbimi pastoral prej rreth 45 vitesh nė Zarė, don Gjon Kamsi vdes po nė Zarė mė 16 shkurt 1775, dhe varroset sipas porosisė sė tij nė kishėn katedrale tė Zarės.

Pėrmbajtja e testamentit tė don Gjon Kamsit

Testamenti i don Gjon Kamsit nė fi llim mban shėnimin e noterit qė personi nė fjalė ishte psiqikisht dhe shpirtėrisht i aftė, megjithėse shumė i moshuar dhe pothuajse i palėvizshėm (mosha e tij me rastin e pėrpilimit tė testamentit ishte 82 vjeē). Pėrveē kėtij shėnimi, nė testament gjejmė tė dhėna biografi ke pėr tė dhe pėr familjen e tij si p.sh. emrin e tė atit, Mark Kamsi, tė xhaxhait tė tij, Jak Kamsit, emrin e tė nipit, djalit tė Jakut, Pjetėr Kamsit; tė motrės Margaritės sė tij dhe tė vajzės sė saj, Paulina etj.

Titulli dhe funksioni i saktė qė mbante don Gjoni nė hierarkinė kishtare tė kryeipeshkvisė metropolitane tė Zarės pėrshkruhet me kėto fjalė: dekan i kanonikėve tė metropolisė sė kėtij qyteti (“canonico decano della Metropolitana di questa Cittŕ”).

Tre zbatuesit dhe mbikėqyrėsi e testamentit tė kanonikut don Gjon Kamsi emėrohen nga ai vetė: shėrbėtorja e tij, Gele, prifti shqiptar nga Sapa, Mark Delvesi, dhe qytetari i Zarės po me origjinė shqiptare, Gjergj Galeni. (Mark Delvesi kishte lindur nė Sapė, qytet sufragan i kryeipeshkvisė sė Tivarit, dikur nė mes tė shekullit XVII. Dokumentet e arkivit tė Zarės e pėrmendin si kėshilltar tė kryeipeshkvit tė Zarės, Vinēenc Zmajeviēi. Ky i fundit (Zmajeviēi) i kishte lėnė Delvesit edhe trashėgimi nė testamentin e tij, njė shumė qė arrinte 200 dukatė, si dhe tė gjitha kafshėt qė ishin pronė e Zmajeviēit nė kryeipeshkvinė e Zarės.)

Nė vazhdim tė testamentit, Gjon Kamsi deklaron qartė se pasuria e tij nuk ishte e trashėguar nga i ati dhe nga familja e tij, por qė ishte e krijuar dhe e blerė nga vetė ai, gjatė jetės dhe shėrbimit tė tij 45-vjeēar nė qytetin e Zarės, dhe pėr kėtė arsye ai dispononte tė gjitha tė drejtat ligjore qė ta ndante atė sipas dėshirės sė tij. Kėshtu, njė pjesė tė pasurisė sė tij ai ia lė pjesėtarit tė familjes fi snike tė Zarės, Anton Maria Benjės (Anton Maria Begna), si dhe Perine Arnjakoviēit (Perine Argnacovich), sepse ata i kishin ndihmuar pjesėtarėt e familjes sė tij, veēanėrisht Pjetrin e Jak Kamsit. Shuma qė ai u lė trashėgimi atyre arrin 500 cekina. Duke rikujtuar shėrbimin dhe besnikėrinė qė kishte treguar ndaj tij prifti shqiptar, Mark Delvesi, kanoniku don Gjon Kamsi i lė atij shumėn prej 130 cekinash. Tė njėjtėn shumė i lė edhe shėrbėtores sė tij, Gele, ndėrkohė qė qytetarit zaras me origjinė shqiptare, Gjergj Galenit i lė 50 cekina, si dhe tabakanė e argjendtė tė praruar me fl ori. Nga pasuria e Kamsit, zbatuesit dhe mbikėqyrėsit e saj janė tė detyruar qė tė ndajnė nga 2 cekina nė vit pėr ndonjėrėn prej familjeve shqiptare qė jetojnė nė Shkodėr ose nė ndonjė pjesė tjetėr tė Shqipėrisė qė jeton nėn sundimin osman dhe qė pėr shkak se nuk mund tė paguajė taksėn ndaj turqve rrezikon tė konvertohet nė myslimane. Kjo pagesė bėhet me qėllim qė tė ruhet tradita e besimit tė krishterė nė Shkodėr dhe nė Shqipėri.

Njė pjesė e pasurisė u ndahet tė varfėrve tė qytetit tė Zarės, azilit tė pleqve, si dhe grave tė varfra, pėrkatėsisht ato tė ardhura qė vileshin nga dyqani i tij qė ishte nė qendėr tė qytetit tė Zarės (nė Kalelarga), pėrballė kishės sė S. Barbara. Kėtė dyqan, Gjon Kamsi e kishte blerė nga fi sniku zaras Gjon Krisogon Franēesku (Giovanni Grisogona Franceschi) me njė ēmim prej 100 cekinash.

Pasardhėsit shqiptarė - trashėgimtarė kryesorė

Trashėgimtarėt kryesorė tė tė gjithė pasurisė sė don Gjon Kamsit emėrohen nipi, Pjetėr Kamsi, dhe mbesa Paulina, vajza e motrės tij tė ndjerė, Margaritės. Nė rast se Pjetri dhe Paulina do tė vdisnin para kanonikut don Gjon Kamsi, atėherė e tėrė pasuria do t’u mbetej trashėgimtarėve tė tyre ligjorė, si nė linjėn mashkullore ashtu edhe nė atė femėrore, me tė vetmin kusht qė asnjėri prej tyre nuk duhet tė pengonte zbatuesit e testamentit Gelėn, Mark Delvesin dhe Gjergj Galenin nė punėn e tyre.

Nė fund tė testamentit gjejmė tė shėnuar edhe emrin e noterit Bartolomeo Ferrari (Bartolomeo Ferrari), fi rmėn dhe vulėn zyrtare tė tij, si dhe emrat e dėshmitarėve tė pranishėm, qytetarėve zaras Anton Danese, Giovanni Batistta dhe Mateo Adrianos nga Vrana, tė cilėt dėshmojnė pėr vėrtetėsinė e fjalėve tė don Gjon Kamsit qė pėrshkruhen me saktėsi nė testament. Nė tė majtė, anash, gjendet edhe vula e zyrtarit tė qytetit tė Zarės, Ivan Anton Fanfonjės, i cili e zyrtarizon testamentin dhe e bėn atė tė vlefshėm para ligjit.

Vetėm tri ditė mė vonė pas legalizimit tė testamentit, mė 11 shkurt 1775, kanoniku don Gjon Kamsi bėn njė plotėsim nė testamentin e tij nė prani tė noterit Bartolomeo Ferrarit, si dhe tė dėshmitarėve Anton Simon Dorēiēit dhe Antun Ivan Adrianos nga Vrana, tė dy qytetarė zaras. Pėrfaqėsues zyrtar nė kėtė plotėsim ishte sėrish Ivan Anton Fanfonja. Nė kėtė plotėsim thuhet: “gjithēka qė ėshtė thėnė mė lart nė testamentin e datės 8 shkurt 1775 ėshtė e saktė dhe konfi rmohet”, por Kamsi saktėson “se pas vdekjes sė tij dėshiron tė mbahen 300 mesha pėr shpėtimin e shpirtit tė tij, dhe me kėtė rast ndan nga njė lirė pėr ēdo meshė. Meshat duhet tė mbahen nė kishat e ishujve tė Zarės.”

Kanoniku don Gjon Kamsi vdiq mė 16 shkurt 1775 nė Zarė, vetėm pesė ditė pas pėrpilimit pėrfundimtar tė testamentit tė tij. Njė ditė pas vdekjes sė tij, mė 17 shkurt 1775, tre zbatuesit e testamentit, Mark Delvesi, Gjergj Galeni dhe shėrbėtorja Gele, e hapėn testamentin zyrtarisht nė prani tė zyrtarit Fanfonja dhe tė noterit Ferrari, si dhe nė prani tė zejtarėve zaras Mateo Antonio Brunac dhe Simon Simon Skarpa dhe tė interesuarve qė pėrmenden nė testament.

Edhe pse me njė pozitė mjaft tė lartė kishtare nė qytetin e Zarės, don Gjon Kamsi ka qenė i rrethuar nga shqiptarė gjatė jetės sė tij, me tė cilėt ka pasur lidhje mjaft tė ngushta si sociale ashtu edhe ekonomike.

Shqiptarėt nė Zarė kanė luajtur njė rol tė rėndėsishėm nė tė gjitha segmentet e jetės dhe veēanėrisht nė hierarkinė kishtare qė nga Mesjeta e hershme. Duke pasur pozita shumė tė rėndėsishme nė kėtė qytet, qendėr administrativo-politike e pushtetit venedikas pėr tėrė Dalmacinė, ata ndihmonin bashkėvendėsit e tyre shqiptarė qė tė strehoheshin nė kėtė qytet, pas pėrndjekjeve nga turqit, duke u pėrkujdesur qė tė kishin kushte dhe jetė normale dhe njėherėsh ndihmonin njėri-tjetrin nė forma tė ndryshme duke mos harruar asnjėherė origjinėn shqiptare dhe duke mos shkėputur lidhjen me atdheun, Shqipėrinė.

Kolonitė shqiptare nė brigjet e Adriatikut janė mjaft karakteristike. Nė to pasqyrohen shumė elemente tė veēanta dhe mjaft tė rralla tė identitetit shqiptar, tė cilat nuk i hasim nė diasporėn tjetėr shqiptare. Numri i kėtyre kolonive nuk ėshtė i vogėl, edhe pse janė pėrballur me rrebeshet e kohės, nga ku disa janė asimiluar madje, dhe pėr ta nuk dihet shumė pėrveēse faktit se kanė ekzistuar. Njėra nga kėto koloni qė veēohet mė sė shumti dhe qė ka njė identitet tė fortė si e tillė, ėshtė Arbneshi i Zarės - Borgo Erizzo. Pėrveē kėtij emri, tė themi zyrtar, sipas dokumenteve qė ruhen nė arkivin historik tė Zarės, kjo lagje njihej nė fi llim me emrin Eriēin Varosh /Ericovo Selo/ nga popullsia kroate, e mė vonė me emrin Arbanasi; dhe Arbnesh, nga banorėt shqiptarė. Vetėm nė vitin 1721, nga fshatrat rreth Liqenit tė Shkodrės, Brisk, Shestan Ljajre, u shpėrngulėn 32 familje shqiptare me 227 frymė, dhe u vendosėn nė paralagjen e Zarės. Shkaqet e shpėrnguljes duhen kėrkuar nė prizmin e ngjarjeve tė kohės dhe tė rrethanave politiko-shoqėrore. Ndėr kėto shkaqe mund tė pėrmendim luftėrat e shumta, sėmundjet, plaēkitjet, detyrimet e tė rinjve shqiptarė pėr rekrutė nė ushtrinė turke, kushtet e rėnda ekonomike dhe varfėria e madhe, trysnia e ushtruar nga ana e Perandorisė pėr tė ndėrruar fenė, etj. Varėsisht nga pikėpamjet dhe orientimet e tyre, studiues tė ndryshėm i trajtojnė analizat dhe shqyrtimet e materialit arkivor nė mėnyra tė ndryshme, e shpeshherė edhe kontradiktore. Sido qė tė jetė, pranohet nga pothuajse tė gjithė qė iniciator kryesor pėr kėtė shpėrngulje tė shqiptarėve ishte kryeipeshkvi i Zarės, Vinēenc Zmajeviēi
avatar
Ufo

181


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Faqja 2 e 2 Previous  1, 2

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi