Filozofia Sokratiane....

Shko poshtė

Filozofia Sokratiane....

Mesazh  Estilen prej 02.04.10 20:10

SOKRATI...'KERKONI DHE BESONI VEHTEN'

Shumė herė bėhet fjalė pėr njerėz qė flijohen pėr besimin e tyre. Literatura tė tėra ngjyrosen ēdo ditė herė me qėllim propagandistik e herė me qėllim mallėngjyes, me flijimet e protokristianėve, judėve apo myslimanėve tė parė. Megjithatė kanė ekzistuar edhe njerėz idetė e te cilėve u bėnė objekt luftimi dhe shkak qė t'iu hiqet liria fizike apo edhe vet e drejta nė jetė!

Njė nga kėta njerėz qė u luftuan dhe u flijuan pėr idetė e tyre ishte edhe vet filozofi i parė ose ndryshe babai i filozofisė, Sokrati (469-399 p.e.s.).

Nė fakt, Sokrati vazhdon tė luftohet akoma edhe sot. Akoma dhe nė kėtė moment kanė mbetur tė ngulitura nė shume mendje,ēirrjet e njė teologu fanatik nė njė kanal televiziv kundra personalitetit tė Sokratit duke mos lėnė gjė pa pėrmendur, qysh nga gjendja familjare e Sokratit e deri tek preferencat e tij seksuale por edhe tek admirimi qė i bėhej atij nga Platoni.

Disa tė tjerė thonė se Sokrati ishte thjesht dashnor i Platonit, dhe kėshtu ky i fundit nga dashuria e madhe i dedikoi gjithė ato dialogė!
Ėshtė e vėshtirė pėr dikė qė tė besojė sesi njė person tė cilit i dedikohen kaq shumė gjėra, si dhe vet lindja e Filozofisė, nuk la asnjė vepėr tė shkruar!

Njerėzit akoma edhe sot e kanė tė vėshtirė tė kuptojnė/arrijnė Sokratin!
Mesa duket atomicizmi i Sokratit nuk kishte asnjė lidhje me egoizmin e thjesht njerėzor! Aq pėrpara tė tjerėve ishte Sokrati sa qė edhe mendimet e veta nuk pranoi t'i shkruajė duke u frikėsuar se lexuesi do nėnvleftėsonte idetė personale pėrpara citimit tė shkruar!

Pra ajo qė i interesonte me tepėr Sokratit nuk ishin konkluzionet e veta, ajo qė i interesonte ishte qė njeriu te fillojė ta VRASE MENDJEN. Njeriu i Sokratit ishte ai njeri i cili nuk mjaftohej me komfortizmin tradicional por duke e vėnė veten nė postin e injorantit –QE NUK DI ASGJE- problematizohet rreth gjithēkaje dhe bėn pyetjet e drejta.

Pra duke iu kthyer injorancės, njeriu i Sokratit hodhi poshtė ēdo dije tė deriatėhershme dhe hapi njė rrugė tė re kėrkimi. Dhe ky kėrkim filloi nga vetja -sepse sa njohim veten nuk njohim asnjė tjetėr- dhe mė pas u kthye tek mė i afėrti pėr tė pėrfunduar mbi gjithė shoqėrinė.

Siē do thoshte edhe Ciceroni: Sokrati e tėrhoqi filozofinė nga qielli dhe e hodhi mbi Tokė!

Kėrkimi brenda vetes sipas Sokratit do sillte virtytin (areti) kurse virtyti do lindte shkencėn! Pra ishte e pamundur qė njeriu tė bėhej shkencėtar kur brenda vetes i kishte ende te errėta akoma edhe ēėshtjet mė themelore, si p.sh. fenomenet ndodhin vet apo shkaktohen nga fuqi mbinatyrore. Pra qė tė bėhej dikush njeri me virtyt apo shkencėtar duhej fillimisht tė hiqte "syzet e trasha" tė trashėguara brez pas brezi qysh nga errėsira e thellėsisė kohore!


Duhej qė tė mos i frikėsohej pyetjeve tė drejta dhe pėrgjigjeve logjike!

Sigurisht qė parime tė tilla do e sillnin ndesh Sokratin me dijetarėt e asaj kohe (Sofistėt), me klerikėt paganė si dhe me ēdo qytetar tė nėnshtruar ndaj komfortizmit mendimtar tradicional.

Dhe si ēdo revolucionari tjetėr -megjithėse Sokrati ishte diēka me tepėr se kaq- iu pėrgatit komploti i vdekjes. Akuza ishte: ofendim ndaj tė shenjtave (vlasfimi).

Modestia e Sokratit u duk edhe tek vet pėrgjigja e tij kur iu bė pyetje rreth ofendimit ndaj fesė pagane, pak a shumė ai u pėrgjigj:
-unė thash se njerėzit e pranojnė panteizmin nga frika! Pra nuk ishte qellim i Sokratit t'iu ndėrrojė fenė Athinasve, siē nuk ishte gjithashtu qėllim i tij qė t'iu tregojė atyre se ē'ekziston pėrtej natyrores. Ai thjesht iu tha atyre se nuk ishin tė sinqertė me veten, dhe se duke mos qenė tė sinqertė me veten nxirrnin konkluzione tė gabuara.. gjė qė nuk lejonte as shkencėn qė tė pėrparojė (rreth 1900 vjet u deshėn qe thėnia e Sokratit tė mbetet profetike mbi Mesdhe, d.m.th. deri ne shek. e 15 kur filloi Rilindja!).

Thuhet gjithashtu se pas dėnimit me vdekje Sokratit iu dha mundėsia qė tė braktisė qelinė, por ai pėrsėri nuk pranoi duke deklaruar: se askush nuk ėshtė sipėr ligjit! Ishte ky ligj qė simbolizonte bashkimin shoqėror dhe me pranimin e tė cilit Sokrati hodhi poshtė edhe akuzat e tjera qė i dedikonin gjoja pėrēarjen shoqėrore.

Kėshtu i vendosur qė tė mos i bėjė qejfin vetes me meditimin komfort dhe i vendosur qė t'i bindet virtytit tė brendshėm por edhe harmonisė shoqėrore -qė shprehet midis ligjit- Sokrati pranoi vendimin gjyqėsor dhe morri kupėn e helmit pėr tė vdekur.

Me veprimtarinė e vet Sokrati fitoi edhe epitetet si baba i filozofisė, baba i shkencės etj. dhe u bė pikė ndarėse midis meditimit tradicional sofist nga meditimi filozofik dhe shkencor helen. Nuk ka dyshim qė Sokrati ia vlen tė pėrmendet edhe si humanisti i parė, me gjithė kuptimin qė pėrmban fjala, dhe si njė nga themeluesit e meditimit perėndimor (megjithėse Perėndimi u vonua rreth 1900 vjet qe t'i afrohet Sokratit, pėr tė mos e arritur kurrė!).

Por siē u pėrmend, tė gjitha kėto vlera te Sokratit bota u vonua qė t''''i njohė. Klasicizmin helen do e zėvendėsojė perandorizmi maqedonas dhe romak tė cilat do i u lejnė radhėn despotizmit kristian.

Gjithashtu as vet Sokrati nuk duket se kishte dėshirėn qė tė mbahet mend. Kjo duket nga vet fakti qė nuk shkroi asgjė por edhe nga fakti qė nxėnėsi i tij Platon me gjithė admirimin e madh qė kishte ndaj mėsuesit (duke e vendosur emrin e tij nė shumicėn e veprave tė veta) nuk e shfaq Sokratin nė asnjė dialog si mbrojtės total tė njė ideje. Parimet sokratiane dalin nga pėrpilimi i dialogut dhe jo nga qėndrimi i paluhatshėm i Sokratit.

Gjithashtu besimet e Sokratit duken mė tepėr nga pyetjet sesa nga pėrgjigjet! Kėshtu nė kundėrshtim me shumė dijetarė apo filozofė tė tjerė Sokrati nuk la asnjė doktrinė thjesht la pas tij njė dėshirė themelore dhe njė themel nga ku fillon ēdo konkluzion i drejtė dhe ēdo shkencė.

Ky themel mund tė pėrmblidhet vetėm me njė frazė: etje pėr dije tė vėrtetė! Dhe dije sipas Sokratit dhe Platonit ėshtė vetėm ajo qė shpjegon EKZISTENCEN(te verteten), kurse ajo qė shpjegon MOS-EKZISTENCEN ėshtė injorancė, por qė ta gjesh mė tė vėrtet kėtė dije duhet tė fillosh nga injoranca.

Dhe megjithėse njė konkluzion i tillė mund tė duket kontradiktor nė tė vėrtet pėrbėn vatrėn e kėrkimit shkencor, sepse shkenca duke shpjeguar ekzistenten gjen edhe atė qė duket mos-ekzistente kurse duke kuptuar mos-ekiztenten arrin nė ekzistenten.

Kjo etja pėr dije e Sokratit pėrbėn edhe gjenezėn e fjalės "filosofia" qė do tė thotė dashuri ndaj dijes!

Dhe me te vėrtet Filozofia -sado e domosdoshme dhe e nevojshme pėr njeriun- i humbi gjurmėt e veta pėr shekuj me radhe nėn hijen e dogmatizmit!

Kėshtu njerėzit pėr shekuj me radhė pėr nder tė Krishtit, Allahut etj. -apo "pėrfaqėsuesve" tė tyre nė Tokė,morėn barrė tė madhe mbi supe. Kryqe dhe minare pa mbarim u ndėrtuan, luftėra pa mbarim u ndėrmorėn, u bėnė vepra madhėshtore dhe gjėma poshtėruese... vetėm njė pyetje e thjesht i mungoi njeriut:------ kush jam?------

Por, Filozofia sokratiane nuk hodhi poshtė besimin e secilit, njeriu nuk do tė jetė kurrė i gatshėm tė hedhė poshtė besimin, thjesht i tha njeriut qė kėrkimin ta fillojė nga vetja... sepse ēdo e VERTETE fillon nga vetja/njeriu. Pra nėse pėr nder te ēdokujt bėtė gjithė ato mrekullira apo marrėzira... pėr nder tė Sokratit bėni njė gjė tė lehtė dhe tė thjeshtė:KERKONI DHE BESONI VEHTEN.!!


Njerzimi eshte i vonuar rreth 2400 vjet, qė t'i afrohet Sokratit, pėr tė mos e arritur kurrė.......!!!!!!
.
.
.

Estilen

847


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi