A e sundon boten kaosi ?

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

A e sundon boten kaosi ?

Mesazh  Estilen prej 02.04.10 17:42

A e sundon boten kaosi ?

Eshte e vertete.!!

Kaos ėshtė ajo dukuri qė brenda njė ēasti ērregullon botėn e vogėl, qė ndoshta nuk na bjen nė sy, por qė pasoja e tė cilės nė njė hapėsirė tė madhe kohore sjell ērregull nė botėn e madhe, deri nė rastin e vetė Sistemit Tonė Planetar

Sipas mythologjisė greke kaosi ėshtė ajo gjendje fillestare e njė ērregulli tė pafundtė prej sė cilės ka rrjedhur Gjithėsia e sotme e rregullt.

Qė kaosi bėn ligjin edhe sot e kėsaj dite na e tregon pėrvoja e pėrditėshme duke filluar me rrėmujėn tek autobusi, apo treni deri tek vetė dhoma jonė.

Kaosi ka dorė kudo ku shkaktarė tė vegjėl sjellin pasoja tė mėdha. Kur fjollat e borės shkaktojnė orteqe bore, apo kur shtypja e njė suste tė gabuar e ēon trenin nė shinėn e gabuar.

Edhe nė Shkencat e Natyrės sundon kaosi, duke ndikuar nė klimėn apo nė reaksionet kimike.

Sjellja kaotike nė rastin e Tokės, bėn qė moti shpeshherė tė mos jetė ashtu si e parashikojnė meteorologėt.

Njė shembull i njohur mbi sesi vepron kaosi ėshtė ai kur rrahja e krahėve tė njė fluture nė Australi sjell si pasojė shkaktimin pas njė jave tė njė stuhie nė Europė. Kėshtu kur flitet mbi kaosin pėrmendet edhe "efekti flutur".

Nėpėrmjet Teorisė Sė Kaosit ėshtė e mundur qė kėto proēese tė llogariten nė mėnyrė matematike. Teoria parashikon rolin vendimtar tė disa faktorėve tepėr tė vegjėl nė mbarėvajtjen e punės.

Pėr shkak tė tė ashtuquajturit Kaos Vendimtar nuk mund tė bėhet e mundur parashikimi i veprimit sė bashku tė njė numri tė madh sistemesh. Por teoricienėt e kaosit pėrpiqen qė me anė tė modeleve matematikore tė kuptojnė problemet qė shkakton kaosi.

Edhe ne shoqerine njerzore sundon dukshem kaosi,i cili ne kushte te vecanta eshte pasqyruar me luftera,me ndikime te theksuara ne jeten personale te individit.

Pėrvoja tregon se nė rastin e Tokės kaosi shpėrthen si p.sh. nė rastin e vėrshimeve dhe pėrmbytjeve nga ujrat.

.....Ndėrsa Gjithėsia ėshtė relativisht e siguruar ndaj ndryshimeve qė shkaktohen nga proēeset kaotike....

Kėshtu mund tė parashikohet qė mijra vjet mė parė me njė saktėsi tė madhe se kur do tė ndodhė eklipsi i hėnės apo diellit.

Vetė rregulli nė rrotullimin e Tokės pėrqark Diellit dhe rrotullimin e Tokės pėrqark boshtit tė vet ka shėrbyer si masė pėr tė pėrcaktuar vitin apo ditėn.

A mund te vendoset rregull mbi crregullimin(Kaosin)....???
Sejcili mund te japi versionin e tij.

Estilen

1022


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi