Lindja e kontinentit Europian.

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Lindja e kontinentit Europian.

Mesazh  Estilen prej 02.04.10 17:18

Si ka lindur kontinenti yne...?

Pėrgjatė bregdetit tė thepisur tė Norvegjisė gjenden dėshmitė mė tė vjetra tė lindjes sė kontinentit europian.

Dallgėt e Atlantikut pėrplasen atje pas vargishullit tė Lofotenit, formacionit shkėmbor mė tė vjetėr tė Botės: granit i ngurtėsuar nga magma para pothuajse tre miliardė vjetėsh.

Kėto guma janė dhjetėherė mė tė vjetra se vetė kontinenti tė cilit i pėrkasin sot. Peizazhet fjordike tė Norvegjisė janė mbetje tė malėsisė sė madhe tė Kaledonisė, e cila shtrihej dikur nga Skocia deri nė Norvegji.

Megjithė erozionin dhe tė shemburit milionavjeēar ata kanė mbetur akoma deri mė sot njė peizazh vigan malėsor.

Europa lind nga rryma tė fuqishme magme.
Nė kohėn e lindjes sė saj para 500 milionė vjetėsh Europa nuk ėshtė akoma e plotė.

Pjesėt e saj janė tė hapėrdara mbi tė gjithė rruzullin tokėsor: Skandinavia tej mė nė jug tė ekuatorit, Anglia dhe Vendet e Ulėta nė rrethin polar tė jugut si dhe pothuajse tė gjithė pjesėt e tjera pėrreth polit tė jugut.

Tė gjithė kėto pjesė koreje kontinentale janė nė lėvizje. Ato merrem me vete nga rryma tė fuqishme magme, tė cilat vlojnė 80 kilometra nėn sipėrfaqen e tokės.

Pllakat e tokės shtyhen nga tė nxehtit nė brendėsi tė tokės.
Tė shtyra nga shtjella nxehtėsie nė brendėsi tė tokės pllakat lėvizin me ngadalė, ēdo vit nga vetėm disa centimetra.

Por me kalimin e miliona vjetėsh kemi pastaj tė bėjmė me distanca tė konsiderueshme. Nė rastin e pėrplasjeve shpėrthejnė forcat primare.

Si njė rebus gjigand vė Europa pjesėt e saj sė bashku. Togje shkrepash kilometra tė gjėra ēajnė lart, pėrkulen dhe marrin formė kubeje.

Ēdo pėrplasje e re krijon njė masiv malor. Kėshtu lind sė pari shtylla kurrizore e Europės, vargmali kaledonian, me lartėsira si ato tė Himalajės. Ky ėshtė bėrthama e njė bashkėshkrirjeje tė parė europiane.

Mė pas kontinenti i ri bredh gjysmėn e rruzullit tokėsor. Para 300 milionė vjetėsh ai kapėrcen ekuatorin. Stereja ėshtė tashmė e mbuluar nga gjelbėrimi.

Bimėt kanė pushtuar kontinentin qė deri pak mė parė kishte qenė i shkretė. Atje ku sot janė tė ngritura metropolet krenare europiane u shtri sa gjatė e gjėrė njė xhungėl e harlisur tropikale:

Parisi ndodhej nė njė klimė tropikale tė ngrohtė e me lagėshti. Berlini, nė njė det tė gjelbėr i cili zgjatej deri nė Azi.

Ėshtė njė pyll tepėr i jashtėzakonshėm. Ai pėrbėhet nga fiere, likopode (shk. lycopodium) dhe bishtkuaj. Mbeturina tė tyre tė ngurtėsuara nė Skoci tė bėjnė ta marrėsh me mend pėrhapjen dhe origjinen e hershme te tyre.

Cungje qė qėndrojnė pothuajse ngjitur njėri-tjetrit tė japin edhe sot e kėsaj dite njė pėrshtypje mbi bollėkun e atėhershėm tė bimėve. Kėta gjigandė lartėsoheshin deri nė 30 metra drejt qiellit.

Estilen

1022


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi