Numri pi

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Numri pi

Mesazh  Neo prej 01.04.10 9:24

Numri pi

Numri pi, i cili zakonisht shėnohet me gėrmėn e vogėl tė alfabetit grek π (lexo pi apo pi-greke), ėshtė njė konstante matematike nga mė tė rėndėsishmet. Numri π mund tė pėrkufizohet si herės (raport) i perimetrit tė njė rrethi me diametrin e tij. Vlera e tij e pėrafėrt ėshtė 3.14159....

Kjo do tė thotė se kur diametri i rrethit ėshtė Njė njėsi, atėherė perimetri i tij ėshtė vetė π.

Numri π ėshtė njė numėr irracional qė do tė thotė se ai nuk mund tė shkruhet si thyesė apo si herės i dy numrave tė plotė. Kjo do tė thotė se decimalet e tij kurrė nuk pėrfundojnė por edhe nuk pėrsėriten. Ky numėr njihet edhe si konstantja e Arkimedit (jo numri i Arkimedit) apo edhe si konstantja e Ludolfit (apo numri i Ludolfit).

Simboli i pi-greke

Simboli π u vendos nė vitin 1706 nga matematikani anglez William Jones (lexo : Uilliam Xhons) si gėrma e parė fjalės greke περίμετρος (perimetros), domethėnė pėrmasa pėrqark ose pėrreth. Gjatė historisė sė matematikės janė bėrė pėrpjekje tė shumta pėr ta kuptuar mė mirė natyrėn e kėtij numri. Pėrdorimi i tij njihet qė nga antikiteti dhe nuk e ka humbur asnjėherė rėndėsinė e tij. Pėrkundrazi, shumė formula nga matematika, (analiza matematike, trigonometria, stereometria, etj) apo fizika dhe inxhinieria pėrmbajnė numrin π. Koncepti i tij ėshtė sa i thjeshtė, aq edhe interesant.

"Tė eksplorosh π, ėshtė njėsoj si tė eksplorosh Universin" (David Chudnovsky).

Ludolph van Ceulen

Shpesh ky numėr quhet edhe numėr i Ludolfit, pėr nder tė matematikanit gjerman Ludolph van Ceulen i cili rreth vitit 1600 e njehsoi vlerėn e tij me 32 shifra decimale :

3,14159 26535 89793 23846 26433 83279 50.

Ishte aq i lumtur dhe krenar pėr llogaritjet dhe pėrfundimin e tij, sa qė mė vonė kėtė numėr ia gdhendėn mbi pllakėn e varrit.

Mė vonė, mė 1789, rekordin e llogaritjeve e arriti slloveni Jurij Vega me 140 shifra decimale nga tė cilat 137 ishin tė sakta dhe e mbajti pėr 52 vjet deri mė 1841 kur William Rutherford (Uiliam Rathėrford) llogariti 208 shifra (152 tė sakta). Sot numri shifrave decimale, sipas llogaritjeve tė njė superkompjuteri "Hitachi", ėshtė 1.241.100.000.000. Sidoqoftė vlera e tij 3.14 mbetet ajo e domosdoshme pėr llogaritje.

Formula qė lidhen me π



Me numrin π janė mrekulluar edhe jomatematikanėt.

Nga Wiki
avatar
Neo

"Njėshmėria - mund tė njihet vetėm duke u bashkuar me tė."


1469


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi