Titanet

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Titanet

Mesazh  Estilen prej 31.03.10 14:45

TITANĖT

Mitologjia e vjeter Greke

(greq. Titanes, lat. Titanes) - djemtė, e vajzat e Uranit, zotit tė qiellit dhe tė Gesė, hyjneshės sė tokės.

Nė fillim kanė qenė dymbėdhjetė, gjashtė qenje mashkullore (Oqeani, Koeu, Kriu, Hiperioni, Japeti dhe Kroni) dhe gjashtė femėrore (Tea, Rea, Mnemozina, Feba, Temida dhe Tetisi).

Mė vonė nė mesin e tyre janė pėrfshirė edhe pasardhėsit e tyre, pėr shembull Prometheu dhe Epimeteu, djemtė e Japetit, ndonjėherė edhe Deukalioni i biri i Prometheut, e tė tjerė.

Titanėt e brezit tė parė kanė jetuar nė qiell nėn sundimin e Uranit, babait tė tyre dhe e kanė ruajtur fronin e tij. Sa gjatė kanė jetuar atje, nuk dihet saktėsisht. Mitet pajtohen lidhur me fatin e secilit prej tyre.

Kur e ėma e titanėve, Gea, ia lind Uranit tre trekrerėsha dhe Hekatonkeirin, viganin njėqindduarsh, tė cilėt kanė qenė njėsoj arogantė sa edhe tė neveritshėm. Urani nga urrejtja i mbylli nė brendėsi tė tokės.

Njė gjest i tillė ndaj fėmijėve tė vet e zemėroi Gejėn prandaj vendosi qė t'i hakmirret. Vjen te titanėt dhe i nxit qė Uranin ta rrėzojnė nga pushteti. Mirėpo, askush nuk deshti tė ēojė dorė nė babain e vet.

Nė fund pėr diēka tė tillė vendosi djali mė i ri, Kroni. Me dinakėri Uranit ia privoi vetinė mashkullore e fuqinė dhe nė vend tė tij u shpall sundues i gjithėsisė. Motrat dhe vėllazėrit e vet i detyroi qė t'i shėrbejnė si mbėshtetės tė fronit tė tij. Mė vonė Kronin e gjeti i njėjti fat. Kundėr tij u ngrit djali i ti mė i ri, Zeusi, ia mori pushtetin dhe u bė zot suprem.

Beteja nė mes Kronit dhe Zeusit kryengritės ishte e tmerrshme dhe e pamėshirshme. Ka zgjatur dhjetė vjet. Kronit i ndihmuan shumica e titanėve.

Nė anėn e Zeusit ishin vetėm vėllazėrit e tij, Poseidoni dhe Hadi, dhe sė bashku me ta edhe vėllazėrit e titanėve, kiklopėt dhe hekatonkeirėt, tė cilėt Zeusi i liroi nga burgu i nėntokės.

Zeusit iu bashkuan edhe disa prej titanėve tė cilėt nuk ishin tė kėnaqur me sundimin e Kronit, para sė gjithash Oqeani dhe e bija e tij, Stiksa me katėr fėmijėt e saj, mandej edhe Prometheu, i biri i Japetit.

Kur Zeusi sė bashku me aleatėt e vet ngadhėnjeu e rroposi Kronin sė bashku me titanėt nė errėsirėn e amshueshme tė Tartarit, ku i kanė ruajtur qindduartė e pamposhtur hekatonkeirėt.

Me fitoren e Zeusit pėrfundoi sundimi i titanėve nė botė, por jo tėrėsisht dhe pėrgjithmonė. Sipas miteve greke njerėzit e sotėm qė sundojnė nė botė janė pasardhėsit e titanėve:

Kur Zeusi e pėrmbyt brezin e parė tė njerėzve me ujė, titanė Promethe, krijuesi i njeriut, i bėnė tė mundshėm birit tė vet, Deukalionit dhe gruas sė tij Pirrhes qė tė shpėtojnė dhe ta themelojnė farėn e re tė njerėzimit. Ky brez i ri i njerėzve e ka mbijetuar sundimin e Zeusit dhe tė gjithė zotėrave Olimpikė, kurse tė mėdhenjėt edhe sot quhen titanė.

Lufta e titanėve kundėr Zeusit dhe zotėrave Olimpikė, e njohur qė nga mitet mė tė lashta greke, qė nga lashtėsia i ka frymėzuar artistėt figurativė. Pamjet nga kjo luftė janė ruajtur veēmas nė piktura tė shumta nė vaza qė nga mbarimi i shek. VII para e.s.

I njohim po ashtu edhe disa relieve dhe skulptura nė veaēnti tė titanėve. Nė disa skulptura tė kohės sė vjetėr, e veēmas tė kohės sė re titanėt shkrihen me gjigantėt.

Ndonjėherė i ngatėrrojnė edhe nė letėrsi, madje qė nga koha romake. Nė mesin e Titanomahisė pėr mė tė mirėn merret freska e Giulio Romanit e vitit 1532-1534 nė Palezzo del Te (Paiaco del Te) nė Mantovė, pandan i Gjigantomahisė sė atjeshme tė tij.

Estilen

913


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Titanet

Mesazh  mario prej 29.04.10 9:49

Shume interesante kjo teme.
avatar
mario

16


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Titanet

Mesazh  TheDog prej 27.06.10 0:58

Te lutem mund te ma shpjegosh ate pjesen qe njerezit e sotem jane pasardhes te Titaneve?
avatar
TheDog

13


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Simboli ynė qė nga koha e titanėve !

Mesazh  Besir Bajrami prej 02.08.10 3:03

http://img227.imageshack.us/img227/5061/simboliq.jpg



Misticizmi ka shkuar deri ne perfekcionim dhe kjo figur eshte teper e lashte, e kohrave te Titanve..!

Ky ėshtė njė ilustrim i njė pllake guri me pėrmasa rreth 40x65 cm, gjetur nė vitin 1974 diku nė Labėri.
Ilustrimi ėshtė bėrė nga grafisti Pandi Mele.
Po nė kėtė vit i ėshtė dorėzuar nė ngarkim Muzeut Vlorė me drejtor Llambi Durolli.
Nė 1978 objekti ėshtė marrė nga ky muze nga studiuesi Rrok Zojsi, dhe ėshtė dorėzuar nė Akademinė e Shkencave nė Tiranė.
Nė 1980 objekti i ėshtė dėrguar Frederik Stamatit nė laboratorin e restaurimeve, dhe mė pas i ėshtė kthyer Akademisė sė Shkencave.
Nė vitet 1980-1981 ky artifakt zhduket nga mjediset e Akademisė sė Shkencave.
Edhe Pilika e pėrmend kėtė pllakė guri, kur flet pėr shqiponjėn dykrerėshe.
Vjetėrsia dhe pėrmbajtja nė kompozim e kėtij artifakti ishin arsyet e zhdukjes sė tij.
Le t'a gjejė Akademia e Shkencave, t'i bėjė analizat e vjetėrsisė, pastaj do t'i jepej njė pėrgjigje mbi origjinėn e shqiponjės dykrerėshe nė flamurin shqiptar.

Kjo grafike qe besoj eshte vizatuar me vertetesi me origjinalin sjellin elemente te pa para ndonjehere. Krahet e shqiponjes tregojne kollona te fuqishme, pastaj gjethja e lisit ne mes i ve vulen pellazge kesaj figure.

Mė shumė pėr simbolin tonė, lexoni:
Origjina dhe simbolet e flamurit shqiptar" - nga Maksim Zotaj
http://www.studentet.info/modules/ipboard/index.php?showtopic=22075

(Vetėm pėr ata qė kanė profil nė Facbook)
Mė shumė pėr Civilizim; Kulturė; Simbolikė; Mitologji/Histori; Etimologji... lexoni nė:
http://www.facebook.com/album.php?aid=4389&id=100001133356751&ref=mf
avatar
Besir Bajrami

20


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Titanet

Mesazh  Niko_ prej 01.03.11 14:39

Pema gjeneologjike e zotave tė mitologjisė sė Greqisė sė lashtė, sipas Isiodhotit "HESIODOS" dalė nga vepra e tij me titull "Theogonia" "Qoshja e zotave".




Niko_

121


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Titanet

Mesazh  Jetmira prej 16.07.13 15:22

Para lindjes sė filozofisė si njė njohuri mė racionale tė tė menduarit kolektiv, nė Greqinė e lashtė Antike, dominonte njė sistem gjithėpėrfshirės mitologjik, i cili funksiononte nė mėnyrė tė pėrsosur, dhe pėr nivelin e vetėdijesimit kolektiv tė asaj kohe, ajo ka dhėnė njė kontribut tė pakontestueshėm nė tė kuptuarit dhe interpretimin e tė gjitha realiteteve me tė cilat ballafaqohej shoqėria e asaj kohe. Pikėrisht pėrmes kėtij sistemi, qė nė shkencėn tone tė sotme analitike njihet si “perioda mitologjike e Greqisė Antike”, ata jepnin sqarime meritore ekzistimit dhe veprimit tė shumė fuqive dhe fenomeneve tė ndryshme natyrore, dhe kjo mėnyrė e tė menduarit, ishte rrėnjosur thellėsisht nė bindjen e tyre kolektive. Pas hyjnive tė para dhe betejės sė tyre tė famshme me ciklopėt dhe titanėt, grekėt e lashtė, u orientuan qė t’i besojnė dhe nėnshtrohen Zotave aktiv, tė cilėt, sipas cilėsive, veseve dhe virtyteve, do tė jenė mė afėrt qenieve njerėzore. Mu pėr kėtė shkak, ata ishin tė magjepsur me fituesit nga OLIMPI, tė cilėt, kanė qenė tė bukur, madhėshtor dhe me shumė cilėsi i ngjasonin qenieve njerėzore… Kėta ishin tė dymbėdhjetė hyjnorė nga OLIMPI. Qė nga momenti kur kėta kanė filluar tė sundonin me qiellin dhe token, ata, nė mes veti, e kishin tė ndarė pushtetin, nderin,lavdinė … Nė kėtė sistem tė pėrsosur tė kijerakisė hyjnore, ēdo gjė ka funksionuar sipas dėshirės dhe vullnetit tė pakontestueshėm tė Zeusit. Selia e tyre qendrore ka qenė nė Olimp, malin mė tė lartė tė Greqisė. Njė ndėr karakteristikat themelore e 12 Zotave tė Olimpit, ka qenė, se ata gjithnjė i pėrmbushnin premtimet e tyre…Shpesh vinin nė mes tė njerėzve tė zakonshėm dhe aty krijonin pasardhės. Fėmijėt e lindur nga martesat e pėrziera nė mes tė zotave dhe njerėzve trajtoheshin si gjysmė Zota dhe dispononin me aftėsi tė jashtėzakonshme. Zotat e Olimpit ushqeheshin me AMBROZION dhe pinin nektar, pije kjo qė ishte dedikuar vetėm atyre…



ZEUSI



ZEUSI (greq. Zeus, gjenitiv Dia, lat. Juppiter) - i biri i titanit Kroni dhe gruas sė tij, Rea, zoti suprem i grekėve tė lashtė.



Nuk ka qenė pėrherė zot suprem dhe nuk ka sunduar prej kohėrave tė stėrlashta. Sundimin mbi zoterat dhe njerėzit e ka marrė me kryngritje kundėr babait tė vet, Kronit, i cili poashtu e ka rrėzuar nga froni babain, Uran, sundimtarin mbi botė pas Kaosit tė mirėfilltė. Pėr dallim nga zotėrat suprem (apo tė njė zoti) tė religjioneve tė shumta, Zeusi e ka biografinė e vet. Nuk ka qenė gjithėherė dhe pėrgjithmonė ipandryshuar dhe vetes nuk ia ka mishėruar virtytet mė tė larta. Grekėt e kanė krijuar simbas shembylltyrės sė njeriut dhe sipas figurave tė sundimtarėve tokėsorė tė asaj kohe. I ka pasur pra vetitė njerėzore dhe karakterin e njeriut, ndonėse, kuptohet, tė egzagjeruara, siē i ka pasur hije atij qė sundon mbi sundimtarėt e vdekshėm dhe mbi zotėrat e pavdekshem.Zeusi ka lindur nė shpellėn e malit Dikta nė ujėdhesėn Kreta, ndėrsa nėna e tij, Rea, fshehurazi e ka lindur nė Kretė pėr ta shpėtuar prej Kronit, i cili ia ka marrė tė gjithė fėmijėt dhe i ka gėlltitur nga frika e kryengritjes sė tyre tė mundshme. Nė vend tė djalit Rea ia jep Kronit gurin e mbėshtje llur nė mnela, dhe kėshtu Zeusi i ka shpėtuar fatit tė vėllezėrve dhe motrave tė veta mė tė vjetėr, Hestiut, Demetrės, Herės, Hadit dhe Poseidonit. Pasi qė Rea nuk ka mundur t'i kushtohet Zeusit tė vogėl, ia beson nimfave Adrestesė dhe Idasė. Ato e kanė ushqyer me qumėshtin e Amaltesė, dhisė hyjnore dhe me mjaltė tė bletės. Nga rreziku qė mos ta zbulojė Kroni e kanė mbrojtur Kuretėt, demonėt e maleve. Kur qante i rrahnin mburojėt e tyre me shpata dhe kėrcenin nė zhurmėn shurdhuese dhe britmat e egra, kėshtu qė Kroni nuk e dėgjonte. Nė malin Dikta, por edhe mė tepėr nė Ida, Zeusi urrit dhe vendosi qė tė ngritet kundėr Kronit dhe ta rrėzojė nga pushteti.Kryengritjen kundėr Kronit Zeusi e filloi me lirimin e vėllezėrve tė vet qė jetonin nė barkun e Kronit, sepse si qenie hyjnore kanė qenė tė pavdekshėm, dhe e detyroi Kronin qė t'i vjellė. Motrat Hestinė, Demetrėn dhe Herėn i ēoi nė skaj tė botės, ndėrsa vėllezėrit Adin dhe Poseidonin i ftoi qė t'i bashkohen. Ata pa u hamendur e dėgjuan dhe tė bashkuar e sulmuan Kronin. Ateherė Kroni i ftoi nė ndihmė vėllezėrit e vet titanėt dhe, ndonėse tė gjithė titanėt nuk iu pėrgjigjėn thirrjes, i shkon pėrdore ta zmbrapsė sulmin e Zeusit, dhe gradualisht ta zbrapsė deri nė majėn e Olimpit. Nė ēastin e ankthit mė tė madh Zeusit i erdhėn nė ndihmė kiklopėt viganė me njė sy. I farkuan rrufetė dhe vetėtimat me tė cilat u mbrojt dhe kaloi nė kundėrsulm. Gjasat e Zeusit me kėtė iu pėrmirėsuan dhe kur nė mesin e titanėve shpėrtheu mosmarrėveshja, Oqeani, Stiksi dhe Prometheu, si dhe disa tė tjerė, kaluan nė anėn e Zeusit. Pėrkundėr kėsaj lufta dhjetėvjeēare mbeti e pavendosur. Andaj Zeusi vendosi qė nga brendėsia e tokės t'i lėshojė Hekatonkeiret, viganėt e tmerrshėm njėqinduarėsh, tė cilėt atje i kishte burgosur babai i tyre Urani. Me ndihmėn e aleatėve tė vet Zeusi, mė nė fund, korr sukses. Kronin dhe titanėt e tjerė armiqėsorė i rroposi nė errėsirėn e amshueshme tė Tartarit dhe sundimtar i gjithėsisė.Tė shpallesh mbret dhe tė bėhesh mbret nuk ėshtė e njėjta gjė dhe Zeusi pėr kėtė u bind shpejt. Para sė gjithash, kėtu ishin vėllezėrit Hadi dhe Poseidoni, por lufta pėr pushtet nė mes tyre nuk u bė, sepse u paraqit armiku i pėrbashkėt. Hyjnesha Gea u hidhėrua nė Zeusin pėr shkak tė dėnimit tė ashpėr tė titanėve, u bashkua me zotin e errėsirės sė pafund, Tartarin dhe e sjell nė botė Tifonin, viganin njėqindkrerėsh tė shėmtuar pėr ta vrarė Zeusin. Tifoni ka qenė aq i madh sa qė nėn tė u fut gjarpri, bėrtiste me zėra tė kafshėve dhe nga fyti i dragoit villte zjarrin shkatėrrues. Zeusit i shkoi pėr dore qė me vetėtima dhe me rrufe pas betejės sė rėndė t'i mundė dhe t'i rroposė nė Tartar. Pastaj u propozon vėllezėrve qė pushtetin ta ndajnė me short. Kur u pajtuan me kėtė, Zeusi u kujdes qė pėr vete ta ndalė pjesėn mė tė mirė. Poseidonit i takoi deti, Hadit bota nėntokėsore, ndėrsa Zeusit qielli dhe toka.Nė fillim ka sunduar si titan dhe dy herė ėshtė pėrpjekur pėr ta ēfarosur njerėzimin. Herėn e parė kėte ka dashur ta bėjė pėr arsye se njerėzit i dukeshin tė pavlefshėm. Kėtė e ka penguar titani Promethe, krijues i njerėzve, i cili u ka sjellė zjarrin dhe u ka mėsuar shkathtėsi dhe dituri tė ndryshme. Herėn tjetėr Zeusi ka dashur ta ēfarosė njerėzimin pėr arsye se iu kanė dukur tejet tė fuqishėm, dhe kjo gati i shkoi pėrdore. E ēoi nė kotė pėrmbytjenpor Prometheu ua mundėsoi djalit tė vet, Deukalionit dhe gruas sė tij Pirhės tė shpėtojnė dhe qė sėrish ta popullzojnė botėn me njerėz. Kur Zeusi e forcoi pushtetin e vet, kėshtu qė asgjė nuk mund ta rrezikonte i lėshoi fre rėt e sundimit tė vet dhe i lėshoi nė liri armiqtė e vet tė dikurshėm. Kuptohet, se edhe mė tutje mbeti sundimtar absolut jo vetėm si udhėheqės i kryengritjes sė vet ngadhėnjimtare dhe zgjedhjes se vet me short, por edhe pėr kėtė qė kishte andaj vetė zotėrat kanė qenė tė vetėdijshėm pėr fuqinė e tij kėshtu qė edhe kanė degjuar. Nganjėherė, kuptohet, kėtė e bėnin kundėr vullnetit tė tyre, dhe ndonjėherė ēoheshin edhe kundėr tij. Njėherė kanė dashur qė ta rrėxojnė nga froni, por ky mbrohet me ndihmėn e Briareut, viganit njėqinduarėsh. Gjatė tėrė sundimit tė Zeusit ka shpėrthyer vetėm njė kryengritje, e cila e ka rrezikuar seriozisht ishte kjo kryengritja e gjigantėve, mirėpo, Zeusi, me ndihmėn e zotėrave tė tjerė dhe Herakliun, djalin e vet tė botės tokėsore, nė njė luftė tė pakompromis, i ka mposhtur. Megjithatė, zotėra kanė qenė, nė pėrgjithėsi, tė mendimit se me zotin suprem, duhet tė jenė mirė. I kėtij mendimi, tek e fundit, ka qenė shumica e njerėzve. Nė periudhėn heroike, Zeusi tani mė ka qenė sundimtar i cili nuk e ka harruar pushtetin e vet. Ndonėse ka pasur shumė mungesa njerėzore, megjithatė ka qenė mė i miri prej tė gjithė sundimtarėve tė njohur mhi zotėrat dhe njerėzit.Pėrkundėr kėsaj qė Zeusi ka qenė sundimtar absolut nuk ka sunduar nė mėnyrė tė pakufishme. Me kėtė dallohej prej zotėrave tė religjioneve tė tjera sipas tė cilėve pa vullnetin e zotit nuk bie as njė fije e flokut. Zotėrat e tjerė, sikurse edhe njerėzit, e kanė pasur vullnetin dhe lirinė e vet. Mbi tė gjithė zotėrat dhe njerėzit, pra edhe mbi vetė Zeusin, ka mbizotėruar diēka mė tepėr, e pakuptueshme dhe e pandryshueshme: fati. Nė tė vėrtetė flitej, se Zeusi sundon edhe me fatin, por kjo ka qenė vetėm metaforė. Me fat, Zeusi, sikurse secili zot ose njeri, ka mbizotėruar vetėm aq sa i ka kuptuar ndėrlidhjet nė mes shkaqeve dhe pasojave nė pajtim me kėto njohuri. Kundėr fatit Zeusi ka qenė i paaftė tė ndėrmerrte ēfarėdo. Nuk ka qenė sundimtar i fatit, por vetem rojtar dhe kryes i tij.Si sundimtar suprem mbi zotėrat dhe njerėzit, Zeusi ka qenė nismėtar dhe mbrojtės i ligjeve hyjnore dhe njerėzore. Mbretėrve u jipte pushtet, i mbronte kuvendet popullore, e forconte rendin dhe tė drejtėn, ishte dėshmitar dhe mbrojtės i besės, e dėnonte padrejtėsinė dhe shkeljen e drejtėsisė. Ishte mbrojtės i tė gjithė atyre qė prej tyre kėrkonin ndihmė (ndonėse nė kėtė nuk kaqenė konsekuent). E ka ditur poashtu edhe ardhmėrinė dhe ndonjėherė i ka shpallur edhe ngjarjet e tė ardhmes me shenja tė ndryshme, kryesisht pėrmes dukurive natyrore, ėndrrave dhe profecive (sidomos poqese njerėzit e kanė lutur pėr kėtė dhe i ofronin flijime gjegjėse). Njerėzve ua ndante tė mirėn dhe tė keqen. Dhuratat e veta i zgjedhte, sipas dėshirės sė vet, prej dy enėve tė mėdha qė i ka pasur nė pallatin e vet. Arma mė e fortė e Zeusit ishin vetėtimat dhe rrufetė e tij, ndėrsa mburoja (egisi ose egida) ka qenė e pamposhtur.Selia kryesore e Zeusit ka qenė maja e malit Olimp nė Tesali, nė Greqi, e cila zhdukej nė re dhe mbėrrinte deri nė qiell. Atje ishte edhe pallati i tij madhėshtor, tė cilin ia ka ndėrtuar prej floriri zoti Hefest! Me ėndje qėndronte edhe nė Ida, malin e Kretės, nė Troadė, Parnas nė Fokidė, Kiteron nė Beoti dhe nė malet e tjera. Kur nėn emrin Jupiter u bė edhe zot i romakėve, banonte edhe nė Kapitolin romak. Sa herė e merrte malli nga Ohmpi largohej me qerre prej floriri. Sidoqoftė ka qenė kudo i pranishėm dhe njeriu ka mundur ta lusė pėr ndihmė jo vetėm nė tempullin e tij, por edhe kudo gjetiu. Ndonjėherė zbriste nė botė me pamje tė ndryshuar. Ta marrė pamjen e ēfarėdo njeriu, kafshe ose dukurie natyrore ka qenė privilegj i secilit prej zotėrave.Sundimi me botėn e zotėrave dhe tė njerėzve Zeusin nuk e ngarkontetepėr. Pjesėn mė tė madhe tė kohės e kaloi me zotėrat e tjerė nė gostitė madhėshtore nė pallatet olimpike, ku shėrbej ambrozi si ushqim dhe pije, pėrgatitjen e tė cilėve, pėr fat tė keq, ne nuk e njohim, zotėrave ua ka siguruar pavdekshmėrinė dhe freskinė e amshueshme, pa tė cilat edhe vetė pavdekshmėria nuk do tė kishte kushedi ēfarė vlere. Gjatė gostive, tė cilat njėherit kanė qenė edhe kėshillimet e zotėrave, Zeusi ulej nė fronin e artė, e shėrbente Ganimedi, i cili i mbushte gotat me verė dhe hyjnesha Heba, me vallėzim e argėtonin Karitet, hyjneshat e bukurisė dhe Muzat, hyjneshat e arteve tė bukura. Gjatė kryerjes sė detyrave tė sundimtarit e pėrcillnin zotėrat e hyjneshat Krato, Zelli, Bia dhe Nika si mishėrim i fuqisė, zellit, forcės dhe tė fitores. Me rastin e kryerjes sė funksioneve tė judikaturės pranė fronit tė tij rrinin hyjneshat e rendit legjitim Temida dhe hyjnesha e drejtėsisė Dika. Me rastin e sigurimit tė rendit nė natyrė e kanė ndihmaur Horet, hyjneshat e stinėve tė vitit. Pėrcjellėse tė pandara tė Zeusit kanė qenė Tika, hyjneshė e fatit tė mirė, Eirena, hyjneshė e paqes dhe Irida, hyjnesha e ylberit, e cila sė bashku me zotin Hermes ka qenė edhe kasnec i tij
avatar
Jetmira

624


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Titanet

Mesazh  Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi