Akili

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Akili

Mesazh  Estilen prej 31.03.10 14:34

AKILI

Mitologjia e vjeter Greke

(greq. Achilleus, lat. Achilles) - i biri i Peleut, mbretit tė Ftisė dhe i Tetides, hyjneshės sė detit, trimi mė i madh akeas nė luftėn trojane.

Asnjėri prej qinda mija akeasve, tė cilėt nėn udhėheqjen e Agamemnonit, mbretit tė Mikenės, erdhėn nėn muret e larta tė Trojės, nuk ishte i barabartė pėr nga fuqia, guximi, zhdėrvjelltėsia dhe shpejtėsia, por as pėr nga natyra e kėndshme dhe bukuria mashkullore.

Ishte plot me vyrtyte, tė cilat e stolisnin dhe e ngrisin burrin, fati ia kishte dhuruar tė gjitha vyrtytet nė masėn mė tė madhe, por vetėm njė jo: lumturinė. Lindi nga bashkėshortėsia e cila nėnės sė tij i qe imponuar.

Sė pari Tetiden deshi ta marrė vetė Zeusi, zoti suprem, por prej Titanit Promete mėsoi pėr profecinė si biri i Tetidės do ta tejkalojė babain e vet. Prandaj pėr hir tė interesit tė vet e martoi pėr njė njėri tė vdekshėm.

Kur i lindi i biri, e ėma gjoja e ka zhytur nė ujėrat e Stiksit, lumit tė botės nėntokėsore, kėshtu qė tėrė trupin (pėrveē thembrės pėr tė cilėn e mbante) e mbėshtolli njė parzmore e padukshme. Mirėpo, kjo ėshtė me siguri traditė e kohėrave tė mėvonshme, sepse Homeri pėr kėte nuk tregon asgjė.

Ai thotė vetėm se Tetida e ka fėrkuar tė birin me ambrozi dhe e ka kalitur nė zjarr pėr t'u bėrė: i paprekshėm dhe i pavdekshėm. Mirėpo njė herė me kėtė rast e ndeshi Peleu nė befasi.

Kur e pa tė birin nė zjarr u frikėsua se Tetida dėshiron ta mbysė dhe e ngrit shpatėn kundėr saj. Hyjnesha e mjerė nuk pat kohė qė t'ia shpjegojė rastin, por vetėm tė ikte nė thellėsirat e detit. Kurr nuk iu kthye mė Peleut. Pas ikjes sė Tetidės Peleu fėmijes sė braktisur ia gjet edukatorėt.

Sė pari ai ishte Feniksi, plaku i urtė dhe mė vonė kentauri, Kiron, i cili e ka ushqyer me tru tė arushės dhe me luanė tė pjekur. Ushqimi dhe edukimi i tillė pėr Akilin ishin tė dobishėm.

Qė si fėmijė dhjetėvjeqar, dorėthatė e mbyt derrin e egėr dhe nė vrapim e zuri drerin. Deri nė pjekurinė e plotė i mėsoi tė gjitha ato qė trimit tė atėhershėm i ėshtė nevojitur nė jetė: tė sillet si burrė, tė pėrdorė armėt, tė shėrojė plagėt, t'i bie lirės dhe tė kėndojė.

Tetida dinte pėr profecinė se i biri i saj do tė ballafaqohet me dilemen: jetė tė gjatė, pa famė, ose jetė tė shkurtėr dhe tė famshme tė trimit. Edhe pse ia dėshironte famėn, si nėnė, kuptohet, i jep pėrparėsi jetės.

Kur mėsoi se mbretėrit akeas po pėrgatiten pėr luftė kundėr Trojės e fsheh nė ujėdhesėn Skiros, te mbreti Likomed, ku ,ka qenė i detyruar tė jetojė i veshur nė rrobe femrash nė mesin e bijave tė mbretit.

Me ndihmėn e fallxhiut Kaikaut, mbreti Agamemnon, e zbulon strehimin e tij dhe i dėrgon tek ai Odiseun, mbretin e Itakės dhe Diomedin, mbretin e Argut. Tė shndėrruar nė tregtar tė dy mbretėrit erdhėn nė pallatin e Likomedit dhe e paraqitėn mallin e tyre para vajzave tė mbretit.

Nė mesin e pėlhurave tė shtrenjta, stolitė dhe sendet e tjera qė u interesojnė femrave e vunė si rastėsisht edhe shpatėn. Kur nė shenjėn e caktuar mė parė para pallatit u ndėgiua kushtrimi luftarak i shokėve tė tyre dhe vringėllimi i armėve, tė gjitha vajzat e frikėsuara u shpėrndanė, mirėpo njė dorė e mori shpatėn.

Akili u zbulua kėshtu dhe pa bindje tė gjatė premtoi se do t'i bashkohet ushtrisė akease. Nuk ka mundur ta ndalė as e bija e Diomedit, e cila e priste fėmijėn e tij dhe as gjasat e njė sundimi tė gjatė dhe fatlume nė atdhe. Akli e zgjedh shpresėn nė famė.

Nė limanin Aulida, ku ishin tubuar anijet akease, para ekspeditės nė Troiė, Akili solli me vete pesė mijė trima, bėrthama e tė cilėve ishin mirmidonėt. I ati i tij, Peleu, i cili pėr shkak tė pleqėrisė nuk ka mundur tė marrė piesė nė luftė, ia jep parzmoren e vet, shtizėn e madhe prej frashėrit tė fortė dhe karrocėn luftarake me kuaj tė pavdekshėm.

Kėto ishin dhuratat, tė cilat i kishte fituar prej zotėrave si peshqeshe dasmore kur u martua me Tetidėn. Akili ka ditur t'i pėrdorė. Nėntė vjet luftoi nė fushėbetejėn nėn Trojė, i pushtoi njėzet e tri qytete nė rrethinėn e saj, me paraqitjen e vet shkaktoi nė radhėt e trojanėve tmerr dhe frikė.

Ushtria akease dhe tė githė udhėheqėsit e nderonin si luftėtarin mė trim dhe mė tė sukseshėm - me pėrjashtim tė kryekomandantit Agamemnon.

Agamemnoni ndėrkaq, ishte gjeloz nė Akilin. Vėrtet ishte mbret i fuqishėm dhe ushtar i shkathtė, por jo edhe njeri aq i madh i cili do t'ia falte tė nėnshtruarit qė e tejkalonte me merita dhe popullaritet.

Armiqsinė e vet e ka fshehur gjatė, por me njė rast nuk pat sukses qė tė pėrmbahet: e shkaktoi grindjen, e cila ushtrinė akease gati e solli nė shkatėrrim.

Kjo ndodhi nė fillim tė vitit tė dhjetė kur kampin akeas e pėrshkoi njė moskėnaqėsi e thellė pėr shkak tė zvarrisjes sė pakufishme tė luftės. Ushtarėt dėshironin tė kthehen nė shtėpi, kurse udhėheqėsit e humbėn shpresėn se me pushtimin e Trojės do ta fitojnė famėn dhe do ta shtinė nė dorė pasurine e madhe.

Akili me mirmidonasit e vet shkon nė mbretėrinė fqinje qė tė fumizohet me ushqim dhe plaēka, tė cilat ushtarėve do t'ua ngrinin moralin dhe do t'ua thejnė dekurajimin. Nė mesin e tė zenėve rob e sjell edhe tė bijen e Krizit, priftit tė Apollonit.

Me ndarjen e plaēkės vajza i takoi Agamemnonit. Akili nuk kishte asgjė kundėr kėsai, sepse nuk lakmonte pas saj. E donte Kriseiden e bukur tė cilėn e zuri rob nė njė ekspeditė tė mėparshme tė vetėn.

Por, pak mė vonė, nė kampin e akeasve u duk Krizi, i ati i Kriseidės dhe pasi qė ua dėshiroi akeasve ngadhėnjimin e shpejtė e luti Agamemnonin qė t'ia kthente tė bijėn, kuptohet me njė shpėrblim tė madh.

Akeasve u pėlqeu oferta e priftit, por kundėr kėsaj ishte Agamemnoni, i cili thoshte, gjoja se vajza i pėlqente, dhe se nuk do ta jepte pėr asgjė nė botė dhe Krizi le tė shkojė atje nga ka ardhur.

Prifti shkoi, por e luti Apollonin qė ta shpaguajė. Apolloni e dėgjoi lutjen e tij, zbriti prej Olimpit dhe me shigjeta nga harku i tij i argjendt filloi tė mbjellė murtajėn nė kampin e akeasve.

Ushtarėt vdisnin, kurse Agamemnoni nuk ndėrmirrte asgjė qė ta qetėsojė zotin e zemėruar. Kur gjendja nė ushtri u bė e padurueshme, Akili vendosi tė hyjė nė aksion: e ftoi ulshtrinė nė tubim qė tė mirren vesh ēka duhej bėrė.

Agamemnoni e ndjen veten tė fyer pėr shkak tė pėrzierjes sė Akilit dhe mendonte t'i hakmirret. Kur falltori Kalkanti, deklaroi nė tubim se Apolloni mund tė qetėsohet vetėm me kthimin e tė bijės sė Krizit, kuptohet pa shpėrblim dhe duke kėrkuar ndjesė, Agamemnoni i vėrsulet dhe njėherit e sulmon ashpėr edhe Akilin, i cili e mbronte.

Pas ofendimeve tė pashembullta me tė cilat para tėrė ushtrisė e turpėroi nderin e Akilit, nė fund tha se, nė interes tė ushtrisė do tė heq dorė nga Brizeida, por se kompensimi pėr tė do tė zgjedhė pėr vete skllavėn e njė komandanti - dhe e zgjodhi Brizeiden, tė dashurėn e Akilit.

Akili nė mėnyrė tė disciplinuar iu nėnshtrua vendimit tė kryekomandantit, por u pėrbe se nuk do tė luftojė deri sa Agamemnoni nuk do ta lusė dhe nuk i bėn satisfaksion para tėrė ushtrisė akease.

Pastaj shkoi nė breg tė detit, e thėrret nga thellėsirat e detit nėnėn e vet dhe e lut qė ta rekomandojė te kryezoti Zeus t'u ndihmojė trojanėve qė ta zmbrapsin ushtrinė akease nė mėnyrė qė Agamemnoni tė kuptojė se pa Akilin nuk mundet, dhe tė vijė te ky pėr tė kėrkuar falje dhe pėr ta lutur.

Tetida e pėrcjell lutjen e tė birit dhe zoti suprem e pranoi. Zotėrave ua ndaloi tė marrin pjesė nė betejė dhe e nxiti Hektorin, prijėsin trojan, qė ta shfrytėzojė mungesėn e Akilit nė luftė dhe t'i zmbrapsė akeasit deri te deti.

Njėkohėsiht Agamemnonit ia dėrgon njė ėndėrr mashtruese qė, pėrkundėr dobėsimit tė fuqive tė tij, ta nxisė pėr tė sulmuar, Edhe pse akeasit luftonin, trimėrisht ishin tė detyruar tė zmbrapsen, Naten pas betejės, trojanėt as qė u tėrheqėn pas mureve tė qytetit, por e kaluan natėn para vetė kampit akeas qė ditėn e nesėrme ta shkatėrrojnė me njė sulm tė fortė.

Kur akeasit u gjenden nė kurthė, Agamemnoni ia dėrgon Akilit delegatet qė t'i shprehin keqardhjen e kryekomandantit qė e ka fyer, ia kthen Brizeiden dhe pėrveē tė tjerash ia jep edhe shtatė vajza tė tjera dhe dhurata tė begatshme vetėm qė t'i pushojė zemėrimi dhe tė kthehet nė betejė.

Akili nė zemėrimin e vetė e tejkalon kufirin. E refuzon propozimin e Agamemnonit dhe deklaron se nuk do tė luftojė deri sa Hektori nuk e sulmon kampin e tij drejtpėrdrejt. Kjo nuk do tė ndodhė, pasi qė ai me ushtrinė e vet do tė kthehet nė vendlindjen e vet, nė Fti.

Katastrofa dukej e pashmangshme. Trojanėt nė sulmet e mėngjesit i thejnė radhėt e akeasve, rrėnuan murin qė e mbronte kampin akeas, kurse Hektori kishte depėrtuar deri te anijet me qėllim qė t'ua vėrė flakėn dhe kėshtu akeasve t'ua bėjė tė pamundshme qė tė shpėtojnė duke ikur.

Nė atė moment Akilit i afrohet Patrokli, miku i tij mė i dashur, dhe e lut qė t'ia huazojė parzmoren e vet dhe ta lejojė qė t'u ndihmojė shokėve nė ēastet e provės sė vėshtirė. Kur trojanėt do t'i vėrejnė armėt e Akilit, do tė mendojnė se kundėr tyre ėshtė nisur vetė Akili dhe nga frika prej tij do tė tėrhiqen.

Akili pėr njė ēast nguroi, por e pa flakėn qė iu vu Hektori njė anije tė akesave dhe menjėherė e plotėsoi lutjen e Patroklit. Pėrveē parzmores ia dha edhe tėrė ushtrinė e vet. Patrokli me shpejtėsinė e vetėtimės u vėrsul kundėr trojanėve dhe dinakėria korri sukses.

Duke menduar se para vetes e kanė Akilin, trojanėt zmbrapsen nė njė tollovi tė plotė. Patrokli e shoi flakėn, i sulmoi trojanėt, tė cilėt zmbrapseshin dhe i ndiqte kah muret.

Por kėtu armiku pa se ėshte mashtruar, sepse Patrokli nuk ka pasur guxim qė qė tė marrė shtizėn e rėndė tė Akilit. Iu kundėrvu Patroklit heshtari Euforb dhe me ndihmėn e zotit Apollon e plagosi rėndė, kurse Hektori, pastaj, e shpoi me shtizė.

Kur Akili mėsoi se miku i tij mė i dashur u vra, filloi tė vajtojė pikėllueshėm. Shokėt e tij menduan se nė dėshpėrim do t'ia presė vetes fytin me shpatė. Menjėherė i harroi tė gjitha fyerjet dhe dėshiroi qė te hudhet nė betejė pėr t'ia marrė gjakun Patroklit, por parzmorja ishte nė duart e Hektorit ngadhėnjimtar.

Akili, prandaj, e luti nėnėn Tetidė qė t'ia gjejė njė tjetėr. Nė lutje tė saj ia farkoi vetė Hefesti, armėpunuesi i zotėrave vetėm brenda njė nate. Akili bėri be mbi kufomėn e Patroklit tė cilin akeasit pas njė gjakėderdhje tė tmerrshme e rrėmbejnė, se Hektorit do t'i hakmerret.

U pajtua me Agamemnonin i cili para gjithė ushtrisė e pranoi gabimin dhe ia ktheu Brizeiden dhe nė betejėn e pare pas vdekjes sė Patroklit e vrau Hektorin.

Kjo ishte njė betejė e pamėshirėshme. Akili e kėrkonte Hektorin nė radhėt e luftės dhe e gjet tri herė, por secilėn herė e shpėtonte Apolloni, mbrojtėsi besnik i Trojės.

I tėrbuar nga zemėrimi i tmerrshėm, Akili e shkapėrderdhi reshtin luftarak trojan, e asgjėsoi njė pjesė tė ushtrisė, kurse pjesėn tjetėr e detyroi qė tė fshehet pas mureve.

Kur u mbyllėn dyert e mėdha tė Skeit, para tyre priste Hektori: e thirri Akilin nė dyluftim pėr ta shpėtuar nderin e vet dhe nderin e ushtrisė sė vet. Propozoi qė tė mirren vesh qė ngadhėnjimtari t'ua lejė kufomėn shokėve tė vet qė tė mund ta varrosin nė mėnyrė tė denje.

Mirėpo, Akili e pranoi vetėm provokimin pėr dyluftim dhe u vėrsul mbi Hektorin si shqiponja ndaj lepurit. Pėrkundėr burrėrisė sė tij Hektori filloi tė ikė.

Nė ikje pėr ta shpėtuar jetėn tri herė u ra kryq e terthor mureve tė larta trojane, por mė nė fund me sygjėrimin e Athenės e cila trojanėve u dėshironte humbjen, u ndal. I kryqėsoi armėt e veta me ato tė Akilit nė dyluftim pėr jetė ose vdekje, pėr ēka u tmerruan edhe zoterat, dhe ra i goditur nga shtiza e Akilit.

Akili ngadhėnjimtar e lidhi Hektorin e vdekur pėr karrocen e vet luftarake dhe tri herė i ra hipur nė tė rreth e rrotull mureve trojane dhe e zvarriti kufomėn deri te kampi i vet pėr ta hedhur nė mėshirėn dhe pamėshirėn e qenėve akeas.

Mirėpo, zotėrat nuk lejuan qė kufoma e Hektorit trim tė pėrdhoset. Zeusi i urdhėroi Tetidės qė ta qetėsojė birin e vet. Ajo kėtė e bėri dhe e qetesoi tėrbimin e tij.

Kur pastaj nėn velin e errėsirės erdhi nė ēadrėn e Akilit plaku Priam, mbreti trojan, qė ta shpėtojė kufomėn e te birit, Akili ia dorėzoi, i prekur nga fati i tij. Pastaj e ndėrpreu luftėn pėr dymbdhjetė ditė me qėllim qė trojanėt ta varrosin me nderime eprorin e tyre.

E mundi jo vetėm armikun nė betejė, por edhe hujin e vet. Dėshmoi se ėshtė jo vetėm hero, por edhe diē mė tepėr - njeri.

Mirėpo, Akili nuk pat fat ta pėrjetojė rėnien e qytetit tė Priamit, dhe ėshtė dashur qė sė shpejti tė bie edhe vetė pas Hektorit. E mundi edhe Pentesilenė, mbretėreshėn e amazoneve, e cila me ushtrinė e vet tė pėrbėrė prej femrave i vjen nė ndihmė Trojės, kurse nė dyluftim e vrau edhe eprorin e ri suprem tė ushtrisė trojane, mbretin Memnon nga Etiopia e largėt.

Por, kur pas vrasjes sė tij deshti tė depėrtojė nėpėr dyert e hapura Skeiase nė qytet, nė rrugė iu kundėrvu vetė zoti Apollon. Akili i thotė qė tė largohej nga rruga ose do ta shpojė me shtizė. Apolloni e ndėgjoi, por vetėm sa t'i hakmirret pėr shkak tė fyerjes qė ia ka bėrė.

Doli nė muret trojane, e kėrkoi nė tollovinė e luftės Paridin, tė birin e Priamit dhe e ftoi qė ta drejtojė harkun e vet dhe ta marrė nė shenjė Akilin. Paridi nuk priti t'i thotė dy herė qė tė bindet dhe Apolloni e drejtoi shigjetėn e tij drejt thembrės sė Akilit e cila nuk ishte e mbrojtur me parzmor.

Mbi zhurmėn e luftės u ndėgjua vetėm njė klithje e tmerrshme - Akili ra sikurse dielli i rrėzuar nga kupa qiellore dhe toka nėn tė u dridh sa qė pėlcitėn edhe mure trojane. Por menjėherė pas kėsaj Akili u ēua dhe e hoqi shigjetėn tinzake nga thembra.

Gremēat e thyer nė majėn e saj ia shkulėn nga kėmba njė copė tė madhe mishi, ia shqyen drejt dhe nga plaga gjaku shpėrtheu curril. Kur Akili ndjeu se me gjak po humbte edhe fuqinė dhe po i shuhej jeta, i dėshpėruar uluriti me mallkim tė tmerrshėm, i mallkoi Apollonin e Trojėn dhe kėshtu ndėrroi jetė.

Pėr kufomėn e Akilit shpėrtheu njė betejė e rreptė. Mė nė fund akeasit e rrėmbyen nga duart e trojanėve dhe e varrosėn solemnisht nė turrėn e lartė tė drurėve tė cilėn e ndezi vetė zoti Hefest.

Pastaj hirin e Akilit akeasit e pėrzien me hirin e Patrokliut dhe mbi varrin e tyre tė pėrbashkėt e ngritėn njė muranė tė lartė prej argjili qė pėrherė t'ia kumtojė botes famėn e dy fatosve.

Akili ėshtė personazhi mė i shkėlqyeshėm i letėrsisė greke, dhe nė qoftė se epet e Homerit janė vepra e saj mė e madhe, tė cilėt nė poezinė epike deri mė tani nuk i ka tejkaluar asnjė popull, atėherė Akili ėshtė njė prej figurave mė tė shkėlqyeshme tė letėrsisė botėrore nė pėrgjithėsi.

Prandaj, ėshtė e kuptueshme se asnjė vepėr pikturale ose skulpturale, e cila paraqet Akilin nuk mund tė krahasohet me figurėn e tij nė letėrsi, ndonėse kėto vepra rrjedhin prej duarve tė artistėve tė mėdhenj.

Duket se artistėt antikė kanė qenė tė vetėdijshėm pėrkufizimin e mundėsive tė tyre - e kanė pikturuar Akilin tė ngurruar, kurse skulptorėt relativisht rrallė e kanė paraqitur figurėn e tij.

Janė ruajtur rreth katėrqind vaza tė pikturuara me fytyrėn e Akilit. Mė tė njohua janė Akili nė amforėn antike nga viti 460, para e.s. (qė sot gjendet nė Muzeun e Vatikanit), Akili luan bixhoz me Ajuntin (gjithsej tetėdhjetė e katėr ekzemplarė;

ajo e Egzekiut, si duket e vitit 530, para e.s. (qė sot gjendet nė Muzeun e Vatikanit), Akili e lidh Patroklin e plagosur nė kupėn antike nga fillimi i shekullit V, para e,s, (i vetmi ekzemplar ruhet nė Muzeun Shtetėror nė Berlinin Lindor), Dyluftimi i Akilit me Memnonin (prej tė ashtuquajturit piktor berlinas, i vitit 480 para e.s.), qė sot gejndet nė Muzeun Britanik nė Londėr dhe tridhjetė tė tjerė nė koleksione tė ndryshme; Akili e tėrheq kufomėn e Hektorit (pesėdhjetė ekzemplarė nga shek. VI para e.s.), Akili e vret mbretėreshėn Pentesilen (rreth vitit 460 para e.s. qė sot gjendet nė Antikvarin e Mynihut, e sidomos nė Muzeun Britanik nė Londėr).

Nė Pompejė janė tė njohura pikturat murale qė e paraqesin Kentaurin Hiron duke e mėsuar Akilin tė luajė nė lirė dhe Odiseun i cili e njeh Akilin nė pallatin e Likomedit, qė ėshtė rreth viteve 60-70 tė e.s. (qė sot gjenden nė Muzeun kombėtar nė Napoli).

Artistėt modern, tė cilėt veēmas nė kohėn e renesanses dhe tė barokut, mė ėndje ,kanė pikturuar heronjėt antikė, me vetėdije kanė kapituluar para madhėsisė homeriane tė Akilit.

Nuk e kanė paraqitur as Bernini as Canova (Kanova), as Tiziani (Ticiani), as Rubensi dhe asnjėri i barabartė me ta. Prej poetėve kėtė kanė provuar vetėm dy vetė me pėrpjekje qė ta plotėsojnė ''artikullin'' e humbur nė mes Iliadės dhe Odisesė. Ishte ky Statiusi nė kohėn antike (shek. I i e.s.), ndėrsa nė kohėn e re Goethea (Gėte) i cili mendonte ta kėndojė Akileidėn. Te tė dytė kanė mbetur vetėm pėrpjekje.

Estilen

916


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi