Enea

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Enea

Mesazh  Estilen prej 31.03.10 14:14

ENEA

Mitologjia e vjeter e Greqise

(greq. Aineas, lat. Aeneas) - i biri i Ankizit, mbretit dardan dhe hyjneshės sė dashurisė Afroditės, heroi i lufitės trojane dhe themelues i qytetit prej tė cilit ėshtė zhvilluar Roma.

Pėr rolin e vet nė mitet greke dhe romake i ka pasur tė gjitha parakushtet pėrkatėse. Ka pasur me bollėk ēdo gjė qė e stoliste dhe e krenonte burrin, dhe siē ėshtė nė mite e nevojshme, ka pasur edhe origjinėn e denjė.

Nėna e tij ka qenė hyjneshė tė cilės askush nuk ka mundur t'i pėrballojė, por kjo ende nuk ka qenė e mjaftueshme. Stėrgjyshi i tij, edhe pse nė brezin e shtatė, ishte vetė Zeusi, zoti suprem.

Paraardhėsi i tij i parė nė tokė ka qenė Dardani, themelues i Dardanisė dhe i fisit i cli ka sunduar nė tė deri nė mbarim tė luftės sė Trojės. Nė kohėn e Trosit, nipit tė Dardanit, ky fis u nda nė dy degė: mė e lashita e Asarakut, ka sunduar nė Dardaninė e zvogėluar, ndėrsa e tė riut, nė Ilit, nė Trojėn e themeluar rishtas.

Pėrkundėr marrėdhėnieve farefisnore dardanėt dhe trojanėt kanė jetuar disi nė marrėdhėnie tė acaruara. Kur, p.sh. akeasit e sulmojnė Priamin, mbretin e Trojės, Ankizi, mbreti dardan, nuk u ngut pėr t'i ndihimuar.

Vetėm kur ushtria akease e shkatėrroi Lirnesin, qytetin e aleatėve dardanė, vendosi qė tė veprojė. Me Priamin bėri aleancė dhe dėrgoi nė Trojėn e rrethuar ushtrinė nėn udhėheqjen e birit tė tij Enesė.

Enea i ri e lidhi fatin e vet me atė tė trojanėve. Pas Hektorit, djalit tė Priamit, ishte kryekomandant i ushtrisė trojane, njėri prej mbrojtėsve tė Trojės, mė trimi dhe mė i pakursyeri.

U martua me Kreuzėn, tė bijėn e Priamit e cila e lindi djalin Askanin dhe babain e vet e Ankizin e merr nė Trojė nė shtėpi tė vet. Ushtria trojane e ndėgjonte ,si zėvendės tė Hektorit, ndėrsa populli trojan e konsideronte dhe e nderonte si zot.

Nė betejat qė zhvilloheshin nė rrafshnaltėn para mureve tė Trojės Enea dallohet me shumė vepra trimėrie. Pėrveē njė numri tė madh tė luftėtarėve akeas e ka vrarė edhe Medontin, udhėheqėsin e njėsive tesalike dhe Ajantin, komandantin e ushtrisė athinase.

Nuk nguronte qė t'i kundėrvihej edhe Indomeneut, mbretit trim tė Kretės, madje as Akilit, kreshnikut mė tė famshėm akeas. Pas vdekjes sė Patrokliut, mikut tė Akilit, sė bashku me Hektorin i zmbrapsi akeasit kah deti, kėshtu qė "duke bėrtitur nė zė iknin - ndėrsa luftėn as qė e kishin ndėr mend".

Ėshtė e vėrtetė se nė betejė e mbrojtėn zotėrat (ndėrsa nė kacafytje me Akilin edhe e shpėtuan), veēmas e ėma e tij Afrodita. Mirėpo, me kėtė aspak nuk ėshtė dalluar prej luftėtarėve tė tjerė, tė cilėt i kishin paraardhės hyjnitė.

Nė tė vėrtetė ėshtė quajtur "krenaria e dardanėve trima" dhe, trim mbi trimat e tjerė tė famshėm, ndonėse tė gjitha trimėritė e tij, si dhe e Hektorit dhe tė burrave tė tjerė trojanė, nuk mundėn ta shpėtojnė Trojėn nga rrėnimi.

Fati i cili e ka pėrcaktuar rėnien e Trojės ka vendosur edhe pėr shpėtimin e Enesė. Ka qenė i pėrcaktuar ta ruajė fisin dardan dhe pėr ta sunduar popullin dardan, "dhe pas tij edhe djemt e djemve tė tij tė cilėt do tė lindin nė tė ardhmen".

I vetimi prej tė gjithė udhėheqėsve trojanė ka shpėtuar nga qyteti i djegur, nga edhe e mori babain e vet, Ankizin dhe djalin Askanin. Ndėrkaq, bashkėshortėn Kreuzen nuk mundi ta gjejė nė gėrmadhat e djegura dhe nė largim u fal vetėm me hijen e saj.

Kur u pushtua Troja, kurrė mė nuk u kthye nė tė. Me njėzet anije udhėtoi me tė ikurit e Trojės nė perėndim qė, sipas urdhėrit tė Zeusit, ta gjejė atdheun nė Itali.

Enea nuk e ka braktisur vendlindjen vullnetarisht. Mė me ėndje kishte pėr ta ndėrtuar sėrish Trojėn, mirėpo, nuk ka mundur qė mos t'i nėnshtrohet urdhėrit tė zotit suprem. Shtatė vjet ka bredhur nėpėr detėrat e sotėm Egje, Jon dhe Tiren, vizitoi shume vise dhe pėrjetoi shumė vuajtje.

Gjatė lundrimit i vdiq i ati, nė Kretė gati u bė viktimė e detit, nuk ka qenė i kursyer as prej ndeshjeve me Karpiet, nė Sicili ka arritur nėn vullkanin e zjarrtė tė Etnės, dhe kur iu shmang Scilės dhe Karibdės, shtrėngata ia pėrplasi anijet dhe i hudhi prej brigjeve tė Italisė nė Afrikėn Veriore.

Atje e pranoi miqėsisht Didona, mbretėresha e Kartagjenės, e cila pėr shkak tė trimerisė dhe bukurisė sė tij u dashurua nė tė. Enea do tė pranonte me ėndje oferten e saj dhe me tė do tė mbetej nė Kartagjenė. Mirėpo, urdhėri i Zeusit ka qenė mė i fortė. I ēon spirancat dhe vazhdon lundrimin pėr nė Itali.

Po sa u nis nga Kartagjena, sėrish u detyrua qė t'i pėrballojė shumė vėshtirėsi dhe pusi, tė cilat i vunė nė rrugė ,tė tij disa zotėra, e sidomos gruaja e Zeusit, Hera. Nė Sicili, ku deshti tė ofrojė flijimin mbi varr tė babait gratė ua vėnė zjarrin anijeve qė ta detyrojnė ndėrprerjen e udhėtimiit.

I shkoi pėr dore qė ta shuajė zjarrin dhe pėr ata qė nuk deshtėn tė vazhdojnė udhėtimin, ngriti qytetin Acesta (Segesta e sotme). Kur me shokėt e tjerė arriti nė bregun italik, shkoi nė Kuma qė prej orakullit tė atjeshėm tė mėsojė, ku duhet tė vendosej.

Profetesha Sibila e pėrcolli deri nė prag tė botėis nėntokėsore, ku u takua me shpirtin e babait tė vet. Sipas kėshillimit tė babait tė vet hyri nė daltėn e Tibrit dhe aty e themeloi qytetin.

Toka rreth Tibrit nuk ka qenė e pabanuar. Atė e banonin latinėt me tė cilėt sundonte mbreti Latin. Sipas njė verzioni Latini e pranoi Enenė me mirėsi dhe ia lejoi qė ta ndėrtojė qytetin.

Sipas njė verzioni tjetėr u ėshtė kundėrvėnė, por nė luftė u mund dhe me tė lidhi paqen dhe marrėveshjen pėr miqėsinė. Tė dy verzionet pajtohen nė faktin se Latini nė fund Enesė ia dha grua bijėn e vet, Lavininė. Pėr nderė tė saj Enea qytetin e posathemeluar e pagėzoi me emrin Lavini.

Toka bėhet atdhe vetėm atėherė kur u spėrkat me gjak, duke e mbrojtur nga armiku. Enea u bind pėr kėtė sė shpejti. Latinėt e shikonin me sy tė keq se si tė huajt po e ndėrtojnė qytetin nė token e tyre.

Kjo kaloi edhe nė mosmarrėveshje dhe kjo mandej nė pėrleshje me armė nė dorė. Mbreti i latinėve pėrpiqej qė t'i qetėsojė njerėzit e vet, por nė kėtė ndėrhyri Rutul Turni, mbret i tokės fqinje, i cili ka pasur arsye pėr ta urrejtur Enenė.

Nė tė vėrtetė ai ishte dhėndrri i Lavinisė dhe e konsideronte veten si trashėgimtar tė mbretėrisė sė Latinit. U vendos nė krye tė latinėve tė pakėnaqur dhe vendėsve tė tjerė dhe me ushtri tė madhe e sulmoi qytetin e Enesė.

Enesė i erdhėn nė ndihmė etrurėt, armiqėt e hershėm tė Turnit, ndėrsa mbreti i tyre Euandari e solli me vete pėrveē kėmbėsorisė tė stėrvitur mirė edhe njėsinė e fortė tė kalorėsisė. Shpėrtheu luftė e ashpėr ku ranė shumė latinė. Kur faref isi i tyre e luti Enenė pėr armėpushim, iu pėrgjegj se nuk do tė luftojė me latinėt, poqese kjo duhet kėshtu tė jetė, por do tė luftojė me Turnin.

Kėshtu e detyroi Turnin tė pranojė dyluftimin nė tė cilin edhe e vrau.
Pas ngadhėnjimit mbi Turnin, Enea e zgjėroi qytetin e vet dhe e pėrzieu popullin e vet me latinėt. Prej tyre doli populli romak, i cili emrin e vet e ka marrė sipas qytetit tė cilin mė vonė e themeluan pasardhėsit e Enesė, Romuli dhe Remi.

Sa ka zgjatur sundimi i Enesė nė atdheun e ri nuk dihet. Pėr vdekjen e Enesė ka shumė verzione. Sipas njėrit kinėse ėshtė vrarė nė betejėn me Rutulin ose me etrurėt; ndėrsa sipas tjetrit ėshtė ngjitur nė qiell me armatimin e plotė. Verzionet e tjera janė tė pėrhapura mė pak mirėpo, pajtohen nė njė gjė, qė mė nė fund ai u bė zot.

Me Enenė, pėr herė tė parė, ndeshemi nė Iliaden e Homerit. Edhe mė i njohur ėshtė si hero kryesor nė Eneidėn e Vergjilit, e cila pėrshkruan fatin e tij prej rėnies sė Trojės e deri te ngadhėnjimi mbi Turniun.

Vergjili kėtu ka marrė shumė gjera nga mitet dhe legjendat greke dhe ato tė vonshmet romake, por mė tepėr i ka trilluar edhe vetė. Pėrveē tė tjerash Enea te ky i ka edhe karakteristika tė tjera: ky ėshtė trim i cili me vetėdije i nėnshtrohet fatit ("se pėr ta mbizotėruar fatin ėshtė e mundshme vetėm poqese e duron") dhe vetia e tij kryesore ėshtė kryerja e detyrave ndaj zotėrave, atdheut, famil jes, miqėve dhe besnikėria ndaj obligiemeve tė marra, do tė thotė ajo qė latinisht thuhet "pietas" dhe qė pėrkthehet jo saktėsisht me fjalėn "pėrshpirtėni".

Nė krahasim me heronjėt e vrullshėm tė Homerit Enea i Vergjilit ėshtė tejet i virtytshėm, prandaj disi edhe i librit. Vergjili me siguri ka dashur t'ua paraqesė edhe si shembull romakėve tė atėhershėm.

Kjo kursesi nuk ia zvogėlon madhėsinė Enesė, njėsoj si edhe pasaktėsitė e imta dhe kundėrthėniet, tė cilat Vergjili nuk ka pasur sukses t'i mėnjanojė. (Ka vdekur nė vitin 19 para e.s. nė moshėn 50 vjeēare, pasi qė dhjetė vjet ka punuar nė Eneidė, tė cilės donte t'ia kushtonte edhe tri vjet. Para vdekjes urdhėroi qė "kėngėt e paspastruara" tė digjen, por miqtė e tij me urdhėrin e prerė tė Augustit i botuan.

Qė nga Homeri e deri te Vergjili fati i Enesė ėshtė trajtuar shumė herė. Kuptohet, ēdo here ndryshe. I pari qė e pėrmend largimin e tij nga Troja ishte poeti Steziko (shek.VII-VI para e.s.), ndėrsa ardhjen etij nė Itali historiani Helaniku (shek. V-IV para e.s).

I pari prej autorėve romakė pėr tė shkruar, sa na ėshtė e njohur, Gnej Neveu nė epin historik Lufta punike (nė gjysmėn e dytė tė shak. III para e.s.), dhe pastaj Kvint Eni nė Analet (nė fillim tė shek. II para e.s.), historiani Tit Livi nė hyrje tė vepėrs Prej themelimii tė Qytetit (nė fillim ė shek. I tė e.s.) dhe tė tjerėt.

Mirėpo, tė gjitha kėto trajtime janė tė zbeta pėrballė shkėlqimit tė veprės sė Vergjilit. Enea jeton deri mė sot nė ndėrdijen e njerėzimit si hero i kėngės, e cila konsiderohet me tė drejtė si kulminacion i poezisė epike romake - veprės e cila nė kohėn antike ka qenė aq e dashur sa qė do tė mund tė rekonstruktohej tėrėsisht nga citatet dhe "fjalėve Spirituoze" tė marra.

Pamjet e jetės sė Enesė janė ruajtur nė njė numėr tė madh tė veprave artistike antike. Piktura nė vaza ku Enea e nxjerr babėn Ankizin nga Troja nė flakė ka gjithsej 49 sosh.

Pjesa mė e madhe ėshtė e shek. VI para e.s., ndėr. sa disa nga fundi i shek. VII para e.s., sot gjenden nė nja njėzet muzeume botėrore. Shtatė piktura nė vaza Enea nė luftė me Diomedin gjenden nė muzeumet e Athinės, Berlinit, Kopenhagės dhe gjetiu.

Dy piktura nė vaza Enea nė betejė me Ajantin gjenden nė Muzeumin Shtetėror tė Berlinit dhe nė Muzeumin Mbretėror tė Brukselit. Shtator mė tė lashta tė cilat e paraqesin Enenė janė tė artistėve etrurė.

Ndėr mė tė lashtat janė njė grup jo i madh Enea me Ankizin pėrafėrsisht nga kalimi prej shek. VI dhe V para e.s. Prej veprave figurative romake me vlerė mė tė madhe janė ilustrimet e Eneidės me tė ashtuquajturin Dorėshkrimin e Vatikanit (Codex Vaticanus 3225) nga shak. IV-V i e.s.

Kėto janė ilustrimet mė tė vjetra tė librit nė pėrgjithėsi. Me Enenė, ē'ėshtė pėr t'u befasuar, ndeshemi edhe nė pikturėn e Rafaelit qė paraqet Zjarrin e Borgos (nė Vatikan).

Prej pikturave mė tė reja veēmas janė tė njohura - Enea nė Delos e Claude Lorraineit (Klod Lorenlt) nė Galerinė Kombėtare tė Londrės, Venera ia jep armėt Enesė e James Thornhillit (Xhems Thorėnhilit) dhe Enea me Sibilen e JM.W. Turnerit (J.M.V. Tarnerit), tė dyja nė Tate Galery nė Londėr. Ansambli mė i famshėm ėshtė padyshim ai i Berninit Enea e shpėton Ankisin dhe Askanin nga Troja nė flakė.

E ka bėrė kur ishte nė moshėn 15 vjeēare, nė vitin 1613 (Ansambli sot gjendet nė Villa Borghelse nė Romė). Nė Galerinė Kombėtare nė Pragė gjendet piktura Enea dhe Didona e Karl Skretes (Karl Shkreta) pėrafėrsisht e vitit 1670. Operen Enea dhe Didona e komponoi nė vitin 1688-1689 Henry Purcell.

Estilen

913


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi