Diagnoza e syrit

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Diagnoza e syrit

Mesazh  Neo prej 31.03.10 1:04

Diagnoza e syrit
Pikepamje evangjeliste



Sot bėhet njė luftė e madhe mbi temėn e diagnozės sė syrit.

Diagnostikuesit e syrit pretendojnė se mund ta gjejnė nga se vuan personi, vetėm duke parė nė irisin e syrit tė tij.

Ata e ndajnė irisin e djathtė nė sektorė dhe irisin e majtė nė rrathė, duke pretenduar se ēdo organ i trupit lokalizohet nė njė zonė tė syrit, prandaj ēdo lloj sėmundjeje mund tė hetohet nėpėrmjet ndryshimeve qė ka shkaktuar sėmundja nė fibrat e irisit. Duhet thėnė se ka rreth 10 sisteme tė ndryshme diagnostikimi.

Duhet thėnė gjithashtu se, ka disa lloj sėmundjesh, qė kanė njė efekt tė dukshėm mbi irisin e syrit, si fjala vjen disa forma reumatizmale. Gjithashtu gjendja e pėrgjithshme e syrit jep informacion tė rėndėsishėm gjatė diagnostikimit tė njė sėmundjeje.

Megjithatė, pavarėsisht nga kėto, specialistėt nuk e pranojnė idenė e diagnostikimit me anė tė syrit. Ja se si u pėrgjigj njė ofthalmiolog, kur e pyetėn mbi kėtė ēėshtje: "Po i pėrgjigjem pyetjes suaj mbi diagnozėn e syrit pėr hir tė shkencės mjekėsore. Duhet tė them sė pari se ajo nuk ka asgjė tė pėrbashkėt me shkencat ekzakte. Kemi tė bėjmė me njė konglomerat shprehjesh pseudo shkencore dhe teori pak a shumė supersticioze, pėr tė mos u shprehur mė ashpėr.

Fjala vjen, disa diagnostikues tė syrit pretendojnė se, duke parė nė syrin e njė personi, mund tė gjejnė nėse gjyshi i tij vdiq nga njė ishemi cerebrale, ose nėse pacienti vetė do tė bėjė vetėvrasje. Disa venė deri atje sa tė parashikojnė nėse vetėvrasja do tė jetė me gjak, ose pa gjak.

Duke u nisur nga fakti i bazuar nga ana anatomike se, ēdo organ i trupit ėshtė i paisur me nerva, edhe me tė ashtuquajturat "nerva jete", diagnostikuesi i syrit pretendon se, ēdo aftėsi e mendjes dhe karakteristikė e individit ėshtė e vendosur nė zona tė irisit me anė fibrash korresponduese dhe se, njė njollė e irisit, ėshtė e mjaftueshme pėr tė provuar se pacienti ėshtė frikacak, apo ėshtė ziliqar, grykės e tė tjera si kėto

Diagnoza e syrit i ka burimet tek astrologjia e filloi tė pėrdoret sė pari nė Kinė. Njė seri e tėrė provash janė bėrė pėr tė kuptuar natyrėn e saj dhe ka rezultuar se ajo ėshtė krejt e pabazuar.

Shkenca mjekėsore e ofthalmiatrisė pranon se shumė sėmundje tė zakonshme mund tė diagnostikohen me anė tė syrit, po ama dihet se, nė kėtė rast, vetė sėmundja ka pasoja mbi syrin.

Nga gjendja e syrit nuk mund tė konkludohet nėse personi ėshtė, ose jo i shėndoshė, po brenda disa kufijve, gjendja e pėrgjithshme e syrit ndihmon diagnostikimin. Ėshtė e vėrtetė se, duke parė nervin optik, mund tė shikohet njė pjesė e materies sė trurit dhe se, enėt e gjakut nė sy, janė mjaft tė dukshme dhe lejojnė tė shihet qarkullimi i gjakut.

Po kjo nuk ėshtė njėsoj si tė kesh gjithė organet e trupit tė pėrfaqėsuar nė irisin e syrit." Nėnshkruar: Prof.Dr.Velhagen

Megjithatė opinioni i ekspertit nuk e zgjidh problemin e diagnozės sė syrit. Problemet me tė cilat konfrontohemi nė punėn kėshilluese, nuk mund tė zgjidhen me argumente tė thjeshta mjekėsore.

Problemi qė del gjatė bisedės me njė person qė kėrkon kėshillim, nuk ėshtė nėse diagnoza e syrit ofron, ose jo, ndihmė mjekėsore, po nėse dėmton, ose jo, besimin e vėrtetė kristian. Atyre qė mė shtrojnė kėtė pyetje, mund t'iu pėrgjigjem nė bazė tė vėzhgimeve tė mia gjatė njė kohe tė gjatė. Nga sa di unė, disa diagnoza tė syrit nuk janė tė dėmshme pėr besimin.

Megjithatė, ekzistojnė forma okulte tė diagnozės sė syrit, me tė cilat jam ndeshur nė punėn time dhe njerėzit duhet tė ruhen prej tyre. Njė shėmbull i mirė ilustrues ėshtė ai qė takova nė Alzasė, Francė.

- Gjatė njė takimi nė Gebweiler, Alzasė, erdhi tek unė njė grua dhe me tha se e bija pritej tė vdiste brenda disa ditėve. Unė u ēudita dhe e pyeta se, si e dinte me kaq siguri. Ajo mė shjegoi se, njė diagnostikues i syrit nga Strasburgu, i kishte profetizuar se e bija e saj do tė vdiste si tė lindte fėmijėn e pestė. Tani e bija priste tė lindte fėmijėn e saj tė pestė pėr disa ditė, prandaj po afrohej edhe fundi. I thashė gruas se jeta jonė ėshtė nė duart e Zotit dhe se diagnostikuesi ishte njė profet i rremė qė provokonte zėmėratėn e Perėndisė. Ē'ndodhi?

Gjatė kohės qė kryhej misionimi nė atė vend, gruaja lindi fėmijėn e pestė dhe megjithatė, gėzonte shėndet tė mirė. Gruaja erdhi pėrsėri e mė tha: "Keni pėr tė parė..do tė krijohen komplikacione." U nxeha me tė dhe i thashė: "Do tė ketė komplikacione vetėm nėse nuk hiqni dorė nga kėto ide supersticioze."

Si perfundoi historia? Nėna, vdekja e sė cilės ishte profetizuar, jeton edhe sot. Megjithatė, ndonėse profecia tėrė vrer e diagnostikuesit nuk u realizua, shkaktoi shumė shqetėsim dhe ankth tė papėrshkruar. Nuk ishte diagnostikim, po fall.

Shumė shėronjės dhe praktikantė okultė e pėrdorin diagnozėn e syrit nė formė mediumistike dhe jo mjekėsore. Kjo do tė thotė se, pėr ta, irisi ėshtė mjet pėr njė kontakt medium. Nė kėtė mėnyrė, syri i njeriut shėrben si njė mjet psikometrik, ashtu si vijat e dorės i shėrbejnė njė fallxhori si material kontakti, ose si stimulatorė tė intuicionit.

Nė kėtė rast, diagnoza e syrit ėshtė njė lloj hedhje falli.

Shpesh kėta diagnostikues kanė shumė sukses. Vėrtet, disa nga ata, me pak, ose pothuaj fare pa njohuri mjekėsore, mund tė diagnostikojnė sėmundje me njė saktėsi 100%. Kėtu arrijmė tek njė problem, qė ndonėse mohohet nga racionalistėt, ekziston edhe sot. Bota e shkencėtarėve nė tė cilėn jetojmė, ėshtė e integruar dhe e mbingarkuar nga njė botė medium, e cila drejtohet nga ligje krejt tė ndryshme.

Mėndja njerėzore nuk arrin tė shikojė lidhjen midis kėtyre dy sferave tė natyrės, po dishepujt e secilės sferė janė nė luftė tė vazhdueshme me njėri- tjetrin.

Sfera mediumistike e natyrės ėshtė introduktuar nga shumė njerėz e rryma. Kur panteistėt thonė se natyra ka njė shpirt, kėtu ka njė grimcė tė vėrtetė, po kur ky shpirt barazohet me Perėndinė, atėhere natyra bėhet idhull dhe kjo ėshtė njė formė e apostasisė dhe blasfemisė.

Kur profesor Osty, Hans Driesch dhe Eduard von Hartmann flasin pėr njė shpirt tė botės, kemi pėrsėri njė thėrmijė tė vėrtete, po sikurse thamė, nėse qėllimi ėshtė ta barazojmė atė me Perėndinė, kalojmė nė idhujtari.

Cila ėshtė natyra e kėsaj sfere mediumistike tė natyrės? Dhjata e Re thote se bota ėshtė hapėsirė e sundimit tė Satanait. Nga vetė natyra jonė, ne gjendemi nėn autoritetin e errėsirės. Personi qė vjen tek Krishti pėr shpėtim, ēlirohet prej sundimit tė kėsaj bote tė errėt. Kushdo qė refuzon ta pranojė Krishtin si Zot tė tij, mbetet nėn fuqinė e Satanait. Kushdo qė me vullnetin e tij i dorėzohet "princit tė kėsaj bote", ose kushdo qė trashėgon njė mallkim tė tillė nga paraardhėsit e tij, nė njė mėnyrė, a nė njė tjetėr, do tė shfaqė nė jetėn e tij pasojat e fuqive tė errėsirės.

Forcat medium nuk e kanė burimin nga Perėndia, edhe nėse paraqiten si tė padėmshme, ose me njė petk fetar, apo shkencor. Kėtė e provojnė me mijėra raste nga praktikat okulte. Po jap tre raste qė lidhen me diagnoza okulte tė syrit.

- Njė baba vajti bashkė me tė birin tek njė mjek. Mjeku pėrdori diagnozėn e syrit pėr tė pėrcaktuar natyrėn e sėmundjes. Po shkoi edhe mė larg se kaq dhe profetizoi tė ardhmen e djalit. Pas kėsaj, sėmundja u zhduk. Po jeta fetare e djalit ndryshoi shumė. Ai konstatoi se ishte shumė i shqetėsuar, kurdoherė qė pėrgatitej tė vente nė kishė dhe veēanėrisht, gjatė predikimit. Nuk lutej dot mė, as kėndonte dot hymnet e kishės, derisa e humbi fare besimin. Ndershmėria dhe sinqeriteti qė e karakterizonin mė parė lidhur me ēėshtje tė besimit u zhdukėn. Filloi tė jepet pas epshesh tė ndryshme. Filloi tė pijė pa masė alkohol e duhan. Filloi tė ketė atake depresioni dhe e mundonin mendime vetėvrasjeje. Arriti deri atje sa tė shkatėrrohet fare nga nervat. U shėrua nga shqetėsimet organike, po u ngarkua me komplikacione psiqike.

- Njė nėnė mori djalin e saj 11-vjeēar dhe vajti tek njė mjek qė praktikonte diagnozėn e syrit. Mė vonė djali mori njė zhvillim shumė tė keq. U bė onanist, cinik me njė temperament shpėrthyes dhe vazhdimisht zihej. Detyrat e shkollės po ashtu kishin mangėsi, lidhja e tij me nėnėn u keqėsua, ndonėse mė parė ata kishin pasur njė marrėdhėnie shumė tė mirė me njėri-tjetrin.

- Njė grua vajti bashkė me tė bijėn 16-vjeēare te njė magjistar dhe diagnostikues i syrit nė Appenzell, Zvicer. Vajzės iu bė njė terapi magjike mbi bazėn e njė diagnoze tė syrit. Sėmundja u zhduk, po pas kėsaj, karakteri i vajzės ndryshoi shumė. Kishte fobira, perversitete seksuale dhe filloi tė ketė depresione. Po e njėjta gjė i ndodhi edhe sė motrės, si u kurua edhe ajo nga po ai magjistar. Fėmijėt e tjerė tė familjes qė nuk janė kuruar nga ndonjė magjistar, nuk shfaqin shenja tė tilla.

Pėrvojėn time nė kėtė fushė do ta pėrmblidhja nė dy konstatime:
- Diagnostikuesit e syrit qė nuk janė medium, nuk shkaktojnė tek pacientėt ė tyre pasoja okulte, po, nga ana tjetėr, vlera mjekėsore e trajtimit ėshtė pothuaj minimale.

- Diagnostikuesit e syrit qė janė medium, i ngarkojnė pacientėt e tyre nga pikėpamja okulte. Terapitė e tyre janė mė tė suksesshme.
avatar
Neo

"Njėshmėria - mund tė njihet vetėm duke u bashkuar me tė."


1445


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi