Mistere arkeologjike

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Mistere arkeologjike

Mesazh  Fegi prej 30.03.10 20:34

Njė mister arkeologjik


Ann Arbor, Mich

Nė rrėnojat e njė qyteti qė ishte dikur fqinj i Romės, verėn e kaluar arkeologėt gjetėn njė arkivol plumbi me peshė gjysme toni .

Kush apo ēfarė ėshtė brenda ėshtė ende njė mister, deklaroi Nicola Terrenato, Universitetin e Michigan profesor i studimeve klasike, i cili drejton projektin-dig mė e madhe amerikane nė Itali nė 50 vitet e fundit.

Sarkofagu sė shpejti do tė transportohen nė Akademinė Amerikane nė Romė, ku do tė pėrdorin teknikat e inxhinierė ngrohje dhe kamera tė vogla nė njė pėrpjekje pėr tė fituar njohuri nė lidhje me pėrmbajtjen e saj dhe pa thyer vetė arkivolin.

"Ne jemi mjaft tė ngazėllyer pėr kėtė gjeni," tha Terrenato. "Romakėt si rregull nuk u varrosėn nė arkivole pėr tė filluar me dhe kur ata kanė pėrdorur arkivole, ato ishin kryesisht prej druri. Ka vetėm njė pjesė tė vogėl tė shembuj tė tjerė nga Italia e arkivoleve tė ēojnė nga kjo moshė-tė dytė, tė tretė apo tė katėrt pas Krishtit shekullit Ne e dimė nuk e praktikisht tė tjerėt nė kėtė rajon.

ketu poshte me gjersisht:
http://www.ns.umich.edu/htdocs/releases/story.php?id=7600
avatar
Fegi

56


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Pajisje antike tė avancuara

Mesazh  Jon prej 31.05.10 0:17

Pajisje antike tė avancuara

Zbulimet e disa objekteve tė ēuditshme qė nuk duhet tė kishin ekzistuar kanė vendosur prej kohėsh njė pikėpyetje tė madhe rreth njohurive tona pėr botėn.

Veēanėrisht tronditėse ėshtė evidenca qė tregon se thellė nė antikitet, raca njerėzore ka qenė shumė herė mė e avancuar nga ē'mund tė guxojmė tė imagjinojmė.

E pakta qė bėjnė kėto zbulime ėshtė qė na inkurajojnė tė bėjmė pyetje mė tė thella nė lidhje me tė shkuarėn e botės dhe vetėm me anė tė studimeve dhe kėrkimeve tė pareshtura, njerėzimi ka arritur tė lexojė faqet e harruara tė historisė sė planetit Tokė. Zbulimet kanė qenė tronditėse!

Asnjė cep i botės nuk ka shpėtuar pa qenė dėshmitar i ndonjė enigme tė ēuditshme apo tė fenomeneve tė pamundura pėr t'u shpjeguar.

Katalogu i kėtyre zbulimeve mahnitėse ėshtė tejmase shokues.

Lente antike tė lėmuara, tė njėjta me ato qė pėrdorim sot, pjesė baterish antike, observues mahnitėsh astronomikė, pajisje tė sofistikuara tė ngjashme me atė tė matjes sė lėvizjes sė tokės dhe kjo ėshtė vetėm njė pjesė shumė e vogėl e gamės sė pasur tė zbulimeve qė po ndryshojnė perceptimin tonė tė botės antike. Ka patur madje edhe evidencė qė njeriu mund tė ketė patur pajisje fluturuese.

Ėshtė njė fakt i njohur qė legjendat e lashta flasin pėr fluturime tė shpeshta duke pėrdorur energjinė e pashtershme ley-line. Me anė tė disa mjeteve tė panjohura pėr ne, kėto "ley-line" kanė qenė tė afta tė ngrinin nė qiell makinat fluturuese tė cilat sipas autorit Rene Noorbergen kanė fluturuar rregullisht nga Anglia pėr nė Greqi dhe anasjelltas.

Ai shkruan: "Tradita Druidike na tregon se heronj si Mog Ruith, Bladud dhe magjistari Abiris, tė cilėt zotėronin pajisje fluturuese, pėrdornin energjinė e ley-line pėr tė udhėtuar drejt Greqisė".

Zbulimi nė Cosos

Nė vitin 1961 ėshtė gjetur njė gur i ēuditshėm nė Malet Cosos tė Kalifornisė. I ēuditshėm pasi kur ėshtė sharruar pėr t'u ndarė pėrgjysėm, ėshtė zbuluar se pėrmbante njė lloj pajisjeje tė ēuditshme mekanike.

Pajisja pėrbėhej nga njė shtresė gjashtėkėndore tė njė substanceje tė panjohur, e cila rrethonte njė cilindėr porcelani, i cili nė vetvete pėrmbante gjithashtu njė bosht metali tė shndrritshėm rreth 2 milimetra tė gjatė.

Rreth cilindrit tė porcelanit ishin vendosur disa unaza koperi, tė cilat ēuditėrisht nuk shfaqnin asnjė shenjė gėrryerje.

Objekti u analizua mė pas nė Shoqėrinė e Charles Ford, e cila ishte ajo qė konfirmoi se bėhej fjalė pėr njė pajisje mekanike.

Nga fotografitė e objektit dukej qartė se boshti metalik ishte i fiksuar pas njė lloj pėrēuesi dhe kjo bėri qė objekti tė etiketohej si njė pajisje elektrike.

Ekspertėt qė e ekzaminuan e krahasuan atė me njė kandelė. Kjo dukej si njė ēudi e madhe, por kur gjeologėt kėmbėngulėn se guri nė tė cilėn ishte gjetur pajisja ishte rreth gjysmė milion vite i vjetėr, misteri u ngrit deri nė qiell. Pse ishte vendosur ajo pajisje brenda njė guri? Si e kishin futur? Asnjė pėrgjigje e besueshme! Vetėm e paimagjinueshmja duket se mund t'i japė shpjegim.

Varėsja e floririt

Nė vitin 1891 ėshtė bėrė njė zbulim edhe mė i ēuditshėm. Njė grua nė Morrisonville Illinois po gėrmonte qymyrgurin me lopatė kur njė copė e madhe u thye dhe u hap pėrpara syve tė saj.

Ajo u mahnit kur gjeti nė brendėsi tė qymyrit njė varėse floriri tė mrekullueshme artizanale. Disa ditė mė pas gazeta lokale deklaroi: "Zonja Culp mendoi se zinxhiri i kishte rėnė dikujt aksidentalisht nė qymyr, por kur tentoi ta merrte atė nė duar zinxhiri u kėput pasi ishte i ngjitur pas qymyrit.

Nga ekzaminimi i bėrė dukej qartė se qymyri ishte bosh nė brendėsi dhe se varėsja ishte e ngjitur nė tė. Kur qymyri u hap nė dy pjesė u vu re se njėri cep i varėses ishte i ngjitur nė njėrėn pjesė tė qymyrit dhe cepi tjetėr nė tjetrėn".

Zbulimi i Morrisonville nuk ka qenė i vetmi nė llojin e tij. Nė vitin 1844 ėshtė zbuluar njė tjetėr send floriri nė njė minierė tė Anglisė. Minatorėt rastėsisht zbuluan njė send me fije ari rreth 9 metėr poshtė sipėrfaqes.

Objekti ishte futur brenda nė gur edhe pse mendohej tė ishte 60 milionė vjeēar. Sipas revistės "Times", ekspertėt dolėn nė pėrfundimin se objekti ishte krijuar artificialisht nė mėnyrė artizanale, por mbetet ende njė mister i madh mėnyra se si e kanė futur brenda nė njė gur para kaq shumė vitesh.

Kubi i Salzburgut

Nė vitin 1885 ėshtė gjetur njė tjetėr send misterioz nė tė njėjtat rrethana. Bėhej fjalė pėr njė kub ēeliku tė futur brenda njė blloku karboni. Ekzaminimet e mėvoshme konfirmuan se kubi ishte ndėrtuar nė mėnyrė artificiale dhe gjėja mė e ēuditshme ishte se bėhej fjalė pėr njė trup gjeometrik perfekt.

Kėndet ishin tė mprehta dhe tejmase tė drejta dhe nuk kishte asnjė dyshim se bėhej fjalė pėr njė objekt tė krijuar nga ndonjėlloj makinerie. Pėr mė tepėr, mendohet se kubi mund tė jetė pjesė e njė instrumenti mė tė madh.

Misteri i burrit nga Rhodesia

Nė vitin 1921 zbulimi i njė kafke nė Rhodesia nxorri nė pah njė mister tejmase tė ēuditshėm. Kafka ishte shpuar nga njė objekt i shpejtėsisė sė lartė, tė njėjtė me plumbin.

Ky ėshtė njė fakt misterioz pasi ekzaminimet kanė provuar se kjo plagė ėshtė bėrė nė momentin e vdekjes, jo mė pas.

Kjo tregon se kushdo qė ka shkrepur plumbin fatal, e ka bėrė kėtė shumė e shumė vite pėrpara. Nė librin e tij "Sekretet e Racave tė Humbura", shkrimtari Rene Noorbergenka ka cituar: "Ekspertiza mjeko-ligjore e autoritetit gjerman nė Berlin ka deklaruar se dėmi i kafkės nuk mund tė jetė shkaktuar nga asgjė tjetėr pėrveēse njė plumbi".

Fakti qė kafka ėshtė gjetur rreth 100 metėr nėn sipėrfaqen e tokės, provoi edhe mė tej se nuk bėhej fjalė pėr njė dėmtim tė kohėve tė fundit dhe ekspertėt mbetėn tė shokuar.

Nė kėtė pikė konkluzioni duket mėse i qartė: "Kjo ėshtė njė provė se nė kohėt e konsideruara tepėr tė hershme pėr jetėn inteligjente, kjo krijesė ėshtė qėlluar nga njė armė e shpejtėsisė sė lartė qė ka krijuar nė kafkėn e tij njė vrimė tė rrumbullakėt perfekte"

Kompjuteri antik

Njė nga zbulimet mė tė rėndėsishme qė jep evidenca tė pakontestueshme pėrsa i pėrket njohurive tė mėdha tė njerėzve nė antikitet, ėshtė pajisja e quajtur "Antikythira". Ky mekanizėm misterioz i bėrė nga njė sėrė ingranazhesh dhe rrotash lidhėse u gjet nė mbetjet e njė anijeje nė ishullin grek Antikythira

Menjėherė u duk qartė qė bėhej fjalė pėr diēka tė jashtėzakonshme dhe pavarėsisht se ishte gėrryer mjaft nga deti, ekzaminimet radiografike treguan prezencėn e njė instrumenti tė precizionit tė lartė dhe jashtė mase kompleks.

Njė tabelė diferencialesh me ingranazhe tė ndėrlidhura ishte prova e nivelit tė avancuar tė zejtarisė sė atėhershme. Por ēfarė ishte?

Nė fillim ekspertėt hamendėsuan se ishte njė instrument lundrimi, por investigimet e detajuara treguan se bėhej fjalė pėr diēka shumė mė tepėr komplekse.

Disa ngjashmėri tė caktuara me disa instrumente astronomike mė tė vonshme ēuan drejt konkluzionit qė mund tė ishte njė planisferė, njė mjet kalendarik qė jep me saktėsi pozocion e yjeve dhe planeteve gjatė gjithė vitit.

Disa mbishkrime tė tjera, fatkeqėsisht tė dėmtuara nga koha, dukej se i referoheshin pozicioneve zodialale me njė shkallė pėrpikmėrie tė mahnitshme qė normalisht kėrkon ekspertizė tė konsiderueshme.

Fakti mė i ēuditshėm ėshtė se mbeturinat e anijes ku ėshtė gjetur ky mjet i avancuar duket se i pėrket viteve 100 para lindjes sė Krishtit. Kjo krijoi tronditje tė menjėhershme. Njė lloj zejtarie kaq e rafinuar ka qenė e panjohur nė atė kohė, madje ka qenė e tillė deri nė shek XVI, sipas historisė botėrore.

Papritmas, ky zbulim i jashtėzakonshėm ngriti pyetje shumė tė rėndėsishme. Nė mėnyrė qė tė ekzistojė njė instrument i precizionit kaq tė lartė, gjithashtu duhet tė ketė ekzistuar edhe njė metodė e sofistikuar prodhimi, por deri nė atė moment nuk ishte zbuluar asnjė evidencė qė mund tė provonte kėtė teori.

Pyetja kryesore ėshtė: ēfarė mund tė bėjmė me pajisjen Antikythira? A ėshtė vetėm njė ēudi arkeologjike, njė rebelim i thjeshtė i kronologjisė sė vendosur, apo pėrfaqėson njė thesar tė madh tė njė teknologjie tė pashpjegueshme antike?

Sipas opinionit tė ekspertėve, ky instrument e vendos nė mėnyrė kategorike teknologjinė e asaj nėn njė dritė tėrėsisht tė re. Jemi duke parė me sy diēka qė nuk duhet tė kishte ekzistuar para 1500 vjetėsh dhe pėrsėri kemi mbetur tė shtangur nga zbulimet e mahnitshme qė shfaqen nga boshllėku i madh i njohurive qė kemi pėr kėto epoka tė hershme.

Por, cilido qoftė kuptimi dhe funksioni i pajisjes Antikythira, nuk duhet tė harrojmė se pėrfaqėson vetėm njė gur tė ēmuar nė kurorėn e zbulimeve tė mahnitshme qė janė shfaqur.

Pajisja e lashtė elektrike

Veēanėrisht e ēuditshme ėshtė evidenca e njė pajisjeje elektrike tė lashtė. Duket se ėshtė pėrdorur nė kohėn antike nė tė njėjtėn mėnyrė qė ne pėrdorim sot energjinė elektrike.

Njė zonė veēanėrisht e pasur me prova tė pėsaj pajisjeje ėshtė Babilonia dhe Persia e lashtė. Zbulimi i disa vazosh prej argjili tė zhgroposura nė Irak thanė provėn e njė zbulimi tė mahnitshėm.

Secila nga vazot duket se ishte salduar dhe lidhur me aliazh dhe u ishte vėnė nė krye njė disk bakri tė ngulur me bitum. Ekspertėt gjithashtu zbuluan me anė tė studimeve se miksimi i sulfatit tė bakrit dhe acidin acetic u ishte shtuar vazove pėr tė prodhuar rreth 2 volt elektricitet.

Gjatė viteve janė gjetur disa burime tė tjera energjie, sikur tė kishin qenė pjesė e njė industrie tė prodhimit masiv. Njė tjetėr zbulim i mrekullueshėm i rėndėsisė sė madhe ėshtė pėrdorimi i lashtė i arit tė galvanizuar, njė teknikė qė ėshtė zbuluar shumė vonė nė kohėt moderne.

Llamba tė ēuditshme

Evidenca e shkruajtura bė letėrsinė mistike Hebreje, tregojnė pėr njė burim tė ēuditshėm energjie dhe pėr llamba qė "ndezin veten". Gjithashtu, tė ēuditshme janė edhe historitė e lundruesve tė shekullit tė kaluar.

Shumė detarė kanė pėrshkruar disa lloj llambash sferike tė varura nga vendasit nė zonat e xhunglės sė Arikės sė Jugut. Kėto llamba me sa duket janė vet-buruese dhe pėrdorin njė lloj burimi energjie tė pamundur pėr t'u shpjeguar.

Nė vitin 1601, njė shkrimtar spanjoll dhe eksplorues, i cili ka ndjekur edhe zbuluesit e Amerikės sė Jugut, ka shkruar pėr njė lloj shtylle tė ēuditshme nga ku ndriēonte njė objekt i bardhė qė bėnte dritė pėr tė gjithė zonėn rrethuese goxha tė madhe.

Historiani antik dhe shkrimtari Pausanias ka shkruar dikur rreth njė tempulli me njė dritė qė ndriēonte vazhdimisht pėr tė paktėn njė vit rresht. Edhe mė shumė ngacmuese janė tė dhėnat e zbulimit tė njė varri tė Pallasit afėr Romės.

Thuhet se varri ndriēohej nė brendėsi nga njė burim drite qė e ka mbajtur tė ndriēuar dhomėn pėr mė shumė se dyqind vjet.

Njohuritė mjekėsore

Disa njohuri jo tė zakonshme tė hershme rreth procedurave mjekėsore janė gjithashtu njė aspekt tjetėr i botės antike. Ndoshta evidenca mė e pabesueshme e kėtij lloji, ėshtė zbulimi i njė numri tė madh kafkash qė i pėrkasin periudhės Neolite, tė cilat duket se janė trepanuar.

Nė librin e tij "Kolonia e Tokės", autori Richard Mooney shpjegon procesin nė kėtė mėnyrė: "Trapani nė ditėt e sotme ėshtė njė ndėrhyrje gjatė sė cilės njė pjesė e kockės sė kafkės hiqet ose pėr tė lehtėsuar presionin e shkaktuar nga njė tumor apo mpiksje gjaku ose pėr tė hequr cifla kockash tė shkaktuara nga ndonjė frakturė tė kafkės. Mė pas hapėsira mbyllet me njė pllakė.

Operacioni ėshtė mjaft i ndėrlikuar dhe kėrkon aftėsi shumė tė mira dhe kujdes tė jashtėzakonshėm pėr t'u kryer. Ėshtė e vėshtirė tė besosh se njė njeri i kohės Neolitike, i cili mendohet tė ketė qenė ekstremisht primitiv, mund tė ketė kryer kėtė lloj operacioni tė ndėrlikuar me teknika primitive, me anė tė thikės sė strallit, pa anestezi dhe pa asnjė nocion higjene".

Por, ēudia mė e madhe ėshtė se mesa duket tė mbijetuarit e kėtyre ndėrhyrjeve kanė jetuar edhe shumė vite mė pas. Kjo ėshtė diēka e jashtėzakonshme pasi edhe nė kohėt jo shumė tė largėta, pacientėt qė i nėnshtroheshin ndėrhyrjeve kirurgjikale kishin njė shkallė shumė tė lartė vdekshmėrie pėr shkak tė infeksioneve dhe helmimit tė gjakut.

Zbulimet nė Bashkimin Sovjetik

Njė evidencė veēanėrisht e mirėdokumentuar e kirurgjisė antike tė kafkės na vjen nga studimet dhe eksplorimet e bėra gjatė periudhės sė Bashkimit Sovjetik.

Ekzaminimi i njė numri tė madh kafkash tė gjetura nė Ishtikunuy afėr liqenit Sevan nė Armeni, treguan njė teknikė jashtėzakonisht shumė tė zhvilluar tė kirurgjisė sė kafkės tė pėrdorur mbi 4000 vjet mė parė.

Njė pacient kishte vuajtur nga njė dėmtim serioz i kokės dhe mendohet se kishte patur njė pjesė tė madhe tė indeve tė trurit tė ekspozuara.

Pavarėsisht kėtyre vėshtirėsive, kirurgėt e asaj kohe kanė arritur tė mbyllin shumė mirė frakturėn duke i vendosur njė kockė kafshe me formė perfekte trekėndore.

Nga mėnyra se si indet e pacientit kishin rrethuar kockėn e kafshės, mund tė thuhej me bindje se gruaja i kishte mbijetuar operacionit dhe kishte jetuar shumė vite tė tjera.

Shkencėtarėt sovjetikė kanė zbuluar gjithashtu evidenca edhe mė tė mahnitshme pėr sa i pėrket kirurgjisė tė drejtpėrdrejtė tė trurit. Ėshtė zbuluar se njė grua ėshtė operuar me sukses pasi i ishte hequr njė objekt i madh sa njė gisht, i cili i ishte ngjeshur nė kokė. Objekti kishte penetruar direkt nė tru.

Nė mėnyrė tė pabesueshme, kirurgėt e asaj kohe kishin qenė tė aftė tė prisnin pjesėt anėsore tė objektit, tė hiqnin mbeturinat e mbetura para se ta mbyllnin plagėn pėrsėri duke pėrdorur kocka kafshėsh. Edhe nė kėtė rast pacienti kishte mbijetuar.

Duke admiruar aftėsitė e jashtėzakonshme tė kėtyre kirurgėve tė hershėm, shkencėtari Prof. Jagharian ka vėrejtur: "Duke marrė parasysh mjetet primitive me tė cilat kanė punuar kėta kirurgė, mund tė them se kanė qenė shumė herė mė tė aftė teknikisht se kirurgėt e kohėve moderne".

KB
avatar
Jon

1233


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi