Origjina e kombeve

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Origjina e kombeve

Mesazh  Estilen prej 30.03.10 17:29

................Teorite mbi origjinen e kombeve.......


ORIGJINA E KOMBEVE

Pikėpamja objektiviste

Duke gjurmuar origjinėn historike tė nacionalizmit, teoricienėt kanė analizuar faktorėt qė kanė sjellė apo kanė ndihmuar shfaqjen e kombeve.

Disa nga kėta faktorė mund tė shihen nė kėtė pasqyrė tė gjendjes nė Europėn pas mesjetare: pas rėnies sė botės sė krishtere qė mbizotėronte nė mesjetė, themelimi i kishave kombėtare si entitete tė ndara i kishte ndarė kombet e kontinentit; kapitalizmi i shtypit, domethėnė shpikja e makinave tė shtypit qė mundėsonin botime masive nė seri bėnte tė mundur shpėrndarjen nė shkallė tė gjerė tė tė njėjtave ide, duke krijuar kėshtu njė kulturė homogjene; gjuha vendase po pėrdorej gjithnjė e mė shumė nė komunikime zyrtare.

Strukturat dinastike dhe monarke po dobėsoheshin nė shekullin XVIII.
Duke u pėrpjekur tė gjejnė gjurmėt e para tė kombeve nė kuptimin gjeografik, shumica e studiuesve, ndėr ta Gellner (2006), besojnė se ėshtė Europa vendi ku kombet u shfaqėn mė sė pari, pasi qė nacionalizmi[7] lidhet me modernizimin i cili nėnkupton procesin e shkėputjes nga shoqėria tradicionale bujqėsore, qė mė sė pari ngjau nė Europė.

“Ėshtė nacionalizmi ai i cili lind kombet, dhe jo e kundėrta. Pa dyshim se nacionalizmi shfrytėzon pėrhapjen e kulturave tė hershme dhe tė trashėguara, ndonėse i shfrytėzon nė mėnyrė shumė tė pėrzgjedhur, dhe shumė herė i transformon ato nė mėnyrė radikale.” (Gellner 2006:54) Nacionalizmi nuk ėshtė njė sentiment i shprehur nga kombet para-ekzistuese, por nė tė vėrtetė ai krijon kombe ku ato nuk kanė ekzistuar mė parė.

Pėr dallim nga Gellner, Anderson (2006) beson se ishte ‘bota e re’ (Amerika) vendi ku filloi procesi i krijimit tė kombeve dhe se kombet mė sė pari u shfaqėn te Kreolėt e Amerikės Qendrore dhe Latine nė gjysmėn e dytė tė shekullit XVIII teksa idetė e iluminizmit ishin sjellė aty nga spanjollėt.

Mirėpo, argumenti i Anderson-it qė lindjen e kombeve e arsyeton me rėnien e dinastive dhe fesė, si dhe lindjes sė literaturės mund tė jetė shpjegim i vlefshėm nė kontekst tė Amerikės, megjithatė, ajo nuk shpjegon shfaqjen e kombeve nė disa pjesė tė botės ku shumica e popullatės nuk kanė ditur shkrim-lexim, si pėr shembull nė Afrikė.

Sidoqoftė, fakti se literatura e shtypur ka ekzistuar qysh nė shekullin e XVI dhe nuk ka pasur ndikim nė lindjen e kombeve, sugjeron se kombet dolėn nga ‘etni tė caktuara, tė ndikuara nga zhvillimi i literaturės amtare dhe trysnia nga shteti’ (Hastings, 1997).

Industrializimi

Autorėt si Hobsbawm dhe Gellner sugjerojnė se krijimi i kombit ėshtė pasojė e industrializimit. Sidoqoftė, problemi me kėtė pikėpamje ėshtė se shumė kombe janė shfaqur nė rajonet e paindustrializuara, si ato nė Europėn Qendrore dhe Lindore.\

Por vetė Gellner kishte qenė i vetėdijshėm pėr kėtė kur kishte vėrejtur se nacionalizmi nuk e ka shoqėruar gjithnjė industrializimin; zviceranėt ia kanė dalė edhe pa tė.[8] (Gellner 2006:XXV)

Gellner insiston se kombet dhe nacionalizmi nuk janė tė natyrshėm, sepse nuk janė tipare tė pėrhershme tė gjendjes njerėzore, por janė shfaqur me tranzicionin nė industrializėm. Megjithėkėtė, kjo nuk nėnkupton se kombet janė arbitrarė apo tė pashpjeguar, tė rastėsishėm apo tė shmangshėm; ato lidhen ngushtė me me industrializimin.

Nė tė vėrtetė, ėshtė kjo qė i bėn ata tė duken tė natyrshėm nė sytė e pjesėtarėve tė shoqėrisė industriale dhe mu ky tė qenė ‘i natyrshėm’ i jep nacionalizmit fuqinė. Por, ēfarė ka tek tranzicionin nė industrializėm qė kombet dhe nacionalizmin e bėn gati universal nė modernitet? (Gellner 2008: XXIII)

Pėr Gellnerin, nacionalizmi nuk ėshtė shprehje e kombeve, klasave apo elitės intelektuale, dhe rrėnjėt e tij nuk gjenden nė studimin e kombeve, kapitalizmit, klasės ose ideve. Por, si tė kuptohet ai? Gellner nė shpjegimet e tij pėrkitazi me krijimin e kombeve bėnte njė lidhje shkakėsore sipas sė cilės rrethanat nė modernitet kushtėzojnė lindjen e nacionalizmit, ndėrsa nacionalizmi kushtėzon lindjen e kombeve. Pėr tė shpjeguar kėtė lidhje Gellner duhej tė identifikonte tiparin qendror tė modernitetit dhe pastaj tė pėrpunojė njė argument qė demonstron funksionalitetin e nacionalizmit nė modernitet. (Gellner 2008: XXI)
Gellneri modernitetin e kuptonte si formė tė dalluar tė kulturės dhe organizimit shoqėror.

Ai konsideronte se nacionalizmi ėshtė nė funksion tė modernitetit. Ndonėse pajtohej me Kedourie se nacionalizmi ėshtė dukuri moderne dhe se ai i kishte krijuar kombet, dhe jo anasjelltas, Gellner nuk pajtohej se kjo ndodhte nė saje tė fuqisė sė nacionalizmit si ide, ose shpesh klasės intelektuale si bartės tė kėsaj ideje. Ideja e nacionalizmit ishte produkt, dhe jo prodhues i modernitetit. Suksesi i tij nuk i atribuohet fuqisė intelektuale tė tij, por funksionit tė tij pėrbrenda rregullit moral shoqėror.

E kaluara e pėrbashkėt

Kur flitet pėr tė kaluarėn e pėrbashkėt tė kombit, zakonisht bėhet fjalė pėr pėrkatėsinė e pėrbashkėt etnike, kulturore, historike e kėshtu me radhė. Ideja se pėrkatėsia etnike ėshtė paraardhėse e kombit, dhe se kombi bazohet nė rizbulimin dhe riinterpretimin e tė kaluarės etnike ėshtė sugjeruar nga Smith.

Etnia pėrkufizohet si njė grup njerėzish me identitet kulturor dhe gjuhė tė pėrbashkėt. Kombi formohet nga njė ose mė shumė etni dhe ėshtė njė komunitet shumė mė i vetėdijshėm se sa pėrkatėsia etnike. Pėrkatėsia etnike ėshtė njė nga aspektet mė tė rėndėsishme tė identitetit kulturor ose shoqėror. Prandaj, termi etni shpesh pėrdoret si sinonim pėr kombin. Por, njerėzit me pėrkatėsi tė pėrbashkėt etnike mund tė jetojnė nė shtet-kombe tė ndryshme dhe mu pėr kėtė arsye mund tė trajtohen si pjesėtarė tė kombeve tė ndryshme.

Autorėt pajtohen pėrkitazi me ndikimin e pėrkatėsisė etnike, gjuhėsore, e fetare nė formimin e kombeve. Sidoqoftė, ata nuk pajtohen nė lidhje me shkallėn nė tė cilėn ato kanė kontribuar nė formimin e identiteteve kombėtare dhe rėndėsinė apo lidhjen e tyre nė pėrkufizimin e kombit. Qė kėtej rrjedhin pėrkufizimet e ndryshme tė kombit nė literaturė.

iē u tha nė fillim tė kėsaj eseje, qasjet teorike qė bazohen nė tė kaluarėn e pėrbashkėt tė popujve si bazė pėr krijimin e kombeve shkaktojnė vėshtirėsi pikėrisht ngase ėshtė e vėshtirė tė merret njė nga komponentėt e krijimit tė kombeve si kriter i pėrgjithshėm.

Tė marrim gjuhėn, fenė ose pėrkatėsinė etnike pėr shembull. Asnjėra nga kėto e vetme nuk ėshtė e mjaftueshme pėr tė krijuar njė ndjenjė tė identitetit kombėtar. Pėr mė tepėr, nė disa kombe, gjuha, feja dhe/ose pėrkatėsia etnike janė faktorė ēintegrues. Ja pėrse disa nacionalizma nuk i pėrdorin njėrėn nga ato ose tė tria sė bashku si elemente pėrbėrėse tė identitetit kombėtar.

Ndonėse, kjo qasje ėshtė e vlefshme pėr sa i pėrket shumė kombeve nė botė, ajo ka dobėsi: ėshtė provuar se pėrkatėsia etnike nuk ėshtė kusht as i domosdoshėm as i mjaftueshėm i ndjenjės sė kombėsisė.

Pėrkatėsia etnike mund bazė e vlefshme pėr tė krijuar kombin nė rastin e japonezėve, armenėve, grekėve, shqiptarėve, por ajo nuk ka luajtur rol nė krijimin e kombeve moderne, si pėr shembull kombi francez qė ėshtė kelt, iberik dhe gjermanik ose kombi gjerman qė ėshtė gjermanik, kelt dhe sllav ose kombi amerikan qė ėshtė njė kazan shkrirės i gjithfarė etnish dhe kulturash.

Nė disa raste, madje edhe perceptimi i etnicitetit tė pėrbashkėt nuk garanton identitetin e pėrbashkėt kombėtar, siē ėshtė rasti me Somalinė.
Andaj, shtrohet pyetja: pėrse disa etni shndėrrohen nė kombe, ndėrsa tė tjerat jo? Hastings (1997) sugjeron se shndėrrimi i etnive nė kombe ose nė pjesė integrale pėrbrenda kombeve bėhet e mundshme kur “gjuha e tyre popullore kalon nga pėrdorimi nė tė folur tė pėrditshėm nė pėrdorim tė shkruar, derisa ajo fillon tė pėrdoret rregullisht pėr tė prodhuar literaturė, dhe veēanėrisht pėr pėrkthimin e Biblės.

” Nėse ky transformim nuk ndodh, atėherė as transformimi nga etnia nė komb nuk do tė ndodhė kurrė. Gjuha e shkruar ėshtė aq e rėndėsishme pėr krijimin e kombeve nė saje tė ndjenjės sė veēantisė historike dhe kulturore qė ajo e shkakton nė komunitetet qė e lexojnė atė.

Pra, si pėrfundim, ndėrsa jo tė gjitha etnitė shndėrrohen nė kombe, me sa duket njėfarė potenciali dhe burimi ėshtė i nevojshėm pėr tė mundėsuar kėtė transformim dhe pėr tė rezistuar pėrfshirjen e etnive nė njė sistem tjetėr kulturor dhe politik.

Natyrisht, jo tė gjitha kombet janė krijuar nė kėtė mėnyrė. Kjo mėnyrė etnocentrike e krijimit tė kombeve ėshtė tipike pėr mėnyrėn se si kombet e Europės lindore dhe qendrore, si gjermanėt, rusėt e italianėt, e kanė pėrkufizuar vetveten, nė terme tė prejardhjes sė pėrbashkėt (nė teori) dhe gjuhės (nė praktikė).

Nė anėn tjetėr, kjo ėshtė e kundėrt me konceptin francez e britanik tė kombit, i cili ėshtė pėrkufizuar nė terme tė kufijve territorial dhe me pėlqimin qė tė jetohet bashkė, pėr ēfarė qė do tė flitet mė poshtė nė hollėsi.

‘Tjetri’ dhe armiku i kombit

Procesi i identifikimit kombėtar ėshtė pėrfshirės dhe pėrjashtues. Ai pėrfshin popuj me sė paku disa karakteristika tė pėrbashkėta dhe pėrjashton tė tjerė, ngaqė kombi e pėrkufizon vetveten duke e dalluar nga ‘tjetri’ i cili sidomos pėrfaqėsohet nga kombet fqinjė. ‘E jona’ i referohet ēdo gjėje qė perceptohet dhe konsiderohet si pjesėtar (hero etj.) ose simbol i rėndėsishėm (mite, toponime etj.) i njė kombi tė caktuar. Tė gjitha kombet kanė tė pėrbashkėt perceptimin e ‘tjetrit’, dhe shpeshherė tė kundėrshtarit.

Ekzistimi i kundėrshtarit qė pėrfaqėson armikun e kombit i kontribuon rritjes sė ndjenjės kombėtare. Vuajtjet e pėrbashkėta kanė njė fuqi tė madhe pėr tė bashkuar njė komb, kurse armiku i pėrbashkėt ėshtė forcė e pamohueshme solidariteti dhe mobilizimi.

Nacionalizmi shpesh ėshtė shfaqur kur njė komb ėshtė ndier i kėrcėnuar nga armiqtė e perceptuar si tė tillė. Kjo mund tė ilustrohet me shembullin e nacionalizmit amerikan dhe kundėrshtarėt e tij, qė nga imperializmi spanjoll dhe britanik, nazizmi, komunizmi, dhe nė ditėt e sotme, ndoshta fundamentalizmi islamik.

Nacionalizmat e Europės Qendrore dhe Lindore, rajone kėto nė tė cilat perandoritė rajonale (Osmane, Ruse dhe Austro-Hungareze) kanė sunduar me shekuj, armikun e portretizonin tek kėta pushtues tė huaj. Sidoqoftė, nė raste tė caktuara kundėrshtari ėshtė i brendshėm, dhe jo doemos i jashtėm.

Pikėpamja subjektiviste

Kombi mund tė pėrcaktohet si komunitet i cili plotėson kushtet objektive qė u shtjelluan mė lartė, si industrializimi apo kujtesa e pėrbashkėt, domethėnė ato qė e bėjnė tė mundshme krijimin e kombeve. Mirėpo, e meta e pikėpamjes qė pėrkufizon kombin me kėta pėrbėrės objektivė ėshtė se nuk ka njė kriter tė vetėm ose grup kriteresh tė cilat i pėrmbushin tė gjitha kombet. Veēori tė caktuara mund tė pėrmbushen nga kombe tė caktuara por jo nga tė gjitha.

Si alternativė ekziston njė qasje subjektiviste qė thekson se kombi ėshtė njė grup njerėzish tė cilėt e mendojnė kėtė grupim si komb nė saje tė dėshirės dhe vendimit tė tyre pėr tė jetuar bashkė si dhe solidarėsisė shoqėrore. Teoricienėt e kėsaj vije mendimi marrin njė qėndrim tjetėr, pėr tė argumentuar se kombi krijohet nga njė proces mė subjektiv, domethėnė vetėdija kolektive, ndėrsa popujt lidhen me identitetin kombėtar dhe me atdheun.

Filozofi James S. Mill ka thėnė se kombi pėrbėhet nga njerėz “tė mbledhur rreth simpatisė... qė u jep atyre dėshirė pėr tė qenė nėn njė qeveri tė pėrbashkėt...”[9] Kėtė qasje e pėrkrah edhe historiani Ernest Renan i cili nė shekullin XIX ka shkruar se lidhja me njė komb ėshtė ēėshtje solidarėsie dhe e ndjenjave tė pėrbashkėta, dėshira e shprehur qartė pėr tė vazhduar jetė tė pėrbashkėt. “[Njė komb] mendon tė kaluarėn, por shprehet nė tė tashmen ...dėshira e shprehur qartė pėr tė vazhduar jetėn e pėrbashkėt.” (Renan, 1990)

Sidoqoftė, pikėpamja subjektiviste ka tė metat e saja. Ajo supozon se kombet krijohen nga asgjėja dhe nuk merr nė konsideratė kushtet objektive paraprake qė e mundėsojnė manifestimin e kėtij procesi, e qė (sė paku nė kontekstin europian) janė tregtia, komunikimi dhe udhėtimi i lehtėsuar, lojaliteti ndaj autoriteteve qendrore qė ka zėvendėsuar lojalitetet provinciale, veēanėrisht pėr sa i pėrket klasės sė mesme. Pėr mė tepėr, ekzistimi i kundėrshtarit qė pėrfaqėson armikun kombėtar i kontribuon rritjes sė ndjenjės kombėtare.

Nė vend se tė zgjedhim ndėrmjet kėtyre dy pikėpamjeve objektiviste dhe subjektiviste, qasje mė e drejtpeshuar do tė ishte nėse i shohim ato si jopėrjashtuese tė njėra-tjetrės. “Kombi mund tė pėrkufizohet si komunitet qė plotėson kushtet objektive (si industrializimi apo kujtesa e pėrbashkėt) dhe nėse beson se ėshtė komb nė saje tė pasjes sė kėtyre veēorive tė pėrbashkėta.” (Archard 2000:159)

LINDJA E KOMBEVE – PĖRVOJAT E NDRYSHME

Pothuajse tė gjithė kombet lidhen me njė territor tė caktuar, atdheun kombėtar ose diasporėn jashtė tij. Me kohė, ideja e kombit bėhet koncept i rėndėsishėm politik nė Europė dhe gjetiu.

Kėshtu, nacionalizmi, si ideologji dhe lėvizje, e sheh kombin jo vetėm si term pėr njė grup tė caktuar njerėzish, por si njė entitet politik me tė drejtė sovraniteti qė synon krijimin e shtetit kombėtar dhe beson se kufijtė kombėtarė do tė duhej tė korrespondonin me kufijtė shtetėror. (Gellner 2006:1)

Shtet-kombi ėshtė shteti qė identifikohet si atdheu i njė kombi tė caktuar. Shumica e shteteve moderne hyjnė nė kėtė kategori. Kur shtetet hahen pėr territore, pretendimet mund tė bazohen nė argumente historike se cili komb ka jetuar aty mė i pari.

Anglia dhe Portugalia, nė saje tė posedimit tė identitetit kombėtar, nga shumė shihen si shtet-kombe tė hershme. Tė tjerėt, shtet-kombin e shohin si dukuri mė tė vonshme tė shfaqur tek nė shekullin XIX nė Europė dhe nė shekullin XX nė pjesėt e tjera tė botės, nė ish-kolonitė dhe gjetiu.

Kombi etnik/kulturor dhe kombi qytetar

Nė teori, dy janė mėnyrat e krijimit tė dhe manifestimit kombeve. Njėra ėshtė kur pjesėtarėt e njė kombi kanė njė ndjenjė tė pėrkatėsisė sė pėrbashkėt dhe identifikohen me karakteristika tė pėrbashkėta, siē ėshtė prejardhja e pėrbashkėt, raca, kultura, gjuha ose feja.

Kjo formė e manifestimit ėshtė quajtur me termin komb etnik ose kulturor dhe pandeh se proceset identifikuese trashėgohen dhe nuk mund tė pėrzgjidhen, ndėrsa njėsia politike e administrative qė e formon ajo ėshtė quajtur shtet-komb. Ky lloj shteti u shfaq nė kontekst tė kombeve qė ishin ndarė nė territore e disa shtete.

Si rezultat i kėsaj ndarjeje, identiteti kolektiv ishte bazuar nė parime etnike dhe kulturore. Kjo donte tė thoshte se thelbi i kombit ‘tonė’ mendohet tė jetė ruajtur i pastėr nga shkrirja dhe pėrzierja me kombe tė ‘tjera’.

Me fjalė tė tjera, kurdo qė identiteti kolektiv nuk mund t’i referohet njė shteti kombėtar, ai bazohet nė parimin kulturor, duke e konsoliduar, kėshtu, njė komunitet homogjen kulturor si bazė pėr shtet-kombin e ardhshėm.
Sidoqoftė, ky shtet-komb nuk korrespondon gjithnjė me kufijtė ‘e vėrtetė’ tė territoreve ku shtrihet kombi qė pretendon ta pėrfaqėsojė.

Nė procesin e formimit arbitrar ose jo tė shteteve, ku jo gjithmonė demografia luante rol vendimtar, shumė kombe ishin ndarė, siē ishte rasti me irlandezėt, shqiptarėt e tė tjerė. Kjo ėshtė njė vėrejtje e rėndėsishme, ngase nė shumė raste kjo ka qenė burim konfliktesh etnike, veēanėrisht nė Europėn jug-lindore dhe ish Bashkimin Sovjetik pas shpėrbėrjes sė shteteve komuniste, por edhe gjetiu, si nė Kurdistan e Palestinė qė janė kombe pa shtet.

Forma tjetėr e krijimit dhe manifestimit tė kombit ėshtė kur pjesėtarėt e njė kombi kanė ndjenjė tė pėrbashkėt tė pėrkatėsisė qė buron nga ndjenja e fatit tė pėrbashkėt. Kjo formė zakonisht quhet si komb qytetar dhe pėrfshin tė gjithė ata qė pranojnė kredon politike tė kombit pavarėsisht gjuhės ose pėrkatėsisė etnike tė tyre.

Ky ėshtė njė proces nė tė cilin nė njė territor tė caktuar me kufijtė tė njohur jetojnė grupe tė ndryshme njerėzish. Parimi i identitetit kolektiv nė kėtė territor ėshtė politik: qytetarėt njėsoj i nėnshtrohen sundimit tė Ligjit nė atė territor.

Shpesh pėr tė krahasuar kėto dy modele tė krijimit tė kombeve pėrmenden mėnyrat se si Franca, Britania e Italia, nė njėrėn anė, dhe Gjermania, nė anėn tjetėr, kanė pėrkufizuar kombėsinė e tyre dhe kanė arritur te shtet-kombet pėrmes rrugėve tė ndryshme varėsisht nga rrethanat e veēanta tė secilės prej tyre.

Franca ka pėrfshirė kėdo brenda njė territori tė caktuar, prej tė cilės mė vonė ka krijuar kombin, ndėrsa Gjermania ka pėrfshirė vetėm popujt qė kishin tė pėrbashkėt tipare tė caktuara etnike ose kulturore. Koncepti francez ishte parė si pėrfaqėsues i pėrvojės sė Europės ‘perėndimore’ dhe ishte quajtur model qytetar e territorial i kombit qė prodhon nacionalizma ‘territorialė’, ndėrsa koncepti gjerman ėshtė prototip i pėrvojės ‘lindore’ dhe ishte quajtur model etnik-gjenealogjik qė prodhon nacionalizma ‘etnik’. (Smith 1991: 79-84)

Sidoqoftė, kjo nuk domethėnė se tė gjitha shtetet e Europės Perėndimore kanė ndjekur rrugėn franceze, por as qė tė gjitha shtetet e Europės Lindore kanė ndjekur rrugėn gjermane tė krijimit tė kombeve.

Dallimet nė mes kombeve etnike/kulturore (komuniteteve tė trashėguara) dhe kombeve qytetare (shoqėrive tė njė territori) kanė implikime tė mėdha nė atė se si kuptohet pluralizmi dhe si rregullohen dallimet nė shoqėri, nė karakterin e shoqėrisė civile dhe pėrkufizimin e qytetarisė.

Konsiderohet se kombet qytetare pranojnė mė lehtė popullata tė ndryshme nė gjirin e kombit nė saje tė identitetit politik. Sidoqoftė, kėto vende gjithashtu kanė njė ndjenjė tė zhvilluar tė identitetit etnik dhe kulturor.

Pėr mė tepėr, qėndrimi karshi imigrantėve dhe qytetarėve tė natyralizuar tregon se ata nuk janė aq tė barabartė me tė zotėt e shtėpisė. Kėtė e ilustron natyralizimi i kushtėzuar me provimet e shtetėsisė (qė provojnė njohjen e kulturės dhe gjuhės sė shtetit pėrkatės), betimin dhe parakushte tė tjera (qėndrimi i pandėrprerė pėr njė periudhė tė caktuar nė shtet, puna vullnetare, etj.) si dhe ndalimi i disa zakoneve tė pakicave.

Zakonisht supozohet se formimi i kombeve nė Amerikė dhe Europėn Perėndimore ka pasur efekte integruese dhe kohezive, meqenėse koncepti i kombit qytetar ose kombi i pėrkufizuar territorialisht ka bashkuar grupe tė ndryshme etnike dhe kulturore nė kombe, nė saje tė ndjenjės sė tyre tė pėrkatėsisė sė pėrbashkėt qė buron nga ndjenja e fatit tė pėrbashkėt.

Mbase, kjo ėshtė arsyeja pėrse disa autorė [10] i referohet kėtij modeli tė kombėsisė si ‘nacionalizėm i mirė’, nė krahasim me ‘nacionalizmin e keq’ qė ka rrėnjė etnike.

Kombet nė periudhėn pas-perandorake

Nė Europėn Qendrore dhe Lindore, nė tė cilat perandoritė e mėdha tė osmanėve, rusėve dhe austriakėve kanė sunduar me shekuj, si dhe nė rajonet e copėtuara politikisht tė qytetėrimeve italiane dhe gjermane, lėvizjet nacionaliste kėrkonin qė hartėn politike ta vizatonin sėrish pėrgjatė linjave gjuhėsore dhe kulturore, dhe nė periudhėn nga vitet 1820 deri 1920 ata, pėrgjithėsisht, ishin tė suksesshėm nė kėtė.

Mė vonė, ndėrsa federatat komuniste po krijoheshin, ato pėrfshinė nė vete popullata tė ndryshme etnike, kulturore dhe fetare. Sidoqoftė, kjo u pagua me njė ēmim kur kėto federata u shpėrbėnė dhe popujt e ndryshėm tė rajonit kėrkuan njė parim alternativ si bazė pėr solidaritet dhe pėr t’i dhėnė kuptim botės pėrplot dyshime.

Atė parim e gjetėn tek nacionalizmi i bazuar nė identitetet etnik. Prandaj, ata iu kthyen prapa identiteteve tė tyre kombėtare, duke theksuar krijimin e miteve nė lidhje me karakteristikat qė pėrkufizojnė identitetin e tyre unik karshi kombeve fqinje. Kėto parime tė reja kėrcėnuan kėto federata, ndėrsa nė rastin e Jugosllavisė efekti ishte i vrazhdė dhe i pėrgjakshėm.

Kombet nė periudhėn pas-koloniale

Rasti i Azisė dhe pėrvoja e Afrikės ėshtė e ndryshme, teksa ato luftonin tė ngadhėnjenin kundėr kolonialistėve. Nacionalizmi i ‘Botės sė Tretė’ ishte pėrkushtim pėr vetėvendosje, por ‘nacionalizmi’ i mėvonshėm u lidh me procesin e ndėrtimit tė kombit (nation-building), domethėnė me pėrpjekjen qė pėrmes miteve dhe simboleve tė krijohet njė ndjenjė solidarėsie dhe qėllimi tė pėrbashkėt ndėrmjet popujve tė shumėllojshėm dhe shpesh armiqėsorė.

Nacionalizmi anti-kolonial ishte kuptuar nė dy mėnyra: nėse imperialistėt ishin tė gatshėm tė shkonin, nacionalizmi mund tė konsiderohej si formė e re e nacionalizmit qytetar, mu sikurse lėvizjet amerikane pėr pavarėsi

. Nėse shtetet imperialiste kundėrshtonin kėrkesat pėr pavarėsi, nacionalizmi ishte quajtur mjet i fuqive komuniste. Ky ishte mendimi pėr Korenė nė fillim tė viteve 1950-ta dhe mė vonė pėr Vietnamin kur SHBA zuri vendin e Francės nė Indokinė. (Gellner 2006:XIX)


PĖRFUNDIM

Pavarėsisht teorive tė ndryshme, asnjėra nga veēoritė qė teoricienėt i kanė pėrmendur si faktorė kontribuues nė formimin e kombit nuk ėshtė i mjaftueshėm nė vete pėr tė krijuar njė komb dhe asnjė nga perspektivat teorike nuk janė tė vlefshėm si shpjegime tė pėrgjithshme pėr krijimin dhe pėrkufizimin e kombeve.

Merr qasjen ‘etnike’ pėr shembull; ndėrsa ėshtė shpjegim i vlefshėm pėr disa kombe, nuk mund tė thuhet se vlen pėr kombe tė tjera. E njėjta vlen pėr qasjen e ‘kapitalizmit tė shtypit’, e kėshtu me radhė.

Kjo argumenton se sa e vėshtirė ėshtė, pėr mos me thėnė e pamundur, tė nxirret njė teori meta-narrative qė do tė qarkonte pėrkufizimet dhe prejardhjet e tė gjitha kombeve nė pėrgjithėsi.

Nisur nga njė pikėpamje nė frymė tė filozofisė sė Wittgenstein-it, dhe pėrpjekja qė tė zbatohet nė lidhje me idenė e kombit, mund tė themi se kjo vėshtirėsi rrjedh pikėrisht ngase nuk ka karakteristika thelbėsore tė kombit qė do t’i jepnin kėtij nocioni njė kuptim thelbėsor.

Sidoqoftė, ajo ēfarė pikėpamjet teorike ekzistuese mbi kombet dhe nacionalizmat bėjnė ėshtė se na mundėsojnė tė kuptojmė mėnyrat e shumta qė kombet e ndryshėm janė formuar varėsisht nga rrethanat e ndryshme historike, shoqėrore, ekonomike dhe politike.

Estilen

1022


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Origjina e kombeve

Mesazh  Jetmira prej 18.07.13 8:16

Autori mė poshtė ėshtė nga ata qė janė nė frontin kundėr kombeve, ku kombet janė "konstrukte artificiale kulturore" tė "dy shekujve tė fundit" dhe "duhen rrėzuar" se "janė tė dėmshme"...

Retorika e tij niset me synimin madhor tė merret me kombin si koncept e tėrė kombet nė kontinentin evropian, por pėrfundimisht adreson vetėm kombet artificiale qė janė krijuar me injeksione kulturore si feja e gjuha e imponuar, duke lėnė jashtė kombet e mirėfillta.

Pra retorika e tij (dhe pėr rrjedhojė dhe e ca shqipfolėsve qė e marrin pėr bazė) s'vlen pėr kombin shqiptar, i cili ėshtė konstatuar dhe pėrkufizuar nė Ligjin zakonor shqiptar (Ligji i maleve, Ligji fisnor, Kanuni) dhe s'ka lidhje as me zhvillimet mė tė gjera "ideologjike-politike" evropiano-aziatike, etj. tė kohės, as me terminologjinė e sotme "ndėrkombėtare" (rėndom tė amerikanishtes) e as me teoritė dhe synimet e majtizmit tė sotėm qė pall me tė madhe "tė ardhmen multi-kulturoro-racoro-etnike" nėn njė qeveri botėrore (megjithėse kėtė elementin e fundit shpesh harrojnė ta pėrmendin kur iu drejtohen kopeve).

Ndėrkohė qė autorit s'ia vė dhe shumė re, se flet si "amerikan", ua vė re injorantėve shqipfolės qė e marrin pėr referencė apo pėr bazė. Pse i quaj injorantė? Sepse mund tė kenė lexuar krejt filologjinė (qė thuajse gjithnjė ka synime tė pastra ideologjike-politike) e tė huajve si Giri me shokė, por s'njohin LIGJIN prej nga ngrihen bazat e nacionalizmit tonė e megjithatė kanė gjithė prepotencėn katunaroide tė dalin nė publik e tė ulėrijnė pėr "mite" e "konstrukte" qė duhen "dekonstruktuar". Kjo ndodh sa herė qė kėta intelektoviēėt e rinj dalin rrugėve tė botės, nė kuptim tė parė si dhe figurativ, sepse dalin me veēorinė e kazanit (tė plehrave).
Nacionalizmi dhe racizmi i Europės

Si historian i Mesjetės dhe qytetar i kohėve moderne, Patrick J.Geary, pedagog nė Universitetin e Floridės, UCLA, vendosi t’i hedhė nė letėr pikėpamjet e tij pėr tė shkuarėn e largėt, tė tashmen, tė ardhmen dhe ndėrveprimet mes tyre. U mor gjatė me Europėn dhe shkroi njė libėr pėr tė.

“Miti i Kombeve: origjinat mesjetare tė Europės”, i botuar kėto ditė nė shqip nga “Ombra GVG”, nuk ka kaluar nė heshtje nė asnjė prej vendeve nė tė cilat ėshtė botuar.

A ekziston dhe a ėshtė nė krizė identiteti europian? A ekziston realisht njė Europė e bashkuar, sė pari pėrmes njėsimit ekonomik qė pėrligj harrimin e “inateve” tė vjetra qė i ka dėshmuar historia, e pėrpjekjeve pėr sovranitet, pėr njė identitet kombėtar? Nė pėrpjekje pėr tė treguar lindjen e Europės, Geary hedh tezėn e guximshme qė e ēon krijimin e identiteteve tona jo larg nė kohė.
“Historia moderne lindi nė shekullin e nėntėmbėdhjetė, u konceptua dhe u zhvillua si njė instrument i nacionalizmit europian. Si njė mjet i ideologjisė nacionaliste, historia e kombeve tė Europės ishte njė sukses i madh, por e ka kthyer tė kuptuarit tonė tė sė shkuarės nė njė kosh plehrash toksikė, tė mbushur me helmin e nacionalizmit etnik dhe ky helm ka depėrtuar thellė nė vetėdijen popullore. Tė pastrosh kėtė kosh ėshtė sfida mė e vėshtirė qė po pėrballin historianėt sot. Historia e vėrtetė e kombeve qė populluan Europėn nė Mesjetėn e hershme nuk fillon nė shekullin e gjashtė, por nė tė tetėmbėdhjetin.

Kjo nuk ėshtė pėr tė mohuar qė njerėzit qė jetonin nė tė kaluarėn e largėt nuk e kishin ndjenjėn e kombit apo tė identitetit kolektiv, por dy shekujt e fundit tė aktivitetit intelektual dhe tė konfrontimeve politike i kanė ndryshuar kaq shumė mėnyrat se si mendojmė pėr grupet sociale dhe politike, saqė e kemi tė pamundur tė pretendojmė dhėnien e njė pikėpamjeje “objektive” tė kategorive sociale tė Mesjetės sė hershme pa u prekur nga kjo e kaluar e afėrt.
Jo vetėm qė nacionalizmi etnik, siē e kuptojmė ne sot, ėshtė nė njė farė mėnyre njė shpikje e kėsaj periudhe tė vonė, por siē do tė shohim, vetė mjetet e analizės me tė cilat ne pretendojmė se praktikojmė histori shkencore u shpikėn dhe u perfeksionuan brenda pėrbrenda njė klime tė gjerė nacionalizmi dhe preokupimesh nacionaliste. Mė shumė se instrumente neutrale shkencore, metodat moderne tė kėrkimit dhe tė tė shkruarit tė historisė u zhvilluan specifikisht pėr tė thelluar qėllimet nacionaliste”.

Geary nė kėtė pikė e shikon historinė, veēanėrisht atė mesjetare tė manipuluar pėr qėllime politike. Pikėrisht nga kjo periudhė e errėt, sipas tij kanė lindur mitet e kombeve qė sot vazhdojnė tė pėrdoren si fakte qė gjenerojnė konflikte pėr pėrkatėsi territoriale dhe si mite tė dhunshme nė kohėt e sotme.

Duke iu drejtuar njė publiku tė gjerė dhe jo thjesht specialistėve tė fushės, Geary ėshtė ndalur nė shembuj konkretė. Duke folur pėr Ballkanin si njė vatėr e nxehtė, pėr tė dhėnė njė kuptim se sa e dukshme ėshtė kriza e identitetit europian, ai ndalet edhe nė konfliktin e pėrgjakshėm tė serbėve ndaj kosovarėve.
Pėr momentin, tė paktėn kosovarėt qenė nė gjendje tė kthehen nė Kosovė nga kampet e tyre tė refugjatėve nė Shqipėri dhe Maqedoni. A do tė jenė edhe ‘popujt’ e tjerė qė do tė dėbohen prej shtėpive tė tė parėve tė tyre nga urrejtja etnike dhe armatimet moderne po kaq me fat, apo mikpritėsit e tyre do t’i konsiderojnė ata si mysafirė tė pėrhershėm dhe tė pamirėpritur?”, shkruan historiani.

Duke ndjekur linjėn e tij se identiteti ėshtė pėrdorur si ideologji dhe duke u ndalur tek imigrimet e sotme tė paligjshme, Geary shpjegon edhe reagimet e shteteve tė mėdha si Franca pėr tė rishqyrtuar identitetin kombėtar francez.

“Rezultatet janė shqetėsuese”, thotė ai. “Frika nga islamizimi i Francės ka ēuar nė njė ringjallje tė sė djathtės ksenofobike franceze”.

Duke shkuar te njė shtet tjetėr i madh, Gjermania e duke prekur ēėshtjet e pakicave dhe raportet e identitetit me kalimin e viteve, Geary shtron pyetjen: Kush ėshtė gjerman? A mund tė bėhet gjerman njė imigrant, apo identiteti gjerman ėshtė ēėshtje gjaku e race? Kėto ēėshtje janė shtruar edhe mė parė dhe pasojat kanė qenė tė tmerrshme”.
Atėherė pėr kė ėshtė Europa? “Popujt e Europės kanė qenė gjithmonė shumė mė tė lėvizshėm, mė kompleksė dhe mė dinamikė sesa imagjinatat e nacionalistėve modernė. Emrat e kombeve mund tė na duken tė njohur pas njėmijė vjetėsh, por realitetet sociale, kulturore dhe politike tė mbuluara nga kėto emra kanė qenė radikalisht tė ndryshėm nga ēfarė janė sot. Pėr kėtė shkak, neve na duhet njė botėkuptim i ri i popujve tė Europės, veēanėrisht pėr periudhėn formuese tė identitetit europian qė ishte ajo e mijėvjeēarit tė parė. Ne duhet gjithashtu tė kuptojmė se si traditat e pėrcjella qė kanė nxjerrė me miliona njerėz nė rrugė dhe me miliona tė tjerė i kanė ēuar nė varr nė shekullin e njėzetė, u formėsuan pak mė shumė se njė shekull mė parė”, thotė Geary, duke vazhduar: “A janė kombet e Komunitetit Europian ‘vende tė imigrimit’, apo tė mirat e kėsaj nėnshtetėsie janė rezervuar vetėm pėr francezėt, italianėt, danezėt dhe britanikėt ‘e vėrtetė’? Vetė fakti qė akoma shtrohen tė tilla pyetje, tregon se sa e gjallė mbetet agjenda e diskretituar e nacionalizmit dhe e racizmit”.
avatar
Jetmira

897


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Origjina e kombeve

Mesazh  Jetmira prej 18.07.13 8:17

Te pjesa ku flet pėr "pėrkufizimin e kombit" autori vihet pak nė siklet, sepse i prish punė pėrkufizimi "gjerman", se bie ndesh me konceptet bashkėkohore (euf. komuniste). I njėjti pėrkufizim ėshtė nė Ligjin zakonor shqiptar (tė cilin natyrisht nuk pritet ta dijė). Megjithatė s'prish punė, sepse ka mbėshtetjen e gjithė komunistėve tė botės (edhe tė atyre shqipfolės), nė luftė kundėr "pasojave".

Ėshtė interesant dhe fakti se si retorikėn politike-ideologjike, personat si autori e fshehin si "studim historik". Ēfarė frike kanė tė shprehin haptas pozicionin e tyre tė kuq, pėrderisa kanė depėrtuar tashmė nė tėrė katedrat filologjike? Apo pikėrisht se sado teori tė shpikin brenda katėr mureve, "agjenda e diskretituar" (sic) se si ndodh qė vazhdon "tė mbetet gjallė" aty jashtė nė terren. Tė paktėn si historian supozohet dhe se duhet ta dijė pse bien vazhdimisht regjimet qė centralizohen jashtė organizimit biologjik.



Sipas kėtij klounit tė radhės kombi qenka koncept stalinist, por qė buron nga njė filozof gjerman, dhe fizikisht paska lindur mė 6 qershor 1523 nė Suedi (i mungon vetėm ora):

Citim:
Tekstet e Historisė duhet tė ndryshohen
NEXHMEDIN SPAHIU

Mė se dy dekada nga mposhtja e komunizmit, Kosova u desh ta presė ministrin turk tė Arsimit, Dinēer, qė tė marrė vėrejtje pėr absurditetin nė tekstet tona tė Historisė. Rishikimi i teksteve tė Historisė duhej tė ishte bėrė qė para dy dekadave, nė mėnyrė qė tė shkundet nga mendėsia marksiste – leniniste. Mundėsitė akoma mė tė mira kanė qenė pas ēlirimit tė Kosovės.

Pėr kėtė pata biseduar me ministrin e parė tė Arsimit pas luftės nė Kosovė, qė vinte nga Afrika Jugore, dhe me ministrin e tretė nė radhė pas lufte, Michael Daxner. Qė tė dy qenė pajtuar qė kjo gjė duhej bėrė sa mė parė, por mandatet e tyre pėrfunduan dhe kjo gjė nuk u arrit.

Pengesa kryesore pėr ta duket tė kenė qenė jo tekstet nė gjuhėn shqipe, por ato nė gjuhėn serbe, tė cilat botoheshin nė Beograd, dhe po tė bėheshin tjera nė Prishtinė, ato do tė bojkotoheshin nga arsimtarėt serbė nė Kosovė. Kėshtu, as Mark-u as Michael-i nuk iu futėn kėsaj pune as pėr tekstet e Historisė nė gjuhėn shqipe.

Koncepti i kombit nuk ėshtė nė rregull nė tekstet tona tė historisė

Koncepti i kombit ėshtė i dhėnė sipas teorisė staliniste, dhe kjo gjė prodhon derivate tė tjera me tė cilat nxėnėsit dhe studentėt tanė furnizohen gjatė gjithė shkollimit. Ky koncept krijohet qė nė klasat e ulėta, akoma pa u dhėnė definicioni eksplicit pėr kombin.

Defekti i konceptit stalinist pėr kombin ėshtė se ai e barazon kombin me etninė. Ky koncept buron nga teza e filozofit gjerman Johann Gottlieb Fichte, se ēdo popull qė flet njė gjuhė tė veēantė ka tė drejtė tė ketė shtetin e vet. Kjo do tė thotė se ēdo etni ka tė drejtė tė jetė komb. Por, mes sė drejtės pėr tė qenė komb dhe aftėsisė pėr t’u organizuar si komb ka njė hapėsirė tė madhe qė Stalini nuk deshi ta pranojė nė teori, por, pėr ironi, e zbatoi nė praktikė.

Bashkėsive tė shumta etnike nė Perandorinė Sovjetike iu mohuan tė drejtat pėr republikat e tyre pikėrisht nga Stalini. Thjesht, nė teori, Stalini e barazoi konceptin e kombit me etninė dhe, sė kėndejmi, historia e kombit u projektua deri nė lashtėsi. Madje edhe pėr epokat mė tė lashta u pėrdor terminologjia e historisė sė kohės moderne.
Termi jologjik “Revolucioni Demokratik”

Kur ėshtė fjala pėr shqiptarėt, kėtu kemi edhe disa idiotizma tė veēantė, p.sh. termi “Revolucioni Demokratik i Qershorit i 1924-s”, qė pėrdoret pėr grushtshtetin qė e solli Fan Nolin Kryeministėr tė Shqipėrisė. Ne qė na ėshtė mėsuar veshi qė nga fėmijėria, edhe nuk na duket ndonjė idiotllėk derisa tė mos e pėrkthejmė nė anglisht “Democratic revolution”. Atėherė kuptojmė ēfarė marrėzish po flasim. Tė thuash “revolucion demokratik” ėshtė sikur tė thuash “dru i hekurt” (!). Ose ėshtė dru, ose ėshtė hekur, por nuk mund tė jetė dru i hekurt. Kėshtu edhe revolucioni nuk mund tė jetė demokratik, sepse kėto dy gjėra pėrjashtojnė njėra-tjetrėn. S’mund tė jesh edhe revolucionar, edhe demokrat.


“Lufta Shqipėri – Perandori Osmane” ėshtė njė term qė nuk pėrket me konceptet historike

Nė shekullin XIV, nė kuptimin modern, s’kishte lindur akoma edhe njė komb i vetėm nė botė. Kombi i parė modern lindi mė 1523-shin, kur mė 6 qershor, mbreti suedez, Gustav Vasa Ericson, shpalli reformat e tij qė Suedinė e bėjnė pronė tė suedezeve dhe jo pronė tė mbretit, siē ishte rasti me shtetet mesjetare, ku territori nė zotėrim tė shtetit ishte, nė fakt, pronė e mbretit dhe popullsia qė banonte nė atė territor nuk kishte asnjė rol nė drejtimin e shtetit. Apo, mė mirė e thėnė, kishte aq rol, sa kishte edhe bagėtia qė popullonte atė territor.
Kėshtu, suedezėt u bėnė kombi i parė nė botė. Anglezėt kėtė e arritėm 126 vite me vonė, me Revolucionin e Oliver Cromwell-it mė 1649-n; amerikanėt me shpalljen e pavarėsisė mė 1776-n, ndėrsa francezėt me Revolucionin e vitit 1789, me tė cilin fillon edhe epoka e kombeve.

Pse lindja e kombit francez shėnon epokėn e kombeve, e jo lindja e 3 kombeve tė mėhershme? Kjo ėshtė sepse kombbėrja franceze qe mė e artikuluar (slogani “Liri, Vėllazėri, Barazi” nė shkrimet Rousseau-os dhe Voltaire-it etj.) dhe u pasua menjėherė me kombbėrjet nė gjithė Europėn Perėndimore.

Kur Perandoria Osmane arriti nė Ballkan, nuk kishte as komb turk, as komb osman e as ndonjė komb ballkanik. Thjesht njė sundimtar zėvendėsonte njė tjetėr.

Edhe Skėnderbeu nuk ishte udhėheqės kombėtar, por vetėm njė sundimtar. Nė shekullin XIX ai u shndėrrua nė njė kryehero kombėtar nga rilindėsit shqiptarė, me qėllim mitizimi. Madje, lėvizjen e kombformimit shqiptar e quajtėn “Rilindje Kombėtare”, me demek se shqiptarėt nė kohėn e Skėnderbeut paskėshin qenė komb dhe tani po lindnin sėrish si komb. Por kjo gjė nuk pėrkon me tė vėrtetėn historike, sepse shqiptarėt nė atė kohė akoma s’ishin komb. Nė mesjetė nuk kishim tė bėnim me konceptet qė solli modernizmi (epoka e kombeve), siē ėshtė urrejtja ndėretnike, interesat kombėtare etj.
Perandoria Osmane s’ishte e turqve, por e sulltanit. Nė trashėgiminė e saj, shqiptarėt kanė tė drejtė po aq sa dhe turqit, boshnjakėt dhe popujt e tjerė.

Problemet shqiptaro-turke janė tė njė periudhe relativisht tė shkurtėr (1879-1912). Kjo ėshtė periudha kur lėvizja kombėtare turke po e sfidonte atė shqiptare.

Nė fillimet e veta, lėvizja kombėtare turke donte qė me popujt myslimanė tė Perandorisė tė krijonte njė komb tė vetėm. Rilindėsit shqiptarė kishin konceptin e kombit mbi bazėn e gjuhės e gjakut, e jo mbi atė tė fesė, qė binte ndesh me konceptin turk.

Kjo periudhė konflikti 33-vjeēare ėshtė minore nė krahasim me miqėsinė e mėpasshme mes kombit turk e atij shqiptar. Ndėrsa, sa i pėrket Kosovės nė veēanti, ajo lindjen e vet si shtet duhet t’ia dedikojė Turqisė me meritat e saj mė tė larta, menjėherė pas SHBA-ve dhe aleatėve perėndimorė.

Tekstet tona tė Historisė pėrmbajnė urrejtje antiosmane e antiturke tė trashėguar nga mendėsia komuniste e Enver Hoxhės. Kėto tekste duhet tė revidohen njė minutė e mė parė. Ministri Dinēer ka plotėsisht tė drejtė.
Disa pyetje qė vijnė vetiu me ekzemplarė si ky:

1) Kanė probleme tė logjikės formale? Apo:
2) Vėrtet s'e kanė hasur kurrė mė parė konceptin burimor tė Kombit? (Qė na sjell detyrimisht te pika 3.)
3) Janė gjė ndonjė kaēurrel gjenetik qė s'i dihet ana.
4) Janė gjė antishqiptarė?
5) Paguhen apo i thonė vetė?
6) Po tallin t...?

Idiotėsi tė tilla dėgjojnė rondelat lart e poshtė dhe mbushin gazetat me "opinione" duke riprodhuar njėri-tjetrin. Dhe ironia ėshtė se pikėrisht kėta janė produkti i komunizmit, njerėz qė punojnė me tru borxh duke rrėmuar kazanėve "tė botės".

Ajo qė ėshtė mė interesantja ėshtė si ndodh qė abrahamikė e komunistė bėhen njė nė sulmin ndaj Kombit... ku dhe retorikėn e kanė njėsoj. Dhe gjithnjė vihet re se nuk ndikon pak dhe ngatėrrimi i termave midis gjuhėve, qė duket tė jetė barrė e madhe pėr ata qė punojnė me tru borxh.

(Sidoqoftė klouni nė fjalė e bėn me vetėdije atė qė po bėn, se ėshtė i kontigjentit.)








avatar
Jetmira

897


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Origjina e kombeve

Mesazh  Pretar prej 23.02.14 21:49

Nje artikull qe flet me ndryshe per kombin


Ēka ėshtė kombi e ēka nacioni?



Ky artikull trajton njė ēėshtje mjaft tė nxehtė kohėve tė fundit, siē ėshtė ajo e kombit dhe e identitetit kombėtar. Sė pari unė e konsideroj krejtėsisht absurde dhe antishkencore qė tė pyesim se "ēfarė ėshtė kombi". Kjo sepse logjikshėm ekziston koncepti, pastaj krijohet fjala pėr ta emėrtuar atė. Nuk ka kuptim qė tė shpikim njė fjalė, pastaj tė pyesim se ēfarė ėshtė kjo. Megjithatė, kjo po ndodh me rastin e kombit, sepse njerėz tė caktuar kanė shpikur teori koti pėr interesa tė ndryshme qė nuk kanė tė bėjnė asgjė me shkencėn e mirėfilltė dhe ne mundohemi kėtu tė sqarojmė disa gjėra.

Fjala komb nė shqip nuk ka tė bėjė asgjė me fjalėn arabe Khavim, por ėshtė fjalė e brumit shqip, qė ka edhe kuptime tjera, si p.sh.: "diēka e lidhur nyjė" ose "nyjė e drurit ku dalin dy degė". Nuk mund tė themi nėse fjala shqipe komb u krijua duke pėrdorur fjalėn “komb” nė kuptimin e njė gjėje tė lidhur nyjė, apo nė kuptimin e nyjės sė drurit. Nė rastin e parė, kombi do tė jetė kuptuar si grup njerėzish tė lidhur fort pas bashkėsisė siē ėshtė e lidhur nyjė edhe litari, mėnga, harrni etj. Nė rastin e dytė kombi nėnkupton lisin gjenealogjik. Kjo e dyta duket mė e sigurt, sepse fjala lis nė traditėn shqiptare ka kuptimin e gjenealogjisė, si p.sh.: lisi i gjakut apo lisi i tamlit.

Nė lidhje me kuptimin e fjalės "komb" nė shqip, le tė jetė e qartė se nuk ka tė bėjė asgjė me fjalėn "nacion", apo siē thuhet nė gjuhė tė ndryshme, gjer. “nacjone”, ang. “njėshen”, sllav. “nacija”. Identifikimi i kombit me nacionin ėshtė njė gabim nga i cili rezultojnė shumė gabime tjera. Ka shumė autorė shqiptarė qė nga fillimi i shek. XX e deri mė sot, qė e kanė pėrdorur fjalėn komb me kuptimin e nacionit, por sidoqoftė gabimi mbetet gabim dhe nganjėherė gabon edhe ndonjė mendje e ndritur. Themi gabim sepse e dimė qė ėshtė njė ngatėrrim qė rrjedh nga gjuhėt e huaja, nga pėrkthimi jo-adekuat.

Kombi nė traditėn shqiptare pėrkufizohet si bashkėsi e njerėzve me njė atdhe, gjak, gjuhė, dhe kulturė. Atdheu ėshtė thjesht territori i grupit, por qė pjesėtarėt e grupit ushqejnė ndjenja tė caktuara ndaj tij. Kjo ėshtė diēka qė ekziston tok me njeriun, sepse ėshtė ndjenjė e natyrshme. Nga ana tjetėr gjaku nėnkupton jo lėngun e kuq me hemoglobinė siē e kanė zakon tė ironizojnė cinikėt, por nėnkupton lidhjet e gjakut dhe prejardhjen, ose tė paktėn njėrėn prej tyre. Nė fakt, lidhjet e gjakut janė tė vjetra po aq sa edhe vetė njerėzit. Shkencėtarėt ēdo herė e mė shumė po vėrtetojnė se njeriu ėshtė specie tipike ekzogame, d.m.th. qė ka tendenca tė natyrshme tė martohet jashtė familjes apo jashtė fisit. Martesat janė ato qė lidhin fise tė ndryshme duke krijuar komunitete mbifisnore, apo thėnė nė pėrgjithėsi integrojnė kėto grupe vazhdimisht dhe kjo gjė vlen njėjtė si pėr kohėra tė lashta prehistorike ashtu edhe pėr kohėt e sotme.

Bie fjala: nuk ėshtė e rastit qė shteti brazilian ndjek politikė "tė pėrzierjes racore me ēdo kusht", sepse e di se pėrmes kėtyre martesave lidh mes vete tė gjitha grupacionet e popullsisė sė vet. Edhe prejardhja vlen patjetėr nė pėrcaktimin e kombit. Shqiptarėt e Ballkanit me arbėreshė tė Italisė nuk kanė pasur martesa qe pesė shekuj, por prejardhja e pėrbashkėt i bėn shqiptarė qė tė gjithė. Edhe gjuha ėshtė njė element i kombit qė ka ekzistuar tok me njeriun. Njerėz pa gjuhė nuk ka, sepse pėrndryshe do tė quheshin kafshė. Prandaj, njerėz pa komb nuk ka. Kur ka gjuhė ka edhe komb.

Kultura po ashtu ėshtė aq e vjetėr sa qė mjafton tė pyesim arkeologėt pėr kėtė gjė dhe do tė bindemi. Kultura tė shumta prehistorike janė ato qė pėrcaktojnė identitetin kombėtar (etnik) tė bartėsve tė tyre.

Kėsisoj, vijmė nė pėrfundim se kombi ėshtė identitet i dhėnė dhe aspak i konstruktuar, sepse lidhjet e gjakut ekzistojnė nga vetė natyra, e gjuha po ashtu mėsohet nė mėnyrė krejtėsisht spontane nga fėmija duke dėgjuar tė tjerėt. Nuk ka kėtu nevojė pėr ideologji nacionaliste qė fėmijės t'i mėsohet gjuha. Kultura po ashtu krijohet spontanisht nga nevojat e rastit e jo me paramendim tė caktuar.

Ndėrkaq, nacioni, ndonėse rrjedh nga fjala latine natio (pjellė), nė mesjetė mori kuptimin e identitetit politik. Kėshtu, gjithė ajo mori romakėsh qė flisnin gjuhė latine vulgare, nė mesjetė e gjetėn veten pa njė shtet tė pėrbashkėt dhe njėkohėsisht mes tyre kishte dialect continuum, qė nuk i lejonte tė veēoheshin si kombe, prandaj identiteti i parė qė arritėn tė krijojnė ishte ai shtetėror (venedikas, fiorentin, gjenovez, raguzan, lionez etj.), qė atyre iu duk sikur pjellė apo farė e fis(natio), por qė s'e kishte fare atė kuptim. Na duket gjithashtu e ēuditshme se autorė tė huaj mundohen termit nacion nė mesjetė t'i japin plot kuptime, kur nė tė vėrtetė kishte vetėm njė kuptim, e ky ėshtė identitet politik apo shtetėror.

Bie fjala: disa mendojnė se me natio nė mesjetė janė quajtur edhe nėnndarjet e studentėve brenda universitetit. Nė realitet, studentėt janė ndarė sipas shteteve prej nga kanė ardhur, p.sh.: nga Venediku, Francia, Picardia, Normandia, Germania... Pra, sėrish "natio" nė mesjetė kishte kuptimin e identitetit politik. Qė nga atėherė termi "nacion" ruajti atė kuptim dhe ende atė kuptim e ka. Por, kėto nacione u rritėn deri nė nivelin e kombit, e kjo ndodhi gjatė bashkimit tė kėtyre republikave tė vogla nė shtete kombėtare. Dhe termi nacion vazhdoi tė pėrdorej, por duke qenė i shkrirė me kufijtė kombėtarė, atėherė u njėsua me kombin (Gjermania, Italia, Franca etj.)

Rasti i Francės do tė na shpjegonte mjaft mirė dallimin mes kombit dhe nacionit. Nė Francė, meqenėse ėshtė vetėm njė shtet, atėherė kemi vetėm njė nacion - nacionin francez qė e merr emrin sipas shtetit apo sipas kombit sundues. Nė kėtė nacion bėjnė pjesė shumė kombe, shumica tė okupuar pa dėshirėn e tyre. Nė Veri francezėt si okupatorė dhe komb sundues, nė Lindje alzasėt dhe lorenėt (kombe gjermanike tė okupuara pas Luftės sė Parė botėrore), nė Veri flamanėt (komb gjermanik), nė perėndim bretanėt (komb kelt, tė cilėt nga okupimi francez deri mė tani kanė pėrfituar asimilimin e gjysmės sė kombit), provansalezėt nė Jug qė flasin gjuhė tjetėr dhe janė komb mė vete tė ndryshėm nga francezėt, dhe baskėt nė gjirin e Biskajės gjithashtu jo tė kėnaqur me okupimin francez. Tani e shohim se kombi s'ka tė bėjė me shtetin aq shumė, edhe pse dėshirat e pastra tė njerėzve janė qė secili komb tė ketė shtetin e tij nė kufij kombėtarė. Kurse, nacioni nėnkupton identitet politik, qė shpesh mund tė jetė i imponuar.

Raste tjera qė mund tė pėrmendim janė spanjollėt dhe anglezėt. Kombi spanjoll nė shekullin XIV e mė tej u zgjerua shumė nė Amerikė, duke kolonizuar ato vende. Mirėpo, ata sėrish spanjollė mbesin, sepse atė gjuhė e flasin. Por, duke mos mundur tė mbajnė gjallė njė shtet nė njė hapėsirė aq tė gjerė, ata krijuan shtete tė shumta dhe bashkė me kėto kuptohet se krijuan edhe nacione: meksikan, bolivian, peruan, argjentinas etj. Anglezėt po ashtu u zgjeruan dhe prej tyre sot rrjedhin nacionet: amerikan, kanadez, australian, neozelandez, jugafrikan etj. Por, kėto janė vetėm nacione e jo kombe. Nacioni ėshtė njė nocion aq i zbrazėt, saqė nuk ka kurrfarė kuptimi pa shtetin. Hiq shtetin dhe nacion nuk ka. Sikurse edhe mileti qė nuk mund tė ekzistojė pa fenė, "hiqe fenė dhe milet nuk ka".

Ndoshta kjo ėshtė arsyeja pse disa insistojnė se kombi amerikan u krijua pas revolucionit 1787. Por, ata qė e thonė duhet ta dinė se ky nuk ėshtė aspak komb amerikan, sepse nuk ekziston njė gjė e tillė si “komb amerikan”, se njė amerikan e anglez janė mes vete tė njė kombi, por ne mund ta pėrdorim nė atė rast shprehjen “nacion amerikan”.

Ne shqiptarėt shumė mirė e kemi kuptuar rėndėsinė e kombit, duke qenė se nuk kishim shtet gjatė shekujve, por kombi u ruajt edhe pa shtet. Ndryshe qėndron puna me anglezėt qė duke qenė tė izoluar nė veriperėndim si njė ishull, rrallė u pushtuan. Kėsisoj, te ata as qė ekziston shprehja komb me rrėnjė angleze: e pėrdorin shprehjen "ethnic group", qė ėshtė nga terminologjia shkencore. E kanė edhe shprehjen “people” qė ka kuptim shumė tė pėrgjithshėm. Dhe nė fund e kanė shprehjen "nation" qė e huazuan nga francezėt gjatė mesjetės. Kjo e fundit tė njėjtin kuptim e ruan edhe sot.

Popuj tjerė e kanė edhe shprehjen e kombit. P.sh. gjermanėt kombin e quajnė “volk” dhe njėkohėsisht e pėrdorin termin “nazione” me kuptim nacion dhe jo komb.

Duke e quajtur kombin "ethnic group", ndėrsa duke e konsideruar nacionin si grupim bazė tė njerėzve, kjo njėkohėsisht mbėshtet ideologji tė caktuara. Kėshtu, amerikanėt mund tė mburren se ata janė tė parėt qė krijuan nacion, sepse u ndanė nga Anglia (mos tė harrojmė se kėto teori raciste, kur ėshtė nė pyetje mesjeta dhe antika nuk pėrdorin termin "nacion", por popull sėrish me tendenca raciste); ose francezėt mund tė mburren sepse janė tė dytėt, apo le ta shprehim mė ėmbėl “janė ndėr tė parėt” dhe se tash pasi ata krijuan nacionet pėr vete nuk u ka mbetur tjetėr vetėm tė shkojnė nėpėr vende tjera t'ju dėrgojnė "dritėn" e tyre, t'i "qytetėrojnė" dhe tė tjerėt, ashtu siē shtetet kolonizatore "ndriēuan" Afrikėn e Azinė gjatė shekullit XIX e XX mė sė shumti. Kjo e bėn teorinė e nacionit tėrėsisht raciste. Duke mos patur vjetėrsi, ata krijuan diēka tė re, diēka moderne. Por, kjo "diēka e re" ėshtė koncept krejt abstrakt qė ekziston nė mendjen e tyre. Veē tjerash, sipas kėtyre teorive, duke qenė se identiteti qoftė kombėtar a shtetėror ėshtė konstruktuar (duke e barazuar gabimisht kombin me shtetin), synon qė ta paraqesė njeriun para-modern (d.m.th. tė para revolucionit 1789) si njeri pa kurrfarė ndėrgjegje kolektive e madje nė gjendje shtazarake qė grupoheshin pėrreth disa zotėrinjve feudalė.

Unė mbaj qėndrimin se ne para se tė jemi shkencėtarė, para se tė mbėshtesim kėtė apo atė autor, para se tė na pėlqejė kjo apo ajo teori, duhet tė jemi thjesht shqiptarė tė mendojmė shqip, tė mbajmė teorinė tonė tradicionale pėr kombin, atė qė na mėson tradita shekullore. Duke pranuar teori tė kėtilla se "kombi na qenka krijuar nė shekullin XIX" ne pranojmė rolin e tė kolonizuarit, rolin e indigjenėve primitivė nė dy kuptime:

1. Nė kuptimin qė botėkuptimin tonė pėr kombin, nė vend se ta mbajmė ashtu siē ishte, siē e krijuan rrethanat tona shekullore, ne po e humbim nė favor tė botėkuptimit anglosakson apo francez. Nė kėtė mėnyrė e idiotizojmė vetveten duke instaluar mėnyra tė menduari qė nuk na takojnė neve dhe njėkohėsisht zbatojmė imperativin e kolonizatorit qė tė kolonizuarit t'ia imponojė mėnyrėn e vet tė tė menduarit.

2. Nė kuptimin qė atė qė ne e quajmė komb, tė tjerėt e quajnė "ethnic group" d.m.th. diēka mė e ulėt se nacioni sipas tyre. Kėshtu qė s'kemi pse t'u pranojmė tė tjerėve se kanė bėrė diēka qė nė fakt nuk kanė bėrė. Me revolucionin amerikan nuk u krijua kurrfarė kombi, por u krijua njė shtet i ri duke u ndarė nga pjesa tjetėr pėr shkak tė largėsisė gjeografike dhe ēėshtje tjera tė natyrės praktike. Ata ende janė "ethnic group", konkretisht komb anglez, sikurse ne jemi komb shqiptar.

Gjithashtu, ne nuk duhet tė tolerojmė qė nė statistika tė pėrdoren shprehje tė tilla si "tė ardhurat kombėtare", qė ėshtė pėrkthim i gabuar i shprehjes "national incomes" ose "national anthem" qė dikush e pėrkthen si "himn kombėtar". Gjithashtu ka qenė gabim i madh kur Presidentja e vendit e quajti Kėshillin Nacional, "Kėshill Kombėtar", me arsyetimin se i pėrmbledh ose i ngėrthen nė vete tė gjitha institucionet e Kosovės. Nė tė gjitha kėto raste do tė duhej tė pėrdorej shprehja “nacional” dhe shtetėror sipas rastit, pėrkatėsisht "tė ardhurat nacionale", "himni shtetėror", "kėshilli nacional", etj.

Vlen tė ceket dhe tmerri qė fshihet prapa idesė se shteti formon kombin. Kjo ėshtė njė mėnyrė perfide pėr tė maskuar asimilimin. Nė cilindo rast kur shteti formon komb, kemi tė bėjmė me asimilim popujsh, zhdukje gjuhėsh, shkatėrrim kulturash tė lashta, prandaj shpesh ėshtė pėr t'u ēuditur si ka mundėsi qė flasin me kaq lehtėsi pėr kombin shtet, madje e propagandojnė me zė tė lartė, sidomos ata qė gojėn e kanė plot demokraci. Ne si shqiptarė kemi luftuar me shekuj pikėrisht kundėr asimilimit, pėr ruajtjen e gjuhės e sidomos zakoneve tona, dhe nuk duhet sot tė mbėshtesim njė tė keqe qė ka kėrcėnuar pikėrisht popullin tonė pėrgjatė shekujve. Ėshtė pikėrisht asimilimi i arvanitėve nė grekė, i malėsorėve nė malazezė, apo i shqiptarėve tjerė nė maqedonė e serbė, qė kėta njerėz e quajnė proces i formimit kombėtar, kur nė tė vėrtetė kombit shqiptar u janė hequr gjymtyrėt e veta.

Prandaj, pas gjithė kėtij elaborimi, them se teori tė tilla pėr kombin, sė bashku me pėrkthimin e gabuar nga nation nė komb, janė pėrdhosje e mėnyrės tonė shekullore tė tė menduarit dhe tė tė jetuarit.

Genc Kastrati
avatar
Pretar

4


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi