Fjetja dhe shėndeti i mirė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Fjetja dhe shėndeti i mirė

Mesazh  Jon prej 30.03.10 17:17

Fjetja dhe shėndeti i mirė

Nė gjithė jetėn tonė, tė paktėn njė tė tretėn e kohės e shfrytėzojmė pėr fjetje, gjė qė ka tė bėjė me shėndetin tonė, prandaj themi se fjetja e mjaftueshme dhe me cilėsi tė lartė ėshtė njė nga faktorėt bazė pėr shėndet tė mirė. Mirėpo njė pjesė e madhe e njerėzve nuk dinė parimet shkencore tė fjetjes.

Hulumtimet shkencore tregojnė se fjetja jonė natėn kryhet me pėrsėritjen e vazhdueshme tė 4 ose 5 cikleve dhe secili nga kėto cikle ndahet nė 3 faza: faza fjetjes sė cekėt, faza e fjetjes sė thellė dhe faza e lėvizjes sė shpejtė tė syve. Kur mbaron cikli i lėvizjes sė shpejtė tė syve, fillon pėrsėri njė cikėl i ri nė fazėn e fjetjes sė cekėt.

Atėherė, sa orė gjumė gjatė 24 orėve janė mė tė pėrshtatshme pėr ne? Lidhur me kėtė, foli zonja Zhang Jingxing, kryetarja e Kėshillit tė Shoqatės Kineze tė Hulumtimeve tė Fjetjes dhe profesoresha e fiziologjisė e Universitetit tė Shkencės dhe Teknikės tė Anhuit.

"Mund tė themi se ekzistojnė diferencime midis njerėzve nė gjatėsinė e kohės sė domosdoshme pėr fjetjen. Mesatarisht, 7 orė e 30 minuta fjetje nė tė 24 orėt e njė dite janė tė domosdoshme pėr njerėzit e rritur nė kushtet normale. Koha e fjetjes nga 6 orė deri nė 9 orė nė ditė ėshtė nė kuadrin normal. Mos u shqetėsoni nė mėnyrė tė tepėruar pėr gjatėsinė e kohės sė fjetjes, sepse mjafton qė, pas njė natė gjumi, tė ngriheni nė mėngjes duke e ndierė veten shumė mirė dhe energjik, dhe nga kjo del koha qė ju nevojitet pėr tė fjetur."

Konkluzioni ėshtė se gjatėsia e kohės sė fjetjes varet nga nevojat e individėve tė ndryshėm. Ju mund tė rregulloni vetė gjatėsinė e kohės sė fjetjes, duke u nisur nga nevojat tuaja. Kurrė mos e besoni se sa mė shumė tė flini, aq mė mirė do tė ndiheni. Hulumtimet shkencore tregojnė se, po tė flini gjithmonė me njė orar tepėr gjatė, kjo ėshtė e dėmshme pėr shėndetin, madje do tė ndikojė negativisht mbi jetėgjatėsinė tuaj.

Nė fakt, cilėsia e fjetjes varet nga pėrqindja e fazės sė fjetjes sė thellė nė gjithė kohėn e fjetjes. Pėr tė rriturit, faza e fjetjes sė thellė pėrbėn 15% deri nė 20% nė gjithė kohėn e fjetjes. Kur njė njeri ndodhet nė fazėn e fjetjes sė thellė, vetėdija i zhduket plotėsisht, gjė qė ia ripėrtėrin aftėsinė e organizmit dhe ia rivendos energjitė.

Profesoresha Zh. Jingxing, si kryetarja e Kėshillit tė Shoqatės Kineze tė Hulumtimeve tė Fjetjes, vuri nė dukje se fjetja me cilėsi tė lartė kėrkon njė zakon tė mirė tė fjetjes.

"Kur lironi mendjen dhe organizmin, i gjithė trupi arrin natyrshėm nė shkallėn e nevojshme pėr fjetjen e thellė. Mė mirė tė shtriheni nė shtrat pėr fjetjen rreth orės 10 tė natės, sepse "porta e gjumit" tė njeriut hapet nė orėn 10 tė natės. Koha optimale e fjetjes ėshtė gjysma e parė e natės dhe kjo ka lidhje me temperaturėn e trupit tonė. Po tė shtriheni shumė vonė pėr fjetjen, do tė shkurtohet koha e fjetjes sė thellė."

Profesoresha Zhang vuri nė dukje gjithashtu se fjetja nė mesditė pėr njė farė kohė ėshtė njė zakon i mirė. Gjatė gjithė kohės sė ditės, qė nga koha kur ngrihemi nė mėngjes dhe deri nė orėn kur na zė gjumi natėn, na konsumohet nė ēdo kohė energjia e trupit dhe fjetja nė mesditė mund tė luajė njė rol tė ēlodhjes. Por profesoresha Zhang na propozon qė tė mos flemė tepėr gjatė nė mesditė. Ajo tha:

"Kini kujdes, mos flini shumė gjatė nė mesditė. Mjafton tė flini nga 10 deri nė 30 minuta. Nė qoftė se flini shumė gjatė, ka rrezik tė hyni nė fazėn e fjetjes sė thellė, atėherė, pasi zgjoheni, do ta ndieni veten me mendjen tė turbulluar. Nė fazėn e fjetjes sė thellė, ju zhduket plotėsisht vetėdija, prandaj po tė flini gjatė nė mesditė, ju duhet njė copė kohė pėr tė ripėrtėrirė mendjen e freskėt."

Sipas klasifikimit tė bėrė nė arenėn ndėrkombėtare, ekzistojnė nė botė rreth 90 lloje sėmundjesh tė fjetjes, ndėr tė cilat, gėrhitja dhe insomnia ndodhin mė shpesh. Siē vėrtetojnė anketat pėrkatėse, rreth 30% i tė rriturve nė Kinė vuajnė nga gėrhitja dhe rreth 40% i tyre vuajnė nga insomnia. Kėto dy lloje sėmundje rrezikojnė seriozisht shėndetin fizik dhe psikik tė njerėzve. Zoti Deng, qė vuan nga gėrhitja, tha:

"Kam rreth 6 vjet qė vuaj nga gėrhitja, bile gėrhas me njė zhurmė shumė tė madhe. Pėr shkak se nuk kam cilėsi tė mirė tė fjetjes, mė merret mendja ditėn dhe mė dobėsohet kujtesa." Ndėrsa zoti Yang, qė vuan nga insomnia, tha:

"Ndoshta pėr shkak tė profesionit, vuaj nga insomnia. Unė, si njė shofer, merrem me transportin nė distancė tė gjatė dhe shpesh herė ngas kamionin pėr 24 orė. Kur isha i ri, nuk e konsideronja kėtė si njė gjė tė madhe, kurse tani ėshtė bėrė njė problem i madh, sepse fle vetėm 3 a 4 orė nė ditė. Meqenėse nuk fle mirė, shqetėsohem shumė gjatė punės."

Si tė zgjithen kėto probleme?

Mjekėt e quajnė gėrhitjen "apnea", qė do tė thotė "ndėrprerja e pėrkohshme e frymėmarrjes gjatė fjetjes". Lidhur me kėtė, mjeku i pavionit tė frymėmarrjes tė spitalit Renmin pranė Universitetit tė Pekinit, zoti Han Fang, tha se kur njė njeri gėrhet, kjo tregon se kanali i frymėmarrjes sė tij ėshtė ngushtuar gjatė fjetjes; kur kanali i frymėmarrjes bllokohet plotėsisht gjatė fjetjes, kjo quhet "ndėrprerja e pėrkohshme e frymėmarrjes gjatė fjetjes."

"Gėrhitja ėshtė njė nga shenjat e ndėrprerjes sė pėrkohshme tė frymėmarrjes gjatė fjetjes, por kjo nuk do tė thotė se tė gjithė njerėzit, qė gėrhasin, mund tė ndėrpresin pėrkohėsisht frymėmarrjen gjatė fjetjes. Sipas tė dhėnave statistikore, njė e katėrta e tė rriturve, qė gėrhasin, kanė rrezik tė ndėrpresin pėrkohėsisht frymėmarrjen gjatė fjetjes. Por edhe ata, qė gėrhasin thjesht, kanė rrezik tė fillojnė nė tė ardhmen tė ndėrpresin frymėmarrjen duke gėrhitur."

Zoti Han Fang tha se kanė dalė terapi relativisht tė mira pėr mjekimin e ndėrprerjes sė pėrkohshme tė frymėmarrjes gjatė fjetjes: terapia me aparatin e frymėmarrjes dhe terapia me operacion. Tė dyja terapitė kanė efekt tė mirė.

Pėrsa i pėket insomnisė, qarqet mjekėsore kanė nxjerrė definicionin e qartė pėr kėtė sėmundje. Insomnia do tė thotė pamjaftueshmėria e kohės dhe cilėsisė sė fjetjes, e cila ndikon negativisht mbi jetėn normale tė njerėzve gjatė ditės.

Insomnia shkaktohet nga shumė faktorė, siē janė faktori psikik, faktori i mjedisit dhe sėmundjet e tjera. Pėr tė mjekuar insomninė, duhet tė gjejmė nė radhė tė parė shkaqet e saj. Ata, qė vuajnė nga insomnia, duhet tė vizitojnė mjekėt profesionalė dhe jo tė blejnė dhe tė pinė disa ilaēe qė ata vetė i konsiderojnė si ilaēe tė pėrdorshme.

Zheng
avatar
Jon

1233


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi