Poltergejsti

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Poltergejsti

Mesazh  Neo prej 19.05.08 17:48

Poltergejsti



Ka edhe raste, kur pėr persona lidhen, sipas pohimeve tė tyre, shpirta tė gjinisė sė kundėrt, shpirtat meshkuj - inkubus dhe ato femrash - sakubus, por trajtimi i kėtillė nė kėtė drejtim ma merr mendja se do tė ishte i tepėrt.

Pėrvoja tė ngjashme ka mjaft, dhe shumica e atyre qė i pėrjetojnė, janė tė bindur nė vėrtetėsinė e pėrvojave tė veta, por nuk janė tė pakta edhe rastet qė shpiken me ndonjė qėllim tė caktuar (mos ta pėrdor kėtu shprehjen e njė kolegut tim i cili thotė se njerėzit nuk dinė ndryshe se si tė fitojnė).

Pėr dukuritė e lartėpėrmendura ėshtė shumė vėshtirė tė shpjegohen se janė dukuri qė dalin jashtė kornizės sė shkencave reale dhe gjithmonė ekziston problemi i mungesės sė fakteve tė forta tė cilat do i pranonte shkenca moderne.

Pėr kėtė arsye gjithnjė dalin teori tė reja tė cilat vetėm sa e shtojnė mė tepėr konfuzitetin por ne do tė mundohemi qė problemin ta bėjmė mė tė afėrt pėr lexuesin. Me siguri ju ra nė sy rasti i ser Oliverit, edhepse dikush prej jush mund tė mendojė se ky rast nuk e ka vendin nė kėtė artikull.

Arsyeja pse e zgjodha kėtė qėndron aty se njė sy pak mė i mprehtė mund tė vėrejė, pėrkundėr pluhurit qė ngritėn agjencionet informative mbi gjoja prezencėn e vėrtetė tė kalorėsit tė vdekur, se elementi propagandistik nė kėtė rast nuk ėshtė edhe aq i pavėrejtur, se interesimi pėr qendrat kulturore ruse nė botė nuk ėshtė edhe aq i madh dhe kur dihet se qeveria ruse ka mjaft probleme tė tjera me ekonominė e rrėnuar sa qė nuk ka kohė tė kujdeset ta mbajė njė qendėr tė tillė nė njė vend tė vogėl siē ėshtė Malta. Nė anėn tjetėr, nuk duhet tė marrim njė konkludim tė ngutshėm e tė themi se tė gjitha kėto gjėra janė vetėm imagjinare e asgjė tjetėr.

Dukuria Poltergeist (besoj keni dėgjuar pėr filmat me kėtė emėr), siē definohet nė botė si manifestim i prezencės sė shpirtit me anė tė lėvizjes sė objekteve tė ndryshme, ėshtė shpesh herė mjaft i papėrshtatshėm pėr analizė, sepse nė kontakt me krijesat e sė andejshmes janė nganjėherė familje tė tėra, kurse shpjegimi i lėvizjeve pa kontakt i objekteve ėshtė i kotė kur dihet qėndrimi i shkencės ndaj telekinezės.

Ne mund tė bėhemi pėr sė tepėrmi skeptikė dhe tė mohojmė ēdo gjė, por athua kemi zgjidhur diēka me njė veprim tė tillė, apo mos ndoshta ky veprim yni paraqet vetėm njė manifestim tė frikės sė programuar thellė nė ndėrdijen tonė kolektive?

Nėse ėshtė kėshtu atėherė s'na mbetet gjė tjetėr pos ta shikojmė anėn tjetėr tė medaljes. Shumė parapsikologė dhe studiues tė ndryshėm japin tezat e veta mbi dukurinė nė fjalė, madje diēka e ngjashme shpjegohet edhe nė mitologjinė tonė.

Shpirti i cili bėhet shkak pėr paraqitjen e njė dukurie tė tillė gjendet nė njėfarė lloji tė krizės personale. Ai gjindet mes realitetit tė hidhur se mė nuk ėshtė gjallė nė njėrėn anė, dhe dėshirės qė tė mos shkėputet nga kjo botė nė anėn tjetėr.

Kjo dėshirė e tij ėshtė aq e fuqishme sa qė nė tė vėrtetė ajo paraqet thelbin e problemit tė t'gjitha atyre shqetėsimeve qė mund t'i pėrjetojė dikush. Nga frika qė ne kemi nga ajo qė s'ėshtė reale, gjithmonė ēdo manifestim tė tyre e marrim si armiqėsor. Por athua njė veprim yni i tillė ėshtė i drejtė?

Vetėm dhampiri mund ta vret lugatin, njeriu s'mundet

Pėrveē nė rastet kur kalimin nė atė anė e pengojnė probleme tė natyrės sė thellė, siē ishte rasti i plakės qė vdes, ku mllefi manifestohet me diēka qė vėrtet ėshtė shqetėsuese, nė disa raste ndodh qė shpirti i humbur dėshiron vetėm ta tregojė prezencėn e vet dhe nė njėfarė mėnyre tė inkuadrohet nė jetėn reale. Po me kėtė arsyetim disa mundohen ta shpjegojnė, ose arsyetojnė edhe natyrėn e ērregulluar nė vete, p.sh. disa pohojnė se kanė dashnor ose dashnore qė ėshtė shpirt.

Njė pohim i tillė me tė vėrtetė ėshtė shumė naiv (mos ta pėrdor ndonjė termin tjetėr), se pse po sikur tė ekzistonte mundėsia e kontaktit fizik me atė qė s'ėshtė fizike, me tė vėrtetė nuk mund tė paramendohej kaosi qė do tė mbretėronte.

Edhe nė mitologjinė tonė, nė njėfarė mėnyre, jipet njė shpjegim i ngjashėm, por ajo qė interpretohet gabimisht nė rrėfimet nga mitologjia jonė, ėshtė se shpirti ose siē e quajmė gabimisht Lugati, nuk mund tė vritet nė kuptimin klasik. Krijesa qė i shkakton probleme njė familjes nuk mund tė largohet pa e vrarė njeriu i cili ka mundėsi ta vėrejė.

Kėta persona nė mesin e popullit tonė quhen dhampirė, pėrndryshe njerėz si ēdo tjerė, por siē kuptohet nga mitologjia, dallojnė pėr kah madhėsia e dhėmbėve tė syrit dhe fuqia e perceptimit.

Nė aftėsitė e kėtyre njerėzve nuk mund tė bindemi se i vetmi pėr tė cilin kemi dėgjuar se ėshtė i tillė, ka vdekur para disa vjetėsh, por nė rrėfimet pėr tė mėsojmė se nė momentin kur i largonte shpirtat problematikė, ai humbte vetėdijen. Kjo sekvencė e ngjarjes na tregon se personi nė fjalė ka harxhuar energji tė madhe qė ta orientojė shpirtin drejt vendit ku do e gjejė qetėsinė, e jo ta vret atė, si mundohen disa tė pohojnė.

Pėr t'u mos u thelluar mė tepėr nė natyrėn e problemit, se pėr diēka tė tillė mė nevojiten kualifikime mė tė mėdha se sa enthuziazmi pėr gjetjen e sė vėrtetės, mund tė pėrfundoj se dukuria Poltergeist dhe gjithēka e ngjajshme me tė, paraqet diēka qė pėrherė do ta preokupojė njeriun, pikėrisht pėr arsye tė frikės nga e panjohura dhe prej asaj qė secili prej nesh jemi tė dėnuar ta pėrjetojmė nė fund tė udhėtimit tonė.

Unė pėr veten time nuk mund ta pranoj se i tėrė intelekti njerėzor dhe tėrė ajo energji qė na mban gjithnjė nė lėvizje, mund tė zhduket me aktin e vdekjes, por faktet qė disa mundohen t'i pėrhapin nėn jehonėn e dukurive tė ngjajshme nuk mund t'i pranoj si tė qėndrueshme, pėr arsye se ende nuk e njohim natyrėn aq sa duhet, qė tė japim konkludime tė shpejta.

Edhepse ndoshta nuk ėshtė e udhės qė njė rast tė tillė ta pėrmend kėtu, me njė shembull do tė mundohem tė argumentoj se nė natyrėn e kėtyre dukurive, ndikon dukshėm edhe faktori psikologjik. Ja njė rrėfim mjaft interesant tė cilim ma tregoi njė shok imi nė kohėn kur ishte i dashuruar marrėzisht nė njė vajzė.

"Njė erė e lehtė mė zgjoi nga gjumi dhe mė detyroi ta ngritja kokėn ku nė errėsirė pashė njė figurė femre qė fluturonte dhe depėrtonte nėpėr dritare. Kur m'u afrua, mos tė them nga frika, instiktivisht mė shpėtoi pyetja: - Kush je ti? Mė shikoi kėndshėm dhe nuk pat nevojė tė mė pėrgjigjet, e dija se ishte Besa"

Pra, si pasojė e gjendjes sė tensionuar emocionale njė person i gjallė i ėshtė parafytyruar si fantazmė. Nė fund nuk mė mbetet asgjė mė tepėr pėr tė thėnė (edhe pse dikush tjetėr mund tė shtojė diē mė tepėr), pos qė kėtė temė ta pėrfundoj me fjalėt e njė kolegut tim "Beso nė atė qė e sheh

Nga A. Rexhaj
avatar
Neo

"Njėshmėria - mund tė njihet vetėm duke u bashkuar me tė."


1473


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi