Perzeu

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Perzeu

Mesazh  Estilen prej 29.03.10 19:35

PERZEU
Nje nga mitet greke me te 'kompletuara'

Figura te Mitologjise Greke..

PERZEU (greq.(Περσεύς)Perseua,Perseus - i biri i Zeusit, zotit suprem dhe i Danesė, tė bijės sė Akriziut, mbretit tė Argut.

Ishte njėri prej personazheve tė rralla mitike, qė nuk ka pasur asnjė element negativ, madje as si nofkė. Kėshtu ai i shėrbeu si shembull madje edhe Herakliut, i cili kohė pas kohe i lėshohej furisė dhe shpesh dehej me plotė kuptimin e f jalės, ose Akilit i cili interesat e veta i vente mbi interesin e tėrė ushtrisė.

Pėr nga bukuria Perzeu ka qenė i njėjtė me zotėrat, spikatej me fuqi dhe me shkathtėsi, ishte tejet i guximshėm dhe pėrherė nė ēdo gjė i suksesshėm, qė ėshtė virtyt tė cilin njerėzit mė sė shumti e ēmojnė.

U lind nėn rrethana tė jashtėzakonshme. Gjyshi i tij, Akriziu, njėherė mori vesh pėr profecinė se do tė vritet prej duarve tė nipit tė vet. Pėr ta mėnjanuar fatin e tillė, tė bijės, Danesė, ia ndėrtoi njė dhomė nėntokėsore prej guri e bronze dhe nė tė e mbylli pėr t'ia penguar kontaktin me njerėz.

Por zoti suprem, Zeusi, ia tejkaloi Akriziut. Pasi qė Danea i pėlqente depėrtoi deri tek ajo nėpėr kulm nė trajtė tė shiut tė arėt. Pas kohės sė caktuar i lindi djali, tė cilin e pagėzoi me emrin Perze. Origjinėn e tij hyjnore asesi nuk e fshehte.

Mirėpo, pėkundrejt kėsaj Akriziu donte tė lirohej prej tij. Urdhėroi qė tė bėhet njė arkė e madhe, nė tė cilėn e mbylli Denenė dhe Perzeun, e gozhdoi me dorė tė vet dhe me ndihmėn e shėrbėtorėve e hudhi nė det.

Djali i Zeusit nuk ishte i gjykuar qė tė mbytet nė ujė si macė e verbėt: dallgėt e pėrplasėn arkėn larg, kah ujėdhesa Serifa, ku me rrjetėn e vet e zuri arkėn Diklisi plak, vėllau i Polidektit, mbretit tė atjeshėm. Danenė dhe Perzeun i sollėn nė pallatin mbretėror dhe Polidekti i pranoi bujarisht.

Gruan e bukur nė tė cilėn ėshtė dashuruar edhe zoti suprem, kuptohet se asnjė vdekatar nuk do ta urrejė. E pranoi Danenė dhe djalin e saj, u ofroi mikėpritje dhe tregoi kujdes tė posaēėm, madje edhe mė tepėr se qė e kėnaqte Danenė.

Kuptohet se me kėtė nuk i pėrfitoi simpatitė e saj. Nė fund as qė ka dashur tė ndiejė pėr tė, veēmas jo pėr djalin tė cilin donte t'ia linte. Pas njė viti tė ngashnjimit tė pafryt u pėrpoq qė ta dhunojė. Por atėherė Perzeu kishte mjaft fuqi qė ta mbrojė nėnėn e vet.

Polidekti pa se qėllimin e vet mund ta arrijė nėse lirohet prej Perzeut. Kundėr tij nuk ka pasur guxim tė ēohet haptas, sepse i frikėsohej zotit suprem, por pas meditimit tė gjatė, erdhi nė njė ide tė mrekullueshme: para Perzeut e shprehi dyshimin lidhur me origjinėn e tij hyjnore dhe e thirri djaloshin qė pėr kėtė tė dėshmojė me vepra mbinjerėzore. Pasi qė Perzeu e pranoji kėta, ja dha pėr detyrė qė ta vrasė Gorgonėn Meduzė tė neveritshme dhe t'ia sjellė kokėn e saj.

Kjo me tė vėrtetė kėrkonte pėrpjekje mbinjerėzore. Sė pari ishte e njohur qė secili qė e shikon Meduzėn, pėrbindėshen me krih me dhėmbėt e gjatė tė syrit dhe gjarpinjėt nė vend tė blejve tė flokėve, menjėherė ngurohet, dhe e dyta, nuk dihej se ku jetonte kjo Meduzė me dy motrat e veta.

Perzeut kanė mundur t'i ndihmojnė vetėm zotėrat dhe pasi qė ka qenė trim (veē kėsaj edhe i biri i sunduesit tė tyre), me tė vėrtetė edhe i kanė ndihmuar. Zoti Hermes ia dha shpatėn e lakuar magjike goditjet e tė cilės kurrė nuk shkonin huq, ndėrkohė hyjnesha Athena ia dha mburrojėn e shkėlqyeshme prej remi, nė tė cilėn ēdo gjė reflektohej si nė pasqyrė. Kėshtu i armatosur Perzeu niset pėr nė rrugė.

Udhėtoi sa i sigurtė aq edhe i vendosur. I kaloi shumė mbretėri, I njohti shumė popuj dhe mposhti shumė kurtha qė njerėzve ua vejnė para tyre cubat dhe sunduesit. Mė nė fund, arriti nė token e zymtė, ku jetonin plakat Graet, motrat e Gorgonave tė cilat dinin se si mund tė arrihet deri te Gorgona.

Ishin tri gra dhe tė triat kanė pasur vetėm njė sy dhe njė dhėmb. Kur njėra e kishte kėtė sy, dy tė tjerat ishin tė verbėra dhe kanė qenė tė detyruara tė merren pėr dore. Perzeu priti ēastin kur ia jipnin syrin njėra tjetrės, kėshtu qė asnjėra prej tyre nuk shihte.

Ua muar dhe iu kėrcnua se nuk do t'ua kthejė poqese nuk ia tregojnė rrugėn deri te Gorgona. Kjo rrugė ēonte nėper zabel ku jetonin nimfat qėllimmira, tė cilat Perzeut i dhanė tri dhurata tė dobishme: pėrkrenaren e Hadit, zotit tė botės nėntokėsore, qė njeriun e bėnte tė papashėm, sendalet me krihė tė cilat njeriut i mundėsonin tė fluturojnė dhe strajcėn e mrekullueshme e cila smadhohej dhe zvogėlohej sipas asaj se ēka ka brenda. Perzeu i mbathi sandalet dhe me tėrė armėt e veta fluturoi kah perėndimi ku gjendej ujėdhesa e Gorgonave.

Edhe nė kohėrat mitike njė fluturim i tillė ka qenė diēka fantastike dhe vetvetiu Perzeut kishte pėr t'ia siguruar famėn e amshueshme. Pėrshkrimi i tij e ka tronditur botėn antike, madje edhe mė tepėr se ajo qė ka ndodhur pas kėsaj. Nga lartėsia e madhe Perzeu i pa Gorgonat.

Tė triat kishin qenė tė shtrira pėrmbys, tė mbuluara me krihėt e tyre vezullues dhe flinin nė breg tė detit. Dy prej tyre ishin tė pavdekshme, dhe vetėm njėra, Meduza, ishte vdekatare. Por si tė njihej nė mesin e tė tjerave?

Perzeu e ngriti mburojėn e vet tė shėndritshme, duke u shikuar nė te sikur nė pasqyrė. Drejt-pėrdrejt nuk guxoi t'i shikojė Gorgonat sepse secila, posa do tia kthente fytyrėn e vet kah ai, do tė shndėrrohej nė gur. Derisa mendonte se cilėn ta sulmojė, pran tij u paraqit zoti Hermes dhe ia tregoi tė skejshmen, e cila ishte e shtrirė mu nė buzė tė detit, dhe e nxiti djaloshin qė mos tė frikėsohej. Si shqiponja lepurit u vrėsul Perzeu drejtė Meduzės.

Qe i detyruar ta shfrytėzojė pikėrisht kėtė ēast kur Gorgonat ishin nė gjumė. Gjarpėrinjėt nė kokėn e Meduzės e ndien afrimin e armikut dhe filuan tė fėrshėllojnė. Mirėpo, Pėrzeu nuk u frikėsua edhe kur u trazuan dhe e zgjuan Meduzėn.

Para se t'i shkojė pėrdore t'i hapė sytė, vėzulloi shpata e tij dhe me njė tė rėniė ia preu kokėn. Me shpejtėsi tė vetėtimės e hudhi kokėn e Meduzės nė strajcėn e mrekullueshme dhe fluturoi nė hapėsira tė larta.

Nga trupi i Meduzės shpėrtheu gjaku i zi nga i cili doli vigani Krisao dhe Pegazi, kali me krah. Nė atė moment fluturuan pas Perzeut edhe Gorgonat e pavdekshme per t'ia marrė hakun e motrės sė tyre, por nuk e arritėn sepse, i papashėm, me pėrkrenare tė Hadit nė kokė, u zhduk pas detit tė pakufishėm, kah lindja, ku gjendej ujėdhesa Serifa.

Sandalet me krih nuk kanė mundur ta sjellin Perzeun nė cak, e sidomos jo pa stacione. Arriti deri te bregu veriperėndimor i Afrikės, ku jetonte Titani Atlant, i cili, pėr shkak tė kryengritjes kundėr zotėrave, ka qenė i dėnuar qė pėr jetė e mot ta mbajė kupėn qiellore.

Atlanti ishte tejet armiqėsor ndaj mysafirėve, ngase e dinte profecinė se njėherė do tė vijė i biri i Zeusit, i cili do t'ia sjellė fatkeqėsinė.Kur Perzeu iu paraqit si biri i Zeusit dhe ngadhėnjimtar mbi Meduzėn, Atlanti nė vend qė ta pėrshėndeste e quajti gėnjeshtar dhe e dėboi me fjalė fyese.

Kuptohet se Perzeu nuk lejohej qė tė ofendohej pa e dėnuar atė qė e fyente: e ktheu kokėn dhe nga strajca e nxori kokėn e Meduzės. Posa e pa Atlanti, u shndėrua nė shkėmbė mali. Kėshtu i ngurosur gjendet i shtrirė pėr sė gjati nė mes Marokut dhe Tunizisė sot e kėsaj dite.

Kur Perzeu pushoi, i mbathi sandalet dhe vazhdoi rrugėn. Nė ajrin e zjarrtė tė Afrikės Veriore strajca lėshoi gjakun nga koka e Meduzės. Posa pikat e tij ranė nė tokė, lindėn nga kėto gjarpinjėt helmues tė cilėt me kohe aq u shumuan sa qė nė tėrė atė vend e kanė shuar jetėn dhe e kanė shndėrruar nė shkretėtirė ranore. Por kur ndodhi kjo, Perzeu tani mė ishte larg, nė vetė skajin e botės deri mė atėherė tė njohur - nė Etiopi.

Nė kėtė vend sundonte mbreti Kefe dhe Perzeu vendosi ta vizitojė. Kur fluturoi mbi bregdetin nė tė cilin gjendej pallati mbretėror e pa njė pamje tė jashtėzakonshme: pėr shkėmbinjtė pranė detit kishte qenė e lidhur njė vajzė e bukur.

Perzeu fluturoi deri tek ajo dhe mėsoi se quhet Andromeda dhe se ėshtė e bija e mbretit Kefe dhe e gruas sė tij, mbretėreshės Kasiopea. Kėtu ka qenė e ngujuar pėr shkak tė shėlbimit tė atdheut nga pėrbindėshi i detit, tė cilin nė tokėn e babės tė saj e patė dėrguar Poseidoni, zot i detit si hakmarrje pėr fyerjet e nėnės sė saj qė nga mendjelehtėsia ua ka bėrė nimfave detare.

Posa e tha kėtė, nga deti doli pėrbindėshi i madh. Vajza uluroi trishtueshėm dhe me sy i kėrkonte prindėrit tė cilėt, tė tmerruar, deshtėn tė pėrshendeten me tė pėr herė tė fundit. Nė atė moment Perzeu e ngrehu shpatėn e vet tė lakuar dhe magjike e bėrtiti se do ta shpėtojė po qese vajzėn e fiton pėr grua.

Prindėrit dhe vajza pranuan kėtė, ndonėse dyshuan nė suksesin e tij. Perzeu u ngrit lartė dhe u hodh furishėm si shigjetė nė pėrbindshin, sikurse mė parė nė Meduzėn. Pas luftės sė vėshtirė e plagosi pėr vdekje dhe kur pėrbindėshi u afrua afėr bregut tė detit qė nė ankthin e vdekjes ta coptojė Andromedėn, Perzeu e mbyti me tri goditje.

Kėshtu vizita e Perzeut te mbreti Kefe pėrfundoi me kremte martesore dhe hareja mbizotėroi jo vetėm nė pallat, por edhe nė tėrė tokėn e ēliruar. Kur gostia ishte nė kulm, nėpėr sallėn e mysafirėve jehuan hapat e burrave tė armatosur, ndėrsa nėpėr dyert e hapura hyri njėsia e ushtarėve tė cilėn e udhėheqte Fineu, i fejuari i dikurshėm i Andromedės.

U vėrsul nė Perzeun, e quajti hajn tė nuseve dhe ftoi mbretin qė t'ia dorėzojė Andromedėn. Kefeu qėndroi nė anėn e Perzeut: kreshniku i ri nuk e ka vjedhur vajzėn por se e ka fituar me luftė atėherė kur Feneu kishte hequr dorė prej saj. Nė vend tė pėrgjegjės Fineu e hudhi shtizėn nė Perzeun, por ajo nuk e qėlloi dhe u ngul nė mur.

Perzeu e mori atė dhe e hodhi nė Fineun, por ky kėrceu ashtu qė shtiza e goditi njėrin prej pėrcjellėsve tė tij. Nė sallėn e mysafirėve shpėrtheu beteja e ashpėr. Feneu ishte superior, sepse ishte i armatosur, kurse dasmorėt, kuptohet, kishin ardhur tė paarmatosur.

Nė momentin mė kritik Perzeu u tha miqėve tė vet qė ta kthejnė shikimin nga ai dhe prej strajcės e nxori kokėn e Meduzės. Njerėzit e armatosur filluan qė njėri pas tjetrit tė ngurosen. Nė fund edhe Fineu u shndėrrua nė trupore guri.

Pas dasmės Perzeu sė bashku me Andromedėn u nis pėr nė ujėdhesėn Serifa, ku arriti nė momentin e duhur. Polidekti tani mė priste ushtarėt tė cilėt do t'ia sillnin Danenė poqese e braktis tempullin e Zeusit nė tė cilin, duke ikur prej tij, ishte strehuar. Por nė vend tė Danesė nė dyer u paraqit i biri i saj.

Mbreti nuk u besonte syve tė vet. Ishte i bindur se Perzeu ėshtė vrarė nė betejė me Gorgonet. Kur kreshniku i ri i tregoi se sipas urdhėrit tė tij e ka vrarė Meduzėn, i shpėrtheu gazi dhe e quajti mburracak dhe gėnjeshtar. "Mbasi nuk beson, o mbret, ja dėshmia!" bėrtiti Perzeu dhe e nxori prej strajce kokėn e Meduzės. Polidekti e shikoi dhe u shndėrrua nė gur.

Pasi qė Perzeu nuk e dėshirodnte pushtetin mbi Serifėn, ia la Diktisit, vėllaut tė Polidektit dhe u kthye me nėnėn dhe gruan nė vendlindje, nė Arg. Gjyshi i tij, Akrizi, nga frika prej profecisė sė lashtė iku dhe kėshtu Perzeu e mori pushtetin. Pėrkrenaren e cila e bėnte tė padukshėm ia ktheu Hadit, sandalet me krihė Hermesit, ndėrsa strajcėn e mrekullueshrne nimfave. Kokėn e Meduzės ia dhuroi hyjneshės Athena, e cila e mbėrtheu nė parzmoren e vet.

Nė Arg Perzeu sundoi gjatė, i lumtur dhe nė paqe. Trimi i vėrtetė nuk duhet ta smadhojė famėn e vet me pushtimin e tokave tė huaja. Kur Akrizi u bind se prej djalit tė Danesė nuk i kanoset rreziku, u kthye nė Arg. Por fatit nuk i iku.

Nė kremtet solemne, sportive padashtas disku i Perzeut e goditi nė kokė. Nga pikėllimi i thellė qė gjyshit ia shkaktoi vdekjen, vendosi ta braktisė Argun, duke ia dhėnė mikut tė vet Megapentit, i cili si kompenzim ia jep Tirintin. Nė afėrsi tė tij Perzeu i ndėrtoi qytetet e forta Midenė dhe Mikenėn, gėrmadhat e tė cilave mbizotėrojnė edhe sot mbi Argun.

Perzeu dhe Andromeda pas vdekjes, me vullnetin e zotėrave, u shndėrruan nė hyllėsi tė shkėlqyeshėm, tė cilėt nė qiell mund ti shohim qartas edhe vetėm me sy. I biri i tyre mė i madh, Alkeu u bė mbret nė Tirint dhe babė i mbretit Amfitrion. Djemtė e tij, Elektrioni dhe Steneli, u bėnė mbretėr nė Mikenė, ndėrsa djemtė e tyre Mestori dhe Heleu, si edhe dhėndri i tyre, Periereu, pėr tė cilin e martuan vajzėn e tyre Gorgofonėn, ishin burra trima. Njėsoj trim ka qenė edhe Ebali, burri i dytė i saj dhe mė i famshmi ka qenė nipi i tyre, trimi Herakli.

Miti pėr Perzeun ėshtė ruajtur nė disa versione. Pėrmendet te Homeri. Epizode tė tij ka pėrpunuar Simonidi nga Kea (nė shek. VI-V. para e.s.), i kthehet edhe Euripidi (nė tragjedinė e humbur Andromeda e vitit 412 para e.s.), por edhe poetėt e tjerė. Prej poetėve romakė e kanė trajtuar Vergjili (sipas tij arka me Danenė dhe Perzeun arriti deri te brigjet e Italisė) dhe, mė nė fund Ovidi, verzioni i tė cilit, nė Metamorfozat, sot ėshtė mė i njohuri

. Nga antika na janė tė njohura mė sė njėqind piktura nė vaza me veprat e tij. Perzeu duke ikur pas vrasjes sė Meduzės, ėshtė paraqitur nė mė se tridhjetė vaza, Perzeu e vret Meduzėn nė gjashtėmbėdhjetė, Perzeu, Danea dhe arka nė pesėmbėdhjetė, Perzeu dhe Andromeda, nė gjysmėn e dytė tė shek. IV para e. s. e pikturoi Nikiasi. Pėr tė dimė vetėm nga pėrshkrimi dhe nga kopja nė pikturėn murale nė Pompeje rreth vitit 70 tė e.s. (sot nė Muzeun Popullor nė Napoli).

Vepra mė e lashtė skulpturale qė e paraqet Perzeun, i cili e vret Meduzėn, ėshtė ruajtur nė metopėn nga i ashtuquajturi tempulli C nė Selmunt (ndoshta e vitit 540-530 para e.s.), sot nė Muzeun Popullor Sirakuzė). Vėmendjen e tėrheq, ndonėse pėr nga koha i papėrcaktuar, relievi i quajtur Perzeu me Andromedėn e Uruar, qė gjendet nė Muzeun Kapitolian nė Romė, ndėrsa mozaiku me dimensione tė mėdha qė e paraqet Perzeun dhe Andromedėn nga mesi i shek. II tė e.s., sot gjendetn nė Muzeun Bardo nė Tunis.

Miti pėr Perzeun nė shek. XV e Frymėzon Pier di Cosime (Pjer di Kozima) pėr pikturėn Perzeu e liron Andromedėn, Tizianin (Ticianin) pėr pikturėn Perzeu dhe Andromeda (rreth vitit 1555, sot nė koleksionin e Valeceit nė Londėr), Rutil Manettiun pėr pikturėn Perzeu e liron Andromedėn (rreth vitit 1589, sot nė Villa Borgese nė Rome), P.P. Rubensin pėr tri piktura Perzeu dhe Andromeda (nga viti 1620-1640, qė sot gjenden nė Galerinė e Berlinit, nė Ermitazhin e Leningradit dhe nė Prado tė Madridit), pastaj Lemoinin rreth vitit 1749), etj.

Prej veprave skulpturale duhet pėrmendur, para sė gjithash, Perzeun e Benvenuto Cellinit (Benvenuti Qellini) nga viti 1533, qė sot gjendet nė Loggi dej Lanzi (Logji dei Lanci) nė Firencė, pastaj ansamblin Perzeu e liron Andromedėn e Pierre Pugetut (Pjer Puzheut), e vitit 1684, sot gjendet nė Luvėr tė Parisit),dy skulptura tė Anton Kanovės, Perzeu me kokėn e Meduzės (e vitit 1792, sot nė Muzeun e Vatikanit, dhe e vitit 1800, sot nė Ermitazhin e Leningradit), si edhe skulptura Perzeu dhe Gorgona e A. Rodenit. Operėn Andromeda dhe Perzeu e komponoi V. Kempeleni, premijera e sė cilės ėshtė mbajtur me 1781 nė Vjenė).

Estilen

913


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi