Eriniet

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Eriniet

Mesazh  Estilen prej 29.03.10 19:17

Eriniet

Figura te Mitologjise Greke..

Eriniet (greq. Erinyes, njėjėsi Erinys,lat.Furiae) - hyjneshat e hakmarrjes dhe tė mallkimit, shėrbėtoret e Hadit, zoti tė botės nėntokėsore dhe gruas sė tij Perzefonės.

Origjina e tyre nuk ėshtė e pėrcaktuar thjeshtė. Homeri pėr tė nuk e thotė asnjė fjalė. Lindėn nga krimi i parė i pėrgjakshėm nė botė, nga pika e gjakut tė Uranit, zotit tė qiellit, i plagosur prej djalit tė vet, Kronit, tė cilat ranė nė hyjneshėn e tokės Gea, dhe kėshtu u fekunduan.

Eskili i quan bija tė natės sė errėt Niktės, Sofokliu bijat e Skotit, zotit tė errėsirės dhe tė hyjneshės sė tokės Gea. Poetėt e lashtė nuk i pėrmendin numrin dhe emrin e tyre. Homeri p.sh. nė njė vend e pėrmend njė Erini, ndėrsa gjetiu disa prej tyre.

Ndėkaq Euripidi shkruan se kanė qenė tri, kurse autorėt e mėvonshėin i pėrmendin edhe emrat e tyre: Alekta, Tizifona dhe Megera. Eriniet i ndjekin vrasėsit, vjedhėsit, berrejshmit, rebelėt dhe shkatėrruesit e lidhjeve bashkėshortore. Mėnonin padrejtėsitė, i mbronin njerėzit e mjerė dhe tė pambrojturit, veēmas tė huajt pa atdhe dhe jetimat.

Nė tokė vinin nga bota nėntokėsore, tė mbėshtjella me mjegull tė dendur e cila i bėnte tė padukshme. I vizitonin fshatrat dhe vendet e shkreta duke i kėrkuar fajtorėt. Dhe kur i gjenin, i mundonin pa mėshirė.

Prej tyre kursesi nuk mundej askund tė ikej, madje as nė botėn nėntokėsore, sepse aty e kanė pasur fuqinė e njėjtė si nė tokė. Para tyre ka qenė e paaftė fuqia mbretėrore, e priftėrave, madje edhe ēfarėdo fuqie tjetėr. Para saj ėshtė dashur tė jenė syēelė edhe vetė zotėrat.

Ėshtė interesant fakti se zotėrat dhe njerėzit i kanė urrejtur Eriniet, edhe pse tė drejtėt nuk kanė pasur arsye t'u frikohen. A nuk del kjo nga fakti se askush nė botė nuk mund tė thotė me ndėrgjegje tė pastėr: se kurrė asgjė nuk kam gabuar?

E ndoshta edhe nga fakti se Eriniet i kanė pėrndjekur edhe ata tė cilėt kanė gabuar pavetėdije madje edhe ndoshta kundėr vullnetit tė vet? Sipas disa autorėve edhe vėtė ato nxitnin pėr krime. Kėto veti negative mbizotėruan mbi ato pozitive, sikur njerėzit tė mos mund ta qetėsojnė ndėrgjegjen duke bėrė edhe ndonjė vepėr tė mirė.

Pėrveē kėtyre Erinieve tė vrazhda dhe tė papajtueshme mitet dhe legjendat greke njihnin edhe Eriniet e pajtushme, tė cilat quheshin edhe Eumenide, gjegjėsisht "Mirėdashėse". Duket se kjo varej nga natyra e dyfisht e kėtyre hyjnive si edhe mishėrimi i tė mbrejturit tė ndėrgjegjės.

Por njėsoj ėshtė e mundshme se nė kohėrat e kahershme Eriniet e kanė pasur natyrėn mė tė butė dhe mė tė kėndshme. Se si nė tė vėrtetė ka qenė me siguri ne nuk do tė dimė mė. Poetėt e kohės antike e shpjegojnė kėtė natyrė tė dyfishtė tė Erinieve me mundėsinė e shndėrrimit. Eskili p.sh. e shpjegon me faktin se i ka zbutur hyjnesha Athena e cila e mbronte Orestin e pėrndjekur.

Pėrkundėr kėsaj edhe mė vonė nė mitet dhe kultin grek mbizotėroi kuptimi i parė i Erinieve si hyjni tė rrezikshme, shkatėrruese dhe tė papajtueshme. Edhe femrat kriminele, si ato tė botės legjendare ashtu edhe ato tė botės reale quheshin Erinie, si bie fjala Klitemnestra, Medea etj. Mė nė fund, me emrin e tyre latin Furiae emėrohen edhe sot gratė e tėrbuara dhe tė furishme.

Grekėt (e pas tyre edhe romakėt) Eriniet i parafytyronin si gra plaka dhe tė shėmtuara nė rrobe me shokė tė kuqe. Sytė i kishin tė skuqur, nė vend tė gishtėrinjėve kanė pasur kthetra, kurse nė vend tė blejve tė flokėve - gjarprinjė.

Tė tilla nė skenė i ka sjellė Eskili. Sipas Euripidit kanė pasur krah, kurse nė duar gjarprinjė dhe pishtarė. Eumenidet ishin me pamje pak mė tė kėndshme dhe nė vend tė rrobeve tė zeza mbanin rrobe tė bardha. Tė ngjashme i paraqitėn edhe piktorėt dhe skulptorėt antikė. Ua jipnin njė pamje mė pakė tė rrezikshme, mirėpo nuk ua zbutnin vrazhdėsinė.

Figurat e tyre na janė ruajtur mjaft pak. Shumica prej kėtyre janė nė vaza nga miti pėr Orestin (nė koleksionet nė Oksford, Lecce, Vatikan dhe gjetiu, kryesisht nga kalimi prej shek.VI-V p.e.s.).Nė muzeun Popullor tė Romės nė Terme gjindet njė fragment i kopjes sė mirė tė tipit helenistik qė paraqet Eriniet nė gjumė.

Estilen

913


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi