Mithra

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Mithra

Mesazh  Estilen prej 29.03.10 19:07

MITHRA

Figura te Mitologjise Greke..

MITHRA (greq. Mithras, Mithres ose Mithra) - zoti persian i dritės, kulti i tė cilit ka depėrtuar deri nė Romė, dhe njėsoj edhe nė Greqi.

Pasi qė drita dhe dielli janė tė lidhura ngushtė nė mes veti Mitra dikur konsiderohej edhe zot i diellit. Nė atdheun e vet iranian dhe pastaj edhe nė botėn greko-romake ka qenė zot i dritės qė i shndrit lartė para daljes sė diellit.

Gjoja se ka lindur nga shkėmbi me 25 dhjetor dhe tė parėt qė i kanė shprehur respekt kanė qenė barinjtė. Nė botė e ka sjellė me vete kapuēin frigjias, thikėn dhe harkun.

Kur u rrit hyri nė luftė me zotin e diellit dhe fitoi. Me urdhėrat e tij i kreu disa detyra tė rėnda: e zuri dhe e theri demin e fuqishėm dhe u bė drita e botės. U ndihmonte njerėzve nė fatkeqėsi, i mbronte nė mejrime dhe lufta; kėrkonte prej tyre jetėn e pastėr dhe tė frenuar dhe pėr pėrfilljen e saktė tė parimeve morale tė caktuara tė cilėt nė mes vetes quheshin vėllazėr, u premtonte lumturinė e amshueshme nė botėn pas vdekjes.

I pėrcillte shpirtėrat e tė vdekurve nė botėn pas vdekjes ku u jipte pije prej vere dhe demit tė therur, qė ua siguronte pavdekshmėrinė. Poqese e kanė merituar, nėpėr shkallė me shtatė shkelėse i ēonte nė lartėsi tė dritės sė pastėr. Simbolet e tij ishin luani, demi dhe shqiponja.

Pėr kuptimin greko-romak kulti i Mitrės ka qenė tejet i lashtė. Qė nga shek, XIV para e.s. ėshtė ruajtur biseda e Mushilit, mbretit hetit, me sunduesin e mitanėve nė tė cilėn Mitra ftohet pėr dėshmitar dhe mbrojtės.

Kjo do tė thotė se Mitra ka depėrtuar deri nė Azi tė Vogėl ku pastaj janė njohur me tė edhe kolonistėt grekė. Nė Greqi me shekuj nuk ėshtė pėrqafuar, por mė tepėr ėshtė pėrqafuar nė Romė kah fundi i Republikės, ku ka arritur pėr mes lidhjeve tregtare, pastaj me kthimin e legjioneve lindore dhe mė nė fund pėrmes skllavėve nga lindja nė mesin e tė cilėve ka pasur shumė ithtarė.

Lulėzimi mė i madh i kultit tė Mitrės ėshtė shėnuar nė gjysmėn e dytė tė shek. III tė e.s., dhe pastaj ia lėshon vendin krishtėrimit me tė cilin ka pasur mjaft elemente tė pėrbashkėta (data e lindjes sė Mitrės dhe tė Krishtit, pagėzimi me zhytje nė ujė [nė ritin lindor], dogma pėr pavdekshmėrinė e shpirtit, rregullat themelore morale, simbolet e shumta etj.).

Nė Romė Mitra ka pasur shumė shenjtnore, rėndom nė nėntokė tė rregulluara pėr darka tė pėrbashkėta tė besimtarėve. Shenjtnorja mė e ruajtur ėshtė nėn apsidėn e kishės sė Shėn Klementit nė Lateran. Pamjet e tij janė ruajtur veēmas nė relieve.

Pjesa dėrmuese janė nga shekujt e parė tė e.s. dhe nė mesin e tyre veēmas dallohet Mithras Tauroktonos (Mitra qė e therr de¬min). Koka e Mitrės prej bronze nga shek. II i e.s. nga Sisaku dhe gjendet nė Muzeun Arkeologjik nė Zagreb-Kroaci.

Nė nekropolen antike nė Shempetėr te Ptuji-Slloveni gjenden po ashtu edhe gėrmimet e Mitres, tė tempullit tė dedikuar zotit Mitra. Dėshmi pėr kultin e Mitrės nė Dardaninė antike kemi mjaftė si: Janjevė, Prizren-Republika e Kosovės, Lopatė afėr Kumanovės, te Osmakova, jo larg Bella Pallankės, te fshati Radesha (Pirot), nė fshatin Rashnja te Aleksinci dhe nė Ravne (Timacum minus).

Estilen

913


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi