Ifigjenia

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Ifigjenia

Mesazh  Estilen prej 29.03.10 19:00

IFIGJENIA

Figura te Mitologjise Greke..

Ifigjenia (greq. Ifigenia, lat. Iphigenia) - e bija e Agamemnonit, mbretit tė Mikenės dhe gruas sė tij Klitemnstrės. Ifigjenia u bė heroinė tragjike me madhėsi tė vėrtetė klasike jo me vullnet tė vetin, por "me lojė tė pamėshirshme tė fatit". Kur i ati i saj, Agamemnoni nė krye tė njėsive tė bashkuara akease u nis kundėr Trojės,me tėrė marinėn hyri nė limanin beotik, Aulida dhe pėr shkak tė shtėrgatės nuk ka mundur tė dalė nga limani.

Magjistari Kalkant i cili e pėrcillte ushtrinė, deklaroi qė kėtė shtrėngatė e ka shkaktuar hyjnesha e gjuetisė, Artemida, pėr dėnimin qė Agamemnoni e vrau drenushen e saj tė shuguruar. Po qe se Agamemnoni nuk dėshiron qė e tėrė ekspedita mos t'i dėshtojė, do t'i duhej qė ta zbusė hyjneshėn nė mėnyrė qė pėr flijim do t'ia ofrojė bijen e vet Ifigjeninė.

Nė fillim Agamemnoni kundėrshtonte, por mė vonė u bė i vetėdijshėm pėr obligimet e veta ndaj ushtrisė sė vet dhe ndėrmarrjes sė vet tė tėrėsishme kėshtu qė u pajtua me kėrkesėn e Kalkantit. E ftoj Ifigjeninė, dhe qė me siguri tė vijė, e porositi se mendon ta martojė me udhėheqėsin ushtarak akeas mė tė bukurin dhe mė trimin. Ifigjenia pa u vonuar erdhi me nėnėn e vet Klitemnestrėn dhe vėllaun, Orestin) nė Aulidė. Kėtu mori vesh se nė vend tė dasmės po e pret vdekja nė elter.

Vetvetiu kuptohet se Ifigjenia nuk ka dashur tė vdesė. Ishte e re dhe e bukur, jetėn e kishte pėrpara dhe, pėrveē kėsaj, nė tė u zgjua dashuria ndaj Akilit, i cili e kundėrshtonte flijimin e saj. Edhe Klitemnestra e mbronte nė ēdo mėnyrė ashtu siē i ka hije nėnės.

Agamemnoni me dėshirė do tė hiqte dorė nga ky flijim. Mirėpo, si kryekomandant pushtet tė pakufishėm kishte vetėm nė betejė. Kur nuk u pėrhap trigėllimi i armėve dhe tolllovia e betejės, qe i detyruar qė t'i nėnshtrohej vullnetit tė ushtrisė. Ndėrkaq ushtria kėrkonte flijimin. Mosmarrėveshjen nė kampin akeas dhe nė zemrėn e Agamemnonit, mė nė fund e zgjidhi vetė Ifigjenia. Nė dobi tė suksesit tė ekspeditės vendosi qė vullnetarisht ta flijojė jetėn e vet.

Kur Ifigjenia iu afrua elterit mbretėronte njė heshtje e thellė. Trimėria e vajzės u pėlqeu tė gjithė mashkujve tė pranishėm. Magjistari Kalkanti iu drejtua Artemidės qė ta pranojė flijimin dhe qė ushtrisė t'ia bėjė tė mundshme lundrimin e sukseshėm dhe ngadhėnjimin mbi Trojėn.

Pastaj e ngriti thikėn e flijimit pėr ta therrė vajzėn. Posa e preku tehu i thikės trupin e saj ndodhi mrekullia: nė vend tė bijės sė Agamemnonit e theri drenushen e Arteimidės. Vetė hyjnesha e vendosi, atė nė elter, kurse Ifigjeninė e mori.

Siē u tregua mė vonė, Artemida e ēon Ifigjeninė nė Tauridėn e largėt (nė Krimenė e sotme) ku e bėri priftėreshė nė tempullin e vet. Kėtu para trupores sė shuguruar tė hyjneshės ėshtė dashur qė ta sakrifikojė tė gjithė tė huajėt tė cilėt i sillte Toanti, mbret i Tauridės, pajtor i kėsaj truporeje. Ifigjenia i ka shėrbyer Artemidės taurike plot shatėmbėdhjetė vjet tė tėra, duke u frikuar pa rreshtur se njė ditė do tė jetė e detyruar t'ia fusė thikėn viktimės sė pafajshme ēfarė ka qenė edhe ajo vetė.

Gjatė tėrė kėsaj kohe Ifigjenia nuk ka dėgjuar asgjė pėr atdheun e vet. Nuk ka ditur se pėr dhjetė vjet tė rrethmit ka rėnė edhe Troja, se i ati i saj u kthye nė shtėpi si ngadhėnjimtar dhe se gjatė gostisė solemne tė pėrgatitur pėr nderė tė tij u vra prej duarėve tė vrasėsve tinzakė.

Nuk ka ditar se vrasja e tij u bė me urdhėrin e tė ungjit, Egistit, i cili nė kėtė krim e ka nxitur nėnėn e saj, Klitemnestrėn me qėllim qė pastaj tė martohet me tė dhe tė bėhet mbret i Mikenės. Nuk e ka ditur as atė qė vėllau i saj Oresti, pas shtatė vjetve i ka dėnuar vrasėsit e babait tė vet dhe, sipas kėshillės sė zotit Apollon, ka qenė i detyruar qė tė shkojė nė Tauridė qė atje para trupores sė Artemidės ta shpaguaj gjakun e derdhur tė nėnės sė vet.

Oresti nė kėtė rrugė u nis i vetėdijshėrn pėr rreziqet qė i kanosen nė tė. As lundrimi nėpėr det tė rrezikshėm, as vrazhdėsia e mbretit Toant nuk i dukeshin mė tė rėndė se brerja e ndėrgjegjės me tė cilėn pas vrasjes sė nėnės e kanė ndjekur Erinitė, hyjneshat e hakmarrjes. I pėrcjellė nga kushėriri i vet, Piladi, erdhi deri te truporja e shuguruar, por kėtu menjėherė i kapėn ushtarėt e mbretit Toant.

Mirėpo, Ifigjenia, e cila ka qenė e detyruar qė t'i bėjė flijė Artemidės pati mėshirė pėr ta. Posa mori vesh se robėt e zėnė ishin vendasit e saj, e ndėgjoi rrėfimin e tyre dhe sė shpejti mėsoi se Oresti ėshtė i vėllau i saj, ndėrsa Piladi kushėriri i saj. Me kėtė shpėtimi i tyre u vendos. Por edhe shpėtimi i Ifigjenisė nga Taurida.

Vendimin e vet Ifigjenia e zbatoi nė vepėr me mjeshtri. E bindi rnbretin Toant qė, para se ta ofrojė flijimin, truporen e Artemidės dhe tė dy tė huajt duhet t'i lajė nė ujė tė detit. Si roje nderi mbreti ia cakton njė aradhė ushtarėsh. Kur Ifigjenia arriti te shkėmbi nėn tė cilin ishte e spirancuar anija e Orestit, u urdhėroi ushtarėve qė tė largohen pėr arsye se askush nuk ka guxuar ta shohė ritualin e fshehtė tė spastrimit.

Posa u larguan ushtarėt, ua heq litarėt me tė cilėt ishin tė lidhur vėllau dhe kushėriri, e merr truporen e Artemidės dhe hyn nė anije. Lundėrtarėt me tėrė fuqinė i lėviznin rremat dhe larguan anijen prej bregut tė detit. Mirėpo, pas njė kohe tė shkurtėr shtėrngata e madhe i afron sėrish pranė bregdetit. Megjithatė, me sukses i ikin Toantit. Nė tėrė ngjarjen ndėrhyri Athena dhe i urdhėroi Toantit qė t'i lėshojė Ifigjeninė dhe pėrcjellėsit e saj.

Kthimi nga Taurida Ifigjenisė nuk i solli lirinė. Ka qenė e detyruar qė tė mbesė nė shėrbim tė Artemidės. Hyjnesha ia ka lejuar qė tokėn e largėt dhe tė huaj ta zėvendėsojė me vendlindjen dhe hoqi dorė prej flijimit tė njerėzve.

Ifigjenia u bė priftėreshė nė tempullin e posangritur tė Artemidės nė breg tė detit nė qytetin atik Brauron. Aty jetoi pa burrin dhe pa fėmijė gjatė tėrė kohės, deri sa vdekja nuk e ēliroi nga fati i saj i kobshėm.

Ifigjenia ėshtė njėra prej personazheve rnė tė dalluara tė miteve greke, e cila jetoi deri mė sot nė skenė: nė tragjedinė e Euripidit Ifigjenia nė Tauridė dhe Ifigjenia nė Aulidė (pėrafėrsisht nga vitet 415-414 dhe 408-406. para e.s.) nė tragjedinė e Rasinit Ifigjenia nė Aulidė e vitit 1674., nė Ifigjeninė nė Tauridė tė Gėtes (e vitit 1776) dhe nė versione tė ndryshme tė mitit pėr Orestin.

Sikurse dramaturgėt edhe kompozitorėt i ka tėrhequr Ifigjenia. Pas Keiserit (Kajzerit) (viti 1699), Campreut (Kara preu) viti 1704), Domenico Scarlattit (Domeniko Skarlati) e vitit 1713), Porporeit (viti 1835), K.H. Graunit (1748), Jommellit (1751), Traettetit (1758) dhe tė tjerėve mitin pėr Ifigjeninė e ka komponuar edhe Kristof Vilibald Gluk Ifigjenia nė Aulidė e vitit 1772 dhe Ifigjenia nė Tauridė 1779. Mė nė fund kėtė mit e ka komponuar Rikard Shtrausi sipas libretos tė Hugo von Hoffmansthalit (Hugo fon Hofmanshtalit).

Ngjarjet nga miti mbi Ifigjeninė janė ruajtur nė piktura tė vazave (mė e bukura me emrin e Ifigjenisė gjendet nė Muzeun Popullor nė Palermo), ndėrsa tė kohės romake nė piktura tė shumta murale dhe relieve. Prej pikturave murale mė tė nojhurat janė veēmas dy: Flijimi i Ifigjenisė nga e ashtuquajtura shtėpi e poetit tragjik nė Pompejė (e kohės rreth vitit 65. tė e.s., sot gjendet nė Muzeun Kombėtar nė Napoli), dhe Ifigjenia nė Tauridė nga shtėpia e Gaj Cecilit, pėrafėrsisht e vitit 45. e.s. (poashtu nga Pompejet dhe sot gjendet nė Napoli). Prej relieveve veēmas i njohur ėshtė Ifigjenia, Oresti dhe Piladi nė Tauridė (pėrafėrsisht nga shek. II para e.s.).

Prej veprave tė pikturave tė kohės sė re meritojnė tė pėrmenden veēmas Ifigjenia e Anselm Feurbachut (Anzelm Fojerbahut) e vitit 1862 dhe sot gjendet nė Muzeun e Darmstadtit dhe Flijimi i Ifigjenisė i Giovani Francesco (Gjovani Franēesko) Romanellit (e kohės rreth vitit 1660, sot gjendet nė Muzeun Metropolitan nė Nju-Jork.

Nė lokalitetin antik Vravron, Brauroni antik, gjenden gėrmadhat e tempullit tė Artemidės. Pranė tyre vizitorėve(turistėve) u tregohet ''Varreza e Ifigjenisė''.

Estilen

913


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi