Asklepiu

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Asklepiu

Mesazh  Estilen prej 29.03.10 18:48

ASKLEPIU





Figura te mitologjise greke

Asklepiu (greq. Asklepios, lat. Aesculapius) - i biri i zotit Apollon dhe dashnores se tij Koronidės, mjeku i famshėm dhe zoti i mėvonshėm i mjekėsisė.

Nga epet e Homerit e njohim vetėm si mjek tė dalluar. Si zot grekėt filluan ta adhurojnė prej shek. VII-VI para e.s., sė pari nė Tesali dhe nė Epidaur. Nė Athinė kultin e tij e sollėn gjatė murtajės sė vitit 429 para e.s.

Deri nė kėtė kohė aty si zot tė mjekėsisė e kanė adhuruar Aminin, prift i tė cilit ishte edhe Sofokliu. Nė Romė kulti i Asklepiut u soll me rastin e murtajės epidemike nė vitin 293 para e.s., e pastaj u pėrhap nė tėrė botėn greko-romake.

Sipas mitit Asklepiu artin e mjekėsisė e mėsoi prej kentaurit Kiron, nė malin Peli, aq mirė sa qė ka ditur tė shėrojė tė gjitha sėmundjet dhe lėndimet, madje edhe t'i ringjallė tė vdekurit. Mirėpo, praktika e tillė mjaft e pėrhapur nuk i sillte dobi: pasi qė askush nuk vdiste, u ankua kundėr tij Tanati, zoti i vdekjes te zoti suprem, Zeusi dhe ai si rrėnues i rendit botėror e mbyt me rrufe.

Asklepiu pas vetes la dy djem, Mahaonin dhe Podaleriun, tė cilėt poashtu u bėnė mjekėt tė famshėm dhe nė kėtė funksion morėn pjesė nė luftėn e Trojės. Veē kėtyre Asklepiu e ka pasur edhe djalin Teleforin dhe vajzėn Higien, shėndet i mishnuar.

Shndėrrimi i Asklepiut nė zot ėshtė shumė interesant. Sipas burimeve antike njerėzit kėtu paraqiten si, "krijues tė zotėrave". Nuk ėshtė mė pak interesante edhe analogjia e pėrparimit tė Asklepiut nė zot me rastin e mitologjisė egjiptiane: zoti Imhotep, shpikės i shkrimit, i ndėrtimtarisė dhe mbrojtės i shkencės, tė cilėn grekėt e identifikuan me Asklepiun, poashtu ėshtė zhvilluar nga njeriu i vdekshėm pėr ekzistencėn fizike tė tė cilit nuk dyshohet (ka jetuar nė shek. XXVII para e.s. dhe ishte ndėrtues i dy piramideve tė para: piramidės shkallėzore tė Gjoserit te Satara dhe piramidės sė pakryer tė Sahemhetit).

Nė antikė janė krijuar shumė vepra arkitektonike dhe skulpturale pėr nderė tė Asklepiut. Tempujt e tij rėndom kanė qenė tė lidhur me spitale. Tempulli mė i famshėm i tij ishte nė Epidaur ku ēdo katėr vjet organizoheshin lojėrat atletike dhe dramaturgjike "Asklepiadet".

Amfiteatri i Epidaurit ėshtė vepra mė e ruajtur e llojit tė tillė nė Greqi dhe pėr interpretimin e sotėm tė tragjedive antike nuk ėshtė dashur qė tė ripėrtirihet shumė. (Shėnimi i Pauzanit mbi "Mrekullinė e Epidaurit" nuk ka tė bėjė me rezultatet e shėrimit tė spitalit tė atjeshėm tė Asklepiut, por pikėrisht ka tė bėjė me kėtė amfiteatėr.

Akustika e tij, pozita dhe panorama piktoreske e rrethinės ishte unike). Asklepiu e ka pasur tempullin e madh me spital edhe nė ujėdhesėn Kojos. Nė Pergam dhe nė Athinė i ka pasur shenjėtoret, kjo e dyta ishte - nė shpatin jugor tė Akropolit (prej vitit 420 para e.s.). Romakėt ia kanė dedikuar tempullin dhe spitalin nė ujėdhesėn e Tibrit, i cili gjendet edhe sot, kuptohet i modernizuar, por edhe kishėn (kushtuar shėn Bartolomeut).

Statuja mė e njohur e Asklepiut ėshtė e ashtuquajtura Asklepiu i Napolit, kopja romake e origjinalit grek nga shek. V para e.s. Nga truporja e tij vigane e kultit nė ujėdhesėn Delos nga mbarimi i shek. IV para e.s. ėshtė ruajtur vetėm koka (sot gjendet nė Muzeun Britanik nė Londėr).

Statuja e tij shumė e bukur e shek. IV para e.s. gjendet nė Muzeun Nacional tė Palermos; njė kopje romake e shek. II para e.s. ėshtė bėrė sipas origjinalit grek dhe gjendet nė Muzeun e Berlinit; relievi Asklepiu i ulur nė gėrmadhat e shenjtnores sė tij gjendet nė Muzeun e Epidaurit.

Mirėpo, tė gjitha kėto vepra me popullaritet i tejkalon truporja e tij nė Tempullin e Asklepiut jo aq tė madh mbi liqenin e vogėl nė Villa Borghese tė Romes.

Statuja ėshtė kopje romake e origijnalit grek e shek. V, para e.s., kurse tempulli ėshtė i kohės sė re. Asklepiun autorėt antikė e paraqitnin si plak bujar me shkop rreth tė cilit pėrdredhej gjarpėri, simbol i jetės qė ripėrtėrihet pandėrprerė. Ky simbol deri mė sot ka mbetur si shenjė e punėtorėve shėndetėsorė.

Estilen

916


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi