Platoni....

Shko poshtė

Platoni....

Mesazh  Estilen prej 29.03.10 9:40

..............P L A T O N I...............




Platoni lindi rreth vitit 347 p.e.s nga njė familje fisnike athinase me traditė politike dhe vdiq nė vitin 428 p.e.s. Ishte i biri i Aristonit dhe Periktionisės kishte 2 vėllezėr, Glafkonin dhe Adeimanton.

Emri i tij i vėrtetė ishte Aristokles por mė vonė e quajtėn Platoni sepse kishte gjoks dhe ballė tė gjerė. Aristoteli na tregon se dikur gjatė rinisė, Platoni erdhi nė kontakt me doktrinat e Kratilus, njė nxėnės i Heraklitit, i cili sė bashku me mendimtarė tė tjerė para-Sokratik si Pitagora dhe Parmenidi, i dhanė themelet metafizike dhe epistimologjike kėrkimore.

Por kur u takua me Sokratin filloi tė thellonte mė tej njohuritė drejt temės filozofike tė virtytit.

E njohu Sokratin kur ishte 20 vjeē dhe qėndroi pranė tij deri nė vdekjen e mėsuesit tė madh. (399 para erės sonė). Vdekja e padrejtė e tij ishte njė nxitje pėr tė marrė rolin e reformatorit social tė demokracisė athinase.

Pas ekzekutimit tė Sokratit kėrkoi strehim pėr pak kohė nė Megara, pranė shokut tė klasės sė tij, Euklidit. Mė vonė u kthye nė Athinė, ku pėr 10 vjet i’u pėrkushtua shkrimit tė veprave filozofike qė mbajnė vulėn e filozofisė Sokratike.

Pastaj udhėtoi pėr nė Egjipt dhe Cyrene, ku u shoqėrua me matematicienin Theodor dhe nė fund nė Taranto (Itali) ku pati mundėsinė tė takohej me Pitagorianėt, nga mendimi filozofik i te cileve u ndikua vendimtarisht.

Mė vonė shkoi nė Sicili, nė oborrin e mbretit Dionisi i Sirakuzės, ku u njoh me vėllain e gruas sė mbretit, Dionin, miqėsia e ngushtė e tė cilėve shkaktoi dyshimet e mbretit pėr komplot, kjo pra ishte dhe nje nga arsyet e ndjekjes se tij nga Siēilia.

Nė Egina rrezikoi tė shitej si skllav, por e bleu Cireni, mik i Anikerit, keshtu dhe shpetoi. Mė vonė u kthye nė Athinė. Themeloi njė shkollė filozofike, Akademinė, e cila ndodhej rreth njė milje jashtė mureve dhe mbante emrin e heroit Attic, Akadimo, (387 para erės sonė).

Shkolla e famshme funksionoi pėr rreth njė mijėvjeēar, derisa e mbylli perandori Justinian mė 529 p.e.s. Pėr tė tretėn here, Platoni vizitoi oborrin e Sirakuzėve mė 361 p.e.s, me qėllim pajtimin e Dionit me Dionisin. Por situata ishte aq serioze sa qė kėsaj rradhe rrezikoi akoma dhe jeta e tij.

Falė ndėrhyrjes sė menjėherėshme tė Arxitės dhe Pitagorės, shpėtoi pa pėsuar asgjė. Por tė njėjtin fat nuk pati edhe Dioni, i cili u vra mė 353 p.e.s. Kėshtu Platoni humbi njeriun mbi tė cilin kishte bazuar shpresat pėr realizimin e ideve tė tij politike. Qysh atėherė dhe deri nė fund tė jetės sė tij i’u pėrkushtua mėsimdhėnies dhe shkrimeve me karakter filozofik.

Tipar kryesor i filozofisė sė tij ėshtė konsiderimi i njohurisė si kujtim. Sipas Platonit, shpirtit i njeriut para se tė binte nė botėn e gjėrave jetoi nė njė botė ideale, botėn e ideve. Atje njohu thelbin e vėrtetė tė gjėrave.

Gjėrat qė janė ndjerė nga njeriu nė dimensionin e botės materiale janė vetėm imitime, ‘hije” idhuj tė botės reale. Prandaj njeriu nuk zbulon, por kujton tė vėrtetat qė dikur njohu nė botėn e ideve.

Tė gjithė kanė brenda vetes dijen e tė vėrtetėn dhe ajo ē’ka duhet tė bėjnė ėshtė thjesht t’i risjellin nė mend - Nė fund tė fundit etimologjia e sė vėrtetės do tė thotė situata sipas sė cilės gjėrat nuk janė harruar, janė tė njohura, tė dukshme, (pra, “realitetin”).

Filozofia platonike ėshtė gjithashtu ideokratike. Prezanton domethėnė teorinė e ideve, qė janė tipat e pėrgjithshėm dhe shekullorė tė gjėrave. Janė gjėrat thelbėsore qė perceptohen nga logjika dhe jo nga ndjenjat. Tė ndjeshmet i konsideron idhuj tė ideve.

Kėshtu identifikon dy botė: tė ndjeshmen qė ndryshon vazhdimisht dhe ndodhet nė rrjedhė tė pandalshme kundėr Heraklitit dhe atė tė mendimit, e cila mbetet e pandryshueshme, idetė e sė cilės strehohen nė tokė qiellore.

Kėta janė tipat e lashtė tė kėsaj bote tė dukshme, modelet dhe shembujt e pėrjetshėm. Nė shpirt dallon tri pjesė, logjistiken, spiritualen dhe tė dėshirueshmen. Prandaj dhe njeh tre virtyte: diturinė, guximin dhe urtėsinė, secila prej tyre korrespondon nė njė pjesė tė shpirtit.

Tė tre kėto virtyte i paralelizon me tre telat e lirės, tė lartmen, tė mesmen dhe nitin. Por tė treja sė bashku duhet tė zhvillohen nė harmoni, me qėllim qė logjistika tė qeveris si hynji, spiritualja ta dėgjojė si ndihmėse dhe tė dyja sė bashku tė drejtojnė tė dėshirueshmen qė tė mos operojė tė behet parim, pasi ėshtė pjesa mė e ulėt e shpirtit.

Dhe nga zhvillimi harmonik i tri virtyteve pėrbėhet drejtėsia qė ėshtė harmonia e tri virtyteve tė tjera. Sepse qyteti ėshtė reflektimi i njeriut, dhe tek ai dallon tri gjini, parlamentaren, luftaraken dhe financiaren. Tė cilat janė respektive me tri pjesė tė shpirtit.

Ashtu si tek njeriu edhe nė qytet duhet tė ketė drejtėsi, domethėnė harmonia qė arrihet nė qytet kur secila prej gjinive kryen punėn e vet pa synuar tė bėjė tė tė tjerėve. Platoni shkroi 36 vepra gjithėsej, pėrveē “Apologjisė” dhe dialogje.

Nė shkrimet e Platonit vėrehet imitimi i mėsimdhėnies sė Sokratit, i cili didaktonte dialogje. Vetėm tri dialogje, “Simpoziumi”, “Shteti dhe Ligjet” mbajnė tituj nga pėrmbajtja e tyre.

Nė tė gjitha dialogjet diskutimin e kryeson Sokrati, Nė dialogjet mė tė vjetra ruan imazhin e Sokratit tė vėrtetė, ndėrsa tek mė tė rejat fshihet vetė nxėnėsi.

Tė gjitha veprat e Platonit ndahen nė tri periudha tė dallueshme nė mėnyrė kronologjike:

a) Periudha e rinisė (400 - 387 p.e.s): Nė kėtė pjesė pėrfshihen: “Απολογία του Σωκράτη”, “Κρίτων”, “Χαρμίδης”, “Πρωταγόρας”, “Λάχης”, “Ευθύφρων”, “Ιππίας Μείζων”, “Ιππίας Ελάσσων”, “Ίων”, “Λύσις”.

b) Periudha e maturimit (386 - 367 p.e.s): Nė kėtė pjesė pėrfshihen: “Μενέξενος”, “Κρατύλος”, “Ευθύδημος”, “Γοργίας”, “Μένων”, “Παρμενίδης”, “Φαίδων”, “Φαίδρος”, “Πολιτεία”, “Συμπόσιον”, “Θεαίτητος”.

c) Periudha e pleqėrisė (366 - 348 p.e.s): Pėrfshihen: “Σοφιστής“, “Πολιτικός“, “Φίληβος“, “Κριτίας“, “Τίμαιος“, “Νόμοι“, “Έβδομη Επιστολή
Ndikimi i tij ishte jashtėzakonisht i madh. Historia e filozofisė deri te Ciceroni ėshtė e mbushur me atė. Madje shumė kishin thėnė se nuk kishte qenė kurrė nxėnės i tij.

Eterit e kishės nga ai huazojnė ide dhe argumente duke e konsideruar pėrfaqėsuesin mė tė rėndėsishėm tė filozofisė njerėzore. Por edhe mendimi mė i ri filozofik nuk mbeti i pandikuar.

Sistemet e ndryshme filozofike ose mundohen tė pėrmbysin idetė e tij ose mundohen tė ndėrtojnė mbi to. Mendimi i tij filozofik pėrbėnte, pėrbėn dhe do tė pėrbėjė bazė moderne hulumtimi dhe analize tė shumėanshme tė filozofėve tė atėhershėm.

L.STROKA

Estilen

847


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Platoni....

Mesazh  Berti69 prej 12.12.11 18:42

Mėsimdhėnia Sekrete e Platonit



Nga filozofėt klasik mė tė mėdhenj, nxėnėsi mė i njohur i Sokratit dhe ndoshta mė i devotshmi ndaj mėsimdhėnjeve tė tij, me dhunti tė shumta, Platoni, rezultoi objekt studimi por edhe kritike tė ashpėr pėr pasardhėsit e tij. Shumė u mbėshtetėn nė mėsimdhėniet e tij pėr tė futur teori tė reja dhe sisteme filozofike qė shumė i pėrdorėn, zakonisht duke i pėrzier, qė tu shėrbenin pėr pėrfitime vetjake.

Sido qė tė jetė, Platoni ka qėnė dhe mbetet njė nga filozofėt mė tė rėndėsishėm tė Greqisė klasike dhe nuk do tė pushoi asnjėherė sė u studjuari nga adhuruesit e filozofisė dhe jo vetėm. Por, edhe pse janė shkruajtur shumė pėr veprat dhe mėsimdhėnjet e tij, ekziston njė pjes qė nuk duket se i intereson shumė filologėve modern dhe kėrkuesve.

Brėnda veprės tė platonit fshihen shumė dije tė thella brendėsore qė nuk dallohen nė sy tė parė. Dhe megjithatė Esoterizmi ėshtė elementi mbizotėrues nė veprėn e filozofit tė madh, i cili njohu tė gjitha qėndrat mė tė rėndėsishme tė dijes qė ekzistonin nė periudhėn e tij, brėnda dhe jashtė hapsirės Greke.

Pėr Njeriun

Pėr sa i pėrket pėrbėrjes sė njeriut si qėnie, esoterizmi pėrmėnd se njeriu pėrbėhet nga dy element bazor: Shpirtin (e pavdekshėm) dhe personalitetin. Brėnda ciklit tė rimishėrimeve, ajo qė mbetet e pandryshueshme, e pashpėrbėrshme, e pėrjetėshme ėshtė Shpirti, i cili mishėrohet ēdo herė nė njė trup tė shpėrbėshėm qė ka karakteristika tė veēanta tė cilat pėrbėjnė personalitetin e ēdo individi.

Personaliteti pėrbėhet nga katėr mbartės themelor: trupin fizik, energjia qė i jep jetė kėtij trupi- qė nė esoterizėm quhet prana- botėn tonė ndjesore dhe mėndjen egoiste, i cili mendohet dhe e drejton njeriun nė bazė tė dėshirave dhe qėllimeve tė tija personale. Kėto 4 mbartės lidhen me 4 elementėt krijues te botės: Tokė, Ujė, Ajėr, dhe Zjarr sipas rradhės.

Shpirti nga ana tjetėr ėshtė ai qė bėn pjesė tek esenca hyjnore, ėshtė pika e shenjtė e njeriut dhe pikėrisht pėr kėtė arsye pėrbėn njė urė e cila bashkon njeriun me Perėnditė. Pėrbėhet nga mėndja e pastėr dhe altruiste Manasi nė sanskritisht, “nga mbartėsi parandjesor Budi dhe nga shkėndia hyjnore e Vullnetit ose Atma, qė ėshtė qėnia e vėrtet e njeriut, shkaku i tė gjithė tė tjerėve, INDIVIDI.”

Tė gjithė kėta mbartės tė njeriut do tė mund tė kategorizoheshin edhe me njė mėnyrė tjetėr nė tre vėnde: Trup, Psikikė, Mėndje ose Shpirt, dhe psikia pėrbėrėse e urės midis Trupit dhe Shpirtit.

Kėtė ndarje e gjemė nė menyrė shumė tė qartė tek Platoni ku thotė “Νουν μεν εν ψυχή, ψυχή δε εν σώματι ξυνιστάς το παν ξυνετεκταίντο” qė do tė thotė “Pasi vuri mėndje tek shpirti dhe shpirt tek trupi (Krijuesi) ndėrtoi gjithēka qė ekziston.” Pėr tė njėjtėn gjė na flet Platoni kur i referohet shpirtit dhe pjesėve tė tij.

Ai mendon se shpirti pėrbėhet fillimisht nga dy pjesė, njė tė vdekshėm dhe njė tė pavdekshėm. Pjesa e tij e pavdekshme ėshtė qė burgoset brėnda trupit tė vdekshėm – i cili ėshtė mishėrimi i Shpirtit brėnda botės materiale – ndėrsa ai i vdekshmi ėshtė mbartėsi ndjesor dhe mendor i personalitetit.

Pjesėn e vdekshme ndanė Perėnditė nė dy tė tjerė, njė superior dhe njė inferior dhe midis tyre vendosėn “frenat”, qė ėshtė mėndja qė arsyeton, qė ėshtė intelekti fizik i njeriut. Platoni e quan pjesėn inferiore dėshirori dhe e lidh me instiktet si dhedėshirat e ulta, pjesėn superiore e quan zemėrori qė pėrfshin emocionet tona tė ndryshme tė cilat ndikojnė mbi gjėndjen tonė emocionale. E para bazohet tek qejfi dhe pėrmban fantazitė dhe dėshirat, ndėrsa e dyta bazohet afėr kokės.

Pėrsa i pėrket pjesės sė pavdekshme tė shpirtit, sipas filozofit tė madh quhet llogjiku. Qė tė ekzistoi harmoni dhe drejtėsi tek njeriu, duhet qė kjo pjesė e pavdekshme tė kontrollojė dhe tė mbizotėrojė mbi tė gjitha tė tjerat. Sipas esoterizmit, qė njeriu tė zhvillohet dhe tė pėrmirsohet vazhdimisht ėshtė i detyruar qė tė veprojė dhe tė jetojė duke u mbėshtetur mbi pjesėn e tij Shpirtėrore dhe duke kontrolluar personalitetin e tij.

Pėr Qytetin. Pėr Botėn


Kėtė trepjeshmėri te shpirtit shtjellon Platoni nė veprėn e tij “Republika” dhe e lidh me drejtėsinė, si pėr sa i pėrket njeriut, ashtu edhe pėrsa i pėrket republikės, me caktimin e qytetarėve nė tre kasta. Kjo ndarje nuk bėhet nė bazė tė trashėgimisė, as sipas statusit ekonomik te qytetarėve por bėhet nė bazė tė zhvillimit brendėsor tė secilit dhe aftėsisė sė tij pėr tė pėrdorur llogjikun, duke kontrolluar personalitetin dhe pjesėt inferiore tė psikikės.

Kėto tre kastat e qytetarėve karakterizohen nga njė virtyt, gjithmonė nė pėrputhje me pjesėn e shpirtit qė dominon. Kėshtu pra, tek ata qė mbizotėron llogjiku – si rrjedhim janė mė tė zhvilluarit nga ana brendėsore dhe kontrollojnė mė mirė elementėt e mėposhtėm tė personalitetit – karakterizohen nga virtyti i diturisė dhe bėjnė pjesė tek kasta e Klerikėve. Janė ata tė cilėt, pasi e kanė zbatuar drejtėsin tek vetja e tyre, mund ta ushtrojnė nė qytet dhe tė udhėheqin drejtėsisht tė tjerėt.

Mė pas vijnė Rojtarėt, ku dominon pjesa e zėmėrorit tek psikika dhe karakterizohet nga virtyti i trimėrisė. Janė rojtarėt e qytetit, qė, nėpėrmjet stėrvitjes sė duhur mund tė pėrdorin pjesėn e zėmėrorit tė psikikės duke kultivuar pjesėt mė tė pastra dhe tė larta tė ndjenjave, ndėrkohė qė kanė kontrolluar dėshirorin inferior.

Dhe sė findmi kemi njerėzit qė kontrollohen nga dėshirori dhe karakterizohen nga virtyti i modestisė. Janė bujqrit dhe artizanėt e qytetit. Ndarja qė bėn Platoni, pėr arsye se bėhet nė bazė tė karakteristikave natyrale dhe jo nė bazė tė ndarjes klasore apo ekonomike nuk pėrmban asnjė llojė rracizmi.

Tė gjithė janė tė dobishėm brėnda Republikės sė tij dhe tė gjithė janė tė nevojshėm. Por, qė republika tė funksionojė drejtėsisht dhe tė jet burim i zhvillimit pėr qytetarėt e saj, secili prej tyre duhet tė ketė vėndin qė i takon dhe tė kontribojė nė pėrputhje me mundėsitė dhe aftėsitė e tij tek tė gjithė tė tjerėt, gjithmonė me synimin e tė mirės sė pėrbashkėt.

Ky ėshtė revolucioni qė sjell Platoni nė tė dhėnat e epokės me rezultat pranimin e kritikave tė ashpra dhe dyshimeve tė shumta. Por duke studjuar dikush sidomos kėtė vepėr, “Republikėn”, vetėdijėsohet pėr kuptimin e saj nė mėnyrė shumė natyrale dhe kupton se tė gjitha kėto bazohen nė tė vėrteta shumė tė thella, tė cilat filozofi i zotėroi nga qėndrat e mistereve tė epokės sė tij tek tė cilat ishte initacionuar.

Pėr Botėn

Tė dhėnat mė tė shumta pėr botėn dhe krijimin e saj i takojmė tek Timeo. Edhe pse bėhet fjalė pėr njė nga djalogėt e Platonit, tek kjo vepėr shprehet shumė pastėr njė Mėsimdhėnje Sekrete. “Nuk ėshtė rastėsore qė Platoni vendos njė Pitagorian, Timeo, qė ta rrėfejė, pasi Pitagorianėt shprehnin nė lashtėsi dijet mė tė thella tė filozofisė brendėsore. Pastaj shumė studjues mendojnė se tek Timeo pėrmbahen dije pitagoriane tė pastra, tė cilat i kishte nė zotėrim Platoni.”

Timeo e fillon me njė nga pyetjet mė tė rėndėsishme dhe filozofike tė tė gjitha kohrave dhe tė tė gjithave sistemeve filozofike: “Ēfarė ėshtė qėnia? Ēfarė ėshtė ajo qė ekziston gjithnjė por nuk lind asnjėherė dhe ēfarė ėshtė ajo qė gjithnjė lind por asnjėherė nuk ekziston?” Ėshtė pytja e pėrjetshme filozofike pėr “atė qė Ėshtė” dhe “ajo qė Ekziston”, bota e krijuar dhe ajo e pakrijuar, e shfaqura dhe e pashfaqura.

Qė tėk Republika, me an tė mitit tė shpellės, Platoni ndan tė shfaqurėn, botėn e ndryshueshme materjale tė iluzionit, Eterin, nga bota e vėrtet dhe e pandryshueshme e Arketipeve, botės sė Ideve, ajo qė ngelet e Njėjtė. Atje banojnė 4 Arketipe : Mirėsia, Drejtėsia, Bukuria, e Vėrteta, qė mishėrohen nė botėn materiale si Feja, Politika, Arti, dhe Shkenca.

Pėrsa i pėrket Krijimit fillestar, Platoni nėpėrmjet gojės sė Timeo thotė se nė fillim ishte kaosi, Por Krijuesi vendosi rregull ne atė kaos dhe formoi universin pasi vuri mėndje tek shpirti dhe shpirt tek trupi, duke pėrdorur analogjinė, tė cilėn e shtjellon matematikisht gjatė veprės.

Nė vazhdim pėrmend 4 elementėt, Tokė, Ujė, Ajėr, Zjarr nga tė cilat, duke u bashkuar sėbashku nėpėrmjet nje anlogjie harmonike, Perėndia formoi botėn e dukshme e tė shfaqur. Nga kėto katėr element krijoi edhe njeriun me 4 mbartėsit e tij tė personalitetit tė cilat pėrment Esoterizmi.

Shpirti i botės u krijua pėrpara se tė krijohej trupi i tij dhe u vendos fillimisht nė qendėr. Mė pas u zgjerua nė mėnyrė qė tė mbulonte tė gjithė botėn nga jashtė. “Kėtu, nė pėrputhje me analogjinė e strukturės sė njeriut sipas Esoterizmit, mund tė themi se Platoni i referohet Aurės sė Botės, diēka e paaritshme pėr trurin njerėzor.”

Nė vazhdim, lidh 4 elementėt me 4 tė ngurta, tė pėrbėrė nga trekėndėsha, tė cilėt kontraktohen nė krijimin e botės. Lidh pra Zjarrin me Piramidėn-me katėr faqe, Ajėrin me tetė faqe, Ujin me njėzet faqe, dhe tokėn me kubin. Me anė tė kombinimit tė kėtyre figurave gjeometrike Perėndia krijon botėn.

Por ekziston edhe njė i ngurtė i pestė qė lidhet me elementin e pestė, Eterin. Ėshtė pesėkėndėshi me 12 faqe, i cili pėrmbahet nė format e botės sė padukshme, tek ekzistenca e tė cilave pėrfundonė llogjikisht, nėpėrmjet arsyetimeve matematike, aritmetike dhe gjeometrike.

Tek e njėjta vepėr por edhe tek tė tjerat filozofi na flet pėr Atlantisin duke na dhėnė tė dhėna tė hollėsishme pėr strukturėn e saj dhe tė njerėzve gjithashtu, diēka tė cilėn Esoterizmi e pėrmend shpesh herė dhe gjerėsisht. Bėhet fjalė pėr njė fazė tė zhvillimit njerėzor qė quhet rraca e katėrt dhe banonte nė njė kontinet qė ndodhej nė oqeanin e sotėm Atlantik.

Janė kaq tė shumta mėsimdhėnjet brendėsore qė gjejmė nė veprat e Platonit pėr tė cilat do tė ishite e pamundur tė shpreheshin nė kėto pak rreshta. Lexuesi do tė mund tė endej mė shumė nė kėto mėsimdhėnje duke studjuar vetė filozofin dhe duke kėrkuar burimet e fshehta tė veprave tė tij, duke i krahasuar ato me tė vėrtetat filozofike tė Esoterizmit.

Do tė zbulojė se nuk bėhet fjal thjesht pėr njė tjetėr filozof klasikė, por pėr nje personalitet shumė tė zhvilluar, njė njeri tė ndriēuar, njė Initacionant i Vėrtet.

Burimi
avatar
Berti69

"Si ėshtė lartė, ashtu ėshtė edhe poshtė, e si ėshtė poshtė, ashtu ėshtė edhe lart"


435


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi