Anaksimandri

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Anaksimandri

Mesazh  Estilen prej 28.03.10 21:13

Anaksimandri

Shkėputur nga libri “Mitologjia, filozofėt dhe poetėt e lashtė Grekė (I)”



Anaksimandri, ishte filozofi i dytė natyror i Jonisė, qytetar i Miletit, si Thali, tė cilėt pėrveē tė tjerash ishin dhe miq tė ngushtė. Pak gjėra janė tė njohura pėr jetėn e tij private. Elianosi e paraqet si njė udhėheqės tė aftė tė Miletusit nė Amfipoli.

Pėrllogaritjet e Apollodorit tregojnė si datė lindjeje 547 p.e.s dhe datė vdekjeje 610 p.e.s. Burime tė ndryshme bėjnė tė ditur se Anaksimandri ishte njė studiues i suksesshėm i Astronomisė dhe Gjeografisė. Madje shumė tė tjerė bėnin fjalė se shfaqja e pėrdormit tė dritės nė Greqinė e lashtė, dhe krijimi i hartės tė botės sė njohur u realizuan nga ai.

Kozmogoni - Kozmologji

Anaksimandri, shpjegoi krijimin e botės duke filluar nga pafundėsia. Nga pafundėsia u dallua njė flakė dhe ajėr me re. Nė bėrthamė tė mjegullnajės u kondesua Toka, ndėrsa flaka ezonte ajrin. Pastaj sfera bėrthamore shpėrtheu dhe u shpėrbė nė rrathė tė mbėshtjellė me ajėr me re.

Rrathėt u pėrhapėn dhe formuan trupat qiellorė. Anaksimandri jep njė imazh tė Tokės, sipas tė cilit toka ėshtė e rrumbullakėt me gjerėsi tre herė mė tė madhe se gjatėsia dhe njerėzit banojnė nė sipėrfaqen e saj. Nuk bazohet askund dhe ndodhet nė qendėr tė Universit, duke pasur tė njėjtėn distancė nga tė gjitha pikat e saj.

Faza e fundit e kozmogonisė sė Filozofit, siē pėrcaktohet nga Aristoteli ėshtė tharja e disa pjesėve tė Tokės nėn ndikimin e Diellit. Ajo ē’ka mbeti nga tharja fillestare formoi detin. Kjo shkallė tharjeje ėshtė pjesė e njė procesi rrethor, qė nuk drejton nė pėrthithjen e Tokės nga pafundėsia.

Anaksimandri, formoi gjithashtu dhe njė teori tė hershme evolucioniste, nė bazė tė sė cilės u shfaq jeta - pėrmes lindjes automatike si pasojė e ngrohjes diellore - nė argjil ose nė baltė. Krijesat e para qė u shfaqėn ishin ato detare tė mbulura me lėkurėn e tyre natyrale

Duke sekretuar lėkurėn mbėshtjellėse krijesat nė fjalė i’u pėrshtatėn mjedisit ajror. Njeriu shfaqet nė fund tė kėtij evolucioni gradual, fakt i cili na drejton nė mendimin se filozofi e pa lindjen e tokės dhe tė jetės si njė proces tė vetėm evolucionar, i cili nuk qėndron shumė larg teorisė moderne evolucioniste.

Nė ēdo rast duket se nėnkuptonte njė shkak fillestar pa kufizime nė hapėsirė. Infiniti ėshtė i pakufizuar nė hapėsirė dhe me cilėsi tė pacaktuara, ndėrkohė qė nuk definohet si njė ndėr katėr elementet. Nė pafundėsi, Anaksimandri, nuk pa vetėm materialin primar dhe gjendjen fillestare tė botės por edhe shkakun e rendit kozmik.

Kėsaj substance i dha atributet e para hynjore, duke e karakterizuar infinitin si tė pavdekshėm. Pamundėsia e intelektit njerėzor pėr tė pėrcaktuar pafundėsinė sasiore dhe cilėsore e bėn njė burim tė pakufizuar dhe forcė drejtuese tė botės.

Vepra tė njohura


Nga libri “Rreth Natyrės”, mbijeton vetėm fragmenti qė i referohet Simbliciusi. Natyrisht, qė ekzistenca e titullit tė veprės ėshtė e dyshimtė, pasi nė kohėt e lashta pothuajse tė gjitha veprat titulloheshin njėlloj.
Harta e botės sė njohur (humbur).

Disa nga idetė e Anaksimandrit u ruajtėn nė historinė (e humbur) tė filozofisė sė Theofrastit, tė cilat pėrmenden edhe nga shkrimtarė tė ardhshėm.

Estilen

913


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi