Medea

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Medea

Mesazh  Estilen prej 28.03.10 20:08

Medea

Shkėputur nga libri “Mitologjia, filozofėt dhe poetėt e lashtė Grekė (I)”



Nė mitologjinė greke, Medea, ishte e bija e mbretit Aetes. Kur Jasoni mbėrriti nė Kolhidė, Medea e dashuroi marrėzisht, prandaj dhe vuri nė dispozicion tė gjitha mėnyrat e artit tė saj pėr tė fituar dashurinė e tij… Medea, dhe pse ishte njė vajzė e bukur, nė shikim tė parė nuk arriti tė tėrhiqte vėmendjen e tė riut, Jason.

Por nga qė e dinte mirė se tė gjithė kishin njė ēmim, i premtoi se do ta ndihmonte qė tė merrte Lėkurėn e Artė. Pasi mbajti fjalėn e dhėnė, ndoqi tė dashurin e saj drejt vendlindjes sė tij. Pėr tė vonuar sa mė shumė tė atin e tradhėtuar, i cili nėse e kapte do ta vriste, mendoi tė bėnte njė veprim makabėr, coptoi nė dhjetra pjesė vėllain e saj, Apsirtin, pjesėt e tė cilit i flaku nė det.

I informuar pėr fundin tragjik tė tė birit nga dora e sė motrės, i ati ndėrpreu pėrkohėsisht ndjekjen e saj, duke urdhėruar njė grup shėrbėtorėsh tė mblidhnin pjesėt e tė birit tė vrarė. Mė vonė, kur mbėrritėn nė Iolko, Jasoni i kėrkoi Medeas tė hakmerrej kundra Pelias, i cili dikur kishte vrarė familjen e tij.

Medea, atėherė bindi tė bijat e Pelias tė coptonin trupin e tė atit e mė vonė ta zienin pėr orė tė tėra, pasi gjasme nė kėtė mėnyrė do arrinin ta bėnin sėrish tė ri. (Askush nuk e di se sa i vėrtetė ėshtė ky variant, pasi ekziston edhe njė tjetėr, i cili pėrmendet nė pjesėn e parė tė librit, megjithatė, jemi tė detyruar t’i pėrmendim tė gjitha variantet e mundshme).

Prej andej ēifti u stabilizua nė Korinth ku jetoi i lumtur pėr njė periudhė tė gjatė kohore, derisa Jasoni e braktisi pėr sytė e njė gruaje tjetėr, por edhe kėsaj rradhe, Medea, nuk harroi tė pėrdorte filtrat e saj magjikė.

Pra, siē lexoni rrjedhėn e ngjarjeve, Medea, pėrbėnte me tė vėrtetė njė ndėr dramat mė tragjike tė Euripidit. Pasioni i hakmarrjes erotike tė saj tejkaloi ēdo kufi tė ndėrgjegjes njerėzore duke u shkallėzuar nė nje rrėnqethje tė jashtėzakonshme.

Dashuria e sėmurė u shndėrrua nė ēmenduri absolute e tė pakurueshme. Medea e verbuar nga tradhėtia e Jasonit, gėlltiti ndjenjėn e nėnės duke u hakmarrė me mėnyrėn mė tė frikėshme tė historisė njerėzore, pra vrau dy fėmijėt e saj pėr tė lėnduar bashkėshortin e pabesė. Tė gjitha filluan kur Jasoni vendosi tė martohej me Glauken tė bijėn e mbretit Kreon tė Korinthit.

Me qėllim hakmarrjen, Medea, i dėrgoi nuses ditėn e dasmės njė serė dhuratash tė helmuara, midis tė cilave dhe njė fustan tė cilin sapo e veshi u pėrfshi nė flakė. Nė vazhdim, vrau dhe tė bijtė e saj (Feresin dhe Mermerin). Menjėherė pas gjithė kėtyre, Medea u largua mbi krahėt e njė dragoi drejt Athinės, ku u martua me Aegeusin dhe bėnė njė fėmijė sė bashku, Midon.

E ēuditshmja ishte se Medea sa do qė kishte filluar njė jetė tė re nuk arrinte tė shmangte dot ndjesinė kriminale qė e brente nė ēdo kohė, ishte si tė thuash njė grua e lindur vetėm pėr tė bėrė keq. Demoni qė strehoej nė shpirtin e saj gjynahqar kėrkonte gjak, hakmarrje, lavdi, para dhe status social. Njė grua e cila kishte lyer duart me gjakun e fėmijėve tė saj ishte nė gjendje tė bėnte gjithēka pa ndjerė pikė pendimi.

Gjatė jetesės sė saj me Aegeusin, prania e tė vjehrrit, Tizeut, i prishte planet pėr njė mbretėri tė madhe tė udhėhequr nga ajo vetė, prandaj mendoi ta vriste. Por Aegeusi i cili e nuhati fundin e shpejtė tė tė atit nga dora e bashkėshortes sė tij, vendosi qė me dėbimin e Medeas nga mbretėria e tyre, fatkeqėsia dhe pėrgjakja do tė shmangeshin.

E vetme, e pikėlluar, e tradhėtuar dhe tepėr e lėnduar Medea mori rrugėn e largimit drejt Azisė. Gjatė viteve tė fundit tė jetės sė saj thuhet se u bė bashkėshortja e Akilit. Askush nuk e di tė vėrtetėn!

nga:Lorena Stroka


Edituar pėr herė tė fundit nga estilen nė 28.03.10 21:08, edituar 1 herė gjithsej

Estilen

913


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Medea

Mesazh  ines prej 28.03.10 20:30

Ne Medean e kemi analizuar edhe ne Letersi..perpos anes negative dhe mund te thuash cnjerezore, Medea ka edhe pozivitetin e saj . Medea ishte nje grua qe sakrifikoi gjithcka per dashurine e saj..dhe mbeti thellesisht e zgjenjyer nga tradhetia e te shoqit.

Ajo ishte nje grua qe donte te vinte ne vend nderin e saj, edhe pse zgjodhi rrugen me jonormale e cnjerezore .

Ndoshta ajo e beri ate akt per te luftuar dobesine femerore ...sepse femra eshte nje qenie e dobet e ajo nuk donte ta pranonte nje gje te tille. Gjeti menyren me te ashper per te denuar te shoqin duke mohuar veten, sepse sa i donte ajo femijet e saj nuk i donte kush...
avatar
ines

11


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Medea

Mesazh  Jetmira prej 23.07.13 12:32

MEDEA (greq. Medeia, lat. Medea) - bija e Eetit,mbretit tė Kolhidės dhe e gruas sė tij, Eidės, magjistare e fuqishme.

Dhuratėn e magjistarisė e ka fituar prej hyjneshės Hekata dhe me tė ka hyrė nė mit nga qė hyjneshat Hera dhe Athena e kanė zgjedhur pėr t'i ndihmuar mikut tė tyre, Jazonit, i cili me pesėdhjetė trima tė zgjedhur grekė, ka arritur nė Kolhidė qė ta marrė leshin e artė. Ky lesh i ka takuar babės sė Medesė, Eetit dhe ishte i lėkurės sė dashit tė artė, i cili Friksin e ri, tė birin e Atamantit, mbretit tė Orhomenės dhe tė Nefelės, hyjneshės sė reve, e ka sjellė para shumė kohėrave nė Kolhidė. Jazoni ka dashur ta marrė kėtė lesh pėr ta plotėsuar kushtin e Peliut, mbretit tė Jolkut, i cili erdhi nė pushtet nė mėnyrė ilegale. Kur Jazoni t'iu sjellė kėtė lesh tė artė, Peliu kinėse do t'ia kthejė pushtetin mbi Jolkun, i cili nė radhė tė parė i ka takuar atij si pasardhės i mbretit Krete. Kuptohet se, pėr ta sjellė atė ka qenė detyrė tejet e rėndė, sepse edhe rruga pėr nė Kolhidė ka qenė jashtėzakonisht e rrezikshme dhe sidomos nga qė mbreti Eet, qė postajen tė mos ta vjedhė askush, ndėrmerr masa tejet tė ashpra sigurie. E vari nė lis tė lartė, nė zabelin e shenjtė tė zotit Ares dhe pėr roje e vė dragoin e vrazhdė i cili kurrė nuk ka fjetur.
avatar
Jetmira

624


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Medea

Mesazh  Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi