Komunkimi pėrmes mendimeve

Shko poshtė

Komunkimi pėrmes mendimeve

Mesazh  Neo prej 28.03.10 14:31

“Telepatinė Sintetike” - komunkimi pėrmes mendimeve



Ushtria e Shteteve tė Bashkuara tė Amerikės, ėshtė duke zhvilluar njė teknologji, tė njohur si telepatia sintetike, teknologji kjo qė do tė lejonte njerėzit tė shkruajnė njė email ose tė krijojnė njė mesazh zėri dhe ta dėrgojnė atė, pa pasur nėvojė tė ndezin kompjuterin, tė shtypin numrat e telefonit, apo tė thojnė ndonjė fjalė.

Koncepti i kėsaj teknologjie bazohet nė lėximin e aktivitetit elektrik tė trurit duke pėrdorur njė EEG ose njė elektroencefalogramė.

Udhėheqėsi i kėtij projekti shkencor, Mike D’Zmura nga Universiteti i Kalifornisė, thotė “Unė mendoj se kjo do tė bėhėt vetėm njė mėnyrė tjetėr e komunikimit”.

Ideja e komunikimit vetėm pėrmes mendimeve, nuk ėshtė diēka e re. Nė vitet 1960ta, njė kėrkues vendosi njė EEG nė kokėn e tij, dhe mė pak ushtrime, ai arriti tė shkruaj kodin e Morsit pėrmes valėve alfa tė trurit.

Kėrkimet pėr kėtė projekt financohen nga ushtria e SHBA-ve dhe janė duke u zhvilluar nė Univeristetin e Kalifornisė, Irivine, Universitetin e Carnegie Mellonit, si dhe nė Universitetin e Merilendit.

Objektivat e kėtij kėrkimi janė dy. E para ėshtė krijimi i njė mesazhi duke pėrdorur, siē e quan D’Zmura “atė zėrin e vogėl nė kokėn tuaj.”

Kurse objektivi i dytė, ėshtė dėrgimi i atij mesazhi tek njė individ apo objekt (p.sh.. tek njė radio), poashtu duke pėrdorur vetėm fuqinė e mendimeve. Pasi marrėsi tė pranojė mesazhin, ai mund tė lėxohet si tekst apo mesazh zanor.

Pasi ushtria ėshtė duke financuar kėtė projekt, ėshtė e logjikshme qė pėrdorimet e para tė kėsaj teknologjie do tė jenė nė operacionet e ndryshme ushtarake, por D’Zmura mendon se komunikimi i bazuar nė mendime do tė gjej zbatim tė gjėrė nė fushat tjera civile.

Njė prej fushave tė para ku mund tė gjej pėrdorim komunikimi i bazuar nė mendime ėshtė padyshim bota e lojėrave, thotė Paul Sajda nga Universiteti i Kolumbisė.

Ushtria amerikane i ka paguar njė shumė prej plot 4 milion dollaresh Universitetit te Irvine ne Kaliforni, pėr te zhvilluar atė qe me sa duket do tė jetė e ardhmja e komunikimit te forcave te armatosura ne territor armik.

Njė sistem i quajtur “telepati sintetike” do tė zhvillohet pėr ti lejuar ushtareve ne front te dergojne mesazhe direkt nga truri i tyre, pa nxjerre asnjė tingull nga goja. Ky sistem do tė jetė i perbere nga njė nderfaqe neurale e cila do tė kape disa prej sinjaleve celebrale, pėrmbajtja e te cilave do tė shfaqet tek marresi qoftė ne version teksti, qoftė ne version mesazhi zanor.

Ne vitet 60 kerkuesi Edmund Dewan kishte arritur te modulonte frekuencat e valeve te tij alfa pėr te shkruar njė mesazh ne alfabet mors, por metoda qe do tė pėrdoret nga kerkuesit do tė jetė shumė me e sofistikuar.

Si fillim do tė klasifikohen aktivitet e ndryshme te trurit, pėr te zbuluar ne mėnyrė te pagabueshme sinjalet e dėrguara sidomos ato me te rendesishmet dhe antonime si pėr shembull sinjal pėr “PO” dhe “JO” (kuptohet lehtė se sa e rėndėsishme ėshtė tė mos gabohen kėto mesazhe). Me pas njė trajnim special pėr ēdo ushtar do tė kryhet ne mėnyrė qe te krijohet njė kaske e personalizuar pėr aktivitetin e tij cerebral.

Ja njė shembull i procedures qe ėshtė imagjinuar. I tregohen pacientit te mbuluar me njė kaske special (kaske e tipit EEG) shkronjat “Y” pėr “yes” dhe “N” pėr “NO”. Njė ose dy sekonda me vonė i kėrkohet te mendoje “yes” ose “no”, dhe regjistrohen valet e gjithė procesit.

Eksperimenti pėrsėritet me dhjetra here, derisa te mund te percaktohen ne mėnyrė optimale valet qe shfaqen ne trurin e pacientit nė rast te njė pohimi ose mohimi. Normalisht nevojitet njė kohe mjaft e gjatė pėr te krijuar njė fjalor te mjaftueshem pėr te komunikuar, por megjithatė procesi ėshtė i realizueshem.

Kaska e veēantė nuk do tė sherbeje vetėm si kapese dhe krijuese valesh. Valet cerebrale lejojne gjithashtu percaktimin e personit te cilit i drejtohet mesazhi. Kėshtu kaska do tė mund te dije kujt dhe ku duhet te dėrgoje mesazhin e kapur.

Normalisht pasi te jetė kualifkuar dhe perdorur teresisht ne aspektin ushtarak, njė version mė pak i komplikuar i kėtij sistemi mund te pėrdoret edhe ne fusha te tjera duke filluar qe nga lojrat kompiuterike deri tek edukimi ne distance.
avatar
Neo

"Njėshmėria - mund tė njihet vetėm duke u bashkuar me tė."


1414


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi