Varret nėn vellon mistike

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Varret nėn vellon mistike

Mesazh  Neo prej 19.05.08 17:41

Varret nėn vellon mistike

Landovica - njė vendbanim i vogėl buzė rrugės. Do tė thuaje se asgjė tė rėndėsishme nuk ndodh aty. Njė lokalitet prej 116 shtėpish nė njė kodrinėz tė zhveshur nė kilometrin e 7-tė tė magjistrales Prizren-Gjakovė.

Ora veē sa kishte kaluar 9-tėshin. Njerėzit, tė shtyrė nga motive tė ndryshme, veē sa kishin filluar tė lėviznin nėpėr pėrdegėzimet e ēuditshme tė jetės: dikush dilte pas punėve tė fushės, tė tjerėt pėr nevoja tė caktuara do tė zbrisnin nė qytet, tė tjerėt u binin pas bagėtive e kėshtu me radhė.

Ne, sakaq, nė kėtė kohe ia mėsynim shtepisė sė Nagip Ramė Morinės pėr tė biseduar pėr njė ngjarje tejet specifike e tė pazakonshme, vėrtet e rrallė nė ditėt tona . Kishim dėgjuar nga miqėt se ca kohė mė parė kėtij djaloshi i ishte fanepsur njė pėrson nga njė varr i lashtė, i mbėshtjellė me vello mistike kohė me radhė e me tė cilin kishte biseduar ky. Prandaj, meqė nuk ia dinim shtėpinė, ia mėsymė te Q. Th., nje fqinj i Nagipit si dhe shok i vėllait te tij.

Befasia ishte e madhe, kur mėsuam se edhe nė oborrin e mikėpritesit tonė tė parė, respektivisht te Haxhi Brahim Syla, ithaējan ndodhej poashtu njė varr tejet interesant i njė njeriu tė panjohur. Gjenerat pas gjenerate, na njohtoi Q., nė kėtė varr sillen femijėt (e vegjėl) qė kanė vaj tė pandalshėm. Ėshtė plotėsisht e pamundshme tė bihet fėmija nė kėtė varr e tė mos i pushojė vaji. I tėrė fshati e pranon si tyrbe, por pėr tė sjellė gjė nuk lejohet, pos nga dy-tre tramakė misri pėr shpezė. Kjo traditė ruhet brez pas brezi dhe asnjėherė nuk ėshtė praktikuar tė kėrkohet diē apo tė sillet spontanisht diēka mė tepėr se kaq.

Pastaj, Q. na drejtoi pėr nė shtėpinė e Ramė Morinės, ku ishim nisur. Pėrndryshe, njė familie e ngritur e bujare. Plakun 70-vjeēar e gjetėm nė odė, mu si burrat e moēėm Pastaj, u tubuan edhe dz djemtė e mixhės Ramė, Nagipi dhe Mehmeti (tė tretin nuk e. kishte aty) si dhe djali i axhės sė tyre. Pas rrėfimit te mixhės Ramė nga repėrtoari i pėrvojave tė tija miaft tė pasura jetėsore, filluam bisedėn me Nagipin 22 vjeēar, pėrndryshe njė djalė i zgjuar dhe intelektualisht i ngritur.

Ti e dinė se kush jamė unė...

E tėra ndodhi natėn e parė apo tė dytė tė Ramazanit . Ishte e premte. Isha duke lexuar diēka nė dhomėn time, e cila ka dritaren e kthyer kah oborri i shtėpisė. Nuk dėshiroja tė flija fare, meqė mendoja tė ngrihesha pėr syfyr. Kurse tė tjerėt patėn fjetur.Nė ndėrkohė erdhi vellai dhe mė tha se po vėrente njė drite kandili mbi varr, e cila po zgjerohej gjithnjė e mė shumė. Mė thirri ta shoh edhe unė.

Pasi qė zakonisht nuk ia varja veshin ketyre gjėrave, natyrisht nuk dola as kėsaj here. Shaka! - mendova me vete. Kah ora njė pas mesnate, u ngrita dhe bėra njė kafe. Qita kafenė nė filxhan dhe mu keso ēastesh dėgjova njė tė trokitur nė dritare. Mendova se ėshtė qeni i shtėpisė, meqė ndonjėherė, kur kur ėshtė i uritur, ngrihet me kėmbė nė dritare. Dhe as qė ia vura veshin. U dėgjuan tri tė trokitura tjera. Ktheva kokėn dhe - ē'tė shohėsh: njė njeri i panjohur po trokiste nė dritare. Mendova mos mahiten djemt e axhės me mua, por… Nė derė njė njei 50 - 60 vjeēar, mesatarisht i gjatė. Pėr mua i panjohur, por megjithatė mė behej sikurse ndonjėherė e kam parė.

I mbeshtjellė ishte me veladon tė bardhė prifti katolik, deri nė fund tė kėmbėve, dhe nė kokė kishte kapuē tė bardhė tė priftit. Nė gjoks kishte tė varur kryqin, kurse nė dorėn e majtė tespihe tė gjatė. Njė befasi e pakėndshme mė pushtoi. Ishte e pamundur tė ruaja gjakftohtėsinė dhe arsyen e shėndoshė. "Ulu!" mė tha dhe mė preku lehtė nė krah, pasi mė pėrshėndeti me "mirėmbrėma", por unė disi mbeta i shtangur nė derė. U ulėm tė dy pėrballė, unė nė njėrėn anė tė dhomės, ai nė anėn tjetėr nė shilte. Por, nga shqetėsimi, natyrisht se dridhesha. ''Pse ke frikė?" mė tha; "s'ke nevojė tė frikohesh. Ti e di se kush jam unė...". "Jo, nuk di" - i thashė. "Unė jam ai qė prehem nė atė varr" mė tha. Tri herė, thotė Nagipi, ma ka thėnė emrin e plotė, por vėrtet nga shqetėsimi i ēastit, ishte e pamundur ta mbaj nė mend.

Pjesė e faqes nga reportazhi publikuar nė Mjellma numėr 2, nė vitin 1994 - Prizren

"Kam qenė prift" tha. "Jam vrarė para 300 vjetėsh... ("se numrin e parė e thoshte 300, e di", thotė Nagipi, "por pėr numrin e saktė qė ai ma tha, nuk qesh nė gjendje ta mbaj mend"). Dhe mė varrosėn kėtu, Por ju s'mė lini rehat dhe nuk mė respektoni. Po mė bėni shumė zhurmė. Sidomos ti huk mė respekton. Tu kam paraqitur edhe tri herė tė tjera. Dy herė ty t'u kam paraqitur nė formėn e babait tėnd, por s'mė ke besuar. S'ke dėshiruar tė komunikosh me mua" (kėtė Nagipi e pohoi vertetė se dy herė e ka parė mė parė nė formėn e babait tė vet (i cili ėshtė gjallė, vėr. jonė), por disi dėshiroja ta injoroja kėtė gjė, duke e konsideruar si dobėsi timen). "Tani qesh i detyruar tė tė paraqitem kėshtu si jam nė tė vėrtetė dhe t'ua tėrheqė vėrejtjen se s'po bėni mirė qe s'po mė nderoni.

Madje, edhe varrin ma keni kthyer si nuk duhet (edhe kėtė Nagipi e pohoi se para ca kohėsh vėrtet, sipas rekomandimeve tė njė personi tjetėr, i ėshtė ndryshuar kahja e varrit). "Duhet tė ma rregulloni varrin!" tha. "Kokėn tė ma ktheni kah Lindja. Dhe mos mė bėni zhurmė..." "Nė rregull, i thashė" thotė Nagipi, "do t'i bėjmė kėto qė thua..." "A ka mundėsi tė bėsh njė lu tje pėr mua?" - tha. "Po" i thashe; "por ne jemi muslimanė, ju thatė se jeni katolik..." "S'ka rėndėsi", tha; "para Zotit tė gjithė jemi tė njėjtė". "A do tė pranosh tė bisedosh me mua nė qoftė se paraqitem edhe tjetėr herė?" "Po natyrisht i thash;" "E pyeta pėr dritat qė dalin nga varri i tij." "Meqė isha prift dhe nė luftė kryeja ceremonitė fetare; kur mė vranė nė xhep mė patėn mbetur ca qirinjė. Tani ata ndizen flakė ndonjėherė, nė ditė tė caktuar..."

E pyeta - thotė Nagipi - "a jeni pėr njė kafe?" "Jo", tha, "ne nuk pimė kafe". "Po bukė, a doni?" "Jo - as bukė nuk hamė... Mos u friko" tha, "nėse tė paraqitem edhe tjetėr herė...'' dhe "natėn e mirė" -, hapi derėn dhe doli…
"Tash varrin ia kemi rregulluar", shton Nagipi. "Madje, edhe kahjen ia kemi kthyer ashtu siē ka kėrkuar ai, kah Lindja. Kėto ditė, kėta tė axhės i kanė mbjellur te kryet edhe ca lule. Tani vėrtet disi tė dy shtėpitė po ndjehemi mė mirė, mė tė ēliruar... Por, habitem edhe sot si nuk i ndiheshin hapat. Dhe, disi nuk i shiheshin kėmbėt. Ecte lehtas, sikur nuk prekte fare mbi dysheme. Vetė e hapi derėn dhe doli jashtė. Menjėherė pas tij dola edhe unė qė tė shoh se kah po shkon. Por, asnjė gjurmė njeriu. Te dera ishin vetėm qentė, tė cilėt as nuk lehnin..."

"Si e pėrjetuat kėtė" e pyetėm Nagipin. "T'ua them tė drejtėn jo lehtė. Afėr njė javė nuk e kam pasur ēehren nė vend", na tha. "Ishte njė shqetėsim i pazakonshėm. Por, ē'ėshtė me rėndėsi, mu prej asaj nate mė nuk frikohem. E duhet ta theksoj se, edhepse deri atė ditė gjithnjė isha skeptik kur ziheshin nė gojė kėto dukuri, madje mė i zėshmi, i kundėrshtoja e s'u besoja, pėr qudi, pikėrisht mua mė ngjau diēka qė nuk mund ta mnohoj; pėrndryshe s'do tė isha i sinqertė para vetes. Tani mė nuk i mohoj. Pėrkundrazi edhe njė lutje fetare, pėr shpirtin e tij, e kam berė te hoxha i fshatit, mu ashtu siē kam premtuar".

Pėr t'i dhenė kėtij varri karakter edhe mė mistik, na u tha se nga ky varr, herė pas here, nė ditė tė caktuar shihen dritėza, qė burojnė nga varri dhe, duke farfuritur, shkojnė e shuhen diku nė hapsirė. Kėtė na e pohuan edhe banorėt tjerė tė fshatit. Ketė gjė, thanė, e shohin shumė njerėz.. "Madje, mu atė natė, qė i ka ndodhur kjo Nagipit!" pohon vėllai i Nagipit, Mehmeti, "e kam parė dritėn duke buruar nga varri... Unė madje mendova njėherė mos u kall sana e axhės, por, kur shikova edhe njė herė pash dritėzėn duke farfuritul, ndjeva frikė dhe ika brenda."

Nė bisedė e sipėr, mėsuam se tri familje qė kishin jetuar para tyre nė kėtė truall janė shuar nė tėrėsi, nė rrethana mjaft tė quditshme dhe misterioze!. Pas tyre erdhi familja e Nagipit. Por telashet nuk u ndalen dot: Pas ndėrtimit tė shtallės afėr varrit, u ngordhen kuajt, pulat etj,. Asgjė pos qeve nuk jetonte.

Dolėm nga fshati tė nnagjepsur e tė nemitur . Njė ndodhi vėrtet e pazakonshme e njė fenomen plotėsisht i pashpjegueshėm pėr gjuhėn e shkencės. "Mos ke qenė rastėsisht i kotur" mė kujtohej pyetja qė i bėmė nė fund Nagipit. "Jo, madje kam qenė duke pirė kafenė". Mė sorollatej kjo fjali nėpėr kokė. E si tė kuptohet e tė shpjegollet kjo, pos si njė fenomen qė, sė paku, do tė duhej merituar vėmendjen njerėzore dhe do tė duhej tė ishte i denjė qė sė paku tė na cysė tė mendojmė e tė jemi mė te arsyeshėm kur janė nė pyetje dukuri tė tilla. Vėrtet, pati tė drejtė Abul Ataniu kur tha, se "Dielli as edlle njė herė nuk lind e nuk perėndon qė tė mos ndodhė ndonjė ēudi''. Ja, njė prej ēudive qė i ngjau njerėzve tanė e nė nėnqiellin tonė. "Natyra vėrtet dėshiron tė jetė e rrethuar me ēudi" pohoi Herakliti i urtė.

Hasan Hamėzbalaj dhe Ibrahim Hajdari
avatar
Neo

"Njėshmėria - mund tė njihet vetėm duke u bashkuar me tė."


1442


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi