Prindėr qė vrasin vajzat e tyre

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Prindėr qė vrasin vajzat e tyre

Mesazh  Jon prej 28.03.10 10:50

Gjinicidi, shpresojmė tė jetė djalė...

Meshkujt kundėr femrave, prindėr qė vrasin vajzat e tyre


Teknologji, rėnie pjellshmėrie dhe paragjykime tė vjetra komplotojnė pėr tė ēekuilibruar shoqėrinė. Shkrimtarja kineze Xinran Xue pėrshkruan vizitėn e saj nė njė familje fshatare nė Yimeng tė krahinės Shandong. Njė grua ishte duke lindur. "Sapo qemė ulur nė kuzhinė, tregon ajo, kur dėgjuam njė ulėrimė dhimbjeje tė vinte nga prapa derės tė dhomės sė gjumit… E qara po bėhej gjithnjė e mė e fortė… kur papritmas u ndėrpre. Tani dėgjohej njė shfryrje e pėrmbajtur dhe njė zė mashkullor dhe i ashpėr gjėmoi me njė ton akuzues: "Gjė e vogėl pa pikė vlere!"".

"Papritmas diēka lėvizi me shpejtėsi brenda meje, afėr njė thesi tė madh me plehėra, kujton zonja Xinran. Pashė njė gjė tė tmerrshme: nga thesi dilnin dy kėmbė tė vogla. Gjinekologia duhet ta kishte hedhur foshnjen brenda, tė gjallė. Bėra pėr t'u ngritur, por dy policėt (shoqėruesit e mi) mė vunė dy duar tė rėnda mbi shpatulla: Mos lėvizni, nuk mund tė shpėtosh. Ėshtė shumė vonė".

"Por,,, bėhet fjalė pėr vrasje… dhe ju jeni policia!". Kėmba e vogėl tani ishte e palėvizshme. Polici mė mbajti pa lėvizur pėr disa minuta. Njė grua e moshuar, duke u afruar pėr tė mė ngushėlluar, mė tha: "Nga kėto anė, tė bėsh vajzė nuk ėshtė gjė e madhe". "Por ishte njė fėmijė i gjallė", ju pėrgjigja me zė tė dridhur, duke i treguar thesin. "Nuk ishte djalė", mė korrigjoi ajo, "ishte vajzė dhe nuk mund ta mbajmė. Nga kėto anė nuk mund tė bėsh pa njė djalė. Vajzat nuk vlejnė"".

Janarin e kaluar, Akademia Kineze e Shkencave Sociale (ACSC) ka treguar se ēfarė mund tė ndodhė nė njė vend ku vajzat nuk vlejnė. Brenda 10 vjetėsh, njė i ri nė pesė nuk mund tė gjejė grua prej mungesės sė femrave - njė mesatare e paprecedent pėr njė komb nė periudhė paqeje.

Njė e dhėnė e tillė bazohet mbi diferencėn midis numrit tė meshkujve dhe femrave nė popullsinė me moshė mė tė vogėl se 19 vjeēėt. Sipas ACSC-nė, nė vitin 2020 nė Kinė, respektivisht shtresės moshore tė marrė nė shqyrtim, do tė ketė midis 30 dhe 40 milionė meshkujve mė shumė se femrat.

Nėqoftėse merret nė konsideratė se meshkujt akoma jo 20-vjeēarė nė Gjermani, Francė dhe Britani tė Madhe janė 23 milionė, nė Amerikė 40 milionė. Kėshtu, Kina ndeshet me perspektivėn e pasjes, pas 10 vjetėsh, sė njė popullsie meshkujsh tė rinj tė barabartė me atė amerikane ose pothuajse dyfishi i asaj tė tri vendeve mė tė mėdha europiane, sipas sė cilės mundėsia pėr tė gjetur grua do tė jenė pak apo aspak, se ndoshta nuk do tė ketė asnjė stimul pėr tė lėnė shtėpinė e prindėrve, as do tė arrijė vendin nė shoqėri tė rezervuar atyre qė kanė grua e fėmij.

"Femricidi" (Gendercide) - duke marrė hua titullin e njė libri tė shkruar nga Mary Anne Warren nė vitin 1985 - shpesh shikohet si pasojė e padėshiruar e ligjit kinez qė i imponon njė fėmijė tė vetėm familjes apo e varfėrisė dhe e injorancės.

Por kėta faktorė nuk mund tė mjaftojnė pėr tė shpjeguar tė gjithė historinė. "Sufiēiti" i beqarėve - tė cilėt nė Kinė quhen guanggun ose "degė tė zhveshura" - duket se ka pasur njė pėrshpejtim midis viteve 1990 dhe 2005, nė mėnyra jo tė drejtpėrdrejta qė ēojnė tek politika e fėmijės sė vetėm, qė u fut nė vitin 1979. Veē kėsaj, siē po bėhet gjithnjė e mė shumė e qartė, lufta ndaj vajzave nuk ėshtė e kufizuar tek Kina.

Pjesė tė Indisė kanė mesatare seksuale tė ēekuilibruara si nė vendin mė limitrof mė nė veri. Vende tė tjera tė Lindjes sė Largme - Koreja e Jugut, Singapori dhe Tajvani - regjistrojnė njė numėr lindjesh mashkullore jashtėzakonisht tė lartė. E njėjta gjė ndodh pas rėnies sė komunizmit nė vendet ish-komuniste nė Ballkan dhe nė Kaukaz. Njė fenomen i tillė regjistrohet edhe nė disa pjesė tė kufizuara tė Amerikės.

Sipas Nick Eberstadt, studiues i demografisė nė Institutin Kėrkimor American Enterprise Institute nė Washington, shkaqet nuk janė ligjet e veēanta tė njė vendi tė caktuar sesa "pėrplasja fatale midis njė preferente sė vjetėruar pėr njė fėmijė mashkull dhe pėrhapjes nga njėra anė e analizave tė paralindjes, nga ana e tjetėr e njė pjellshmėrie nė rėnie". Eberstadt tregon tendenca globale. Shkatėrrimi selektiv i vajzave ėshtė tendencė po aq globale.

Meshkujt janė lehtėsisht mė shumė subjekte pėr tė vdekur nė periudhėn foshnjore. Pėr kompensim, lindin mė shumė meshkuj se femra, nė mėnyrė qė nė pubertitet numri i meshkujve dhe i femrave tė jetė i njėjtė. Nė tė gjitha shoqėritė ku regjistrohen lindjet, lindin midis 103 dhe 106 meshkujve ēdo 100 femra. Njė proporcion i tillė ėshtė mbajtur kėshtu i qėndrueshėm nė kohėra, pėr tė bėrė tė mendohen se bėhet fjalė pėr rendin natyral tė gjėrave.

Ky rend ka ndryshuar nė mėnyrė drastike gjatė 25 viteve tė fundit. Nė Kinė, raporti midis sekseve pėr brezin e lindur midis viteve 1985 dhe 1989 ishte 108, shumė mbi shtresėn e lėkundjes natyrore. Pėr brezin e lindur nė periudhėn 2000-'04 ishte 124 (domethėnė, 124 tė sapolindur pėr ēdo 100 tė sapolindura). Kėto mesatare janė biologjikisht tė pamundura pa njė ndėrhyrje njerėzore.

Mesataret kombėtare japin mesatare tė habitshme nėqoftėse shpėrbėhen nė nivel provincial. Sipas asaj qė referon njė kėrkim kinez i vitit 2005 dhe i marrė nga "British Medical Journal", vetėm njė rajon, Tibeti, ka njė mesatare seksesh nė linjė me atė natyrore. 14 provinca - pėr pjesėn mė tė madhe nė lindje dhe nė jug - kanė mesatare tė sekseve 120 dhe mbi, ndėrsa 3 kanė njė mesatare tė pazakontė prej mbi 130. Siē e konfirmon ACSC-ja, "dizekuilibri i sekseve ka ardhur, duke u rritur vit pas viti".

Studimi i BMJ-sė hedh dritė mbi njė prej enigmave qė kanė tė bėjnė me dizekuilibrin e sekseve nė Kinė. Sa mund tė jetė i fryrė ky dizekuilibėr nga praktika e mosdeklarimit tė lindjes sė vajze, pėr tė ruajtur shpresėn e pasjes sė njė fėmije mashkull nė tentativėn e mėpasme? Jo shumė, theksojnė autorėt.

Sikur kjo praktikė e supozuar tė ishte realitet, shpjegojnė ata, do tė pritej qė mesataret e seksit do tė ndryshonin nė mėnyrė tė menjėhershme kur vajzat qė qenė fshehur nga lindja tė regjistroheshin nė listat publike, pėr shembull ato shkollore apo tė asistencės shėndetėsore.

Fakti ėshtė se njė ndryshim i tillė nuk ekziston. Mesatarja e sekseve tek 15-vjeēarėt, nė vitin 2005, nuk ishte shumė i ndryshėm nga ajo e tė lindurve nė vitin 1990. Konkluzioni ėshtė se, ėshtė pikėrisht aborti sekso-selektiv dhe jo regjistrimi i munguar i fėmijėve femra, ai qė pėrcakton teprinė e fėmijėve meshkuj.

Ka vende tė tjera qė e kanė ndryshuar rėndshėm mesataren e sekseve pa futur rregullimet drakoniane kineze. Ajo e Tajvanit ishte pak mė e lartė se norma e vitit 1980, nė vitin 1990 kishte arritur nė 110; aktualisht ėshtė pak mė e ulėt se ky nivel.

Nė tė njėjtėn periudhė, mesatarja e sekseve nė Korenė e Jugut ka kaluar nga pak mė shumė se normalja me 117 - nė vitin 1990 ishte mė e larta nė botė - pėr t'u kthyer mė pas nė nivele mė natyrore. Tė dy qenė vende tė pasura, nė rritje tė shpejtė dhe me arsim mesatar me nivel shumė tė lartė qysh nė periudhėn, nė tė cilėn u verifikua ky pėrshpejtim i lindjeve mashkullore.

Koreja e Jugut ėshtė duke eksperimentuar tashmė disa pasoja tė habitshme. Sufiēiti i meshkujve nė atė qė ėshtė njė vend i pasur ka thithur tashmė gra nga jashtė. Nė vitin 2008, 11 pėrqind e martesave ishte "mikste", pėr mė tepėr midis njė mashkulli korean dhe njė tė huaje.

Kjo po krijon tensione nė njė shoqėri deri pak vite mė parė homogjene, shpesh armiqėsore ndaj fėmijėve tė lindur nga ēiftet mikste. Tendenca ėshtė veēanėrisht e fortė nė fshatra, ku qeveria parashikon qė pėr vitin 2020 gjysma e martesave do tė jenė mikste. Fėmijėt e lindur nga kėto bashkime janė aq tė shumtė sa t'i kenė dhėnė jetė njė neologjizmi: "Kosians" domethėnė koreano - aziatikė.

Nominalisht, Kina ėshtė njė vend komunist, por tjetėrkund rritja e dizekuilibrit midis sekseve i ėshtė atribuar pikėrisht rėnies sė komunizmit. Pas shpėrbėrjes sė Bashkimit Sovjetik, nė vitin 1991, u regjistrua njė rritje e mesatares sė lindjeve mashkullore ndaj atyre femėrore nė Armeni, Azerbajxhan dhe Gjeorgji. Mesatarja e sekseve kaloi nga ajo naturale nė 115 - 120 nė vitin 2000.

Njė rritje analoge ndodhi nė disa vende ballkanike pas shpėrbėrjes sė Jugosllavisė. Mesatarja nė Serbi e Maqedoni ėshtė 108. Ka shenja dizekuilibri deri nė Amerikė, nė brendėsi tė disa komuniteteve me origjinė aziatike. Nė vitin 1975, sipas llogaritjeve tė Eberstadt, mesatarja e sekseve midis kino, japono dhe filipino amerikanėve, ishte midis 100 dhe 106; nė vitin 2002 ka kaluar nė 107 - 109.

Por, vendi me rekordin mė bombastik ėshtė njė supergjigand tjetėr: India. India nuk prodhon statistika lidhur me seksin e lindjeve, kėshtu qė tė dhėnat e saj nuk janė ngushtėsisht tė krahasueshme me ato tė vendeve tė tjera.

Por, nuk ka dyshim se numri i meshkujve ėshtė rritur nė raport me atė femėror dhe se, ashtu si nė Kinė, ekzistojnė diferenca tė ndjeshme nė nivel lokal. Shtetet veriperėndimorė Punjab dhe Haryana, kanė dizekuilibre tė konsiderueshme sa ato tė provincave kineze juglindore.

Nė nivel kombėtar, pėrpjestimi midis djemve dhe vajzave me moshė 6-vjeēare ka kaluar nga 104/100 nė vitin 1981 nė njė biologjikisht tė pamundur 108/100 nė vitin 2001. Nė vitin 1991, ekzistonte njė distrikt i vetėm ku mesatarja ishte 125/100; nė vitin 2001 njė mesatare e tillė ishte pėrhapur nė 46 distrikte.

Besimi i pėrgjithshėm lidhur me kėto probleme ėshtė se bėhet fjalė pėr rezultat "mentaliteti tė prapambetur" tipik pėr shoqėri tė prapambetura apo, nė rastin kinez, pėr efekte tė ligjit lidhur me fėmijėn e vetėm. Pėr pasojė, reformimi i ligjeve apo modernizimi i shoqėrisė (pėr shembull duke pėrmirėsuar statusin e grave) duhet ta ēojė raportin midis sekseve nė nivele normale. Por kjo nuk ndodh gjithmonė dhe, aty ku nė fakt ndodh, rruga pėr t'u kthyer nė mesatare natyrore shpesh rezulton e mundimshme dhe e vėshtirė.

Preferenca e fėmijės mashkull ndaj fėmijės femėr nuk ėshtė e zakonshme nė ēdo kulturė. Por nė ato qė ndodh - sidomos ato nė tė cilat emri i familjes kalon nėpėr linjė mashkullore dhe ku, nga tradita, ėshtė mashkulli ai qė duhet tė marrė nė ngarkim prindėrit kur plaken - njė djalė ėshtė mė mirė se njė vajzė. Njė vajzė ėshtė e destinuar qė tė bashkohet me familjen e burrit pas martesės dhe pėr prindėrit ėshtė e humbur. Pėr ta thėnė si hindłtė, "tė rrisėsh njė vajzė ėshtė njėlloj si tė ujisėsh kopshtin e fqinjit".

"Preferenca e fėmijės mashkull" ėshtė e dukshme - nė disa raste, tronditėse - nė sondazhe. Nė vitin 1999, qeveria indiane u kėrkoi grave se ēfarė seksi preferonin pėr fėmijėn e tyre tė ardhshėm. Njė treta e atyre pa fėmijė u pėrgjigjėn "mashkull", dy tė tretat nuk shprehėn preferencė, vetėm njė pakicė e vogėl tha "femėr". Sondazhe tė zhvilluara nė Pakistan dhe Jemen kanė dhėnė rezultate tė ngjashme.

Nė disa vende nė rrugėn e zhvillimit, nėnat thonė se, duan fėmijė meshkuj, jo femra, nė pėrpjestimin 10 me 1. Nė Kinė, gjinekologet pėrfitojnė tė ardhura mė tė mėdha nėqoftėse lindin njė mashkull nė vend tė njė femre.

Nė kėrkim kėlyshėsh


Gjėja e pazakontė e preferencės djalė/vajzė ėshtė se shfaqen sidomos pas lindjeve tė dyta apo tė treta. Midis grave indiane me dy fėmijė (tė secilit seks), 60 pėrqind thotė se do njė fėmijė mashkull, pothuajse dyfishi respektivisht preferencave pėr lindjen e parė. Ėshtė edhe preferenca e atyre qė i kanė tashmė dy fėmijė. Pėrqindja ngjitet nė 75 pėr ato me tri fėmijė. Diferenca nė qėndrimin e prindėrve, respektivisht lindjeve tė para dhe atyre tė mėtejshme ėshtė e madhe dhe domethėnėse.

Pėrpara viteve Tetėdhjetė, njerėzit e vendeve tė prapambetura mund tė bėnin pak pėr t'i pėrmbajtur preferencat e tyre: pėrpara lindjes, natyra ndiqte kursin e saj. Por nė kėtė dhjetėvjeēar analizat e paralindjes, nė mėnyrė tė veēantė ekografia, kanė mundėsuar qė tė zbulohet seksi i fėmijės pėrpara se ai tė dalė nė dritė: kėto teknologji kanė ndryshuar gjithēka.

Nė Indi, mjekėt filluan qė t'i bėjnė publicitet ekografisė me slogane tė llojit "Paguani 5000 rupia (110 dollarė) pėr tė shpėtuar 50000 rupie nesėr" (kostoja i referohej sasisė sė prikės pėr vajzėn). Miliona ēifte qė donin njė djalė, por qė pėr t'u arratisur nga ideja e mbytjes sė njė fėmije vajzė, zgjodhėn qė tė abortojnė.

Pėrdorimi selektiv i aborteve ėshtė ndaluar nė Indi nė vitin 1994, kurse nė Kinė nė vitin 1995. Ėshtė e paligjshme nė pothuajse tė gjitha vendet (pavarėsisht se Suedia e ka legalizuar nė vitin 2009).

Por duke qenė se ėshtė praktikisht e pamundur tė provohet se njė abortim ėshtė kryer pėr tė seleksionuar seksin, praktika mbetet e pėrhapur. Njė ekografi kushton rreth 12 dollarė, njė shpenzim i pėrballueshėm nga mazhoranca e familjeve kineze apo indiane. Ka ndodhur qė nė njė spital tė Punjab nė veri tė Indisė, vetėm vajzat e lindura pas njė serie vizitash ekografike janė shkėmbyer gabimisht pėr djem ose pjesėrisht kanė lindur si binjake sėbashku me njė mashkull.

Pėrhapja e teknologjive, falė tė cilave ėshtė e mundur tė paraqitet fetusi jo vetėm e dizekuilibruar pėrpjestimin midis sekseve, por jep edhe shpjegimin e asaj qė nė pamje tė parė do tė dukej enigmė: dizekuilibri midis numrit tė meshkujve dhe tė femrave tenton tė rritet sėbashku me tė ardhurėn dhe me shkallėn e arsimimit, gjė qė nuk do tė pritej nėse do tė ishte vėrtet "mentaliteti i prapambetur" vatra e problemit.

Nė Indi, disa prej rajoneve mė tė pasura - Maharashtra, Punjab, Gujarat - shfaqin dizekuilibret mė tė kėqija. Nė Kinė, sa mė e lartė shkalla e alfabetizimit, aq mė e lartė ėshtė pėrqindja e meshkujve. Njė proporcion i tillė rritet edhe me tė ardhurėn pėr frymė.

Nė shtetin Punjab, Monica Das Gupta, funksionare e Bankės Botėrore, ka zbuluar se vajzat e dyta apo tė treta tė nėnave me shkallė tė lartė arsimimi kanė dyfishin e probabilitetit pėr tė vdekur pėrpara 5 vjeēėve respektivisht homologėve meshkuj.

Mospėrputhja ėshtė tejet e vogėl nė familjet mė pak tė pasura. Das Gupta mendon se, gratė qė nuk pėrdorin domosdoshmėrisht njė arsim apo njė tė ardhur tė lartė pėr t'u pėrballur me vajzat e tyre. Familjet mė tė arsimuara dhe mė tė pasura ndajnė preferencat e familjeve mė tė varfėra fqinje me ta, por duke qenė se tentojnė tė jenė mė tė vogla, e ndjejnė akoma mė shumė presionin e pasjes sė njė djali dhe njė trashėgimtari, atėhere kur lindja e parė ka qenė njė fėmijė femėr i padėshiruar.

Kėshtu, modernizimi dhe rritja e tė ardhurės e bėjnė mė tė lehtė dhe mė tė dėshirueshėm seleksionimin e seksit tė fėmijėve. Nga kjo rrjedh njė pasojė e mėtejshme: vogėlsia e familjes e kombinuar me njė pasuri mė tė madhe forcojnė imperativin e bėrjes sė njė fėmije mashkull. Kur familjet janė tė shumta, sigurisht qė do tė dalė njė fėmijė mashkull qė tė transmetojė mbiemrin e familjes.

Por, nėqoftėse janė vetėm njė apo dy fėmijė, lindja e njė fėmije femėr mund tė konsiderohet si "njė dėm" i lindjes sė njė mashkulli. Kėshtu, me tė ardhurat nė rritje dhe pjellshmėrinė nė zvogėlim, gjithnjė e mė shumė njerėz janė pjesė familjesh tė vogla dhe tė pasura, nė tė cilat ėshtė i madh presioni pėr tė pasur njė fėmijė mashkull.

Nė Kinė, politika e fėmijės sė vetėm e ka rritur mė tej kėtė presion. Ēuditėrisht, ėshtė pikėrisht zbutja e kėsaj politike, mė shumė se politika e pastėr dhe e thjeshtė, ajo qė shpjegon rritjen e numrit tė meshkujve.

Nė pjesėn mė tė madhe tė qyteteve, ēiftet janė pėrgjithėsisht tė autorizuara qė tė kenė vetėm njė fėmijė - ėshtė kjo politika nė formėn e saj mė tė pastėr. Por nėpėr fshatra, ku jeton 55 pėrqind e popullsisė kineze, ka tri variante tė ligjit. Nė provincat bregdetare, 40 pėrqind e ēifteve ėshtė autorizuar qė tė ketė njė fėmijė tė dytė, nėqoftėse i pari ėshtė femėr.

Nė provincat qendrore, ēdo ēifti i lejohet qė tė ketė njė fėmijė nėqoftėse i pari ėshtė femėr apo nėqoftėse prindėrit janė tė goditur nga "antipatia", njė kriter vlerėsimi i tė cilit u ėshtė lėnė funksionarėve lokalė. Nė provincat mė nė perėndim dhe nė Mongolinė e Brendshme, provincat nuk adoptojnė kurrfarė politike tė fėmijės sė vetėm. Minorancave u lejohet njė i dytė, nganjėherė dhe njė i tretė, cilido qoftė seksi i fėmijės sė parė.

Kėto provincia tė fundit janė tė vetmet qė i afrohen njė mesatare seksesh naturale. Janė pak tė populluara dhe banohen nga komunitete etnie qė as nuk e pėlqejnė abortin, as nuk ia ulin vlerėn njė fėmije femėr. Provincat me pėrqindjen mė tė lartė tė meshkujve gjenden nė grupin e dytė, atė nė tė cilat mė tė mėdha janė pėrjashtimet nga politika e fėmijės sė vetėm. Siē e demonstron studimi i BMJ-sė, pėrjashtime tė tilla pėrcaktohen nėpėrmjet preferencave tė akorduara lindjeve tė dyta apo tė treta.

Pėr shembull, nėqoftėse konsiderohet Guangdong, provinca kineze mė e shumtė nė numėr. Pėrpjestimi i saj midis sekseve ėshtė 120, domethėnė shumė i lartė. Jemi jashtė norme, por jo dhe aq shumė. Por nėqoftėse merren nė konsideratė fėmijėt e dytė, qė janė tė autorizuar nėpėr fshatra, pėrpjestimi ngjitet nė 146 meshkuj pėr 100 femra dhe pėr ato lidhur me ēiftet e pakta tė autorizuara qė tė kenė njė fėmijė tė tretė pėrpjestimi bėhet me 167 nė 100.

Por, deri njė dizekuilibėr kaq i madh nuk ėshtė rasti limit. Nė provincėn Anhui, nė lindjet e treta ekziston njė raport prej 227 meshkujsh pėr 100 femra, ndėrsa nė zonėn administrative tė Pekinit (ku lejohen pėrjashtimet nė fshatra) njė pėrpjestim i tillė arrin njė nivel vėshtirė tė besueshėm prej 275 meshkujsh pėr 100. Me fjalė tė tjera, pothuajse 3 meshkuj pėr ēdo 1 femėr.

Monica Das Gupta ka gjetur diēka shumė tė ngjashme nė Indi. Vajzat e para trajtohen si vėllezėrit e tyre, por pėr vajzat e tjera ėshtė mė e lehtė tė vdesin nė moshė tė njomė. Rregulli duket tė jetė, qė prindėrit e mirėpresin me gėzim njė vajzė, nėqoftėse ėshtė e lindura e parė, por mė pas do tė bėjnė gjithēka qė fėmijėt pasues tė jenė meshkuj.

Rreziku i "degėve tė zhveshura"

Gjithmonė, djemtė e rinj janė pėrgjegjės tė pjesės mė tė madhe tė krimeve dhe tė dhunave - nė mėnyrė tė veēantė kjo ndodh nė ato vende, ku statusi social varet nga tė qenurit i martuar me fėmijė, siē ndodh nė Kinė dhe nė Indi. Njė popullsi nė rritje konstante tė rinjsh "single" paralajmėron probleme serioze.

Koeficienti i kriminalitetit pothuajse ėshtė dyfishuar nė Kinė gjatė 20 viteve tė fundit, nė tė cilėn ėshtė rritur dizekuilibri midis sekseve dhe janė shumėfishuar rastet e rrėmbimit dhe trafikut tė femrave, i pėrdhunimeve dhe i prostitucionit.

Njė studim ka evidentuar ndėrvarėsinė e tė gjithė kėtyre faktorėve dhe se preponderimi anormal i meshkujve ėshtė pėrgjegjės pėr rreth njė tė shtatėn e rritjes sė krimit. Edhe nė Indi ekziston njė korrelacion midis koeficentėve tė kriminalitetit me bazė provinciale dhe dizekuilibrit midis sekseve. Tek "Bare Branches" (Degė tė zhveshura, nofkė kineze pėr "beqarėt"), Valerie Hudson dhe Andrea den Boer, paralajmėrojnė se problemet e gjeneruara nga njė disproporcion midis sekseve mund tė ēojnė nė politika autoritare.

Qeveritė, theksojnė ata, "duhet ta kufizojnė rrezikun qė kėta tė rinj pėrfaqėsojnė pėr shoqėrinė. Njė ashpėrsim i ligjeve nė kuptimin autoritar pėr tė shtypur krim, banda, kontrabandė e kėshtu me radhė mund tė jetė njė prej rezultateve".

Dhuna nuk do tė ishte pasoja e vetme. Referohet se nė disa pjesė tė Indisė ka rėnė vlera e prikave. Aty ku njerėzit paguajnė njė ēmim pėr bashkėshorten (domethėnė, familja e bashkėshortit i vendos njė shumė tė caktuar nė para asaj tė gruas), ky ēmim ėshtė rritur.

Nė vitet Nėntėdhjetė, Kina ka asistuar nė shfaqjen e dhjetėra mijėra "trupave luftarake nga lindje - ekstra": bėhet fjalė pėr ēifte nga zona, nė tė cilat sundon ligji i fėmijės sė vetėm, qė transferohen vazhdimisht nga njėri qytet tek tjetri pėr tė shpėtuar pjellėn e tyre prej dy apo tri fėmijėsh nga sytė e autoriteteve.

Dhe, nga sa pohon OMS-ja, pėrqindja e vetėvrasjeve femėrore nė Kinė ėshtė ndėr mė tė lartat nė botė (siē edhe nė Korenė e Jugut). Vetėvrasja ėshtė shkaku i parė i vdekshmėrisė midis femrave kineze tė shtresės midis 15 dhe 34 vjetėve banuese nė fshatra, ku shumė nėna tė reja i kanė dhėnė fund jetės, duke pirė plehra kimike, tė lehta pėr t'u gjetur. Gazetarja Xinran Xue, beson se janė tė gjitha viktima tė sė njėjtės brengė, lindur nė ditėn nė tė cilėn refuzuan me abortin apo deri i vranė vajzat e tyre.

Disa prej pasojave tė kėtij dizekuilibri midis sekseve janė krejtėsisht tė papritura. Probabilist ka rritur pėrqindjen e kursimit tė kinezėve. Kjo i detyrohet faktit, qė prindėrit me njė djalė tė vetėm vėnė mėnjanė para pėr tė rritur mundėsinė e blerjes sė njė gruaje tėrheqėse nė tregun martesor ultrakompetitiv kinez.

Shang-Jin Wei i Columbia University dhe Xiaobo Zhang i International Food Policy Research Institute tė Washington, DC, e kanė krahasuar qėndrimin ndaj kursimit tė familjeve me njė fėmijė tė vetėm mashkull me kursimin e familjeve me fėmijė femra. "Jo vetėm kemi gjetur se tė parat kursejnė mė shumė se tė dytat, nė ēdo rajon tė Kinės, - referon Wei, - por kemi gjetur edhe se kursimet tentojnė tė jenė mė tė mėdha nė ato rajone ku ėshtė mė i madh dizekuilibri midis sekseve".

Sipas dy kėrkuesve, rreth gjysma e rritjes sė kursimit kinez tė ndodhur nė 25 vitet e fundit dhe e atribueshme rritjes sė dizekuilibrit midis sekseve. Sikur kjo tė jetė e vėrtetė, mund tė mendohet se politikat ekonomike e pritura pėr tė rilėshuar konsumet do tė jenė mė pak efikase nga sa uron qeveria.

Me kalimin e brezave, shumė prej problemeve tė lidhura me seleksionimin e seksit nuk mund tė mos keqėsohen. Pasojat sociale do tė bėhen tė dukshme kur meshkujt e lindur nė numėr tė madh nė dhjetėvjeēarin e kaluar do tė arrijnė pjekurinė. Ndėrkohė, praktika e seleksionimit mund tė pėrhapet mė tej me uljen e pėrqindjes sė lindshmėrisė dhe mbėrritja edhe nė vendet mė pak tė zhvilluara e teknologjive ultrasonike tė diagnozave paralindjes.

Por historia e shkatėrrimit tė fėmijėve femra nuk mbaron, pėr fat, nė dėshpėrimin mė tė zi. Ėshtė tė paktėn njė vend, Koreja e Jugut, qė e ka pėrmbysur preferencėn tradicionale pėr fėmijėn mashkull dhe tė mishėruar nė shpėrpjestimin midis sekseve. Ka motive tė mira pėr tė shpresuar qė edhe Kina e India do tė arrijnė tė veprojnė njėlloj.

Koreja e Jugut ka qenė e para qė ka regjistruar anomali tė jashtėzakonshme nė ekuilibrin midis sekseve dhe ka qenė e para qė ka lėvizur pėr t'i eliminuar. Midis viteve 1985 dhe 2003, kuota e grave jugkoreane qė u deklaronin tė dėrguarve tė sistemit shėndetėsor kombėtar se, "donin tė kinin njė fėmijė mashkull" ka zbritur me pothuajse se dy tė tretat, nga 48 nė 17 pėrqind.

Pas njė intervali 10-vjeēar, duke filluar nga mesi i viteve nėntėdhjetė, dizekuilibri ka filluar tė reduktohet dhe tani raporti ėshtė 110 fėmijė meshkuj pėr 100 fėmijė femra. Monica Das Gupta thekson se, megjithėse modifikimi i normave sociale kėrkon afate tė gjata dhe zgjidhja pengohet nga futja e ekografive, njė ndryshim gjithsesi mund tė vijė.

Modernizimi nuk kufizohet qė ta bėjė mė tė lehtė pėr prindėrit qė tė kontrollojnė seksin e fėmijės sė ardhshėm ka edhe efektin qė tė ndryshojė vlerat nė njė shoqėri, pėrfshi ato qė sjellin preferencėn e njė fėmije mashkull ndaj njė fėmije femėr. Vjen njė pikė nė tė cilėn njė tendencė mbizotėron mbi atė tė kundėrt.

Ėshtė e mundur qė Kina dhe India janė duke e arritur kėtė pikė. Censimenti 2000 dhe studimi i ACSC-sė tregojnė tė dy se, raportet midis sekseve nė Kinė ėshtė i qėndrueshėm: 120/100. Nė fund, duket se rritja e tij ėshtė e ndaluar.

Nė nivel lokal, sipas Das Gupta, provincat nė tė cilat raporti midis sekseve ėshtė mė i dizekuilibruar (dhe ku banojnė mbi dy tė tretat e popullsisė kineze) kanė parė njė deakselerim nė dizproporcion, duke filluar nga viti 2000, ndėrsa nė provinca tė tjera kineze - qė mirėpresin njė tė katėrt tjetėr tė popullsisė - disproporcioni ka rėnė.

Njė studim i dytė tregon, se edhe nė Indi preferenca pėr fėmijėn mashkull ėshtė nė rėnie dhe se disproporcioni midis sekseve, njėlloj si nė Kinė, ėshtė duke u rritur me ngadalė. Nė fshatrat e rajonit Haryana, nė praninė e burrave, plakat qėndrojnė tė ulura, tė mbuluara dhe tė heshtura. Por vajzat e tyre nuk mbulohen dhe flasin lirisht pasi, shpjegojnė, kanė parė gratė e zbuluara nė punė apo nė televizion dhe kėshtu qė njė gjė e kėsaj natyre pėr to ėshtė krejtėsisht normale.

Monica Das Gupta nėnvizon se, megjithėse tė dy gjigantėt janė ndjeshmėrisht mė tė varfėr se Koreja e Jugut, qeveritė e tyre, nėpėrmjet ligjesh dhe fushatash kundėr diskriminimit, janė duke ndėrmarrė pėrpjekje tė paprecedent pėr tė bindur njerėzit e tyre qė t'i trajtojnė vajzat ashtu si djemtė. Pasojat e papritura tė seleksionimit tė seksit janė tė gjera, mund tė jenė edhe mė tė kėqija, por nė fund, pranon Das Gupta - "duket se ėshtė duke ndodhur njė kthesė nė fenomenin aziatik tė "vajzave tė humbura"".

(Economist)
avatar
Jon

1227


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi