Mbreti Artur

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Re: Mbreti Artur

Mesazh  Zattoo prej 28.06.12 20:10

ARTUR - Historia e njė mbreti qė (ndoshta) ka ekzistuar



Njė mbret i mencur dhe kurajoz, njė magjistar finok qė e kėshillonte, njė shpatė legjendare, gra fatale, tė pabesa ose tė dashuruara, njė skuadėr kalorėsish tė zotė dhe tė panjollė, njė mbretėri paqėsore pėr tė mbrojtur dhe bėma pėrtej kufijve tė tė mundurės.

Kėta janė ingredientėt e historisė sė pavdekshme tė Mbretit Artur dhe tė kalorėsve tė Tryezės sė Rrumbullakėt.

Njė histori romantike plot aventurė e cila qė nga rapsodėt e shekullit XI e deri tek lojėrat elektronike tė kohėve tė sotme nuk ka pushuar sė na tėrhequri dhe sė frymėzuari interpretime tė rinj. Por bėhet fjalė vetėm pėr legjenda, apo ėshtė e mundur qė Arturi tė ketė ekzistuar vėrtetė?

"Do tė ishte e gabuar tė pėrgjigjeshim me njė po, apo me njė jo", thotė Geoffrey Ashe, qė konsiderohet eksperti mė i madh i studimit tė Mbretit Artur. "Figura tė tjera historike janė bėrė heronj legjendash mesjetare, si Aleksandri i Madh dhe Karli i Madh, por pėr ta ekzistojnė burime historikė tė besueshėm. Pėr Arturin theksi ėshtė i gjithi mbi legjendėn dhe ėshtė e vėshtirė tė dallosh, nėse ekzistojnė, faktet historikė".

Problemi qėndron mbi tė gjitha nė faktin qė rrėfyesit mesjetarė, ndryshe nga romancierėt modernė historikė, nuk shqetėsoheshin pėr tė dokumentuar faktet dhe kushtet e vėrteta tė jetės pėr kohėt e kaluara pėr tė cilat flisnin. Mė shumė e pėrditėsonin gjithvcka nė kohėn kur jetonin, duke e bėrė kėshtu shumė tė vėshtirė tė kuptojmė se kur ishte evėrtetė e kur bėhej fjalė pėr fantazi.

Nuk janė gjetur asnjėherė shkrime apo pėrshkrime bashkėkohorė tė Arturit. Pėrmendja mė e lashtė e emrit tė tij gjendet tek Historia Brittonum redaktuar nga njė murg me emrin Nenni nė fundin e shekullit VIII.

Bėhet fjalė pėr njė pėrmbledhje koncize dhe tė paplotė tė 120 viteve tė historisė britanike nga 428 deri nė 547. Nennio, qė prapė nuk pėrmend asnjėherė njė "Mbret Artur" rrėfen megjithatė bėmat e njė ushtari me atė emėr, duke e kutjuar si njė komandant ushtarak tė angazhuar nė mbrojtjen e pronave tė mbretit tė britanėve nga pushtuesit saksonė, qė imposhti nė plot 12 beteja tė njėpasnjėshme.

Rrėfime dhe legjenda pėr njė personazh tė ngjashėm, qarkullonin edhe mė tej. Pėr Arturin flitej nė Irlandė, nė Normandi - ku emri i tij shfaqet rreth vitit 1050 - dhe madje edhe nė Itali.

Ekziston nė fakt njė basoreliev nė Porta della Pescheria del Duomo nė Modena i vitit 1099, ku shfaqet mbreti dhe kalorėsit e tij qė shpėtojnė Gjenevėn nga keqbėrėsit: ėshtė i pari pėrfaqėsim artistik qė ekziston pėr Arturin. Por, pranė Abacisė sė San Galganos nė Toskanė ndodhet e vetmja shpatė e vėrtetė e ngulur nė shkėmb...
avatar
Zattoo

674


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

E vėrteta mbi legjendėn e famshme tė Mbretit Artur!

Mesazh  Agamemndon prej 16.02.14 14:22



A ka ekzistuar ndonjėherė Mbreti Artur dhe kalorėsit e Tryezės sė Rrumbullakėt






Na ishte njė herė njė Mbret, Uther Pendragon, i dashuruar pas Igrainės, bashkėshortja e dukės sė Kornuollit. Uther i kėrkoi takim magjistarit Merlin. Ai pranoi, por nė kėmbim tė magjisė i kėrkoi djalin qė do tė lindte nga martesa. Kėshtu Merlinit iu dha pėr birėsim Arturi i vogėl, i cili nė moshėn 15-vjeēare arriti tė shkulte nga shkėmbi njė shpatė tė ngulur nė thellėsi, duke fituar kėshtu tė drejtėn pėr t‘u bėrė Mbreti i Britanisė.


Mė pas Merlini e ēoi Arturin buzė njė liqeni, nga ku doli njė dorė misterioze qė mbante Ekskalibur-in, shpatėn madhėshtore me tė cilėn Mbreti do tė fitonte ēdo betejė. Me anė tė fuqisė sė tij Arturi mundi Luēon, Perandorin e Romės dhe themeloi njė perandori qė bėnte bashkė Irlandėn, Skandinavinė dhe njė pjesė tė Francės.


Burime tė fshehta


Kėtu e ka zanafillėn edhe njėra prej legjendave mė tė mėdha tė historisė: ajo e Mbretit Artur dhe kalorėsve tė Tryezės sė Rrumbullakėt. Njė histori plot aventurė dhe romantizėm, qė ka frymėzuar breza tė tėrė rapsodėsh, romancierė dhe regjisorė Hollivudi. Po sikur tė mos bėhej fjalė pėr njė legjendė?


A ka ekzistuar vėrtet Mbreti Artur? “Do tė ishte e gabuar tė pėrgjigjesh me njė po, ose me njė jo. Figura tė tjera historike u bėnė heronj legjendarė, si Aleksandri i Madh, apo Karli i Madh. E dimė qė ata ekzistojnė vėrtet, sepse kanė burime tė qarta historike qė i konfirmojnė. Ndėrsa pėr Arturin, gjėrat janė mė tė vėshtira, sepse bėmat bazohen tė gjitha mbi njė legjendė”, thotė njė historian britanik dhe eksperti mė i madh mbi Mbretin Artur. Pra, para se tė guxojmė tė flasim pėr gjurmėt e Mbretit, le tė fillojmė nga legjenda nė kėrkim tė fillimeve tė tjera¦


Dashuri (dhe fėmijė) sekretė


Nė pallatin e Mbretit, kėshtjella e Kamelot, Arturit i shkonin pas djelmosha tė rinj qė ėndėrronin tė bėheshin kalorės tė Tryezės sė Rrumbullakėt, urdhri qė ishte betuar pėr vendosjen e drejtėsisė dhe nderit. Mė trimi prej kalorėsve, Lanēeloti ishte nė prag tė gjetjes sė Gralit tė Shenjtė, por dėshtoi pėr njė mėkat tė vetėm: marrėdhėnien e fshehtė me gruan e Arturit, Gjenevra. Ky ishte edhe preteksti pėr njė komplot ndaj vetė Mbretit. Qė nė rini, Artur kishte dashur motrėn e gjetur tė Gjenevrės, Morganėn dhe prej saj pati njė djalė, i cili u bė Sėr Mordred, njė prej kalorėsve. I etur pėr hakmarrje, Mordred e informoi Arturin pėr tradhtinė e Gjenevrės dhe e bindi tė largonte Lanēelotin e tė udhėhiqte njė ekspeditė kundėr kėshtjellės sė tij nė Francė. Duke qenė se mbeti i vetėn nė drejtimin e Britanisė, Mordred u mundua tė rrėmbente fronin dhe tė martohej me Gjenevrėn.


Pasi e zbuloi tradhtinė, Arturi u drejtua pėr nė Kamelot. Gjatė rrugės u takua me ushtrinė rebele tė tė birit dhe u pėrlesh nė njė duel deri sa Mordred vdiq dhe vetė Arturi u plagos rėndė. Kėshtu ai urdhėroi njė kalorės, Sėr Bediver, ta hidhte Ekskaliburin (shpatėn) nė liqen, kur njė dorė gruaje doli nga fundi i ujit pėr tė kapur atė. Ndėrsa Mbreti Artur qėndroi nė ishullin Avalon pėr tė kuruar plagėt qė kishte marrė gjatė pėrleshjes.


Nė kėrkim tė Arturit


Pavarėsisht ngjarjeve, kjo ėshtė njė histori e gjatė dhe e ndėrlikuar. Po si ėshtė e mundur qė nuk ka lėnė gjurmė? Dokumentet e para qė flasin pėr Mbretin Artur shfaqen nė shekujt V-VI pas Krishtit, nė fundin e sundimit romak nė Britani, nė fillimet e Mesjetės. Pėrmendjen mė tė hershme tė emrit tė tij e gjejmė nė “Historia Brittonum” e murgut Nenio, nė shekullit IX. Ai nuk citon kurrė njė “Mbret Artur”, por tregon bėmat e njė komandanti ushtarak me atė emėr, i cili ishte i gatshėm tė mbronte zotėrimet e britanikėve nga pushtuesit saksonė, tė cilėt do t‘i mundte nė 12 beteja.


Por tregimet mbi njė personazh tė ngjashėm qarkullojnė edhe diku tjetėr: pėr Arturin tregohet nė Irlandė, Normandi (ku emri i tij shfaqet nė vitin 1050) e madje dhe Itali. Nė Modena, nė Portėn e Peskierės ėshtė njė basoreliev, qė daton nė mesin e viteve 1099-1120, ku paraqitet Mbreti dhe kalorėsit e tij qė shpėtuan Gjenevrėn nga disa keqbėrės. Ai ėshtė edhe pėrfaqėsimi i parė ekzistues i Arturit. Ndėrkohė, nė vitin 1136 u shfaqėn pėr herė tė parė figurat e Mbretit Artur dhe Merlinit nė pseudohistorinė britanike “Historia Regum Britanniae” e murgut galez. Megjithatė, ėshtė e pamundur tė ndash faktet nga fantazia.


Nė kėrkim tė provave


Nė vitin 1485, historia e Arturit mori formėn e saj pėrfundimtare. Nė atė vit, Sėr Thomas Malory publikoi nė Angli librin “Vdekja e Arturit”, nė tė cilin pėrmenden Lanēeloti, Tryeza e Rrumbullakėt, kėshtjella Kamelot dhe Grali i Shenjtė. Njė pionier i shtypit anglez qė publikoi poemėn, citonte nė parathėnie “prova” tė ndryshme tė ekzistencės sė Arturit: “Para sė gjithash, mund tė shihet varri i tij nė Manastirin e Glastonburit”. Ai tregonte shkrime, ku pėrmendej Arturi. Shkrimet e pėrshkruanin si Perandorin e Britanisė, Galicisė e Gjermanisė dhe ruheshin nė abacinė e Uestminsterit. Sipas tyre edhe shpata e Lanēelotit ekzistonte, por nuk dihet se ku ndodhet.


A lidhen kėto prova me hetimet? Shumė nga objektet e cituara ishin false, ashtu sikurse dhe kujtimi i lashtė fetar i epokės, krijuar pėr tė tėrhequr udhėtarėt… Por njė “Tryezė e Rrumbullakėt” ekziston vėrtet nė kėshtjellėn e Uestminsterit.


A ėshtė ajo qė ndėrtoi Arturi me qėllim

qė “tė gjithė tė ishin tė barabartė”?


Nė tė vėrtetė, ajo tryezė e madhe druri, me diametėr 5 metra e gjysmė, u ndėrtua ndoshta pėr Enrikun III (1207-1272) pėr tė ringjallur shpirtin heroik tė epokės arturiane. Mė pas u ripikturua nė formėn e saj aktuale, me rrethin e ndarė nė 25 pjesė, njė pėr Mbretin dhe 24 pėr kavalierėt dhe nė mes njė trėndafil rozė (simbol i Monarkisė Tudore) pėr Enrikun VIII (1491-1547). Nė vitin 1976, mbi tryezė u shkrua njė datė me metodėn e karbonit 14: vinte nga pemėt e prera nė shekullin XIII.


Varri i Arturit

A mos ndoshta supozohet qė varri i Arturit ndodhet nė Glastonbur? Arturi ishte dėrguar nė ishullin Avalon pėr tė kuruar plagėt e marra pas pėrleshjes me tė birin (dhe sipas njė versioni, pikėrisht nga ishulli ai duhej tė rikthehej pėr tė rifilluar luftimet. Avaloni, sipas njė interpretimi, i referohet njė qyteti tė vogėl tė Glastonburit: dikur kodra e tij e rrethuar nga ujėrat e kėnetave, ngjante si njė ishull. Kėshtu mendohet se Arturi ėshtė varrosur aty. Sipas gojėdhėnave, edhe ish-gruaja e tij, Gjenevra u varros nė tė njėjtin varr me tė.


Nė vitin 1191, varri u gjet. Disa murgj tė Glastonburit pohonin se kishin parė nė ėndėrr njė vend tė zbuluar, vendi ku ndodhej edhe varri i Arturit. Gėrmuan afėr njė varreze dhe gjetėn njė arkivol tė madh tė mbuluar me njė trup qeramike. Brenda gjetėn eshtrat e njė burri shumė tė gjatė dhe tė njė gruaje. Nėn sarkofag, njė pllakė guri fshihte njė kryq plumbi, mbi tė cilin ishte shkruar nė latinisht: “Kėtu gjendet i varrosur i famshmi Mbreti Artur, nė ishullin Avalon”. Femra u identifikua si Gjenevra. Sėrish nė Glastonburi, thuhet se janė gjetur eshtrat e Shėn Patrikut (i cili ka vdekur nė Irlandė), tė Shėn Dustanit (varrosur nė Kanterburi) dhe tė Zef Arimateas, ruajtės i Gralit tė Shenjtė…


Mes viteve 1962-1963, gėrmimet konfirmuan se nė vendin qė murgjit pretendonin se kishin gjetur varrin (mbetjet u dėrguan nė abacinė e Glastonburit, nė njė varrezė qė sot ėshtė zhdukur), ishte njė pjesė toke e shprishur dhe mbetjet e njė grope tė thellė 5 metra. Nga gjetjet u pėrcaktua se gėrmimet ishin bėrė pikėrisht mes viteve 1180-1190. Kėshtu, mbetet pėr t‘u treguar se varri i pėrkiste vėrtetė Arturit.


Njė emėr mbretėror

Mbi bazėn e raporteve tė shkruara, gojėdhėnave dhe elementeve tė pakta arkeologjike tė mbledhura, historianėt modernė janė munduar tė ndėrtojnė njė portret hipotetik tė Arturit historik: njė udhėheqės, mbrojtės i Britanisė sė romanizuar, i cili sprapsi sulmet e pushtuesve saksonė pėr shumė vjet. A ėshtė e mundur tė zbulohej nė atė kohė njė burrė qė quhej Artur? Ndoshta.


Pak kohė pas periudhės qė mendohet se ka jetuar Arturi, ky emėr u bė shumė popullor. “Tė paktėn 6 princėr britanikė u pagėzuan me emrin ‘Artur‘. Por asnjė prej tyre nuk ėshtė i rėndėsishėm sa pėr t‘i dhėnė vėrtetėsi legjendės; pra mund tė presupozohet se popullariteti i emrit vjen nga njė paraardhės “i madh” qė quhej “Artur”, tregojnė dy studiues.


Megjithatė, hipotezat pėr atė qė mund tė ketė qenė Arturi i “vėrtetė” janė nga mė tė ndryshmet. Dikush teorizon se gjithēka ėshtė frymėzuar nga figurat e njė zotėrie tė luftės skoceze nė shekullin VI, Artuir mac ƁedĆ”in dhe tė Mbretit, babait tė tij ƁedĆ”n mac GabrĆ”in. Ndėrsa dikush tjetėr e identifikon si njė udhėheqės romak tė shekullit II, qė shėrbente nė Britani dhe drejtonte njė kontingjent kalorėsish sarmatė (me origjinė nga Evropa Lindore), nga ku folklori lartėson veēanėrisht shpatėn e ngulur nė shkėmb… Historia e tij ka frymėzuar madje edhe Hollivudin, i cili realizoi nė vitin 2004 filmin “King Artur” (“Mbreti Artur”).


Po sikur Arturi tė ishte njė zot? Disa studiues nėnvizojnė se si mund tė shndėrrohesh nga njė figurė mitologjike apo personazh folklori nė njė hero qė mbron tokėn e tij, me njė histori tė mbushur me elementė tė mbinatyrshėm… vetėm pas njė shndėrrimi tė tillė, Arturi mund tė bėhej “pothuajse historik”. Sigurisht qė raste tė ngjashme nuk mungojnė, edhe Mbreti legjendar Lir, pėr shembull, mund ta ketė prejardhjen nga Mbreti i detit Liar.


Ėshtė edhe njė hipotezė tjetėr, lidhur me fushatat e Arturit jashtė kufijve anglezė, e konsideruar si pjesa mė e pabesueshme e sagės. Si mundej njė Mbret tė impenjohej me punė jashtė Britanisė, ndėrkohė qė luftonte me pushtuesit? Njė historian studioi kronikat e epokės dhe zbuloi se mes viteve 468-470 ishte njė Mbret britanik qė bėri diēka tė ngjashme. Ekziston edhe njė letėr qė iu dėrgua atij nga Peshkopi romak Sidoni, por letra i drejtohej Riothamus-it. Nuk kishte aspak lidhje me Arturin… Megjithatė, sipas historianit “Riothamus” nuk ėshtė njė emėr, por njė titull, qė nė gjuhėn kelte do tė thoshte “madhėria e tij”.


Fushata pėrtej detit

Historiani i ka rindėrtuar bėmat e ushtrisė sė Riothamusit nga burimet e epokės dhe ka gjetur ngjashmėri tė jashtėzakonshme. Mbreti vajti nė Francė pėr njė fushatė ushtarake, por u mund nga Gotėt (fise gjermanike lindore). Mė pas i bashkoi forcat e tij me aleatėt romakė, por u mund nė njė betejė tė vitit 470 nė Bourges. Kjo ndodhi pėr faj tė prefektit tė Galisė, qė i kishte tradhtuar duke inkurajuar pėr sulm gotėt. Pasi u tėrhoqėn, burrat e Riothamus duhej tė kalonin nga Borgonja, por gjurmėt e tyre u zhdukėn. Riothamus u zhduk ndėrsa ishte drejtuar nė njė nga vendet e zonės, qė quhej Avalon…


Tradhtia e prefektit tė kujton atė tė djalit tė Arturit, Mordred, dhe zhdukja e Riothamus drejtuar pėr nė Avalon tė kujton atė tė Arturit… Ngjashmėri tė jashtėzakonshme apo jo? Sipas historianit, jo. “Pyetja e vėrtetė qė duhet tė bėjmė nuk ėshtė a ka jetuar vėrtetė Arturi, por nėse ėshtė Riothamus figura mbi tė cilėn ėshtė ndėrtuar legjenda e tij. Unė mendoj se po”, pėrfundon historiani. Por nė pritje tė provave mė tė forta, misteri vazhdon tė mbetet i hapur.


avatar
Agamemndon

Besim do tė thotė tė besosh diēka qė e di qė s'ėshtė ashtu.

— Mark Tuein


231


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi