Paresia e Sionit

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Paresia e Sionit

Mesazh  Admin prej 24.03.10 18:05

PARESIA E SIONIT



Paresia e Sionit (frengjisht: Prieuré de Sion), ėshtė bere shpesh objekt diskutimi pasi ekzitojne shume debate mbi vertetesine e ekzistences se saj. Ajo ėshtė pershkruar here si organizate e fshehte e here si fantazi...

Kjo organizate ėshtė themeluar me 7 maj 1956.

Ne baze te nenit III te statutit origjinal te Paresise se Sion-it te vitit 1956, kjo organizate merrte emrin Sion, pėr arsye se ėshtė themluar diku ne afersi te malit me te njejtin emer, prane qyteti te Anmas (Annemasse). Qellimi i Paresise se Sionit ishte te luftonte borgjezimin e fese. Paresia e Sion-it e 1956 e kishte seline e saj ne shtepine Pier Plantar (Pierre Plantard) ne prefekturen e Sen Zhyljė ėn Zhenevua (Saint-Julien-en-Genevois)...

Ne Tetor te 1956, Paresia u shperbe pėr tu formuar serish nga Plantard ne qershor 1962 me shpresen pėr te restauruar monarikine e franceze e pėr te cuar perpara perpjekjet e saj pėr te marre serish ne dore fatin e Frances.

Pier Plantar filloi te punonte nje doreshkrim dhe shkroi disa pergamena (te cilat u realizuan nga Filip dė SherisI ). Keto dokumente u gjeten nga At Béronxhé Son-jčr gjate punimeve pėr rikonstruktimin e kishes se tij (Ren Lė ShatO).

Keto dokumente te rreme tregonin nje lidhje gjaku te paqene midis Paresise dhe dinastise Merovinge. Plantard manipulņi aktivitetin e Son-jerit dhe zhduku disa prova qe mund te cenonin Paresine. Qe nga 1961 deri 1984 Plantard e mor me shpikjen nje prejardhje te Paresise se Sion-it, duke pohuar se kjo organizate ishte themeluar ne Jerusalem nga Godfrua dė Bujo (Godefroy de Bouillon), gjate kryqezates se pare.

Michael Baigent, Richard Leigh, dhe Henry Lincoln bene disa kerkime ne Ren Lė ShatO (Rennes-le-Chāteau) ku gjeten ‘Arkivin” pseudohistorik qe me pas u be tema e librit te tyre “Holy Blood, Holy Grail”.

Treshja e siperperpermendur flet mbi gjetjen e ketyre dokumentave, te cilat duhet theksuar se janė te rreme:

• Lista e Mjeshtrave te ciliet kishin udhehequr ne shekuj Paresine e Sion-it si nje histori qe niste meTemplaret, dhe me pas pėr gjendjen ushtarke dhe financiare te saj;

• Ndikimin e madh qe Paresia ka pasur ne zhvillimin e doktrines me karakter sekret gjate Mesjetes.

• Paresia paskesh ndihmuar dinastine Merovinge, nga 447 deri ne 751 gjate qeverisjses se saj, te disa mbreterive ne Evrope dhe Jerusalem.

• Paresia ka ndihmuar Dinastine Merovinge pasi ishin pasardhes se Jezusit dhe gruas se tij Maria Magdalenes. Sipas Baigent, Leigh, dhe Lincoln Paresia kishte keto qellime: • Themelimi i nje "Perandorie Te Shenjte Evropiane” e cila do te kthehej ne nje superfuqi dhe do te kishte pėr qellim vetem Paqen ne bote.

• Zevendesimin e Kishes Katolike nepermjet zbulimit te Graalit te Shenjte dhe "testamentit te Judes".

• Krijimi i nje Izraeli te Madh. Baigent, Leigh, e Lincoln shtuan disa interpretime mbi Protokollet e Sion qe shikonin si nje nga provat me te rendesishme mbi ekzistencen e Paresise: • Versionin origjinal te ngjarjese sipas te cilit “Sioni” nuk kishte asnje lidhje me organizatat e ketij lloji ne Jerusalem.

• Sipas tre zbuluesve personi qe kishte modifikuar faktet dhe rrjedhen e ngjarjeve ishte Sergei Nilus 1903, pėr te fituar besimin e Nikolait te II te Rusise. Duké qene se Nilus nuk dalloi disa detaje qe lidheshin ngushte me historine e kristianizmit nuk i ndryshoi.

Kjo ėshtė nje nga provat me te konkrete qe versioni origjinal nuk ishte hartuar gjate Kongresit Sionist mbajtur ne Bazel ne 1897.

Duke i pare keto hipoteza si fakte, shume njerez menduan se ishte nje shenje e realizimit te profecive dhe se ne pak kohe do gjendeshin perballe Apokalipsti qe do ti jepte fund botes. Megjithate historianet moderne nuk pranojne qe “Holy Blood, Holy Grail” ka dhene ndonje kontribut historik.

Autore te ndryshem franceze si Frenk MarI (1978), Zhon Lyk Shomėil (1979, 1984, 1992) dhe Pier Zharnak (1985, 1988), ndryshe nga Baigent, Lincoln e Leigh, se kane marre kurre seriozisht Pierre Plantard dhe Paresine e Sionit duke shtuar se behej fjale vetem pėr nje mashtrim te bazuar ne fakte te paqena.

Ne 1989, Pierre Plantard u perpoq te ruante reputacionin e tij duke perhapur zera se ne te vertete Paresia e Sion-it ishte themeluar ne 1681 ne Ren Lė Shato (Rennes-le-Chateau).

Ne shtator te 1993, Plantar deklaroi se Rozhe Patris PelA (Roger-Patrice Pelat) kishte qene nje nga mjeshtrat e medhenj te Paresise.

Pelat ishte mik i Presidentit francez te asaj kohe Franēois Mitterrand dhe ishte ne qender te nje skadali qe perfshinte dhe kryeministrin francez ne ate kohe Pier BeregovuA (Pierre Bérégovoy). Nje gjykate franceze urdheroi qe shtepia e Plantard te kontrollohej. Gjate kontrollit u gjeten dokumente te rreme sipas te cilave Plantar ishe Mbret i Frances.

Gjate deshmise se tij ne gjykate Plantar pranoi se kishte shpikur gjithcka dhe se PelA nuk kishte asnje lidhje me Paresine e Sion-it ne perfundim te gjykimit te ceshtjes Plantar nuk u ndeshkua por mori urdher qe te mos vazhdonte promovimin e Paresise se Sion-it. Megjithse kundra deshires e tij ai e zbatoi kete vendim deri sa vdiq me 3 shkurt te vitit 2000.

MOTO

Et in Arcadia ego... Sipas disa dokumenatave te 1964 latine thuhet se kjo fjali ėshtė motoja e familjes Plantard dhe e Paresise se Sion-it. Perkthimi i saj ėshtė “Dhe une ne Arkadi”.

Kjo fjali ėshtė e njohur pasi i perket piktures se famshme, “Barinjte e Arkadi-se” te piktorit te njohur francez Pusė. Shume specialiste mendojne se mungon nje fjale pėr te plotesuar kuptimin e fjalise megjithse ne pikture nuk ka asgje dhe gramtika latinishtes nuk imponon nje rregull te tille.

Hipotezat me te shumta janė ngritur mbi fjalen “Sum” qe ne latinisht do te thote “jam”. Nese kjo hipoteze ėshtė e vertete atehere fjalia e sakte do te ishte “Dhe une ne Arkadi jam”.

Nje tjeter version mund te jete teoria e Ricard Endrjus dhe Pol Shelenberger te cilet mendojne se “Et in Arcadia ego sum” ėshtė nje anagramė e “Arcam Dei Tango Iesu”, qe perkthehet “Une prek kemben e Zotit”– Jezłs-it". Sipas historise zyrtare te piktures thuhes se behet fjale pėr varrin e Jezusit... por nuk mund te thuhet me saktesi nese kjo dyshe ka te drejte ose jo !

Kinich-Ahau

Admin

1162


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Dinastia Merovigjane, Paresia e Sionit dhe Heshta e Longinusit

Mesazh  athanas prej 12.04.10 16:31

Paresia e Sionit (e quajtur gjithashtu Prieure de Sion) thuhet se eshte "shoqeria e shoqerive te fshehta". Bejxhent, Li dhe Linkoln, autoret e nje libri fort te levduar me titull Gjaku i Shenjte, Kupa e Shenjte, shkruan se vellazeria e Parise se Sionit eshte ruajtur per dy mijevjecare. Mbrojtja e ketij sekreti thone se sigurohet nga prejardhja mbreterore e dinastise Merovigjane te Frances, dinasti e cila mburret per faktin se ishte trashgimtarja e vertete e Jezuit. Ky pretendim qe te le pa mend mbeshtetet mbi faktin se Jezui dhe Maria Magdalena ishin te martuar dhe paten femije, dhe nga kjo lidhje gjaku do te ngrihet nje dite prej ditesh dhe do te shfaqet nje njeri qe do te behet sundimtar i mbare planetit.

Kupa e Shenjte

Te lidhura me kete legjende te papermendur ne Shkrimet e Shenjta, madje edhe qe ngre krye kunder Zotit, jane edhe rrefenja e Kupes se Shenjte dhe ajo e heshtes se Longinusit. Disa predikojne qe, teksa gjaku i Jezuit i rreghte nga trupi mbi Kryq, ai u mblodh ne Kupen Shenjte. Eshte mister fakti qe kjo do ta bente Kupen e Shenjte, nese ajo ekziston, magjike dhe te afte per te kryer mrekulli te medha.
Nje variant i kesaj historie eshte ai qe deshmon se Kupa e Shenjte eshte ena me te cilen po pinte Jezui ne Darken e Fundit, e cila serish do te interpretohej si nje kupe, e cilla ishte nje hajmali magjike.

Heshta e Longinusit

Heshta e Longinusit eshte nje tjeter legjende qe ka lidhjeme Paresine e Sionit. Ajo mbeshtet idene se nje ceruntion (komandant i nje njesie ushtarake prej njeqind trupash) romak, i quajtur Longinus ishte nje nga ata qe nguli heshten e tij ne brinje te Jezuit gjate kryqezimit. Pretendohet se, pasi ka rene mbi te pak nga gjaku iJezuit, si pasoje e kesaj ka ndodhur nje mrekulli. Ne kete menyre, u krijua nje hajmali magjike: Heshta e Longinusit.
Gjate rrjedhes se historise, tirane te ligj, nder te cilet perfshihen edhe Napoleoni me Hitlerin, kane synuar ta shtine ne dore kete Heshte,duke besuar se ajo eshte Heshta e Fatit dhe se kushdo qe e ka ne zoterim do te kete fuqine per te sunduar boten.
Uilliam Kuper e ka permendur disa here Heshten e Fatit ne librin e tij me titull Shquaj nje Kale te Dobet, si dhe ne zbulesat qe bente te ditura ne programin e tij ne radion kombetare. Kjo gje i zemeroi aq shume njerezit e elites saqe ata pajtuan nje njeri per ta vrare. Kuperi u vra nga nje ekip policor i perbere nga forca federale dhe vendore, te cilat i zune prite ne kohen kur ai ndaloi qetesisht kamioncinen e tij pas nje shenje ndalimi gjate udhes se kthimit nga nje dyqan ushqimoreje ne shtepi. Ne librin e tij, ai foli per menyren se sa vend jetik ze Heshta e Fatit ne makinacionet qe pergatisin Mendjedriturit:

Sipas anetareve te bashkesise se intelegjences, ne kohen kur Rendi i Ri Boteror behet i qendrueshem, do te nxirren relikat, do te bashkohen me Heshten e Fatit dhe, sipas legjendes, do t'i japin sundimtarit te botes pushtet absolut... Edhe nje here po ju kujtoj se nuk perben asnje grime ndryshimi ne ate cfare besoni ju. Nese ata (Mendjedriturit) besojne, edhe ju do te ndikoheni.
avatar
athanas

3


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mjeshtrit e pretenduar te Paresise se Sionit

Mesazh  john abraham prej 27.04.11 12:05

Ne Dossiers secrets personat e meposhtem jane te renditur si mjeshter te medhenj te Paresise se Sionit, ose si quheshin ata ne te vertete "Nautonnir", nje fjale e vjeter frange qe do te thote "Lundertar" ose "Timonier".

1.Jean de Gisors (1188–1220)
2.Marie de Saint-Clair (1220–1266)
3.Guillaume de Gisors (1266–1307)
4.Edouard de Bar (1307–1336)
5.Jeanne de Bar (1336–1351)
6.Jean de Saint-Clair (1351–1366)
7.Blanche d'Evreux (1366–1398)
8.Nicolas Flamel (1398–1418)
9.René d'Anjou (1418–1480)
10.Iolande de Bar (1480–1483)
11.Sandro Filipepi (1483–1510)
12.Léonard de Vinci (1510–1519)
13.Connétable de Bourbon (1519–1527)
14.Ferdinand de Gonzague (1527–1575)
15.Louis de Nevers (1575–1595)
16.Robert Fludd (1595–1637)
17.J. Valentin Andrea (1637–1654)
18.Robert Boyle (1654–1691)
19.Isaac Newton (1691–1727)
20.Charles Radclyffe (1727–1746)
21.Charles de Lorraine (1746–1780)
22.Maximilian de Lorraine (1780–1801)
23.Charles Nodier (1801–1844)
24.Victor Hugo (1844–1885)
25.Claude Debussy (1885–1918)
26.Jean Cocteau (1918–1963)

Kjo liste permban emra te cilet priteshin tu gjendeshin ne kete liste; njerez te okultit dhe te ezoterikes.
Por lista perfshin edhe njerez qe jashte c'do lloj llogjike nuk mund ti shohim ne nje rol drejtues ne shoqeri sekrete.

Por nga ana tjeter nese dikush do te donte te sajonte nje "rrace" nuk do te kishte kuptim te perfshiheshin ne liste aristokrate te panjohur ose te harruar prej shume kohesh.
Pershembull nuk do te kishte kuptim te perfshihej Charles de Lorraine, feldmareshal austriak ne shekullin e tetembedhjete, kunati i perandoreshes Maria Tereza, i cili u tregua fare i pa aftene ne fushen e betejes dhe u mund luftim pas luftimi nga Frederiku i Madh i Prusise.

Ne te vertete ne kete liste shihen qe mjeshtrit e medhenj te pretenduar, kane lidhje gjaku midis tyre, ose, nga ana tjeter shohim qe nje pjese, jane te lidhur me okultin dhe ezoteriken....dhe disa jane mjeshter te vertete te alkimise si pershembull; Nicolas Flamel me i famshmi dhe me i dekumentuari i alkimisteve mesjetare.

Por nga ana tjeter lista permban emra qe jashte cdo lloj llogjike, mund ti vesh ne drejtim te nje shoqerie sekrete.
Ne baze te disa parimeve trashgimnore, eshte e mundur qe Edouard de Bar te jete zgjedhur mjeshter i madh ne moshen pese vjecare, apo René d'Anjou ne moshen tetevjecare..
Por ndoshta edhe vete keta persona nuk e dinin se cfare posti mbanin!
Ndoshta ne njefare menyre titulli Lundertar i jepej dikujt me lidhje gjaku, dhe ne te njejten menyre dikujt qe mund te udhehiqte kete organizate, ne baze te okultit dhe ezoterikes.

Nje gje eshte e sigurte, Paresia e Sionit eshte duke ruajtur disa gjeanologji, ku disa mjeshter te medhenj jane pjese e atyre gjeanologjive.
Pershembull, Jean de Gisors shfaqet ne gjeanologjite e nderlikuara qe gjendeshin ne dokumentat e Paresise se Sionit.

avatar
john abraham

265


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Paresia e Sionit

Mesazh  yasmin prej 27.04.11 12:19

Njerez te Medhenj, qe i dhane shume njerezimit, dhe pikerisht ketij njerezimi mosmirenjohes!
avatar
yasmin

260


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mjeshter i madh dhe "profet": Isak Njuton!

Mesazh  john abraham prej 27.04.11 14:39

Nė vitin 1704, Isak Njuton e interpretonte shprehjen: "Pas njė farė kohe, kohėt dhe gjysma e kohės", si njė tregues i 1260 viteve qė duhet tė kalojnė pėrmes themelimit tė perandorisė sė shenjtė romake tė Karlit tė Madh nė vitet 800 pas Krishtit dhe fundit tė botės nė vitin 2060.

Ndersa edhe sipas kalendarit Maja fundi nuk do te jete ne 2012, por do te shtyhet edhe te pakten 50 vjet.

Pra ne nje fare menyre parashiki i Njuton, eshte i njejte me parashikimin maja!
A do te jete fundi i botes ne 2060, apo do te jete fundi i dickaje tjeter?
Kesaj pergjigje nuk mund ti pergjigjet askush, por nje gje eshte e sigurte Njuton eshte nje pretendent fantastik, per te qene mjeshter i madh ne organizaten me te "forte" konspirative.

Isak Njuton ishte matematikan, fizikan, filozof, alkimist dhe interpretues i shkrimeve tė shenjta dhe konsiderohej si trashėgimtar i profetėve biblikė. Por, mbi tė gjitha, ishte njė kėrkues universal me njė kuriozitet tė pashuar. Ai kuriozitet e shtyu tė hetonte me tė njėjtėn fuqi dhe angazhim mbi sekretet e kozmosit dhe pėrmasat e sakta tė Tempullit tė Shenjtė tė Jerusalemit.

Por per c'fare i duheshin atij permasat e sakta te Tempullit te Solomonit?
Normalisht, dikush mund te thote qe i duheshin thjesht per studim, por edhe per arsye te tjera.
Koleksioni i dorėshkrimeve tė Njutonit, tė ashtuquajtura joshkencore, u nxor nė ankand nga trashėgimtarėt e shkencėtarit nė vitin 1936.
Sot jane ne dore te Biblotekes kombetare hebraike te Jeruzalemit dhe ka vendosur ti beje publike.
Aty u gjeten edhe shenime mbi permasat e Tempullit.

Nje gje eshte e sigurte; Njuton punoi per ate qe ne te vertete i sherbente, dhe ndoshta formulat e tij sot mund te perdoren per te ndertuar Tempullin hebre, por nga ana tjeter eshte edhe problemi i Xhamise Al-aksa qe gjendet ne vendin ku duhet te ndertohet tempulli.

Paresia e Sionit qe nga koha e Templareve, po mundohej te bashkonte pjese qe mungonin, dhe germimet nen tempull te kryera nga Templaret ndihmuan per kete.
Per te deshifruar dokumenta te gjetura poshte tempullit angazhuan shume njerez; ne fillim shen Bernardi, dhe mesa duket edhe Ser Isak Njuton.
Nuk duhet te ngutemi ne ate qe mund te vije dikush dhe te na e shpjegoje figuren e Njutonit si besimtar, sepse edhe pse shpesh thoshte qe besonte ne nje krijues te universit, nuk ishte aspak i lidhur me ligjet fetare, nuk ishte aspak nje besimtar, do te thoja ortodoks.

avatar
john abraham

265


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Paresia e Sionit

Mesazh  yasmin prej 27.04.11 14:56

E di ku qendron problemi yt me i madh john; qe lexon shume e shkruan shume por perfundimi eshte Asgje!!! Thjesht hipoteza te tuat, dhe me e keqja eshte se do ta lidhesh cdo ngjarje, cdo te dhene, cdo fakt me hebrejte! Po flet kot, dhe me vjen keq qe po ta them. Nuk mund te gjykosh ti ne kete menyre sikur te kishe zbuluar sekretet e gjithe njerezimit, lexon ca libra dhe me pas i fut edhe nje filozofi fetare dhe me kete pretendon se zbulove Misterin e Madh, kur ne fakt je kaq larg Tij.

Se dyti, merr kompetence te gjykosh Isak Njutonin, dhe te flasesh per fundin e Botes, pse nuk flet me mire se si mund ta bejme kete Bote me te mire sa nuk e ka marre lumi i zullumit???
Sa per Njutonin john, e di ku qendron faji i tij; se ju dha dije qe t'u hape pakez syte e mendjes, por ju peshtyni mbi kete Dije! Pastaj keni guximin dhe kompetencen te kerkoni llogari "pse na mbajne dije te fsheta", kur edhe keto dije qe ju kane dhene, mire qe nuk theni koken t'i mesoni, por edhe i perbuzni!

P.S: Ke degjuar ti, apo lexuar ndonjehere mbi manipulim faktesh??? Them se jo! kete manipulimin e fakteve, une jo vetem e kam me te lexuar e te degjuar, por me shume edhe me te provuar! jo per gje, por si shume pretendon ti se po flet me fakte dhe se je deshmues!
avatar
yasmin

260


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Paresia e Sionit

Mesazh  john abraham prej 27.04.11 15:17

Pershendetje Yasmine?

Une mund edhe te gaboj (c'do njeri eshte gabimtar, me i miri eshte ai qe pendohet) edhe mund te pendohem edhe te kerkoj falje, por ama me duhen prova per te bere kete.

Ne rradhe te dyte, une mund te sjell asgje, por nese kjo asgjeja juve ju ben pershtypje sa te shkruani dicka, atehere i bie qe asgjeja qe solla une eshte dicka per ju.

Une nuk kam asgje kundra hebrejve, por kundra sionisteve, dhe besoj se kete e dini.

Une nuk kam kopetenca per te gjykuar Njutonin sepse nuk kam kopetenca per te gjykuar as veten, por nese une shkruaj nje te vertete mbi kete njeri nuk eshte gjykim besoj!
Kjo bote behet e mire pas si te dalim te gjithe hapur dhe te themi: "ky jam une", por jo duke u fshehur pas organizatave te fshehta.

Manipulim faktesh? Po, kam degjuar, dhe nese ju me quani aq te afte sa te manipuloj fakte, atehere kemi nje gogja problem. Bujrum hiqma masken.
avatar
john abraham

265


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Paresia e Sionit

Mesazh  yasmin prej 27.04.11 16:19

Si nuk ke kuptuar asgje nga ajo qe te shkruajta!!! Te kam vleresuar dhe dalluar nga te tjeret ne kete forum, dhe nuk prisja nje koment apo me mire nje replike kaq foshnjarake nga ana jote.

Dhe dicka te fundit; gjeja me mend qe mund te kene bere keta njerez te medhenj, nder shume te tjera, eshte pikerisht fshehtesia, qe perkthehet ndryshe : MATURIA!

P.S: Po ta jap nje porosi qe te vjen nga Kur'ani john, meqe i referohesh shume, por si duket kjo nuk te ka rene ne sy akoma: "mos jini mosmirenjohes, sepse Zoti nuk i do mosmirenjohesit"
avatar
yasmin

260


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Paresia e Sionit

Mesazh  john abraham prej 27.04.11 20:01

Yasmin, komenti mesiper nuk ishte nje replike por nje sqarim.....

Une po them ato gjera qe jane pranuar tani nga historia, nese jo, atehere ma thuaj c'fare kam shtuar.
Une nuk jam ne sherbim te askujt, prandaj edhe nese gaboj ketu luhet vetem "reputacioni" im dhe i askujt tjeter.

Pra nuk me ngelet gje tjeter per te sqaruar!

Fsheftesia pergjithmone eshte komplot dhe burracakeri.

(P.s: Mirnjohja dhe falenderimi i takon vetem Allahut!)
avatar
john abraham

265


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Paresia e Sionit

Mesazh  yasmin prej 27.04.11 20:20

Pash Perendine john c'a jane keto qe thua; kur te akuzova une ty qe ti je ne sherbim te dikujt dhe po perdoresh? Kur them qe ka manipulim faktesh dhe historie, nuk te akuzoj ty mor djale, por une te them qe mos i merr menjehere te mireqena , se mund te arrish ne perfundime te gabuara. Nuk ta thashe me te keq, por nuk me pelqen menyra jote absolutiste ne te shprehur dhe te gjykuar.

Nje here, tek tema mbi Templaret kam perdorur nje thenie te Hegelit (eshte nder te preferuarit e mi, njeri gjigand) ai ka thene keshtu "Historia eshte nje grumbull genjeshtrash qe ne biem dakort per t'i besuar"
Prit se je heret dhe do shohesh cfare te rejash kane per te dalur, te verteta qe do trondisin boten, se e verteta po nuk doli ne shesh nuk ka hall as derman.

Tjeter, ne lidhje me ato faktet e tua, ja po ta permendi nje shprehje te vete Henry Lincoln, ne lidhej me vete punen e tij tek "Gjaku i Shenjte, Grali i Shenjte" : asnje dokument i gjetur nuk mund te provoje te verteten absolute, ekzistenca e nje dokumenti nuk verteton domosdoshmerisht vertetesine e tij, as vete e gjithe puna ime.

P.S: Si mund t'i jesh mirenjohes Zotit kur nuk je mirenjohes ndaj krijesave te Tij? Kur nuk e ben nje gje kaq te thjeshte ndaj nje njeriu si mund te ngritesh ti afer Zotit tend dhe ta falenderosh? Akoma nuk e ke kuptuar o john qe jemi te gjithe nga i njejti Burim; ti, une, masonet, te krishteret, muslimanet etj etj....

Me duket se po i flas murit....Te pakten, prej Teje prisja te ishe mendjehapur dhe tolerant, por edhe ti me zhgenjeve...
avatar
yasmin

260


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Paresia e Sionit

Mesazh  john abraham prej 27.04.11 20:30

Yasmin, kur permende njerin nga autoret e librit "grali i shejte" me beso se ndjeva nje kenaqesi dhe shpresoj ta kesh lexuar.
Libri eshte deri diku i bazuar mire (shume mire madje), por e verteta e fakteve te cila jane mbledhur, lene nje hapesire boshe...Pse?
Nuk ka nje zingjir transmetimi per hipotezen e tyre, por nuk do te merremi tani me kete...

Yasmin e di shume mire qe nuk me akuzoni per ndonje gje, por e thashe kete per te treguar, se e kam fare te lehte per ta pranuar qe e kam gabim.

(P.S: Jemi te gjithe nga i njejti "burim", por une zgjodha te pi ne nje burim me te paster.)
avatar
john abraham

265


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Paresia e Sionit

Mesazh  helio prej 30.04.11 16:25

pse ne cdo forum eshte kaq domosdoshmeri qe te flitet per templaret,sionistet, masonistet etj!? me dhjetra e dhjetra tema rreth termit' mason'. thua eshte hapur kutia e pandores dhe tani te presim,te bejme sehir se cdo ndodhi. le te me thote dikush per 'kodi i da vincit' pasi ai mbahet si maja me e larte e teorise konspirative. sigurisht qe une nuk kam ndermend te them te mos shkruhet per keto tema por.....le te perpiqemi te bejme pak opnence per keto ceshtje dhe te shohim se c'do mbetet
avatar
helio

26


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Paresia e Sionit

Mesazh  yasmin prej 30.04.11 17:02

helio shkruajti:pse ne cdo forum eshte kaq domosdoshmeri qe te flitet per templaret,sionistet, masonistet etj!? me dhjetra e dhjetra tema rreth termit' mason'.

Nje Urtesi e popullit tone thote: "Vetem pema qe ka kokrra gjuhet (sulmohet)" ose kete tjetren "Vetem karramelja mbahet ne goje"

Une, Masonet nuk i kam degjuar dhe as lexuar, duke folur dhe sulmuar fete, sektet, rrymat etj etj, perkundrazi keta te fundit i kam degjuar e lexuar duke sulmuar Masonet"
avatar
yasmin

260


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Paresia e Sionit

Mesazh  john abraham prej 30.04.11 21:21

helio shkruajti:pse ne cdo forum eshte kaq domosdoshmeri qe te flitet per templaret,sionistet, masonistet etj!? me dhjetra e dhjetra tema rreth termit' mason'. thua eshte hapur kutia e pandores dhe tani te presim,te bejme sehir se cdo ndodhi. le te me thote dikush per 'kodi i da vincit' pasi ai mbahet si maja me e larte e teorise konspirative. sigurisht qe une nuk kam ndermend te them te mos shkruhet per keto tema por.....le te perpiqemi te bejme pak opnence per keto ceshtje dhe te shohim se c'do mbetet

Flitet per ta, sepse disa i kan hapur syte dhe disa te tjere u jane mbyllur me keq...
Kodi i Davicit, eshte nje liber qe nje mendje e shendoshe e kupton qe eshte nje fallsiture historike, edhe pse eshte bazuar ne nje liber qe mund te thuhet se pat tre autore te mire, por, jo nje lidhje te mirefillte historike.
Te pershendes!
avatar
john abraham

265


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Paresia e Sionit

Mesazh  john abraham prej 30.04.11 21:31

yasmin shkruajti:Une, Masonet nuk i kam degjuar dhe as lexuar, duke folur dhe sulmuar fete, sektet, rrymat etj etj, perkundrazi keta te fundit i kam degjuar e lexuar duke sulmuar Masonet"
Te lutem Yasmin, a e din se cfare po thua....kush eshte quajtur "shpirti antifetar"?
Kush eshte munduar ta shkaterroje fene me themel?
Kush e dha kete krishterim qe kemi sot?
Kush u be shkak per luften e eger; Katolik vs protestant (lufte me arme)?
Kush fshihet pas 11 shtatorit, dhe pse po vuajne myslimanet per ate dite?
Pse u vrane me mira civile ne palestine, kush fshihet pas kesaj?
Kush fshihet pas mashtrimit; paresia e sionit po ruan gralin? Mos me thuaj tre autoret e librit Gjaku i shejte-grali i shejte, sepse kjo ka pas dalur shume kohe me pare.
etj, etj, nje liste e pafundme...
avatar
john abraham

265


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Paresia e Sionit

Mesazh  yasmin prej 30.04.11 22:21

john abraham shkruajti:
yasmin shkruajti:Une, Masonet nuk i kam degjuar dhe as lexuar, duke folur dhe sulmuar fete, sektet, rrymat etj etj, perkundrazi keta te fundit i kam degjuar e lexuar duke sulmuar Masonet"
Te lutem Yasmin, a e din se cfare po thua....

Je ti ai qe nuk di se cfare thua, je nje ekstremist qe flet me absolutizma, qe vjen e perkeqesohesh dita dites. Sikur mos ta kisha studiuar vete Islamin por te kisha lexuar keto cfare shkruan ti, tani do e kisha urryer si fe. Njerezit jane te lodhur nga keto propaganda fetare dhe sulme ndaj masoneve. Ju vetem mbillni urrejtje, keni vetem hipoteza me sulme, pa asnje prove konkrete, ndersa masonet as qe flasin kurre me urrejtje. Gjithe njerezit me te mencur qe ka pasur ky njerezim, perfshi edhe figura shume te njohura Shqiptare, edhe vete Skenderbeu Heroi yne kombetar, kane qene pjestare te urdherave sekrete, ndersa ju keni vetem sulme dhe fjale boshe, fjale fjale fjale si grate e keqia. Ti ke mesuar ne shkolle shkencen, letersine nga figura te larta masone, dhe ti hedhe vrer mbi ta, je shembulli i misheruar i mosmirenjohjes. Shko me mire ne Arabi, se ndoshta te degjojne ata vellezerit tu arabe. Mendova se mos ishe kthyer me mend te reja, por ti vertete po keqesohesh dita dites.
avatar
yasmin

260


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Paresia e Sionit

Mesazh  john abraham prej 30.04.11 22:40

Yasmin, jeni ju qe po thoni qe Gjergj Kastrioti ka qene mason, dhe per kete bini dakort me disa vellezer te mi ne besim, ndersa une them qe Skenderbeu ka qene dhe do te mbetetet gjithmone nje hero shqiptar qe une e dua shume.....sa per figurat e tjera, ju e dini tashme qe nuk i kam lexuar........
Nuk jam nje ekstremist (te pakten jo i atij lloji qe thoni ju), por deri me tani kam folur me fakte, kundershtoi moj vajze, por jo ne ajer..
Une e di se po perkeqsohem, e di qe jam i lodhur, por mos hajde te me thuash: Sikur mos ta kisha studiuar vete Islamin......
Nese une jam pak me i "rrepte' ne te shprehur eshte pikerisht per shkak te asaj qe shkruhet ne kete forum; magji, rituale, masone, etj.
Dhe eshte pikerisht ky shkaku qe jam rikthyer,, por nuk po gjej kohen e mjaftueshme te mbaroj ate qe kam nisur.
Nje gje eshte e sigurte; po gjykoni gabim, dhe gjykimi juaj per mua ka vlere...te pershendes.
(P.s- Po pres akoma te me thuash; cfare po ruan Paresia e Sionit?)
avatar
john abraham

265


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Paresia e Sionit

Mesazh  Zattoo prej 08.05.11 1:12

Paresia e Sionit



Per here te pare nje doreshkrim qe flet per Paresine e Sionit eshte gjetur ne vitin 1864 ne France ku flitet per nje shoqeri sekrete qe kontrollon ekonomikisht dhe politikisht te gjithe rruzullin pasi rreth saj jane mbledhur me mijera intelektuale nga me te njohurit ne shkencat e kohes.

Eumlshte me e permendura nder teorite e konspiracionit. Paresia e Sionit ose sic quhet ndryshe Te vjetrit e Sionit jane perfshire pothuajse ne te gjitha teorite e konspiracionit duke u bere shoqata me e njohur ne mbare boten se bashku me Grupin e Bildenbergut per sa i perket influences se shoqerive te caktuara ne percaktimin e fatit te mbare botes.

Ata kontrollojne boten ndash shkruhet ne te gjitha sajtet e internetit kur flitet per Paresine e Sionit. Sioni ne fakt eshte nje mal shume afer Jeruzalemit ku mendohet te kete filluar edhe grupi.

Te paret e Sionit pra pleqte e mocem izraelite te Jeruzalemit u mblodhen per here te pare sipas teorise se konspiracionit ne vitin 400 e me pas krijuan shoqerine e tyre me qellim per te sunduar ekonomikisht dhe politikisht boten.

Per here te pare nje doreshkrim qe flet per Paresine e Sionit eshte gjetur ne vitin 1864 ne France ku flitet per nje shoqeri sekrete qe kontrollon ekonomikisht dhe politikisht te gjithe rruzullin pasi rreth saj jane mbledhur me mijera intelektuale nga me te njohurit ne shkencat e kohes.

I pari perflitet te kete qene mjeshtri i madh i Paresise se Sionit Zhan de Gisors ne fund te shekullit te 12-te dhe ne fillim te shekullit te trembedhjete. Zhan Gisors ka qene lordi i Normandise pergjate jetes se tij dhe nje nga personat me me shume influence si ne Angli edhe ne France.

Duhet theksuar se gjate jetes se tij Normandia ka qene e pushtuar si nga Franca edhe nga Anglia por te dyja keto mbreteri i jepnin Gisorsit vazhdimisht titullin lord duke mos i hequr asnje nga perfitimet e statusit te tij.

Vec Gisorsit edhe shume personalitete te njohura te shkences dhe te artit mendohet te kene qene anetare te Paresise se Sionit ndermjet te cileve Leonardo da Vinci Sandro Boticeli dhe Viktor Hygo.

Udheheqesit

Udheheqesit e Paresise se Sionit njihen me emrin Mjeshter i Madh emer ky i permendur per here te pare nga ai qe pretendoi te ishte mjeshtri i fundit i madh Plantard cka u vertetua e pavertete. Por megjithese Plantard u vertetua se nuk ka pasur asnje lidhje me Paresine e Sionit e ne pergjithesi me asnje shoqate sekrete deri me sot nuk eshte vertetuar asnjehere mosekzistenca e kesaj shoqate duke terhequr te gjithe njerezit drejt misticizmit qe ajo ofron.

Nder udheheqesit me te njohur nuk mungonin as Hygoi e as Da Vinci te dy keta artiste te periudhave te ndryshme por me nje tipar te njejte.

Te dy kane qene kunder udheheqjes politike dhe kishtare ne vendet e tyre ne periudhat kur jetuan por te dy arriten jo vetem te mbijetonin e te mos arrinin ne gijotine per shkak te mosbindjes ndaj perfaqesuesve te Zotit ne toke por arriten te perfitonin ekonomikisht dhe politikisht nga udheheqja politike e fetare qe sundonte Evropen.

Me kete menyre ata qe kane studiuar teorine e konspiracionit ne fjale kane arritur ne perfundimin se keta persona sikurse edhe te gjithe te tjeret qe mendohet se jane Mjeshter te Medhenj te Paresise se Sionit kane pasur interesa ekonomike dhe politike ne vendet e tyre cka i lejonte te shpreheshin kunder vullnetit te Zotit sic konsideroheshin prifterinjte dhe mbreterit pa pasur rrezikun e jetes.

Rasti me tipik eshte i atij qe njihet si Mjeshteri i pare i Madh Zhan Gisors i cili ne kohen kur Franca dhe Anglia ishte ne lufte per Normandine ai arriti te bindte mbreterit e te dyja vendeve qe te mbante ofiqet qe kishte.

Ne kete menyre ai mbeti lordi i plotfuqishem per te dy kundershtaret duke treguar se ofroi shume te te dy mbreterit cka sipas historianeve tregon nje rast te vecante ne historine e marredhenieve ndermjet paleve nderluftuese.

Dosjet sekrete

Ne Biblioteken Kombetare te Parisit jane nje sere dokumentesh te cilat flasin per ceshtjen e Paresise se Sionit nder te cilat edhe dosjet sekrete te Henri Labinose. Ne vitet 1960 pretendenti si Mjeshter i Madh i Paresise se Sionit Plantard ne baze te se cilave u shkruan nje sere librash si edhe u publikuan nje numer i konsiderueshem dokumentaresh.

Sekretet e Henri Labinose jane nje grupim dokumentesh qe u bene baze e dy dokumentareve te suksesshem te BBC-se te librit Holy Blood Holy Grail dhe te librit te famshem tashme te Den Broun Kodi i Da Vincit.

Ky koleksion permban gjenealogjine e familjes mbreterore franceze te Merovingeve e cila sipas kesaj teorie eshte pasardhese e drejtperdrejte e Jezu Krishtit sic pasqyrohet edhe ne librin e Dan Brounit.

Per me shume aty gjenden te listuar edhe te gjithe mjeshtrit e medhenj te Paresise se Sionit qe prej fundit te viteve 1100 ku nder emrat me te famshem jane Isak Njutoni Leonardo da Vinci Viktor Hygoi dhe Sandro Boticeli.

Keto dosje kane qene ne qender te vemendjes se njerezve ne mbare boten dhe dokumentaret apo librat qe u botuan ne baze te ketyre doreshkrimeve kane njohur sukses shume te madh.

Per kete arsye shume njerez vazhdojne te mendojne se Paresia e Sionit vazhdon te ekzistoje rregullisht megjithese dicka e tille nuk mund te vertetohet me dokumente historike.

Vertetimi i teorise se konspiracionit

Plantardi pretendenti per te qene Mjeshtri i fundit i Madh pasi nuk ia arriti ne menyren e ligjshme sic thote filloi te sajonte trillime per ekzistencen e Paresise se Sionit me ate ne krye cka u vertetua me vone se qe thjesht nje krijese e fantazise se tij.

Mirepo ai nuk arriti te fshihte poshte ketyre trillimeve dokumente te shekullit te nentembedhjete qe tregojne per menyren e funksionimit te Paresise se Sionit. Ne nje doreshkrim te vitit 1864 shkruhet per nje shoqeri sekrete qe e kishte qendren ne France pasi kishte kaluar rreth gjashte qendra te tjera.

Ne kete shoqate mund te aderonin vetem njerezit me te njohur te kohes dhe kjo me mik pra duhet qe dikush prej anetareve ekzistente te jepte garanci per tu pranuar ne Paresine e Sionit.

Shoqata si qender te pare ka pasur Jeruzalemin ku kryepleqte e kohes mblidheshin per te biseduar per mbreterine qe po shuhej te Izraelit me pas ajo u transferua ne Evrope se bashku me mergimin e izraeliteve dhe u perhap ne cdo cep te kontinentit te vjeter.

Roma Firencja dhe Anglia njihen si qendra te Paresise se Sionit perpara se ajo te kalonte ne France.

Kundershtimet

Gjithsesi shumica e historianeve dhe studiuesve mendojne se Paresia e Sionit eshte nje grupim qe nuk ka ekzistuar kurre por eshte krijuar nga fantazia e disa njerezve per te arsyetuar influencat ekonomike qe disa njerez kane ne bote.

Historianet dhe studiuesit mendojne se keto influenca jane individuale qe i kane njerezit me pushtet dhe nuk jane te grupuara ne nje strukture te vetme sic eshte Paresia e Sionit.

Ne castin qe Plantard u vertetua qe thoshte genjeshtra dhe kishte trilluar gjysmen e teorise se Paresise se Sionit shume prej historianeve vrapuan te thoshin se nuk ka ekzistuar kurre nje organizate e tille mirepo kjo u hodh poshte nga Plantardi i cili theksoi se ai i kishte shpikur historite e shekullit te njezete sepse nuk arriti te behej Mjeshter i Madh pasi nuk u pranua nga paraardhesi i tij.

Et in Arcadia ego...

Piktura e famshme Et in Arcadia Ego qe do te thote Une jam edhe ne Arkadi eshte mbajtur shume here ne qender te vemendjes se teoricieneve konspirative te cilet theksojne se ajo fsheh nje mesazh per pasardhesit dhe anetaret e Paresise se Sionit. Problemi nuk qendron ne pikturen ne vetvete por ne emrin e saj.

Ne latinisht eshte e detyrueshme te perdoret folja cka do te thote se titulli i piktures do te duhet te ishte Et sum un Arcadia Ego por dicka e tille nuk dallohet ne titullin e piktures.

Ne kete menyre teorite e konspiracionit e kane shnderruar ne anagrame kete shprehje dhe pas kalkulimeve kane arritur ne perfundimin se ajo eshte anagrame e shprehjes I Tego Arcana Dei qe do te thote Une mbaj te fshehtat e Zotit.

Kjo eshte edhe parulla qe mendohet se eshte zyrtare ne Paresine e Sionit ndaj piktura Et in Arcadia Ego mbahet gjithnje si simboli i paresise.

Mjeshtrit e Medhenj te Paresise se Sionit


Zhan de Gisors 1188-1220

Mari de Sen-Kler 1220-1266

Guilliem de Gisors 1266-1307

Eduard de Bar 1307-1336

Zhan de Bar 1336-1351

Zhan de Sen-Kler 1351-1366

Blansh dEvru 1366-1398

Nikolas Flamel 1398-1418

Rene dAnju 1418-1480

Joland de Bar 1480-1483

Alesandro di Mariano Filipepi Sandro Boticeli 1483-1510

Leonardo da Vinci 1510-1519

Contabl de Burbon Karli Duka i Burbonit 1519-1527

Ferdinand de Gonzagu 1527-1575

Lui de Nevers 1575-1595

Robert Flud 1595-1637

Johan Valentin Andrea 1637-1654

Robert Boil 1654-1691

Isak Njuton 1691-1727

Karl Radklif 1727-1746

Princ Sharl Alexander de Lorren 1746-1780

Arkiduka Maksimilian Franci i Austrise 1780-1801

Sharl Nodier 1801-1844

Viktor Hygo 1844-1885

Klod Debusi 1885-1918

Zhan Kokto 1918-1963
avatar
Zattoo

673


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Paresia e Sionit

Mesazh  Monark prej 11.05.11 18:33

1.Jean de Gisors (1188–1220)
2.Marie de Saint-Clair (1220–1266)
3.Guillaume de Gisors (1266–1307)
4.Edouard de Bar (1307–1336)
5.Jeanne de Bar (1336–1351)
6.Jean de Saint-Clair (1351–1366)
7.Blanche d'Evreux (1366–1398)
8.Nicolas Flamel (1398–1418)
9.René d'Anjou (1418–1480)
10.Iolande de Bar (1480–1483)
11.Sandro Filipepi (1483–1510)
12.Léonard de Vinci (1510–1519)
13.Connétable de Bourbon (1519–1527)
14.Ferdinand de Gonzague (1527–1575)
15.Louis de Nevers (1575–1595)
16.Robert Fludd (1595–1637)
17.J. Valentin Andrea (1637–1654)
18.Robert Boyle (1654–1691)
19.Isaac Newton (1691–1727)
20.Charles Radclyffe (1727–1746)
21.Charles de Lorraine (1746–1780)
22.Maximilian de Lorraine (1780–1801)
23.Charles Nodier (1801–1844)
24.Victor Hugo (1844–1885)
25.Claude Debussy (1885–1918)
26.Jean Cocteau (1918–1963)

para vitit 1956 nuk egzistonte paresia e sionit sipas nje dokumentari qe kam par une keshtu thuhej atije nga josh bernstein -ne kerkim te se vertetes .dhe un kesoj po i besoj

pastaj te futesh nje gjeni kaq te madh si leonardo da vinci ketu per shkak te nje foto si mona liza sbesoj se aji ka ruajtur ndonje sekret ;por ai ja la te gjitha botes por shume veta e harruan ate per qindra vjet
avatar
Monark

9


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Paresia e Sionit

Mesazh  Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi