Kompromentimi i Shoqerive Civile

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Kompromentimi i Shoqerive Civile

Mesazh  Jon prej 24.03.10 13:31

Marrėdhėniet inēestuoze tė OJQ-ve me shtete dhe transkombėtare

Shumė programe solidariteti ndėrkombėtar, tė atyre qė ndjekin nga afėr OJQ-tė dhe masmediat, llogarisin mbėshtetjen e organizatave ndėrqeveritare.

Por disa prej kėtyre programeve nuk duket se pėrfaqėsojnė vlerat dhe idealet qė teorikisht mbrojnė

Pėr tė realizuar veprimet e tyre, OJQ-tė humanitare kėrkojnė qė tė joshin donatorėt e mėdhenj, tė cilėt pėrgjithėsisht janė transkombėtaret dhe shtetet. Ky raport favorizon fitimin e drejtuesve dhe politizimin e kauzave tė mėdha.

Pak e nga pak, disa shoqata drejtohen drejt objektivash jo tė lidhura me kauzat qė thonė se mbrojnė.

Julien Teil e analizon kėtė evolucion nėpėrmjet shembujsh tė ndryshėm. Shumė programe solidariteti ndėrkombėtar, tė atyre qė ndjekin nga afėr OJQ-tė dhe masmediat, llogarisin mbėshtetjen e organizatave ndėrqeveritare.

Por disa prej kėtyre programeve nuk duket se pėrfaqėsojnė vlerat dhe idealet qė teorikisht mbrojnė. Njė analizė e shpejtė mundėson qė tė verifikohet nė to shfaqja e disa kufizimeve.

Do tė studiojmė kėtu njė koncept qė ėshtė shfaqur nė vitet '90 dhe njė program solidariteti qė ėshtė duke u pėrpunuar.

Nuk ėshtė objektivi ynė qė tė akuzojmė kėtu aktorėt e ndryshėm tė kėtyre programeve, por tė analizojmė marrėdhėniet qė vendosen menjėherė midis tyre, pėr tė ofruar njė panoramė tė rrugės qė janė duke marrė.

1 pėrqindėshi, Afrika dhe rrjetet e saj

Mė 5 janar tė vitit 1994, gjatė programit televiziv "La marche du Siecle", Charles Pasqua, nė atė kohė ministėr i Brendshėm francez dhe President i Kėshillit tė Pėrgjithshėm tė rajonit Hauts - de - Seine, deklaron: "Franca duhet tė marrė iniciativėn e njė kryqėzate tė vėrtetė nė favor tė zhvillimit.

Dihet se aktualisht, tė gjithė ekspertėt e thonė, nėqoftėse i kushtojmė ndihmės pėr zhvillimin e vendeve tė paindustrializuara, tė pazhvilluar, ekuivalentin e 1 pėrqindėshit tė prodhimit tė pėrgjithshėm bruto tonė, problemi do tė zgjidhet".

Kjo praktikė ėshtė ngulitur edhe nė gjirin e shoqėrisė ekonomike mikste (SEM) Coorporation 92, e themeluar me iniciativėn e vetė Pasqua dhe e drejtuar nga njerėz tė enturazhit tė tij.

Veprimet konkrete tė Cooperation 92 nė Gabon janė realizuar pa u ndėrmjetėsuar procese tė mėparshme gare apo konkursesh publike dhe rezultuan tė jenė shumė tė kushtueshme.

Pa qenė qė tė ekzistonte zyrtarisht asnjė kufizim me tė jashtmin, kreu i shtetit tė Gabonit ofroi shuma ekuivalente me kėto kosto pėr tė financuar aktivitetet politike tė Pasqua dhe tė bashkėpunėtorėve tė tij.

Ėshtė vetėm pas 14 vjetėsh, me 24 tetor tė vitit 2008, qė Kėshilli i Pėrgjithshėm i rajonit francez Hauts - de - Seine voton shkrirjen e shoqėrisė sė Cooperation 92, qė ishte objekt kritikash tė ndryshme prej mė shumė se njė dhjetėvjeēari.

Opozita (Partia Socialiste, tė Gjelbėrit dhe Partia Komuniste) saktėsisht denonconin mungesėn totale tė transparencės sė kėsaj kompanie dhe qante mungesėn e OJQ-ve nė realizimin e projekteve.

Kushtimi i njė pjese tė fondeve tė njė organizmi publik apo tė pėrzier pėr operacione solidariteti ndėrkombėtar tė huaja ndaj vetė vokacionit tė organizmit nė fjalė ėshtė njė formė pėr tė devijuar fonde publike, pėr sa tė mira qė tė jenė operacionet.

Ose mė mirė "pėrbėnte njė devijim tė fondeve", duke qenė se ligji Oudin - Santini, i hyrė nė fuqi mė 27 janar tė vitit 2005, u mundėson komunave, disa stabilimenteve publike tė bashkėpunimit, sindikatave tė pėrziera tė ngarkuara me shėrbimet publike tė ujit tė pijshėm, etj., qė ta destinonin 1 pėrqindėshin e fondeve tė tyre nė aksione solidariteti ndėrkombėtar dhe bashkėpunimi.

Pėr André Santini, ky ligj "ėshtė nga ana e tij njė mėnyrė pėr tė eksportuar modelin francez tė menaxhimit tė ujit, por ėshtė edhe njė instrument pėr pushtimin e tregjeve tė reja pėr grupet franceze".

Ky dispozicion legjislativ ka legalizuar atė qė deri mė atėhere kishte qenė njė praktikė kriminale ekzistuese thelbėsisht nė disa agjenci tė ujit (Seine - Normandie dhe Rhin - Meuse) tashmė tė denoncuara nė vitin 2002 nga Gjykata e Llogarive franceze.

Andrč Santini, autor kryesor i kėtij ligji, zinte postin e zėvendėspresidentit tė Grupit Parlamentar tė Studimeve Lidhur me Problemet e Ujit.

Ky mik i Charles Pasqua zinte edhe postin e zėvendėspresidentit tė Kėshillit tė Pėrgjithshėm tė rajonit francez Hauts-de-Seine, postin e Presidentit tė Sindikatės sė Ujit tė rajonit Ile-de-France (SEDIF), pėrveēse tė jetė President i Komitetit tė Conca Seine-Normandie.

Deri nė vitin 2010, menaxhimi i ujit nė rajonin Ile de France ka qenė nė dorėn e kompanisė sė Pėrgjithshme tė Ujit, e ripagėzuar me emrin Vivendi Environnement dhe mė vonė si Veolia.

Nė gjirin e Komitetit tė Conca Seine - Normandie, pėrgjegjės i menaxhimit tė ujit nė kėtė rajon, zoti Santini ka si ndjekės njė zėvendėspresident, Paul Luois Girardot, qė pėrveē se ėshtė President i Kontrollit tė Veolia Eau, ėshtė edhe zėvendėspresident i Kėshillit Administrativ tė Veolia Environnement.

Nė vitin 2006, Veolia Environnement vuri nė veprim Komitetin e saj tė Pavarur tė Vlerėsimit pėr tė "pasuruar vizionin strategjik tė Veolia Environnement".

Midis anėtarėve tė kėtij Komiteti gjenden Jean Micheal Severino, Drejtor i Pėrgjithshėm i Agjencisė Franceze tė Zhvillimit (AFD) dhe Philippe Leveque, Drejtor i Pėrgjithshėm i OJQ-sė, Care France.

Care France gėzon prerogativa tė formės sė shoqėrimit tė jashtėm tė hyrė nė fuqi nėpėrmjet ligjit Oudin-Santini dhe dokumenti i saj mbi aktivitetet korresponduese tė vitit 2009 tregojnė falėnderimin e tyre ndaj agjencive tė ndryshme tė ujit, ashtu si ndaj Kėshillit tė Pėrgjithshėm tė rajonit Hauts de Seine.

Si pėrfituese e parė e ligjit Santini dhe ortake e parė e Cooperation 92, shoqata SOS Sahel i kushtohet pyllėzimit tė shkretėtirės.

Si pasojė e thatėsirės sė madhe tė viteve 1973-1974, Presidenti i atėhershėm i Senegalit, Leopold Sedar Senghor, ftoi shoqėrinė franceze dhe afrikane pėr tė krijuar njė shoqatė pėr luftėn kundėr urisė. Kėshtu ėshtė shfaqur nė Dakar nė nėntor tė vitit 1976 shoqata SOS Sahel.

OJQ-ja Action Contre le Faim deponon nė favor tė ratifikimit (ligjit Santini) nė shkallė evropiane (qė tė mund tė ndihmojė shumė njerėz qė tė kenė akses ndaj ujit dhe ndaj rishėndoshjes konform me Objektivat e Mijėvjeēarit).

Ky propozim duhet tė ngjallte kritika tė ashpra, duke qenė se bėhet fjalė pėr tė legalizuar nė nivel evropian njė praktikė qė vazhdon tė konsiderohet si krim nė shumė shtete.

Action Contre la Faim ėshtė njė shoqatė ndėrkombėtare e krijuar nė nėntor tė vitit 1979, me emrin Action Internationale Contre la Faim (AICF) dhe ka si kumbarė njė seri intelektualėsh atlantistė si Francoise Giruod, Guy Sorman, Jacques Attali dhe Bernard Henry Levy.

Nė atė kohė objektivi ishte qė tė ushqeheshin nė Pakistan islamistėt afganas qė i shpėtonin Ushtrisė sė Kuqe.

Katėr muaj pas themelimit tė saj, nė shkurt tė vitit 1980, AICF-ja merr pjesė nė njė sukses mediatik: "Marshimin pėr Mbijetesėn". Duke iu pėrgjigjur thirrjes sė Mjekėve Pa Kufi, njė grup yjesh ndjek njė karvan ndihmash humanitare qė do tė arrestohen teksa kėrkojmė tė kalojnė kufirin me Kamboxhian.

Prodhohen atėhere skena mallėngjyese nė tė cilat Bernard Henry Levy dhe Elie Wiesel u luten ushtrive vietnameze komuniste qė tė mundėsojnė kalimin e ndihmave humanitare tė destinuara pėr Khmerėt e Kuq, tė cilėt teorikisht po linin tė vdisnin urie pasi i kishin mundur.

Marshimi ishte organizuar nė realitet nga CIA, me ndihmėn e Claude Malhuret. Mė pas ka dalė se nė kampet e refugjatėve tė Khmerėve tė Kuq nuk kishte zi buke. Krijimi i shoqatės duket se ėshtė financuar nga Micheal David Weill, nė atė kohė President i bankės franko-amerikane Lazard dhe politikisht e kompromentuar me kryqėzatėn antisovjetike. Nga ana e vet, ortaku i tij Jean Guyot financoi Care France.

Guy Sorman shpjegon se "David Weill donte tė na jepte ēekun, por nė atė kohė, me kontrollin e shkėmbimit (tė monedhės) ishte e komplikuar tė transferoheshin fonde midis Shteteve tė Bashkuara dhe Francės.

Kėshtu qė kemi vendosur tė krijojmė njė filiale amerikane". Nė kėtė mėnyrė, kufizimet midis kolektiviteteve lokale, OHQ-ve dhe ndihmuesve bujarė shikohen tė implikuar nė kalkulime politike dhe manovra tregtare qė nuk kanė tė bėjnė aspak me idelat e promovuara.

Global Water Initiative dhe programi Water Efficient Maize for Africa

Nė vitin 2007 njė bamirės bujar i ofroi 15 milionė dollarė nė vit pėr njė periudhė 10-vjeēare njė autobusi tė OJQ-sė pėr realizimin e aksioneve afatgjata nė favorizimin e eksesit ndaj ujit. Bėhet fjalė pėr Global Water Initiative (GWI).

Projekti zbatohet nė Burkina Faso, Mali, Nigeri, Senegal dhe nė 9 vende tė tjera tė Afrikės dhe tė Amerikės Qendrore. Ka si objektiv atė tė dhėnies komunitetit tė njė aksesi jetėgjatė ndaj ujit pėr tė mbuluar nevojat e prodhimit rural. 7 OJQ marrin pjesė tek GWI-ja:

- Action Against Hunger/Aksion kundėr Urisė (AAH/ACF, sigla nė anglisht dhe frėngjisht)

- CARE

- Catholic Relief Services (CRS)

- The World Conservation Union- IUNC

- International Institute for Envrinment and Development (IIED)

- Oxfam America

- SOS Sahel

David Blanc (Drejtor i Departamentit tė Operacioneve tė Aksionit kundėr Urisė, SHBA) konfirmon programin nė bashkėpunim me Howard G. Buffet Foundation, qė financon tėrėsisht projektin.

Howard Graham Buffett ėshtė djali i Warren Buffet, i klasifikuar nė vitin 2008 nga revista "Forbes" si zotėrues i pasurisė sė dytė mė tė madhe tė botės. Paraqitet si fermer, filantrop dhe adhurues i fotografisė.

Por historia e tij e vendos si administrator kompanish tė ndryshme, si Archer Daniels Midland (nga viti 1992 deri mė 1995), njė prej kompanive mė tė rėndėsishme agroushqimore nė Shtetet e Bashkuara.

Archer Daniels Midland, qė impenjohet tė bėjė biznes me drithėrat, gėzon influencė tė madhe nė pėrhapjen e organizmave gjenetikisht tė modifikuara (OGM). Fondacioni Howard G. Buffett ka lindur nė vitin 1999 dhe mori si mision atė tė garantimit tė plotėsimit tė nevojave themelore tė popullsive mė pak tė favorizuara dhe mė tė marxhinalizuara tė botės.

Njė prej 7 pėrfaqėsuesve tė GWI-sė, IIED (International Institute for Environment and Development) ka luajtur njė rol ideologjik tė dorės sė parė nė rilindjen e maltusianizmit dhe tė mobilizimit kundėr ngrohjes klimatike.

IIED-ja u themelua nė vitin 1971, falė financimit tė Aspen Institute, nga ekonomistja britanike Barbara Ward (e njohur edhe si Baronesha Jackson of Lodsworth) dhe nga afaristi kanadez Maurice Strong, arkitekt i "Maja tė Tokės".

Sot, IIED-ja financohet nga ministri tė ndryshme (Ministria e Ekologjisė franceze, Ministria e Marrėdhėnieve tė Jashtme britanike, etj.), agjenci mbishtetėrore (Banka Botėror, FAO, Komision Europian, etj.), OJQ tė ndryshme (Care Danimarca, etj.) dhe nga njė sasi e paimagjinueshme fondacionesh (Rockefeller Foundation, Ford Foundation, etj.).

IIED-ja ėshtė sot nėn presidencėn e Camilla Toulmin, e cila kishte administruar mė parė, nga viti 1987 deri mė 2002, programin e "tokave tė thata" tė saj. Karriera e saj i ka mundėsuar thelbėsisht qė tė studiojė forcimin e zhvillimit tė mbėshtetshėm dhe tė drejtėn pėr tokėn nė Afrikė dhe nė tė gjitha rajonet.

Aktiviteti i Camilla Toulmin ėshtė i pėrqendruar nė zhvillimin social, ekonomik dhe mjedisor nė zonat e thata tė Afrikės. Veē kėsaj, Camilla Toulmin ėshtė autore, sė bashku me Simon Pepper (presidente della WWF-Scotland), e njė dosjeje tė titulluar "Reformė e pronėsisė sė tokės nė veri dhe nė jug".

Njė prej konkluzioneve tė kėsaj dosjeje ėshtė domethėnėse: "Nė Afrikė, programi i reformave lidhur me pronėsinė e tokės ėshtė aktual pjesėrisht prej donatorėve ndėrkombėtarė si Banka Botėrore, Mbretėria e Bashkuar, Franca, Gjermania dhe Shtetet e Bashkuara.

Ky kompromis vjen nga pėrshtypja se bėhet e domosdoshme njė reformė lidhur me pronėsinė e tokės nė pritje pėr tė favorizuar investimin nė bujqėsi, reduktimin e konflikteve dhe dhėniet e tokave pėrdoruesve mė produktivė.

Ky vizion shpreson edhe qė shumė vende afrikane t'i hapen investimit tė huaj nė bujqėsi. Vlerėsohet se kompanitė ndėrkombėtare duhet tė mbėshteten mbi tituj pronėsie tė garantuar pėrpara se tė investojnė kapitalet e tyre nė ekonominė afrikane me rrezik tė lartė.

Ekzistojnė edhe interesa kombėtare tė rėndėsishme qė e stimulojnė blerjen e tokave stėrgjyshore kur kėto janė nė treg". Bėhet fjalė pėr njė konkluzion dukshėm tė kufizuar nga interesat e kujt do t'i japė dritėn jeshile nė gjirin e GWI-sė, investitori i vetėm i tė cilės ėshtė fondacioni Howard Buffett.

Nė mėnyrė paralele, fondacioni H.B dhe fondacioni Bill& Melinda Gates financojnė programin Water Efficient Maize for Africa (WEMA), duke kontribuar me rreth 47 milionė dollarė.

Objektivi ėshtė qė tė zgjidhen problemet e thatėsisė nė tė cilat gjenden kultivimet lokale afrikane nėpėrmjet krijimit tė variteteve tė reja tė misrit nė bashkėpunim me kompaninė Monsanto, gjigantin amerikan tė ushqimeve gjenetikisht tė modifikuara. Drejtimi i programit ėshtė nė dorėn e USAID-it.

Nė rastin e GWI-sė dhe tė WEMA-s evidentohen njė pėrfaqėsim i tepruar i interesave private.

Nga njėra anė, nėpėrmjet fondacioneve tė krijuara nga kompani private qė financojnė projekte, ashtu si roli i padiskutueshėm qė luajnė shumėkombėshet pėrfaqėsuesit e tė cilave marrin pjesė nganjėherė nė administrimin e OJQ-ve teorike. Edhe nė kėtė rast janė shumė tė dukshme kontradiktat midis konceptit tė solidaritetit dhe interesave tė pėrfaqėsuara.

Solidaritet dhe Qeveri Botėrore

Tė dy shembujt qė kemi ekspozuar kėtu nė formė tė pėrmbledhur janė pėrfaqėsues tė njė realiteti ekuivok. Shumė programe tė tjera, tė cilat teorikisht duhet tė japin pėrgjigje midis sektorit publik, sektorit humanitar dhe tregtar. Veē kėsaj, mikrokrediti ėshtė njė komponent rėndom i shtuar me disa prej kėtyre programeve.

Por i ashtuquajturi "social business" pėrfshin edhe njė realitet mė pak efikas se ai qė afirmojnė dishepujt e famshėm tė tyre Jacques Attali, themelues i Planet Finance, dhe Bill Drayton, themelues i Ashoka Found.

Mikrokrediti, shoqatat OJQ dhe kompanitė janė aktualisht tema diskutimesh tė frytshme. Disa shikojnė tek to zgjidhje ndaj krizės ekonomike, por edhe njė pėrgjigje ndaj problematikave sociale dhe mjedisore tė kėtyre viteve tė fundit.

Ekzistenca e tyre bazohet mbi forume tė ndryshme qė ndėrtojnė kėto modele tė reja qeverisjeje shoqėruese si shprehje e shoqėrisė civile nė gjirin e "qeverisshmėrisė sė ardhshme botėrore".

Pavarėsisht divergjencave tė dukshme midis shoqėrisė civile dhe kompanive tradicionale, OJQ-tė janė sidomos tė kompromentuara me sektorin privat dhe me shtetet nė vend qė tė veprojnė si aktorė tė pavarur apo si kundrapushtet.

Kjo sjellje evidenton devijimin e ngadaltė tė OJQ-ve tė mėdha tė solidaritetit ndėrkombėtar, qė pak e nga pak transformohen nė pėrfaqėsues tė mbrojtjes sė interesave qė nuk kanė tė bėjnė aspak me demokracinė.

Mė keq akoma, ideja e njė qeverie botėrore - qė pak e nga pak imponohet - me tė cilin janė shoqėruar OJQ-tė e pėrmbys vetė pėrkufizimin e demokracisė.

A.Tirana
avatar
Jon

1315


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi