Ku eshte e verteta..?

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Ku eshte e verteta..?

Mesazh  Estilen prej 23.03.10 16:34

KU QENDRON E VERTETA..!!!???



Explorerunivers:
E vėrteta qėndron diku tjetėr.
Nė botėn e tre dimensioneve, ju nuk do ta gjeni tė vėrtetėn.
E vėrteta dhe realiteti i vetėm qė ekziston nė kėtė botė nuk ėshtė ajo qė ju shihni me sytė tuaj.
E vėrteta e vetme qė ekziston nė kėtė botė ėshtė ajo qė gjendet nė kokėn tuaj, prandaj, kurrė mos prisni qė do ta gjeni kėtu.


Kesisoj..... nuk mund ta besoja se do lexoja ndonjehere, te pakten ne hyrje te nje forumi, qe titullohet EXPLORERUNIVERS.
Nuk e di se si mund te eksplorohet nje objekt a nje ambjent,po qe se nuk ke sy dhe vesh per te pare dhe degjuar per ate te cilen ti ke shkuar ta explorosh.?

Ne se e verteta qendon mbi keto shkrime, atehere praktika dhe eksperienca njerzore, qenkan shumezuar me nje zero.

Ku qendron e verteta ...___?
Thuhet se qendron diku tjeter.
Po e pranojme si teze, se e gjithe jeta jone, syte tane,truri jone nuk perceptojne te verteten dhe asnje imazh te asaj te vertete te fshehur.

Atehere kush sy dhe tru,cila lloi shkence sado abstrake,cili mekanizem e ka percaktuar te verteten, qe une dhe i gjithe njerzimi, ti relatohemi asaj te vertete...???

A e kuptoni se abstraksionet qe hidhen si te verteta absolute, nuk jane gje tjeter, vec nje tymnaje e perhershme, nje mjegull mpirese per trurin njerzore.....?

-Si mund te mos jene te verteta buka qe une ha dhe qenka e vertete,ajo qe une nuk shijoj e pertyp..?

-Si mund te mos jete e vertete drita qe une shoh, dhe qenka i vertete imazhi i padukshem i perrallave me hyjni...?

-Si nuk qenka e vertete qe babai dhe nena ime kane vdekur fizikisht dhe materialisht, dhe qenka e vertete fantazma e tyre, qe nuk i kam pare dhe nje here te vetme, te paktem te me cmallnin dhe ashtu si fantazme...?

E verteta qendron cdo dite muaj,vit e shekuj para nesh dhe kush nuk do ta pranoje kete vertete,atehere ai ose eshte i ligeshtuar nga jeta reale dhe kerkon prehje diku tjeter, ose sistemi psiqik i tyre jep deformacion kaq te madh, sa qe diellin kaq madheshtor e te mrekullushem per jeten tone, keta persona nuk e shohin fare.....!!!!


Edituar pėr herė tė fundit nga estilen nė 04.03.11 7:23, edituar 1 herė gjithsej

Estilen

956


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Ku eshte e verteta..?

Mesazh  Hidra prej 23.03.10 17:12

E verteta absolute rreth botes sone ende nuk dihet edhe pyetja jone se: KUSH JEMI, NGA VIJME DHE KU PO SHKOJME momentalisht mbesin pa pergjigje.
Ndoshta nje dite do te ta gjejme te verteten .... por jo menjehere.
avatar
Hidra

50


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Ku eshte e verteta..?

Mesazh  Admin prej 23.03.10 18:31

Sado qe lexojme, sado qe mesojme, sado qe perpiqemi te marrim dije, prap njohuria jone nuk mjafton ne krahasim me dijen (te verteten) absolute.
Asgje nga te gjitha gjerat qe ne dime nuk eshte nje e vertete absolute, dhe kjo eshte e vetmja e vertete.

Admin

1184


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Ku eshte e verteta..?

Mesazh  Estilen prej 24.03.10 8:04

Po,eshte e vertete, se sa do qe mesojme,sa do qe ecim perpara ne zhvillimin tone,perseri jemi ne pika njohjeje relative me ate qe universi na afron.
E verteta absolute,ashtu sic pretendohet nuk ekziston asnjehere,cdo fenomen a ecuri natyrore ngelen relative,ashtu sic eshte relative krijimi i universit.(Sepse deri sa ka planete qe shperbehen dhe te tjere te rinj qe krijohen,ngelemi gjithmone ne te verteta relativite dhe jo ne absolute)
Kush pretendon te kunderten,i ka mbyllur dritaret para syve te tij dhe sheh gjithmone jo te verteten,por egoizmin imagjinar.
Thenia e Sokratit
.......UNE DI NJE GJE,QE S'DI ASGJE.....
vlen shume per ata qe pretendojne se ka nje te vertete absolute...

Estilen

956


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Ku eshte e verteta..?

Mesazh  Elizza prej 24.03.10 14:55

Kėrkimi i tė vertetės absolute ėshtė njė pėrpjekje e kot, sikur tė pėrpiqemi ta kapin ajrin me dorė.
Tė vėrtetėn absolute s'mund ta gjejmė as pėrmes fesė as permes shkencės. Kėto tė dyja janė vazhdimisht nė kundėrshtim me njėra-tjetrėn.
Tek feja gjejmė disa elemente dhe te shkenca disa tjera qė mund t;i kombinojmė pėr tė arriitur te njė e ashtuquajtur "e vėrtetė", tė cilėn me zbulimin e fakteve tjera shumė lehtė "e rrzojmė", e kjo s'mund tė jetė absolute...dhe taman sa mė shumė qė pėrpiqemi pėr tė, aq mė shumė bindemi qė s'ka tė vėrtetė absolute... (tė paktėn pėr neve si njerėz)...
Kjo s'do te thotė se ne duhet tė pajtohemi e tė mbetemi nė mjegullėn e injorancės e tė mos e kėrkojmė atė... Ne dimė shumė pak!!! Sa njė pikė uji nė oqean!
avatar
Elizza

1074


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Ku eshte e verteta..?

Mesazh  ines prej 26.03.10 21:56

KU QENRON E VERTETA..!!!???

E vėrteta qėndron diku tjetėr.
Nė botėn e tre dimensioneve, ju nuk do ta gjeni tė vėrtetėn.
E vėrteta dhe realiteti i vetėm qė ekziston nė kėtė botė nuk ėshtė ajo qė ju shihni me sytė tuaj.
E vėrteta e vetme qė ekziston nė kėtė botė ėshtė ajo qė gjendet nė kokėn tuaj, prandaj, kurrė mos prisni qė do ta gjeni kėtu
.

Dua te jap vetem nje fakt biologjik per te aprovuar sado pak shkrimin tuaj.

Kam mesuar ne biologji se ne koren e kokes ndodhet fusha paresore dhe fusha shoqeruese per njohjen dhe indetifikimin e objektit. Keshtu fusha paresore njeh aspekte te vecanta te objektit si forma, vellimi, ngjyra(flasim per shikimin) kurse fusha shoqeruese i sintetizon keto dhe i indentifikon objektet.

Keshtu nese ne shohim mjaft mire nje objekt por ne nuk arrijme ta indetifikojme ate nese fusha shoqeruese nuk vepron. Ne nuk e dime nese ky objekt eshte molle apo dardhe, syri sheh vec nje forme nje ngjyre por nuk e kupton cka eshte, edhe nese nuk punon fusha shoqeruese per mollen ne do te themi eshte dardhe....

E verteta nuk ishte ajo cka syri yne pa, por ajo cka truri yne indentifikoje.

Cdokush ka trurin e tij dhe cdokush ka te verteten e tij, e verteta ime eshte ndryshe nga e jotja. Derisa e verteta absolute nuk ekzston atehere dicka duhet te ekzistoje...dhe kjo eshte e verteta ime.
avatar
ines

13


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Ku eshte e verteta..?

Mesazh  Odin prej 27.03.10 14:40

Realiteti i jashtėm shpesh varet nga realiteti ynė i brendshėm.
avatar
Odin

596


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Ku eshte e verteta..?

Mesazh  Neo prej 09.04.10 1:50

MBI NATYREN E SE VERTETES




Fragment nga “ Ajnshtajn dhe Tagora- Mbi Te Verteten: Shkencetari dhe Poeti shkembejne mendime mbi mundesine e ekzistences se Te Vertetes ne menyre te pavarur nga njerezimi” te Dmitri Marianoff, publikuar ne New York Times, 10 Gusht, 1930

14 Korrik, 1930

Ne Caputh, mbi njė koder, njė shtepi druri me njė cati me tjegulla te kuqe. Rreth e qark, si roje, trungje te holla pishash. ėshtė vila e Ajnshtajnit. Me 14 korrik 1930, rreth ores 4 pasdite, Rabindranat Tagora duket ne rrugezen e shtruar me rere para shtepise. Veshur me njė kostum prej cohe blu te bute; kerrusur pakez perpara ndersa ecen dhe njeren dore e mban pas kurrizit. Prane tij ne kembe, Ajnshtajni…

TAGORA: Ndersa ti ke qene i zene duke ndjekur permes matematikes, dy konceptet e vjetra, kohen dhe hapesiren, une kam dhene leksione ne kete vend mbi boten e perjetshme te njeriut, universin e realitetit.

AJNSHTAJNI A beson qe hyjnorja ėshtė e ndarė nga bota jone?

TAGORA: Nuk do thosha e ndarė. Personaliteti i pafundem njerezor e nenkupton universin. ėshtė e pamundur te ekzistoje ndonje gje qe nuk ėshtė e perfshire ne personalitetin njerezor, dhe kjo provon se e verteta e universit s'ėshtė vecse e verteta njerezore.

AJNSHTAJNI: Ka dy konceptime te ndryshme mbi natyren e universit- bota si njė unitet i varur nga njerezimi, dhe bota si realitet i pavarur nga faktori njerezor.

TAGORA: Kur universi yne ėshtė ne harmoni me njeriun, ate te perjetshmin, atehere ne e pranojme ate si Te verteten, e ndjejme ate si Te bukuren.

AJNSHTAJNI: Ky ėshtė njė konceptim teresisht njerezor mbi universin.

TAGORA: Bota ėshtė njė bote e qenies njerezore – pikepamja shkencore mbi te ėshtė gjithashtu veshtrim i njeriut shkencetar. Si rrjedhoje, bota e ndarė nga ne, nuk ekziston; ėshtė njė bote relative, vertetesia e se ciles varet nga ndergjegja jone. Ekziston njė standard i arsyes dhe i kenaqesise qe e ben ate te vertete, standardi i njeriut te perjetshem, pervojat e te cilit jane te mundura permes pervojave tona.

AJNSHTAJNI: Kjo ėshtė si e kuptojme ekzistencen njerezore.

TAGORA: Po, njė ekzistence e perjetshme. Ne e perceptojme ate permes emocioneve dhe veprimeve tona. Edhe njeriun suprem, pėr te cilin nuk ka kufizime individuale, keshtu e perceptojme- permes kufizimeve tona. Shkenca merret me ate qe nuk ėshtė e kufizuar tek individualja, e shkeputur nga bota njerezore e se vertetes. Feja i merr keto te verteta dhe i lidh ato me nevojat tona me te thella. Ndergjegjia jone individuale mbi te verteten merr njė domethenie universale. Feja i jep vlera te vertetes, dhe ne e njohim te verteten si Te Miren permes harmonise tone me te.

AJNSHTAJNI: E verteta, atehere, ose e bukura nuk ėshtė e pavarur nga njeriu?

TAGORA: Jo, nuk po them keshtu.

AJNSHTAJNI: Domethene, ne qofte se nuk do kishte me asnje njeri mbi toke, statuja e Apolonit te Belvederes nuk do ishte e bukur?

TAGORA: Jo! AJNSHTAJNI: Pajtohem me kete koncept te se bukures, por jo me ate te se vertetes.

TAGORA: Perse jo? E verteta realizohet nepermjet njeriut.

AJNSHTAJNI: Nuk mund te provoj dot qe konceptimi im ėshtė i drejte, por kjo ėshtė feja ime.

TAGORA: E bukura ėshtė ne idealin e harmonise se persosur, e cila vete ėshtė ne qenien universale; e verteta ėshtė te kuptuarit e persosur te mendjes universale. Ne individet i qasemi asaj nepermjet gabimeve dhe deshtimeve tona, nepermjet pervojes se grumbulluar, nepermjet ndergjegjes sone te ndricuar. Ndryshe si mund ta njohim te verteten?

AJNSHTAJNI: Nuk e provoj dot, por une besoj ne argumentimin pitagorian qe e verteta ėshtė e pavarur nga qenia njerezore. ėshtė problemi i logjikes se vazhdueshmerise.

TAGORA : E verteta, qe ėshtė ne qenien universale, duhet te jete thelbesisht njerezore; perndryshe, cfaredo qofte qe ne njerezit marrim pėr te vertete, kurrsesi nuk mund te quhet e vertete. Te pakten, e verteta qe pershkruhet si shkencore dhe qe mund te arrihet nepermjet procesit te logjikes, me fjalė te tjera, nga organi i te menduarit i cili ėshtė njerezor. Sipas filozofise indiane ekziston Brahman, e verteta absolute, e cila nuk mund te konceptohet nga mendja e vetmuar e individit as te pershkruhet me fjalė, por mund te realizohet vetem duke e bėrė individin njė te vetem me pafundesine e tij.
Por njė e vertete e tille nuk i perket shkences. Natyra e se vertetes qe po diskutojme ėshtė pamja e dukshme, qe do te thote se ėshtė ēfarė i duket e vertete mendjes njerezore,-prandaj dhe ėshtė njerezore-, dhe mund ta quajme maya* ose iluzion.
(* Ne filozofine indiane , maya shpreh boten iluzore te shqisave.)

AJNSHTAJNI: Nuk ėshtė iluzion i individit por i species.

TAGORA: Por edhe speciet i perkasin njė njesie, njerezimit. Prandaj mendja njerezore si njė e tere realizon te verteten. Mendja indiane dhe europiane nderpriten ne njė realizim te perbashket.

AJNSHTAJNI: Ne gjermanisht fjala 'specie' perdoret pėr gjithė qeniet njerezore. Ne fakt duhej te perfshiheshin bile edhe majmunet e bretkocat. Problemi ėshtė nese e verteta ėshtė e pavarur nga ndergjegja jone.

TAGORA: ēfarė ne quajme 'e verteta' gjendet ne harmonine racionale midis aspekteve subjektive dhe objektive te realitetit, aspekte keto qe se bashku i perkasin njeriut mbipersonal.

AJNSHTAJNI: Ne bejme disa gjera me mendjen tone, bile edhe ne jeten e perditshme, pėr te cilat nuk jemi te pergjegjshem. Mendja i njeh realitetet jashte tyre, pavaresisht prej tyre. pėr shembell askush mund te mos jete ne kete shtepi e megjithate njė tavoline ėshtė atje e nuk leviz nga vendi.

TAGORA: Po, mbetet jashte mendjes se individit, por jo jashte mendjes universale. Tavolina perfaqeson ēfarė ėshtė e perceptueshme nga ajo fare ndergjegjeje qe ne posedojme.

AJNSHTAJNI: Neqoftese askush nuk ėshtė ne ate shtepi gjithsesi tavolina do te ekzistoje, por nderkaq do te ishte jolegjitime nga pikpamja juaj sepse ne nuk mundemi te shpjegojme dot c'kuptim ka qe tavolina ėshtė atje pavaresisht nga ne. Pikpamja jone natyrore ne lidhje me ekzistencen e te vertetes pavaresisht nga njerezimi nuk mund te shpjegohet ose provohet dot, por ėshtė njė besim te cilit askush nuk mund t'i shpetoje, bile as qeniet primitive. Ne i veshim te vertetes njė objektivitet mbinjerezor. ėshtė e domosdoshme pėr ne ky realitet, i cili ėshtė i pavarur nga ekzistenca jone dhe pervoja e mendjeve tona , megjithese ne nuk mund te themi dot c'kuptim ka ai.

TAGORA: Ne ēdo rast, nese ekziston cfaredo e vertete e pavarur nga njerezimi, atehere pėr ne ajo ėshtė absolutisht inekzistente.

AJNSHTAJNI: Atehere une jam me fetar nga c'jeni ju.

TAGORA: Feja ime qendron ne pajtimin e njeriut mbipersonal, shpirtit universal me qenien time individuale.
avatar
Neo

"Njėshmėria - mund tė njihet vetėm duke u bashkuar me tė."


1464


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Ku eshte e verteta..?

Mesazh  Estilen prej 09.04.10 10:55

Sokrati i Madh i lashtesise,qe une i referohem here pas here, ka thene:

-''Nga e di ti qe eshte vertete,nese ti nuk e njeh kush eshte e verteta...?''
Brenda kesaj shprehje peshtjellohet e gjithe filozofia e te vertetes.

Estilen

956


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Ku eshte e verteta..?

Mesazh  Odin prej 13.04.10 19:39

Nuk ėshtė e lehtė

Nuk ėshtė e lehtė tė pėrballosh tė Vėrtetėn:

Pse?

Sepse je mėsuar aq shumė
me tė pavėrtetėn
saqė
nuk ėshtė mė e lehtė
ta pėrballosh tė Vėrtetėn;

Edhe pse ti vuan
nga e pavėrteta,
preferon tė rrish
me atė me tė cilėn je mėsuar;

ēdo gjėje tė re
ėshtė vėshtirė t’i pėrshtatesh,
duke pėrfshirė tė Vėrtetėn;

Pra truri-mendja jote mendon
PSE TĖ SHQETĖSOHEM
pėr t’iu pėrshtatur
sė Vėrtetės
ndėrsa ti je
mėsuar aq shumė me tė Pavėrtetėn,
edhe pse ti vuan.

Desmond Chiong
avatar
Odin

596


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Ku eshte e verteta..?

Mesazh  Luli prej 03.03.11 22:07

Kur eshte fjala per te verteten Platoni e konceptonte ate si diēka qe vetem mjeshtrat mund ta zoterojne, ngaqe beson se "te dish" dhe "te takosh" jane thuajse e njejta gje, dhe pohon se dija e vertete duhet te jete nje lloj takimi personal mistik dhe qe e verteta eshte nje ngjarje qe smund t'u tregohet te tjereve.
avatar
Luli

"Duhet bredhur shumė nė errėsirė derisa tė preket drita"

956


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Ku eshte e verteta..?

Mesazh  Flavius prej 12.07.14 0:42

Cila ėshtė e vėrteta?

E vėrteta ėshtė Realiteti.
avatar
Flavius

111


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Ku eshte e verteta..?

Mesazh  elektronika prej 12.07.14 15:33

E verteta eshte relative dhe si e tille cdo njeri ka te verteten e tij. Ajo tek e cila beson cdo njeri nga ne . E verteta absolute nuk egziston.
avatar
elektronika

Pervoja me e bukur qe na eshte dhene per te jetuar eshte vete misteri i jetes.....
Kur linde, po qaje, dhe gjithe te tjeret rreth teje po qeshnin.....
Jetoje jeten, ne menyre te tille, qe kur te vije momenti i fundit,
ti te jesh duke qeshur dhe gjithe te tjeret rreth teje te jene duke qare..........



109


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Ku eshte e verteta..?

Mesazh  55 prej 12.07.14 20:12

Per cfare behet fjal ketu, per filozofi ? Cfare ka me shume rendesi pyetja apo pergjigjja ? E verteta per mua eshte Meduza nuk mund ta shikosh dot ne sy se te kthen ne gur, nuk mund te kerkosh dot gje prej saj se te kyhen ne gur. E vtmja gje qe mund te besh eshte te perballesh me vetn tende dhe te pranosh se ti mund te krijosh po aq sa edhe mund te shkaterrosh. Kerko me shume brenda vetes dhe jo jasht saj, vetem keshtu do ta zbulojm se ne jemi kreacionist.
avatar
55



Asgje nuk eshte e parashikueshme, gjithcka eshte surpriz. Gjithcka eshte e parashikueshme, asgje nuk eshte surpriz


368


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Ku eshte e Verteta????!!!!

Mesazh  Okult powers prej 05.03.15 13:36

E verteta ndodhet kudo!!!! Jeta qe po jetojme eshte e Verteta!!!! Jeta para nesh qe kalon si e padukshme para syve tane eshte ajo cka ne kerkojme, dhe ne e leme te na ike!! Eshte si ajo legjenda e peshkatarit: "Njehere Jeta i kishte dhene nje Mundesi, ndaj kur po peshkonte gjeti nje qese dhe mendoi se ishte me gure, ndaj i flaku njera pas tjetres dhe pak para se te lindte Dielli i mbeti nje Gur. Deshironte ta flakte dhe ate, por e pa mire dhe vuri re se ishte gur i cmuar e kur e kuptoi se kishte flakur nje Pasuri te Tere, zuri koken me duar. Gjithsesi Jeta i kishte Dhene Nje Mundesi, ndaj e kuptoi se e Vertetea qe te tregon Jeta gjendet kudo, Para Syve Tend, Pas Syve Tend, Siper Teje, Poshte teje, Majtas Teje, Djathtas Teje.
avatar
Okult powers

Let your inside change yourself!

57


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Ku eshte e verteta..?

Mesazh  syri i art prej 05.03.15 15:10

E verteta esht individuale dhe esht ne zemren e secilit...kushdo qe flet per te verteten,nuk e din ate...por permes perseritjes mendon se do te behet e vertet,por thell ne ndrgjegjje e din qe nuk esht ashtu..pra mashtron veten,por vetem perkohesisht dhe vjen zgjenjimi..e verteta nuk ka mundesi te thuhet, ajo vetem mund te perjetohet...!
avatar
syri i art

Qdo gje esht natyr,ska te keqe ska te mir...

236


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Ku eshte e verteta????!!!!

Mesazh  Okult powers prej 07.03.15 15:53

syri i art shkruajti:E verteta esht individuale dhe esht ne zemren e secilit...kushdo qe flet per te verteten,nuk e din ate...por permes perseritjes mendon se  do te behet e vertet,por thell ne ndrgjegjje e din qe nuk esht ashtu..pra mashtron veten,por vetem perkohesisht dhe vjen zgjenjimi..e verteta nuk ka mundesi te thuhet, ajo vetem mund te perjetohet...!
Si ne rastin e Zotit, ai arrihet por nuk shikohet...
avatar
Okult powers

Let your inside change yourself!

57


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Ku eshte e verteta..?

Mesazh  Lėonardo prej 07.03.15 20:06

Hahaha okult powers si gjithmone...
avatar
Lėonardo

Ok

10


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Ku eshte e verteta????!!!!

Mesazh  Okult powers prej 07.03.15 21:15

Lėonardo shkruajti:Hahaha okult powers si gjithmone...
Mund te mos me keni kuptuar tani,por do ta kuptoni me vone.
avatar
Okult powers

Let your inside change yourself!

57


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Ku eshte e verteta..?

Mesazh  Lėonardo prej 07.03.15 21:19

Sigurisht sigurisht...
avatar
Lėonardo

Ok

10


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi