Janė gjallė apo kanė vdekur?

Shko poshtė

Janė gjallė apo kanė vdekur?

Mesazh  Neo prej 22.03.10 11:25

MISTERE - Janė gjallė apo kanė vdekur?

Nė 25 qershor 2009 vdiq Michael Jackson. Apo jo: ka nga ata qė thonė se e kanė parė tek zbriste nga autoambulanca me kėmbėt e tij (qė teorikisht po e ēonte kufomėn e tij pėr tė bėrė autopsinė), hapte njė derė dhe largohej.

Filmimi ka bėrė menjėherė xhiron e internetit dhe ka gjeneruar hipotezat qė Mbreti i Popit, ashtu si edhe yje tė tjerė pėrpara tij, ka aderuar nė atė qė quhet "Programi". Nė Shtetet e Bashkuara tė Amerikės prej vitesh flitet se operon njė organizatė e specializuar nė plane shpėtimi pėr yjet e spektaklit dhe muzikės qė "janė nė prag tė njė krize nervore".

Ja se si funksionon sipas kėsaj teorie: sapo pikaset njė yll qė ka probleme alkooli, droge apo depresioni, organizata gjen mėnyrėn pėr t'iu afruar atij nė fshehtėsi dhe pėr t'i propozuar shėrbimet qė ofrojnė.

Mė pas simulohet njė vdekje aksidentale, trupi i njė sozie zėvendėson atė tė yllit dhe njė zarf i mbushur me para bėn tė mundur qė mjekė ligjorė dhe agjentė policie tė mos tregohen shumė tė rreptė nė ekzaminime dhe hetime. Kėshtu, ylli nė fjalė mund tė nisė njė jetė tė re, larg kamerave dhe prozhektorėve.

Tė parėt

Pėr tė gjetur yllin e parė tė spektaklit qė ka pranuar Programin duhet tė kthehemi pas nė kohė deri nė 15 dhjetor 1944, kur Glenn Miller, muzikant i shquar i epokės sė suingut u zhduk duke pėrshkuar Kanalin anglez me avionin e tij, tek po shkonte pėr nė Paris, apo, si thotė shumėkush, nė 1 janar 1953 kur vdiq nė moshėn 29-vjeēare Hank Uilliams, legjendė e muzikės country.

Uilliams, trupi i tė cilit thuhet se u gjet nga njė shofer 17-vjeēar ishte alkoolist dhe Programi i kishte ofruar mundėsinė tė disintoksikohej i qetė. Qė atėherė, lista e tė "shpėtuarve" ėshtė bėrė shumė e gjatė: Xhejms Din, Merilin Monro, Xhim Morrison, Xhimi Hendriks, Elvis Presli, Xhon Belushi, Kėrt Kobein, Heth Lexhėr. Dhe po kaq e madhe ėshtė lista e shfaqjeve tė tyre nė njė qoshe tjetėr tė botės.

Xhim Morrison

Pėr shembull, ka nga ata qė betohen se kanė parė Xhim Morrisonin nė njė kafene nė Paris. Lideri Legjendar i "The Doors" u gjet i pajetė nė 3 korrik 1971 nga shoqja e tij, Pamela Kurson, i zhytur nė vaskėn e banjės nė apartamentin e tyre nė kryeqytetin francez.

Pas katėr vitesh karrierė tė jashtėzakonshme dhe plot me eksese deri nė limitet e asaj qė njeriu mund tė durojė, mes abuzimeve me alkoolin dhe drogėn, Morrison, i shėndoshur dhe nė depresion ishte larguar nga Shtetet e Bashkuara nė kėrkim tė qetėsisė.

Mjeku ligjor kish thėnė se kėngėtari kish vdekur pėr "shkaqe natyrore", por njoftimi zyrtar u dha vetėm gjashtė ditė pas ngjarjes, atėherė kur trupi i tij ishte varrosur tashmė nė varrezėn pariziene tė Pčre-Lachaise. Pra, nė arkivol askush nuk mundi ta shohė, pėrveē Pamelės.

E gjithė kjo mjaftoi pėr tė ndezur shkėndijėn qė ushqen qė prej asaj kohe perpleksitetin qė ka shoqėruar ikjen e tij. Ndonėse prokuroria nuk ka menduar asnjėherė qė dyshimet mbi vdekjen e tij ishin kaq tė forta sa tė kėrkonin zhvarrosjen.

Njeriu qė rrėfeu pėr takime tė pėrsėritura me mbretin hardhucė (siē e quanin) ishte Zhak Rokard, qė nė vitet '80 botoi madje edhe njė libėr, "Xhim Morrison. I gjallė!" Nė takimet e tyre, kėngėtari, sipas tij, i pati rrėfyer se kishte inskenuar vdekjen pėr t'iu larguar presioneve tė jetės publike.

Ai shkruan se Morrison i kishte dhėnė edhe poezitė e tij tė reja, qė Rokard i kishte pėrfshirė nė libėr. Por, sipas ekspertėve, ato janė vetėm imitime tė shėmtuara tė vargjeve tė Morrisonit, me tė cilėt autori ka arritur t'i bėjė reklamė librit.

Mbreti i fundit

Mė i "kėrkuari" ėshtė Elvis Presli, vdekur nė 15 gusht 1977. Atėherė, Mbreti i Rrokut nuk ishte mė i njėjti dhe kishte filluar njė rėnie tė pakthyeshme. Ishte shėndoshur dhe lodhej shumė shpejt, ndoshta pėr shkak tė stresit dhe ilaēeve qė ishte "i detyruar" tė pinte, siē thoshte ai vetė. Spektaklet e tij nė Las Vegas ishin gjithnjė e mė tė dhimbshme.

Pas vdekjes, konfuzioni i fillimit mbi rezultatet e autopsisė, fakti qė familjarėt dhe miqtė e Elvisit pastruan menjėherė dhomėn ku kėngėtari vdiq duke zhdukur ēdo gjurmė ilaēesh, si dhe historitė kontradiktore tė rrėfyera nga ata qė ishin pranė tij kontribuan pėr tė ushqyer legjendėn mbi fundin e vėrtetė tė Elvisit, duke filluar nga ajo, sipas sė cilės Elvis Presli kishte ndėrruar identitet pėr t'iu larguar tensioneve tė biznesit tė spektaklit.

Shkrimtarja amerikane Geil Bruer Xhorxhio botoi disa libra, nė tė cilat rrėfente qė vdekja e Elvisit kish qenė e simuluar. Ajo fliste pėr njė kasetė me regjistrimin e njė telefonate fatale tė bėrė nga vetė Elvisi, ku rrėfente si ishte larguar dhe se sa e vėshtirė ishte qė tė fshihej. Njė analizė e zėrit e kryer nga FBI siguroi qė zėri nuk ishte i Elvisit, por i njė imituesi, Dejvid Darlok, njė detaj ky qė nuk e ndaloi Xhiorxhion, qė tė shiste mė shumė se 3 milionė kopje tė librave tė vet.

Bill Bini, njė 80-vjeēar nga Misuri ka hapur madje njė muze qė quhet "Elvisi ėshtė gjallė". "Sa herė qė dilnin dėshmi pėr takime me Elvisin bėhesha gjithnjė e mė kurioz dhe kėshtu fillova njė hetim timin personal", thotė Bini.

Sipas tij, Elvisi punonte nė fshehtėsi pėr DEA-n, reparti antidrogė i FBI dhe ishte i angazhuar nė njė operacion kundėr mafias: megjithatė, u detyrua qė tė "zhdukej" pėr t'i shpėtuar hakmarrjes sė pushtetit tė krimit. Provat? Njė dhomė e madhe e mbushur me fotografi, relike, dokumente, ekzaminime enigmatike tė ADN-sė dhe transkriptime telefonatash, nė tė cilat Elvisi diskutonte pėr punėt e tij, pas datės sė vdekjes.

Gjumė tė ėmbėl

Pėrse sot, edhe Majkėll Xhekson do tė vendoste qė tė dilte nga skena nė kėtė mėnyrė? Nė korrik ai duhej tė niste nė Londėr njė turne me 50 koncerte, njė mėnyrė pėr tė siguruar miliona dollarėt qė i duheshin pėr tė mbuluar borxhet e akumuluar nė vite.

Por ishte shumė i dobėt pėr t'ia dalė mbanė dhe kėshtu kishte preferuar tė bėnte gjoja sikur vdiq. "Ndryshe nga Elvisi, Majkėll zgjodhi tė tėrhiqet pėrpara se fama ta shkatėrronte krejt", thotė Uilliam Stern, studiues i Preslit dhe i Xheksonit. "Pasi tė ketė pushuar dhe rimarrė veten, do tė organizojė turneun mė tė jashtėzakonshėm qė ka parė historia e rrokut".

Sipas "burimeve tė informuara", Xheksoni mendohet qė po e rifiton formėn nė njė kėshtjellė mesjetare nė Hungari. Ai ėshtė duke i bėrė njė shaka shumė tė hidhur mjekut tė tij personal, Konrad Murrei, i cili ėshtė aktualisht nėn hetim pėr shkak tė dozės sė anestetikut qė u gjend nė trupin e Majkėllit.

Legjendare

Edhe Italia ka "tė vdekurėn e gjallė" tė saj. Bėhet fjalė pėr pornostaren Moana Poci, qė vdiq krejt papritur nė moshėn 33-vjeēare nė Hotel de Dieu nė Lion, Francė nė 15 shtator 1994: shkaku zyrtar ishte njė tumor nė mėlēi. Por, qoftė sepse mungonte ēertifikata e vdekjes, qoftė sepse nuk ishte e mundur tė shihej kufoma qė mė pas u dogj, filluan tė pėrhapen menjėherė zėrat pėr njė simulim, deri nė atė pikė qė, nė vitin 2004,

Prokuroria e Romės hapi njė dosje pėr tė zbuluar nėse Moana ishte gjallė apo kishte vdekur. Vetėm rigjetja e ēertifikatės sė vdekjes, deklaratat e dhimbshme tė familjarėve dhe rrėfimi i bashkėshortit tė aktores, Antonio Di Cesko, i cili zbuloi se kishte ndihmuar Moanėn qė tė vdiste pėr t'u dhėnė fund vuajtjeve, i dhanė fund njė herė e mirė fjalėve pėr kėtė legjendė.

Komplot

Po pėrse kaq shumė njerėz janė tė gatshėm tė besojnė se njerėzit e famshėm simulojnė vdekjen e tyre? Dhe pėrse shumė janė tė prirur tė mendojnė qė vdekja e personazheve si Merilin Monro, Presidenti i SHBA-sė Xhon Kenedi, Gevara apo ish-kėngėtari i Bitėlls, Xhon Lenon nuk kanė qenė aksidentale, por rezultate tė njė komploti?

Sigurisht qė ka njė komponent spekulativ, i ushqyer nga ata qė kanė zbuluar se teoritė e komplotit janė njė minierė ari. Megjithatė, pa motivimet psikologjike kjo industri as nuk do tė ekzistonte. Refuzimi nga ana e fansave pėr tė pranuar qė heroi mė i dashur mund tė vdesė ėshtė njė konstante psikologjike qė motivon autorėt e teorive tė komplotit.

Por ka edhe arsye mė tė thella. "Mė duket se me kalimin e kohės ėshtė rritur ajo qė mund ta quajmė psikozė e komplotit", thotė historiani amerikan Henri Stil Komager. "Domethėnė, ideja qė ngjarjet e mėdha nuk mund tė kenė shpjegime normale. Nė fakt, mentaliteti konspirativ nuk pranon fakte tė zakonshme. Pra, ka njė farė nevoje psikologjike qė detyron tė refuzohet thjeshtėsia dhe e zakonshmja, pėr tė gjetur strehim tek e jashtėzakonshmja".

Shkrimtari Pier Paolo Pasolini, i vrarė nė vitin 1975 (rrethanat mbetėn misterioze) kishte kuptuar se cila ishte kjo nevojė: "Komploti na bėn tė delirojmė, sepse na ēliron nga pesha pėr t'u pėrballur tė vetėm me tė vėrtetėn", shkruante ai. Po ky diskutim mund tė vlejė pėr tė gjithė njerėzit e famshėm, vdekja e tė cilėve nuk pranohej nga fansat mė tė zjarrtė.

Nga njėra anė, njerėz tė famshėm, tė rinj dhe shumė tė dashur, nga ana tjetėr njė fund shpesh herė i papritur dhe pak "heorik". Pėrse nuk dua ta pranojmė? Ndoshta sepse do tė nėnkuptonte pranimin e njė fakti shumė mė tė parehatshėm: vetė vdekjen tonė.

Tėrėsisht e ndryshme ėshtė legjenda qė rrethon Pol Mekartnin. Tė gjithė e besonin tė gjallė, por nė fakt ish-kėngėtari i Bitėlls mendohet tė ketė vdekur nė njė aksident me makinė nė 1966 dhe tė jetė zėvendėsuar nga njė sozi. Zėrat nisėn tė qarkullojnė nė 1969, kur disa fansa nisėn tė besojnė se nė disa kėngė tė Bitėlls kishte tė dhėna pėr vdekjen e tij.

Funerali

Nė kopertinėn e albumit tė nxjerrė atė vit, "Abbey Road", Bitėllsat kalonin rrugėn, por vetėm Poli ėshtė me kėmbė zbathur (njė shenjė vdekjeje nė disa shtete) dhe nuk ėshtė nė njė hap me tė tjerėt. Madje, duket si njė procesion funebėr, ku Xhon Lenon (me tė bardha) ėshtė mbajtėsi i meshės, Ringo Star (me tė zeza) drejtuesi i funeralit, Xhorxh Harrison (me xhinse) i ngarkuari pėr varrosjen dhe Pol, natyrisht, i vdekuri.

Nė foto ka edhe njė makinė tė parkuar me targė 28 IF: 28 NESE (28 vjeē, nėse Pol do tė ishte gjallė)".

Ka edhe lexime mes rreshtave. Po tė dėgjosh kėngėt e tyre gjen dhe tė tjera. Njė zė tek kėnga "I am the walrus" thotė: "mos ka vdekur ndoshta?", ndėrkohė qė nė fundin e "Strawberry Fields Forever" Xhon duket sikur pėshpėrin: "Kam varrosur Polin". I vėnė pėrpara kėtyre provave dhe tė tjerave si kėto, komenti i Mekartnit ka qenė: "Vdekur? Kam vdekur? Pėrse jam gjithmonė i fundit qė i marr vesh gjėrat?"
avatar
Neo

"Njėshmėria - mund tė njihet vetėm duke u bashkuar me tė."


1414


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi