Vdekje misterioze e shpendėve

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Vdekje misterioze e shpendėve

Mesazh  Neo prej 18.03.10 22:43

Vdekje misterioze e shpendėve nė Angli



Ekspertėt pėr mbrojtjen e kafshėve nė Angli janė intriguar nga vdekja e 75 shpendėve qė me sa duket ranė nga qielli dhe u pėrplasėn pėr tokė.

Zogjėt u gjetėn nė njė rrugė tė njė shtėpie nė Coxley, Somerset, me sqepė, kėmbė dhe krahė tė thyer dhe me lėndime nė bark.

RSPCA (Shoqata Mbretėrore pėr mbrojtjen e kafshėve) filloi tė hetojė se si shpendėt kanė mbetur tė vdekur, por ata nuk besojnė se ata ishin tė sėmurė ose tė helmuar para se tė bien nga qielli nė grup.

Sipas deklaratės sė Alison Sparkes dhėnė BBC, kalimtarėt kanė dėgjuar njė shushurimė dhe pastaj zogjtė kanė goditur papritmas tokėn. Ata ranė nė tokė nė njė zonė mjaft tė ngushtė, rreth 3,6 m diametėr.
avatar
Neo

"Njėshmėria - mund tė njihet vetėm duke u bashkuar me tė."


1464


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Vdekje misterioze e shpendėve

Mesazh  Neo prej 04.01.11 13:26

Misteri i ngordhjes sė zogjve



Shkencėtarėt amerikanė dyshojnė se fishekzjarrėt mund tė kenė qenė shkaku pėrse mijėra zogj ranė nga qielli mbi qytetin e Arkansasit nė prag tė Vitit tė Ri.
Sipas shkencėtarėve, zogjtė e zinj me krahė tė kuq kanė fluturuar ulėt pėr tė shmangur shpėrthimet e fishekzjarrėve dhe pėr pasojė janė pėrplasur me objekte tė ndryshme.

Gjithsesi, siē njofton TCH, ėshtė herėt tė thuhet se misteri ėshtė zgjidhur, pasi teste tė tjera mbi zogjtė e ngordhur do tė kryhen.

Autoritetet deklarojnė se mbi 3 mijė zogj ranė nė rrugėt e qytetit tė Bibit dhe se ata pak qė mbijetuan vinin vėrdallė sikur ishin tė dehur.

Qytetarėt kanė pasur vėshtirėsi nė qarkullim dhe u ėshtė dashur qė me veturat e tyre tė kalonin mbi trupat e zogjve tė ngordhur.

Ndėrkohė, rreth 200 kilometra larg kėtij vendi, nė lumin e Arkansasit u gjendėn 100 mijė peshq tė ngordhur. Ekspertėt pėrjashtojnė helmimin, por ende nuk dinė pėr shkaqet.
avatar
Neo

"Njėshmėria - mund tė njihet vetėm duke u bashkuar me tė."


1464


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Vdekje misterioze e shpendėve

Mesazh  Neo prej 05.01.11 21:50

“Shi” i zogjve tė ngordhur edhe nė Suedi

Vetėm disa ditė pasi mbi 3 000 zogj tė ngordhur kanė rėnė nė territorin e Arkansasit dhe Louisianės nė SHBA, ngjarje e njėjtė ndodhi edhe nė Suedi, mė saktėsisht nė qytetin Falkoeping, ku kanė rėnė dhjetėra shpendė tė ngordhur.

Disa syresh pas rėnies janė shkelur nga automjetet, derisa tė tjerėt nuk kanė kurrfarė shenjash tė dukshme plagėsh. Shkaqet e ngordhjes sė zogjve nė dy skaje tė botės ende po hulumtohen, edhe pese ekspertėt amerikanė supozojnė se zogjtė kanė mundur ta pėsojnė nga stresi pas fishekzjarrėve.

Mirėpo, pasi nė qytetin suedez Falkoeping nė disa ditė tė fundit nuk ka pasur fishekzjarrė, aty nuk hidhet poshtė supozimi pėr ndonjė sėmundje apo helmim masiv tė shpendėve. Pėr kėtė arsye pesė zogj tė ngordhur janė dėrguar pėr analizė.

Bllogerėt kanė shkuar njė hap mė tutje, duke e lidhur ngordhjen e shpendėve me “kiametin” e paralajmėruar pėr vitin 2012, ca tė tjerė me eksperimente tė fshehta tė qeverisė amerikane, kurse disa edhe me teori se kjo ėshtė vepėr e alienėve (jashtėtokėsorėve).
avatar
Neo

"Njėshmėria - mund tė njihet vetėm duke u bashkuar me tė."


1464


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Vdekje misterioze e shpendėve

Mesazh  3lisa prej 06.01.11 12:01

Ne nje liber japonez qe kam lexuar lidhur me fenomene te tilla thuhej se shenja si ngordhje e vetvetishme e shpendeve, c'orientim i tyre, pluskim i peshqve etj. paraprijne termete apo cuname...
avatar
3lisa

13


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Vdekje misterioze e shpendėve

Mesazh  Arsenic prej 06.01.11 14:38

Unė shoh vetėm njė gjė rreth kėtij rasti: ėshtė pėrdorimi dhe ndryshimi i valėve tė frekuencave tė larta. Me fjalė tė tjera, ndėrhyrje nga njė bazė HAARP.
Valėt kanė qenė tė shpėrndara nė shkallė tė gjėrė duke shkaktuar ēorientim ose vdekjen e kėtyre zogjėve dhe peshqėve.
Dy lloje tė cilat me siguri jetojnė me njėjtėn gjatėsi vale nė tru.
avatar
Arsenic

88


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Vdekje misterioze e shpendėve

Mesazh  Fikrro prej 08.01.11 19:30





Shpende te vdekur edhe ne Itali



Misteri vazhdon nje numer i madh i shpendeve bien tashme nga qielli Italian.

Vazhdon vdekja e mistershme e kafsheve qe po trondit boten,por kete here ne Itali ku karakteristike ishte qe shpendet e ngordhura ne sqep kishin njolla te kalterta.Shkaku i sakte i vdekjes misterioze te shpendeve dhe te breshkave siq ka ndodhur ne Itali dhe vende te tjera nuk dihet,sipas disa teorive keto vdekje misterioze ndodhin per shkak te levizjes magnetik te polit te veriut ne Rusi.

Disa te tjere besojne se kjo eshte nje paralajmerim se fundi i botes eshte afer.Mijera perllumba dhe breshka kane vdekur,sidomos shpendet te cilet binin sikurse shiu ne kulmet e Italianeve,dhe po shkaktohet nje vdekje masive me permasa te medha te kafsheve ne gjithe globin.

Banoret e Faenza te Italis pershkruanin vdekjen e shpendeve sikur topat e krishtlindjeve qe binin nga qielli me njolla te kalterta ne sqepa.



avatar
Fikrro

644


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Vdekje misterioze e shpendėve

Mesazh  Fikrro prej 15.01.11 12:31




Zogjtė nė Rumani ngordhin nga “dehja”



Zogjtė, pėr tė cilėt nė fillim u menduar se kishin ngordhur nga gripi i shpezėve nė Rumani, duket se kishin pirė deri nė vdekje.
Banorėt e Constantas nė lindje tė Rumanisė, siē njofton BBC, gjetėn dhjetėra zogj tė ngordhur nė periferi tė qytetit tė shtunėn.
Ata alarmuan autoritetet, nga frika se zogjtė kishin vdekur nga gripi i shpezėve.
Por, zyrtarėt lokalė tė veterinarisė vendosėn se zogjtė kishin ngordhur pasi kishin ngrėnė rrushin “mark” – mbetje tė lėna nga procesi i bėrjes sė verės.




avatar
Fikrro

644


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Vdekje misterioze e shpendėve

Mesazh  Muratori prej 15.01.11 13:22

Ketu munde te jene disa faktor simbas meje :
1.Ndrrimi i Poleve ne 10'
2.Eksperimentet e shkencetareve te ēmendur siē jane ( H.A.A.R.P ,CERN etj ) dhe
3. Arritja apo aferimi i Planetit te kuq ose Planetit X ose Planetit Nibiru pa marr parasysh se si eshte i emeruar.

avatar
Muratori

3


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Vdekje misterioze e shpendėve

Mesazh  Fikrro prej 15.01.11 19:49

C'po ndodhe

Qe nga data 31 dhjetor 2010 kur u botua per here te pare lajmi i pazakonte i nje numri te madh zogjsh qe rane ne toke te vdekur ne qytetin e vogel Beebe ne Arkansas, USA, ne gjithe boten eshte shfaqur i njejti fenomen por qe eshte shtrire me shume ne mbreterine e kafsheve duke perfshire peshq e gaforre.

Brenda nje jave te vetme kane vdekur me mijera zogj dhe me miliona peshq. Disa thone se keto vdekje masive kane lidhje me njera tjetren. Disa te tjere (i referohem shkenctareve) shprehen se eshte nje fenomen natyral ndersa skeptiket mendojne krejt ndryshe.

Ne fakt vdekje masive te kafsheve nuk jane dicka e re. Ato ndodhin cdo vit dhe gjate gjithe vitit por qe kane nje periudhe te caktuar, psh gjate ndryshimeve sezonale ose ndryshime te medha ne temperature e klime.

Shume nga shkenctaret mendojne se kjo eshte arsyeja. Kush ka te drejte e kush eshte gabim, ajo ende eshte per tu pare. Kategoria tjeter e mendimtareve qe kundershtojne shkenctaret shprehen se kjo vdekje masive eshte dicka e pazakonte sidomos gjeografia e saj bertet me te madhe per nje fenomen aspak normal.

Gishti i vihet eksperimenteve sekrete me armet e modifikimit te klimes, llojeve te reja te rrezeve, pulseve elektromagnetike.... kategoria tjeter mendon nje nderhyrje nga jashte tokes ndersa fetaret e shohin si shenja e qarte e apokalipsit te parashikuar ne bibel.

Kushdo qofte arsyeja, zogjte e peshqit po vazhdojne te vdesin ne menyre masive dhe cdo dite lexon jame nga vende te tjera te botes per perseritje te ketij fenomeni. Kjo eshte harta e vendeve ku ka patur vdekje masive dhe sot, 8 janar 2011 pati dy raportime te reja per te njejtin fenomen.

Po te shohim grafikun e lajmit, ngjarja ne fakt ka filluar ne Scarlino, Itali ne daten 28 dhjetor 2010:

Scarlino, Itali - Ne brigjet e Scarlinos, Itali ne nje rrip prej dy kilometrash jane gjetur me mijera pesh, gaforre, midhje, dhe molusqe te vdekura. Shkaqet jane ende te panjohura.


Ngjarja kryesore

01/01/2011

Beebe, Arkansas -


Beebe, Arkansas -

Pak minuta perpara Vitit te Ri me mijera zogj rane ne toke te vdekur ose te plagosur. Banoret kur u cuan te nesermen pane trupat e 5000-6000 zogjve (blackbird ose sic i njohim ne ne shqip, mellenja) qe kishin mbushur rruget, catite dhe oborret e qytetit te tyre. Zyrtaret thone se zogjte kishin pesuar nje lloj traume dhe kishin emoragji masive te brendeshme. Shpjegimi fillestar ishte qe fishekzjarret mund te ishin shkaktare te ketij fenomeni.


02/01/2011

Franklin County, Arkansas -


Nje dite me pas, rreth 200 km ne perendim te Beebe, Arkansas u raportua nje vdekje masive e peshqeve. Mbi 100 mije pesh u pane te vdekur ne lumin Arkansas ne nje siperfaqe prej 32 km. Vdekje ose ngordhje masive te peshqeve nuk jane dicka e pazakonte por ne kete rast shume specialiste paten dyshime per dicka me shume se normalja.


Po ne daten 2 janar 2011 nje raport vjen nga Uellsi Jugor ku u gjet nje numer i madh peshqish te ngordhur.

Abergavenny, South Wales -

Nje agjensi e ambjentit konfirmoi ngordhjen masive te qindra peshqeve. Shkaku ju vu ujit te ftohte, mungeses se oksigjenit dhe akullit.


Date 3/1/11

Pointe Coupee Parish, Louisiana -


Ne 3 janar 2011, tre dite mbas incidentit ne Beebe, Arkansas, mbi 500 zogj te te njejtit lloj si dhe garguj rane nga qielli ne Pointe Coupee Parish, Liuisiana, USA. Serisht zyrtaret u shprehen se vdekje te tilla masive nuk jane te pazakonta dhe analiza te metejshme laboratorike do kryhen per te percaktuar shkakun e vdekjes.

Ne te njejten dite, ne banore e Gilbertsville, Kentucky - raportoi me dhjetra zogj te ngordhur rreth kutise se saj postare por zyrtaret nuk treguan ndonje interes per kete incident.


Serisht data 3 janar Kent Island, Maryland -

Me dhjetra mijera peshq u gjeten te ngordhur ne Gjirin Chesapeake. Shkaku i ngordhjes mendohet te jete stresi i shkaktuar nga uji i ftohte.


Vazhdojme me daten 3 por kete rradhe lajmi i perkjet Japonise

Tokyo, Japan -

23 zogj te ngordhur ne prefecturen Tottori perhapen friken e gripit Avian por testet ende duhet te konfirmojne shkakun e kesaj ngordhje masive.
avatar
Fikrro

644


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi