Shpirtėrat e parahatshėm

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Shpirtėrat e parahatshėm

Mesazh  Neo prej 19.05.08 17:34

SHPIRTAT E PARAHATSHĖM

Unė dhe nusja rrinim nė dhomė kur u hap dera dhe njė erė u krijua vetvetiu dhe para syve tanė bokalli u ngrit dhe filloi tė sillej nėpėr ajėr... Janė kėto fjalėt qė na i pėrcjell F. H. nga Peja pėr pėrvojėn e gjyshes sė vet.

Ky rast si dhe shumė tė tjera, si tek ne ashtu edhe nė botė, nė njėfarė mėnyre na bėjnė me dije pėr "paraqitjen" dhe "prezencėn" e shpirtave qė nuk i takojnė mė kėsaj bote.

Disi tek ne ėshtė bėrė praktikė qė me figurėn e besimit tonė popullor - Lugatin, tė identifikohen tė gjitha krijesat jashtė kornizave tė kuptueshmėrisė sonė dhe me kėtė emėr njėherazi identifikohen shpirtat, fantazmat, vampirėt, etj.

Edhepse njė vėshtrim i tillė dhe klasifikimi qė bėra ndoshta nuk i takon temės qė dua ta shtjelloj, duhet tė dihet se shpirtat qė parimisht duhet t'i takojnė asaj ane, fantazmat dhe vampirėt, janė kuptime qė dallojnė shumė prej njėra tjetrės dhe asesi nuk duhet tė identifikohen njėjtė.

Pėr ta pėrzėnė shpirtin, na detyroi neve fėmijėve tė silleshim gjithė ditėn rreth plemes

Pa marė parasysh se prej cilit kėndvėshtrim nisemi, pėr vampirėt ėshtė me tė vėrtetė naive tė mendohet se ekzistojnė. Sidoqoftė skepticizmin duhet ta lėmė pak anash dhe mė me seriozitet t'i qasemi problemit.

Enigmėn mbi fantazmat mund ta zbėrthejmė me mjaft sukses vetėm me njė trajtim konstruktiv psikologjik, kurse ēėshtja e shpirtave kėrkon njė trajtim metafizik tė problemit por pėrsėri po e cek, me pamundėsi dhėnie tė konkludimit.

Pėr tė mos kaluar nė monotoni dhe pėr ta bėrė temėn mė tė afėrt ja disa raste mė interesante qė munda t'i mbledh pėr t'iu kthyer mė vonė vetė problemit... "nuk e dij se si ndodhi qė ai vendosi tė banonte tek ne, apo mos ndoshta ai ka qenė gjithnjė aty e ne kushedi pa vetėdije e kemi ngacmuar, dhe me thėnė tė drejtėn, nuk mė kujtohet se atėherė kam qenė i ri, diku rreth 12-13 vjet" - na rrėfen njė student prej rrethit tė Prizrenit, pėrndryshe student me sukses mbi mesataren - "por e gjitha kjo filloi atėherė kur zhurma tė ēuditshme filluan tė dėgjoheshin nė pleme.

Nė fillim nuk i merrnim seriozisht duke menduar se fjala ėshtė pėr ndonjė kafshė tė vogėl qė ka gjetur strehim aty, por me kalimin e kohės ato filluan tė shpeshtohen dhe tė merrnin intonacionin e zhurmės qė krijohet kur sendet rrėzohen ose hudhen, kurse nė portėn e fqiut filluan tė dėgjohen trokitje tė fuqishme misterioze qė i shkaktuan mjaft shqetėsim.

Ndoshta pėr t'i bėrė qejf vetes, mundoheshim ta shpjegonim kėtė me ndonjė armik misterioz tė familjes, i cili dėshironte vetėm tė na shqetėsonte.

Mė tej gjėra edhe mė misterioze filluan tė ndodhin.

Nė kulm tė shtėpisė dhe nė oborr filluan tė bienin gurė me shpejtėsi tė mahnitshme dhe baba shpesh nė gjysmė tė natės dilte jashtė me tėrfurk nė dorė, por gjithmonė kthehej i dėshpėruar se jashtė nuk kishte bile as shenjė se kishte qenė dikush.

Mendimet pėr ndonjė aksion tė organizuar kundėr familjes sonė u forconin derisa dikujt iu kujtua tė hipte nė kulm dhe t'i sillte tjegullat qė ishin goditur.

Sot e kėsaj dite nuk mundemi ta kuptojmė se ēfarė ka qenė ajo forcė qė e ka gjuajtur atė gur i cili kishte shpuar tjegullėn.

Gurėt kishin kaluar nėpėr tjegulla duke lėnė vetėm vrimėn sa madhėsia e vet, pa i thyer ato. Kemi provuar vetė tė provojmė diēka tė tillė, por tjegulla gjithmonė thehej.

Atėherė vendosėm tė kėrkojmė ndihmė nė rastin e parė qė do tė ndodhte herėn tjetėr. Nė njė ditė, kafshėt filluan tė na shqetėsohen kurse edhe gjėrat tjera lėviznin dhe nuk i gjenim nė vendin ku i linim.

Atėherė nuk pritėm mė, por e thirrėm njė njeri nga Prizreni i cili mė duket se thirrej Shasha, dhe i cili na kuptoi seriozisht. E dij vetėm se na mblodhi tėrė neve fėmijėve dhe na detyronte tė silleshim rreth plemes gati tėrė ditėn, kėshtu qė ato dukuri kurrė nuk na shqetėsuan mė..."

Mirė, mirė, vazhdoni me tė juajėn, por dijeni, edhe pasi tė vdes, nuk do t'ju lė rehat

Ngjarja tjetėr ėshtė mjaft interesante por pėr arsye se paraqet njė ēėshtje mjaft familjare nuk do tė cekim asgjė pėr aktorėt e ngjarjes. "E tėra ka filluar pas vdekjes sė plakės.

Se diēka e tillė do tė ndodhte, disa prej neve e kemi pritur, se para vdekjes ajo na pat thėnė - mirė, mirė, vazhdoni, por edhe pasi tė vdes nuk do t'ju lė rehat - e ne e injoruam, e trajtonim si tė tepėrt dhe nė njėfarė mėnyre u lehtėsuam kur vdiq, por gabimin u desh ta paguanim shtrenjtė.

Njė kohė pas vdekjes sė saj gjėra tė ēuditshme filluan tė na ndodhnin nė shtėpi.

Zėra dhe zhurma tė paqarta filluan tė dėgjohen. Njė mbrėmje, gjersa qėndronim tė gjithė sė bashku, dikush trokiti fuqishėm por edhe pse shumė shpejt dolėm jashtė, aty nuk kishte as shenjė tė dikujt.

Filluam tė shqetėsohemi, por ky ishte vetėm fillimi. Mė askush nuk mund tė rrinte ose tė flinte i qetė.

Sa rehatoheshim pak, ndodhte qė p.sh. tė fikeshin fenerėt ose dyert dhe dritaret tė hapeshin e tė mbylleshin vetvetiu ose para syve tanė fluturonin rrobet dhe kėpucėt tona. U detyruam ta ndėrrojmė shtėpinė..."

Para disa kohėsh, agjencionet informative e nė veēanti ajo ruse, emituan lajmin mbi "vizitorin" e ēuditshėm nė qendrėn kulturore ruse nė Maltė.

Ngjarjet e ēuditshme, nė ndėrtesėn nė tė cilėn ėshtė vendosur qendra nė fjalė, si p.sh. fanitjet e ballove miserioze, zhurma e enėve, frymėmarrja e vizitorit tė panjohur si dhe muri i cili vetvetiu e ndėrron ngjyrėn, mė nė fund u zgjidhėn dhe u gjet "shkaktari". Ishte shpirti i njė riteri (kalorėsi) anglez i shekullit tė XVI.

Fjala ėshtė pėr njėfarė ser Oliver Starkin i cili kishte vdekur para 400 vjetėsh. Kishte qenė sekretari personal i mjeshtrit tė madh Zhan De La Valete, njėrit prej komandantėve tė rendit ushtarak katolik tė shėn Pjetrit, rend tė cilin e pėrbėnte pjesa mė militante e "kalorėsve tė shenjtė", qė pėr detyrė kishin mbrojtjen e krishterizmit. Ndėrtesa nė fjalė kishte qenė pronė e kalorėsit i cili banorėt e rinj filloi t'i shqetėsojė qysh nė fillim tė vitit 1993.

"Shpesh herė natėn na zgjonte zhurma e ngjashme me zhurmėn e cila bėhet gjatė ballove, por diēka tė tillė realisht nuk kishte...poashtu e ēuditshme ishte kur e ngjyrosnim njė mur me tė bardhė, pėrndryshe i vetmi i cili ka mbetur i paprekur qysh prej kohės sė ser Oliverit, dhe gjithmonė pas njė apo dy jave vetvetiu ndėrronte ngjyrėn dhe bėhej i zi" - tregon drejtoresha Elizabeta Zolina, pėrndryshe profesoreshė e historisė bashkėkohore.

T'i bijmė shkurt, shpirti i ser Oliverit s'gjente rehati pėr arsye se nė testament kishte thėnė se banorėt e asaj shtėpie, d.m.th. pasardhėsit e tij, duhet t'i paguajnė lutjet e rregullta pėr shpirtin e tij nė katedralen e shėn Pjetrit e qė tash askush nuk kujtohej mė pėr tė.

Me tė kuptuar pėr testamentin, meshat pėr shpirtin e tij filloi t'i financojė vet qendra kulturore, kėshtu qė shpirti i ser Oliverit me kalimin e kohės u qetėsua. "Nganjėherė dėgjojmė prap diēka, por mė asgjė s'ka shqetėsuese", pėrfundon zonja Zolina.

Edhe nė shtėpinė mė tė famshme tė botės ndodhin gjėra tė ēuditshme.

Nė shtėpinė e bardhė nė Vashington flitet se edhe sot e kėsaj dite paraqitet shpirti i Abraham Linkolnit, tė cilin mė 1865 e vrau Xhon Vilkis Buti. Vinston Ēerēili, njėherė, nė shenjė respekti, qe vendosur nė dhomėn e Linkolnit.

Me tė takuar shpirtin, ai kishte kėrkuar dhomėn tjetėr. Edhe mbretėresha holandeze Vilhelmina kishte humbur vetėdijen kur i pat dėgjuar trokitjet nė derė dhe Abraham Linkolnin para saj.

Nga A. Rexhaj
avatar
Neo

"Njėshmėria - mund tė njihet vetėm duke u bashkuar me tė."


1445


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Shpirtėrat e parahatshėm

Mesazh  Jetmira prej 16.07.13 8:37

Nje vajze e quajtur Madison jetone me vellain e saj te vogel Jackson dhe me gjyshen.Ajo jeton me gjyshen sepse prinderit e saj vdiqen pasi nje vrases serik ua keputi duart atyre.Ai po ashtu kercenon shume njerzez ne qytetin ku jeton Madison.Ajo zgjohet qdo dit duke u frikesuar se mos ai po e shikonte...Madison i pelqen shume qe te shkruaj dhe ajo ka fituar shume shperblime per librat e saj te mrekullueshme.Ne ora 8:30 ne mbremje gjyshja e Madisonit e mori Jachsonin ne nje dyqan te nje fermeri per te blere diqka dhe i tha Madisonit se do te ktheheshin rreth ores 9:30 ne mbremje,"Ne rregull" tha Medisoni.Ajo hyri ne dhome dhe e thirri shoqen e saj Jesiccen qe te qendronte me te.Jessica erdhi.Ato po shikonin televizion.Jessica tha po shkoj qe te marr pak leng ne frigorifer.Ne rregull tha Madison.Pas 10 minutash degjoj nje klithme.U frikesua shkoj ne kuzhine por nuk pa asgje.U merakos per shoqen e saj por tha me vete ndoshta eshte ne tualet.Ajo u kthye ne dhome dhe po shikonte lajmet:"Dy njerez u vrane ne nje market te nje fermeri,ata u gjeten te masakruar ne policia!Krimineli ende nuk eshte zene"."Oh jo" tha Madison e trishtuar.Madison degjoj diqka"Drip drip drip".Shkoj ne kuzhine per te shikuar ujin po uji ishte i ndalur.Prar"Drip drip drip".Kesaj radhe po vinte nga dhoma e gjyshes se Madisonit.Ajo e mori nje thike dhe hyri ne dhome.Nen shtrat pa nje trup pa koke pa duar dhe pa kembe!Vetem trupi.Shikoj pas dhe e pa nje njeri me koken e Jessicas ne dore.Ajo vrapoj drejt shkalleve.Dhe iku nga ajo shtepi.Tani jane bere nje muaj qe nga ajo kohe.Ajo tani eshte adaptuar nga nje familje e pasur dhe ka botuar nje liber "The horror city".
avatar
Jetmira

633


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi