Aura

Shko poshtė

Aura

Mesazh  Elizza prej 16.03.10 20:58

Ēfarė ėshtė Aura?



Aura ėshtė fushė elektromagnetike qė rrethon trupin e njeriut (Human Energy Field - HEF) dhe ēdo organizmi dhe objekti nė Univers.

Fusha e Energjisė sė Njeriut si njė koleksion elektromagnetik i energjive tė ndryshme pėrshkon trupin fizik tė njė personi. Kėto grimca tė energjisė janė pezulluar rreth trupit tė shėndetshėm tė njeriut nė njė fushė nė formė ovale. Kjo "vezė aurike" emeton jashtė nga trupi pėrafėrsisht 1 metėr nga tė gjitha anėt. Ajo shtrihet mbi kokė dhe nėn kėmbėt nė tokė.

Pėrbėrja e Aurės

Aura pėrbėhet nga shtatė nivele/ shtresa. Ēdo njėra prej shtresave tė holla qė ekzistojnė rreth trupit fizik ka frekuencėn e vet unike. Ato janė tė ndėrlidhura dhe ndikojnė nė njėra-tjetren dhe nė ndjenjat e personit, emocionet, tė menduarit, sjelljet, si dhe shėndetin e tij. Prandaj njė gjendje e ēekuilibėr nė njė prej shtresave ēon nė njė gjendje tė ēekuilibėr edhe nė tė tjerat.

Trupat aurik dhe nevoja pėr secilin nivel tė fushave tė aurės

1) Trupi fizik aurik - ndjesi fizike. Thjesht rehati fizike, kėnaqėsi, shėndet.

2) Trupi eterik - Emocionet nė lidhje me vetėn, vetė-pranimi dhe dashuria pėr vetėn.

3) Trupi vital aurik - mendje racionale pėr tė kuptuar njė situatė tė qartė, nė mėnyrė lineare, racionale.

4) Trupi Astral (emocional) - Marrėdhėniet me tė tjerėt, bashkėveprimi me miqtė dhe familjen.

5) Trupi mental i dobėt - Hyjnorja nė brendėsi. Ėshtė i lidhur me hyjnoren pėr angazhimin dhe tė ndjekjen e sė vėrtetės.

6) Trupi mental i lartė - Dashuria hyjnore dhe ekstazia shpirtėrore.

7) Trupi shpirtėror (intuitiv) - mendje Hyjnore, qetėsi pėr tė qenė i lidhur me frymėn hyjnore dhe pėr tė kuptuar modelin mė tė madh universal.

Domethėnia e ngjyrave tė Aurės

E kuqja: ka tė bėjė me trupin fizik. Ngjyra e thellė krijon mė shumė mosmarrėveshje. Kjo tėrheq apo prapėson shqetėsime ose obsesione; zemėrim apo mosfalje; ankth ose nervozizėm.

E kuqe e errėt: paraqitet te personat realist, aktiv, tė fortė, me pushtet, tė orientuar.

E kuqe e turbulluar: zemėrimin

E kuqe e qartė: personin e fuqishėm, energjik, konkurrues, seksual, pasionant

Ngjyra rozė e ndritshme dhe e lehtė: person i dashur, i ndjeshėm, sensual, artistik, poashtu paraqet dashurinė, pastėrtinė, dhembshurinė, marrėdhėnie tė reja ose romantike. Mund tė tregojnė edhe dėgjueshmėri tė qartė.

Rozė e errėt: paraqet personin e papjekur dhe tė vrazhdė ose tė pandershėm

Portokalli nė tė kuqe: Besim, fuqi krijuese

Nė njė gjendje tė mirė, tė ndritshme dhe tė pastėr, energjia e kuqe mund tė shėrbejė si njė ego e shėndetshme.

Ngjyra portokalli e aurės: ka tė bėjė me organet riprodhuese dhe emocionet. Ngjyra e vitalitetit, shėndetit tė mirė dhe eksitimit. Shumė energji dhe forca krijuese, prodhuese, aventura, kurajoze, personi qė i largohet natyrės sociale; aktualisht qė po kalon nė njė stres.

Portokalli nė tė verdhė: kreativitetin, inteligjencėn, detaje tė orientuara, perfeksion, shkencor.

E verdha: ka tė bėjė me mėrzi dhe energji tė jetės. Kjo ėshtė ngjyra e zgjimit, frymėzimit, zbulimit dhe veprimeve tė pėrbashkta, kreative, tė gjalla, optimiste.

E verdhė e zbehtė: ndėrgjegjėsim psikik dhe shpirtėror, optimizėm dhe besim nė tė ardhmen; emocione pozitive pėr ide tė reja.

E verdha e ndritshme: paraqet luftėn pėr tė ruajtur pushtetin dhe kontrollin personal ose njė marrėdhėnie biznesi; frika e humbjes sė kontrollit, prestigj, respekt ose pushtet.

E artė metalike e shndritshme: energjinė shpirtėrore dhe fuqinė e aktivizuar dhe tė zgjuar, njė njeri tė frymėzuar.

E verdhė nė tė kaftė: paraqet njė student ose njė person qė ndihet i lodhur duke u pėrpjekur pėr "tė humbur kohe", duke mėsuar ēdo gjė pėrnjėherė.

Ngjyra jeshile: ka tė bėjė me zemrėn dhe mushkėritė. Kjo ėshtė njė ngjyrė shumė e rehatshme, ngjyrė e shėndetshme e natyrės. Kur shihet kjo shtresė zakonisht paraqet rritje dhe ekuilibėr, dhe mbi tė gjitha, diēka qė ēon nė ndryshim. Dashurinė pėr njerėzit, kafshėt dhe natyrėn.

Ngjyra jeshile e ndritshme: Njė shėrues, edhe njė dashuri.

Ngjyra jeshile nė tė verdhė: Kreativitetin me zemėr, personin komunikativ.

Jeshile e mbyllėt: paraqet xhelozi, pakėnaqėsi, ndjenja si njė viktimė e botės duke fajėsuar veten apo tė tjerėt, pasiguria nė veten, mungesa e kuptimit tė pėrgjegjėsisė personale dhe ndjeshmėri ndaj kritikave.

Ngjyra e kaltėr: ka tė bėjė me qetėsiminė, dashurinė pėr tė ndihmuar tė tjerėt, personat e ndjeshėm, intuitiv.

E kaltėr e lehtė: paqe, qartėsi, komunikim; vėrtetėsi, intuitė.

Ngjyra e kaltėr e ndritshme: personat depėrtues; natyrė tepėr shpirtėrore, bujare, ata qė janė nė rrugė tė drejtė; mundėsi tė reja qė do tė vijnė.

E kaltėr e errėt: paraqet frikėn pėr tė ardhmen, frikėn e shprehjes; frikėn pėr tu pėrballur me tė vėrtetėn.

Lejla: ka tė bėjė me syrin e tretė, vizualitetin, ndjenjat intuitive, paraqet personat e ndjeshėm e tė thellė.

Ngjyra vjollcė: Kjo ngjyrė tregon fuqi psikike. Personat: intuitiv, vizionar, futurist, idealist, artistik, magjik.

Ngjyra e argjendtė: Kjo ėshtė ngjyra e bollėkut, po ashtu edhe shpirtėrores dhe fizikut. E argjendta shumė e ndritshme mund tė reflektojė nė shumė tė parave, ose humbjen e iluzioneve. Personat: e hapur ndaj ideve tė reja.

Ngjyra e hirtė: frikėn e tepruar, problemet e shėndetit, veēanėrisht nė qoftė se grupime tė kėsaj ngjyre janė nė fusha tė caktuara tė trupit.

Ngjyra e artė: ngjyra e ndriēimit dhe mbrojtjes hyjnore. Ajo do tė thotė se personi ėshtė duke u udhėzuar nga tė mirat mė tė larta. Ėshtė njė udhėzim hyjnor. Paraqet poashtu mbrojtje, dituri, njohuri tė brendshme. Personat mendimtar dhe intuitiv.

Ngjyra e zezė: tėrheq energji dhe e transformon atė. Ajo tėrheq dritėn dhe e konsumon atė. Zakonisht tregon mosfalje ndaj tė tjerėve. Energjinė e mbledhur nė njė zonė tė caktuar tė trupit, e cila mund tė ēojė nė probleme shėndetėsore, po ashtu paraqet edhe praninė e entiteteve brenda shtresave tė njė personi, jetėn e kaluar qė dhemb; pikėllimin nga dėshtimet nė jetė.

Ngjyra e bardhė: reflekton energji, njė fushė tė pastėr dhe tė lehtė. Shpesh pėrfaqėson njė energji tė re shpirtėrore, dimensionet mė tė larta, pastėrtinė dhe tė vėrtetėn, cilėsitė engjėllore.

E bardha e ndritshme: engjėjt janė afėr, (pėr femra) mund tė tregojė se ėshtė shtatzėnė ose do tė jetė sė shpejti.

Pasteli - njė pėrzierje e ndjeshme e drites dhe ngjyrės, mė shumė se sa ngjyrat themelore tregon ndjeshmėri dhe njė nevojė pėr qetėsi.

Ngjyra e kaftė: pasiguri.
avatar
Elizza

223


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Aura

Mesazh  Elizza prej 27.06.10 18:39

ĒFARĖ ĖSHTĖ AURA E NJERIUT?
A.J.Richardson






Pranohet pothuaj nga tė gjithė se ēdo njeri ka njė aura qė, shumica e njerėzve, e perceptojnė si njė masė drite qė rrethon trupin tonė. Nė esencė, ėshtė pikėrisht ashtu, por kjo ėshtė ta shikosh shumė thjesht problemin sepse aura shtrihet shumė herė mė tepėr se ē'mund tė mendojnė njerėzit dhe pėrbėhet nga shumė pjesė tė ndryshme.

Nė kuptimin mė tė gjėrė, aura ėshtė ēdo formė energjie qė gjenerohet nga trupi dhe rezatohet larg trupit. Sot, ka pajisje me tė cilat mund tė shohim pėrbėrėsit e auras duke na ēuar drejt tė kuptuarit tė ndikimeve dhe pėrdorimeve qė ka ajo. Siē do ta shihni, aura ėshtė shumė komplekse duke qėnė se pėrbėhet nga njė sėrė vibrimesh elektrike dhe elektromagnetike dhe, ndoshta, edhe nga forma tė tjera rezatimesh qė do tė zbulohen.

Rezatimi i auras ėshtė nė fakt komunikim, ashtu si edhe valėt e radios, duke mbartur informacion mbi veten tonė pėr nė hapėsirėn qė na rrethon. Shumė dukuri tė tjera mund tė lidhen ose varen nga aura, pavarėsisht se nė pamjen e parė nuk duket se ėshtė kėshtu.

Shqisat normale tė njeriut

Ne tė gjithė kemi lindur me disa shqisa dhe pikėrisht me ndihmėn e tyre ne mundemi tė perceptojmė botėn qė na rrethon. Shqisat tona janė tė mjaftueshme pėr jetėn tonė tė pėrditshme aq sa na kanė bėrė nė gjėndje qė tė mbijetojmė si specie nė mėnyrė shumė tė suksesshme. Por rreth nesh ekzistojnė shumė mė tepėr gjėra se ē'mund tė zbulojnė shqisat tona normale. Dy nga shqisat tona qė mund tė kapin ngjarje nė largėsi janė sytė dhe veshėt. Veshėt tanė kapin vibrimet nė ajėr kurse sytė zbulojnė vibrimet elektromagnetike qė udhėtojnė nė tė ashtuquajturin eter. Valėt e dritės qė shohim ne janė valė tė energjisė elektromagnetike me frekuenca tė ndryshme vibrimi (ose gjatėsi tė ndryshme valėsh), duke na dhėnė ngjyrat e ndryshme. Drita thjesht e bardhė pėrmban vibrime tė tė gjitha frekuencave qė mund tė veēohen duke e kaluar kėtė dritė nėpėr njė prizėm ose njė pikė shiu, duke pėrftuar njė spektėr tė ngjyrave ose njė ylber. Ngjyrat e kuqe kanė frekuencė mė tė ulėt se sa ngjyrat drejt vjollcės, ku frekuencat janė mė tė larta.

Sytė tanė mund tė shohin frekuencat qė ne i quajmė dritė e dukshme, por ēfarė shohim ne ėshtė vetėm njė pjesė e spektrit elektromagnetik. Pėr tė parė tė gjitha frekuencat e tjera, normalisht na duhen pajisje pėr t'i konvertuar frekuencat e padukshme nė njė formė qė mund ta shohim ose ta dėgjojmė. Rezatimin elektromagnetik e kemi rreth e qark nesh dhe njė nga pėrdorimet mė tė zakonshme tė tij janė transmetimet e sinjaleve tė radios dhe tė TV. Zėrat dhe figura transmetohen nė frekuenca shumė mė tė vogla se ē'mund tė detektojme ne me shqisat tona normale dhe na duhet njė radio ose TV pėr t'i konvertuar zėrat dhe figurat nė njė formė tė detektueshme nga shqisat tona. Dihet qė radio dhe TV pėrdorin frekuenca tė ndryshme.



Rezatimi i trupit tė njeriut

Trupi ynė rezaton njė spektėr tė gjėrė frekuencash elektromagnetike. Frekuencat mė tė dukshme janė ato tė imazhit aktual tė vet trupit, por ky imazh ėshtė vetėm reflektimi i dritės nga burime tė tjera, si psh drita e diellit ose drita elektrike. Trupi i njeriut, nė fakt, nuk rezaton vetė frekuenca nė spektrin e dukshėm dhe kjo bėhet e qartė po tė mbyllim dritėn elektrike natėn. Pėr sytė tanė, trupi zhduket. Ne shohim vetėm errėsirė.

Megjithatė, trupi rezaton frekuenca tė cilat ne, normalisht, nuk mund t'i shohim pa ndihmė. Disa prej frekuencave mė tė dobishme janė ato mė poshtė ngjyrės sė kuqe, zakonisht tė njohura si infra tė kuqe. Frekuencat infra tė kuqe mund tė udhėtojnė shumė kilometra dhe sot disponohen pajisje qė i kapin kėto frekuenca. Pajisje tė tilla pėrdoren nga ushtria dhe policia nė helikopterė pėr tė parė njerėzit poshtė gjatė natės. Pajisje me tė njėjtin parim pėrdorin edhe brigadat e zjarrfikseve pėr tė detektuar njerėzit nėn godinėn e rrėzuar.

Nga kjo shohim se ky komponent i aurės sonė kalon lehtėsisht mes pėr mes objekteve tė ngurta dhe rezatohen nė njė distancė tė konsiderueshme. Ne rezatojmė energji edhe nė shumė frekuenca dhe forma energjie tė tjera qė akoma nuk janė kuptuar plotėsisht. Por ėshtė pothuaj e sigurtė se kėta komponentė tė tjerė tė aurės kanė disa prej kėtyre karakteristikave.

Njohim, nė thelb, tė gjitha format elektrike dhe elektromagnetike tė rezatimit, por ama vetėm kohėt e fundit janė duke pėrdorur njerėzit metoda moderne pėr tė korreluar mendimet, ndjenjat dhe eksperiencat e njerėzve me aurat e tyre. Meqėnėse rezatimi zhvillohet nga proceset e trupit tonė dhe ēdo individ ėshtė unik, del qė aura e secilit person ėshtė e ndryshme. Por, ndryshe nga shenjat e gishtave, aura ndryshon me kohėn dhe me gjendjen fizike dhe mendore tė personit. Kjo teknikė krijon mundėsinė e matjes sė komponentėve dhe modeleve tė ndryshme nė aurėn e njė personi dhe bashkėlidhjen e tyre me gjendjen e personit. Ky shėrbim ofrohet sot tė paktėn nga njė organizatė.


Energjia magnetike

Shumė njerėz pretendojnė se janė nė gjėndje tė ndjejnė praninė ose tė kenė aftėsinė e perceptimit ekstrasensor (jashtndijimor). Natyra ekzakte e kėsaj dukurie akoma nuk ėshtė e qartė. Njė komunikim i tillė nuk ėshtė rezatim elektromagnetik siē e njohim ne, pėrndryshe ne do tė kishim dėgjuar brenda kokės sonė sinjalet e radios dhe tė televizionit. Ka kohė qė njihet fakti se qelizat e gjalla reagojnė ndaj fushave magnetike dhe ndaj rezatimit. Shpejtėsia e rritjes dhe karakteristikat e florės dhe faunės mund tė influencohen nga rezatimi bėrthamor (qė ėshtė njė rezatim elektromagnetik me frekuencė shumė tė lartė). Dihet qė qelizat e gjalla vetrreshtohen nė njė fushė magnetike. Zogjtė psh, kur udhėtojnė, pėrdorin fushėn magnetike tė Tokės pėr tė pėrcaktuar drejtimin e tyre. Nga kjo del e qartė se krijesat e gjalla mund tė reagojnė ndaj formave tė stimulimit qė mė parė nuk mendohej se ishin tė kapshme me shqisat tona normale. Nuk ėshtė larg mundėsisė qė disa njerėz kanė aftėsinė e detektimit tė disa komponentėve tė caktuar tė aurės sė njė personi tjetėr.

Eksperimentet

Shumė nga eksperimentet e kaluara mbi dukuritė psiqike nuk janė kryer me rigorozitet shkencor dhe, prandaj, rezultatet nuk para janė besuar. Njė nga vėshtirėsitė ėshtė veēimi i informacionit tė dėshiruar nga sasia e pakufi e rezatimit tė padėshiruar qė udhėton nėpėr hapėsirė. Mund ta imagjinoni vėshtirėsinė kur kemi parasysh mijėrat e burimeve tė rezatimit nė Tokė qė mund tė ndikojnė mbi rezultatet, pa llogaritur pastaj sinjalet e gjeneruara nga proceset nė hapėsirė.

Meqėnėse disa ngjarje psiqike mund tė pėrfshijnė forma energjie qė ne akoma nuk i kuptojmė plotėsisht, kjo e dyfishon vėshtirėsinė e kryerjes sė eksperimenteve objektive me kėto dukuri. Pėr t'u besuar atyre, kėto eksperimente psiqike duhen kryer nė njė zonė plotėsisht tė filtruar nga tė gjitha format e rezatimit pėr tė parandaluar rezultate tė rreme qė, fatkeqėsisht, i bėn kėto eksperimente tė kostueshme. Ndonėse, pėr momentin, dukuritė psiqike qėndrojnė akoma nė fazėn e pranueshmėrisė shkencore, kėrkimet mbi aurėn e njerėzve mund tė ēojnė nė shpjegimin e perceptimit ekstrasensor dhe efekteve tė tjera psiqike qė pėrfshijnė komunikimin.
avatar
Elizza

223


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi