Shėrime shpirtėrore

Shko poshtė

Shėrime shpirtėrore

Mesazh  Neo prej 14.03.10 0:45

Shėrime shpirtėrore

NJERIU ĖSHTĖ DRITĖ

“Me lindjen tėnde, e ke fituar tė drejtėn ta jetosh jetėn nė mėnyrėn qė tė kėnaq.” L. Hej


Po takohem me Ty, lexuesi im shumė i dashur, sepse: TĖ DUA! E dua lindjen tėnde, e dua rritėn tėnde, e dua jetėn tėnde tė shėndetshme dhe tėrėsisht tė lumtur.

Dhe tė dua pa kusht dhe kėshtu tė them edhe ty t’i duash njerėzit, sepse sa mė shumė tė ketė dashuri nė zemrėn tėnde aq mė e madhe do tė jetė hapėsira e dashurisė sa, dikur, nė zemrėn tėnde do tė ketė vend pėr tė gjithė njerėzit e kėtij nėnqielli.

Dhe, mos harro: nė jetėn e njeriut mund tė ketė me tepri edhe errėsirė, edhe xhelozi, edhe urrejtje, edhe shėmti, por kurrė e kurrė e KURRĖ nuk do tė kėtė tepėr dashuri, sepse sa mė shumė ta duash njeriun, gjithnjė e mė shumė do tė kėtė vend e hapėsirė qė ta duash edhe mė shumė, edhe mė shumė...

Do tė shkruaj, lexuesi im, pėr shėrimet shpirtėrore, por gjithnjė nė bazė tė literaturės, nė bazė tė njė shkence tė re, njė shkence tė pastėr qė u formėsua nė fund tė mileniumit tė dytė.

Kjo shkencė ėshtė sintezė e mendimit tė lindjes dhe shkencės pragmatike amerikane dhe, pas mijėra e mijėra eksperimenteve, analizave, dėshmive dhe tė dhėnave qė rezultuan nga provat, nė fund tė shekullit njėzet, e fitoi epitetin mahnitės qė quhet: ĒELĖSI LUMTURISĖ.

Zbuluesit e kėsaj mėnyre tė tė menduarit, tre urtakėt, qė nė vitin 1996 u shpallen nga Kombet e Bashkuara: tre mė tė menēurit e shekullit njėzet, thanė: gjatė kėtij shekulli janė bėrė mbi 70 pėr qind tė tė gjitha zbulimeve tė njeriut, por ky zbulim, ky ĒELĖS i lumturisė njerėzore, ėshtė dhe do tė mbetet zbulimi mė i madh dhe mė i rėndėsishėm i mileniumit tė dytė.

Nė themelet e kėtij zbulimi ėshtė e gjithė dija njerėzore. Kalimthi po i pėrmendi vetėm disa momente. E para i takon Platonit kur iu tha mjekėve: mos e shėroni vetėm trupin e njeriut, sepse ėshtė gjysma. Shėrojeni njėherė shpirtin. Pastaj vijuan thėniet e latinėve tė vjetėr: Kur t’ia vrajsh njeriut shpirtin, trupi vdes vet.

Ose: Nuk ka trup tė dobėt qė nuk mund ta mbajė nė jetė njė shpirt i fortė. Apo e kundėrta: nuk ka trup tė fortė qė nuk mund ta rrėnojė pėrtoke njė shpirt i dobėt. Dhe mbi kėto tė vėrteta tė amshueshme u ndėrtua thėnia e Humboltit tė pavdekshėm: “Do tė vijė dita kur sėmundja do tė jetė turp, sepse tė gjitha sėmundjet bazėn e kanė nė mendimet negative”.

Amerika nuk do tė ishte Amerikė sikur tė mos e kishte menēurinė e thithjes sė pėrvojave mė tė mira kudoqofshin nė globin tokėsor. Kjo menēuri e pėrvetėsimit tė pėrvojave tė mira u pėrcoll edhe me programe shkencore qė vėrtetuan katėrcipėrisht secilin efekt tė veēantė nė shėndetin e njeriut.

Dhe kėshtu, nė kėtė bazė, u krijuan edhe institutet pėr edukimin kombėtar dhe pėr shėrime shpirtėrore qė, mu si poqeja elektrike e Edisonit tė pavdekshėm, edhe kjo dije, po hedh dritė nė shpirtin e njeriut dhe po i hapė rrugėn e lumturisė njerėzore.

Sepse: njeriu ėshtė dritė. Ēdo materie ėshtė dritė e dendėsuar dhe, secila materie, pra edhe trupi i njeriut, kur tė detyrohen tė udhėtojnė me shpejtėsinė e dritės – shndėrrohen nė dritė. DRITA NUK VUAN NGA ASNJĖ SĖMUNDJE. Kėshtu duhet tė jetė edhe me njeriun.

Ne nuk kemi nė Kosovė institute tė fuqishme amerikane, por secilin institut e bėjnė njerėzit. Institute nuk kemi, por kemi njerėz qė mund tė ndihmojnė shumė. Dhe kėtyre njerėzve iu dihen emrat dhe adresat.

Prandaj, nė fund tė kėtij shkrimi tė parė nė kėtė portal e nė kėtė rubrikė po ju them tė gjithėve: mos u dorėzoni! Pėr tė gjallin kurrė nuk mbyllen tė gjitha dyert. Kur tė mbyllet njė derė hapen dhjetė tė tjera. Kėrkojeni ndihmėn nga JETA dhe ndihma do t’iu vie.

Daut Demaku
avatar
Neo

"Njėshmėria - mund tė njihet vetėm duke u bashkuar me tė."


1414


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Shėrime shpirtėrore

Mesazh  Neo prej 14.03.10 0:47

DIELLI RREZON GJITHMONĖ

“Sa herė tė dėgjosh se ėshtė njė sėmundje e pashėrueshme, dije se kjo nuk ėshtė e vėrtetė. Dije se ekziston fuqia supreme”, D. Ēopra

Dielli rrezon gjithmonė. Retė mund tė vijnė dhe ta pengojnė dritėn e diellit, por ai edhe mė tutje rrezon. Drita e diellit nuk ndalet kurrė. Ani pse sillet toka dhe ne na duket se dielli perėndon, drita e diellit nuk ndalet kurrė. E njėjta gjė ndodh edhe me Fuqinė e Pakufishme dhe me Fuqinė Supreme.

Ato janė tė pėrjetshme. Gjithnjė janė kėtu dhe gjithnjė na dhurojnė Dritė. Mund t’i pengojmė me praninė e mendimeve negative, por Fuqia, Shpirti dhe ENERGJIA SHĖRUESE gjenden gjithmonė e gjithmonė e gjithmonė nė NE.

Erdh nė Zagreb njėri nga tre mėsuestė e mėdhenjė tė botės dhe mbajti njė ligjėratė. Pesėmbėdhjetė minuta foli Mėsuesi, pesėmbėdhjetė tė tjera iu dha pėrgjegjje pyetjeve tė tė interesuarėve. Dhe tė gjitha, nė mbrėmje, u pėrmblodhėn nė libėr tė veēantė me titull “Bog voli zabavu” (Zoti e do argėtimin”). Pse e bėra kėtė digresion kaq tė thyeshėm: njėherė pėr energjinė shėruese, pastaj pėr Mėsuesin dhe ligjėratėn?

Sepse Mėsuesi nė Zagreb solli dėshminė pėr SHĖRIMIN mahnitės dhe, ky shėrim u bė edhe pjesė e librit tė tij.

Njė kirurge gjermane, 42 vjeēare, mjeke shumė e njohur nė tėrė Gjermaninė, sėmuret nga kanceri nė kokė dhe sėmundje metastazon. Medicina zyrtare dorėzohet: mund tė jetojė edhe tre muaj dhe pikė. Mjekja shpreh dėshirėn ta dėrgojnė nė seancat e meditimit te Mėsuesi. I thonė Mėsuesit. Ai pranon. Iu thotė: po! Mund ta vendosni nė fund tė sallės, tė shtrirė, do ta ndihmojmė tė gjithė. Kėshtu ndodhė nė pesė seanca meditimi qė mbaheshin nė qendra tė ndryshme europiane. Mjeken gjermane e sillnin me autoambulancė.

Nė seancėn e gjashtė, kjo grua e fortė, vjen me makinė personale. Pas meditimit i thotė Mėsuesit: ēka ndodhi me mua, nga kanceri i pashėrueshėm qė metastazoi nė kokėn time, unė po dal e shėruar? Mėsuesi i thotė: ti e di mė mirė, je mjeke, unė jam mėsues shpirtėror,me medicinėn tėnde nuk takohem shumė.

Mjekja thotė: medicina ime, shkenca ime, mė hodhi nė mbeturina, por ti mė thuaj ēka ndodhi, ēka bėri energjia jote shėruese? Atėherė Mėsuesi thotė: oj zonjė, ju tė medicinės zyrtare nuk keni derpėrtuar nė qelizė. Unė e kam orientuar energjinė shėruese qė ta VETĖDIJĖSOJĖ QELIZĖN, e, kur tė vetėdijėsohet qeliza ajo e shėron vetveten pa asnjė medikament.

Dhe mbaje mend njėherė e pėrgjithmonė: barnatorja mė komplete nė botė dhe mjeku mė i menēur nė botė – gjenden brenda trupit tė secilit njeri. Ndihmėsi nga jashtė, Mėsuesi ose udhėheqėsi shpirtėror, e ka pėr detyrė qė ta zgjojė nga gjumi atė mjekun e menēur brenda teje dhe t’i hapė dyert e asaj barnatorės mė tė pasur nė botė qė gjendet brenda nė ty. Kjo ėshtė e tėra.

Nuk po dua kėtu tė pėrmendi eksperimentet e jashtzakonshme nė Izrael, nė Londėr e Oklahoma qė janė jashtzakonisht tė rėndėsishėm dhe tė dobishėm pėr tė gjithė ata qė duan tė mėsojnė pėr shėrimet shpirtėrore, por nuk po i pėrmendi as mijėra e mijėra raste tė shėrimit tė plotė tė kancerit (nė mesin e tyre jane disa prej autorėve mė tė njohur tė literaturės inspirative), por po dua ta nėnvizojė njė fakt: tė gjitha sėmundjet vijnė nėpėr vijė shpirtėrore, dhe, prandaj edhe daljen mė tė lehtė dhe mė tė sigurt e kanė po nėpėr tė njėjtėn vijė.

Kjo dalje ėshtė e garantuar vetėm atėherė kur njeriu shndėrrohet NJĖ me fuqinė kosmike. E ky njėsh realizohet pėrmes lutjes shkencore, gjerave qė i do dhe iu BESON dhe sidomos pėrmes qetėsisė e meditimit.

Daut Demaku
avatar
Neo

"Njėshmėria - mund tė njihet vetėm duke u bashkuar me tė."


1414


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Shėrime shpirtėrore

Mesazh  Neo prej 14.03.10 0:49

JETĖRAT E NDRYSHME NĖ JETĖ

“Ata qė shohin tė dukshmėn, shohin pak; ata qė arrijnė tė shohin tė padukshmėn, shohin tėrėsinė”, Osho

Nė jetėn tonė tė pėrditshme, pra nė kėtė pėrditshmėrinė tonė tė thjeshtė, jemi mėsuar tė shohim, tė vėrejmė dhe tė pranojmė atė qė shihet me sy tė thjeshtė, atė qė quhet materie e dendėsuar. Tė kėtillė e shohim edhe njeriun. Si trup fizik. Si materie. Por, athua, a ėshtė njeriu vetėm ajo qė shihet me sy tė rėndomtė?

Sigurisht qė trupi fizik i njeriut ėshtė dimensioni mė konkret, mė i dukshmi dhe mė i prekshmi, por qė nė asnjė mėnyrė nuk ėshtė i vetmi, por ėshtė pika fillestare nė rrugėn e njohjes sė njeriut.

Nė qoftė se i marrim si pikė referimi mėsuestė e mėdhenjė tė jetės shpirtėrore do tė gjejmė njė pikė tė pėrbashkėt ku, pa asnjė dallim, pajtohen tė gjithė. Ata thonė: ekziston jeta fizike, jeta energjetike, eterike, astrale, shpirtėrore, kosmike dhe hyjnore. Shtatė ditė i ka java. Shtatė ligje i ka jeta. Nė shtatė nivele (dimensione) jeton njeriu, nė shtatė shtresa zhvillohet jeta njerėzore.

Pėr sot e pėr kėtu, nuk kisha dashtė qė lexuesin ta largojmė nga theksi i temės, prandaj, pėr qėllime praktike tė NJOHJES, do tė ndalesha vetėm nė nivelin e dytė, nė jetėn energjetike, sepse ma merr mendja se tė gjithė shėruesit me bioenergji, tė gjithė njohėsit e Reikit e Jogės e dinė vlerėn dhe rėndėsinė e kėtij dimensioni pėr shėndetin e trupit fizik tė njeriut.

Pa energji nuk ka jetė. Ēdo qenie e gjallė e ka energjinė jetėsore dhe, bashkė mė tė, edhe mbėshtjellsin energjetik. Kėtė mbėshjtellės, natyrisht tė padukshmėn pėr syrin tonė tė rėndomtė, keni dėgjuar ta quajnė AUR, ose aurol, apo aureola, ndėrkaq populli ynė e quan me kuptim shumė mė tė pėrgjithėsuar si: ora e njeriut!

Mjeshtrit, qė shėrojnė me kėto forma alternative, qė quhen bioenergji dhe Reiki (qė tė dyja e kanė kuptimin: energjia e jetės) nuk bėjnė asgjė tjetėr pėrveē se e “nivelizojnė”, e bėjnė shtrirjen dhe mbėshtjelljen e barabartė tė aureoles nė tėrė trupin e njeriut. Sepse, ta zėmė, nėse ke dhembje koke, ka ndodhur vetėm njė dobėsim i mbėshtjellėsit tė energjisė dhe, nė mungesė tė mbrotjėsit energjetik shkaktohet dhembja.

(Natyrisht ky konstatim ėshtė njė thjeshtėsim i skajshėm i shkaktarit tė dhembjes, por e dhashė tė kėtillė qė tė kuptohet mė mirė e mė lehtė roli dhe funksioni shėndetėsor i mbėshtjellėsit energjetik!) Mirėpo, duhet nėnvizuar shumė shpejtė tė vėrtetėn e plotė se: mbėshtjellėsi i jashtėm energjetik nuk ērregullohet vetvetiu, por ėshtė pasojė e njė ērregullimi tė brendshėm.

Tė gjitha tensionimet, tė gjitha streset, tė gjitha shqetėsimet shkaktojnė ērregullime nė shtresat e thella tė qenėsisė e tė cilat, pastaj, manifestohen si pasoja tė jashtme.(Duhet thėnė me kėtė rast se stresi i fortė ka fuqi tė kėpusė edhe ashtin e kėmbės.)

Shėruesit mė tė mirė nė botė, qė njihen nga literatura inspirative, e rekomandojnė njė reēetė tė thjeshtė: harmoninė e brendshme, tė qenit nė paqe me veten, nė qetėsi, duke pasur kujdes qė gjithnjė tė jetoni nė sot, nė kėtu e nė tash, sepse vetėm momenti i tashėm ėshtė i vėrtetė. Dje ėshtė kujtim. Nesėr ėshtė ndoshta. Dielli i ditės sė sotme nuk e nxen as tė djeshmėn, as tė nesėrmėn. Dielli i ditės sė sotme rrezon vetėm nė SOT, vetėm nė KĖTU dhe vetėm nė TASH.

Ky ėshtė njė “insert” miniaturial, njė hap fare i vockėl nė ecjen kah e padukshmja, qė mund tė ndihmojė shumė, por mund tė ndihmojė edhe muzika nė Beta valė, sidomos muzika relaksuese e njohur si “Baleti i natyrės”, qė mund tė depėrtojė deri nė shtresat mė tė thella tė qenėsisė.

Daut Demaku
avatar
Neo

"Njėshmėria - mund tė njihet vetėm duke u bashkuar me tė."


1414


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Shėrime shpirtėrore

Mesazh  Neo prej 14.03.10 0:50

JETA ĖSHTĖ (EDHE) VUAJTJE

“Nuk ka jetė pa vuajtje,
nuk ka vuajtje pa shkak,
por nuk ka shkak qė nuk mund tė tejkalohet”, D. Valsh

Pėr tė gjitha fenomenet paranormale, ne flasim me vetėbesimin e mosdijes sonė. Nuk ka njeri mė tė sigurt se ai qė nuk di. Ai flet preras, me vetėsiguri, shkurt: kėshtu ėshtė, kėshtu nuk ėshtė dhe pikė.

Ta marrim, pėr shembull, vetėm MAGJINĖ E ZEZĖ. Nė mesin tonė dėgjohen kėto konstatime: magjia e zezė nuk ekziston, ose: turp t’i besosh magjisė nė kėtė kohė, apo: marrėzi e pastėr, e tė tjera tė ngjajshme, kurse intimisht, nė jetėn e secilit njeri, te dikush mė shumė e te dikush mė pak, magjia e zezė ėshtė si hije, bashkėudhėtare e pėrhershme nė secilin hap, nė secilėn lėvizje e veprim.

Ēka thotė literatura, ku qėndron qartėsimi shkencor pėr magjinė e zezė?

Paraprakisht duhet tė thuhet se njerėzit bėjnė jetė nė mėnyrė (gati) robotike. Secili njeri krijon shablone, shprehi tė sjelljeve qė pėrsėritėn nga dita nė ditė, gjithnjė nė tė njėjtėn mėnyrė dhe mė tė njėjtin rregull. Secili njeri e hapė derėn e banesės nė tė njėjtėn mėnyrė, flenė nė tė njėjtėn anė tė shtratit, ulet nė tė njėjtin vend nė tryezė tė bukės, hynė nė tė njėjtėn mėnyrė nė banjo, vishet me ritėm e formė tė njėjtė.Mė thuani, lexues tė dashur, cili prej jush nuk iu pėrmbahet kėtyre shprehive me saktėsi kompjuterike, si ndonjė robot?

E tash, tė ecim pak mė larg dhe tė shohim ē’rėndėsi ka kjo sjellje rutinore, qė e pėrsėrisim tė gjithė ne nga dita nė ditė? Duke bėrė lėvizje tė njėjta, gjithnjė nė tė njėjtėn mėnyrė,ndodhė ajo qė duhet tė ndodhė: poli negativ i energjisė (Kemi thėnė: s’ka jetė pa energji dhe s’ka energji pa rrezatim) deponohet nė kėnde tė veēanta tė banesės dhe kjo deponi rritet e rritet pėr ēdo ditė.

Nė familjet me jetė tė qetė, tė harmonishme, stabile e tė kėndshme, deponia e energjisė negative ėshtė fare-fare e parėndėsishme,por nė familjet me jetė tė ērregulltė,me jetė tė tensionuar, me hidhėrime enorme, me shqetėsime traumatike, deponia e energjisė negative shndėrrohet nė, kushtimisht t’i them: bombė helmi. Kur tė ndodhė, e kjo ndodhė tepėr rrallė, tė prishet sjellja rutinore e familjarėve, tė shkelin nė kėndet ku ėshtė deponuar poli negativ i energjisė, atėherė ndodhin tė padėshiruarat qė quhen: vendbanim i mallkuar, fatkeqėsi, sėmundje, humbje, dėshtim, deprimim, bie ora biologjike e ritmit tė jetės e tė tjera e tė tjera dhe, thėnė me gjuhėn e shkencės, poli negativ i energjisė nuk ėshtė asgjė tjetėr pos asaj qė e kanė quajtur prej lashtėsie: magji e zezė!

Dhe ky pol negativ i energjisė, i sedimentuar nga jeta robotike, (tė mos them e pavetėdijshme) bėhet burimi i parė i vuajtjeve nė jetė. Dhe, prandaj, edhe thuhet: s’ka jetė pa vuajtje, por s’ka vuajtje pa shkak, dhe ajo qė ėshtė mė e bukura: nuk ka shkak qė nuk mund tė tejkalohet. E qysh tė tejkalohet kjo vuajtje, e cila, deshem ne apo jo, ėshtė pjesė e jetės sė secilit njeri?

Shkenca amerikane, si pėr miliona probleme tė tjera edhe pėr kėtė ēėshtje ka gjetur zgjidhjen e mrekullueshme tė bazuar nė pėrvojen civilizuese tė njerėzimit dhe ka prodhuar “ujin e rėndė” qė ėshtė pėrēuesi dhe PĖRTOKĖZUESI mė i sigurt i polit negativ tė energjisė.

Prandaj, nė pėrmbyllje tė kėtij shkrimi tė shkurtė, mund tė themi se ėshtė GJETUR mėnyra mė e mirė dhe mė e sigurt pėr tejkalimin e shkaktarėve tė vuajtjeve qė janė shkaktuar (dhe shkaktohen e do tė shkaktohen) nga magjia e zezė apo mė saktė nga poli negativ i energjisė jetėsore.

E kjo mėnyrė ėshtė: pastrimi me “ujė tė rėndė” tė trupit, automobilit, banesės dhe ēdo mjeti tjetėr qė mund tė jetė kontaminuar nga poli negativ i energjisė.

Daut Demaku
avatar
Neo

"Njėshmėria - mund tė njihet vetėm duke u bashkuar me tė."


1414


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Shėrime shpirtėrore

Mesazh  Neo prej 14.03.10 0:52

DĖSHIRAT DHE AFIRMIMET POZITIVE

“Kėrko ndihmė. Thuaji jetės ēka po dėshiron dhe lejoje le tė ndodhė plotėsimi i dėshirave” Seneka

Shėrimet mė tė suksesshme shpirtėrore, sipas literaturės inspirative, janė realizuar dhe realizohen me fuqinė e FJALĖS. Shumė shėrues shpirtėrore, pėrvojat dhe mundėsitė e tyre pėr t’i ndihmuar njerėzit i kanė bartur nė literaturė dhe kanė dhėnė shembuj e raste tė panumėrta qė dėshmojnė pėr suksesin e plotė tė pėrdorimit tė fjalės si fuqi shėruese.

Kėto pėrvoja e kėto mundėsi, me kohė, janė dendėsuar dhe kanė marrė emrin e veēantė dhe, prandaj, ēdo kund nė literaturė do t’i takoni me nocionin “Afirmime pozitive”.

Teoria aksiomatike e fjalės ėshtė dhėnė kėshtu: ēdo gjė lind nė shpirt, formėsohet si ide, idea shndėrrohet nė mendim, mendimi shprehet me fjalė, fjala liron energji qė ndėrton dhe shėron! Natyrisht nė qoftė se pėrdoret si afirmim pozitiv, por nė qoftė se pėrdoret nė formėn e saj negative, atėherė e arrinė efektin e kundėrt, pra atė tė rrėnimit e shkatėrrimit.

Pėr kėtė shkak numri mė i madh i autorėve tė kėsaj literatura sėmundjen nuk e quan sėmundje, por “joshėndet”, sepse edhe vetė pėrdorimi i fjalės “sėmundje” e thėrret sėmundjen dhe e bėn pjesė tė pėrvojės sė njeriut. Kur e quan “joshėndet”, atėherė “jo” ėshtė negacion qė nuk e pranon nėnvetdija, kurse shėndet ėshtė thirrje e mirė pėr shėndetin dhe lexuesi e kupton pėr ēka flitet.

Nė pėrvojen e gjatė dhe shumė tė suksesshme tė instituteve amerikane pėr shėndet mental (e sėmundja ėshtė sėmundje qoftė fizike apo mentale dhe duhet tė kurohet), janė ndėrtuar njė vistėr e gjatė e afirmimeve pozitive qė pėrdoren pėr raste tė veēanta, pėr qėllime tė sakta dhe pėr kohė tė pėrcaktuar me saktėsi.

Zakonisht, afirmimet pozitive janė fjali tė shkurtėra, tė sakta qė e thonė esencėn e qėllimit, por qė nuk krijojnė zhurmė e turbulencė tė panevojshme, por gjasojnė me adresėn e saktė nė letrėn postale.

Prandaj edhe janė ndarė nė kapituj dhe secila problematikė e ka veēantinė, afirmin pozitiv specifik. Pėr shembull: pėr bukurinė fizike, pėr fatin nė dashuri, pėr suksesin nė punė, pėr shėndet tė pėrkryer, pėr lumturi tė plotė...

Nė njėrin prej librave mė tė mirė, tė kėsaj natyre, thuhet: “Tė punosh me afirmimet pozitive, tė bėsh listėn e DĖSHIRAVE dhe skicėn e planeve e tė mundėsive individuale, tė ushtrosh vizualizimin, mund tė krahasohet me shkuarjen nė restorant. Nė restorant kamarieri e dėgjon porosinė tėnde, pastaj shkon nė kuzhinė dhe ia thotė porosinė kuzhinierit. Ju qėndroni tė qetė, tė sigurt se dėshira juaj do tė plotėsohet.

Sigurisht se nuk do ta shqetėsoni kamarierin nė ēdo ēast me pyetjet e pakuptimta: “A ėshtė gati? Qysh po pėrgatitni? Ēka po bėni atje?” Jo. E porositni ushqimin dhe jeni tė sigurt se do tė pėrgatitet dhe do t’iu vijė nė tryezė. Kjo ėshtė e ngjajshme me kuzhinėn kosmike tė Universit dhe ta dini se ata do tė kujdesen pėr plotėsimin e dėshirės suaj. Atė qė e keni dėshiruar, atė qė e keni porositur pėrmes afirmimeve pozitive do ta keni nė kohėn e duhur, nė vendin e duhur dhe sipas rendit parėsor. Dhe kėshtu ėshtė.”

Afirmimet e sakta pozitive e krijojnė lumturinė, prandaj kujdes me fjalėt.

Daut Demaku
avatar
Neo

"Njėshmėria - mund tė njihet vetėm duke u bashkuar me tė."


1414


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Shėrime shpirtėrore

Mesazh  Neo prej 14.03.10 0:54

PROBLEMI I PARĖ: NJERIU

“Kur mendja njerėzore tė jetė plotėsisht e vetėdijshme, problemet e njeriut zhduken si errėsira nė agim”. Osho

Pėr shkencėn nė tėrėsi ekzistojnė me miliona probleme. Pėr jetėn nė tėrėsi, poashtu, ekzistojnė me miliona e miliona probleme. Pėr jetėn dhe pėr shkencėn, sa herė tė DUKET se po zgjidhen e po tejkalohen shumė probleme, po aty lindin dhe krijohen probleme tė tjera, tė reja, tė panjohura deri nė atė ēast.

Dhe, kėshtu, fillim e mbarim, jetėn njerėzore e pėrcjellin pėrplitjet, lufta e pėrhershme pėr zgjidhjen e tejaklimin e problemeve dhe, prapė, kacafytja e re me zgjidhjen e tejkalimin e problemeve tė reja, qė paraqiten me shumicė, tė salduar njėri pas tjetrit, si hallkat e zingjirit.

Pėr shpirtėrorėn ekziston vetėm njė problem: NJERIU! Shpirtėrorja nuk thotė se njeriu ka shumė probleme, por thotė se: njeriu vet ėshtė problem, ai ėshtė prodhuesi i tė gjitha problemeve qė krijojnė zhurmėn, shqetėsimin dhe pakėnaqėsinė e pafund nė jetė.

Pse ėshtė njeriu problem?

Shtazėt nuk janė problem. Shtazėt jetojnė tė pavetėdijshme, tė lumtura nė mosdijen e tyre, kėshtu qė nuk ekziston mundėsia qė tė trazohen e shqetėsohen. Problemet janė aty, madje janė me shumicė tė madhe, por shtaza nuk ėshtė e vetėdijshme pėr praninė e tyre.

Hyjnitė, poashtu, nuk janė problem. Pse? Sepse janė dritė, janė vetėdije e tėrėsishme, prandaj as nuk janė as nuk krijojnė kurrfarė problemi.

Njeriu ėshtė nė hall tė madh. Vetė qenėsia e njeriut, vetė ekzistenca e tij, ėshtė problem. Pse? Pėr shkak se njeriu gjendet nė mes dy ekstremeve skajore: botės shtazore dhe botės hyjnore!

Njeriu ėshtė sikur URĖ mes kėtyre dy ekstremeve tė pakufishme skajore: nė njėrėn anė ėshtė bota e pakufishme e MODIJES dhe, nė anėn tjetėr, bota e pakufishme e DIJES. Njeriu, i kėtillė siē ėshtė, nuk ėshtė as shtazė as hyjni, apo mė saktė: ėshtė edhe shtazė edhe hyjni.

Njeriu ėshtė PROCES, e procesi derisa tė pėrfundojė nuk e krijon tėrėsinė. Sepse njeriu ėshtė larguar shumė nga bota e mosdijes, por ende nuk ka arritur tė hyjė plotėsisht nė botėn e dijes, dhe, prandaj, pikėrisht ky shkak e bėn jetėn e njeriut tė tensionuar, tė shqetėsuar, luftė tė pafund ku gjithmonė shumėzohen humbėsit e kurrė nuk regjistrohen fitimtarėt.

Ekzistojnė dy mėnyrė, vetėm DY mėnyrė, qė jeta e njeriut tė ndėrtohet pa asnje problem, pa asnjė shqetėsim, pa asnjė luftė. E kėto dy mėnrė janė: E para – regresioni, njriu tė zbret poshtė, nė botėn e shtazės, nė botėn e mosdijes sė plotė dhe tė jetė i lumtur. E dyta – tė transcendentohet, tė ngritet, tė rritet, tė bėhet pjesė e hyjnores dhe vėrtet tė jetė tėrėsisht i lumtur.

Rėnia nė botėn e shtazės ėshtė e lehtė, por nuk mund tė qėndrosh gjatė nė atė gjendje, sepse ajo qė ke mėsuar, ajo shkėndijė e vetėdijes qė e ke ndėrtuar, do tė kthejė prapė kėtu ku je. Sa njerėz pėrdorin mjetet e harrimit, tė kthimit prapa nė pavetėdijes, si alkoolin e drogėn, por kot! Njė ditė, dy, tri, ndoshta edhe njė muaj, por nė ndėrkohė problemet janė shtuar dhe tė presin tė vetėdijėsohesh e t’i pėrballosh. Kjo nuk ėshtė kurrfarė rruge.

Alternativa e dytė ėshtė jashtzakonisht e vėshtirė: tė ngritesh, tė rritesh shpirtėrisht, tė kthehesh me fytyrė kah qenėsia, kah vetėdijėsimi i plotė, total, kjo ėshtė rrugė e vėshtirė, rrugė qė kėrkon mund e sakrifica, vetėmohim e vendosmėri, por ėshtė e vetmja rrugė e sigurt, plotėsisht e sigurt qė njeriun e ndihmon tė bėhet njėmend NJERI.

Prandaj edhe ėshtė mirė ta nėnvizojmė edhe njėherė thėnien e fillimit: “Kur mendja njerėzore tė jetė plotėsisht e vetėdijshme, problemet e njeriut zhduken si errsira para dritės sė agimit”

Daut Demaku
avatar
Neo

"Njėshmėria - mund tė njihet vetėm duke u bashkuar me tė."


1414


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Shėrime shpirtėrore

Mesazh  Neo prej 14.03.10 0:55

NJERIU ĖSHTĖ MODEL I VJETĖR

“Zgjohu perandor dhe mos harro se je NJERI”, Leka i Madh

Ėshtė ēuditėrisht e ēuditshme jeta njerėzore, sidomos nėse vrojtohet nga kėnde tė ndryshme. Shikonie njeriun dhe rrethinėn e tij: pėr ēdo ditė takoni nė rrugė, nė treg, modelet mė tė reja tė automobilave, industria automobilistike nuk e ndalė vrapin e prodhimit tė modeleve tė reja, pėr ēdo ditė, patjetėr, duhet tė prodhohet diēka e re, njė model i ri.

Shihni modelet e shtėpive: nė secilėn lagje, nė secilin vend, kahdo tė kthesh shikimin do tė takosh modele tė reja tė shtėpive, projekte ndėr mė tė ndryshmet qė gjithnjė e gjithnjė e ngacmojnė arkitektin tė krijojė modele tė reja e mė tė reja tė shtėpive pėr banim apo tė objekteve tė tjera.

Po kėshtu veprohet edhe nė industrinė e tekstilit: a gjendet kund ndonjė forcė qė mund t’i ndalojė shtėpitė e modės tė mos prodhojnė gjithnjė e gjithnjė modele tė reja tė garderobės pėr treg.

Mund tė rradhisim kėtu ēka tė doni dhe sa tė doni, vetėm t’ua kujtojė se sa modele tė reja tė kompjutorėve do tė gjeni nė treg, modele tė reja tė syzave, tė lapsave...e ēka jo tejtėr?

Tėrė jeta njerėzore ėshtė e mbushur plot e pėrplot me modele tė reja, tė reja e mė tė reja, dhe, ky vrap apo kjo ēmendi e krijimit dhe plasimit tė modeleve tė reja nuk ka (dhe sigurisht nuk do tė ketė) kurrė ndonjė fund.

E tash, kur sheh njeriu tė gjitha nė jetė si rimodelohen, ridisajnohen dhe rikomponohen, domosdoshmėrisht do t’i shkojė mendja dhe tė mendojė: po njeriu, a ka pėsuar njeriu ndonjė ndryshim apo mos ėshtė njeriu MODELI MĖ I VJETĖR NĖ BOTĖ? Tė gjitha prodhimet e njeriut, nga cili do lėm t’i shėnosh, qė tė gjitha pėsojnė ndryshime e rimodelime, kurse vet krijuesi i kėtyre modeleve tė reja, pra vet njeriu, ēka bėri pėr vetėn e tij, sa pėrkushtim, punė, planifikim apo ndonjė investim tjetėr e bėri qė ta ndryshojė pakėz veten e tij?

Njeriu, nė pjesėn e tij tė jashtme, s’ka nevojė tė rimodelohet, por nė pjesėn e brendshme do tė duhej tė pėsojė ndryshime rrėnjėsore, pikėrisht ashtu siē bėn gjermanėt me ndėrtesėn e Bundestagut tė tyre: ia ruajtėn jashtėsinė ashtu siē ka qenė dikur, por ia ndryshuan nė tėrėsi BRENDĖSINĖ.

Ndryshimet nė brendėsinė e njeriut janė tė domosdoshme, sepse me miliona e miliona vjet njeriu sillet nė qarkun vicioz duke pėrsėritur tė njėjtat gabime, tė njėjtat pėsime, pa nxjerrė prej tyre as edhe njė mėsim tė vetėm.

Sa breze tė njerėzve nė kėtė planet e kanė kultivuar urrejtjen, sėmirėn, xhelozinė, hidhėrimin, lakminė, dhunėn, injorancėn e njėmijė e njė SHĖMTI tė tjera dhe tė gjithė, ama bash tė gjithė, e kanė parė me sytė e tyre se rezultati final i tė gjitha kėtyre gjendjeve tė shėmtuara – mė sė shumti dėme iu ka sjellė pikėrisht atyre dhe, pėr ēudė tė Zotit, asnjė nga brezat e rinj nuk arriten (apo nuk deshen) tė mėsojnė se duhet hequr dorė njėherė e mirė nga bashkėpunimi me shėmtitė.

E kam shumė pėr zemėr anekdotėn e Lekės sė Madh kur iu paska pasė dhėnė urdhėr shėrbėtorėve, qė sa herė ta zgjojnė nga gjumi t’i thonė: zgjohu perandor dhe mos harro se je njeri! Ky pushtues i madh njėmend ka pasė tė drejtė tė besoj se ėshtė mė shumė se njeri, por ka dhėnė urdhėr qė t’ia kujtojnė...

Ėshtė e ditur se nė arsimin formal dhe nė jetėn e jashtme mund t’i arrish me lehtėsi gradat prof, Mr, Dr, akademik, perandor apo Bos i pasur, por nė qoftė se nuk arrin tė vetėdijėsohesh plotėsisht, e ke tepėr tė vėshtirė tė arrish gradėn mė tė lartė nė jetėn njerėzore, qė shkruhet me germa tė mėdha: NJERI!

Kur tė jetė njeriu – njeri, ēdo gjė e bukur nė jetėn njerėzore do tė vijė pas tij, por kur nuk e ke arritur shkallėn e vetėdijsimit, gradėn njeri, nuk ėshtė mirė tė kesh pretendime tė bėsh asgjė nė botė, sepse qė tė gjitha qė do tė dalin nga pėrpjekjet tua do tė jenė njė asgjė e madhe, apo thjesht njė SHĖMTI!

Daut Demaku
avatar
Neo

"Njėshmėria - mund tė njihet vetėm duke u bashkuar me tė."


1414


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Shėrime shpirtėrore

Mesazh  Neo prej 14.03.10 0:57

PROBLEMET JANĖ FENOMENE SUBJEKTIVE

“Pėrulem vetėm para njeriut qė arriti ta njohė vetveten”. Napolitiane

Shkenca gjithnjė ėshtė pėrpjekur, e pėrpiqet edhe sot, qė problemet t’i zgjidh nė mėnyrė objektive, pasi qė, beson qėndrueshėm se jeta e njeriut do tė fitojė cilėsi tė lartė kur ta arrijė shkallėn e tė qenit pa probleme.

Ėshtė e qartė dhe e kuptueshme se problemet mund tė zgjidhen (ose tė zbutėn) edhe nė kėtė mėnyrė, por athua, a do ta ketė njeriu mė lehtė e mė mirė pasi t’i tejkalojė kėto gjendje?

Ėshtė provuar me mijėra herė, sa herė ėshtė arritur njė shkallė e kėnaqshme e zgjidhjes sė ndonjė problemi, prapė, njeriu nuk e ka pasė gjendjen as mė tė lehtė as mė tė mirė. Pse? Sepse menjėherė janė krijuar probleme tė reja, mė tė rėnda e mė tė komplikuara dhe, natyrisht, ecja nė qarkun vicioz ka vazhduar pa asnjė ndryshim.

Sepse shkenca mund t’ia mundėsojė njeriut njė jetė mė ndryshe, me mė pak halle shėndetėsore, me nivele tė tjera tė vlerave kulturore, me standarde mė tė larta ekonomike, me infrastrukturė krejtėsisht moderne, por prapė problemet do tė jenė nė numėr dhe nė lartėsi tė njėjtė, do ta ndryshojnė vetėm formėn, mbėshtjellsin ose ambalazhin dhe asgjė tjetėr nuk do tė ndodhė. Madje mund tė thuhet se do tė jenė probleme edhe mė tė thella dhe mė shqetėsuese.

Pse ndodh kėshtu? Sepse problemet nuk janė tė natyrės objektive, por janė fenomene krejtėsisht subjektive. Me mėnyrėn objektive tė zgjidhjes sė problemeve mund ta ndryshosh SITUATĖN, por nuk mund ta ndryshosh NJERIUN. E, kur tė mbetet njeriu ai i dikurshmi, ai i vjetri, edhe nė situatėn e re do tė krijojė probleme tė reja, madje nė numėr dhe nė thellėsi edhe mė tė madhe.

Sepse njeriu, pavarėsisht nga kushtet e reja, ka mbet ai i vjetri. Nė kėtė gjendje tė ndryshuar, tė re, njeriu do ta ketė edhe mė vėshtirė, sepse me problemet e vjetra ėshtė mėsuar, ėshtė pėrshtatur dhe ia del disi, por me problemet e reja do tė shkaktohen tronditje edhe mė tė thella, edhe me shqetėsuese dhe mė problematike.

Kėtu ėshtė dallimi mes shkencės dhe shpirtėrores: shkenca mendon se problemet janė objektive, se gjenden diku jashtė njeriut dhe se mund t’i ndryshosh pa e pasė ndryshuar njeriun.

Kurse shpirtėrorja mendon ndryshe: problemet janė fenomene subjektive dhe gjenden brenda njeriut, nė mua, nė ty, nė tė tretin, nė ne, nė NJERIUN. Derisa nuk ndryshon njeriu, ēdo gjė do tė rrjedh sipas formularėve tė vjetėr. Format do tė ndryshojnė, emėrtimet do tė jenė tjetėrfare, por thelbi, substanca do tė mbetet e njėjtė.

Njeriu i pavetėdijshėm, qė bėn jetė nė gjumin gjysėm hipnotik, me sjellje e jetė gati robotike, me shprehi e veprime stihike, ai ėshtė krijues i tė gjitha problemeve. Pėr mungesė tė vetėdijsimit se kush ėshtė, ēka ėshtė detyrė parėsore e gjinisė njerėzore, pse ka ardhė nė jetė, cilat janė mundėsitė dhe lartėsitė qė mund t’i arrijė, ai edhe mė tutje do tė jetė vetėm njė burim qė prodhon probleme.

Kur tė vetėdijėsohet, kur t’i ketė tė qarta pėr veten e tij tė gjitha potencialet e pazbuluara qė gjenden nė njeriun, kur t’i ketė tė qarta thellėsitė dhe lartėsitė qė mund t’i arrijė, kur tė kuptojė nė tėrėsi KUPTIMIN e jetės, atėherė problemet do tė shuhen si fluskė sapuni, nė qiellin e pastėr tė jetės do tė lajmėrohet gjendja qė e quajmė lumturi e jetės njerėzore.

Shkenca thotė: lere njeriun, ndryshoje situatėn. Shpirtėrorja e nėnvizon tjetrėn: ndryshoje njeriun, ky ėshtė shkaku, pėr pasojė situata do tė ndryshojė vetvetiu. Nuk ėshtė problem shėndeti, robėria, varfėria, dėshtimi apo cilado gjendje e rėndė, problem ėshtė ndryshimi i njeriut. Nė ēastin e vetėdijėsimit tė njeriut tė gjitha gjendjet do tė vehen nė vijė, jeta do tė zė pozitėn qė i takon: bukurinė e lumturinė.

Nė tė kundėrtėn, kur merr trenin e gabueshėm, tė gjitha stacionet qė vijnė do tė jenė tė gabueshme dhe fundi do tė jetė njė dėshpėrim i trishtueshėm.

Prandaj tė urtit e botės thonė: pėrulem vetėm para njeriut qė arriti ta njohė vetveten, sepse ai qė e njeh vetveten, ai vetėdijėsohet, ai ndryshon dhe jeta e tij shndėrrohet nė fresk pranveror.

Daut Demaku
avatar
Neo

"Njėshmėria - mund tė njihet vetėm duke u bashkuar me tė."


1414


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Shėrime shpirtėrore

Mesazh  Neo prej 14.03.10 0:59

DITURIA ĖSHTĖ FUQIA E PARĖ

“Dituria ėshtė fuqi pėr tejkalimin e pengesave”, Emerson.

Nė tė gjitha pėrplitjet nėpėr letra e germa, njeriu, prapė, mbetet te pika e fillimit qė quhet NJOHJE. Emersoni thotė se dituria ėshtė fuqia e parė pėr tejkalimin e pengesave, por kėsaj duhet t’i shtohet edhe e vėrteta tjetėr se dituria ėshtė fqia e parė pėr tejkalimin edhe tė GJITHA pengesave dhe sėmundjeve edhe nė jetėn e brendshme tė njeriut.

Elektriciteti gjithnjė ka qenė nė re tė qiellit. Aty ėshtė dhe aty do tė jetė gjithmonė. Por mosdija jonė ka thėnė: Zoti, kur hidhėrohet, gjuan me shigjeta tė zjarrta. Sot dihet ēdo gjė pėr elektricitetin dhe, prandaj, ne e komandojmė dhe e pėrdorim pėr nevojat tona. Dija, pra, ėshtė shndėrruar nė fuqi tė dorės sė parė.

Hidhėrimi i brendshėm ėshtė pikėrisht sikur elektriciteti, si rrufetė. Hidhėrimi ėshtė kėshilltar i keq. Asnjėherė askujt nė botė, hidhėrimi, nuk i ka dhėnė kėshillė tė mirė. Hidhėrimi i shkallės sė lartė e shkakton edhe ēmendinė kalimtare.

(Nė kulm tė hidhėrimit – nė shkallėn e ēmendisė kalimtare – njeriu e vret njeriun dhe, kur tė kalojė rryma e hidhėrimit, kur njeriu kthehet nė normalitet nga ēmendia kalimtare, atėherė pason pendimi, por ky pendim ėshtė i vonė dhe i padobishėm.) Hidhėrimi i brendshėm, prandaj, ėshtė rrymė qė po tė njihet mirė mund tė shndėrrohet nė shėrbėtor tė dėgjueshėm, por nėse nuk njihet ai ėshtė padron qė komandon, njė padron tepėr i shėmtuar qė shkakton tė gjitha pėrplasjet dhe shqetėsimet e trazuara shpirtėrore.

Personi qė nuk pėrjeton hidhėrim tė vėrtetė, ai ėshtė person i dobėt, i brishtė. Hidhėrimi ėshtė energji. Edhe mendimet e njeriut janė energji. Nė qoftė se e kupton kėtė energji dhe nė qoftė se di ta orientosh, atėherė tėrė kjo energji transformohet dhe shndėrrohet nė mundėsi pėr fuqizim, pėr ngritje, pėr shėrim, pėr kreativitet...por, nė qoftė se nuk e kupton ligjin e rrjedhės, atėherė pėrballja me shėmtinė ėshtė e paevitueshme.

Qysh duket kjo njohje? Nė fillim duhet ta gjejsh PIKĖN TĖNDE TĖ QETĖSISĖ. Derisa tė arrish kėtė njohje, pra gjetjen e pikės personale tė qetėsisė, gjithnjė do tė mbetesh rob i instikteve, ndikimeve emocionale e tė ndikimeve tė tjera ndėr mė tė ndryshmet. Dituria tė udhėheq nė brendi, atje ku duhet tė krijosh LABORATORIN TĖND personal.

Ti je univers. Gjeje se ē’janė vėrtetė energjitė tuaja. Sepse energjitė e qenies njerėzore, nė asnjė rast, nuk janė armiqtė e njeriut.

Gjeje me kujdes se ē’ėshtė kryesore pėr ty. Por po them: karakteristikėn tėnde kryesore. Zbuloje me kujdes a ėshtė karakteristikė kryesore e qenies tėnde hidhėrimi, seksualiteti, xhelozia, urrejtja, lakmia, dėshira pėr t’u dukur apo cila tjetėr? Kjo duhet gjetur, patjetėr duhet tė arrihet kjo njohje, sepse pa e pasė gjetur kėtė karakteristikė ėshtė shumė vėshtirė tė depėrtohet mė thellė.

Karakeristika kryesore e individit ėshtė faktori themelor, ēelėsi kryesor pėr tė hyrė nė vetinė themelore qė posedon ENERGJINĖ kryesore. Dhe asnjėherė mos u mbėshtet nė pėrvojėn e tė tjerėve, sepse karakteristika kryesore e dikujt tjetėr nė asnjė rast nuk mund t’i pėrngjajė (e lere mė tė jetė identike) karakteristikės tėnde kryesore.

Pas identifikimit tė saktė tė burimit kryesor tė energjisė, pason hyrja nė qetėsi. Vetėdijėsimi i plotė pėr qendrėn e energjisė, hyrja nė qetėsi duke u shndėrruar nė qendėr tė dėshmitarit, qė e sheh dhe e ndien valėn e lartė tė energjisė, tėrė rrjedhėn e energjisė prej burimit deri nė dalje tė jashtme, atėherė, ky vetėdijėsimi, ky vrojtim i vemendshėm ta mundėson tė shndėrrohesh nė sundimtar, nė padron tė rrjedhės.

Vetėdijėsimi, qendra e dėshmitarit, tė ndihmojnė tė depėrtosh nė pikėn tėnde tė qetėsisė qė, mė pastaj, t’i orientosh valėt e energjisė tėnde andej kah do ti dhe nė mėnyrėn qė e dėshiron ti. Sepse tashmė nuk je rob, por pronar i burimit kryesor tė energjisė.

Daut Demaku
avatar
Neo

"Njėshmėria - mund tė njihet vetėm duke u bashkuar me tė."


1414


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Shėrime shpirtėrore

Mesazh  Neo prej 14.03.10 1:01

E VĖRTETA ĖSHTĖ FUQI SUPREME

“E vėrteta nuk ėshtė e hidhur, e ėmbėl, e thartė apo e njelmtė. E vėrteta ėshtė fillimi dhe fundi, ėshtė gjithēka!” Osho.

Nė jetėn tonė tė pėrditshme jemi mėsuar tė dėgjojmė konstatime qė mė shumė janė fjalė-rrokopujė se vėrtetėsi tė ligjshme tė jetės. Thuhet, pėr shembull, e vėrteta ėshtė e hidhur. E vėrteta ėshtė e mirė, por dhemb, ėshtė helm e hidhur. Dhe, kėtė konstatim e themi pa hezitim, edhe nė biseda, edhe nė shkrime, kudo. Pėr kėnd mund tė jetė e VĖRTETA e hidhur? Vetėm pėr mashtruesin, pėr askėnd tjetėr.

E tash, pėr ilustrim tė gjendjes, t’ua them njė ndodhi tė vėrtetė. Mė thirri njė natė njė personalitet i Kosovės, emėr shumė i nderuar, dhe mė tha: e kam nesėr njė tryezė shumė tė rėndėsishme nė “Grand”, duhet tė bisedojmė pėr pajtimin me serbėt dhe po mė duhen do pėrfundimi tė tubimit. Por i dua do pėrfundime (dmth. konkluzione) qė askush nuk mund t’i zbatojė dhe, nė tė njėjtėn kohė, askush tė mos ketė mundėsi t’i kontestojė. Ua, ēfarė kėrkese!

Duke biseduar me tė nė telefon i thashė: po, e gjeta zgjidhjen dhe nesėr unė t’i pėrgatis pėrfundimet e tryezės. U takuam. E biseduam temėn, e dija kureshtjen e tij dhe i thashė, unė, nesėr, pėrfundimet i sistemoj nė kėtė mėnyrė:

“Pa u thėnė e vėrteta e plotė as individi, as familja, as shoqėria civilie e as komunitetet kurrė nuk mund t’i relaksojnė marrėdhėniet mes tyre. Kur tė thuhet e vėrteta e plotė, atėherė mund tė ndėrtohet themeli i qėndrueshėm mbi tė cilin mund tė rikrijohen tė gjitha llojet e marrėdhėnieve tė shėndosha qė do tė gjenerojnė vetėm rezultate tė shėndosha dhe afatgjate”.

Mikut tim i pėlqeu kjo zgjidhje, sepse e dinte mirė se askush nga ndėrkombėtarėt nuk mund ta kontestojė vlerėn e tė vėrtetės, por edhe nė anėn tjetėr, askush nga njerėzit e rajonit tė quajtur Ballkan nuk mund tė ketė fuqi e sinqeritet qė ta thotė tė vėrtetėn e plotė, prandaj edhe ky koncept mbetet i pazbatueshėm.

Tė nesėmen u mbajt tubimi. Nė fund i dhashė konkluzionet e cituara, tė gjithė ulen kokėn. Nė mbrėmje, deklaratėn time e dhanė tė gjitha televizionet nacionale, por dikur vonė, mė thirri njė mik nė telefon e mė tha: “ edhe ti po flet pollavra...sepse po tė mos ishte rrena, njeriut i shkon fytyra.” E tash, ėshtė e tepėrtė tė thuhet: lum ajo fytyrė qė ruan pastėrtinė me mbėshtjellėsin e gėnjeshtrės. Po nejse se u zgjata.

Kjo qė e thashė ėshtė vetėm ilustrim i gjendjes. Nuk mė hynė nė punė dhe nuk dua tė mirrem me tė. Dėshira ime ėshtė tė dal tek qensorja. E qenėsorja nė jetė ėshtė: ligji themelor i tė vėrtetes ėshtė se ajo DUHET tė thuhet. E vėrteta lufton nėpėr tėrė trupin e njeriut qė tė del nė sipėrfaqe, tė thuhet, tė dihet, tė bėhet e njohur. Keni dėgjuar mijėra herė kur kanė thėnė pleqtė: nuk po mė del shpirti pa e thanė tė vėrtetėn. Dhe kjo ėshtė e vėrtetė.

Tė vėrtetėn nga qenėsia e njeriut nuk e nxjerrė dot asnjė thikė kirurgjike. E nxjerrė vetėm fjala. Por, nė qoftė se individi e ndryen, e mbyllė, e shtypė nė thellėsitė e qenies sė tij – pasojat do t’i ketė tė dukshme. Nė literaturė thuhet se e vėrteta, gjatė luftės pėr tė dalė nė sipėrfaqe, shkakton dėme serioze: gjakderdhje nė tru, paraliza tė ndryshme, turbulenca nė zemėr dhe sidomos thyerje tė rėnda nė sistemin nervor.

Kur diēka shtypet e ndrydhet nė brendinė e qenėsisė, nuk shtypet e nuk ndrydhet vetėm e vėrteta, vetėm hidhėrimi apo vetėm njė ndjenjė tjetėr, por shtypen e ndrydhen tė gjitha ndjenjat, sepse nė brendinė e njeriut tė gjitha janė nė varėsi dhe nė lidhshmėri me njėra-tjetrėn.

Kur thuhet e vėrteta njeriu ndien njė LEHTĖSIM mahnitės, sepse gjatė thėnies sė NJĖ tė vėrtete, nga qenėsia yte dalin edhe miliona e miliona kontaminime tė tjera qė njėmend e shkaktojnė njė lehtėsi shėruese pėr njeriun.

E vėrteta ėshtė fuqi supreme, por edhe eliksir universal pėr secilin njeri nė kėtė planet.

Daut Demaku
avatar
Neo

"Njėshmėria - mund tė njihet vetėm duke u bashkuar me tė."


1414


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Shėrime shpirtėrore

Mesazh  Neo prej 14.03.10 1:02

DĖSHIRAT, QETĖSIA DHE LUMTURIA

“Dėshirat tona nuk janė asgjė tjetėr pėrveē: lajmėtare tė mundėsive tona” Gėte.

Tėrė jeta jonė, fillim e mbarim, ėshtė e mbushur me mendime e dėshira. Nė literaturė thuhet se brenda 24 orėve nėpėr mendjen e njeriut lėvizin afėrsisht 14 mijė mendime e dėshira. (Gjetjet mė tė reja tė literaturės shkojnė edhe mė larg dhe thonė se shifra ėshtė shumė mė e madhe, sillet diku mes 50 e 60 mijė mendime e dėshira).

Por le tė jetė e saktė edhe gjetja e mėhershme prej 14 mijė mendimeve e dėshirave, prapė, edhe kjo shifėr ėshtė marramendėse.

E tash, kėtė fakt shkencor e kemi nė njėrėn dorė, ndėrsa fakti tjetėr, poashtu shkencor, thotė: dėshirat nuk janė asgjė tjetėr pėrveē se lajmėtare tė mundėsive tona. Nė mendjen e asnjė njeriu nuk lindė dėshira pa ekzistuar kushtet dhe mundėsitė reale nė ambient qė ajo dėshirė tė plotėsohet. Vetėm kur tė jenė krijuar kushtet e jashtme dhe tė brendshme pėr realizimin e njė dėshire, atėherė, ajo dėshirė ngre kokėn dhe tė thotė: kėrkoje, kėrkoje se ėshtė kėtu, shumė afėr.

Dhe fakti i tretė, gjithashtu shkencor tė cilin e pranon dhe e rekomandon literatura ėshtė: dėshirat normale njerėzore plotėsohen qė tė gjitha (po e nėnvizoj: tė gjitha!) kur tė plotėsohen kėto kushte: kur dėshira tė jetė profilizuar si njė dhe e vetme, pra kur nga 14 mijė mendime e dėshira tė jetė pastruar terreni dhe tė ketė mbetur nė mendje vetėm NJĖ dėshirė; pra kemi profilizimin e dėshirės, (sepse t’i thuash taksistit ja ku i ke 14 mijė adresa dhe mė dėrgo nė shtėpinė time, ai me vjet do tė sorrollatet rrugėve tė qytetit pa arritur ta gjejė shtėpinė tėnde); pastaj vijnė krijimi i filmit mental (tė vizualizohet: tė shihet me sytė e mendjės sė njė dėshirė po plotėsohet) dhe e treta: tė rrumbullakėsohet nė tėrėsi piktura e dėshirės (pra tė jetė formėsuar dėshira me tė gjitha elementet kompozicionale, siē formėsohet vepra artistike e quajtur pikturė).

Por, duhet ditur edhe faktin tjetėr se dėshira ėshtė sikur ylberi: nė qoftė se kėmbėngulė qė ta zėsh ylberin do tė djersitesh kot, sepse ti del nė kodėr, ylberi ikė nė bregun tjetėr.

E ē’duhet bėrė? E para: duhet tė deponohet dėshira. Pastaj tė pranohet jeta nė tėrėsinė e saj tė plotė: ēdo gjė nė kėtė moment ėshtė ashtu siē duhet tė jetė nė tėrėsinė kosmike. Dhe, prandaj, duhet tė krijohet QETĖSIA e brendshme. Kur tė jetė krijuar qetėsia, gjithmonė lumturia vjen si lajm dytėsor.

Kur mirresh me punėn qė e do, kur harrohesh tėrėsisht nė atė punė qė e bėn me dashuri, plotėsimi i dėshirės do tė vie vetvetiu, pra si lajm dytėsor: ej ndodhi kjo e kjo, qė do tė thotė: pikėrisht ajo qė ndoshta me vjet e ke pritur ndodhi pikėrisht tash dhe pikėrisht kėtu, nė ēastin kur mendjen e ke pasur tek punėt tė tjera qė nuk kanė asnjė lidhje me dėshirėn tėnde.

Qetėsia ėshtė fenomen gati i paqartėsueshėm. Tėrė jeta, nė tėrėsinė e saj, ndryshon me shpejtėsi, por tė gjitha kėto ndryshime ndodhin nė qetėsi. Nė qetėsi rritėn bimėt, nė qetėsi rritėn pemėt, nė qetėsi qarkullon drita, nė qetėsi bėhet frymėmarrja, nė qetėsi rrjedh tėrėsia e quajtur jetė. As nuk pėrdoret kund agregati, as zhurma, as ndonjė forcė e jashtme, thjesht: NDODHIN.

Nė qoftė se arrijmė tė lirohemi nga zhurma e brendshme dhe, nė mendje, e krijojmė qetėsinė e plotė, atėherė mendja jonė do t’i pėrngjajė suprinės sė lumit tė qetė ku asnjė valėz nuk trazohet as nuk piptinė. Nė kėtė sipėrfaqe ku nuk piptinė asgjė, hedhja e njė guraleci tė vogėl do tė krijojė rrathė. Guraleci kėtu ėshtė DĖSHIRA, rrathėt qė krijon ai janė rrugėt, valėzimi pėr plotėsimin e dėshirės.

Ėshtė plotėsisht e natyrshme qė, pasi njeriu ėshtė mėsuar me mendimet dhe zhurmėn e tij tė brendshme, e ka vėshtirė ta krijojė qetėsinė, por edhe pėr kėtė situatė mund tė gjenden mjete ndihmėse. Ekzistojnė mėnyra e metoda qė e ndihmojnė secilin tė niset nė rrugėn e kėndshme tė plotėsimit tė dėshirave dhe tė realizimin tė gjakimit tė fundit qė quhet LUMTURIA e plotė.

Kjo rrugė nuk ėshtė e lehtė, por nuk ėshtė e pamundshme.

Daut Demaku
avatar
Neo

"Njėshmėria - mund tė njihet vetėm duke u bashkuar me tė."


1414


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Shėrime shpirtėrore

Mesazh  Neo prej 14.03.10 1:03

DIJA MEMORIE DHE DIJA PĖRVOJĖ

“Mendja e fuqishme, qė bėn pėrpjekje pėr zbatimin praktik tė dijes teorike, ėshtė mendja mė e mirė nė botė”, Gėte.

Zbėrthimi i ligjshmėrive tė jetės, rėndom, e pėrballė njeriun me njė tė dhėnė tė ēuditshme: ato ligje qė nė dukje tė parė dalin si shumė tė ndėrlikuara, madje shpeshherė edhe shumė tė paqarta, pas njė analize tė vemendshme, shihet qė janė ligje e dukuri krejtėsisht tė thjeshta dhe plotėsisht tė qarta. Zatėn e tillė ėshtė edhe tėrė jeta njerėzore me tė gjitha ligjshmėritė e saj.

Njėra prej kėtyre ligjshmėrive, qė shkakton mėdyshje e dilema serioze, ka qenė, ėshtė dhe, ndoshta, do tė mbetet edhe qasja ndaj diturisė si fenomen e sidomos dialogu rreth vlerave tė dijes memorje dhe tė dijes pėrvojė.

Pėr njerėzit qė mirren me ēėshtjet e rritės shpirtėrore, asnjėherė, nuk lejohet pranimi i njė pjese e mohimi i pjesės tjetėr, sepse jeta ėshtė tėrėsi unike dhe duhet tė pranohet si totalitet. Mohimi i pjesės fare lehtė mund tė shndėrrohet nė mohim edhe tė tėrėsisė.

Prandaj edhe duhet thėnė: edhe dija memorje edhe dija pėrvojė janė fuqi qė tė ndihmojnė pėr tejkalimin e pengesave dhe, qė tė dyjat, si dora e majtė dhe e djathta qė sė bashku e lajnė fytyrėn, edhe dija memorje dhe dija pėrvojė sė bashku janė tė domosdoshme dhe, tė shkrira nė njė, e ndihmojnė shumė rritėn shpirtėrore.

Dija memorje grumbullohet nga tė gjitha nivelet e shkollimit dhe nga tė gjitha mjetet e informimit, nga tė gjitha bisedat e debatet profesionale dhe, sidomos, nga studimi i literaturės. Kjo dije ėshtė e mrekullueshme, sepse njeriut ia mundėson NJOHJEN.

Por, nė qoftė se ngelim vetėm nė kėtė rrafsh, nė qoftė se do tė sillemi vetėm nė dijen memorje, tė vlerėsojmė e ēmojmė letrat e diplomat (provimet shkollore), atėherė do tė bėjmė jetė nė CEKTINĖ, qė asnjėherė nuk e siguron thellėsinė e njohjes e sidomos do tė mungojė thellėsia e PĖRJETIMIT. E kjo, ndėr ne sidomos, ndodhė shumė shpesh.

Ne, zakonisht, flasim kėshtu: e di. Kam dėgjuar. Kam lexuar disa herė. E di. E ēka do tė pėrgjigjemi nėse ia shtrojmė vetes njė pyetje tė sinqertė: athua, vėrtet e di?

Tė dėgjosh njėqind herė, njėmijė herė apo edhe njė milion herė se tė dhemb dora kur ta prejė tehu i thikės, athua a ėshtė e barabartė me dhimbjen qė tė shkakton tehu i thikės kur vėrtet ta kėpusėsh dorėn tėnde me thikė?

Dija memorje ėshtė reēetė e mjekut. Reēeta nuk shėron, por barėrat, apo? Dhe, a keni dėgjuar ndonjėherė se mund tė mėsohet noti nė beton? Kėtu e kanė burimin edhe nocionet e arsimit formal dhe arsimit real.

Prandaj, plaku i mendimit gjerman, Gėte i menēur, moti ka thėnė: mendja e fuqishme, qė bėn pėrpjekje pėr zbatimin praktik tė dijes teorike, ėshtė mendja mė e mirė nė botė.

Mrekullia arrihet nė ēastin qė bėhet sinteza, sepse: njėra pa tjetrėn nuk jetojnė, tė dyja bashkė formėsojnė dy binarėt e jetės nėpėr tė cilėt mund tė udhėtohet me shumė sukses dhe me lehtėsi tė natyrshme.

Nė rritėn shpirtėrore dija pėrvojė ėshtė shumė me vlerė. Mund t’i keni lexuar edhe njėmijė libra inspirative, mund t’i keni dėgjuar edhe njėmijė ligjėrata, por njė MEDITIM praktik, njė seancė relaksuese, njė zbatim praktik i qetėsisė me ndihmėn e njė CD-je, do t’iu sjellin aq shumė pėrfitime sa nuk mund t’i zėvendėsojnė tė gjitha librat e botės.

Latinėt e vjetėr kanė thėnė: edhe ngjyra mė e zbehtė ėshtė mė e fuqishme se memorja mė e fortė. Nė kontest tė temės sonė duhet thėnė: edhe metoda dhe teknika mė e zbehtė e rritės shpirtėrore ėshtė mijėra herė mė efektive se cilado dije memorje.

Daut Demaku
avatar
Neo

"Njėshmėria - mund tė njihet vetėm duke u bashkuar me tė."


1414


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Shėrime shpirtėrore

Mesazh  Neo prej 14.03.10 1:05

FJALĖT, AFIRMIMET POZITIVE

“Ditėn qė fillojmė t’i themi afirmimet pozitive, atė ditė dalim nga roli i viktimės. E provojmė FUQINĖ TONĖ”, Lujza Hej.

Afirmimet pozitive janė shndėrruar nė degė tė veēantė tė shkencės pragmatike pėr rritė shpirtėrore. Do tė dėgjoni dhe do tė lexoni gjithnjė e mė shumė konstatime tė kėtilla: afirmimet pozitive e krijojnė lirinė e njeriut, afirmimet pozitive e ndėrtojnė shėndetin, suksesin, lumturinė e tė tjera e tė tjera. Por, ēka janė kėto afirmime pozitive dhe si duken nė praktikėn jetėsore?

Afirmimet pozitive nuk janė asgjė tjetėr perveē fjalė tė zgjedhura, fjalė tė bukura pozitive, qė afirmojnė njė veti, njė veprim apo njė punė tė individit. Kėto fjalė tė zgjedhura, kur pėrdorėn pėr qėllime shėruese, kur pėrdorėn me masė, brenda njė kriteri real, kanė fuqi mahnitėse dhe sjellin kthesa e ndryshime shumė tė rėndėsishme.

Ata qė duan ta kuptojnė seriozisht fuqinė shėruese tė afirmimeve pozitive duhet tė nisen nga pika themelore: FJALA. Edhe nė librat e vjetėr tė besimeve fetare thuhet: “...dhe ishte nė fillim fjala”. Analizojeni me kujdes fuqinė e fjalės.

T’i marrim, pėr kėtė qėllim, dy thėnie shumė tė njohura, e para: “mos mė thuaj se jam i keq, sepse e ndiej veten keq, punoj e veproj keq dhe – BĖHEM I KEQ”, dhe, e dyta: “mė thuaj qė jam i mirė, harroj qė jam i keq, e ndiej vetėn mirė, punoj e veprojė mirė dhe – BĖHEM I MIRĖ”.

E shihni? Tė dy kėto thėnie fillojnė “mė thuaj” ose “mos mė thuaj”, pra bazėn e kanė nė FJALĖ. Dhe qė tė jetė bindja e mbėshtetur nė pėrvojėn e secilit, qė tė keni mundėsi tė bindeni vetė e jo t’i besoni ndokujt, atėherė po e provojmė me njė shembull tjetėr: zgjidheni njė nga shokėt e shoqet tuaja, filloni t’i thoni tė gjithė se ti je (e,i) mirė nja dyzet ditė me rradhė, por t’i thoni me bindje, me fjalė tė vėrteta, iu siguroj se pas dyzet ditėsh, ai ose ajo, do tė jetė personi mė i mirė i mundshėm nė ambientin tuaj.

Pse ndodhė kėshtu? Teoria aksiomatike e fjalės ėshtė kjo: nė shpirt lind idea, pastaj idea formėsohet nė mendim, mendimi shprehet me fjalė, fjala ėshtė ENERGJI, energjia ėshtė fuqi qė ndėrton apo rrėnon.

Kur ia thua vetit afirmimet pozitive, energjia e fjalės depėrton nė molekulė, molekula e merr impulsin, vetėdijėsohet dhe vepron sipas URDHĖRIT.

Prandaj fuqia shėruese e afirmimeve pozitive ėshtė mahnitėse, por vetėm nė RASTE tė rralla, jo gjithėherė. Pse jo gjithėherė? Sepse secili njeri ėshtė mėsuar me mendimet e veta, secili njeri mund tė ndryshojė shumėēka nė jetėn e vet, por tepėr tė rrallė janė ata njerėz qė arrijnė t’i ndryshojnė mendimet e veta, prandaj edhe dyshimi del fitues, sepse shumė njerėz sedimentin e DYSHIMIT e kanė aq tė madh nė qenėsinė e tyre sa asnjėherė nuk mund tė pėrfitojnė nga pėrdorimi i afirmimeve pozitive.

E ēka duhet bėrė? Pėr tė gjallin, kemi thėnė, sa herė mbyllet njė derė, hapėn dhjetė tė tjera, prandaj edhe kėtu mund tė gjendet derėdalja e mirė. Qysh? Fare thjesht. Duhet tė pėrdorėn teknikat dhe metodat e sprovuara prej tė tjerėve.

Mė e mira ėshtė: tė inēizohet zėri i njė tė dashuri, sidomos zėri i nėnės kur tė thotė se “ti je (i,e) mirė”, me vlerė, (i,e) dashur” e tė tjera, por edhe mė lehtė se kjo ėshtė CD-ja speciale, sidomos nė Beta valė, qė depėrtojnė drejtpėrdrejt nė nėnvetėdijėn e individit.

Kjo CD dėgjohet nė vetmi, nė shtrat, vetėm njė njeri, dhe kur tė thotė zėri i CD-sė “ thuaje dėshirėn tėnde me mendime”, atėherė duhet ta zgjedhėsh njė dėshirė, vetėm njė dhe ta thuash me mendime, pa zhurmė tė fjalėve.

Besimi dhe pėrsėritja janė ligjet themelore tė depėrtimit tė urdhėrit nga vetėdija nė nėnvetėdije. Nė qoftė se ky ushtrim bėhet me shumė dashuri, suksesi nuk do tė mungojė.

Afirmimet pozitive janė si tė gjitha ligjet e jetės. Tė gjitha janė pėr tė mirėn e njeriut, por ndjeriu duhet tė jetė korrekt gjatė pėrdorimit tė tyre, sepse rrita shpirtėrore nuk e pranon MASHTRIMIN.

Daut Demaku
avatar
Neo

"Njėshmėria - mund tė njihet vetėm duke u bashkuar me tė."


1414


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Shėrime shpirtėrore

Mesazh  Neo prej 14.03.10 1:08

MARRĖZIA E PARĖ: MĖRZIA!...

“Jeta nėse di ta pėrdorėsh zgjat shumė”, Seneka.

Dinamikėn e jetės moderne e pėrcjellin shumė probleme. Sa mė dinamike tė jetė jeta, aq mė tė mprehta janė problemet qė sjell. Nė fakt problemet qė i prodhon njeriu janė krejtėsisht subjektive dhe, prandaj themi: njeriu ėshtė problemi i parė, ai ėshtė prodhuesi i problemeve dhe, po tė jetė njeriu nė rregull, problemet shuhen si vesa para diellit. Por...ecė e zgjidhe problemin e quajtur njeri?

Njėri prej problemeve qė veēohet nė dinamikėn e sotme ėshtė MĖRZIA. Dhe, ky problem, do tė jetė pėr herė e mė i theksuar, sepse robotizimi i prodhimit njėmend e humanizon jetėn e njeriut, por nė anėn tjetėr krijon aq shumė kohė tė lirė (e kjo do tė thotė mundėsi pėr monotoni e mėrzitje) sa halli i parė dhe themelor i njerėzve do tė jetė: qysh ta kalojnė kohėn e lirė.

Nė traditėn e popullit tonė e takojmė konstatimin e bukur se: frikė e mėrzi ka sa tė duash, kėtu e nė qiell. Merr lirisht, nuk tė ndalon njeri, madje ėshtė gratis, pa pagesė.

Nė rritėn shpirtėrore takojmė konstatimin e mrekullueshėm qė thotė: mė i fortė se njeriu ėshtė gjumi, pėr ēdo natė gjumi e rrėzon njeriun. Por mė e fortė se gjumi ėshtė mėrzia, kur ke mėrzi shqetėsuese nuk tė merr gjumi tėrė natėn. E mė e fortė se mėrzia ėshtė DURIMI. Kur e kultivon qetėsinė dhe, me qetėsi, hyn nė fushėn e gjerė tė durimit, atėherė e mund mėrzinė.

Mėrzia si fenomen subjektiv ėshtė aq e shumėllojshme sa mund tė shkruhen libra tė trashė dhe, prapė, do tė mbesin pjesė tė papėrfėshira mirė. Por, nė rastin tonė do tė ndalemi vetėm nė dy-tri pika pėr efektin rrėnues tė mėrzisė, cili ėshtė burimi i parė qė shkakton mėrzinė dhe qysh tė tejkalohet.

Efektet rrėnuese tė mėrzisė janė tė njohura nė literaturė. Theksohen sidomos rastet e veēanta tė njerėzve qė kanė pėrjetuar mėrzi tė thellė, kur brenda nate e kanė djegur tėrė jetėn e tyre. Pėr shembull djaloshi qė ėshtė burgosur dhe, brenda nate, asnjė qime e flokut nuk i ka mbetė e zezė, ėshtė thinjur tėrėsisht ose mė saktė: ėshtė mplakur brenda njė nate.

Apo babai, ekspert i ashensorėve me valėvule ajri, kur ėshtė ndalė rryma, ka mbetur me gruan dhe djalin nė ashensor, pėr 55 minuta, sipas matjeve medicinale, ėshtė mplakur pėr mė shumė se 2o vjet, e tė tjera. Rastet e lehta tė mėrzisė shkaktojnė diabetin, yndyrėn nė gjak e ērregullime tė tjera.

Por janė do raste tė tjera, (numerikisht mė tė shumtat) krejtėsisht minore nė dukje tė parė, por qė ngadalė e me sistem thellohen aq shumė dhe sjellin dėme aq tė rėnda sa kalojnė nė fushėn e pariparueshmerisė.

Kėto raste fillojnė shumė spontanisht, si: jam i tepėrtė nė familje, nuk mė do kush, jam i padobishėm, nuk mund tė punojė mė punė dobiprurėse, tė gjithė mė urrejnė, kam qenė dikushi i rėndėsishėm, sot janė bėrė tė gjithė mosmirėnjohės, askush nuk mė respekton pėr atė qė kam bėrė, e tė tjera.

Kėshtu fillojnė. Por, duke u pėrsėritur pėrditė, pėr ēdo ēast, shpejtėsia e tyre rritet ēdo ditė dhe dikur kalojnė nė shtresat e thella tė sistemit nervor ku, natyrisht, shkaktojnė ērregullime tė rėnda edhe tė shėndetit fizik, por sidomos tė shėndetit mental.

Kėta njerėz jetojnė nė DJE. Nė kujtime. Nė ditėt e tyre tė djegura. Dhe duke pėrpunuar kujtimet e djeshme, kėta njerėz gjithnjė “gjejnė” momente tė reja qė iu krijojnė mundėsi pėr ndėrtimin e kullės sė FAJĖSISĖ, tė vetakuzės dhe akuzės pėr tė tjerėt.

Ky vendnumėrim, kjo ecje prapa nėpėr hirin e ditėve tė djegura, ky “rikverc” i jetės, pas shumė epozidave pėrsėritėse, kur tė akomodohet nė shtresat e thella tė sistemmit nervor shndėrrohet nė lavė vullkanike qė djegė e rrėnon.

Dalja nga kjo gjendje ėshtė njė dhe e vetme: tė jetohet nė TASH. Nė kėtu dhe nė tash. Tė pranohet jeta nė tėrėsinė e saj tė plotė. Tė vetėdijėsohen pėr begatinė e mrekullueshme tė ēdo ēasti tė jetės, sepse jeta nė asnjė rast nuk ndalet, nuk ndėrton monotoni e mėrzi, gjithnjė ėshtė nė proces tė ndryshimit dhe gjithnjė e plotėson mozaikun e bukurisė.

Nėse jetohet dhe PĖRJETOHET momenti, jeta ėshtė shumė e gjatė dhe shumė e shėndetshme.

Daut Demaku
avatar
Neo

"Njėshmėria - mund tė njihet vetėm duke u bashkuar me tė."


1414


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Shėrime shpirtėrore

Mesazh  Neo prej 14.03.10 1:16

BINDJA, BINDJA DHE VETĖM BINDJA

“Bindja ėshtė parakushti themelor pėr arritjen e lumturisė njerėzore”, O. Nesh.

Njėra prej tė vėrtetave tė amshueshme ėshtė: bindja ėshtė ēelėsi kryesor pėr hyrje nė mbretėrinė e lumturisė njerėzore. Ēdo gjė, fillim e mbarim, varet nga amėza e bindjeve individuale. Mė tė menēurit nė botė, mė tė zotėt nė kėtė planet, mė tė fuqishmit nė rruzullin tokėsor, zė besė lexuesi im i mirė, tė gjithė kanė qenė njerėz tė rėndomtė, si unė e ti, si tė gjithė ne.

Tė gjithė. Por, qė tė gjithė, e kanė pasė dinakėrinė e menēurisė qė nė mėnyrė tė veēantė, krejtėsisht specifike, origjinale, tė ndėrtojnė njė BINDJE dhe, atė bindje ta vejnė nė shėrbim tė jetės sė tyre.

Nė qoftė se je i disponuar tė luajmė, ti lexuesi im i mirė, eja ta luajmė njė lojė tė vogėl. Por dije: kjo LOJĖ prek bazat fundamentale tė jetės njerėzore. Ėshtė lojė, ne po luajmė, por mos harro brenda kėsaj loje ėshtė strukur ēelėsi i lumturisė tėnde.

Dhe kjo nuk ėshtė fjalė goje, por ėshtė ligji suprem i mendjes sė njeriut. Asnjė krijesė njerėzore, deri mė sot, nuk ka arritė tė dali jasht kornizės sė kėtij ligji dhe secili njeri qė ka pasė menēurinė e hyrjes brenda kėtij ligji, jeta e tij ka pėsuar NDRYSHIME MAHNITĖSE.

E tash ta fillojmė lojėn. Unė ta bėjė njė pyetje, dhe, nė fund tė pyetjes, kur unė ta shkruaj pikėpyetjen me shenjen “?” ti pėrgjigju me fjalėn BINDJA.

Tė fillojmė. Pse dikush ėshtė i PAFAT e dikush ėshtė i LUMTUR?

(A tė thashė: shkruaje fjalėn BINDJA. Pas ēdo pikėpyetje shkruaje kėtė fjalė). Mirė. Vazhdojmė. E pse dikush ėshtė i hareshėm dhe shumė i pasur, ndėrkaq dikush i mjerė dhe i varfėr? Pse dikush ėshtė frikacak dhe tėrėsisht i pasigurt e dikush shpatė nė veprime dhe krejtėsisht i sigurt?

Pse dikush ka shtėpi tė bukur e luksoze e dikush, nė prag tė skamjes, jeton nė periferi tė mjeruar? Pse dikush dikush arrin suksese e dikush vazhdimisht has nė mossuksese?

(Mos harro lexuesi im, pas ēdo pikėpyetje shkruaje fjalen BINDJA. Por: shkruaje dhe analizoje, a ėshtė e vėrtetė?) Mirė. Vazhdojmė... Pse dikush ėshtė orator i shkėlqyer dhe shumė i dėshiruar e dikush tejet mesatarisht pritet nga njerėzit qė u drejtohet? Pse dikush trajtohet si gjenial nė punėn qė kryen e dikush tejtėr, ndonėse me pėrpjekje mbinjerėzore, nuk mund tė arrijė, kurrfarė rezultatesh?

Pse dikujt i shkon pėrdore tė SHĖROHET nga e ashtuquajtura sėmundje e pashėruar e dikujt jo? Pse ndonjė grua jeton nė bashkėshortėsi fatlume, ndėrsa e motra vuan nė pafatėsi?

Nė qoftė se ke qenė korrekt, lexuesi im i mire dhe, pas secilės pyetje e ke shkruar pėrgjigjen e saktė: bindja ėshtė shkaktare, atėherė, sėbashku e kemi kuptuar se tė gjitha, fillim e mbarim, varen nga ligji suprem i mendjės njerėzore qė quhet: ndėrtim i bindjes.

Shumė prej nesh – shkruan Xh. Marfi – ende janė nė gjumė tė thellė, tė pavetėdijshėm pėr ekzistimin e xeherores sė arit, tė inteligjencės sė paskajshme dhe tė dashurisė hyjnore. Mėsyjani dhe do tė nxirrni gjithēka qė iu nevojitet, ēdo gjė qė dėshironi!

Njė copė hekuri i magnetizuar ngritė peshė gati 12 herė mė shumė se pesha e vet, po qe se e ēmagnetizoni, e njėjta copė hekuri nuk mund tė ngrisė as edhe pendėn mė tė lehtė. Ngjajshėm me kėtė ekzistojnė dy lloje njerėzish: njėrit i takojnė njerėzit e magnetizuar – me shpresė, besim e bindje, tė vetėdijshėm se janė tė lindur pėr suksese; tjetrit i takojnė njerėzit qė i kanė humbur vetitė magnetike, tė kapluar nga frika e dyshimi... Nisuni pėrpara. Mos u dorėzoni. Mbushuni me veti magnetike. Zbulojeni fshehtėsinė e madhe! Njiheni veten tuaj...

Ndėrroni hartat mentale, skemat e vjetra kah ecin mendimet dhe bindjet e juaja, krijoni amėz tė re tė mendimeve, besimit e bindjes dhe hapėroni me vendosmėri, vetėbesim e siguri tė plotė kah majet mė tė larta tė lumturisė njerėzore, sepse asnjė njeri nuk ka ardhė nė jetė tė vuaj. Jeta ėshtė shumė, shumė e bukur, mėkat tė mos kėnaqeni plotėsisht e gjithnjė.

Shfrytėzoni me shumė dashuri tė gjitha teknikat, mėnyrėt dhe metodat qė iu ndihmojnė ta ndryshoni bindjen tuaj pėr cilėndo lėmi tė jetės. Mos hezitoni se vetėm me prova e sprova, pėsime e mėsime do tė dilni fitues, do ta begatoni pėrvojėn tuaj, e pastaj, ajo pėrvojė iu ndihmon qė tė formėsoni pikturėn e dėshirės suaj ashtu si ua do zemra.

Kėshtu thotė literatura, kėshtu jam i bindur unė, kėshtu kisha dashtė tė shohė edhe ty, lexuesi im i mirė qė tė dua shumė. Dhe tė dua pa kusht qė tė mė duash ti mua, madje prej teje nuk e kėrkojė as votėn tėnde, por e kisha dashtė ndryshimin e BINDJEVE tė vjetra, sidomos tė atyre bindjeve qė tė kanė dėrguar prej dėshtimi nė dėshtim.

“Bindja ėshtė djep i frymėzimit, horizont i ditės sė re, burim i njė fuqie tė panjohur”, Xh. Marfi

Thėnia e Xhozef Marfit qė e vura nėntitull ėshtė shumė e saktė, katėrcipėrisht e vėrtetuar me eksperimente shkencore dhe secili lexues mund ta vėrtetojė nė jetėn e pėrditshme. E para: bindja ėshtė djep i frymėzimit. Shumė e vėrtetė. Bindja e fortė tė frymėzon, tė jepė krahė, sepse krijon energji tė jashtzakonshme.

E dyta: bindja ėshtė horizont i ditės sė re. Po. Bindja pėr hyrje nė njė rrugė tė re nuk ėshtė asgjė tjetėr pos njohje me diēka tė mrekullueshme, pra: hyrje nė njė rrugė tė re ku hapen horizonte tė panjohura deri mė tash dhe, nė tė njėjtėn kohė, tėrėsisht tė pakufishme pėr mendjen tonė tė derisotme. E treta: bindja ėshtė burim i njė fuqie tė panjohur.

Nė kėtė pjesė do tė ndalem me njė shembull tė vogėl: kur ke qenė nė rrezik, ti lexuesi im i mirė, kur ke qenė i bindur se rreziku ėshtė real, i dukshėm dhe i vėrtetė, ke gjetė forcė dhe e kėcyer murin apo gardhin dy metra tė lartė. Tė nesėrmėn ke shkuar tek ai vend, muri apo gardh s’ka rėndėsi, dhe vetes i ke thėnė me habi: a ėshtė e mundur? Unė ta kem kaluar kėtė pengesė? Po. E ke kaluar ti vetė atė pengesė, sepse: bindja ėshtė burim i njė fuqie tė panjohur.

Njerėzit qė janė tė BINDUR pėr njė qėllim e kanė fare tė lehtė ndėrmarrjen e hapave aq radikal sa mund tė shkojnė deri nė vetėflijim. Pėrmes kėsaj vije kuptimore mund tė zbėrthehen tė gjitha veprimet e heroizmat qė takohen nė historitė e popujve. Mund tė fillojmė kėtu numėrimin prej kamikazėve japonez, vetėflijuesve palestinez, luftėtarėve tė Spanjės (nė mes tė tė cilėve ka pasė edhe aq shumė shqiptarė) e deri nė luftėn e fundit nė Kosovė.

Po pėr ne njerėzit e rėndomtė, qė nuk jemi tė zotėt tė bėjmė flijime sublime, cili ėshtė funksioni praktik, jetėsor i bindjes? Pėrgjigja nė kėtė pyetje do tė vie vetvetiu pasi tė citojmė njė pjesė pak mė tė gjatė tė Xh. M. nė “Forcėn e ndėrdijes” ku thotė:

“Nė qoftė se mėsoheni se si mund ta njihni dhe si ta LIRONI fuqinė e fshehtė tė ndėrdijes suaj, atėherė nė jetėn tuaj do ta futni forcėn, pasurinė, lumturinė dhe kėnaqėsinė. Nuk ka nevojė qė ta fitoni, fuqia ėshtė gjithnjė nė posedimin tuaj.

Duhet vetėm pėrvetėsuar mėnyra e PĖRDORIMIT tė saj, tė kuptohet ajo dhe tė pėrdoret nė mėnyrė tė duhur nė tė gjitha poret e jetės. Poqese i ndiqni teknikat dhe proceset e thjeshta, do t’i fitoni njohuritė dhe kuptimet e duhura. Do t’iu frymėzojė njė ditė e re dhe do t’iu lindė njė forcė e re, me ndihmėn e tė cilės do t’i REALIZONI dėshirat dhe ėndrrat tuaja. Bėhuni tė vendosur dhe tė fortė! Bėjeni jetėn tuaj mė tė rėndėsishme, mė tė pasur dhe mė bujare.

Nė thellėsi tė ndėrdijes suaj gjendet URTĖSIA e paskajshme, fuqia e pakufizuar, burimi i ēdo gjėje qė iu nevojitet. Ju duhet vetėm qė t’i ZBULONI ato, t’i zhvilloni dhe t’i QITNI nė dritė. Njihni mundėsitė e shpirtit tuaj! Po qe se shpirtin tuaj e hapni dhe e bėni tė pranueshėm, dituria e pakufishme e brendisė sė ndėrdijes suaj nė ēdo kohė dhe nė ēdo vend do t’iu zbulojė ēdo gjė qė DĖSHIRONI ta dini.

Do t’iu vijnė mendimet e reja, ide tė reja qė do t’iu ēojnė kah zbulimet e reja, do t’iu aftėsojnė tė krijoni vepra tė reja artistike dhe praktike. Pos kėsaj, dituria e paskajshme e ndėrdijes suaj do t’iu tregojė rrugėn e cila ju ēon kah tė vėrtetat dhe njohuritė plotėsisht tė reja dhe, deri tash, tė panjohura. Do t’iu zbulojė pėrsosshmėrinė e tė shprehurit dhe t’ju tregojė vendin e vėrtetė nė jetė...”

Kur tė lexosh pasuse tė kėtilla tė literaturės inspirative, kur t’i analizosh me vemendje tė gjithė shembujt konkret e jetėsor qė t’i dhuron tė gatshėm kjo literaturė, kur tė shohėsh me sytė e ballit, e, sidomos me syt ė e mendjes dhe tė shpirtit potencialet tua tė pakufishme qė gjenden nė ty, nė qenėsinė tėnde, atėherė me lehtėsi tė natyrshme do tė ndėrtosh BINDJEN e nisjes nė rrugėn mė tė bukur tė jetės njerėzore: nė rritėn shpirtėrore.

Dhe, nė kėtė rast e nė kėtė situatė, do tė pėrfitosh edhe mė shumė se qė mund ta paramendosh sot e kėtu. Sepse, sot e lexon nga kureshtja, nesėr e pėrsėritė pėr fuqizim dhe SHĖRIM tė vetvetes, pasnesėr e lexon pėr relaksim qė tė lirohesh nga streset e ditės dhe, sė fundi, krijohet ETJA pėr mėsime tė kėtilla.

Kjo etje shuhet kur tė formėsohet BINDJA se ti je qendėr e botės, se nė jetė ke ardhė qė tė shndėrrohesh nė bjeshkė krenare e jo tė ecėsh zhagas nėpėr vijat e mjerimit qė i shkakton dėshtimi.

Kjo ėshtė rruga e ndėrtimit tė bindjes e cila ėshtė shkaktari kryesor qė, pėr pasojė, prodhon jetėn e lumtur.

Daut Demaku
avatar
Neo

"Njėshmėria - mund tė njihet vetėm duke u bashkuar me tė."


1414


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Shėrime shpirtėrore

Mesazh  Neo prej 14.03.10 1:17

ZEMĖRIMI I PĖRMBAJTUR ĖSHTĖ SĖMUNDJE

“Zemėrimi ėshtė mekanizėm mbrojtės. Mbrohemi pėr shkak se jemi tė frikėsuar”, L. Hej.

Vrasėsi mė tinzak, mė i rrezikshėm dhe mė i padukshėm, ėshtė zemėrimi. Kjo energji e natyrshme nė qenien tonė, pėr ilustrim qė tė qartėsohet mė mirė, mund tė krahasohet me rrymėn elektrike. Tė gjithė e dimė se rryma elektrike ėshtė e domsodoshme, madje nė botėn moderne gati se pa rrymė nuk mund tė ketė as jetė.

Rryma, ėshtė e ditur, pėrdoret pėr gjithēka: pėr dritė, transport, ngrohje-ftohje, telekomunikim, pėr tė gjitha aparatet, pėr tė gjitha makinat prodhuese, pėr tė gjithė kompjuterėt e robotėt... thjesht si tė thuash pėr gjithēka.

Por, nė qoftė se ndaj kėsaj mrekullie tė quajtur rrymė e bėjmė VETĖM njė gabim: prekim telat e xhveshur tė rrymės, ajo tė bėn shkrum e hi brenda njė ēasti.

E njėjta gjė ndodhė edhe me zemėrimin. Nė qoftė se do tė dimė ta pėrdorim kėtė energji tė natyrshme, valėt e zemėrimit do tė kalojnė nėpėr ne pa asnjė shėnjė e asnjė pasojė. Por, nė qoftė se nuk e njohim kėtė energji, sidomos nė qoftė se nuk i njohim pasojat e saj, atėherė rrėnimet shkatėrrimtare qė mund t’i krijojė zemėrimi, pėr njė periudhė bukur tė gjatė kohore, nuk do tė mund tė riparohen.

Do t’iu referohem autorėve tė literaturės inspirative qė qartėsojnė dy momente shumė tė rėndėsishme pėr jetėn. E para: ē’ėshtė zemėrimi dhe si duhet tė lirohemi prej tij. E dyta: qysh mund tė ndėrrohet kahja e mendimeve qė tė jemi vėrtet tė qetė dhe tė lumtur?

SI TĖ SILLEMI NDAJ ZEMĖRIMIT?

Zemėrimi – thotė literatura – ėshtė proces normal dhe i natyrshėm. Mė sė shpeshti zemėrohemi pėr shkak tė gjėrave tė NJĖJTA.Kur jemi tė zemėruem, ndjejmė se nuk kemi tė drejtė ta shprehim zemėrimin tonė dhe, prandaj,, e PĖRMBAJMĖ.

Ky zemėrim i pėrmbajtur rėndom grumbullohet nė pjesė tė caktuara tė trupit dhe manifestohet si SĖMUNDJE. Zemėrimi me vite grumbullohet nė tė njėjtin vend. Pėr kėtė arsye, me qėllim tė shėrimit, ėshtė e domodoshme t’i SHPREHIM ndjenjat tona.

Nė qoftė se nuk mund t’ia thoni drejt nė sy personit qė iu ka zemėruar, ndaluni para pasqyrės dhe filloni t’ia thoni sikur pasqyra tė ishte personi qė iu ka zemėruar. I thoni: jam (i,e) hidhėruar nė ty”. “Mė ke lėnduar” e tė tjera tė kėsaj natyre dhe vazhdoni kėshtu derisa tė liroheni plotėsisht nga zemėrimi. Pastaj merrni frymė thellė, shikojeni veten nė pasqyrė dhe pyetne veten: “Ēka ishte ajo qė shkaktoi zemėrimin e kėtillė nė mua?” Sikur tė arrinim ta ndryshonim sistemin tonė tė BINDJEVE, i cili e ka shkaktuar kėtė sjellje, atėherė ne kurrė nuk do tė kishim nevojė tė zemėrohemi.

NDĖRRONIE KAHJEN E MENDIMEVE

Mund tė humbim kohė duke u marrė me gabimet tona,duke menduar pėr pavlefshmėrinė tonė, ose tė mendojmė pėr ngjarje tė gėzuara. Mendimet e hareshme dhe tė gėzuara dhe dashuria ndaj vetes – janė rruga mė e shkurtė pėr krijimin e jetės sė lumtur.

Prandaj thuani kėshtu: “Nė pafundėsinė e jetės nė tė cilėn gjendem ēdo gjė ėshtė ė tėrė, e plotė dhe e pėrkryer. Gėzohem qė e di se jam NJĖ me fuqinė qė na ka krijuar. Ajo fuqi i do tė gjithė qė i ka krijuar, prandaj mė do dhe mua. Unė jam fėmijė i dashur i universit dhe mė ėshtė dhėnė ēdo gjė. Ne jemi forma mė e lartė e jetės nė kėtė planet dhe jemi tė paisur me tė gjitha qė na duhen.

Mendjet tona janė nė lidhje tė pėrhershme me mendjen e pakufishme, kemi menēurinė dhe dijen e tėrėsishme. Me BESIM krijojė pėr vete vetėm atė qė ėshtė pėr tė mirėn dhe harenė time dhe atė qė ėshtė e pėrkryer pėr rritėn shpirtėrore dhe pėr evolucionin tim. E dua kėtė qė jam.

Mė gėzon hapėsira e pakufishme dhe e di qė para meje shtrihen hapėsira dhe mundėsi tė pakufishme nė tė gjitha pikėpamjet. E di qė nė ēdo moment mund ta formėsoj dhe riformėsoj personalitetin tim, madje edhe trupin tim qė tė mund t’i shpreh potencialet e mia. Plotėsisht i besoj Fuqisė unike dhe e di qė nė botėn time ēdo gjė ėshtė ashtu siē duhet tė jetė...”

Kėto dy mundėsi janė vetėm dy pikla uji nė oqeanin e mundėsive pėr ndryshimin dhe vetėdijėsimin tonė. Por e vlejnė t’i pėrdorim dhe tė analizojmė pastaj veten tonė: si po ndihemi?

Daut Demaku
avatar
Neo

"Njėshmėria - mund tė njihet vetėm duke u bashkuar me tė."


1414


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Shėrime shpirtėrore

Mesazh  Neo prej 14.03.10 1:20

NJERIU ĖSHTĖ DRITĖ E PASTĖR

Njėmijė herė do ta pėrsėrisim njė tė vėrtetė tė amshueshme: njeriu ėshtė DRITĖ E PASTĖR.
Pse po e pėrsėrisim? Sepse, zakonisht, njerėzit nuk e dinė qė pėrmes dėshirave tepėr tė mėdha, makutėrisė se pangopshme pėr tė gjitha jetėsoret – e kontaminojnė vetėn, e mbushin plehurina pleksusisn solar qė, pėr pasojė - prodhon shqetėsime dhe dėshtime.

Arsyeja e dytė ėshtė se pikėrisht kėtu gjenden pėrgjigjet pėr tė gjitha dilemat e njeriut, tė cilat i keni lexuar sa e sa herė: pse dikush ėshtė i hareshėm, i shėndetshėm, i pasur, i suksesshėm, i lumtur?... E pse dikush tjetėr ėshtė – e kundėrta e tė gjitha kėtyre gjendjeve?

Njeriu i ka njė million probleme, por ėshtė vetėm NJĖ PROLEM: njeriu!

Lexonie me kujdes literaturėn dhe nėnvizojeni kėtė tė dhėnė: vetėdija e njeriut ėshtė njė maje akulli mbi ujė, kurse nėntė pjesėt tė tjera tė vetėdijes janė errėsirė e pavetėdijshme, akulli nėn ujė.
Qysh mund tė arrihet ndriēimi i plotė, vetėdijėsimi dhe, me kėtė vetėdijėsim – tejkalimi i tė gjitha mungesave dhe pengesave nė jetė?

Duket problem i rėndė dhe i pakuptueshėm, por ėshtė aq i thjeshtė dhe aq i lehtė sa mund ta kuptojmė tė gjithė.

Zgjidhja quhet: MEDITIM!

Meditimi bėn kthimin e energjisė brenda dhe fuqizon dritėn e brendshme, vetėdijėsimin e plotė. E vetėdijėsimi tė bėn kreativ, tė suksesshėm, tė hareshėm, tė lehtė, tė pasur, tė shėndetshėm, tė lumtur.
Shumė e thjeshtė dhe shumė e lehtė.

Nė qoftė se dėshironi tė informoheni pėr tė gjitha mėnyrėt, metodat dhe format e arritjes sė kėtij qėllimi – lexoni literaturėn. Aty do tė gjeni mijėra mėnyra, por ėshtė vetėm njė SYNIM: arritja e vetėdijėsimit, drita e plotė.

Njėra prej rrugėve mė tė sigurta ju ofrohet nė me ndihmėn e CD-es “Dėshirat…” e cila ndihmon nė krijimin e qetėsisė, kthimit tė energjisė brenda, pastrimit tė ngadalshėm dhe sistematik tė kontaminimeve qė ia kemi bėrė vetės.

CD-ja ėshtė meditim i udhėhequr dhe i sigurt.

Pėr arritjen e dritės sė pastėr (qė gjithnjė ėshtė nė ne, por e mbuluar nga plehurinat e jetės horizontale), ekzistojnė dy forma tė sigurta: e para – t’i besoni dhe t’i dorėzoheni plotėsisht udhėzuesit, (Mėsuesit), dhe, e dyta: ta arrini njohjen dhe bindjen pėrmes leximit e studimit sistematik tė literaturės.

Dorėzimi me besim apo dorėzimi me bindje pas njohjes sė literaturės – qė tė dyja tė ēojnė nė njė synim: meditim tė udhėhequr pėr arritjen e dritės sė pastėr. E kjo dritė ėshtė hyrje nė fatlumėri, sepse mė nuk do tė takoheni me negativitetet qė prodhojnė vuajtje.

Daut Demaku
avatar
Neo

"Njėshmėria - mund tė njihet vetėm duke u bashkuar me tė."


1414


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Shėrime shpirtėrore

Mesazh  Neo prej 14.03.10 1:20

Afirmimet Pozitive

Ata qė kanė marrė pjesė ne kursin e Mendimit Pozitiv e kanė kuptuar se ēfarė fuqie ka fjala. Se si me fjalė ndėrtohen dhe rrėnohen jetėt. Ėshtė e qartė se njė rrol shumė tė rėndėsishėm luajnė afirmimet pozitive.

Ēfarė janė afirmimet pozitive?

Kėto janė fjali qė pėrshkruajnė njė gjendje tė dėshiruar, qė pėrsėriten shumė shpesh nė mėnyrė qė ndėrdija tė jetė nė shėrbimin e njė jete mė tė mirė. Qė afirmimet tė jenė sa mė efikase ato duhet tė pėrsėriten me vėmendje, me bindje, me interesim dhe me shumė dėshirė.

Si tė pėrdoren afirmimet pozitive?

Ėshtė mirė qė tė pėrdoren fjali tė shkurtra meqė mbahen mend lehtė. Pėrsėritni sa herė tė doni, sa herė qė nuk jeni duke u marrė me ndonjė aktivitet tjetėr qė kėrkon koncentrim (pra, mos I pėrsėritni afirmimet kur jeni duke ngarė veturėn apo duke kaluar rrugėn) – ndėrsa mund tė jetė moment I mirė qė ta bėni kur jeni duke udhėtuar me autobus, tren, duke pritur nė rend, …dmth gjatė momenteve pasive nė jetė. Bėjini disa sesione 5-10 minutėshe nė ditė.

Pėr tė ju ndihmuar, ja disa shembuj tė afirmimeve pozitive.
Zgjedhni cila ju konvenon mė sė shumti, dhe pėrsėriteni – ama ME BINDJE.

- Unė jam i/e shėndetshėm(e) dhe i/e lumtur.

- Unė jam ēdo ditė e mė i/e pasur.

- Trupi im ėshtė I shėndoshė dhe po funksionon pėr mrekulli.

- Unė kam shumė energji.

- Unė mėsoj dhe kuptoj shpejtė.

- Mendja ime ėshtė e qetė.

- Unė jam i/e qetė dhe i/e relaksuar nė ēdo situatė.

- Mendimet e mia I kontrolloj unė.

- Unė rrezatoj dashuri dhe lumturi.

- Unė jam i/e rrethuar me dashuri.

- Unė e kam punėn mė tė mirė nė botė.

- Unė jetoj nė shtėpinė e ėndrrave tė mia.

- Unė kam marrėdhėnie tė shkėlqyer me burrin/gruan.

- Unė kam njė punė tė mrekullueshme.

- Unė jam i/e suksesshėm(e) nė ēdo hap.

- Jeta ime ėshtė ēdo ditė e mė e bukur.

Tė mos harroj t’ua kujtoj se Louise L. Hay ka shėruar kancerin me afirmime pozitive dhe me mendime pozitive.

Daut Demaku
avatar
Neo

"Njėshmėria - mund tė njihet vetėm duke u bashkuar me tė."


1414


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Shėrime shpirtėrore

Mesazh  Neo prej 14.03.10 1:23

XHELOZIA

Nė fund tė kėtij shkrimi - do tė flas shumė pak dhe shumė sipėrfaqėsisht pėr xhelozinė.

Paraprakisht do t’iu them kėtė:

Kur luftoni kundėr momentit, ju nė tė vėrtetė luftoni kundėr tėrė gjithėsisė. Nė vend tė kėsaj, mund tė vendosni qė sot tė mos luftoni kundėr tėrė universit, duke luftuar kundėr kėtij momenti. Kjo do tė thotė se: PRANIMI I KĖTIJ MOMENTI DUHET TĖ JETĖ I PLOTĖ DHE TĖRĖSOR. Ta pranoni botėn siē ėshtė, e jo ashtu siē do tė dėshironit jut ė ishte nė kėtė moment. Kjo ėshtė me rėndėsi tė kuptohet.

Mund tė dėshironi qė bota (dhe tė gjitha nė jetėn lineare) nė tė ardhmen tė duken ndryshe, por nė kėtė moment duhet ta pranoni siē ėshtė.

Kur ndiheni tė penguar apo tė shqetėsuar shkaku I NDONJĖ NJERIU APO SITUATE , pėrkujtohuni qė tė mos reagoni nė NJERIUN apo nė SITUATĖN veēse nė NDJENJAT tuaja. Ato janė ndjenjat tua, kurse ndjenjat tua nuk janė gabim I HUAJ.

Kur ta keni kuptuar kėtė plotėsisht, do tė jeni tė gatshėm qė ta merrni pėrgjegjėsinė pėr NDJENJAT tuaja dhe t’i ndryshoni ato. E nėse gjėrat mund t’i pranoni siē janė, do tė jeni tė gatshėm ta merrni pėrgjegjėsinė pėr situatėn tuaj si dhe pėr tė gjitha NGJARJET qė i pėrjetoni si PROBLEME.

Kjo ėshtė qenėsorja (esenca). Ndėrkaq, nė jetėn linerare (nė ekzistencė) shqetėsimet janė ndėr mė tė ndryshmet, qė, kryesisht janė pasojė e jetės nė sipėrfaqe, nė cektinė, pra nė ekzistencė. Qenėsia (esenca) ėshtė AKSION, sipėrfaqėja (ekzistenca, jeta lineare) ėshtė vetėm REAKSION.

Jeta nė cektinė prodhon frikė tė pakufishme si xhelozinė, urrejtjen, tradhėtinė , vlerėsimin, thashethemnajat…etj.

Xhelozia ndėrtohet nė krahasim. (Po tė jetonte vetėm njė njeri nė botė, a do kishte xhelozi?). Por, xhelozia “ushqehet” nga frika. Pse jemi dhe pse bėhemi xhelozė? Sepse dikush (me diēka) ėshtė gjithnjė mė i mirė se na… dikush ėshtė mė i suksesshėm, mė i bukur, mė i pasur, mė i ri…etj. Kur tė krahasomi, atėherė, thellė nė ne, njė xixė e xhelozisė nisė tė bulojė.

Nė pėrgjithėsi shpallja e fatlumėrisė personale, tė tjerėt i bėn xhelozė, sepse kur tė krahasohen me ty, shohin veten e tyre. Prandaj, tė menēurit e ruajnė fatlumėrinė e tyre, (nė cilėndo fushė tė jetės) nuk e ekspozojnė, nuk kapėrdisen.

Nė dashuri, frika pėr humbjen e partnerit, e shkakton xhelozinė. Kjo frikė vazhdimisht rritet dhe dikur kalon e shndėrrohet nė sėmundje. Nė kėtė shkallė, xheloxia shndėrrohet nė ortek tė borės, qė rrėnon e shkatėrron dhe asgjė – nuk ndėrton.

Ėshtė e ēuditshme se nė shkallėn mė tė lartė tė xhelozisė arrijnė njerėzit me MUNGESA. Ata qė kanė dyshime (pse vetė nuk janė tė pastėr), ata qė kanė pasiguri (sepse vetė kanė mungesa), ata qė nuk kanė qėndrueshmėri (sepse vetė janė tė dobėt),.. zakonisht janė shumė xhelozė dhe nuk arrijnė ta sundojnė e kontrollojnė kėtė ndjenjė rrėnuese.

Por si mundet kjo “sėmudje”?

Hapi I parė, sikurse nė cdo cėshtje tjetėr qė ju mundon, ėshtė ta pranoni se ekziston problemi. Shumica e njerėzve nuk ia dalin ta pranojnė se sjellja e tyre dhe pėrceptimi qė ata kanė kundrejtė partnerit apo njė personi tjetėr ėshtė iracionale dhe nuk ėshtė e bazuar, nė shumicėn e rasteve, nė pėrceptim tė drejtė. Atherė, kur e pranon se ekziston problemi mund tė gjeshė motivimin e duhur pėr tu pėrballur me tė dhe pėr tė kėrkuar ndihmė.

Hapi I dytė ėshtė ta kuptosh se pavarėsisht se a je me atė person apo jo, a po e spiunon apo jo, a e kontrollon apo jo – asgjė mbi kėtė tokė nuk mund ta garantojė besnikėrinė e tij/sajė. Ai/ajo do tė jetė besnik vetėm nėse ai/ajo do – jo pėr shkak se ti e kontrollon, i bėnė presion apo e bėnė tė ndihet se ėshtė nėn pėrcjellje.

Hapi I tretė ėshtė tė punosh me veten dhe ta kuptosh kėtė fakt: partnerit yt nuk ėshtė me ty pėr shkak se ti je xheloz/e, as pėr shkak tė presionit qė t’I ushtron mbi tė qė ai/ajo tė tė qėndroj besnik/e – Ai/Ajo ėshtė me ty pėr shkak tė cilėsive tė tjera qė ti posedon.

Duke mos e shfaqur xhelozinė, ti manisfeston karakteristikat e tua mė tė mira: vetėbesimin, pavarėsinė, besimin nė partnerin, logjikėn e shėndoshė, pjekurinė, etj. Tė gjitha kėto janė shumė mė atraktive sesa xhelozia e cila nuk mund tė prodhojė kurrė rezultate tė mira.

Hapi I katėrt: Binduni se asnjė kompani sigurimi nuk mund tė ofrojė garancion se lidhja juaj do tė zgjas pėrgjithmonė. Andaj bėhuni real, kėnaquni me gjėrat qė keni dhe mos mendoni pėr mė tė keqen – kuptojeni se partneri yt ėshtė me ty sepse ai/ajo ndjenjė dicka tė thellė dhe JO pėr shkak se dikush (ti) e detyron.

Kėto janė vetėm disa kėshilla e natyrisht qė duhet tė punoni me veten nėse doni rezultate konkrete.

Ėshtė e vėrtetė se ekziston edhe xhelozia positive! Sa e mrekullueshme dhe sa rezultate prodhon xhelozia positive do tė na duhej t’i mbushim disa faqe me shembuj.

Daut Demaku
avatar
Neo

"Njėshmėria - mund tė njihet vetėm duke u bashkuar me tė."


1414


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Shėrime shpirtėrore

Mesazh  Neo prej 14.03.10 1:25

EDUKIMI I FĖMIJĖVE

Pėr edukimin e fėmijės pėrdoret njė mėnyrė, qė nuk dėshton kurrė, e, kjo mėnyrė thotė: dashuria ėshtė VUAJTJE. Duhet ndarė kujdesin dhe dashurinė.

Kujdesi pėr fėmijėn ėshtė i shumėllojshėm prej kujdesit pėr ushqim, pėr mbrojtje nga lėndimet, kujdesi pėr veshmbathjet, pėr gjumin, pėr shėndetin e tė tjera. Ky ėshtė KUJDES. DASHURIA ėshtė diēka tjetėr. Dashuri e vėrtetė quhet HYRJA nė vuajtjen e fėmijės.
Edukimin fillon me dashuri.

E kur, nė ē’kohė duhet tė fillojė ky edukim? Edukimi fillon nė bark tė nėnės! Tė dy prindėrit duhet tė vejnė kontakte dashurie me fėmijėn e palindur. Dora e babait dhe nėnės duhet ta ledhatojnė nga disa herė nė ditė fėmijėn e palindur. Rrezatimet e energjisė sė dashurisė, pėrmes dorės. do tė kalojnė nė embrionin qė rritet, dhe, qė nga kjo kohė, foshnja do tė jetė brenda rrezeve tė dashurisė, dhe qė kėtu, do tė fillojė ta ndjejė SIGURINĖ.

Nėnat gjithnjė janė tė kujdesshme, sepse ligjet e universit femrėn e paisin me dashuri tė plotė, por nė kėtė kohė, babai ėshtė ai qė duhet tė jetė shumė, shumė i kujdesshėm. Ledhatimet e dorės sė tij iu dhurojnė dashuri dy krijesave pėrnjėherė: nėnės, qė ėshtė krijesė e bekuar, sepse po sjellė njė botė njė qenie tė re njerėzore dhe, dy: fėmijės qė do ta ndjejė polin pozitiv tė energjisė sė babait.

Kėto dy pole tė energjisė, fėmijės nė bark tė nėnės, do t’ia dhurojnė elementin mė tė rėndėsishėm pėr jetė tė suksesshme e qė quhet: SIGURI E VĖRTETĖ! Pas lindjes sė fėmijės fillon njė etapė e re. Kjo etapė ėshtė sprova e vėrtetė, sepse TĖ BĖHESH prind ėshtė punė e lehtė, por TĖ JESH prind – ėshtė art, menēuri kulminante.

Femra sa ėshtė vajzė, dashnore e nuse – ėshtė tjetėr, ndėrkaq, kur shndėrrohet nė NĖNĖ, ndryshon gjithēka. Mund tė jetė femra e bukur edhe si vajzė, edhe si dashnore e sidomos si nuse, por BUKURINĖ mahnitėse femra e fiton kur ta ketė foshnjėn nė gji. (Shihni pikturat kulminante botėrore: “Gratė e Rubensit”, pėr shembull.) Nė kėtė kohė nėnės i bie njė dritė, njė bukuri mahnitėse edhe nė fytyrė dhe, kjo bukuri, ėshtė e qėndrueshme, sepse nuk e ushqen vetėm nėna fėmijėn – por edhe fėmijė e ushqen nėnėn.

Fėmija ėshtė ėshtė krijesė e pastėr, dritė e ngrohtė, e pakontaminuar dhe, derisa fėmija ushqehet me gjirin e nėnės, dėgjon tik-taket e zemrės sė saj, dhe, me tė njėjtin ritėm, me tė njėjtin tik-tak - i DHURON nėnės energji tė pastėr qė ia rinon trupin dhe ia pastron shpirtin.

Konstatimi shkencor ėshtė ky: ēdo lindje e rinon, e pėrtrinė nėnėn! Femrat qė duan ta ruajnė freskinė, rininė dhe bukurinė – bėhen nėna, por nėna tė vėrteta. Ato femra qė frikėsohen tė bėhen nėna, e kėtė frikė e kanė nga shkaku i humbjes sė bukurisė femėrore, ato femra zhuriten, shėmtohen dhe vyshken disa herė mė shpejtė se tė tjerat qė bėhen NĖNA. (Ligjet e universit janė tė pagabueshme, tė sakta dhe tė padyshimta!)(Kjo ėshtė temė shumė e gjerė, do tė na duheshin dy-tri ligjėrata nga 90 minuta, por tė ndalemi te pika kryesore: KOMUNIKIMI!)

Nė tė gjitha fazat e jetės me fėmijėn duhet tė BISEDOHET.

Pse qanė e pisket fėmija? Vetėm e vetėm qė ta kuptojė prindi se ai PO THOTĖ diēka, po dėshiron diēka dhe ka ndonjė arsye! Ta marrim njė shembull: kur fėmija qanė e pisketė se: unė due me dalė me lue...unė du me dalė me lue... Dhe kur kėsaj piskame prindi i pėrgjigjet me tė njėjtat fjalė: ti po do me dalė me lue, ti po do me dalė me lue... - fėmija qetėsohet, sepse e kupton se prindi e muar mesazhin - dhe, kur tė qetėsohet fėmija, atėherė prindi duhet t’i thotė: ti po do me dalė me lue... por tash nuk ėshtė koha – pak mė vonė, ose pas njė ore etj.

Fėmija ėshtė personalitet. Kur tė bisedohet me tė, atėherė fėmija e kupton se njėmend po vlerėsohet si dikushi, po vihen realcionet kuptimore tė dėshirave dhe mundėsive dhe kėtu mund tė ndėrtohet mirėkuptimi.

Por ta dini se fėmija ėshtė KAMERA MĖ E FSHEHUR NĖ BOTĖ. Nuk ndihmojnė shumė ligjėratat e thata, mėsimet teorike nė stilin: ti duhet tė bėsh kėshtu e ashtu, por ndihmojnė shumė SJELLJET PRAKTIKE tė prindit. Atė qė e sheh – fėmija atė e kopjon dhe atė e bėn shprehi tė sjelljeve... Nuk ėshtė thėnė kot: qysh ėshtė shtėpia – tregon fėmija!... Ato sjellje qė i kanė prindėrit nė shtėpi, ato do t’i ketė edhe fėmija nė lojė dhe nė shkollė e kudo.

Ne, zakonisht, tė lodhur nga puna e nagrkesat tė tjera, nuk kemi DURIM ta dėgjojmė fėmijėn. Ta dėgjosh fėmijėn do tė thotė tė hysh NĖ VUAJTJEN e tij. Nuk tė flet, nuk tė tregon fėmija diēka pėr pozė, pėr blof apo pėr reklamė. Fėmija ėshtė shumė i sinqertė (anipse nė gėnjeshtėr di tė jetė mjeshtėr i madh) dhe kur dėshiron tė thotė diēka, ai e ka njė vuajtje tė brendshme, qė ka nevojė t’ia thotė autoritetit tė parė nė jetėn e tij: prindit!

Nėse prindi e dėgjon, nėse prindi di tė thellohet nė vuajtjen e fėmijės, nėse prindi di t’i dhurojė siguri e dashuri me sinqeritet e durim – ai fėmijė edhe po tė jetojė nė Kinė kur tė rritet – gjithmonė i atij prindi do tė jetė. Kur ndodhė e kundėrta, kur fėmija pėrpiqet tė tregojė hallin e vet dy-tri herė dhe prindi nuk e pėrfillė – fėmija tėrhiqet nė lojėrat e tij – dhe fėmijė mė nuk ke, sepse ai fėmijė nuk e ka gjetur dashurinė dhe sigurinė tek ti.

E kur nisin tė rritėn, kėtu duhet tė fillojė ngadalė tė ndryshojė qėndrimi i prindit, sepse: fėmija vjen nė botė pėrmes prindėrve, por asnjėherė nuk duhet konsideruar si PRONĖ e tyre. Fėmijės mund t’ia dhurosh KUJDESIN dhe DASHURINĖ, por asnjėherė nuk duhet bėrė pėrpjekje qė t’i imponohen MENDIMET DHE BINDJET e juaja. Sepse: fėmijėt jetojnė nė shtėpitė e tė nesėrmės ku as imagjinata e prindit nuk mund tė arrrijė. Fundja, jeta nuk ecė prapa, por vetėm pėrpara.

Sa janė tė vegjėl fėmijėt duhet ndihmuar tė lėshojnė rrėnjė, kur tė rriten duhet tė ndihmohen tė marrin krahė. Nė tė gjitha rastet dashruia e prindit duhet tė jetė e shkrirė nė qenien e re, qė ėshtė krejtėsisht unike: me shije, me synime, me ambicie... me tė gjitha qė quhen jetė e re.

Mos harroni: nė njė foshnje, nė njė fėmijė, nė njė carrok tė sotėm – gjendet njė PERSONALITET qė nesėr mund tė shndėrrohet nė fuqi dominuese nė planeten tokė. Nuk ėshtė fėmija vetėm fėmija i rėndomtė, por fėmija ėshtė ARDHMĖRIA.

Kujdes! A ka dhe a mund tė ketė kėnaqėsi dhe fatlumėri mė tė madhe nė botė pėr njeriun se - tė rritė njė fėmijė me tė cilin do tė krenohet e mburret NESĖR njė komb e njė shtet? Me kėtė sy duhet tė shikohet secili fėmijė qė sot na i grinė nervat dhe na e prishė gjumin, por nesėr do tė na pasurojė shpirtin.

Tė BĖHESH prind ėshtė e lehtė, por tė JESH prind ėshtė arti kulminant i jetės njerėzore.

Daut Demaku
avatar
Neo

"Njėshmėria - mund tė njihet vetėm duke u bashkuar me tė."


1414


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Shėrime shpirtėrore

Mesazh  Neo prej 14.03.10 1:26

Meditimi - vetedijesimi!

Ruajtja e energjisė, shija e jetės, bukuria mahnitėse e qenėsisė – pėrjetohet VETĖM kur tė krijohet QENDRA E DĖSHMITARIT. Kjo ėshtė pika mė e lartė e ngritjės shpirtėrore, kur njeriu jeton nė tash, nė sot e nė kėtu, madje plotėsisht i tėrėsishėm.

Pse na duhet kjo arritje? Sepse: ne e harxhojmė energjinė kot. Duke menduar pėr dje, duke shpresuar pėr nesėr, energjia jonė shkon nė pakthim pa asnjė pėrfitim.
Qysh humbė energjia?

Ta provojmė me njė shembull tė thjeshtė: uluni nė njė fotele tė mirė, qė iu pėrgjigjet anatomikisht, kur tėrė trupi ju pushon mirė e kėndshėm, dhe: mendoni njė orė tė plotė pėr dhjetė probleme tė rėnda: familjare, politike, ekonomike... Pas njė ore do tė jeni tė lodhur sa tė kishit punuar 8 orė nė minierė. Pse? Sepse energjia i ndjek mendimet dhe harxhohet. Nė kėtė situatė arrihet apatia, jetės i humbė kuptimi, sepse mendja pa energji ėshtė e topitur, kufomė e gjallė.

Kur tė ndėrpriten tė gjitha mendimet, kur ulesh nė qetėsi PA ASNJĖ MENDIM, kur dėgjohet vetėm pulsimi i jetės, kur VETĖM JE, dhe tė gjitha mendimet vijnė e shkojnė, kur ti nuk merr pjesė dhe vetėm i vrojton, pra, kur arrinė tė bėhesh DĖSHMITAR, atėherė pikėtakohesh me qenėsinė tėnde tė vėrtetė.

Tė gjitha qė ndodhin nė sipėrfaqe tė trupit – janė reaksione. Ato qė ndodhin nė thellėsinė tėnde, nė qenėsinė tėnde – janė aksione pasive. Janė tė tėrėsishme dhe tė vėrteta. Reaksionet janė gjithnjė tė pjesėshme, sepse sipėrfaqėja, jashtėsia kurrė nuk e pėrbėnė tėrėsinė. Qenėsia gjithnjė ta dhuron qenėsinė!

Tė pėrpiqemi ta kuptojmė thellėsisht kėtė gjendje: ti dashuron, por nė qoftė se dashuron nga reaksionet e jashtėsisė, kjo dashuri gjithnjė do tė jetė parciale, e pjesėrishme, fragmentare. E kjo do tė thotė shumė, sepse kur dashuria nuk ėshtė e tėrėsishme, hapėsirėn tjetėr tė zbrazėt do ta plotėsojė urrejtja. Nė qoftė se mirėsia jote ėshtė e pjesėrishme, hapėsirėn e zbrazėt do ta plotėsojė shėmtia... Pėr kėtė shkak ēdo akt i pjesėrishėm, patjetėr se do tė jetė kundėrthėnės dhe nė armiqsėi me qenėsinė. Ēdo akt do tė jetė i tėrėsishėm vetėm nėse buron nga qendra!

Praktikisht e konkretisht si duket postulati mė i lartė, qendra e dėshmitarit?

Shumė thjeshtė: kur ha bukė – vetėm ha dhe asnjė mendim dhe asnjė veprim tjetėr! Kur pi ujė, pi ujė dhe – asnjė mendim. Kur je nė shėtitje – vetėm shėtit, thjeshtė: shėtit, asgjė tjetėr. Bėhu dėshmitar i vetvetes: vėshtrojė mendimet tua, por mos u bė pjesė e tyre; shihe veten duke shėtitur, por pa fjalė, pa mendime...

Ky ėshtė MEDITIM. Qendra e dėshmitarit ėshtė edhe qendra e qenėsisė tėnde.

Kjo je ti. Tė tjerat janė reaksione nė raportet e jetės lineare, pra janė: shoqėria, egoja, lineariteti sipėrfaqėsor, fragmentarizmi jetėsor... prandaj mbetesh pa kreativitet, pa sukses, pa shėndet tė mirė e me shumė e shumė DĖSHTIME.

Vetėdijsohu! Bėhu qendėr e dėshmitarit. Vėreje me kujdes secilin veprim (nėse mund tė largohesh nga veprimet robotike!), mos racionalizo, por vėshtro! Pėrkujtoja vetvetes se ti nuk je jashtėsia, ambalazhi, por je QENĖSIA!

Ky hap i vogėl, fare i vogėl, secilit njeri ia mundėson arritjet mė tė mėdha nė jetė, si: nė dashuri, nė mėsim, nė kreativitet, nė qetėsi e harmoni shpirtėrore, nė lumturinė e pėrgjithshme.

Njėri prej ligjeve tė universit thotė: bėn pak e arrijė shumė! Pra: fillo me pak, por fillo. Rezultatet nuk do tė mungojnė. Por fillo mė tė vėrtetė! Mos aktro. Mos fantazo, por bėje!

Daut Demaku
avatar
Neo

"Njėshmėria - mund tė njihet vetėm duke u bashkuar me tė."


1414


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Shėrime shpirtėrore

Mesazh  Neo prej 14.03.10 1:28

VETVRASJET

Ėshtė e ditur se ēdo vetvrasje qė ndodhė nė njė rajon, po nė atė ēast – VDES nga diēka e tė gjithė banorėve tė atij rajoni.

Shkaktarėve tė vetvrasjeve nuk iu shihet fundi. Janė tė panumėrt dhe, gjithmonė, do tė mbesin mister i pazbuluar. Si vet njeriut!

Njėri prej shkaqeve mė tė shpeshta, njė shumė i theksuar qė bėhet i dukshėm nė oqeanin e pafund tė shkaktarėve tė vetvrasjeve– ėshtė: MUNGESA E HARMONISĖ SĖ ENERGJISĖ!

Tė gjithė njerėzit, qė krijojnė tollovi, turbulenca tė mėdha nė “trafikun mendor” – shkaktojnė humbjen e energjisė. Humbja e energjisė e prish ekuilibrin, HARMONINĖ dhe, kjo dis-harmoni – prodhon tė GJITHA shėmtitė.

Vetvrasja, pra, ndodh kur njeriu gjendet nė nivel tepėr tė ultė tė energjisė.
Pėr kėtė shkak vetvrasjen e ndalojnė edhe tė gjitha besimet fetare, sepse aty ku ndėrpritet jeta – nė atė nivel do tė rifillojė pas ringjalljes.

Njerėzit qė ndėrpresin jetėn nė nivel tė lartė tė energjisė – si dėshmorėt nė luftė, pėr shembull – ata janė tė bekuar, sepse riinkarnimi i tyre do tė jetė po nė atė nivel – nė maje tė mrekullisė.

Ta krahasojmė jetėn e njeriut me farėn. Secila farė duhet tė vdes. Por nėse fara vdes nė mėnyrė tė natyrshme (vdekja e farės ėshtė mbirja e bimės), atėherė kjo farė nuk ka vdekur, po ėshtė ringjallur nė milona farėra.

Por, nė qoftė se farėn e mbyllim nė njė kuti (vetvrasje, ndėrprerje e dhunshme e ciklit jetėsor), atėherė: njė ditė edhe asaj fare do t’i vie vdekja, patjetėr, por kjo vdekje do tė jetė PĖRFUNDIMTARE ose vdekja mė e dhimbshme nė tėrė ciklin e jetės kosmike!

Jetėn e ka dhuratė secili njeri dhe, mė kėtė dhuratė, secili mund tė bėj ēka tė dojė. (Natrysht: keqpėrdorimi (edhe) i dhuratės ėshtė i dėnueshėm.) E jona ėshtė tė NDIHMOJMĖ nė syēeltėsi, nė VETĖDIJSIM, qė tė kuptohet tėrėsia e ligjeve tė universit ku, njėmend vdekja nuk ekziston. Ėshtė vetėm ndryshimi i gjendjes. Asgjė tjetėr.

Kėtė tė vėrtetė e shohin vetėm njerėzit qė kanė ENERGJI TĖ HARMONIZUAR!

I keni parė pleqtė qė jetojnė gjatė? Ata janė njerėz, qė kanė ditur ta menaxhojnė energjinė. Flasin lehtė, ecim lehtė, punojnė lehtė, janė si aktorėt e prirur, qė nėpėr dėrrasa tė teatrit nuk ecin, por fluturojnė.

Tė krijosh harmoninė e energjisė do tė thotė tė arrish pikėn qė quhet ART I JETĖS! Kjo ėshtė pika qė quhet fatlumėri, hare, gėzim, sukses, shėndet, mrekulli…

E kundėrta ėshtė MJERIM, varfėri, joshėndet, dėshtime nė punė e nė dashuri, dėshtime nė ēdo segment tė jetės dhe, ajo mė e rėnda nė dėshtim: vetvrasje!

Pėrkrahjen time tė pafund do ta kenė: vetėm ata njerėz qė dinė ta krijojnė harmoninė e energjisė, sepse ata MERITOJNĖ TĖ JETOJNĖ. Ata bėhen 1% i pupollatės qė krijon 96% tė tė ardhurave tė njė vendi, ata janė tė shėndetshėm, ata janė tė suksesshėm, ata dinė ta menaxhojnė veten, bashkėshortėsinė, familjen, lagjen, qytetin…kombin…ata dinė tė krijojnė vlera tė larta nė art, nė sport, nė shkencė,…thjesht: ata janė LOKOMOTIVA tė jetės e tė ardhmėrisė.

Tė kthehem tė fillimi: asnjė gjeth nuk shkėputet nga kurora e pemės pa lejėn e tė gjitha pjesėve tė kurorės sė pemės. Kur dikush bėn vetvrasje, ai ka qenė vetėm pika mė e dobėt nė njė shqoqėri – e cila i ka krijuar kushtet pėr vetvrasje! Kjo ėshtė pėrgjegjėsia kolektive dhe, mbi kėtė bazė them: kur dikush bėn vetvrasje – nga diēka e secilit prej nesh vdes bashkė mė tė.

E ēka ėshtė borxhi jonė si kolektivitet? Tė ndihmojmė dhe vetėm tė ndihmojmė nė VETĖDIJSIMIN e tė gjithėve, qė t’i kuptojnė ligjet e universit dhe tė kėnaqen me jetėn, sepse JETA NJĖMEND ĖSHTĖ SHUMĖ E BUKUR dhe askush nuk ka tė drejtė ta lėndojė!

E qysh tė ndihmojmė? Asnjėherė vetvrasjen nuk e shkakton DIALOGU, por gjithnjė e gjithnjė MONOLOGU!...

Pra t’iu gjendemi pranė atyre qė kanė nevojė, tė flasim (edhe ashtu mjaft jemi tė zėshėm!), tė shkruajmė, tė mbajmė ligjėrata e kurse, tė prodhojmė emisione e materiale qė relaksojnė dhe lehtėsojnė jetėn… Fundja njerėz jemi, nuk jemi ishuj tė vetmuar… Do tė jetojmė mirė pėr veten tonė, nė qoftė se jetojmė dhe punojmė (krejt pak) edhe pėr tė tjerėt…

Sepse: ata qė janė nė nivel tė ultė tė energjisė (pėr tė cilėn fola mė lart) nuk e kanė zgjedh ME DĖSHIRĖ atė gjendje. Ose nuk dinė, ose nuk munden, ose janė zėn peng i kushteve tė ndryshme…edhe pse ēdo gjė nė jetėn e individit – fillim e fund – varet nga ai…megjithatė, dora e ngrohtė e dashurisė njerėzore – nuk duhet tė mungojė. ASKUND dhe ASNJĖHERĖ.

Daut Demaku
avatar
Neo

"Njėshmėria - mund tė njihet vetėm duke u bashkuar me tė."


1414


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Shėrime shpirtėrore

Mesazh  Neo prej 14.03.10 1:30

NARKOMANĖT

Ēfarė kėnaqėsie t’i dėgjosh diskutimet pėr narkomaninė! (Narkomani – shqip: dehuri!)
Njėmijė shkaqe janė tė narkomanisė, e nė fakt, ėshtė vetėm NJĖ.

Pikėrisht sikur ajo thėnia e lashtė: njėmijė rrugė tė ēojnė nė Romė e Roma ėshtė njė e vetme!
E cili ėshtė shkaktari kryesor? Njė? I vetmi? Ky: njeriu ėshtė nė proces tė bėrjes! Procesi nuk ėshtė tėrėsi e bėrė. Vijon.

Njeriu i ka dy mundėsi: regresin dhe progresin, ose mė mirė: rrugėn e humbjes dhe rrugėn e fitimit.
Rruga e humbjes: tė jetė i lumtur, por i pavetėdijshėm qė ėshtė i lumtur. Kjo ėshtė gjendja e shtazės. Shtazėt jetojnė nė lumturi tė plotė, por nuk janė tė vetėdijshme pėr fatlumrinė e tyre.

Tė gjitha mjetet e dehurisė - janė mundėsi pėr HARRRIM. Kthim prapa. Errėsim edhe i asaj pjese fare tė vogėl tė vetėdijes. Kalim nė jetėn animale.

Alkooli, drogat dhe tė gjitė stimuluesit tė tjerė, janė KTHIM PRAPA.Nė lumturinė e pavetėdijshme! Kjo nuk ėshtė zgjidhje. Pse? Sepse ėshtė vetėm IKJE nga problemi. Tėrė jetėn nuk mund tė qėndrosh i dehur. Sa tė kthjellohesh - problemet janė aty. Ato presin zgjimin tėnd. Madje sa ashpėrsohen edhe mė shumė. Dhe natyrisht kėrkohet mbidozimi...

Kjo ėshtė filozofia e Makushit: sa tė shihet rreziku Makushi e futė kokėn nė rerė. Nėse nuk e sheh rrezikun (problemin), ai nuk ekziston!

Shtoja kėsaj rrėnimin e tmerrshėm tė shėndetit. Tė ekonomisė familjare. Tė ardhmėrisė profesionale e tė ndėrtimit tė personalitetit!

...kjo ėshtė rruga e humbjes!

Rruga e fitimit ėshtė progresi! Vetėdijėsimi i plotė! Krijimi i qetėsisė. Jeta nė sot, nė kėtu e nė tash. Sidmos: MEDITIMI. Krijimi i energjisė pėr vetėdijėsim. Pėr suēeltėsi tė plotė.

Rruga e fitimit ėshtė vėrtet mahnitėse! Keni dėgjuar se pėrdoruesit e drogės kanė arritur suksese tė larta nė sport, muzikė, letėrsi, shkencė...? Por kėto kanė qenė fitore e Pirros, sepse kanė shkatėrruar JETĖN e tyre - pėr njė trohė famė e fitim.

Me meditim, me qetėsi, me vetėdijėsim – sukseset nė jetėn njerėzore janė lojė fėmijės (arrihen me lehtėsi) pa pasė lėnduar asgjė nga shėndeti i njeriut – kjo ėshtė rruga e fitimit...

Kjo ėshtė rruga e progresit ose: LUMTURIA E VETĖDIJSHME!

Ata qė nuk kanė mundėsi ta ndėrtojnė vetė kėtė RRUGĖ MAHNITĖSE PĖR FATLUMĖRI nė jetė, pėr ta ekzistojnė mjetet ndihmėse: DVD, CD, literaturė, KURSE...

Kėto mjete duken tė shtrenjta, por krahasojeni ēmimin e njė CD-je (le tė kushtojė sa tė kushtojė) me ēmimin e drogės ( deri 20 dollarė njė gram), dhe sidomos KRAHASONI rezultatet SHĖNDETĖSORE DHE KREATIVE – vlerėn e jetės, tė ardhmėrisė...
(Krahasimi ėshtė mundėsi pėr gjetjen e tė vėrtetės!)

Kaq pėr sot, me kėtė shtesė pėr pėrfundim: mos bėni pėrpjekje ta ndryshoni askėnd! Bėni pėrpjekje ta ndryshoni VETEN TUAJ. Kėtu fillon ndryshimi i vėrtetė. Njeriun duhet ta ndihmojė me NJOHJE, tė tjerat i takojnė lirisė sė individit: zgjidh e merr! Do rrugė tė humbjes, regres, ja ku e ke. Dėshiron rrugė tė fitimit: progres tė vėrtetė dhe lumturi nė jetė? Ja ku e ke.

Asnjėri prej nesh nuk ia kemi dhanė jetėn askujt, dhe, kemi tė drejtė ta ndihmojmė njeriun - vetėm nė NJOHJE. Asgjė mė shumė!

Daut Demaku
avatar
Neo

"Njėshmėria - mund tė njihet vetėm duke u bashkuar me tė."


1414


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Shėrime shpirtėrore

Mesazh  Neo prej 14.03.10 1:35

SEKRETI I LUMTURISĖ

Pse dikush ėshtė i pafat e dikush i lumtur? Pse dikush ėshtė gazmor e i pasur, ndėrkaq dikush i mjerė dhe i varfėr? Pse dikush ėshtė frikacak dhe i pasigurt e dikush pėr- plot besim? Pse dikush trajtohet si gjenial nė punėn qė kryen e dikush, ndonėse me pėrpjekje mbinjerėzore, nuk mund tė arrijė kurrfarė rezultatesh?

Pse dikujt i shkon pėrdore tė shėrohet nga tė ashtuquajturat sėmundje tė PASHĖSHRUESHME e dikush, pa asnjė sėmundje, ėshtė i sėmurė? Pse disa femra jetojnė pėr mrekulli, kurse motrat e tyre jetojnė nė mjerim? Pse...

Thuhet: njeriu i ka njė milion probleme. Jo. Njeriu ėshtė krijuesi i problemeve tė veta, prandaj, ndihmoje njeriun tė qendėrzohet – problemet shuhen e tejkalohen.

Moti ėshtė thėnė se: 1) Nuk ka jetė pa VUAJTJE; 2) Nuk ka vuajtje pa SHKAK; 3) Nuk ka shkak qė nuk mund tė TEJKALOHET.

Pse nuk ka jetė pa vuajtje dhe cilėt janė shkaktarėt e vuajtjes?

Tė gjitha ligjet e natyrės punojnė pėr tė mirėn e njeriut, vetėm njeriu punon kundėr vetvetes. Pse? Njeriu me lindjen e tij e fiton tė drejtėn tė jetojė i shėndetshėm, shumė i pasur, i hareshėm dhe shumė i lumtur. Kėto janė gjendje normale.

Ndėrkaq, sėmundja, varfėria, mėrzia dhe mjerimi janė gjendje abnormale, SĖMUNDJE MENTALE, qė ia shkakton njeriu vetes, me mendime negative. (Humbolti ka thėnė: do tė vijė dita kur edhe sėmundja do tė jetė turp, sepse tė gjitha sėmundjet bazėn e kanė nė mendimet negative).

Tė gjitha librat e vjetra tė besimeve fetare thonė: mos iu friko Zotit, frikoju vetes tėnde. Pse? Sepse Zoti - (menēuria universale, fara hyjnore apo fuqia e natyrės – thoni qysh tė doni) - njeriut ia ka dhėnė TĖ GJITHA, pra, ia ka dhėnė tė drejtėn tė zgjedh e tė merr ēka tė dojė dhe sa tė dojė nga jeta e vet!


Tė gjitha krijesat tė tjera nė planetin tokė e kanė skicėn gjenetike, janė esenca tė fikėsuara – janė tė detyruara ta ndjekin vetėm skicė gjenetike dhe asgjė tjetėr nuk mund tė ndryshojnė: zogu duhet tė jetė vetėm zog; lulja vetėm lule; peshku vetėm peshk; molla vetėm mollė dhe asgjė tjetėr.

Njeriu e ka LIRINĖ e madhe – dhuratė hyjnore: prej SHĖMTIE deri nė SHĖNJTRI. Nė pėlhurėn e bardhė tė jetės, me dėshirėn tėnde, me dorėn tėnde, mund ta shkruash fjalėn MJERIM dhe tėrė jetėn do ta kesh tė mjerė dhe, poashtu, nė pėlhurėn e bardhė, me dorėn tėnde, me dėshirėn tėnde, mund ta shkruash fjalėn LUMTURI dhe tėrė jetėn do ta kesh tė lumtur. Kjo ėshtė dhurata mė e shtrenjtė e hyjnores pėr njeriun qė, njeriu i gjorė, nuk DI ta pėrdorė.

Prandaj nuk ka jetė pa vuajtje, sepse nė njeriun gjenden shkaktarėt e vuajtjes. E ku gjendet, atėherė, mundėsia pėr tejkalimin e shkaktarėve tė vuajtjes? Pėrgjigjen do ta them nė vazhdim.

CILĖT JANĖ FAKTORĖT QĖ IA MUNDĖSOJNĖ NJERIUT ECJEN NĖ RRUGĖN E BUKUR TĖ LUMTURISĖ?

FAKTORI I PARĖ dhe FAKTORI themelor i jetės ėshtė: BESIMI me BINDJE tė thellė, qė pėrshkon tėrė qenien e njeriut.

(Shihni veēantitė e individit. T'i marrim vetėm tri veēanti qė i ka pranuar hetuesia botėrore: gjurmėt e gishtit, nėnshkrimin dhe aromėn e trupit. Secili njeri qė merr letėrnjohtim, kudo nė botė, duhet t'i le gjurmėt e gishtit. Mbi 6 miliardė banorė i ka bota dhe askund nuk mund tė gjenden dy njerėz tė njėjtė, me veēantitė identike.

Tė gjithė i takojnė gjinisė njerėzore, por asnjė nuk ėshtė i njėjtė. Ky ėshtė argumenti i parė se secili njeri ka ardhė nė botė – jo tė bėhet kopje e dikujt, sepse bota s'ka nevojė pėr dy njerėz tė njėjtė, por tė jetė vetė origjinali, ta kryejė njė detyrė madhore dhe tė shndėrrohet nė bjeshkė krenare tė suksesit e tė lumturisė).

E pse nuk bėhemi bjeshkė krenare tė suksesit e tė lumturisė, por dėshtojmė dhe hamė pėr drekė e darkė vuajtje e dėshtim? Sepse na mungon besimi i thellė me bindje tė plotė.

(Edhe derisa po i lexoni kėta rreshta, ju po mendoni mė vete: kjo qė po thotė ky njeri, mos ėshtė tepėr e bukur pėr tė qenė e vėrtetė?)

Prapė pse?

Trupi i njeriut pėrbėhet mbi 75% nga uji. Vlera e njeriut varet nga temperatura e brendshme e pėrbėrėsit kryesor tė trupit tė njeriut. Pra: nga temperatura e ujit nė njeriun. Kjo ėshtė njė alkimi e brendshme qė, patjetėr, duhet ta kuptojmė sa mė thellė qė tė mundemi.

GJENDJA E PARĖ: Kur temperatura e ujit ėshtė nėn zero, uji shndėrrohet nė akull, njeriu ėshtė i vdekur. Nė polin e veriut, nė akullnaja, nuk ka jetė ose ėshtė njė jetė e pavlerė. Kjo ėshtė gjendja pa jetė e njeriut me temperaturė nėn zero.

GJENDJA E DYTĖ: Kur njeriu gjendet me temperaturė tė rėndomtė, pra nė gjendjen e ujit tė zakonshėm, (e kjo ėshtė GJENDJA jonė e pėrgjithshme), ligji themelor i ujit tė zakonshėm ėshtė: tė rrjedh teposhtė, tė mbushė zbazėtėsirat dhe t'i nivelizojė ato.

Pikė pėr pikė sipas kėtij ligji vepron edhe njeriu qė ka temperaturėn e ujit tė zakonshėm: me shumė dėshirė ecė teposhtė, si uji; me shumė dėshirė bėn punė tė lehta e tė liga; me shumė dėshirė i beson tė keqes e tė shėmtuarės; madje gėzohet kur tė tjerėt bėjnė punė tė liga dhe, atyre shėmtive, iu beson dhe ato i nderon, sepse ecja teposhtė ėshtė shumė e lehtė; nuk BESON ME BINDJE nė asgjė, sepse po tė besojė do tė detyrohet tė merr rugėn e mundimshme, thikė pėrpjetė, qė, natyrisht, ėshtė rrugė qė kėrkon impenjim.

GJENDJA E TRETĖ: Kur rritet temperatura e ujit mbi 100 shkallė, uji vlon dhe shndėrrohet nė AVULL. Avulli nuk e ka rrugėn e ujit – teposhtė, por ka drejtim tjetėr: me lehtėsi shkon thikė pėrpjetė. Por, kur shtohet temperatura edhe mė shumė, uji i shndėrruar nė avull ka fuqi ta vejė nė lėvizje edhe lokomotivėn e trenit dhe tė tėrheq edhe shumė vagona tė rėndė.

Kjo gjendje arrihet me besim tė vėrtetė, me BESIM E BINDJE ēilen qendrat e energjisė. Kėto qendra e shtojnė energjinė, temperaturėn e motivimit dhe, nga dy gjendjet e mėparshme krijohet gjendja e tretė, kryesorja, kur thjesht e shkurt: arrihen caqet mė tė larta tė qėllimeve nė jetėn njerėzore nė tėrėsinė e saj.

NĖ KĖTO TRI GJENDJE uji dhe njeriu janė tė njėjtė: edhe akull, edhe ujė, edhe avull ėshtė e njėjta pėrbėrje: H2O! Por CILĖSIA dhe FUQIA e tij ndryshojnė tėrėsisht:

prej gjendjes sė ngurtė, tė pajetė, deri nė gjendjen kur edhe trenin e ve nė lėvizje.

Pėrmes kėsaj alkimie tė brendshme qartėsohen gjendjet kur: dikush ecė zbathur nėpėr prush me 800 gradė temperaturė dhe nuk digjet; kur dikush (nė rast rreziku) kėcen murin e lartė dy metra e tė nesėrmėn habitet me vetveten; kur dikush, nė aksidente tė ndryshme, ka arritur tė mbahet vetėm me dy gishta, dhe, ata dy gishta, kanė pasė forcė ta mbajnė tėrė trupin; kur dikush i kundėrvihet gravitacionit dhe e sfidon (rasti i fundit: para Shtėpisė sė Bardhė nė Amerikė, njeriu qendronte nė meditim me orė – njė metėr mbi tokė, pa asnjė mbėshtetje, nė ajėr).

Mė kėtė alkimi qartėsohen edhe sukseset mahnitėse tė studentėve, tė aktorėve, tė sportistėve, tė shkenctarėve, tė shkrimtarėve, tė piktorėve... e, sidomos, fitimet materiale tė biznismenėve ose mė saktė: tė aristokracisė ekonomike, qė prekin kufijtė e tė pabesueshmės si Rokfeleri, Karnegia, Sorosi e tė tjerė.

Apo kur sėmundjet e ashtuquajtura tė pashėrueshme, me njė mashtrim tė vogėl tė falltorit -shėrohen si nė lojė. (Ēka pėrdorė falltori pėr shėrim: dhe tė varrit, flokė, thonjė, plumb e hiēgjėra tė tjera. Merrni kėto heēgjėra qė njėmend janė njė hiē, dhe dėrgoni nė laborator: a pėrmbajnė vitamin C, a janė antibiotikė? Janė ZERO vlerė. E, megjiatė, dikėnd e shėrojnė. Kush e shėron? Vetėm besimi dhe asgjė tjetėr.)

Kėto tri gjendje, pa asnjė mėsues e metodė speciale, nė formė tė natyrshme krijohen vetvetiu nė tri raste dhe, kėto raste i keni pėrjetuar shumica prej jush: tek tė DASHURUARIT (a ka pengesė qė e ndalė nė rrugė tė dashuruarin pėr tė arritur tek caku?), nė rast rreziku nga VDEKJA (mijėra raste, sidomos gjatė luftės, kur fuqitė e panjohura nė njeriun kanė bėrė mrekullinė); dhe nė rast tė FRYMĖZIMIT tė fuqishėm (te shkrimtarėt e mėdhenjė, tek humanistėt, luftėtarėt dhe sidomos tek shkencėtarėt krijues).

Daut Demaku
avatar
Neo

"Njėshmėria - mund tė njihet vetėm duke u bashkuar me tė."


1414


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Shėrime shpirtėrore

Mesazh  Jon prej 10.06.10 21:59

Shėroje veten me njė pemė

Mjeshtrat taoistė (taoism = filozofi kineze) kanė vėrejtur qė pemėt janė bimė tepėr tė fuqishme. Ato mund tė thithin energji negative dhe ta transformojnė nė energji pozitive. Pemėt, sidomos pishat, janė tė shkėlqyeshme pėr tė drejtuar energji tė sėmurė pėr nė tokė. Mėso se si tė shėrohesh nga njė pemė!

Ēdo pemė, si cdo njeri ka njė personalitet, dėshira dhe njė jetė me vetė. Pemėt dallohen shumė sa i pėrket dėshirės sė tyre pėr kontakt me njerėz. Pėrpiqu tė jesh i hapur dhe plot respekt nė vend se e bezdis pemėn pėr t’u shėrbyer qėllimeve tė tua.

Kėshtu nuk do tė tė japin vetėm “ēi-nė” (energjia jetėsore sipas kinezėve), por edhe miqėsi, shprehje lozonjare dhe dashuri. Mėngjesi deri nė drekė ėshtė koha mė e mirė pėr tė ushtruar me njė pemė. Pėrdori pėllėmbėt e duarve pėr tė thithur energji “jing” (energji pasive) dhe pėr tė ndihmuar tė balancosh energjinė “jang” (energji aktive).

1. Zgjedh pozicionin: Rri nė kėmbė ose i ulur rreth 50 centimetra para njė peme.

2. Hapu pėr pemėn. Relaksohu dhe qendėrzohu (pėrqėndrohu nė qendrėn tėnde). Ndiej se si kufijtė e tu bėhen mė tė butė. Lejoji vetes tė bėhesh mė perceptues dhe disi i prekshėm, gati pėr tė ardhur nė kontakt me pemėn. Ndiej se si fusha jote energjetike tė hapet si lule, duke as lėshuar as thithur energji, por vetėm duke u bėrė i hapur dhe i disponueshėm.

3. Ofro njė mirėseardhje. Zgjati krahėt, ku pėllėmbėt e duarve tė tua tregojnė drejt pemės. Zgjate energjinė tėnde drejt pemės me njė qėndrim miqėsor tė "ofrimit". Kur pema pėrgjigjet duke zgjatur energjinė e saj drejt teje, pranoje, thithe me frymėmarrjen pėr nė trupin tėnd me njė qėndrim tė “mirėseardhjes”. Pėrdori mendjen dhe sytė e tu kėshtu: Me pjesėn e ulėt tė syve pėrqėndrohu nė majėn e hundės sate. Me pjesėn e sipėrm tė syve shiko pėllėmbėt e duarve tė tua dhe pemėn. Le tė udhėhiqesh nga intuita jote kur i pėrgjigjesh pemės prapė me njė gjest tjetėr “ofrues". Vazhdo me disa prej kėtyre shkėmbimeve.

4. Ushtro vėmendjen paralele: Mbahu i qendėrzuar brenda vetes, as duke u afruar as duke u zmbrapsur, dhe vetėm vėzhgo marrėdhėnien delikate midis teje dhe pemės. Mos u pėrpiq ta thellosh komunikimin ose ta pakėsosh. Kontrollo energjinė tėnde dhe vėzhgoje pemėn se si ajo kontrollon energjinė e vet dhe tė vėzhgon.

5. Lejo qė fusha energjetike midis teje dhe pemės tė intensifikohet, tė bėhet mė e dendur, dhe mbaje veten dhe pemėn ngushtė bashkė. Ndjesia ėshtė qė ju tė dy jeni tė mbėshtjellur nė njė fshikėz energjie, kurse gjithmonė e mė shumė nga bėrthamat tuaja tė brendshėm bėhet e hapur pėr njėri-tjetrin. Mė nė fund do ta mbani njėri-tjetrin nė njė pėrqafim tė ngushtė miqėsie.

6. Udhėhiqe “ēi-nė”: Ėshtė e nevojshme qė tė ushtrosh sytė e tu dhe mendjen tėnde ta lėvizėsh dhe udhėheqėsh "ēi-nė". Kjo praktikė ėshtė e dobishme sepse tė ushtron tė njohėsh cilėsinė e energjisė sė pemės dhe tė jesh i vetėdijshėm pėr tė. Ndieje energjinė e pemės kur hyn nė trupin tėnd.

Lėvize energjinė nė njė qark pėrpara dhe prapa duke ndier se si ėshtė energjia kur kthehet drejt teje. Me dorėn tėnde tė majtė thithe energjinė nga pema, lart nė krah deri te supi i majtė, veshi i majtė dhe maja e kokės.

Nga maja e kokės lėvize “ēi-nė” poshtė nė anėn e djathtė deri nė anėn e pasme tė veshit tėnd tė djathtė dhe pastaj djathtas nė qafė, poshtė nė krahun e djathtė dhe nė pėllėmbrn e dorės sė djathtė. Bėj 24 cikla nėse je grua, dhe 36 nėse je burrė.

7. Pėrjeto njė shėrim: Pėrsėrite numrin 6 me ēfarėdo pjese tė trupit tėnd.

8. Mbaro me hijeshi: Gradualisht kthehu nė veten tėnde, duke ndarė energjinė qė tė pėrket ty nga energjia qė i pėrket pemės, dhe duke rivendosur kufirin midish jush.

9. Gradualisht tėrhiqe vėmendjen tėnde nga kontakti dhe kthejia vėmendjen vetes sate.

9 a. Butėsisht shthure shkėmbimin midis energjisė sate dhe energjisė sė pemės duke shtyrė me butėsi energjinė e pemės prapė nė pemė.

10. Mbyllje: Mbyllja ėshtė njė gjest preciz dhe disi abrupt, qė e thyen lidhjen, mbyll nė vend ēdo shėrim qė mund tė ketė ndodhur, dhe jep njė ndjenjė dashamirėsie, tė gjitha brenda njė sekond a dy. Zgjidh njė mbyllje sipas pėlqimit tėnd.

Chi Nei Tsang / Mantak Chia
avatar
Jon

1163


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Shėrime shpirtėrore

Mesazh  Elsavrana prej 03.07.11 21:32

aman kur shpreh aq pasion per Ameriken qe thua...se thith gjithe mendjet e botes ...harron se me kete thithje merr edhe plehra dhe kur je ketu e sheh me sy , e prek perdite ate "harmonine e drites"
avatar
Elsavrana

53


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Shėrime shpirtėrore

Mesazh  gjilanasi prej 17.04.14 14:43

SI TA SHĖRONI VETVETEN?

"Mėsohuni qė ju vetė ta shėroni veten, kėtė mund ta bėni, unė personalisht ende deri mė sot askėnd nuk e kam shėruar. Ftoni nė ndihmė aftėsitė e brendshme qė t'ju shėrbejnė nevojave tuaja shpirtėrore dhe fizike ..."

Kėshtu thoshte farmacisti i njohur francez nga Nansi, Emil Kue (1857-1926), qė cilėsohet si zbuluesi dhe praktikuesi i parė bashkėkohor i metodės autogjene tė shėrimit pėrmes autosugiestionit.

Zbulimi i fuqisė shėruese tė autosugjestionit nga Kue, sikur e thotė edhe vet, ishte i rastėsishėm. Deri sa punonte nė barnatoren personale, erdhi njė njeri dhe kėrkoi nga ai njė bar, qė me rregulla ligjore mund tė jepej vetėm me recetė tė mjekut. Pėr tė mos e refuzuar, Kue ia dha njė shishe me ujė tė distiluar duke e bindur se ky ėshtė bari mė i mirė dhe e porositi ta pėrdorte sipas rekomandimit.

Pas njė jave, i njėjti njeri, po tani i shėruar, e falėnderoi farmacistin duke i thėnė se bari ka ndihmuar shumė. Pasi ka bėrė edhe disa eksperimente, rezultatet ishin tė njėjta. Pas shumė rasteve faktike, Kue thellohet nė hulumtimin mė tė thuktė tė kėtij fenomeni, dhe, mė nė fund, themelon metodėn e tij origjinale tė quajtur "shėrimi pėrmes autosugjestionit", e cila edhe sot e kėsaj dite, nga psikologjia dhe psikiatria bashkėkohore pranohet si metodė efektive e quajtur "place-boefekti".

Metoda autosugjestive e Kues ishte tejet e thjeshtė dhe mbėshtetej nė formulėn "Nga dita nė ditė, nė ēdo aspekt, jam mirė e mė mirė". Kėto fjalė duhet tė thuhen nga 20 herė nė ditė, dhe atė nė mėngjes, posa tė zgjoheni nga gjumi, dhe nė mbrėmje, para fjetjes.

Kuptimi racional i autosugjestionit

Tanimė, nuk ekziston as dyshimi mė i vogėl, se njeriu si qenie e pėrsosur nė Univers, ndėrtohet nga dy komponente esenciale, qė, si pėr nga kualiteti, ashtu edhe funksionalisteti, janė antipod i njėra-tjetrės.

Pra, jemi qenie fizike-materiale, dhe psikike-jomateriale, ose shpirtėrore. Si qenie psikike, jomateriale, sėrish ndėrrohemi nga dy tė kundėrtat: pjesės sė mendjes sė vetėdijshme, objektive, dhe asaj tė ndėrvetėdijshme, ose subjektive.

Pjesa e vetėdijshme e mendjes tonė mund ta pėrshkruajė atė si racionale, inteligjente dhe e pjekur. Me pjesėn tonė tė vetėdijshme tė mendjes ne jemi tė vetėdijshėm pėr veprimet dhe mendimet tona. Mendja e vetėdijshme ka aftėsi tė sjellė vendime tė pjekura dhe gjykimin e vetė duke saktėsuar informacionet ekzistuese nė ēfarėdo situate.

Nė tė kundėrtėn e kėsaj, mendja e ndėrvetėdijshme vepron nė nivelin reaktiv, pa mundėsi gjykimi dhe duke i pranuar tė gjitha. Edhe kjo mendje e jona ka detrė qė ta njohė rrethin e vet, por duke mos i shfrytėzuar tė pesė shqisat ekzistuese. Me fjalė tė tjera ndėrvetėdija sheh me ndihmėn e intuitės dhe paraqet selinė e tė gjitha ndjenjave dhe deponė e kujtimeve tona.

Ēka janė afirmimet?

Afirmimet janė fjalė apo fjali nė formė tė gjykimve apo konkludimeve me pėrmbajtje pozitive, qė ne, tė vetėdijshėm, pėrmes autosugjestionit i mbjellim nė ndėrvetėdijen tonė pėr tė korrur mė vonė rezultatet pozitive tė saj. Kuptimet pėrmes fjalėve, sikur nė bindje, krijohen si afirmim, po ashtu, dhe gjendja e jonė e lartė spirituale gjithnjė krijon realitetin pozitiv.

P.sh. "Unė jam njeriu mė i lumtur", "Unė pa kurrfarė pengese i realizoj qėllimet e mia jetėsore", "Unė kam aftėsi tė pakufishme intelektuale", "Unė jam njeriu mė i pasur nė botė" etj. Ato, praktikisht duhet tė kenė efektin e ndėrrimit tė gjykimeve dhe ndjenjave tuaja negative nė pozitive. Ato janė mendime tuaja pozitive, tė cilat pas pėrsėritjes sė pandėrprerė nė mėnyrė tė natyrshme, e bėjnė punėn e tyre: krijojnė ngjarje pozitive.

Njė gram praktikė vlen sa njė tonelatė libra!

Uluni nė njė vend tė qetė, e nėse preferoni, mund ta bėni edhe tė shtrirė. Merrni frymė thellė sė paku tri herė dhe lėshojeni gradualisht ajrin. Mė pas, koncentrohuni nė tė gjitha pjesėt e trupit duke pėrjetuar relaksimin e plotė tė tyre. Fillimisht, kjo procedurė bėhet pjesėrisht, kurse mė vonė, posa ta arrijmė eksperiencėn e duhur, menjėherė mund tė shkojmė me tėrė trupin. Pasi tė jemi relaksuar nė tėrėsi, mbyllim sytė dhe me zė tė ulėt, sė paku nga 40 herė, fillojmė t'i pėshpėrisim me vete afirmimet qė mė parė i kemi pėrcaktuar.

Autosugjestioni, mund tė praktikohet nė ēdo kohė dhe nė ēdo moment, kur ju jeni mė tė disponuar, por mė shumė preferohet natėn, para fjetjes dhe nė mėngjes posa tė zgjoheni. Edhe ky kusht nuk ėshtė i rastėsishėm, sepse, pikėrisht natėn, para gjumit dhe nė mėngjes, posa tė zgjohemi, barrierat e filtrit tė procedimit tė sugjestioneve nga vetėdija nė ndėrvetėdije, janė mė tė hapura. Ky kanal i marrje-dhėnies sė ndėrsjellė, ndėrmjet dy kufijve ekstrem, kontrollohet nga EGO-ja jonė, e cila nė kėto situata konkrete fillon tė kotet, duke e humbur ashpėrsinė e kritereve tė forta tė pėrzgjedhjes sė informatave qė kanalizohen. Sa pėr kuriozitet, Hitleri, si anėtar besnik i njė sekti magjizezė gjermane tė quajtur "Tula", e ka ditur mirė kėtė rrethanė, andaj janė tė njohura fjalimet e tij tė zjarrta ideologjike tė mbajtura natėn.

Tek formulimi dhe pėrmbajtja e afirmimeve, edhe njė rrethanė ėshtė tejet e rėndėsishme: ato duhet bėrė nė vetėn e parė dhe, gjithnjė, nė kohėn e tanishme. (Unė jam...). Ėshtė ashtu, sepse ndėrvetėdija jonė nuk i nėnshtrohet ligjeve tė logjikės hapėsinor-kohor, ajo e njeh tė tashmen dhe vetėm tė tashme. Kėtu edhe bėhen gabimet mė tė shpeshta nė praktikė.

Pėrveē metodės sė pėrshkruar si mė lart, ekistojnė edhe disa mėnyra tė aplikimit tė afirmimeve pėrmes autosugjestionit. Nė praktikė, si tejet efikase ėshtė treguar edhe incizimi dhe dėgjimi i tyre nga kaseta. Kjo metodė e dėgjimit tė kasetės, posaēėrisht ėshtė i pėrshtatshėm kur keni pak kohė. Kasetėn e pėrgatitur me afirmimin e incizuar, mund ta dėgjoni: derisa ngisni automobilin; i kryeni punėt e shtėpisė, apo ēfarėdo pune tjetėr rutinore, e cila nukkėrkon pėrqendrim tė madh. Natyrisht, mė sė mirė ėshtė qė kasetėn ta dėgjoni nė gjendje relaksimi, siē e pėrshkruam si mė parė.

Adnan Abrashi
avatar
gjilanasi

381


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Shėrime shpirtėrore

Mesazh  Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi