Koncepti i lirisė brenda algoritmeve

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Koncepti i lirisė brenda algoritmeve

Mesazh  Neo prej 12.03.10 11:42

Bashkėveprimi si Agjent Ndryshimi



Njė nga pasojat e ritmit tė lartė tė ndryshimeve nė teknologjinė numerike eshtė qė tė le fare pak kohė pėr tė vėshtruar mbrapa.

Edhe pse njė vėshtrim i shkurtėr nga tranzistorėt e parė deri tek rrjetet kompjuterike komplekse tė sotme nėn prizmin e komunikimit me kėto sisteme na ndihmon tė zbėrthejmė disa prej dinamikave mė tė rėndėsishme sociale e kulturore tė sė sotmes ashtu sikurse na mundėson tė humbasim shkurt nė labirintet e sė ardhmes.

Mė kujtohet akoma mirė hija solemne e muzeale e njė dhome nė godinėn e universitetit pse kishte disa nga kartat me vrima me tė cilat mund tė ishin shkruar aktet fillestare tė komunikimit njeri-makinė.

Njė gjysėm shekulli mė parė, kompjuterat qėndrorė (“mainframe”), kolosė shumėtonėsh qė zinin jo pak herė njė kat tė tėrė tė njė ndėrtese dominonin aparatet pėr pėrpunimin e informacioneve. Bashkėveprimi me to bėhej nėpėrmjet kartash me njė „kod“ tė caktuar vrimash.

Kėto lloj mamuthėsh dixhitale mund tė pėrdoreshin vetėm nga njė numėr shumė i kufizuar specialistėsh. Demografia e pėrdoruesve tė kompjuterave ndryshoi krejtėsisht nė vitet 80-tė e 90-tė. Para sė gjithash nga zhvillimi i aparateve dhe sipėrfaqeve grafike pėr bashkėveprimin me kompjuterin.

Pėrdorimi i kombinuar i miut, tastieres, ekranit dhe programeve grafike bashkėvepruese bėri qė njohuria e gjuhėve tė programimit tė mos ishte mė kusht i domosdoshėm nė komunikimin njeri-makinė.

Me kėtė zhvillim barriera kryesore e komunikimit ra pėrfundimisht dhe aksesi nė botėn e kompjuterave pushoi sė qeni domen ekskluziv i specialistėve.

Ky hop cilėsor nė bashkėveprimin me kompjuterat qe sė fundmi dhe shtylla kryesore qoftė pėr vetė masivizimin e Internetit ashtu dhe pėr zhvillimin e globalizimit nė formėn qė e pėrjetojmė sot ku shkėmbimi dhe pėrpunimi i shpejtė i informacioneve ėshtė i domosdoshėm.

Kulturat brenda Internetit ashtu si marrie-dhėniet e tij komplekse me realitetin janė kushtėzuar rrėnjėsisht nga tastiera dhe ekrani.

Nga njėri kah ushqimi i kompjuterave dhe Internetit me informacione duhet akoma tė bėhet nėpėrmjet tastieres e mausit gjė qė kufizon qoftė shpejtėsinė ashtu edhe dhėnien e kontekstit tė informacionit.

Flas pėr kontekstin e njė informacioni pasi tastiera dhe mausi nuk janė aparate tė pėrshtatshme pėr bashkėveprim gjatė lėvizjes dhe informacionet qė jepen me to e humbin krejtėsisht kontekstin social apo hapėsinor.

Nė kahun tjetėr marrja e informacionit nėpėrmjet ekranit ka krijuar njė ndarje ndėrmjet virtuales dhe reales qė ėshtė e futur thellė edhe nė kulturėn moderne.

Vetė aparatet celulare kėtė ndasi nuk e heqin, pėrkundrazi problemet me tastieren dhe ekranin i kanė ngritur nė njė kulm tė ri krahas problemeve qė kanė zgjidhur.

Megjithatė, shenjat se sot po pėrjetojmė fillimin e njė revolucioni tė dytė tė mėnyrave tė bashkėveprimit me pasoja akoma me tė thella se ai i viteve 80-90 po shtohen.

Bashkėveprimi me kompjuterin nėpėrmjet miut, tastieres, ekranit dhe programeve grafike po i lė vendin paradigmave tė reja tė bashkėveprimit pėrfshirė kėtu bashkėveprimit me gjeste, me prekje, me zė apo me njė kombinim tė tė gjithave.

Inovacioni nė format e bashkėveprimit ėshtė bėrė poashtu fokusi kryesor i industrisė informatike duke i zėnė vendin manisė sė deritanishme pėr proēesorė mė tė shpejtė. Nga njėra anė sepse industria ka probleme me mbajtjen e hapit tė deritanishėm tė fuqizimit tė proēesorėve.

Por mbi tė gjitha sepse vetėm tani ka filluar tė kuptohet drejt se format e bashkėveprimit inteligjent tė njerėzve me kompjuterat zėnė njė vend kyē pėr kalimin nė njė shoqėri informacioni.

Dimensioni Numerik dhe Interrealiteti

Impakti social i paradigmave tė reja tė bashkėveprimit do tė jetė jo mė pak revolucionar se ai i miut e tastierės. Me format e reja tė bashkėveprimit do tė ndryshojė mėnyra si punojmė e mėsojmė, si luajmė e si krijojmė.

Pėrveē kėsaj, pėr herė tė parė informacionet e botės reale mund tė „pėrvishen“ e shkrihen me ato tė hapėsirės virtuale dhe ndarja aktuale midis reales e virtuales do tė vijė duke u zbutur deri nė zhdukje pėr ti lėnė vendin njė sistemi hibrid, njė realiteti tė pasuruar me njė dimension numerik, njė Interrealiteti.

Shoqėritė ku informacionet e botės reale mund tė kalohen nė atė tė hapėsirės numerike apo anasjelltas pa ndėrmjetėsim vetėm nėpėrmjet gjesteve e zėrit do tė jenė cilėsisht tė ndryshme nga shoqėritė e sotme.

Konteksti social, vendor dhe kohor i veprimeve tona nė realitet do tė kalojė pa humbje nė hapėsirėn numerike. Aktet sociale reale do tė pasurohen me profilet virtuale dhe anasjelltas.

Teknologjia e bashkėveprimit ka pėrparuar aq shumė sa qė sot e kėsaj dite edhe njė gjest si dhėnia e dorės do tė mjaftonte pėr ta futur partnerin paralelisht si lidhje nė rrjetin pėrkates social online apo pėr tė bėrė njė kontroll tė lidhjeve tė pėrbashkėta tė kėtij personi dhe vetes. Pra njė gjest real, me kontekst social e lokal sė shpejti do tė nisė njė zinxhir aksionesh nė dimensionin numerik.

Eksternalizimi i Mendimit

Mėnyrat e reja tė bashkėveprimit dhe dhėnia e kontekstit informacioneve qė i japim Internetit ndryshon raportin qė kemi me vetė proēesin e mendimit. Qė sot shumėkush nga ne ėshtė mėsuar qė nė problemin mė tė vogėl tė konsultohet nėpėrmjet njė kėrkimi me Internetin.

Zgjidhjen e pyetjeve dhe problemeve pėr tė cilat mė parė na duhej ti qaseshim vetėm nėpėrmjet llogjikės dhe eksperiencės vetjake tani ja besojmė kėrkimit e bashkėveprimit me Internetin duke ju nėnshtruar gjithnjė e mė shumė pushtetit vendimmarrės tė algoritmeve brenda kėtij sistemi.

Interneti shėrben sot pra si memorie e tru global. Ky proēes eksternalizimi i mendimit siē ėshtė quajtur nga Frank Schirrmacher, do tė thellohet nė Interrealitet, duke i dhėnė algoritmeve njė vend akoma mė tė rėndėsishėm se ai qė ata zėnė tashmė.

Nė fakt qė sot vendime tė ndryshme si psh. nė rrjetet sociale online se cila nga lidhjet sociale ka prioritet apo cili person ėshtė mė i „afėrt“ merren nga algoritme.

Liria tek Algoritmet

Nė momentin qė algoritmet marrin vendime individuale pėr ne, fenomen ky qė do tė thellohet me ardhjen e teknologjive tė reja tė bashkėveprimit e shkrirjen e Internetit dhe realitetit, na duhet tė shtrojme pyetjen e lirisė.

Ēfarė ėshtė liria tek algoritmet kur vetė nocioni i algoritmit ėshtė ai i ndėrmarrjes sė hapave tė paracaktuar pėr tė arritur njė qėllim? Liria tek algoritmet ėshtė nė radhė tė parė transparencė.

Schirrmacher propozon njė mėnyrė narrative tė „treguarit“ tė algoritmeve nė mėnyrė qė edhe njerėzit e thjeshtė tė kuptojnė se ēfarė bėjnė ato. Kjo ėshtė pėr mendimin tim vetėm njė pjesė e zgjidhjes pasi algoritmet janė komplekse dhe forma narrative nuk ėshtė e pėrshtatshme pėr pėrshkrimin e tyre.

Tregimi narrativ i algoritmeve mund tė na japė mėnyrėn e funksionimit tė tyre nė vija tė trasha por nuk mund tė na bėjė tė kuptojmė pse algoritmi mori njėrin vendim e jo njė tjetėr.

Koncepti i lirisė brenda algoritmeve mendoj se duhet zgjeruar pėrtej transparencės edhe me konceptin e ndryshimit/bashkėveprimit me to nė grada tė ndryshme. Njėra gradė do tė ishte ndryshimi i peshės sė dimensioneve ekzistuese tė algoritmit.

Fjala vjen, tek shembulli i lidhjeve sociale priorizohen zakonisht lidhjet me tė cilat kemi komunikuar mė shpesh (Google Mail pėrdor njė algoritėm tė tillė).

Kėtu grada e parė do tė ishte qė pėrdoruesit tė kenė mundėsi tė ndryshojnė peshėn e dimensionit tė komunikimit kundrejt njė dimensioni tjetėr, psh. lidhjet qė kemi me tė afėrta familjarisht etj.

Tek kjo gradė kemi tė bėjmė me ndryshime kuantitative pasi algoritmi nė vetvete nuk ndryshon por ndryshon pesha e dimensioneve ekzistuese brenda tij. Grada e dytė do tė ishte grada kualitative ku ne mund tė ndryshojmė vetė modelin/thelbin e algoritmit.

Tė dyja kėto gradė lirie arrihen vetėm nėse mundėsojmė vizualizimin e modeleve tė algoritmeve dhe bashkėveprimin me kėto modele. Vizualizimi dhe aftėsia pėr tė manipuluar modelet e algoritmeve do tė pėrbėnte pėr mendimin tim njė hop cilėsor nė demokratizimin e algoritmeve ashtu siē qe njė hop cilėsor futja e miut dhe tastieres pėr bashkėveprimin me kompjuterin.

Kombinimi i tė dyja gradave tė lirisė, asaj kuantitative e kualitative do tė na mundėsojė tė zhvillojmė ndjesi intuitive pėr funksionimin e tyre sidomos nėpėrmjet cikleve tė shpejta tė marrie-dhėnieve (feedback) midis ndryshimit e pėrdorimit.

Gjithsesi, liria nuk qėndron tek algoritmet e personalizuara qė dominojnė sistemet e sotme ku i njėjti algoritėm ushqehet me tė dhėna individuale por tek algoritmet individuale ku ato tė njėrit individ ndryshojnė nė mėnyrė kualitative e kuantitative ndaj atyre tė njė individi tjetėr.

Shoqėria e Informacionit dhe Ekonomia e Rrjeteve

Ndryshime minimale nė bashkėveprimin e elementeve tė njė sistemi mund tė ndryshojnė krejt strukturėn e sistemit.

Kjo maksimė e rrjeteve/sistemeve komplekse bazohet nė dinamikat e marrie-dhėnieve (feedback) dhe mund tė aplikohet fare mirė pėr botėn e hiperndėrlidhur e komplekse tė sė sotmes e tė sė ardhmes.

Ndryshimet sociale qė vijnė nga pėrparimet nė teknologjitė e bashkėveprimit dhe Interneti kanė filluar tė bėhen tė dukshme qė tani nė grupe e industri tė caktuara.

Ekosistemet e „startup“-eve dhe kulturat profesionale nė industrinė e softuerėve na shėrbejnė si shembujt e parė. Vetė modeli i korporatave ka filluar tė sfidohet nga modeli i firmave te vogla, agile dhe te rrjetėzuara mirė.

Pėrparėsia e korporatave tė sotme, kostot e ulėta tė transaksioneve tė brendshme, nė njė shoqėri informacioni zbehet apo zhduket. Poashtu humbja e pashmangshme e fleksibilitetit qė vjen si pasojė e madhėsisė i bėn korporatat tė jenė nė dizavantazh evolucionar ndaj modelit tė rrjeteve tė firmave e tė kthehen sė shpejti nė specie nė rrezik.

Ashtu si nė fushėn e softuerėve edhe nė prodhim rruga nga njė ide tek njė produkt konkurues po bėhet gjithnjė e mė e shkurtėr e kėrkon gjithnjė e mė pak kapital apo stoqe tė garantuara fillestare.

Prandaj industria e softuerėve ku kapitali me i rėndėsishėm janė idetė e vetė njerėzit duhet ndjekur me vėmendje si pararendėse e modeleve ekonomike qė do tė mbizotėrojnė nė shoqėrinė e informacionit.

Piratėt si Krah Politik drejt Shoqėrive tė Informacionit

Shkrirja e Internetit dhe realitetit, bashkė me mundėsitė e mėdha e problemet qė krijon ka filluar tashmė tė shpaloset duke e bėrė vizionin e njė shoqėrie informacioni mė tė prekshėm dhe shumė mė tė afėrt.

Megjithatė, ideologjitė bashkė me modelet ekzistuese qė na shėrbejnė si sisteme referimi janė akoma tė bazuara nė njė epoke industriale dhe si tė tilla janė tė papėrshtatshme pėr orientimin nė njė shoqėri qė do tė pėrcaktohet nė masė tė madhe nga dinamikat e inovacioneve, ekosistemet e ideve dhe zinxhirėt ushqimorė tė informacionit.

Pėr kėtė arėsye lėvizje si ajo e piratėve, tė lindura pa shumė bagazh e barrė ideologjike nga epoka industriale kanė rėndėsi pėr ndėrtimin dhe trajtimin e ideologjive e modeleve tė pėrshtatshme pėr njė shoqėri informacioni.

Ndonėse revolucioni i heshtur i teknologjive tė informacionit e tė bashkėveprimit e ka patur dhe e ka epiqendrėn nė bregun perėndimor tė SHBA-sė eksperimentet me ideologjitė e modelet e shoqėrive tė informacionit mendoj se do tė kryhen gjėrėsisht nė Europėn perėndimore.

Kjo, pėr tė njėjtėn arėsye pse tė gjelbėrit e kanė patur deri mė tani shumė mė tė vėshtirė aksesin nė tribunat nacionale politike e ideologjike tė SHBA-sė sesa nė ato tė vendeve europiane megjithėse kanė patur fillimisht lėvizje po aq nė mos mė tė fuqishme.

Sistemet zgjedhore europiane ndryshe nga ai amerikan lejojnė ngritjen e pėrforcimin e xhepave ideologjikė e politikė nė rang nacional. Akoma nuk mund tė thuhet nėse do ti shohim piratėt tė dalin si forcė mė vete apo si pjesė e rėndėsishme e tė gjelbėrve.

Por nė Europė kėsaj lėvizjeje nuk do ti duhet medoemos tė integrohet e konformohet brenda partive tė mėdha politike duke i lėnė liri tė madhe veprimi politik e ideologjik pėr tė ardhmen.

Nuk duhet harruar megjithatė qė ndryshe nga zhvendosjet kulturore e politike tė perėndimit tė mbas viteve 68-tė tė rinjtė -bartėsit kryesorė tė ndryshimeve tė atyre viteve- sot nuk zėnė mė njė peshė tė madhe demografike.

Nėse piratėt do ti shohim sė shpejti nė radarin politik europian apo amerikan tė pjekur me ideologji e vizione tė pėrshtatshme do tė mbetet njė pikėpyetje qė vetėm koha do tė dijė ti pėrgjigjet.

Nė ēdo rast mendoj se kemi shumė mė tepėr nevojė pėr lėvizje e pika orientuese tė reja qė tė na shoqėrojnė nė rrugėn drejt epokes sė re tė informacionit sesa pėr riciklimin e modeleve e ideologjive qė kanė dėshtuar dhe pėr vetė epokėn -tashmė nė mbyllje- industriale pėr tė cilėn ishin nisur pikėsėpari.

Eni
avatar
Neo

"Njėshmėria - mund tė njihet vetėm duke u bashkuar me tė."


1445


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi