Te pathenat e Bechtel-it

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Te pathenat e Bechtel-it

Mesazh  Jon prej 07.03.10 22:02

Te pathenat e Bechtel-it



Ne vitin 2003, fill pasi trupat amerikane pushtuan Bagdatin, kompania “Bechtel” fitoi njė kontrate tė majme tė USAID-it pėr rindertimin e Irakut.

Nė vitin 2004, kjo kompani fitoi njė kontrate tė dyte rreth 2,85 miliardė dollareshe pėr ndertimin e spitaleve, shkollave, urave, ujėsjellėsve, etj. Por njė kontroll i ushtruar nga institucioni i drejtuar prej z.Bowen, rezultatet e tė cilit u bene publike para 6 javesh, konstatoi sė njė pjese e mire e punes qė “Bechtel”-i ishte presupozuar tė kryente sipas kontrates, nė fakt, nuk ishte kryer.

Inspektoret analizun 24 projekte qė kishte marre persiper kompania, dhe konkluduan sė 10 prej tyre nuk ishin kompletuar sipas objektivave origjinale, ndersa pėr 3 tė tjere, nuk ishin nė gjendje tė percaktonin se cilat kishin pas qene objektivat.

Sipas raportit tė bėrė publik nga Inspektorati i Pergjithshem pėr Rindertimin e Irakut, kostoja e moskryerjes sė punimeve sipas kontrates ishte e larte pėr taksapaguesit amerikane: Qeveria amerikane i kishte paguar 180 milione dollare firmes “Bechtel”

Mekatet e “Bechtel” nuk mbarojne e as fillojne ketu.

Pyesni “Bechtel” pse duhen Luftrat

“Bechtel” dhe U.S. Agency for International Development's (USAID) kane vjedhur parate taksapaguesve amerikane dhe kane fshehur ecurine e projekteve edhe para Kongresit Amerikane.

“Bechtel” i kishte marre kontratat per rindertimin e Irakut mbi 1 muaj me pare se te pushtohej Iraku.
Ne 17 Prill 2003 “Bechtel” kishte fituar nje kontrate 680 Milionshe, ku ne Shtator i shtohen 350 milion dhe ne 2004 pjesa tjeter derisa arrijme ne shifren e mesiperme 2.8 Miliard Dollare.

Por problemi me i madhe eshte se keto para nuk u perdoren per energjine, ujin e spitalet ose me mire nje pjese e tyre u perdor dhe keq, pjesa tjeter u zhduk gje qe e detyroi USAID te bllokonte nje pjese te parave, por tashme skandali kishte shperthyer.

Kontrata e “Bechtel” mbaron ne Tetor dhe David Snider i U.S. Agency for International Development (USAID i famshem edhe ne Shqiperi) tha se "Bechtel duhet te largohet nga Iraku, por duhet te mbaroje punet qe ka lene ne mes dhe eshte paguar"

Por askush ne “Bechtel” kundershton faktin qe projektet nuk kane mbaruar sepse kjo eshte evidente, por gjejne justifikime duke fajsuar "Terrorristet" edhe pse punetoret Iraken i kane pare shume pak here inxjenieret e “Bechtel”.

Pse “Bechtel” ?

“Bechtel” eshte nje nder firmat me te medha Amerikane : http://en.wikipedia.org/wiki/Bechtel
eshte perfituesja me madhe ndertimeve te bombave atomike dhe mke nder perfitueset kryesore te luftes ne Irak (mbi 70mije civile te vrare) - Bechtel ka nje lidhje te heret me politiken amerikane qe nga Nixon, Reagan, George H. W. Bush, Clinton, dhe George W. Bush.

Mjafton te themi qe thuajse te gjitha platformat e bombave atomike ne USA madje edhe ato qe u hodhen ne Hiroshima dhe Nagasaki jane nderuar nga “Bechtel”

-“Bechtel” ndihmoi edhe Sadamin duke ndertuar plataformat kimike gjate luftes me Iranin gjate kohes se presidentit Regan, ku Sekretari i shtetit George Shultz ishte edhe Presidenti i “Bechtel”

-Gjate kohes se Presidentit Jimmy Carter “Bechtel” kontraktonte me regjimin e Shahut te Iranit per ndertimin e plataformes atomike, per ate gje qe tani Irani rrezikon pushtimin.

-Lufta e Ujit ne Cochabamba, Bolivi.

Pas privatizmit te ujit me ane te nje Koncesioni i kontrolluar nga “Bechtel” ju dha fund furnizimit me uje nga shteti.

Ne nje qytet ku rroga eshte 100 dollare fatura e ujit vinte 20 dollare, kjo situate e paperballueshme beri qe ne janar e shkurt te 2000 miliona Boloviane te dalin ne rruge dhe protestojne per nje te drejte themelore "Ujin".
Protesta shtypet me dhune, por me ne fund populli fitoi dhe me 10 Prill Bechtel largohen nga Bolivia.

-Big Dig megaprojekti i deshtuar ne Boston ndertuar nga “Bechtel”.

Projekti duhej te kushtonte 2.8 Miliard dollare por taksapaguesit amerikane e paguan mbi 14.6 Miliard.
Tyneli fut uje, nje pjese ra, 1 njeri vdiq, pra nje katastrofe e vertete.

-Ne 2004 Bechtel "fitoi" fitoi te drejten te ndertoje autostraden A3 ne Rumani, edhe pse Komuniteti Evropian e kritikoi ashper kete kontrate sepse u me negociata e jo me ankande.
Qeveria Rumune e pezulloi kontraten per ta ripare ate.

I kthehemi pyetjes - Pse “Bechtel” ?

sepse shume prej pronarve te “Bechtel” kane qene pjese e qeverise e Amerikane e deri tek Shefi i CIA-s si
-Sekretari i shtetit George Shultz ishte edhe Presidenti i “Bechtel” dhe koinēidenca eshte edhe Kryetar i Keshillit te Komitetit per Lirine e Irakut(merret me rindertimin e Irakut)

-Komandanti Suprem NATO Jack Sheehan ne Bordin drejtues i Bechtel

-Caspar Weinberger, sekretar i mbrojtjes dhe Zv/president i Bechtel

-Chuck Redman president i Bechtel dhe ambasador i USA ne Suedi e Gjermani

- Riley Bechtel Shef Ekzekutin i firmes eshte edhe anetare i Adminstrates Bush

-"Jack Sheehan, senior Zv/President i Bechtel eshte edhe administrator i USAID dhe anetar i Defense Policy Board.

Por lidhjet me njerez te larte te politikes dhe me sponsorizimet e fushatave elektorale nuk mbarojne pa njohur njeriun e momentit Bin Laden.

Familja e te cilit eshte aksione me me shume se 10 Milion dollare ne Bechtel, pra Bin Laden fitoi edhe nga lufta ne Irak, madje Bechtel nuk ka pranuar te punoje ne Izrael sepse Lega Arabe siē dihet i ka bere bojkot Izraelit.

Kthehemi ne Shqiperi.

"Te gjitha me forcat tona", thoshte Xhaxhi, edhe pasardhesit e tij qe nga Majko e deri tek Sala vazhdojne me kokfortesi te mbrojne kete projekt (madje edhe duke vene taksen Majko qe mblodhi 45 milion leke), por qe refuzohet ketegorikisht nga te gjitha organizmat nderkombetare, duke filluar qe nga Banka Boterore e cila e quan skandaloze shifren 2 deri ne 8 Milion dollare per KM.

Kostoje e deklaruar 418 Milion Euro, jane ndertuar deri tani jo mė shumė se 5% , por tashme jane paguar 100 Milion Euro papasur asnje projekt perfundimtar.

Skandalet

-Ēmimi 418 mln euro ėshtė njė ēmim i synuar dhe jo pėrfundimtar.
-Mjedisi po dėmtohet pa u marrė leja mjedisore.
-Nuk ėshtė marrė leja minerare.
-Katėr vendime qeverie nuk janė bazuar nė Kushtetutė.
-Sipėrmarrėsi ėshtė pėrjashtuar nga disa taksa dhe tatime.
-Nėse kontrata do tė realizohej me ēmimet e tregut shqiptar, ajo do tė ishte 191 milionė euro mė e lire.
-Kompania ENKA nuk ka marrė pjesė nė tender dhe shpallet fituese
-Caktimi i kompanisė konsulente "Ecorys Group" pa tender” janė kėto detajet e dosjes Durrės-Kukės pėr tė cilat Prokuroria e Pėrgjithshme po kėrkon sqarimin e ministrit Lulėzim Basha.
Ai thjesht refuzon te shkoje te deshmoje, duke bere demagogji neper kolltuqet e gazetarve "PushtetLepires".

Aurel Muēaj
avatar
Jon

1265


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Beograd

Mesazh  Estilen prej 08.03.10 19:33

Perse Bechtel....!!!??
Kjo pyetje ka marre pergjigje tashme ketu ne Shqiperi.
Perse Bechtel..?

1-sepse nepermjet Bechtel, Sali Berishes i nevojitej nje suport strategjik,per cdo situate te ''pakendeshme'' qe mund te krijonte ne vorbullen e politikes trazovace shqiptare.

2-sepse me Bechtel-in mund te vjedhesh shuma te majme dhe te mos te te hyj asnje gjemb ne kembe.

3- sepse me Bechtel-in qeveria shqiptare i mbylli gojen te gjitha kompanive Europiane,qe deshironin aktivitet financiar ne Shqiperi NE MYNYRE TE NDERSHME..

4-sepse me Bechtel-in mund ti mbyllej goja ambasades amerikane ne Shqiperi,qe ka qene dhe vazhdon te jete nje shtylle e forte opozitare e qeverise ''gangstere' shqiptare

5-Sepse me Bechtel-in e ardhmja e sundimit te agjentures serbe UDB,ne Shqiperi eshte shume e sigurte.(fijet e Bechtel-it shkojne dhe deri ne Beograd)

Llogarisni qe 1 km autostrade te ndertuar nga Bechtel,nuk eshte 8 milion Eu,por nga 13-15 milion Eu.
Shuma e perafert e kesaj Autostrade(Qe quhet autostrada e Kombit,por ne te vertete ajo eshte nje autostrade qe do nxjerri serbet ne brigjet tona,sipas nje konspiracioni te formuluar vite me pare)do te shkoje ne shumen 1.2 miliarde Euro.
Shikoni se c'fare fshihet e luhet mbas Bechtel me kete popull te rraskapitur nga politika e mbrapesht shqiptare.

Bechtel eshte mjeti per te sigurar fitime te majme.... kurse qellimi diku tjeter,per nje sundim rajonal te padroneve te veriut.


Estilen

974


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Te pathenat e Bechtel-it

Mesazh  Zattoo prej 12.06.10 12:54

Lufte pastaj ndertim ky eshte nje rreth vicioz i Bechel-it.
avatar
Zattoo

696


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Te pathenat e Bechtel-it

Mesazh  Jon prej 21.11.10 19:11

Kontrata me “Bechtel-Enkan” nė kundėrshtim me ligjin

Qeveria e Kosovės do t’i paguajė miliona euro konsorciumit amerikano-turk “Bechtel-Enka” pėr punėt shtesė qė do tė kryhen nė ndėrtimin e autostradės Vėrmic-Merdar.

Nėpėrmjet kontratės sė lidhur mes operatorit dhe Ministrisė sė Transportit, ndėrtuesit e “ėndrrės sė kosovarėve”, siē e kanė pagėzuar liderėt projektin e autostradės, do t’i kryhen pagesa shtesė deri nė 20 pėr qind tė vlerės sė kontratės, edhe pse Ligji i Prokurimit Publik nuk lejon qė tė kryhen pagesa mbi 10 pėr qind tė vlerės projektit.

Marrėveshjen e lidhur mes tė dyja palėve pėr sa u pėrket pagesave pėr punėt shtesė e shohin si tė jashtėligjshėm udhėheqės tė Organit Rregullativ tė Tenderėve qė ėshtė mekanizmi mė i lartė i prokurimit publik nė vend, shkruan sot “Koha Ditore”.

Sipas Ilaz Dulit, anėtar i Bordit tė Komisionit Rregullativ tė Prokurimit Publik (KRrPP), asnjė autoritet kontraktues nuk mund tė kryejė pagesa pėr punė shtesė qė shkojnė mbi 10 pėr qind tė shumės sė pėrgjithshme tė vlerės sė kontratės.

“Punė shtesė si brenda e po ashtu edhe jashtė kontratės nuk mund tė ketė pa lejen e Agjencisė sė Prokurimit dhe pagesa nuk mund tė shkojė mbi 10 pėr qind”, ka theksuar Duli.

Sipas tij, projekti fillestar i punėve nuk mund tė pėsojė ndryshime mė shumė se 10 pėr qind sipas Ligjit tė prokurimit.

“Unė nuk e kam parė kontratėn, por ata (Ministria e Transportit v.j.) nėse e kanė lexuar Ligjin e Prokurimit nuk mund tė bėjnė pagesa qė shkojnė deri nė 20 pėr qind pėr punė shtesė jashtė projektit fillestar ”, ka thėnė Duli nga KRPP-ja.

Mirėpo, njė gjė e tillė, sipas kėshilltarit tė ministrit tė Transportit, Fatmir Limaj, nuk pėrbėn shkelje ligji. Endrit Shala ka thėnė se konsorciumit Bechtel-Enka i paguhen deri nė 20 pėr qind pėr punėt shtesė qė kryhen brenda kontratės , e jo pėr punė shtesė qė nuk janė paraparė me kontratė.

“Ne e kemi paraparė qė ndryshimi i projektit tė mos shkojė mbi 20 pėr qind e jo ta lėmė si nė Shqipėri, ku ėshtė rritur kostoja”, ka thėnė Shala.

Sipas tij, Bechtel-Enka nuk ka tė drejtė tė bėjė ndryshimin e projektit nė masėn mbi 20 pėr qind. Pėr punėt shtesė brenda kontratės, sipas Shalės, nuk ka nevojė tė kėrkohet aprovim nga APP-ja dhe njė gjė e tillė nuk pėrbėn shkelje ligjore.

“Projekti ėshtė segment pas segmenti. Nėse brenda njė segmenti dalin punė shtesė nga ndryshimi i projektit deri nė 20 pėr qind, atėherė i paguhet kompanisė kjo shumė qė ėshtė punė shtesė brenda kontratės”, ka thėnė Shala, duke shtuar se pėr punėt shtesė jashtė kontratės do tė kėrkohet aprovimi nga APP-ja. “Ne nuk kemi paraparė punė jashtė kontratės, por nėse do tė ketė do tė kėrkohet nga APP-ja ashtu siē specifikohet nė ligj qė mund tė kryhen pagesa deri nė 10 pėr qind”, ka thėnė shefi i kabinetit tė ministrit Limaj.

Ndėrkaq Ligji i Prokurimit Publik nuk lejon punė shtesė mbi 10 pėr qind qė nuk ishin tė pėrfshira nė konceptin fillestar tė projektit. Neni 34.2 pika d, e kėtij ligji, specifikon qė autoritetet kontraktuese duhet tė marrin lejen e Agjencisė sė Prokurimit Publik pėr tė mbuluar njė ose mė shumė kontrata pėr shėrbime ose punė shtesė qė vetėm ose sė bashku kanė njė vlerė qė nuk ėshtė mė e madhe se 10 pėr qind (10%) e vlerės sė kontratės fillestare.

Pagesat deri nė 10 pėr qind, sipas kėtij neni, vlejnė pėr zbatimin ose ekzekutimin e shėrbimeve ose punėve shtesė qė nuk ishin pėrfshirė as nė konceptimin fillestar tė njė projekti tė punėve tė dhėnė mė parė dhe as tė paraqitura nė kontratėn pėrkatėse tė punėve qė ėshtė pėrmbyllur mė parė, por tė cilat, pėrmes rrethanave tė paparashikuara, janė bėrė tė nevojshme pėr kryerjen e shėrbimeve ose punėve tė pėrshkruara nė projektin ose kontratėn e tillė.

Ndėrsa, nė anėn tjetėr, punimet nė autostradė ishte tė paraparė tė mbikėqyreshin nga njė kompani private e kontraktuar nga Ministria pėr Transport e Postė-Telekomunikacion.

Njė kompani e tillė ende nuk ia ka nisur punės edhe pas gjashtė muajsh tė nisjes sė punimeve nga “Bechtel-Enka”. Mė 18 gusht tė kėtij viti Ministria e Transportit pati shpallur fitues nė tenderin e mbikėqyrjes kompaninė italiane Merlino Progeti & Politecnica, e cila kishte kėrkuar 6 milionė e 875 mijė e 896 euro.

Kontrata me kėtė kompani nuk ėshtė nėnshkruar ende nga zyrtarėt e Ministrisė pėr Transport. Qeveritarėt nuk kanė bėrė publike ende as vlerėn e pėrgjithshme tė kontratės me konsorciumin Bechtel-Enka. Nė njoftimin pėr dhėnie tė kontratės pėr ndėrtimin e autostradės shkruan se ky operator ekonomik ka ofruar ēmimin prej 659 milionė e 813 mijė e 400 euro.

Ndėrsa kjo shifėr rritet pėr 224 milionė euro nė raportin e ministrit pėr Ekonomi e Financa drejtuar Zyrės sė Komisionit Evropian nė Prishtinė. Sipas kėtij raporti tė ministrisė, e cila kryen pagesat pėr ndėrtimin e autostradės, parashihet qė pėr katėr vjet “Bechtel-Enkas” t’i paguhen 883 milionė euro.

Nė vitin 2010, sipas ministrit tė Ekonomisė dhe Financave, Ahmet Shala, planifikohet t’i derdhėn nė konto kėsaj kompanie njė shumė prej 123 milionė eurosh, ndėrsa nė vitin 2011 do t’i paguhen 225 milionė euro.

Nė vitin 2012 kėsaj kompanie do t’i kryhen pagesa nė vlerė prej 276 milionė euro, ndėrsa nė vitin 2013, Qeveria e Kosovės planifikon t’i paguajė ndėrtuesit tė autostradės njė shumė prej 258 milionė euro. Po ashtu pėr katėr vjet planifikohet tė shpenzohen rreth 90 milionė euro vetėm pėr shpronėsimet nė trasenė e autostradės.

Ky projekt, sipas kėtij raporti, pritet tė financohet nga buxheti publik, tė hyrat nga privatizimi i PTK-sė dhe i Aeroportit tė Prishtinės, nga huamarrja, si dhe nga rritja e akcizės nė disa produkte. Shala nė kėtė raport ka theksuar se edhe Fondi Monetar Ndėrkombėtar ėshtė pajtuar me modalitetet e qeverisė pėr financimin e autostradės.
avatar
Jon

1265


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi