Si t’i zgjidhni mallkimet dhe magjepsjet

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Si t’i zgjidhni mallkimet dhe magjepsjet

Mesazh  magjistari prej 07.03.10 16:35

Si t’i zgjidhni mallkimet dhe magjepsjet

A keni qenė ndonjė herė nė situatė pėr t’ia dėshiruar dikujt thėnien: „Tė raftė murtaja nė qafė“? Apo, pasi tė jeni zemėruar, t’i thoni dikujt: „Dreqi tė marrtė“! Kėsolloj „dėshirash tė sjellshme“ kemi sa tė doni, veēanėrisht kur tė na zemėrojė a hidhėrojė dikush.

Mirėpo, kur themi diēka tė tillė nga zemėrimi, nė realitet nuk mendojmė ashtu siē jemi shprehur. Veprojmė kėshtu vetėm sa pėr ta shfryrė vrerin tonė nga barku. Prapseprap, nuk duhet tė harrojmė se nuk kėtė mėnyrė shkaktojmė tė ashtuquajturin mallkimin me tė menduar.

Pėr kėtė arsye, ne ezoterikėt i refuzojmė kėto vepra tė pakėndshme e tė ulėta. Ne mendojmė pozitivisht , kėshtuqė edhe armiqve mė tė ashpėr u dėshirojmė tė shkojnė nė paqe rrugės sė tyre.

Mik i nderuar, edhe vet mua mė ndodh qė tė zemėrohem e hidhėrohem pa masė. Nė raste tė tilla i them vetes me mend apo duke i pėshpėritur : „Paqja qoftė me ty!“ Unė nuk i lejoj vetes kurrnjėherė tė bij nė nivel aq tė ulėt sikur tė ndonjė njeriu tė lig e dashakeq. Ndaj, ju kisha kėshilluar edhe juve tė veproni si unė.

Pėr fat tė keq, ekzistojnė njerėz qė mendojnė mjaft seriozisht, madje edhe me dashakeqėsi tė madhe kur shajnė e mallkojnė. Kėtu dua t’ju tregoj se si qėndron puna me mallkimet dhe magjepsjet, me magjinė e zezė dhe, para sė gjithash, se si tė mbroheni nga ato.

Gjat jetės sė vet, ēdo njeri, nė tė shumtėn e rasteve pa vullnet, ka pasur rast tė ballafaqohet/takohet me armiq tė vet. Ndoshta edhe ju vet keni dėgjuar pėr thėnien: „ Nuk mund tė jetojė nė paqė as njeriu mė i sjellshėm nė botė, nėse kjo nuk do t’i pėlqente komshiut dashakeq“.

Gjate hulumtimeve dhe analizave tė panumėrta nga fusha e parapsikologjisė deri nė ditėt e sotme ėshtė ardhur nė konstatim se njė numėr mjaft i madh njerėzish lėngojnė nga mallkimet dhe magjepsjet, disa lėngojnė madje qė nga fėmijėria apo rinia e hershme.

Kėto ndodhin pėr shkak se ekziston ndonjė njeri, pa marrė parasysh se ēka e shtyen atė njeri tė veprojė ashtu, i cili ju urren me gjithė zemėr, ndėrkaq ju as qė jeni nė dijeni pėr njė gjė tė tillė. Ky njeri mund tė jet ndonjė psikopat apo njeri neurotik, i cili ju ēon mendime dashakeqe, vetėm e vetėm pse ia keni prerė rrugėn ndonjėherė pa pahir.

Mund tė jet edhe ndonjė konkurrent juaji nė biznes, tė cilit ia keni marrė ndonjė punė tė madhe para hundės sė tij e ai nuk mund tė pajtohet assesi me njė gjė tė tillė. Mund tė jet edhe ndonjė mikeshė juaja, e cila ka dashtė tė jetė sė bashku me dashnorin a bashkėshortin qė e keni ju tash.

Mund tė jet edhe ndonjė grua ziliqare nga fqinjėsia, qė ka shtėpi/banesė mė tė vogėl se tuajėn apo burri i saj nuk ka arritur tė bėj karrierė sikurse i juaji. Shembuj tė tillė kemi deri nė pafund, kurse tė goditurit nuk janė nė gjendje tė hetojnė qė ėshtė duke ju drejtuar dikush mallkime, meqenėse nuk janė nė dijeni se i kanė bėrė pikė faji dikujt.

Nė rastet e tilla mund t’ju ndodhė qė papritmas tė ndjeheni shumė keq. Tė keni ndjenjėn e frikės sė pashpjegueshme, tė jeni tė kapluar nga ndjenja e pashpresė, tė keni buēitje (pingėrimė) nė veshė, pengesa nė tė pamur, tė keni ndonjė topth tė enjtur nė qafė, tension tė lartė tė gjakut, probleme me tė rrahurit e zemrės, kaplim djersitjeje, probleme nė tė pėrbirė...tė gjitha kėto mund t’ju ndodhin herė pas here duke e zėvendėsuar njėra-tjetrėn.

Pastaj shkoni prej njė mjeku te tjetri duke marrė pėrgjigje tė njėjtė nga tė gjithė mjekėt: „Nuk keni asgjė. Jeni plotėsisht i shėndoshė“. Gjithashtu edhe analizat laboratorike janė tė njėjta pa ndonjė gjetje organike qė do ta kishte dėshmuar gjendjen tuaj tė keqe shpirtėrore.

Ndėrkaq, nga ana tjetėr, juve pėr ēdo ditė e mė shumė ju zė taksirati dhe fati i mbrapshtė.

Madje edhe ato punė, tė cilat kishit mundur t’i kryenit pa asnjė problem e nė mėnyrė tė vetkuptueshme para ca vitesh, tani ju shkojnė huq dhe nuk gjeni kėshillė se si duhet tė vazhdoni. Kjo nuk ka tė bėjė aq me magjinė e zezė sa ka tė bėjė me mallkime e magjepsje. Nė kėtė rast sigurisht se kemi tė bėjmė me valė negative tė tė menduarit qė na i dėrgon dikush, jeta e tė cilit pėrbėhet vetėmse nga urrejtja dhe hakmarrja ndaj dikujt.

Sejcili njeri, i cili me vetėdije tė plotė pėrqendrohet nė ndonjė njeri tjetėr, me qėllim pėr t’i bėrė keq (dėm) atij, tė gjithė energjinė e vet e drejton nė drejtim tė kėtij sulmi ndaj atij personi qė e ka nė shėnjestėr. Nė kėtė mėnyrė ėshtė nė gjendje tė dėrgojė vibracione dashakeqe.

Mirėpo, ky njeri nuk ėshtė kujtuar edhe pėr diēka tjetėr. Vibracionet e liga qė ia ka dėrguar dikujt, tė gjithat, pa as njė pėrjashtim, do t’i kthehen vet atij, madje edhe si shumė mė tė kėqia e mė tė rrezikshme se ato qė ia ka dėrguar dikujt. Kėshtu, ky njeri nuk do tė mund tė ndjehet mirė kurrė nė jetėn e vet e madje edhe do tė shkojė duke u ndjerė gjithnjė e mė keq.

Ēdo njeri ėshtė shkaktar (i tė keqes) i vetvetes, kėtu nuk ka pėrjashtime. Ata qė veprojnė e mendojnė kėshtu, nė tė shumtėn e rasteve vijnė nga njė shtresė mjaft e ulėt e zhvillimit tė tyre. Ata i bren inati, urrejtja, xhelozia, smira, zemėrimi dhe, para sė gjithash ata i bren dėshira pėr hakmarrje.

Ky ėshtė njė rreth vicioz. Sa mė shumė mallkime qė bėjnė, aq edhe mė shumė goditje tė fatit i kthehen atyre mbrapa. Pastaj, pėrsėri iu ngriten ndjenjat e dashakeqėsisė duke e krijuar njė spirale qė nuk merr dot fund. Nė kėtė mėnyrė, nga kėta njerėz do tė drejtohen valė pas valeje sulmuese ndaj dikujt dhe tė cilat do t’u kthehen atyre mbrapa mė furishėm se sa janė nisur.

Tani shtrohet pyetja: Ku ėshtė arsyeja dhe shkaku pėr tė na dėmtuar neve dikush me anė tė kėtyre mendimeve dashakeqe ndaj nesh? Shkaku qėndron te intenziteti i madh i mendimeve dashakeqe tė tyre, tė cilat edhe arrijnė deri te ne.

Ndryshe nga ata qė mallkojnė njė herė e shkurt, pėr shkak se kanė qenė tė zemėruar pėr njė ēast, njerėzit e tillė nė kokat e tyre kanė dėshirė pėr hakmarrje ndaj dikujt natė e ditė, pa ndėrprerje. Ata nuk mendojnė nė asgjė tjetėr pos qė tė dėrgojnė, dėrgojnė, dėrgojnė.

Kur tė jemi tė sulmuar nė mėnyrė permanente nga mendimet dashakeqe, nė kėtė mėnyrė do tė vijmė nė situatė ku na duhet tė luftojmė kundėr problemeve tė vėrteta me nervat, kundėr problemeve tona psikike tė cilat mund tė shkojnė aq larg sa qė tė mund tė na zmprapsin nga rruga jonė.

magjistari

Shkrime: 231


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Si t’i zgjidhni mallkimet dhe magjepsjet

Mesazh  DjAL.SULIOTI prej 07.03.10 19:55

Shume interesant, ky material, do kisha shum deshire per sjelljen e sa me shume informacioneve reth kesaj teme.
Flm Magjistari, dhe shpresoj qe te postosh pjesen se si tu bejm balle ketyre personave qe mallkojne, sepse mendoj se me kane mallkuar shume (njerez te ndryshem, per arsye te ndryshme).

DjAL.SULIOTI

Shkrime: 4


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

SI T’I ZGJIDHNI MALLKIMET DHE MAGJEPSJET

Mesazh  BLADE prej 12.04.10 16:21

nuk di se si te falenderoj shoku
shum faleminderit

BLADE

Shkrime: 16


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Si t’i zgjidhni mallkimet dhe magjepsjet

Mesazh  BLADE prej 12.04.10 16:52

Qofsh i nderuar Shoku
Dhe shum faleminderit.

BLADE

Shkrime: 16


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Si t’i zgjidhni mallkimet dhe magjepsjet

Mesazh  Ufo prej 12.04.10 16:59

I nderuar qoftė zotėria pėr pėrgjigjen qė dha , por mendoj se kur tė tė bėjnė keq nuk mund ta kalosh me njė pėrgjigje tė tillė sikur dhe ju shpreheni mė lart ''Paqja qoftė me ty'' .Unė mendoj se zemėrimit me zemėrim , urtisė me urti dhe goditjes me kundragoditje .Kalofshi mirė dhe kėndshėm qė tė gjithė ju miq.. !

Ufo

Shkrime: 271


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi