EXPLORER UNIVERS
Paralajmėrim !
Nėse jeni plotėsisht tė qetė dhe tė kėnaqur me kėndvėshtrimin e veēantė qė keni pėr njerėzimin, historinė, fenė dhe botėn nė tėrėsi, mos lexoni mė tej.
Ndryshe nga ju kėrkohet qė tė jeni mendjehapur, tė mos izoloheni pas njė doktrine tė vetme, tė merrni gjithēka me dyshim dhe nė fund do ta gjeni vetė tė vėrtetėn.
Kjo faqe ėshtė alternative dhe nuk ka pėrkatėsi fetare, komuniteti apo sekti.Ēdo njeri ėshtė i lirė tė mendojė, besojė dhe tė jetojė ashtu si dėshiron.
Nuk preferohet hyrja nėn moshen 18-vjeēare !

Tėrmeti nė Haiti si pasojė e magjisė sė zezė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Tėrmeti nė Haiti si pasojė e magjisė sė zezė

Mesazh  magjistari prej 07.03.10 15:08

Tėrmeti nė Haiti ėshtė pasojė e njė pakti me Djallin?

Tėrmeti qė ka goditur Republikėn e Haitit nė janar tė vitit 2010, duke provokuar qindra mijėra tė vdekur, do tė ishte pasojė e njė pakti tė mbrapshtė me Djallin, i kontraktuar nga haitianėt nė dhjetėvjeēarin e fundit tė Shtatėqindės, atėhere kur disa shtriganė nga ishulli evokuan Princin e Errėsirave qė t'i ndihmonte dhe t'i ēlironte nga dominimi kolonial francez?

E thėnė kėshtu, nuk duket gjė tjetėr veēse njė batutė dhe me shije shumė tė hidhur. Si? Ka mundėsi qė nė njė moment kaq dramatik nė historinė e kėtij vendi nuk ka asgjė mė tė mirė pėr tė bėrė sesa pėr ta treguar origjinėn e fatkeqėsive qė prej dy shekujsh e kėtej pėrplasen mbi tė njė ritual tė errėt magjie tė zezė, e kryer nė hijen e Voodoo-sė?




Praktikisht, diskutimi televiziv i mbajtur nga predikuesi ungjillor amerikan Pat Robertson gjatė njė programi tė titulluar "The 700 Club" pėr kanalin televiziv Christian Broadcasting Netėork dhe i ndjekur nga 1 milion telespektatorė, ėshtė thjeshtėzuar dhe skematizuar shumė, ndoshta me art, ndoshta prej njė zakonit mendor tashmė tė rėndomtė nė kulturėn moderne, racionaliste e materialiste, me rezultatin qė ta bėjė tė duket totalisht absurde dhe e papėrgjegjshme, njė rigjallėrim tė pastėr e tė thjeshtė tė atij kristianizmi fondamentalist qė vjen nga "barku" i thellė dhe rural i Shteteve tė Bashkuara dhe qė u shkakton aq shumė zemėrim intelektualėve tė rafinuar tė Bregut Lindor dhe, natyrisht, Europės laike e progresiste, bijė e parimeve tė "shenjta" tė vitit 1789.

Ndėrsa, Raymond Joseph, Ambasadori amerikan i Haitit nė Ėashington, bėnte njė protestė formale pėr pohimet qė reverendo Robertson kishte bėrė, Robert Gibbs, zėdhėnėsi i Shtėpisė sė Bardhė, ngutej qė tė deklaronte: "Nuk pėrfundon kurrė sė mė habituri fakti, qė nė momente vuajtje njerėzore tė pamata si kėto, dikush tė thotė gjėra qė mund tė jenė kaq tmerrėsisht idiote".

Dhe kjo nė njė vend ku liria e fjalės dhe e mendimit konsiderohen tė shenjta dhe ku ekzistojnė deri shoqata iniciative qė mbėshtesin doktrinėn e Tokės Zgavėr apo qė mohojnė vėrtetėsinė e modelit astronomik kopernikan.

Midis intelektualėve, politikisht korrektė italianė, tė gjithė rigorozisht neoiluministė dhe nė pjesėn mė tė madhe ish-marksistė tė gllabėruar nga vetėdija e keqe, qoftė qė kanė kapėrcyer gropėn pėr tė kaluar, armė e bagazhe, nė kampin e sė djathtės, ashtu si qė nuk e kanė bėrė, pa humbur kohė ndonjėri ėshtė kujtuar se edhe ne kemi Pat Robertson europian: atė Don Livio Falzaga, vitlindja 1940, qė ka tėrhequr mbi vete gurėt pse ka insinuar nga mikrofonėt e Radio "Maria" se edhe disa tragjedi tė shtėpisė tonė kanė tė bėjnė me harrimin e sė shenjtės dhe me rritjen eksponenciale tė kulteve satanike.

Edhe atė e kanė bėrė tė thonė, nė mirėbesim apo nė keqbesim, se tėrmeti nė Abruzzo ėshtė njė lloj ndėshkimi hyjnor prej sė keqes tė njerėzve; por e vėrteta ėshtė se intelektualėt neoiluministė dhe neomarksistė tė shtėpisė tonė nuk i kanė folur asnjėherė pse ka thėnė, me rastin e refuzimit tė detyruar tė Papės pėr tė mbajtur njė diskutim nė Universitetin "La Sapienza" tė Romės nė vitin 2008, se sa kishin punuar pėr ta bėrė tė pamundur kėtė eveniment qenė bėrė instrumenta, pakashumė tė vetėdijshėm, tė njė strategjie tė saktė tė armikut tė njeriut.

Pėrsa i pėrket Pat Robertson, vitlindja 1930, publiku amerikan e kujton, sepse qysh nė vitin 2005, me rastin e Uraganit Katrina tė vitit 2005, qė asgjėsoi brigjet e Gjirit tė Meksikės dhe derdhjen e Misisipit, duke shkatėrruar qytetin e Neė Orleans dhe duke shkaktuar 1800 tė vdekur (njė prej pesė uraganeve mė tė kėqinj qė kanė goditur ndonjėherė Shtetet e Bashkuara tė Amerikės), kishte deklaruar se shikonte nė kėtė ngjarje njė paralajmėrim hyjnor pėr grykėsinė e njerėzve.

Bile duhet thėnė se Bibla, libri i shenjtė i kristianizmit, ėshtė i pėrmbytur nga ky koncept, sidomos Dhiata e Vjetėr: ėshtė kėshtu qė autorėt e saj shpjeguan si Pėrmbytjen Universale, si shkatėrrimin e Sodoma e Gomorra, ashtu dhe shpėrndarjen e popujve nė kohėn e ndėrtimit tė dėshtuar tė Kullės sė Babelit.

Tani, do tė thuhet se njė gjė ėshtė Dhiata e Vjetėr, e shkruar mė shumė se 2000 vjet mė parė, nė kontekstin kulturor tė Judaizmit tė lashtė dhe njė gjė ndjeshmėria e qytetarėve tė Mijėvjeēarit tė Tretė, rigorozisht laike e racionale dhe aspak e prirur ndaj formave tė vjetėruara tė besueshmėrisė apo supersticionit.

Nuk duam tė futemi kėtu nė njė diskutim akademik lidhur me faktin, se ēfarė ėshtė e gjallė dhe ēfarė mund tė konsiderohet e tejkaluar nė mėnyrėn e tė folur tė hyjnive nga ana e autorėve tė Dhiatės sė Vjetėr (dhe jo vetėm tė Antikitetit: edhe Jezł Krishti mallkon fikun qė nuk bėnte kokrra dhe kjo nė sezonin nė tė cilin frutat nuk mund tė jenė); gjėja do tė na ēonte shumė larg.

Duam vetėm tė pyesim nėse arsyetimi i Robertson nuk mund tė ketė ndonjė bazė besueshmėrie konceptuale, nė mėnyrė jopasionale dhe pa u lėnė tė frikėsohet nga kori i pėrgjithshėm, i zhurmshėm, por stonues, i intelektualėve politikisht korrektė.

Nga ana tjetėr, pėr paktin me Djallin kultura moderne duhet tė dijė mirė diēka, nėqoftėse ėshtė e vėrtetė se njė filozof i kalibrit tė Oswald Spengler pėlqentė tė fliste pėr "humanitet faustian", me referim ndaj kryeveprės sė Goethe dhe tė gjithė traditės kulturore lidhur me figurėn paradigmatike tė Doktor Faustit, pikėrisht pėr tė dizenjuar njė qėndrim tipik tė modernizimit: besimi i verbėr dhe i pakufizuar nė njė shkencė qė padyshim mund tė zgjidhė shumė probleme materiale, por qė edhe mund tė krijojė pėrbindsha tė vėrtetė. Por le tė vijmė tek faktet.

Nė vitin 1791 skllevėrit zezakė tė Haitit, koloni franceze dhe mė parė akoma spanjolle deri nė vitin 1697, ngrihen kundėr padronėve tė tyre dhe kundėr vetė autoriteteve qeveritare, nėn drejtimin e atij qė me shumė theksim ėshtė quajtur "Napoleoni i zi", Toussaint L'Ouverture. Pas ndodhish tė alternuara, francezėt - qė gjithsesi kishin sjellė pėrforcime tė mėdha, pėr t'u dhjetuar menjėherė nga sėmundjet tropikale - pėsojnė humbjen vendimtare nė vitin 1803 dhe mė 1 janar tė vitit 1804, nėn drejtimin e Jean-Jacques Dessalines dhe Henri Cristophe, haitianėt shpallin zyrtarisht lindjen e republikės sė tyre tė pavarur.

Ėshtė rasti i parė, qė njė revoltė e skllevėrve pėrfundon me fitoren totale tė rebelėve dhe bile deri me themelimin e njė shteti tė pavarur; bile ėshtė shteti i parė amerikan qė lind nga gėrmadhat e dominimit kolonial europian, me pėrjashtim tė Shteteve tė Bashkuara tė Amerikės. Bėhet fjalė pėr njė eveniment tė bujshėm, sensacional.

Perandori Napoleon, i mėsuar me triumfet ndaj sovranėve tė mėdhenj tė Europės, ka pėsuar menjėherė njė shah - mat nga ana e njė grushti skllevėrish zezakė rebelė dhe ka humbur njė koloni tė ēmuar me plantacionet shumė tė pasura me kallamsheqeri dhe mbahet parasysh se, mėmėdheu i lashtė do tė dojė mė shumė se 20 vjet, pėrpara se gėlltitė faktin: vetėm nė vitin 1825, Franca do ta njohė zyrtarisht pavarėsinė e Republikės sė Haitit.

Pėrsa u pėrket Shteteve tė Bashkuara, qė tė parėt kanė ngritur flamurin e pavarėsisė nė hemisferėn Perėndimore, ata pritėn deri nė vitin 1863 qė ta kryenin njė hap tė ngjashėm dhe kjo mund tė kuptohet mirė: sigurisht qė nuk mund tė njihnin njė republikė ish-skllevėrish derikur tė mos e kishin zgjidhur problemin e skllavėrisė nė shtėpinė vet. Gjė qė do tė ndodhte pikėrisht vetėm me Luftėn e Shkėputjes tė periudhės 1861 - 1865.

Mund tė kuptohet se dikush - sidomos midis ish-padronėve tė skllevėrve, qė ju desh tė strehohej nė Guadalupė dhe nė Martinikė apo tė kthehej nė Francė - ka menduar pėr njė shtrigani, pėr njė pakt me Djallin.

E vėshtirė tė pranohet ideja se ushtria mė e mirė e botės ishte lėnė tė mundej nga ata mjeranė, qė deri dje punonin nėn darėn e fortė tė mbikqyrėsve. Megjithatė, historiani ka detyrėn qė tė kėrkojė nėse prapa kėtyre zėrave dhe kėtyre insinuatave mund tė ketė ndonjė fakt tė saktė, nė ndonjė masė tė pranueshėm.

Dhe fakti ekziston dhe do tė ishte ky: qė nė gushtin e vitit 1791 nė Bois Caļman u mbajt njė ceremoni e drejtuar nga prifti Voodoo, Dutty Bukman, gjatė sė cilės, sipas dy interpretimeve tė ndryshme, bile tė kundėrta, ai do tė kėrkonte ndihmėn e Djallit kundėr francezėve, duke premtuar se i gjithė populli haitian, nė rast fitoreje, do tė bėhej shėrbėtori i tij; apo se ai thjesht do tė kryente njė dallim midis Zotit tė kew tė tė bardhėve, nė emėr tė tė cilit kėta tė fundit ushtronin dhunat e tyre, dhe Zotit tė mirė, riparues vuajtjesh, tė cilit ai i besonte luftėtarėt e lirisė nė luftėn e tyre pėr pavarėsinė e ishullit.

Sido qė tė jetė - dhe tashmė nuk ėshtė e mundur tė sqarohet sesi kanė rrjedhur saktė gjėrat - mbetet fakti, pėr ata antropologė qė duan ta shikojnė, se Voodoo ėshtė e mbushur me praktika tė magjisė sė zezė dhe se diktatori shumė mizor haitian, Francois Duvalier, i mbiquajtur "Papą Doc", i cili qe nė pushtet nga viti 1957 deri nė vdekjen e tij, nė vitin 1971 (pėr t'ia transmetuar atė mė pas tė birit Jean Claude, i mbiquajtur "Baby Doc", deri nė vitin 1986), i cili burgosi, torturoi dhe vrau mijėra bashkėqytetarė tė tij, synonte qė ta terrorizonte popullsinė, duke mishėruar personazhin djallėzor tė Baron Samedi, Zotit qė shoqėron shpirtrat nė Botėn e Pėrtejme.

Duket se ishte i pajisur me fuqi paranormale dhe bėnte gjithēka pėr tė ruajtur njė aureolė tė errėt magjie tė zezė pėrreth qeverisė sė tij: paraqitej i veshur si djallėzori Baron Samedi - kapele cilindėr dhe spaleta tė zeza, syze tė zeza dhe puro nė gojė - dhe linte tė vepronin lirisht famėkėqinjtė "Tonton Macoutes", policė shtriganė qė kishin licencė pėr tė vrarė dhe qė, nga ana e tyre, thuhej se qenė aleatė me forcat e sė Keqes.

Diktatura gjakatare dhe e korruptuar e dy brezave Duvalier nuk ka qenė apogjeu i njė historie kombėtare tė shėnuar nga katastrofa, mizerje, shfrytėzim, fatkeqėsi tė vazhdueshme tė pafundme; njė histori qė e ka parė Haiti tė pushtojė edhe pėr njė 20-vjeēar pjesėn tjetėr tė ishullit, tė pushtuar nga Republika Dominikane, por qė qysh nga viti 1844 ka pasur njė histori tjetėr, aq sa tani, e krahasuar me fqinjėn shumė tė varfėr, gjendet nė gjendje begatie relative.

Megjithatė, argumenton Pat Robertson (i cili nė gjeografi duket mė i "pėrgatitur" se nė histori, duke qenė se e vendos pavarėsinė e Haitit nė kohėn e Napoleonit tė III-tė nė vend tė Napoleonit tė I-rė) bėhet fjalė gjithmonė pėr tė njėjtin ishull, tė ndarė nga njė kufi artificial nė kuptimin e gjatėsisė gjeografike: pse njė histori kaq e ndryshme midis dy gjysmave?

Kėtu ka dy rende konsideratash pėr t'u bėrė. I pari, ėshtė se magjia e zezė ėshtė pjesė e Voodoo-sė dhe se apelimi i forcave diabolike, nga ana e shtriganėve tė specializuar nė tė, ėshtė aktiv dhe sistematik, aq sa tė lidhet nė mėnyrė tė pazgjidhshme me kredencėn e Zombi-ve, qenie njerėzor tė transformuar nė manekinė tė gjallė nėpėrmjet praktikash dhe pijesh magjike; vetė Duvalier thuhej se, ishte i aftė t'i transformonte nė Zombi armiqtė e tij dhe gjėja besohej nga populli.

Vėrejmė se, pėrdorimi sistematik i aspekteve mė djallėzore dhe mė kėrcėnuese tė Voodoo-sė nga ana e diktatorit haitian i ka sjellė shkishėrimin nga ana e Atit tė Shenjtė roman. Mosmbajtja parasysh e kėtij komponenti tė religjiozitetit dhe tė kulturės popullore haitiane nėnkupton, qė t'i kthesh krahėt realitetit, kryesisht nė bazė tė paragjykimit shkencor sot dominues.

Rendi i dytė i konsideratave natyrisht qė ka tė bėjė me realitetin e Djallit si i tillė, i cili, u pėlqen apo jo intelektualėve laikė dhe racionalistė tė tė gjithė botės, ėshtė deri mė tani e mbėshtetur fuqimisht nga mėsimet e Kishės Katolike dhe ėshtė theksuar nga etėr tė shenjtė tė shquar dhe sigurisht jo tė papėrgatitur nė planin kulturor, si Pali i VI-tė.

Baudelaire thoshte se, dhurata mė e mirė qė mund t'i bėhet Djallit ėshtė ajo e pėrqeshjes sė besimit nė realitetin e tij dhe do tė donim tė shtonim se filozofė tė shquar, si Emanuel Swedenborg, dhe mistikė dhe shenjtorė tė shumtė, nga Shėn Franēesku i Asizit tek Giovanni Vianney, shenjtori famullitar i d'Ars, tek Shon Gjon Bosko, tek Padre Piu i Pietrelēinės, besonin nė realitetin e Ferrit jo mė pak se nė atė tė Parajsės, nė shumė raste pse kishin pėrvojė tė drejtpėrdrejtė.

Ēdo njeri ėshtė i lirė qė tė besojė ose tė mos besojė dhe natyrisht qė ėshtė i lirė tė qeshė, nėqoftėse ka dėshirė. Neve na duket se lidhur me kėtė argument ka pak pėr tė qeshur. Por, natyrisht, ėshtė njė ēėshtje opinionesh. Njė gjė e vetme na duket se mund tė shtohet, nė pėrgjigje tė atyre qė pohojnė se tė shikohet njė lidhje midis njė pakti eventual me Djallin e themeluesve tė kombit haitian dhe katastrofave natyrore si tėrmeti ėshtė njė formė obskurantizmi, por edhe njė humanizėm dhe mirėsi e pakėt kristiane.

Lidhja e njė pakti me Djallin do tė thotė t'i pranosh edhe pasojat dhe, nėqoftėse vendoset nė njė optikė fetare, do tė thotė tė jetė i vetėdijshėm se herėt a vonė Kreditori do tė bėhet i gjallė pėr tė kėrkuar atė qė i ėshtė premtuar.

Nuk ėshtė parė asnjėherė qė Djalli tė ketė harruar pėr tė kėrkuar pjesėn e tij, as qė t'i ketė mbajtur premtimet e tij: tė gjitha fenomenet nė zotėrim (nė tė cilat je i lirė qė tė besosh ose jo) vėrtetojnė se Djalli, kur konfiskohet njė shpirt, nuk i kushton asnjė vėmendje, e mashtron nė mėnyrė sistematike dhe i shkakton tė gjithė tė keqen e mundur, me qėllim qė ta humbasė pėrfudimisht, pasi ta ketė terrorizuar pėr vdekje.

Po, historia e tmerrshme e Haitit, kaq e ngarkuar me padrejtėsi dhe vuajtje, pothuajse pėrtej limitit tė durimit njerėzor, tė lė realisht tė menduar.

Pse kaq shumė e keqe mbi kėtė popull fatkeq ish-skllevėrish? Dhe pse njė fat kaq i ndryshėm pėr Republikėn Domenikane fqinje, e cila ndodhet nė njė situatė fizike, klimaterike dhe mjedisore kaq tė ngjashmne? Ėshtė pėr tė mbetur dyshues. Por, Djalli nuk ekziston, dihet...

Ata qė i besojnė janė vetėm pleqtė e mbaruar dhe ndonjė prift fanatik, ndoshta me nostalgjinė e proceseve ndaj shtrigave me kujtesė tė mallkuar dhe me djegiet relative. Njė njeri i kulturuar, serioz dhe racional nuk mund, nuk duhet tė besojė nė gjėra tė kėsaj natyre, kurrė, pėr asnjė arsye nė botė, apo jo?


A.Tirana

magjistari

Shkrime: 228


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi