Mallkimet mė tė famshme

Shko poshtė

Mallkimet mė tė famshme

Mesazh  Jon prej 05.03.10 1:10

Mallkimet mė tė famshme nė histori

Ngjarjet mė tė ēuditshme qė kanė ndodhur nė lidhje me njėra-tjetrėn

Historia ėshtė e mbushur me mallkime qė kanė shkaktuar tragjedi e fatkeqėsi tė shumta. Kėto mallkime normalisht i atribuohen fatit tė keq, por shumė prej tyre janė mjaft tė ēuditshme dhe tėrheqin vėmendjen nė njė mėnyrė tė pashmangshme. I tillė ėshtė mallkimi qė ka prekur familjen Kennedy, atė Hemingway, mallkimi i Supermenit etj.

"Mallkimi" Kenedi

Njė ndėr mallkimet mė tė njohur ėshtė ai qė ka prekur familjen Kennedy. Jo aq pėr influencėn e dikurshme politike nė vend, sesa pėr fatkeqėsitė qė e kanė pllakosur atė duke e reduktuar atė nė njė grusht pasardhėsish tė mbijetuar, qė tashmė mund tė numėrohen me gishtat e njėrės dorė.

Njė familje e shquar politike irlandezo-amerikane, ajo kishte marrė parashikime se do tė kthehej nė njė prej dinastive mė tė fuqishme tė vendit. Nė fillim tė viteve 1960, analistėt e cilėsuan presidencėn e John F. Kennedy si tė parin e njė dinastie nė Shtėpinė e Bardhė.

Por pas vrasjes sė Presidentit dhe pas vrasjes sė vėllait tė tij, Robert Kennedy, pesė vite mė vonė, nė vitin 1968, kjo ide do tė venitej nga mendja e publikut. Historia e gjatė e tragjedisė nė familjen Kennedy nuk shėnon vetėm kėto dy vdekje tė parakohshme. Vėllai i tyre i madh, Joseph, ishte vrarė gjatė Luftės sė Dytė Botėrore, ndėrkohė qė motra e tyre, Cathelyn, kishte humbur jetėn nė njė aksident ajror.

Nė vitet '80 dhe '90 dy prej fėmijėve tė Robert Kennedy dhe djali i vetėm i John F. Kennedy u ndanė nga jeta nė moshė shumė tė re nė aksidente tė ndryshme. Pas gjithė kėtyre fatkeqėsive, ish-"Zonja e Parė" Jackie Kennedy, nuk u nda as ajo nė mėnyrė natyrale nga jeta, por vdiq nga kanceri.

Mallkimet e famshme

Klubi 27, i cili njihet gjithashtu si “Forever 27 Club” ėshtė njė emėr popullor pėr njė grup muzikantėsh rrok dhe xhaz me influencė, tė cilėt u ndanė nga jeta tė gjithė nė moshėn 27-vjeēare, nganjėherė nė rrethana misterioze. Ka debat mbi kriteret e pėrfshirjes sė personave nė Klubin 27. Impulsi pėr krijimin e Klubit ishte vdekja e disa muzikantėve tė shquar 27-vjeēarė nė njė periudhė dy-vjeēare.

Lista pėrgjithėsisht pėrfshin Hendrix, Morrison dhe Joplin. Mė vonė ėshtė pėrfshirė dhe Cobain. Mallkimi i Supermenit i referohet fatkeqėsive qė u kanė ndodhur njerėzve tė pėrfshirė nė historinė e Supermenit nė vite.

Dy njerėzit mė tė famshėm tė prekur nga ky mallkim janė George Reeves, i cili interpretoi personazhin nė seritė televizive dhe Christopher Reeve, i cili ishte nė rolin e Supermenit nė filmat e fillimit. George Reeves kreu vetėvrasje ndėrsa Cristopher Reeve u paralizua pasi ra nga kali. Pėr shkak tė kėtij mallkimi shumė aktorė kanė refuzuar tė interpretojnė rolin e Supermenit.

Mė 30 shtator 1995 aktori i famshėm James Dean humbi jetėn nė njė aksident automobilistik me makinėn e tij “Porsh Spyder”. Pas tragjedisė George Barris e bleu atė dhe kur makina mbėrriti nė garazhin e tij, teksa shkarkohej ajo ra mbi njė prej mekanikėve duke i thyer dy kėmbėt. Gjatė njė gare me makina mė 24 tetor 1956 dy persona, Troy McHenry dhe William Eschrid po ngisnin makina qė kishin pjesė nga makina famėkeqe. McHenry vdiq nė makinėn e tij, e cila u pėrplas me njė pemė ndėrsa Eschrid u plagos rėndė por mbijetoi.

Mallkimi i Tutankhamenit

Disa muaj pas zbulimit tė varrit tė Tutankhamenit nisi tragjedia. Lord Carnavon (investitori i kėrkimeve) 57 vjeē, u sėmur dhe u dėrgua nė Kajro, ku vdiq disa ditė mė vonė. Djali i tij tha se nė Angli, qeni i tij i preferuar hungėriu nė oborr e pastaj ngordhi. Nė vitin 1929, njėmbėdhjetė persona qė kishin lidhje me zbulimin e varrit vdiqėn para kohe dhe nga shkaqe jo natyrore. Kėto vdekje pėrfshinin dy tė afėrm tė Carnarvon, sekretarin personal tė Carter, Richard Bethell dhe babain e tij Lord Westbury, i cili u vetėvra duke u hedhur nga njė ndėrtesė.

Klubi 27

Klubi 27, i cili njihet gjithashtu si “Forever 27 Club” ėshtė njė emėr popullor pėr njė grup muzikantėsh rrok dhe xhaz me influencė, tė cilėt u ndanė nga jeta tė gjithė nė moshėn 27-vjeēare, nganjėherė nė rrethana misterioze. Ka debat mbi kriteret e pėrfshirjes sė personave nė Klubin 27. Impulsi pėr krijimin e Klubit ishte vdekja e disa muzikantėve tė shquar 27-vjeēarė nė njė periudhė dy-vjeēare. Lista pėrgjithėsisht pėrfshin Hendrix, Morrison dhe Joplin. Mė vonė ėshtė pėrfshirė dhe Cobain.

Mallkimi Kennedy

Familja Kennedy mishėron ēdo skaj tė mallkimit tė supozuar, nga koincidenca deri tek fati i keq dhe mundėsia "imagjinare" se njė forcė jo e kėsaj bote po punon kundėr tyre. Duke filluar qė prej vrasjes sė John F. Kennedy, ngjarje tė tjera fatkeqe i janė atribuar "mallkimit" duke pėrfshirė kėtu dėshtime, goditje, mbidozė, kancer, vdekje nga aksidentet ajrore, vetėvrasje dhe tragjedi tė tjera tė evitueshme, nė tė cilat anėtarė tė klanit Kennedy kanė vdekur aksidentalisht, vrarė apo nga neglizhenca

Diamanti Hope

Diamanti Hope daton nė vitin 1642 dhe ėshtė i famshėm pėr ngjyrėn e thellė, masėn, qartėsinė, bukurinė dhe historinė qė mban. Ai thuhet se sjell fat tė keq tek kushdo qė e mban atė. Sipas njė legjende, njė person me emrin Tavernier bėri njė udhėtim nė Indi dhe atje e vodhi diamantin nga statuja e perėndeshės Hindu, Sita. Pas kėsaj, Tavernier u shqye nga qentė e egėr gjatė njė udhėtimi nė Rusi. Mbreti Luixhi XVI, i cili e kishte diamantin u dėnua me prerje koke bashke me gruan e tij. Askush nuk guxon ta mbajė mė diamantin, por ai iu dhurua institutit “Smithsonian”

Mallkimi i Supermenit

Mallkimi i Supermenit i referohet fatkeqėsive qė u kanė ndodhur njerėzve tė pėrfshirė nė historinė e Supermenit nė vite. Dy njerėzit mė tė famshėm tė prekur nga ky mallkim janė George Reeves, i cili interpretoi personazhin nė seritė televizive dhe Christopher Reeve, i cili ishte nė rolin e Supermenit nė filmat e fillimit. George Reeves kreu vetėvrasje ndėrsa Cristopher Reeve u paralizua pasi ra nga kali. Pėr shkak tė kėtij mallkimi shumė aktorė kanė refuzuar tė interpretojnė rolin e Supermenit.

Mallkimi Bambino

Mallkimi i Bambinos i referohet fatit tė keq qė ndoqi skuadrėn e bejsbollit “Boston Red Sox” pasi i shiti lojtarin Babe Ruth skuadrės “New York Yankees” nė vitin 1920. Deri nė atė kohė “New York Yankees” nuk kishin fituar asnjėherė nė “World Series” dhe shpresonin se Ruth do i ndihmonte nė kėtė, dhe ai i ndihmoi nė fakt. Pas shkėmbimit “Boston Red Sox” nuk fituan mė asnjė kupė deri nė vitin 2004. Gjatė lojės sė tyre fituese ndodhi njė eklips i plotė hėnor. Ajo ēfarė ishte akoma mė e ēuditshme ėshtė se jo ndeshje ishte kundėr skuadrės “New York Yankees”.

Porshi i James Dean

Mė 30 shtator 1995 aktori i famshėm James Dean humbi jetėn nė njė aksident automobilistik me makinėn e tij “Porsh Spyder”. Pas tragjedisė George Barris e bleu atė dhe kur makina mbėrriti nė garazhin e tij, teksa shkarkohej ajo ra mbi njė prej mekanikėve duke i thyer dy kėmbėt. Gjatė njė gare me makina mė 24 tetor 1956 dy persona, Troy McHenry dhe William Eschrid po ngisnin makina qė kishin pjesė nga makina famėkeqe. McHenry vdiq nė makinėn e tij, e cila u pėrplas me njė pemė ndėrsa Eschrid u plagos rėndė por mbijetoi.

Mallkimi Gandi

Me pavarėsinė e Indisė nė vitin 1947 lindi dhe mallkimi Gandi. Patriarku Jauaharlal Nehur shėrbeu si kryeministri i parė i Indisė. Vajza e tij Indira ishte kryeministres nga viti 1966-1977 dhe u zgjodh nė atė post sėrish nė vitin 1980. Ajo kishte pėrgatitur djalin e saj mė tė ri Sanjay qė tė ndiqte hapat e saj, por ai vdiq nė njė aksident ajror. Dhe kohė mė vonė ajo u vra me 35 plumba. Djali i Indira Gandit, Rajiv, ndoqi rrugėn e sė ėmės duke u bėrė kryeministėr i Indisė deri sa vdiq nw 1991 nga njw shpėrthim i njw gruaje bombw.

Mallkimi i gurit Bjorketorp

Bėhet fjalė pėr njė grup gurėsh qė gjenden nė Suedi dhe datojnė nė shekullin e 6-tė. Gurėt janė deri nė 4.2 metra tė lart. Disa janė nė formė rrathėsh e tė tjerė vetėm. Guri Bjorketorp pėrmban kėtė mbishkrim: “Dėnoj me fatkeqėsi deri nė vdekje atė qė e thyen kėtė monument. Unė profetizoj shkatėrrim, profecinė e shkatėrrimit”. Sipas njė legjende lokale ky mallkim ėshtė provuar para shumė kohėsh kur njė burrė e largoi gurin nga vendi pėr tė marrė tokėn. Koha ishte shumė e qetė dhe sapo burri ndezi njė zjarr nisi njė erė e fortė dhe burri u dogj nga shkėndijat e zjarrit.

Mallkimi “Tippecanoe”

William Henry Harrison fitoi presidencėn e SHBA nė vitin 1840 me sloganin “Tippecanoe dhe Tyler Too”. Kjo i referohej pjesėmarrjes sė tij nė betejėn Tippecanoe nė vitin 1811. Njė vit mė vonė ai vdiq. Qė atėherė, deri ku u zgjodh Ronald Reagan nė vitin 1980, ēdo president qė zgjidhej nė njė vit qė mbaronte me zero vdiste nė detyrė. Presidentet e prekur nga mallkimi janė: 1840 (W. Harrison), 1860 (Lincoln), 1920 (Harding), 1940 (F. Roosevelt), 1960 (Kennedy).

TO
avatar
Jon

1163


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi