Somnambulizmi

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Somnambulizmi

Mesazh  Jon prej 03.03.10 1:24

Somnambulizmi



Luftojnė me personazhe tė padukshme, hidhen nga krevati, shėtisin nėpėr korridoret e shtėpisė, dalin nė rrugė duke fjetur.

Janė personat qė vuajnė nga ērregullimet e gjumit, madje ndonjėherė mund tė ketė edhe pasoja dramatike, si nė rastin e burrit nga Uellsi, i cili somnambul vrau gruan nė gjumė.

Zoti Xhejms shėtit me qenin e tij nė njė park tė madh tė Amerikės. Duket shumė elegant me pizhamet e tij me vija, ndėrsa kthehet nė shtėpi pas mesnate me kėmbėt e zbathura, i drejtuar nga qeni i tij i cili e njeh pėrmendsh rrugėn. Zoti Xhejms ėshtė ngritur somnambul.

Njė zotėri tjetėr ėndėrron sikur sulmohet nga njė hajdut, hidhet nga shtrati dhe thyen hundėn. Pastaj sulmon gruan e tij dy herė nė shtrat: herėn e parė ajo arrin ta zgjojė me ėmbėlsi, tė dytėn i jep njė pėllėmbė fytyrės, dhe ai zgjohet duke qarė. Rasti i tij quhet ‘Rbd’ (Rem sleep behaviour disorder): ērregullime tė sjelljes gjatė gjumit, faza nė tė cilėn fillojmė tė ėndėrrojmė.

Zonjėn Luiza e zgjon pothuajse ēdo natė bashkėshorti i saj 60-vjeēar: kur ėshtė nė gjumė ajo ėndėrron sikur po lufton me dikė, pastaj e sheh sulmuesin nė fytyrė dhe e dallon qė ėshtė i shoqi. Pas asaj rrėmuje fillon tė ėndėrrojė sikur bėn dashuri me tė dhe papritur zgjohet… por lumturia shuhet menjėherė, sepse vėrtet qė ai jo vetėm qė i ka kthyer kurrizin, por po gėrhet pėr shtatė palė qejfe. Flet, kushedi ēfarė dhe kė ėndėrron!

Janė shqetėsime tė gjumit, ndonjėherė tė parrezikshme, por ndonjėherė mund tė ēojnė nė tragjedi. Nė shumė familje flitet pėr somnambulizmin e fėmijėve, qė prek 5 deri nė 6 pėr qind tė popullsisė. Zakonisht, somnambulizmi zhduket rreth moshės 16-vjeēare.

Tė gjithė kemi parė babanė me pizhame duke qėndruar nė ballkon, ose vėllain qė shėtit nė mes tė natės nė korridor. Nė pjesėn mė tė madhe tė rasteve gjithēka merr fund pas njė shėtitjeje tė gjatė nėpėr shtėpi. Por ka edhe tė rinj qė bien nga dritaret, tė tjerė qė ulėrasin nga ankthi i njė ėndrre, dhe nga ata qė rrahin me grushte e shqelma gruan nė shtrat.

Ndonjėherė dhuna nuk mund tė fshihet, siē i ka ndodhur 59-vjeēarit nga Uellsi, Brajan Tomas: nė korrik tė 2008-s, nė oborrin e shtėpisė, mbyti nė gjumė gruan e tij tė dashur, Kristinė, duke menduar se ishte sulmuar nga njė bandė keqbėrėsish.

Nė nėntor tė vitit tė kaluar, gjyqi i Suensisė e liroi, sepse mbrojtja tregoi se nė atė moment Tomas ishte somnambul dhe nuk i kontrollonte veprimet e tij. Kur ishte zgjuar, kishte njoftuar menjėherė policinė. Gjatė pushimeve i kishte ndėrprerė barnat e gjumit dhe parkinsonit, sepse e bėnin impotent. Sa keq, sepse nė fund tė fundit ishte njė tragjedi qė mund tė shmangej.

Ky rrezik privat, nga turpi ose injoranca, mbetet i fshehur derisa tė ndodhė diēka serioze. Xhorxh Ueik, pėrgjegjės i laboratorit tė gjumit nė departamentin e shkencave neurologjike nė Universitetin e Bolonjės, pohon se vetėm prej pak vitesh shkenca ka filluar t’i njohė kėto sėmundje.

Ai kujton gjithashtu rastin e njė tifozi futbolli qė e kishte zėnė gjumi nė stadium gjatė njė ndeshjeje dhe kishte rrahur njė polic i cili e kishte zgjuar. “Burri u arrestua dhe u dėnua me tre vjet burg.

Pasi kishte mbaruar dėnimin, mjekėt zbuluan se vuante nga njė ērregullim mendor, i cili shfaqej me reagime tė dhunshme, por tė pavetėdijshme kundėr atij qė pėrpiqej ta zgjonte gjatė krizave”. Kjo sėmundje ka arritur tė identifikohet falė disa aparaturave moderne, tė cilat filmojnė gjumin e pacientėve.

Sėmundjet e gjumit, pasi identifikohen, mund tė kurohen. Dy pacientė tė doktorit, tė prekur nga “Rbd”-ja, kanė vendosur tė tregojnė historitė e tyre. Arsyeja? “Sepse ėshtė mirė tė dish qė mund tė dalėsh nga kjo situatė. Unė kam pasur shumė frikė: nėse do tė lindte nevoja pėr tė ndihmuar dikė qė ėshtė vėrtet keq, do ta bėja me shumė dėshirė”, thotė njėri prej tyre.

Antoni, 45 vjeē, ėshtė kėpucar. Prej 23 vjetėsh ėshtė i martuar me Ritėn, ka njė djalė tė vogėl dhe njė dyqan ku punon. Bėnte njė jetė tė qetė deri para njė viti kur pa nė ėndėrr sikur e sulmoi njė hajdut. “U hodha nga krevati dhe kur e pashė veten, po qeshja. Edhe gruaja ime filloi tė qeshte.

Pėr fat tė mirė nuk isha vrarė”. Hera e dytė ishte mė e rėndė: u ngrit nga shtrati, dhe kur gruaja e thirri pėr ta zgjuar, ai pėrplasi kokėn pas dyshemesė dhe theu hundėn. Nė korrik, situata u pėrkeqėsua: pa nė ėndėrr njė avion sikur u rrėzua mbi shtėpinė e tij. Ai filloi tė bėrtiste dhe gjuante me shqelma dhe grushte.

Nė mbrėmje e shoqja i vuri njė dyshek tė vogėl poshtė krevatit qė kur tė hidhej sėrish tė mos vritej. Por situata e Antonit ishte mė e rėndė nga ēmendohej: ai ishte i terrorizuar, madje njė natė tjetėr i theu krahun tė shoqes, ndėrsa ėndėrronte sikur luftonte me njė ushtar.

Ai ndihej gjithnjė i lodhur, kishte frikė sa herė binte pėr tė fjetur. Edhe pse kishin ndodhur kaq shumė gjėra, e shoqja vazhdonte t’i qėndronte afėr, zihej me mjekėt, sepse kėrkonte shėrbimin mė tė mirė pėr tė. Pėrmes disa miqve zbuloi qendrėn e gjumit nė Bolonja. Xhorxh Ueik e mori pėrsipėr pėr ta kuruar.

I kėrkoi tė flinte dy ditė nė laboratorin e tij, i cili ishte plot elektroda dhe telekamera. Diagnoza e tij ishte: ērregullime tė sjelljes gjatė gjumit (Rbd).

Gjumi REM (Rapid eyes movement) ėshtė ai i orėve tė para tė mėngjesit, ku normalisht, muskujt janė atonikė, tė palėvizshėm. Ndėrsa nė rastet e “Rbd”, mekanizmi qė ndan trupin nga truri, eksperiencat qė ėndėrrohen, jetohen.

Ja ēfarė tregon njė tjetėr pacient i doktor Ueik, 63 vjeē, i cili merret me prodhimin e protezave ortopedike. Zotėria ėshtė i martuar, ka dy vajza dhe njė grua tė mrekullueshme. “Kam ėndėrruar vdekjen: ishte e veshur me tė zeza dhe po vinte drejt meje.

Ndieja krevatin qė po ngrihej nė ajėr dhe unė isha i paralizuar”. Pastaj ai filloi tė lėvizte nė gjumė, tė hidhej nga krevati dhe dy herė e kapi gruan prej fyti, sepse pandehte se po luftonte me njė hajdut. “Jam shumė i shqetėsuar. Mendoni qė kam edhe njė kopsht tė madh, si ai zotėria qė vrau tė shoqen pa dashje nė gjumė”, thotė ai.

Sėmundja “Rbd” prek pothuajse gjithmonė meshkujt: “Simptomat e para shfaqen rreth moshės 50-vjeēare”, shpjegon drejtori i njė qendre mjekėsie nė Milano. “Nė 90 pėr qind tė rasteve bėhet fjalė pėr meshkujt.

Mė parė mendohej se kjo gjė u detyrohej hormoneve, por hipoteza ra poshtė. Ėshtė e ēuditshme se si kėta persona mund tė kthehen nė bisha kur janė nė gjumė”, shpjegon eksperti.

Personat e prekur nga kėto ērregullime kur zgjohen e kuptojnė ēfarė kanė bėrė dhe shpesh u vjen turp pėr kėtė; ndėrsa ata qė ngrihen somnambul, qė i pėrjetojnė eksperiencat e tyre gjatė orėve tė para tė gjumit, kur zgjohen janė konfuzė, nuk kujtojnė asgjė dhe mund tė kenė reagime tė dhunshme.

“Pėr fėmijėt duhen marrė masa tė rrepta: nuk duhet tė kenė krevate tė larta, dritaret duhet tė jenė tė mbyllura mirė dhe dera e madhe tė jetė e mbyllur me ēelės. Ndėrsa pėr tė rriturit gjėrat ndryshojnė: rregulli parė dhe mė i rėndėsishmi ėshtė tė mos abuzojnė me alkoolin, sepse ky i fundit e lehtėson somnambulizmin”, pėrfundon doktori.
avatar
Jon

1265


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Somnambulizmi

Mesazh  Jon prej 03.03.10 1:29

Sonambulizmi

Ecja ne gjume eshte shume me frekuente sesa mendohet.Ndryshe nga sa eshte menduar me perpara, nje sonambul nuk arrin te evitoje pengesat gjate ecjes se tij, por perkundrazi eshte shume konfuz, kontolli i trupit eshte shume i limituar, ben gjestet normale te jetes se perditshme si te vishet, apo te lahet po levizjet jane te pakoordinuara, te sigurta prej reflekseve vetem ne ambiente te njohura si psh .

Shikimi dhe degjimi jane vetem pjeserisht te aktivizuar, dhe rrokjet e mundshme qe mund te thuhen jane a lidhje dhe nuk arrihet te behet nje fjali e plote.

Nga statistika eshte pare qe 1 femiije ne 3 vuan nga ky fenomen, vihet re me shume ne moshen nga 5 deri ne 12 vjeē dhe problemi zakonisht zhduket me rritjen.

Arsyet jane akoma te panjohura, ndoshta te lidhura me ērregullime te mekanizmave gjume - zgjim.

Sonambulizmi eshte i lidhur me moshen 5-12 vjeē sepse ne kete moshe arrihet cilesia me e mire e gjumit dhe ka nje pike rizgjimi me te larte. Disa mbeshtesin karakterin gjenetik te sonambulilzmit,sepse eshte vene re qe ne 80% te rasteve ka pasur episode te ngjashme ne familjare.

Sonambulizmi te te rriturit eshte i lidhur me konsumimin e alkoolit, qe ndryshon raportin gjume-zgjim,ose orare gjumi te ērregullta pasoje e ppunes me turne psh qe ben te pamundur fjetjen me orar te ekuilibruar.
Disa patologji mund te shkaktojne kete shqetesim te gjumit: emikrania, krizat epileptike, Alzheimer dhe degradimi i plakjes.

Ne dy rastet e fundit perosni qe ecen gjate nates nuk eshte ne gjume si sonambulet tipik, por eshte i zgjuar dhe ne nje gjendje konfuzioni dhe ēorientimi ne te cilat gjendet per shkak te patologjise.

Ēdo episod mund te zgjase nga disa minuta deri gjysem ore dhe zakonisht ne fillim thjesht ulen ne krevat duke bere gjestet qe zakonisht behen me sy te hapur.Ne fillim te ēdo episodi ka nje kalim te menjehershem nga stadi i gjumit te thelle REM ne nje stad zgjimi joreal.

Gjate kesaj faze ka nje rritje te aktivitetit fizik, levizjeve te trupit dhe riperteritje te aktivitetit muskular. E gjithe kjo per shkak te nje ipereksitimi te trurit qe mban aktive mekanizmat e zgjimit dhe te gjumit duke shkaktuar nje zgjime te rreme.

Sipas disa studiuesve sonambulizmi mund te konsiderohet nje forme e lehte epilepsie qe prek zona te trurit qe nuk shkaktojne simptoma te dukshme klinike.

Por elektroencefalogramat e te dyjave jane krejt te ndryshme.

Kush vuan nga sonambulizmi duhet te evitoje te fleje ne orare te ērregullta,lodhjet e teperta, te qetesohet per te shkarkuar tensionin para se te shtrihet per gjume dhe nese eshte e mundur te evitoje punet qe kerkojne turne nate. Persa i perket terapise, per te rriturit perdoren mjekime per gjume, ndersa per femijet preferohet psikoterapia dhe evitohet trajtimi me ilaēe.

Keshilla qe mund ti jepet nje njeriu qe jeton me sonambul eshte te mos tentoje ta kundershtoje, por ta qetesoje ti jap siguri dhe mundesisht ta ktheje ne krevat.

Kur te zgjohet s'do kujtoje asgje nga sa ka ndodhur por maksimumi do kete ndjesine qe s'ka fjetur mire.
avatar
Jon

1265


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Somnambulizmi

Mesazh  Jon prej 03.03.10 1:32

Somnambulizmi

A ju ėshtė thėnė ndonjėherė se ju ecni ne gjumė? Se flitni nė gjumė? A keni patur ndonjėherė makthe te turbullta?

A i shtrėngoni dhėmbėt kur jeni nė gjumė? Nėse pėrgjigjeni "po"nė njė apo mė tepėr nga kėto pyetje (edhe kjo mund tė ndodhė), ju keni pėrjetuar probleme tė gjumit tė njohura si Parasomnia.

Parasomnias nuk janė probleme me vetė gjumin, por ngjarje jo normale qė ndodhin pėr gjatė kohės sė gjumit ose mes zonės sė dyfishtė, ndėrmjet zgjuarjes dhe gjumit.

Disa nga kėto ndodhi, qė shoqėrojnė Parasomnian, nuk janė tė pazakonshme nėse ndodhin gjatė kohės kur njeriu ėshtė zgjuar (si p.sh ecja ne kuzhin pėr te shikuar nė frigorifer), por mund te jenė shumė shqetėsuese nėse ndodh gjatė kohės kur juve jeni ne gjumė.

Parasomnitė jane dy llojesh: ato qė ndodhin pėrgjate kohės sė gjumit, nė fazėn e lėvizjes sė shpejtė tė syve, qė njihet si (REM), dhe ato qė ndodhin pėr gjate fazės jo REM (NREM). Siē edhe mund ta keni kuptuar, makthet ndodhin gjate fazės REM, ose gjumi i kohės sė ėndrrave. Pėrafėrsisht 20% e fėmijėve dhe 5% deri 10% e tė rriturve i pėrjetojnė kėto makthe.

Kualiteti i ērregullimeve tė maktheve tė natės, sipas kritereve diagnostikuese tė DSM-IV-TR, duhet tė jenė aq shqetėsuese, sa tė pengojnė aftėsinė e tė tė pėrshtaturit nė aktivitete tė pėrditshme tė personit. Disa autorė pėrpiqen tė bėjnė dallimin ndėrmjet makthit dhe ėndrrave tė kėqia, nė bazė tė asaj se zgjohet apo jo individi si rezultat i atij pėrjetimi.

Makthet pėrkufizohen si ėndrra shumė tė dėmshme qė e zgjojnė ėndėrrparėsin, ndryshe nga ėndrrat e keqia, tė cilat nuk e zgjojnė ėndėrrparėsin nga gjumi. Duke pėrdorur kėtė pėrkufizim, studentė tė kolegjit raportojnė tė kenė parė 30 ėndrra tė kėqia dhe 10 makthe gjatė njė viti.

Ngaqė mankthet e natės janė shumė tė shpeshta, mund tė mendoni se jane bėrė shumė studime pėr tė zbuluar shkakun e tyre dhe pėr tė pėrcaktuar trajtimin. Fatkeqėsisht, nuk ėshtė ashtu. Ne akoma dimė shumė pak se pėr ē'arsye pėrjeton makthe njeriu dhe si tė bėhet trajtimi i tij. Fatmirėsisht, theksohet se makthet, me rritjen e personit, pakėsohen.

Kriteret diagnostifikuese pėr ērregullimet e makthit, sipas DSM-IV

A- Zgjimet e pėrsėritura nga faza tė thella tė gjumit apo dremitje me ri kthime tė detajuara, tė zgatura dhe ėndrra tė frikshme ekstreme, zakonisht pėrfshijnė kėrcenim tė integritetit fizik, kėrcėnim tė sigurisė, apo tė vetėbesimit. Zgjimet zakonisht e pasojnė nė gjysmėn e dytė tė fazės sė gjumit.

B- Me zgjimin nga ėndrrat e frikshme, personi shpejt orientohet dhe ėshtė vigjilent (nė kontrast me konfuzionin dhe dizorientimin qė shihet tek tmerret e gjumit dhe disa forma tė epilepsis).

C- Pėrjetimi i ėndrrės, ose ndėrprerjet e gjumit qė shkaktohen nga zgjimi, shkaktojnė shqetėsim domethėnės ose dobėsim nė situata sociale, profesionale apo edhe ne situata tė tjera tė funksionimit normal, nė jetėn e pėrditshme.

Tmerret e gjumit.

Tmerret e gjumit, tė cilat mė sė shumti pėrfshijnė fėmijėt, zakonisht fillojnė me njė piskame tronditėse. Fėmija ėshtė nė mėnyrė eksreme i shqetesuar, shpesh i djerėsitur, dhe rrahje tė shpeshtuara tė zemrės.

Nė pamje tė parė, tmerret e gjumit duket se ngjasojnė me makthet -fėmija qanė dhe duket i frikėsuar - mirėpo ato ndodhin pėr gjatė fazės jo REM tė gjumit, qė do tė thotė se nuk shkaktohen nga ėndrrat e frikshme. Pėrgjatė tmerreve tė gjumit, fėmijėt nuk mund tė zgjohen lehtė dhe tė kthjellohen ashtu siē ndodh te ata qė pėrjetojnė makthin e natės.

Fėmijėve nuk ju kujtohen tmerret e natės, mbetet vetėm efekti dramatik i vėzhguesit. Pėrafėrsisht, 5% e fėmijėve (djemė dyfish mė tepėr se sa vajza) mund tė pėrjetojnė tmerre tė natės; pėr tė rritur kjo mundėsi ėshtė mė e vogėl se 1%.

Ashtu sikurse te makthet e natės, ne dimė shumė pak edhe pėr tmerret e gjumit, edhe pse janė propozuar disa teori, pėrfshirė mundėsinė e ndikimit tė komponentėve gjenetike, sepse ky ērregullim ka tendencė tė trashėgohet nė familje .

Trajtimi pėr tmerret e gjumit zakonisht fillon me rekomandimet, qė synojnė largimin e tyre me kalimin e kohės. Nėse problemi ėshtė i shpeshtė dhe vazhdon pėr njė kohė te gjatė, nganjėherė rekomandohen antidepresantė (imipramine) ose benzodiazepina, edhe pse efekti trajtues i tyre ende nuk ėshtė sqaruar saktėsisht.

Nje mėnyrė pėr tė reduktuar tmerret kronike tė gjumit ėshtė pėrdorimi i zgjuarjes sė planifikuar. Nė studimin e parė tė kontrolluar tė kėtij lloji, Durand dhe Mindell (1999), i kėshillaun prindėrit e fėmijėve qė ishin duke pėrjetuar tmerret e natės qė ti zgjojnė fėmijet pėrafėrsisht 30 minuta para nje epizodi tipik kronik tė pėrjetimit tė tmerrit. Kjo teknikė e thjeshtė, e cila ishte pėrdorur pėr disa javė, ka rezultuar e suksesshme nė eliminimin e gati tė gjitha kėtyre ngjarjeve shqetėsuese gjatė gjumit.

Kriteret e Diagnostikimit pėr Ērregullime tė Tmerreve tė Gjumit sipas DSM-IV

A - Episode tė shpeshta tė zgjimeve tė papritura, zakonisht ndodh gjatė njė tė tretės sė parė tė fazės madhore tė gjumit dhe fillon me njė atak paniku.

B - Frika intensive dhe shenja tė zgjimit tė pakontrollueshėm, frymėmarrje e shpeshtuar, djersitje gjate seciles periudhė.

C – Mungesė pėrgjegjshmėrie pėr pėrpjekjet e tė tjerėve pėr tė ndihmuar personin gjate episodit sė tmerreve tė gjumit.

D - Ėndrra jo tė detajuara rikthehen apo pėrsėriten duke provokuar njė episod.

E - Pėrjetimi i kėtyre episodeve shkakton shqetėsime domethėnėse ose dobėsime nė aktivietet sociale, profesionale, dhe aktivitetet tė tjera tė rėndėsishme, qė duke penguar funksionimin normal nė jetėn e pėrditshme.

Te ecurit ne gjume.

Noshta do te befasoheni kur tė mėsoni se tė ecurit nė gjumė (po ashtu i njohur si Somnabulizėm) ndodh gjatė fazės jo REM tė gjumit. Kjo do tė thotė qė nėse njerėzit ecin nė gjumin e tyre ata nuk janė duke parė njė ėndėrr. Kjo parasomni ndodh zakonisht gjatė orėve tė para tė gjumit, kur personi ėshtė nė fazat e thella tė gjumit.

Kriteret e diagnostikimit sipas DSM-IV-TR, pėr tė ecurit nė gjumė, nėnvizojnė qė personi qė ngrihet nga shtrati, kryen veprime tė ndryshme motorike. Ngaqė tė ecurit nė gjumė ndodh nė fazat mė tė thella tė gjumit, tė zgjosh somnambulin gjate kėsaj faze ėshtė e vėshtire dhe paraqet rrezik.Kur personi zgjohet nuk kujton se ēfarė ka ndodhur.

Tė ecurit ne gjumė zakonisht zhvillohet gjatė fėmijerisė, por edhe nje numėr i vogėl i tė rriturve vuan nga ky problem. Njė numėr relativishte i madh i fėmijėve prej 15% deri 30% raportohet te kenė patur sė paku njė episod tė tė ecurit ne gjumė.

Pėr shumicėn, koha e tė ecurit nė gjumė ėshtė e shkurtėr dhe pak njerėz, , vazhdjonė tė vuajn nga Parasomnia edhe pas moshės 15 vjeēare. Kur tė ecurit nė shtrat ndodh te tė rriturit, shpesh shoqėrohet me ērregullime te tjera psikologjike.

Akoma nuk ėshtė zbuluar pse disa njerėz ecin nė gjumė, edhe pse faktorė tė tillė si lodhje ekstreme, prishje e gjumit, pėrdorimi i hapave hipnotik dhe stresi janė tė pėrfshire. Nė disa raste, episodet e tė ecurit nė gjumė janė shoqėruar me sjellje tė dhunshme duke pėrfshirė vrasje dhe vetėvrasje.

Nė njė rast njė njeri shkoi tek shtėpia e vjehrrit, vrau vjehrrėn, dhe tentoi tė vriste vjehrrin. Ai u justifikua se kishte ecur nė gjumė. Poashtu, duket se kemi edhe komponentė gjenetikė tė tė ecurit nė gjumė, me njė bashkėndodhje shumė tė shpeshtė tek binjakėt dhe brenda familjes.

Kriteret e Diagnostifikimit pėr Ērregullimet e tė Ecurit nė Gjumė sipas DSM-IV

1. Episode tė pėrsėritura tė ngritjes nga shtrati duke qenė nė gjumė dhe tė ecurit pėrreth, zakonisht ndodhė gjatė pjesės sė tretė tė fazės madhore tė gjumit.

2. Gjatė tė ecurit nė gjumė personi ka njė pamje tė turbullt, tė zbrazėt, fytyrė kureshtare, dhe zgjohet me vėshirėsi nga kjo gjėndje.

3. Pas zgjimit personi nuk kujtohet pėr atė episod.

4. Disa minuta pas zgjimit nga episodi i tė ecurit nė gjumė, nuk ka dobėsime nė aktivietete mendore apo tė sjelljes.

5. Tė ecurit nė gjumė shkakton shqetėsime domethėnėse apo dobėsime nė aktivitetet sociale profesionale apo fusha tė tjera tė funksionimit nė jeten e pėrditshme.

Nga David Barlow dhe V. Mark Durand
avatar
Jon

1265


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Sonambulizmi

Mesazh  Estilen prej 10.02.11 19:05


Sonambulizmi,kush e stimulon kete fenomen te rrezikshem..?



Ecja ne gjume eshte shume me frekuente sesa mendohet.Ndryshe nga sa eshte menduar me perpara, nje sonambul nuk arrin te evitoje pengesat gjate ecjes se tij, por perkundrazi eshte shume konfuz,kontolli i trupit eshte shume i limituar, ben gjestet normale te jetes se perditshme si te vishet, apo te lahet po levizjet jane te pakoordinuara, te sigurta prej reflekseve vetem ne ambiente te njohura si psh,shikimi dhe degjimi jane vetem pjeserisht te aktivizuar, dhe rrokjet e mundshme qe mund te thuhen jane pa lidhje dhe nuk arrihet te behet nje fjali e plote.

Nga statistika eshte pare qe 1 femiije ne 3 vuan nga ky fenomen, vihet re me shume ne moshen nga 5 deri ne 12 vjeē dhe problemi zakonisht zhduket me rritjen.Arsyet jane akoma te panjohura, ndoshta te lidhura me ērregullime te mekanizmave gjume-zgjim.Sonambulizmi eshte i lidhur me moshen 5-12 vjeē sepse ne kete moshe arrihet cilesia me e mire e gjumit dhe ka nje pike rizgjimi me te larte.

Disa mbeshtesin karakterin gjenetik te sonambulilzmit,sepse eshte vene re qe ne 80% te rasteve ka pasur episode te ngjashme ne familjare.Sonambulizmi te te rriturit eshte i lidhur me konsumimin e alkoolit, qe ndryshon raportin gjume-zgjim,ose orare gjumi te ērregullta pasoje e ppunes me turne psh qe ben te pamundur fjetjen me orar te ekuilibruar.

Disa patologji mund te shkaktojne kete shqetesim te gjumit: emikrania, krizat epileptike, Alzheimer dhe degradimi i plakjes. Ne dy rastet e fundit personi qe ecen gjate nates nuk eshte ne gjume si sonambulet tipik, por eshte i zgjuar dhe ne nje gjendje konfuzioni dhe ēorientimi ne te cilat gjendet per shkak te patologjise.

Dhe se fundi arrin studimi nga Amerika...
Sonambulizmi shkaktohet si pasojė e ADN-sė. Nė kėtė pėrfundim kanė arritur studiuesit e Universitetit School of Medicine nė Uashington. Studiuesit thanė se tė prekurit nga kjo sėmundje e kanė tė trashėguar atė.

Sonambulizmi me kalimin e moshės mund tė shėrohet, por nė rast se kjo nuk ndodh kur fėmija rritet, atėherė mund tė bėhet njė sėmundje shumė e rrezikshme. Studiuesit kanė vėzhguar njė vajzė 12-vjeēare pėr punėn e tyre dhe kanė arritur nė pėrfundimin se ajo e kishte tė trashėguar. Kjo, pasi nė katėr breza, 9, nga 22 pjesėtarėt e familjes, kishin vuajtur nga kjo sėmundje.

Estilen

976


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Somnambulizmi

Mesazh  Luli prej 15.08.11 0:09

Njė defekt i ADN-sė shkakton Somnambulizmin

Njė pėrgjigje e mundshme ėshtė dhėnė nga studiuesit e Washington University School of Medicine, tė cilėt janė drejtuar nga doktoresha Christina Gurnett dhe kjo nė lidhje me somnambulizmin.

Studimi i publikuar nė Neurology, ka nxjerrė nė pah origjinėn e “bezdisjes” sė gjumit dhe diēka e tillė vjen si rrjedhojė e njė defeti tė ADN-sė. Pėr tė provuar kėtė fakt, studiuesit kanė marrė ne ekzaminim kodin gjenetik tė njė familje somnambulėsh tė 4 gjeneratave.

Nė 22 subjekte tė analizuar, somnambulizmi prekte faktikisht vetėm 9 persona. Me sa bėhet e ditur studiuesit kanė arritur ta gjejnė deftin nė segmentin e kromozomit 20.

28 janė kėshtu gjenet e pėrfshira nė kėtė hetim, tek i cili shpresohet tė nxirret njė pėrgjigje. Megjithatė mund tė thuhet me siguri se gjeni i adenozinė deaminazi ėshtė i pėrfshirė nė kėtė dukuri dhe ėshtė i njohur pėr lidhjen qė ka me gjumin, nė lidhje me valėt tipike tė somnambulizmit.
avatar
Luli

"Duhet bredhur shumė nė errėsirė derisa tė preket drita"

967


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Somnambulizmi

Mesazh  Zattoo prej 26.02.12 19:44

Somnambul tre vjeē, ecėn 2 km natėn



Ėshtė zgjuar nė mes tė natės, ka veshur kėpucėt e saj tė kuqe, njė pallto mbi pizhamet dhe ėshtė larguar nga shtėpia nė kėrkim tė nėnės sė saj.

Hope Trott, njė vajzė nga Maine, vetėm tre vjeē, ndoshta nėn ndikimin e njė goditje tė sėmundjes sė somnambulės, apo vetėm e hutuar nga njė ėndėrr, ka ecur dy kilometra pėr tė shkuar nė dyqanin ku ishte e bindur se nėna e saj kishte dalė jashtė pėr tė blerė pica, transmeton NOA lajmin e medieve amerikane.

Pasi ka arritur atje, vajzė e vogėl u gjet duke qarė nga punonjėsit e njė dyqan ushqimor dhe nuk pushonte sė pėrsėrituri:"Nėna ime ėshtė kėtu".

Por kur stafi nuk ka gjetur asnjė gjurmė tė gruas dhe ka lajmėruar policinė, tė cilėt kanė ndjekur gjurmėt e vajzės nė dėborė deri nė shtėpinė e saj. Dera ishte e hapur, kėshtu qė agjentėve, tė cilėt dyshonin pėr njė grabitje, kanė hyrė brenda dhe kanė gjetėn familjen nė gjumė.

Policia ka zgjuar nėnėn e vajzės, e cila nuk ka kuptuar menjėherė se ēfarė kishte ndodhur. E vogla ėshtė shoqėruar nė spital pėr tė kontrolluar shėndetin e saj, i cili ishte normal.

Historia pati njė fund tė lumtur, por prindėrit janė kėshilluar tė forcojnė derėn dhe tė vendosin njė alarm.
avatar
Zattoo

696


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Somnambulizmi

Mesazh  aldi19 prej 31.03.12 4:46

Pushimet verore i kaloja tek tezja. ka qene rreth moshes 10 vjecare dhe ata e dinin kete problem timimin (somnanbul) dhe asnjehere nuk me linin te flija vetem ne dhome. ka qene ditet me te nxehta te korrikut.
Shtepia ishte private dhe me oborr te madh. sic me treguan pas disa vjetesh ,,, isha ngritur neper gjum kisha dale nga dhoma pothuajese pa u ndjere fare, kisha hapur deren e shtepise e cila ishte e mbyllur me celes , dhe kisha filluar te ecja neper oborrin e shtepise .
Ne dhome me mua flinte djali i tezes qe kishte ndjere deren e jashtme kur kisha rrotulluar celesin. ishte zguar dhe ishte lajmeruar tezen . me kishin ndjekur pa me folur. kisha shkuar deri te porta kryesore, i isha ardhur erdall asaj , dhe atehere me kishin folur nga pak ,, aldi hajde shtrihemi , por u isha kthyer vete , dhe isha shtrire direkt ne kreati tim . nuk e di sesi nuk jam perplasur .
Te nesermen nuk mbaja mend asnjegje se cfare kishte ndodhur naten , por mbaj mend vetem qe jam cuar me kembet e bera bis. edhe sot nuk arrij ta besoj qe e kam bere kete...
avatar
aldi19

2


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi