Legjenda e Hollandezes Fluturuese

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Legjenda e Hollandezes Fluturuese

Mesazh  Jon prej 23.02.10 13:07

Legjenda e Hollandezes Fluturuese
Misteri i vizualizimit tė sė shkuarės



Rasti ndoshta mė i famshėm i gjinisė sė shfaqjes sė fakteve tė ndodhura nė njė tė kaluar pakashumė tė largėt ėshtė ai lidhur me legjendėn e Hollandezes Fluturuese, njė anije me vela qė do tė ecte pėr shekuj tė tėrė nė lundrim nė detet e tė gjithė botės, pėrgjatė rrugės detare jugore tė Kepit Horn dhe Kepit tė Shpresės sė Mirė, ndoshta si ndėshkim pėr njė pakt diabolik tė nėnshkruar nė vitin 1600 nga komandanti i saj.

Midis shikimeve tė shumta, ai qė pėrfshiu publikun mė tė shumtė nė numėr u verifikua nė afėrsitė e Afrikės sė Jugut, pak pėrpara shpėrthimit tė Luftės sė Dytė Botėrore. Kėshtu e pėrshkruan vėllimi "Nė botėn e tė pabesueshmes":

"Mjegulla pėrmblidhte ujėrat e kaltra tė False Bay, njė stacion balnear shumė nė modė nė Afrikėn e Jugut. Ishte njė ditė e nxehtė e marsit 1939 [qė nė hemisferėn australe korrespondon me shtatorin e hemisferės boreale] dhe nė rėrėn e djegur tė plazhit Glencairn ndodheshin nja 60 plazhistė.

Papritmas, nga mjegulla u shfaq njė anije me vela e ēuditshme, nė llojin e atyre qė dikur siguronin shėrbimin e Indive Lindore dhe qė nuk shikoheshin tashmė prej vitesh nė afėrsitė e Kepit tė Shpresės sė Mirė. Plazhistėt qė vėrejtėn shfaqjen e ēuditshme thirrėn tė tjerė dhe shumė shpejt njė turmė e vogėl eksitohej e zhurmshme nė bregun e detit.

Sipas asaj qė njė gazetė duhej tė botonte tė nesėrmen, anija dukej e drejtuar pėr Muizenberg me tė gjitha velat e ngritura, megjithėse nuk kishte njė pikė ajėr.

"British South Africa Annual" i vitit 1939 referoi: "Sikur tė pilotohej nga njė forcė misterioze, anija me vela vazhdoi kursin e saj, ndėrsa plazhistėt e Glencairn diskutonin me zjarr motivet e drejtimit tė anijes, qė dukej e destinuar tė shkonte e tė fundosej nė rėrat e Strandfontein. Por, pikėrisht kur eksitimi kish arritur kulmin, anije misterioze u duk sikur u tret nė ajėr, saktėsisht ashtu siē ishte shfaqur.

Nė ditėt e mėvonshme u fol shumė pėr shfaqjen e "anijes me vela fantazėm". Sipas disave, plazhistėt e Glencairn kishin pasur njė mirazh dhe anija misterioze, pėr shkak tė ndonjė fenomeni tė ēuditshėm tė thyerjes sė dritės, ishte imazhi i njė anijeje me vela qė po kalonte disa qindra milje larg.

Por, siē nėnvizonin ata qė kishin parė anijen, si kish mundėsi tė ishte bashi i gjatė dhe i sheshtė, kiēi i ngritur dhe deri lloji i velave i ndryshėm nga ēdo anije me vela moderne. Bėhej fjalė nė mėnyrė tė paekuivok pėr njė anije tregtare tė shekullit tė XVII-tė.

Helene Tydell, e cila ndodhej midis turmės sė dėshmitarėve, deklaroi: "Le tė thonė ēfarė tė duan skeptikėt, por ajo anije ishte me siguri Hollandezja Fluturuese!""

Duke i qėndruar asaj qė thuhet, legjenda e Hollandezes Fluturuese - qė ka frymėzuar artistė tė shumtė, midis tė cilėve Richard Wagner - do tė ishte e identifikueshme me njė personazh historik tepėr tė pėrcaktuar: kapitenin Hendrik Vanderdecken tė Kompanisė sė Indive Lindore qė frekuentonte rrugėn e lundrimit nga Amsterdami nė Batavia, nė ishullin Java, nė fillimet e shekullit tė XVII-tė.

Duket se ai ishte njė marinar aq i aftė sa qė ta pėrshkonte largėsinė e konsiderueshme nė kohėra ēuditėrisht tė shkurtra, edhe pse disa rregullimeve teknike qė e kishin bėrė anijen e tij mė tė shpejtė se ēdo anije tjetėr. Kjo shpejtėsi e jashtėzakonshme e spostimeve kish bėrė qė tė lindte thashethemja, se ai kish lidhur njė pakt me djallin; ashtu siē flitej, nga ana tjetėr, pėr pilotė tė tjerė tė aftė nė kohėn e lundrimit me vela, ndoshta pse njihnin dhe shfrytėzonin disa korrente oqeanike tė favorshme, tė injoruara nga bashkėkohėsit e tyre.

Njė version tjetėr i legjendės do qė njė herė, me arritjen nė lartėsinė e Kepit tė Shpresės sė Mirė, njė kapiten tjetėr holandez, njėfarė Bernard Fokke, goditet nga njė furtunė e tmerrshme dhe se, duke dashur tė tregohej nė lartėsinė e famės sė tij si njeri kurajoz dhe qė nuk kishte frikė nga asgjė dhe nga askush, arriti nė pikėn qė tė lihej tė tundohej nga djalli dhe ta sfidonte Zotin pėr ta penguar qė t'i binte rrotull Kepit.

Ndėshkimi nuk ka vonuar dhe, qysh atėhere, ai u dėnua qė tė vėrdalliset papushim nėpėr oqeane dhe pa mundur tė futet kurrė nė ndonjė port.

Shikimet e Hollandezes Fluturuese kanė qenė relativisht tė shpeshta me kalimin e kohės. Midis shikimeve tė fundit, ia vlen tė pėrmendet ai i Mbretit tė ardhshėm tė Anglisė, Xhorxhit tė V-tė, tetar nė anijen "Incostant" nė vitin 1881 dhe ai i katėr dėshmitarėve qė e panė tė ēajė ujėrat e Kejptaunit, pėr t'u zhdukur pastaj prapa Robben Island nė shtator tė 1942: ky qe edhe i fundit i serisė.

Pak javė mė parė, me 3 gusht, dy oficerė tė luftanijes britanike "Jubilee" kishin anijen e ēuditshme, shikim qė ishte bėrė pothuajse njėkohėsisht edhe nga ana e ekuipazhit tė njė nėndetėseje gjermane.

Por, ai i kryer nga Duka i Klarensit, Eduard, dhe nga vėllai i tij, Xhorxhi, Mbret i ardhshėm i Anglisė, mbetet gjithsesi mė dramatiku, pėr shkak se mėngjesin, pasi kish kaluar anija me vela fantazėm, pothuajse 200 metra nga "Incostant", nė ujėrat e Ngushticės Bass (midis Tasmanisė dhe Australisė Juglindore), pėr t'u zhdukur mė pas menjėherė, pa lėnė asnjė mbeturinė nė rrugėn e saj, marinari qė e kish parė ra nga kulla e vrojtimit tė anijes, duke u bėrė copė-copė.

Gjithēka u regjistrua nė mėnyrė skrupuloze nė ditarin e tij nga tetari i shquar, me objektivitet pothuajse flegmatik, me stil tė pastėr britanik: nga ai regjistrim mėsojmė se qenė plot 13 njerėzit qė e panė qartazi anijen me vela misterioze.

Pėr tė tentuar qė tė jepet njė shpjegim racional, ėshtė folur pėr mirazhe dhe, natyrisht, janė nxjerrė mite tė ndryshėm, nga ai homerik i heroit qė lufton me hyjnitė e detit pėr tė ēarė rrugėn e kthimit nė shtėpi, nė atė tė Hebreut fajtor, tė cilin Zoti do ta dėnonte pėr t'u vėrdallisur pa gjetur prehje nė Tokė, pse kish hedhur njė gur kundėr Jezłsit gjatė "via crucis".

Por teoria e mirazhit nuk shpjegon pse dėshmitarėt nuk panė njė anije me vela ēfarėdo, por njė tė tillė tė shekullit tė XVII-tė, me tė gjitha velat e ulura, ndėrkohė qė nuk frynte asnjė pikė erė; dhe ajo e mitit nuk shpjegon asgjė, pasi nuk mund tė mbėshtetet nė mėnyrė tė arsyeshme qė Mbreti i ardhshėm Xhorxhi i V-tė, Duka Klarens dhe tė gjithė plazhistėt e False Bay panė atė qė parė apo qė besuan se panė, sepse kishin lexuar Homerin apo pse kishin dėgjuar tė flitej pėr legjendėn e Hebreut fajtor dhe, mė pak akoma, pse kishin lexuar veprėn e Wagner tė titulluar "Hollandezi Fluturues" apo ndoshta "Baladėn e marinarit tė vjetėr" tė Samuel Taylor Coleridge.

Jo, kėto janė gjithēka, pėrveēse pėrgjigje: janė thjesht dėshmia e faktit qė disa njerėz nuk e durojnė idenė se ekziston njė mister, qė nuk i nėnshtrohet arsyes dhe do tė ishin tė gatshėm tė pėrdornin edhe hipotezat mė qesharake, boll qė tė bėnin tė heshtte ēdo dyshim.

Njė prej shpjegimeve mė tė besueshme, sipas mendimit tonė, pėr fenomene tė kėsaj natyre, mund tė formulohet, duke mbajtur parasysh teorinė e pėrpunuar nga shkrimtari dhe inxhinieri aeronautik anglez J. W. Dunne, nė librin e tij tė famshėm "Eksperiment me kohėn".

Dunne ka hedhur hipotezėn se koha rrjedh jo si pėrpara njė vėzhguesi i jashtėm i fiksuar nė kohė, por qė duhet tė ketė njė kohė tjetėr, nė bazė tė sė cilės mund tė vlerėsohet ai aktivitet, i cili i pėrket kohės sė parė; dhe njė kohė tjetėr akoma, nė bazė tė sė cilės lėviz ajo kohė e dytė e kėshtu me radhė deri nė pafundėsi.

Pėr pasojė, koha nuk do tė ishte gjė tjetėr veēse njė kohė seriale, ku koha e zgjatjes fizike, tė cilėn mund tė vėzhgojmė me shqisa dhe ta masim me sahate dhe me kalendar, shtyhet dora-dorės nė njė kohė tė fundit, absolute, nė gjendje qė t'u rezistojė tė gjithė kohėrave tė tjera relative.

Nė libėr, Dunne i formulon kėshtu konkluzionet e tij, duke mbajtur parasysh si relativitetin ajnshtajnian, ashtu dhe intuita tė tilla tė Henri Bergson dhe tė filozofėve tė tjerė bashkėkohorė, pėrveēse tė eksperimenteve tė tija lidhur me hipnagogjinė, mbi ėndėrrat, mbi telepatinė dhe fenomene tė tjera paranormale. "Nė mėnyrė shumė tė pėrmbledhur, do tė thoja kėshtu:

1. Serializmi zbulon ekzistencėn e njė lloj "shpirti" tė arsyeshėm - njė shpirt individual sesa njė parim tė pėrcaktuar nė kohėn absolute - njė shpirt pavdekshmėria e tė cilit, pėr shkak se ekziston nė dimensione tė tjera tė kohės, nuk e kundėrshton fundin evident tė individit nė dimensionin kohor tė fiziologjikes dhe ekzistenca e kėtij shpirti nuk i kundėrvihet zbulimit tė fiziologjikes, nga e cila rezulton se, aktiviteti i trurit nė bazė tė ēdo pėrvoje tokėsore dhe tė ēdo aktiviteti intelektual shoqėrues.

2. Ai demonstron se natyra e kėtij tė fundit dhe e zhvillimit mendor na jep njė pėrgjigje tė kėnaqshme "pse"-ve lidhur me evolucionin, me dhimbjen, me lindjen, me gjumin dhe me vdekjen. Ai na zbulon ekzistencėn e njė Vėzhguesi tė tė gjitha gjėrave, i cili ėshtė burimi i gjithė asaj vetėdijeje, atij synimi dhe asaj ndėrhyrjeje qė pėrbėjnė bazėn e tė menduarit mekanik tė pastėr; dhe Ai pėrmban nė vetvete njė vėzhgues mė pak tė pėrgjithėsuar, qė ėshtė personifikimi i tė gjithė jetės gjenealogjikisht tė lidhur dhe qė ėshtė i aftė pėr mendime dhe parashikime tė tipit njerėzor, por me njė cilėsi qė shkon shumė pėrtej aftėsive tona individuale. Tek Vėzhguesi suprem ne, vėzhguesit e veēantė, dhe ajo pemė gjenealogjike e tė cilės jemi degė, jetojmė dhe gjejmė qenien tonė. Por nuk na pret asnjė lloj "absorbimi": tashmė jemi absorbuar dhe tendenca ėshtė drejt diferencimit.

3. Prova qė Serializmi i jep unitetit tė tė gjithė mishit nė njė "Trup Suprem" dhe tė tė gjithė shpirtėrave nė njė "Shpirt Suprem", jep bazėn logjike tė nevojshme tė ēdo teorie tė etikės.

4. Ai na shpjegon ėndėrrat; na shpjegon profecinė, na shpjegon vetėdijen dhe "arbitrin e lirė", ndėrsa nė zbulimin e tij tė raporteve ndėrvepruese midis fushave tė paraqitjes sė pėrgjithshme dhe individuale, ai jep elementin e parė thelbėsor tė ēdo shpjegimi tė atij fenomeni, qė nė mėnyrė shumė tė pėrafėrt quhet "komunikim telepatik".

5. Ai nuk kundėrshton as fizikėn, as fiziologjinė e kohėve tona.

Nuk do tė mund tė vihet mėnjanė me lehtėsi njė teori qė i pėrmban tė gjitha kėto rezultate".

Dunne - qė mė pas i ka zhvilluar mė tej kėto koncepte nė njė libėr tjetėr, "The Serial Universe" tė vitit 1934 - nė fakt ėshtė pėrbuzur nga filozofėt e Nėntėqindės, edhe pse teoria e tillė e Kohės seriale ofron mundėsinė e shpjegimit tė fakteve tė ndryshme nė rast tė kundėrt vėshtirė tė kuptueshėm, midis tė cilave tė shikuarit e objekteve apo e personave tė sė kaluarės, si legjioni romak i humbur nė malet skoceze apo Hollandezes Fluturuese.

Nė fakt, nė njė teori tė tillė, koha qė ne e quajmė tė tashme, si nė njė lojė kutiash kineze, ndodhet nė njė suksesion kohėrash tė mėtejshme, gjithmonė e mė tė gjera dhe gjithėpėrfshirėse, deri nė njė Kohė tė Fundit apo Kohė Absolute, qė pėrkon me njė Vėzhgues Suprem, themel logjik dhe ontologjik i tė gjithė kohėrave tė mundshme.

Veē kėsaj, na sjell nė mendje kronovizorin e Padre Ernetti - makinėn pėr regjistrimin e imazheve tė sė kaluarės - i bazuar pikėrisht mbi konceptin qė ngjarjet tė cilat verifikohen nė kohė nuk pushojnė sė ekzistuari pėrgjithmonė, dora-dorės qė e tashmja bėhet e kaluar, por mbijetojnė nė njė dimension paralel me tonin: njė lloj depozite "akashike" ku reziston, jashtė kohės, gjithēka qė ka qenė, qė ėshtė dhe qė do tė jetė.

Duke integruar intuitėn e Dunne lidhur me kohėn dhe mbi universet serialė, me atė lidhur me "depozitėn akashike" tė tė gjitha enteve reale apo edhe vetėm tė mundshme, mund tė arrihet nė njė tentativė tė shpjegimit tė fenomeneve si ato lidhur me tė shikuarėn e Hollandezes Fluturuese.

Praktikisht, bėhet fjalė pėr fenomene, nė tė cilat realizohet njė vizion autentik i sė kaluarės (nė raste tė tjera i sė ardhmes), qė i detyrohet njė hendeku nė rrjetin e njė Kohe tė rastėsishme, nėpėrmjet sė cilės del jashtė, si tė thuash, materiali lidhur me njė kohė tjetėr, duke u derdhur nė njė kohė tė ndryshme nga ajo: e kaluar ose e tashme; qė shpjegon respektivisht vizionet e sė kaluarės dhe ato tė asaj qė akoma duhet tė ndodhė dhe qė megjithatė nė atė tjetėrkund, pėr tė cilin kemi folur, tashmė ekziston dhe ka ekzistuar ka mundėsi pėrgjithmonė.

Nėqoftėse ėshtė kėshtu, atėherė duhet pranuar se arbitri i lirė nuk ėshtė aspak i paragjykuar, pavarėsisht se e kaluara tashmė ka ndodhur nė Kohėn Absolute: sepse ne, tė zhytur siē jemi nė njė prej Kohėrave tė rastėsishme tė shumta, asgjė nuk dimė pėr atė qė qėndron pėrtej kufijve tė botės tonė tė vogėl.

Domethėnė, asnjė mirazh dhe asnjė iluzion: ata dėshmitarė panė realisht njė anije me vela tė Gjashtėqindės, e cila avanconte me velat e shpalosura dhe veēanti tė tjera shumė realiste, pėrfshi nganjėherė vetė kapitenin apo ndoshta timonierin; ose mė mirė, ata panė gjurmėn "akashike" tė lėnė prej saj gjatė udhėtimeve tė saj realisht tė kryera dhe tė ruajtura nė Kohėrat e mėtejshme, e gatshme pėr t'u rishfaqur atėhere kur prodhohet njė ēarje aktuale nė muret e Kohės tonė.

Nėse pastaj bėhet fjalė realisht pėr anijen e njė kapiteni tė mallkuar nga Zoti pėr shkak tė krenarisė sė tij tė ēmendur dhe blasfeme, ky ėshtė njė problem tjetėr, nė tė cilėn luan peshėn e tij, padyshim, sugjestionimi i veprave letrare dhe muzikore tė disa artistėve tė romanticizmit europian.

Por nė vetvete fenomeni ėshtė real: u pėlqen apo nuk u pėlqen adhuruesve tė njė shkence arrogante dhe totalitare, qė do tė donte tė ishte nė gjendje tė shpjegonte gjithēka dhe tė zbulonte deri copėn mė tė vogėl tė misterit, me mjetet e saj tė varfėra pastėrtisht sasiore dhe materiale.

Armin Tirana
avatar
Jon

1233


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi