Dije tė imagjinuara

Shko poshtė

Dije tė imagjinuara

Mesazh  Jon prej 22.02.10 20:01

DIJE TE IMAGJINUARA

E kam ndjekur me kėrshėri pritjen qė u ka bėrė opinioni publik lajmeve pėr pėrshpejtuesin LHC (Large Hadron Collider, ose Goditėsi i Madh i Hadroneve), afėr Gjenevės, nė Zvicėr.

Ky pėrshpejtues ėshtė, nė thelb, njė tunel nė trajtė kamerdareje biēiklete, me gjerėsi prej 3.8 metrash dhe perimetėr prej 27 km, i gėrmuar nė njė zonė shkėmbore midis Zvicrės dhe Francės. Tuneli shėrben pėr tė pėrshpejtuar protone deri nė shpejtėsi tė afėrta me shpejtėsinė e dritės, dhe pastaj pėr t’i pėrplasur kėto protone tė pėrshpejtuara me njėri-tjetrin. Qėllimi i kėtyre eksperimenteve me pėrplasje ėshtė qė tė verifikohen disa hipoteza nė lėmin e fizikės sė grimcave subatomike, si dhe tė tjera hipoteza dhe teori tė fizikės kuantike.

Artan Boriēi, njė fizikant shqiptar qė ėshtė pėrfshirė nė projekt, e pėrshkruan kėshtu qėllimin e eksperimenteve qė do tė kryhen me pėrshpejtuesin LHC:

Eksperimenti ėshtė i rėndėsishėm sepse do tė testojė teoritė fizike mbi ndėrtimin e lėndės dhe forcat nė natyrė nė pėrgjithėsi, si edhe pėrllogaritjet e kryera me anė tė kėtyre teorive. Njė nga kėto teori ėshtė teoria kuantike e kuarkeve dhe gluoneve, ose kromodinamika kuantike. Nėse do ta pėrfytyronim protonin si njė top tė rrumbullakėt, teoria pėrshkruan brendėsinė e kėtij topi me anė tė kuarkeve dhe gluoneve. Eksperimenti do tė testojė pėr herė tė parė ekzistencėn e kuarkeve dhe gluoneve nė gjendjen plazmore tė temperaturės sė lartė. Kjo gjendje ėshtė parashikuar tashmė me anė tė simulimeve tė teorisė nė superkompjuter tė tipit Blue Gene, nė bashkėpunime tė ndryshme nė Perėndim.

Kostoja e pėrgjithshme e projektit lėkundet midis 3.2 dhe 6.4 miliard euro.

Megjithė entuziazmin e fizikantėve anembanė botės pėr kėtė mundėsi tė re qė i jepet shkencės pėr t’iu afruar mė tej sė vėrtetės, duhet thėnė se publiku i ka pritur lajmet pėr pėrshpejtuesin LHC pėrgjithėsisht me indiferencė. Shkaqet e kėsaj indiference janė tė shumta, mes tė cilave duhet marrė parasysh edhe vėshtirėsia e fizikantėve dhe e popullarizatorėve tė shkencės pėr t’i shpjeguar nė mėnyrė tėrheqėse dhe stimuluese eksperimentet qė do tė kryhen me anė tė LHC, dhe rėndėsinė e kėtyre eksperimenteve pėr dijen, njerėzimin dhe teknologjinė.

Opinioni publik nuk e ka tė lehtė tė pranojė edhe pse duhen shpenzuar miliarda euro nga fondet publike pėr tė provuar ekzistencėn e njė grimce hipotetike, ose pėr tė testuar kromodinamikėn kuantike; nė njė kohė qė bota duket se ka nevojė pėr zgjidhje teknologjike tė shpejta nė fusha tė tilla si energjia e gjelbėr ose mjekimi i kancerit.

Sikur kjo tė mos mjaftonte, nga anė tė ndryshme janė shprehur edhe shqetėsime se mos eksperimentet e kryera prodhojnė pa dashur ndonjė vrimė tė zezė ose dukuri tjetėr tė ngjashme, e cila teorikisht mund tė ēonte nė shkatėrrimin e plotė tė planetit, ose edhe tė mbarė universit, pėr shkak tė njė ēarjeje ose shqyerje tė kohė-hapėsirės.

Frika se mos pėrplasja e grimcave me energji tė lartė mund tė pėrftojė mikro-vrima tė zeza nuk ėshtė krejt e pabazuar; por fizikantėt e konsiderojnė njė rrezik tė tillė si tė papėrfillshėm, edhe pse fizika e vrimave tė zeza nuk njihet mirė.

Nga ana tjetėr, ka edhe nga ata qė besojnė se pėr rrezikun e pėrshpejtuesit LHC ka paralajmėruar, nė kohėn e vet, i madhi Nostradamus; me anė tė kėsaj katrine:

Migrés, migrés de Geneue trestous,

Saturne d’or en fer se changera,

Le contre Raypoz exterminera tous,

Auvant l’aruent le ciel signes fera.

Pėrkthimi i tė cilės ėshtė disi i diskutueshėm, por nė thelb ėshtė fjala pėr njė thirrje tė gjithėve pėr tė ikur nga Gjeneva, meqė Saturni do tė shndėrrohet nga ari nė hekur, dhe contre Raypoz do t’i shfarosė tė gjithė, para se qielli tė japė disa shenja.

Meqė askush nuk e di se ē’ėshtė pikėrisht ky Raypoz, interpretuesit e kanė shpjeguar si ray(on) pos(itive), ose rreze protonesh, meqė kėto grimca janė tė ngarkuara pozitivisht; dhe contre Raypoz nuk janė veēse dy rreze tė kundėrta (contre) protonike qė pėrplasen mes tyre.

U zgjata pak nė kėtė profeci tė Nostradamusit, pėr tė treguar si kjo mėnyrė nė thelb irracionale e tė menduarit ėshtė mė e kapshme sesa arsyetimet e fizikantėve pėr fizikėn kuantike dhe eksperimentet pėrkatėse; meqė publiku nuk mund tė eksitohet nga mundėsia e zbulimit tė bozonit Higgs, ose e ndriēimit tė mekanizmit tė thyerjes sė simetrisė elektro-tė dobėt.

Nė tė vėrtetė, jo vetėm publiku i sotėm ėshtė shushatur nga televizioni dhe e ka humbur disi interesin pėr fizikėn si dije relativisht tė pavarur nga aplikimet pėrkatėse nė teknologji, por edhe vetė fizika moderne duket se ėshtė shndėrruar nė diēka tė ngjashme me skolastikėn mesjetare – meqė nuk ka njė interpretim unik tė rezultateve eksperimentale, nė njė kohė qė teoritė e ndryshme nė lėmin e kozmologjisė dhe tė fizikės subatomike janė mė tepėr konstruksione matematike, sa elegante aq edhe tė pashpjegueshme nė raport me realitetin.

Nuk ka dyshim se pėrshpejtuesi LHC jo vetėm do t’u lejojė fizikantėve tė kuptojnė mė mirė si funksionon bota nė nivelin subatomik, por edhe do tė ndihmojė pėr njė hop cilėsor nė lėmin teknologjik. Megjithatė, publiku i sotėm entuziazmohet mė shumė nga pajisje tė vogla utilitare tė tipit i-Phone, tė cilat zėnė faqet e para tė gazetave dhe minutat e para tė emisioneve tė lajmeve, nė njė kohė qė LHC pritet pothuajse me armiqėsi.

A duhet konsideruar kjo si shenjė se opinioni publik anembanė botės, por veēanėrisht nė vendet perėndimore, po vjen duke e humbur respektin dhe interesin pėr kėrkimin shkencor tė kulluar, ose pėrtej aplikimeve praktike tė dobishme?

Nėse ėshtė kėshtu, atėherė rreziku pėr feedback negativ ėshtė real; sepse njė publik i ēinteresuar do tė mbėshtetė gjithnjė e mė pak financimin e projekteve tė shtrenjta tė tipit LHC; dhe shkencėtarėt do tė varen gjithnjė e mė tepėr, pėr fonde, nga korporatat; tė cilat nga ana e tyre janė tė interesuara pėr rezultate, ose teknologji dhe aplikacione, jo pėr shkencė tė mirėfilltė dhe qasje ndaj tė vėrtetave kozmike.

Xha Xhai
avatar
Jon

1163


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Dije tė imagjinuara

Mesazh  Jon prej 22.02.10 20:03

DIJE TE IMAGJINUARA II

Para pak vjetėsh, dhe pikėrisht mė 15 janar 2004, presidenti amerikan Bush u parashtroi qytetarėve tė vet njė plan tė ri ambicioz pėr eksplorimin e hapėsirės, i cili parashikonte, ndėr tė tjera, ndėrtimin e njė baze tė pėrhershme nė Hėnė dhe organizimin e njė misioni me astronautė drejt planetit Mars.

Nėse ideja e Bush-it ishte qė tė ngjallte nė publik po aq entuziazėm sa edhe plani i dikurshėm i presidentit Kennedy, pėr tė ēuar astronautėt amerikanė nė Hėnė, atėherė mund tė thuhet se ishte njė ide e llogaritur keq, meqė publiku e priti kėtė vizion me kaq indiferencė dhe skepticizėm, sa strategėt e public relations tė Shtėpisė sė Bardhė nxituan qė ta heqin nga qarkullimi para se popullaritetit tė presidentit t’i shkaktoheshin dėme tė tjera tė pandreqshme.

Ndėrkohė jo vetėm SHBA, por edhe shumė vende tė tjera, si Rusia, Bashkimi Europian, Kina dhe India, vazhdojnė tė shpenzojnė miliarda dollarė pėr shfrytėzimin e hapėsirės rreth Tokės, kryesisht duke lėshuar nė orbitė satelitė pėr qėllime ushtarake dhe komerciale.

Nė krahasim me investime tė tilla, ato pak dollarė qė duhen pėr tė dėrguar sonda automatike drejt Marsit, Jupiterit, Venusit ose brezit tė asteroideve e mė tej janė njė pikė ujė nė oqean. Kėto sonda herė pas here dėrgojnė ndonjė fotografi, e cila afishohet nė mediat – pastaj vėmendja e publikut zhvendoset nga shkėmbinjtė pa jetė drejt temave tė tjera mė ngacmuese.

E megjithatė, vetėm 40 vjet mė parė, mbarė globi e mbajti frymėn, kur astronauti i parė zbriti nė sipėrfaqen e Hėnės, pėr tė shqiptuar fjalėt tashmė tė paharruara: “njė hap i vogėl pėr njeriun, njė hop gjigand pėr njerėzimin.” Unė kam qenė fėmijė atėherė, por e mbaj mend se kudo nė Tiranė nuk bisedohej pėr asgjė tjetėr, pėrveēse pėr momentin kur Armstrong-u do tė shkelte, i pari mes njerėzve, nė sipėrfaqen e satelitit.

Ditėn e shumėpritur televizioni italian, RAI, transmetoi pėr 24 orė rresht filma fantastiko-shkencorė, me disqe fluturuese, beteja kozmike, jashtėtokėsorė qė sillnin mesazhe tė paqes dhe tė vėllazėrimit, robotė tė ēmendur dhe shkencėtarė mjekėrbardhė tė gjithėdijshėm, si tė dalė nga romanet e Jules Verne-it.

Ishte fundi i viteve 1960, tė cilat tani dihet se i dhanė ngjyrė dhe formė pjesės sė mbetur nga shekulli XX. Shkenca dhe teknologjia kundroheshin, me optimizėm prej tė gjithėve, si ēelėsi drejt mirėqenies dhe bollėkut.

Njė nga librat qė kisha nė bibliotekė, me ilustrime tėrheqėse, u shpjegonte lexuesve tė vegjėl pėrparėsitė e zėvendėsimit tė lėndėve natyrore me lėndė plastike; presidenti Nixon premtonte se kanceri sė shpejti do tė mposhtej pėrfundimisht; futurologėt e pėrfytyronin vitin 2000 si kohėn kur njeriu do tė shėrbehej prej robotėve, teksa gatitej tė kolonizonte, me kuē e me maē, planetet e sistemit diellor.

Kur e krahason eksplorimin e hapėsirės atėherė, me pėrpjekjet e sotme, nuk mund tė mos vėsh re njė dallim thelbėsor – nė vitet 1960 eksplorimi ishte i kthyer nga jashtė, drejt sė panjohurės, pėrfshirė nė njė pėrpjekje qė e pėrfytyronte hapėsirėn si tė gatshme pėr t’u pushtuar prej njeriut: me stacione nė Hėnė, qytete nė Mars, miniera nė satelitėt e Jupiterit dhe ngulime shumėmilionėshe tė varura pezull si zgjuaj blete nė brezin e asteroideve. Sot, pėrkundrazi, eksplorimi i hapėsirės ėshtė i kthyer sė brendshmi, meqė pjesa mė e madhe e satelitėve pėrdoren pėr qėllime praktike, ushtarake ose komerciale.

Pavarėsisht nga pėrsosja e teknologjisė tė nevojshme pėr tė hedhur diēka nė orbitė rreth Tokės ose mė tej, asgjė nuk e ka zėvendėsuar dot magjinė e modulit LEM, delikat e me letėr varaku, tė drejtpeshuar aq drojtur nė rrafshultėn e Mare Tranquillitatis. Pėrkundrazi, anija e sotme Space Shuttle nuk ėshtė veēse njė kamion i madh e kabį qė vlen pėr tė ēuar nė orbitė gjithfarė kargosh prozaike: satelitė tė parashikimit tė motit ose tė shoqėrive tė telefonisė celulare; pėr tė mos folur pastaj pėr satelitėt ushtarakė dhe tė pėrgjimit.

Kozmosi nė vitet 1960 ishte mė tepėr ankth dhe premtim pėr aventurė dhe lulėzim ekonomik e shpirtėror; sot, pėrkundrazi, hapėsira rreth Tokės nuk ndryshon shumė nga njė peizazh industrial i rėndomtė. Edhe astronautėt vetė, qė dje mahniteshin me pamjen e universit dhe kalonin kriza mistike ndoshta tė pėrligjura, sot e kalojnė kohėn duke luajtur shah nė Internet, ose duke pastruar mjediset e mykura tė stacionit MIR, ose duke marrė pjesė nė eksperimente pėr fėmijė shkollash.

Fėmija nė vitet 1960 kėrkonte tė dinte se pse nuk mund tė kapėrcehej shpejtėsia e dritės; pyeste nėse ka jetė nė Mars apo nė Antares; ėndėrronte qė njė ditė tė mund tė ecte me kėrcime tė plogėta, si astronautėt gjatė shėtitjeve tė tyre nė bulevardet e heshtura tė Hėnės.

Ē’nuk do tė kisha dhėnė atėherė, pėr tė parė nga afėr ndonjė prej Apollo-ve; dėshirė qė m’u realizua shumė vite mė pas, gjatė njė vizite nė Washington DC nė 1998, kur kapsula Apollo e ekspozuar nė Muzeun Kombėtar tė Aviacionit dhe tė Hapėsirės m’u duk jashtėzakonisht e vogėl, madje klaustrofobike.

Pėr kėtė krizė nė pritjet e publikut nuk e ka fajin shkenca, as teknologjia. E vėrteta ėshtė se hapėsira kozmike rreth Tokės ėshtė njė mjedis veēanėrisht armiqėsor pėr njeriun: mungon ajri dhe uji; temperaturat janė tė skajshme; rrezatimi kozmik vrasės.

Entuziazmin e viteve 1960 e ushqente shpresa se, misionet e amerikanėve nė Hėnė nuk ishin veēse pararoja e eksplorimit njerėzor tė sistemit diellor, i cili ndoshta do t’i sillte Tokės sė mbipopulluar e me burime nė shterrim e sipėr po aq tė mira sa edhe zbulimi i Botės sė Re prej Kolombit & Co. nė fund tė shekullit XV.

Prandaj nuk ėshtė rastėsi qė vetėdija ekologjike dhe lėvizjet e tė gjelbėrve morėn hov pikėrisht kur publiku anembanė u vetėdijėsua, sado me vėshtirėsi, se largimi prej Tokės nė njė tė ardhme tė afėrt ishte i pamundur; dhe se nuk kishte asnjė Amerikė qė tė na priste krahėhapur, pėrtej horizontit qiellor.

Deri nė fund tė viteve 1970, teknologjia kishte pėrparuar kryesisht si ndėrmjetėsuese nė marrėdhėniet e njeriut me sendet. Edhe eksplorimi dhe kolonizimi i sistemit diellor do tė kryhej nėpėrmjet pajisjeve teknologjike tė mundėsuara nga fizika, kimia, shkenca e materialeve, biologjia dhe mjekėsia.

Njeriu kishte nevojė, para sė gjithash, pėr makina tė tilla qė t’i lejonin tė zhvendosej me shpejtėsi nė korridoret e pafund tė hapėsirės; por edhe pėr materiale tė pėrshtatshme pėr tė pėrballuar kushtet fizike tė kėsaj hapėsire. Edhe pse tė gjithė futurologėt i kishin kushtuar vėmendje tė veēantė automatizimit dhe robotėve, pakkush e kishte parashikuar revolucionin qė po pėrgatitej nė laboratorėt e IBM: kompjuterin personal.

Kėtu nuk ėshtė vendi tė pėrshkruaj si i ripėrkufizoi kompjuteri marrėdhėniet e njeriut me teknologjinė dhe me sendet nė pėrgjithėsi; por dua vetėm tė theksoj se kombinimi magjik i hardware-it dhe i software-it shėrbeu, ndėr tė tjera, edhe si ēelės pėr t’i hapur njeriut dyert e realitetit virtual – qoftė nė aspektin shqisor, duke e zėvendėsuar botėn reale me botė tė tjera tė pėrfytyruara; qoftė nė aspektin komunikativ, duke e zėvendėsuar komunikimin ndėrnjerėzor tė drejtpėrdrejtė me Internetin.

Njerėzimi i viteve 1960 ishte ekstrovert, i kthyer me fytyrė nga hapėsira, i gatshėm pėr tė eksploruar dhe kolonizuar botėt; njerėzimi i viteve 2000 ėshtė introvert, i kthyer me fytyrė nga vetvetja, i mbyllur nė guaskėn e pashmangshme tė planetit Tokė, por edhe i humbur nė hapėsirėn e pafund tė realitetit virtual.

Nėse nė shekullin XIX njerėzit fantazonin pėr kanalet ujitėse qė kishte zbuluar nė Mars Schiaparelli; nėse nė shekullin XX njerėzit mė nė fund dėrguan njė kamera fotografike nė Mars dhe u siguruan se atje nuk ka asgjė tjetėr veē gurėve; nė shekullin XXI njeriu do tė mund ta ndėrtojė Marsin sipas dėshirės e midesė – por vetėm brenda realitetit virtual tė kompjuterit.

Natyrisht, edhe realiteti virtual kėrkon teknologjinė e vet, e cila nuk mund tė konceptohet as tė realizohet pa bashkėpunimin e shkencave tė sakta, duke pėrfshirė edhe fizikėn subatomike.

Ēfarė ka humbur pikėrisht, nuk ėshtė rėndėsia objektive e njohjes, por pjesėmarrja e publikut nė kėtė aventurė tė njohjes, ose shkėputja tanimė totale midis teknologėve dhe pėrdoruesve tė teknologjisė.

Nėse nė vitet 1960 njė fėmijė veēanėrisht kurioz i klasės sė tetė ende mund ta kuptonte si funksiononte njė orė tryeze me zemberek ose deri diku edhe njė gramafon, sot pakkush pėrveē ekspertėve tė fushės e ka tė qartė se ēfarė ndodh pikėrisht brenda njė ore dore elektronike, le pastaj njė lexuesi MP3.

Jetojmė nė njė botė qė na rrethon me produkte magjike, tė cilat jemi kushtėzuar t’i marrim pėr tė mirėqena; por kureshtja e vjetėr tashmė ka vdekur, sepse parimet mbi tė cilat funksionon teknologjia e sotme janė tepėr arkane, tepėr tė stėrholluara, tepėr tė ndėrvarura pėr t’u kuptuar nga mendja e vdekėtarit.

Xha Xhai
avatar
Jon

1163


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Dije tė imagjinuara

Mesazh  Jon prej 22.02.10 20:06

DIJE TE IMAGJINUARA III

Pėr tė kuptuar marrėdhėniet e shkencės me opinionin publik ose vendin e shkencės nė Zeitgeist ndihmon edhe analiza e prirjeve nė letėrsinė fantastiko-shkencore, si dhe nė kinemanė dhe video-lojėrat me temė fantastiko-shkencore, gjatė 50-60 vjetėve tė fundit.

Nė vitet 1960 tė fėminisė sime, pak letėrsi fantastiko-shkencore pikonte edhe nė Shqipėri; dhe unė mbaj mend qė romani Mjegullnaja e Andromedės, i rusit Efremov, mė pat lėnė mbresa tė jashtėzakonshme.

Ai roman, qė edhe sot e kėsaj dite mbahet pėr kryevepėr e fantashkencės sovjetike, shprehte mė sė miri epikėn e eksplorimit tė hapėsirės yjore, nga njė njerėzim qė tashmė jetonte nė komunizėm dhe bashkėpunonte me qytetėrime tė tjera jashtėtokėsore; e keqja, nė roman, pėrfaqėsohej nga lėnda, materja e panjohur ose e keqkuptuar (ylli i hekurt), dhe vetėm rrallė herė nga atavizmat e epokės parakomuniste.

Nė tė njėjtėn kohė, letėrsia fantastiko-shkencore nė SHBA e kishte marrė fort pėr zemėr temėn e jashtėtokėsorėve (alienėve) dhe luftrave me ta, sipas modelit tė sugjeruar sė pari nga H.G. Wells, me Luftėn e botėve, botuar nė 1898, por me ngjyra tė theksuara militariste.

Kėto luftra ndėrplanetare tani ripėrtypnin rrėfenja tė Luftės II Botėrore, teksa alienėt pikturoheshin si karikatura tė sovjetikėve dhe tė komunizmit, siē mund tė pritej nė njė atmosferė kulturore ende tė sunduar nga makartizmi dhe Lufta e Ftohtė – kėtė e mishėron mė sė miri Puppet Masters i Heinlein.

Nė pėrgjithėsi, romanet sci-fi amerikane shtjelloheshin nė trajtat e kristalizuara, mė pas, nga seriali televiziv Star Trek: ose njė pėrplasje pothuajse metafizike midis individualitetit amerikan dhe kolektivizmit gjetiu; teksa njerėzimi eksploronte hapėsirėn, ngrinte koloni, lidhte aleanca me qytetėrime tė tjera, luftonte me tė keqen e ashtu me radhė.

Njė version tjetėr i kėtij miti simplist, por politikisht mė korrekt dhe i varur pezull midis fantashkencės dhe pėrrallės, u realizua nėpėrmjet serisė e filmave Star Wars tė George Lukas.

Natyrisht, qėllimi i programit hapėsinor amerikan tė kurorėzuar me misionet njerėzore nė Hėnė nė vitet 1960-1970 nuk ishte tė vendosej kontakt me ndonjė qytetėrim jashtėtokėsor; por nė kulturėn pop kontakti me qytetėrimet e Tjera i shėrbente drejtpėrdrejt dramatizimit tė sė ardhmes sė njerėzimit mes yjeve.

Modelin primitiv, pozitivist tė konfliktit tė njeriut me hapėsirėn kozmike e vunė nė krizė vepra tė tilla si romanet Solaris (1961) dhe Zėri i padronit (1968) tė polakut Stanislaw Lem; Rendezvous with Rama (1972) i anglezit Arthur Clarke; dhe Contact (1985) i amerikanit Carl Sagan (ky i fundit edhe kozmolog dhe astrofizikan i njohur).

Nė Solaris, oqeani i planetit homonim pėrpiqet tė komunikojė me astronautėt nė stacionin orbital rreth planetit, por me pasoja katastrofike; te Zėri i padronit njerėzimit i mbėrrin njė mesazh nga njė qytetėrim tjetėr, por mesazhi ėshtė nė thelb i padeshifrueshėm dhe interpretimet e ndryshme qė i jepen janė krejt tė papajtueshme mes tyre; te Rendez-vous with Rama i Clarke, njė anije gjigante kozmike nga njė qytetėrim jashtėtokėsor viziton sistemin diellor, por e shpėrfill krejt Tokėn dhe njerėzimin duke mos i konsideruar tė denja pėr vėmendje tė arsyetuar – ose me njė gjest tė barazvlershėm, pėr nga forca filozofike, me revolucionin kopernikan nė kozmologji; mė nė fund, te Contact i Saganit, qė u botua nė 1986, njerėzit ndoshta arrijnė tė komunikojnė me jashtėtokėsorėt, por jo mes tyre.

Vepra tė tilla shprehėn qartė, ndėr tė tjera, dyshimin mos hapėsira kozmike do tė mbetej pėrgjithmonė e panjohshme pėr njerėzimin, sa kohė qė shtrihej pėrtej botės, ose zhguallit teknologjik qė i duhej njeriut pėr tė qenė nė gjendje tė eksploronte botėn pėrtej, ose universin.

Qė kėtej, nuk ishte e vėshtirė tė hidhej edhe njė hap tjetėr nė fushėn me mina tė metafizikės, dhe tė shtrohej pyetja se mos edhe njeriu vetė ishte sė paku pjesėrisht diēka e huaj, jashtėtokėsore ose mekanike. Ideja shprehet, me forcė artistike tė veēantė, nė dhuratat bizarre tė planetit Solaris pėr astronautėt – tė cilat janė sendėrgjuar sipas fantazmave qė kėta fshehin nė kujtesė, pa qenė plotėsisht njerėz mishi dhe gjaku.

Po ēfarė bėhet njeriu pikėrisht, qė nga momenti kur e lė veten nė duart e teknologjisė, pėr t’u shkėputur nga planeti i vet?

Kėsaj pyetjeje u orvat t’i pėrgjigjej Ridley Scott, me dy filmat e vet tė rėndėsishėm Alien (1979) dhe Blade Runner (1982); nė tė dytin, qė mbėshtetet nė njė roman tė Philip Dick, fatet e androidėve dhe tė njerėzve pleksen sė bashku, deri nė atė pikė sa androidėt tė ndihen deri edhe mė njerėzorė se krijuesit e tyre; Alien, pėrkundrazi, thuret rreth njė alegorie katėrkėndore midis njeriut (Ripley-t), androidit tė maskuar si pjesėtar tė ekuipazhit por nė tė vėrtetė zbatues mekanik i interesave tė korporatės, alienit vetė qė ėshtė forcė e errėt entropike dhe maēokut tė Ripley-t, si kundėrfigurė tė alienit.

Si edhe mė parė, si zgjidhje e vetme e pranueshme e kėtij konflikti metafizik ofrohet vetmia e plotė madje kozmike e Ripley-t nė epilog tė filmit – ēka vlen pėr gruan astronaute nė film, dhe pėr njerėzimin jashtė kinemasė.

Vepra tė tilla me impakt tė fortė nė imagjinatėn kolektive, ndihmuan qė tė pėrpunohej ideja se po ajo teknologji qė bėnte tė mundshėm eksplorimin e kozmosit, njėkohėsisht po ēonte nė jetėrsim (alienim) tė njeriut vetė, i cili po reduktohej tashmė nė njė cipė tė brishtė biologjike, qė ndante botėn e jashtme, materiale dhe armiqėsore, shkėmbinjve, rrezatimeve dhe makinave, nga bota e brendshme, e sunduar prej miteve jungiane tė nėnvetėdijes, ndoshta njėlloj tė huaja. Kėsisoj shtysa e natyrshme, aventureske dhe borgjeze, drejt botėve tė reja nė hapėsirė u shndėrrua, hap pas hapi, nė njė orvatje pėr tė marrė nė pyetje vetveten e pėr tė ftilluar konfliktet primordiale tė psikes individuale.

Seriali televiziv X-Files, i cili pati sukses tė jashtėzakonshėm nė publik gjatė viteve 1990, shėnoi njė hap tė mėtejshėm drejt ripėrkufizimit tėrėsor tė marrėdhėnieve tė njeriut me kozmosin; sepse nė kėtė serial tema e vjetėr paranoide e UFO-ve dhe e komplotit pėr ta mbajtur sekret bashkėpunimin midis elitave tė globit dhe astronautėve alienė erdhi e u ndėrthur me temėn, relativisht mė tė re, tė tmerrit biologjik nga viruset, mutacionet gjenetike, katalogimi i njerėzimit dhe pėrpjekjet e jashtėtokėsorėve pėr t’u hibridizuar me njerėzit.

Jo mė kot shumė skena tė atij seriali shumėvjeēar shtjellohen spitaleve, laboratorėve biologjikė dhe tryezave tė autopsisė, sa kohė qė frika nga vdekja dhe pėrēudnimi erdhėn duke u shndėrruar nė pėrkufizim tė njeriut vetė, nė epokėn e mashtrimit, makinacioneve dhe kompromisit faustian me vizitorėt nga kozmosi.

Fundin logjik i kėsaj lėvizjeje konceptuale nga jashtė brenda, ose tėrheqjeje nga hapėsira kozmike nė brendėsi tė trupit tė njeriut, e shenjoi trilogjia e filmave Matrix tė vėllezėrve Wachowski, e cila lėshoi nė imagjinatėn kolektive idenė sa tė vjetėr, aq edhe tė freskėt, se gjithēka qė na rrethon ėshtė iluzion, ose ėndėrr agoni e mendjes sė burgosur nė njė trup imagjinar, qė kėrkon tė zgjohet.

Nuk ėshtė aspak rastėsi qė suksesi i pashembullt i filmave dhe veēanėrisht i mitologjisė Matrix koincidoi me lulėzimin e Internetit, dhe tė realitetit virtual si konkurrent i pėrnjimendtė i universit tė pėrtejmė.

Realiteti virtual, nga ana e vet, gjeti shprehje sa nė simulimet e ushtarakėve, inxhinierėve dhe tė meteorologėve, aq edhe nė video-lojėrat, tė cilat nga ana e tyre u shndėrruan nė njė faktor tė fuqishėm pėr pėrsosjen teknologjike tė kompjuterėve personalė.

Video-lojėrat mė popullore, tė ashtuquajturat FPS (“first person shooter”, ose “qitės nė vetė tė parė”), janė zakonisht tė mbėshtetura nė skenarė tė huazuar nga kultura pop e viteve 1960-1970, siē e dėshmon, p.sh. seria Half Life dhe Half Life 2, nga tė cilat e para shiti rreth 8 milion kopje nė botėn mbarė, ndėrsa e dyta rreth 4 milion (deri nė vitin 2006).

Lojėtari vihet nė rolin e shkencėtarit Gordon Freeman, tė cilit i duhet tė luftojė, pėr tė mbijetuar, me gjithfarė alienėsh qė janė shfaqur nė njė laborator top sekret pas njė eksperimenti tė dalė jashtė kontrolli, dhe qė tani synojnė tė marrin nė kontroll krejt planetin Tokė.

Half Life (1 dhe 2) nuk ėshtė e vetmja video-lojė qė mbėshtetet nė narrativėn e luftės me jashtėtokėsorėt; edhe lojėra tė tjera popullore, si Duke, Quake, Doom, Halo etj., shfrytėzojnė tė njėjtin koncept, dhe me tė njėjtat teknika narrative si edhe letėrsia fantastiko-shkencore e periudhės sė eksplorimit tė hapėsirės nė vitet 1960-1970.

Pėrsėri, interesi i dikurshėm pėr t’u ballafaquar me kozmosin dhe tė panjohurat e atjeshme i ėshtė pėrcjellė realitetit virtual, ku njeriu ndihet gjithsesi nė kontroll – tek e fundit, sa herė qė Freeman gjen vdekjen nė nofullat e ndonjė jashtėtokėsori veēanėrisht tė uritur, lojėtari gjithnjė mund ta rifillojė lojėn duke shtypur tastin F6.

Xha Xhai
avatar
Jon

1163


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Dije tė imagjinuara

Mesazh  Jon prej 22.02.10 20:09

DIJE TE IMAGJINUARA IV

Nė njė shoqėri tė sunduar nga ekonomia e tregut, publiku do tė dashurohet pas evoluimit teknologjik tė mallrave tė konsumit tė gjerė, por do tė shohė me dyshim ēdo pėrpjekje pėr shkencė tė kulluar ose qė nuk pėrligjet dot lehtė nga pikėpamja praktike.

Eksplorimi i hapėsirės pėrtej orbitės sė Tokės, ose organizimi i misioneve me astronautė nė Hėnė e mė tej i pėrkisnin kėsaj kategorie tė dytė, sepse askush nuk priste qė tė tilla pėrpjekje tė financuara me fonde publike tė sillnin ndonjė pėrfitim praktik pėr konsumatorin.

U tha atėherė se misioni Apollo nuk mund tė konceptohej jashtė logjikės sė Luftės sė Ftohtė dhe vullnetit pėr t’u treguar sovjetikėve se SHBA mbetej nė pararojė tė zhvillimit global teknologjik dhe shkencor; qė andej ishte e lehtė tė kalohej Rubikoni dhe tė hidhej nė qarkullim hipoteza se, tek e fundit, amerikanėt nuk kishin shkuar kurrė nė Hėnė dhe se e gjithė kjo narrativė nuk ishte gjė tjetėr veēse njė mashtrim nė shkallė planetare.

Kjo hipotezė, e pėrforcuar nga filmi Capricorn 1 (1978), vijon tė qarkullojė edhe sot e kėsaj dite, duke pėrfituar nga lehtėsitė qė u krijon Interneti teorive tė komplotit.

Teoritė e komplotit, si dukuri, i pėrkasin psikologjisė kolektive. Ēdo epokė ka teoritė e veta, tė cilat i ushqen e i selit; por nuk ka dyshim se burimi kryesor energjitik pėr t’i mbajtur gjallė kėto rrėfenja dhe shpjegime alternative ndaj narrativės zyrtare ėshtė frika ndaj sė panjohurės, mosbesimi paranoid ndaj elitave dhe irracionalizmi.

Thashethemnaja tė tilla planetare kanė nevojė pėr njė hapėsirė tė frikės pėr t’u shtuar e shumuar.

Nė vitet e Luftės sė Ftohtė, kėrcėnimi kryesor pėr njerėzimin ishte i ashtuquajturi “dimėr bėrthamor”, ose katastrofa globale qė do tė pasonte luftėn atomike midis superfuqive; pas vitit 1990, kjo paranojė ėshtė zėvendėsuar nga skenarė tė kolapsit ekonomik pėr shkak tė shterrimit tė rezervave tė naftės (i ashtuquajturi peak oil), shkatėrrimit tė ekosistemit planetar, ose epidemive fatale tė natyrshme, tė nisura prej terroristėve, ose pėr shkak tė ndonjė gabimi tragjik nė laboratoret.

Fundit tė Luftės sė Ftohtė i faturohet, zakonisht, edhe lėnia pėrgjysmė, nė 1993, e punimeve pėr ndėrtimin e pėrshpejtuesit SSC (Superconducting Super Collider) nė Waxahachie, Texas; i cili pėrshpejtues, i ngjashėm me LHC, ishte parashikuar tė kishte njė perimetėr prej 87.1 km dhe t’u kushtonte taksapaguesve rreth 12 miliard dollarė.

Megjithatė, nuk pėrjashtohet qė Kongresi amerikan ta ketė ndėrprerė financimin e kėtij projekti kaq ambicioz edhe ngaqė zbulimi i bozonit Higgs nuk mund tė pritej nga publiku me po aq entuziazėm sa zbulimi i njė vaksine kundėr kancerit, ose shpikja e njė automjeti qė punon me ujė.

Pėrgjithėsisht, miti faustian ka ardhur duke u bėrė gjithnjė e mė i pranishėm nė kulturėn pop dhe nė imagjinatėn popullore; dhe filma tė panumėrt tė Hollywood-it e kanė stereotipizuar figurėn e shkencėtarit tuhaf por ambicioz, qė nuk ngurron tė hyjė nė marrėveshje me djallin, pėr tė realizuar eksperimentet e veta pėrndryshe tė panevojshme, tė parakohshme, ose “tė ndaluara”. Tema e eksperimentit qė del jashtė kontrolli, pėr tė shkaktuar katastrofė ose deri edhe fundin e botės, i ėshtė shoqėruar atij miti rregullisht, duke ushqyer frikėrat e vjetra tė publikut pėr rreziqet e shkencės dhe eksperimentimit “tė tepruar”.

Ky kontekst mund tė lejojė tė kuptohet mė mirė pse publiku e ka pritur me skepticizėm, nė rastin mė tė mirė dhe me tmerr, nė rastin mė tė keq, lajmin pėr aktivizimin e pėrshpejtuesit LHC, nė Gjenevė. Zėrat se eksperimentet e atjeshme mund tė kenė pasoja fatale pėr njerėzimin, madje pėr krejt universin, nuk kanė ardhur vetėm prej grupeve tė skajshme, irracionale, por edhe prej shkencėtarėsh qė e dinė se pėr ēfarė flasin.

Disa autorė kanė folur pėr rrezikun e krijimit tė mikro-vrimave tė zeza me ngarkesė elektrike neutrale, tė cilat do tė kapen pastaj nga fusha gravitacionale e tokės, do tė luhaten si lavjerrės sipas njė aksi qė e shpon globin mes pėr mes, pėr t’u stabilizuar pastaj nė bėrthamėn e Tokės, ku nuk dihet se ē’mund tė bėjnė sidomos po tė ndėrveprojnė mes tyre; tė tjerė autorė kanė folur pėr mundėsinė e krijimit tė disa lloj grimcave tė rralla, tė quajtura strangelets, tė cilat mund tė shėrbejnė pastaj si katalizatorė, pėr ta kthyer krejt planetin nė njė masė prej materieje strange.

Hipoteza tė tilla, edhe kur vijnė prej fizikantėsh tė fushės, mbėshteten mbi teori tė cilat ende nuk janė provuar me rrugė eksperimentale; askush nuk e di nėse mikro-vrimat e zeza ose strangelets ekzistojnė vėrtet, askush nuk i ka vrojtuar, askush nuk mund tė thotė me siguri se ēfarė mund tė ndodhė nėse objekte tė tilla pėrftohen vėrtet brenda pėrshpejtuesit LHC.

Tek e fundit, edhe kur do tė kryhej shpėrthimi i parė eksperimental i njė bombe atomike nė Alamogordo, New Mexico, disa fizikantė kishin shprehur dyshimin se mos ky shpėrthim do tė niste njė reaksion zinxhir tė tillė, qė tė ēonte nė shkatėrrimin e mbarė planetit. Dallimi midis sot dhe atėherė ėshtė se sot pėrshpejtuesi LHC ėshtė protagonist nė mass mediat, ndėrsa atėherė pėr bombėn atomike flitej vetėm nė qarqe tė ngushta e tė kontrolluara ekspertėsh dhe politikanėsh.

Nga ana tjetėr, mundėsia qė njė eksperiment tė dalė jashtė kontrolli gjithnjė ekziston; sikurse mundėsia tjetėr qė ndonjė nga kėto gabime, materiale ose tė qėllimshme, tė sjellė pasoja fatale pėr njerėzit, madje pėr njerėzimin mbarė.

Pėr shembull, gjithnjė ekziston rreziku qė viruse shkaktarė sėmundjesh vdekjeprurėse dhe tė pakurueshme tė dalin aksidentalisht prej laboratorėve biologjikė qė ruajnė dhe studiojnė agjentė tė tillė patogjenė me rrezikshmėri tė lartė (aksidente tė tilla kanė ndodhur vėrtet, p.sh. me virusin Marburg, qė ėshtė i ngjashėm me virusin Ebola).

Deri edhe pėr agjentin e epidemisė SARS dhe virusin HIV ėshtė thėnė se mund tė kenė dalė, gabimisht, prej laboratorėsh tė tillė.

Autori i njohur Michael Crichton ka shkruar disa romane nė tė cilat sisteme komplekse virtualisht tė pėrsosura, tė konceptuara pėr tė kontrolluar qenie tė gjalla nė kushte laboratorike kanė dėshtuar, pėr shkak se vetė ideja e kontrollit absolut ndaj formave jetėsore ėshtė utopike, tepėr optimiste ose thjesht e gabuar (Andromeda Strain, Jurassic Park).

Frikėra tė ngjashme po qarkullojnė, kohėt e fundit, nė lidhje me pasojat afatgjatė tė futjes sė bimėve dhe tė kafshėve gjenetikisht tė modifikuara nė ekosistemet; pėr tė mos folur pastaj pėr agjentė patogjenė tė rikombinuar nė laborator, si armė bakteriologjike.

Nga kjo pikėpamje, pritja e ftohtė, prej publikut anembanė botės, e pėrshpejtuesit LHC nė Gjenevė dhe lulėzimi i teorive dhe hipotezave apokaliptike nė Internet dhe gjetiu shpjegohen jo aq me irracionalizmin e publikut, sesa me mungesėn e kompensimit tė mjaftueshėm pėr kėtė irracionalizėm, ose tė argumenteve reale se pse pikėrisht duhet financuar njė projekt i tillė kaq tė kushtueshėm.

Shekulli XXI ka filluar nėn shenjėn e pesimizmit tė pėrgjithshėm, kryesisht pėr shkak tė problemeve qė lidhen me efektin serrė, ndotjen e mjedisit, shterrimin e burimeve energjitike konvencionale, shtimin e popullsisė nė planet, rrezikun e epidemive tė rėnda, rrezikun e terrorizmit si instrument universal shantazhi dhe manipulimi tė marrėdhėnieve ndėrkombėtare.

Nė njė mjedis tė tillė tė sunduar nga ankthi, ambicjet e njė grushti fizikantėsh pėr tė zbuluar bozonin Higgs dhe pėr tė konfirmuar teoritė e tyre krejtėsisht tė pakuptueshme nuk bindin as entuziazmojnė mė njeri.

Nė librin e vet kontroversial The End of Science, John Horgan interviston njė numėr tė madh shkencėtarėsh nga mė tė shquarit (Francis Crick, Thomas Kuhn, Noam Chomsky, David Bohm, Karl Popper, Stephen Jay Gould, John Wheeler, Murray Gell-Mann, Richard Dawkins, Roger Penrose, Ilya Prigogine dhe Clifford Geertz, mes tė tjerėsh), tė cilėt duket se priren tė besojnė qė “epokės sė zbulimeve tė mėdha shkencore tashmė i ka ardhur fundi.”

Teza qendrore e Horgan ėshtė kundėrshtuar nga shumė anė, ndonėse kur vjen fjala pėr fizikėn moderne nuk mund tė mos i jepet tė drejtė atij autori, sidomos po tė mbahet parasysh natyra gjithnjė e mė spekulative e teorive qė qarkullojnė brenda kėsaj dege tė dijes, si ajo e superfijeve; por edhe vėshtirėsi tė tjera metafizike, qė kanė tė bėjnė me ndėrveprimin midis eksperimentuesit dhe eksperimentit, nė nivelin e grimcave elementare.

Fizikanėt, nga ana e tyre, pėrgjithėsisht janė pėrpjekur ta pėrligjin nevojėn pėr financime projektesh madhore, si pėrshpejtuesi LHC, duke argumentuar se dijes i duhet shėrbyer pavarėsisht nga dobitė e menjėhershme ose praktike tė kėrkimit shkencor; dhe se njohja e strukturės themelore tė materies do tė krijojė, herėt a vonė, mundėsi pėr aplikime teknologjike tė drejtpėrdrejta.

Megjithatė, nuk ka dyshim edhe se njė pjesė e kėtyre pretendimeve ndonjėherė bombastike bėhen thjesht pėr tė maskuar arsye shumė mė prozaike – tė cilat lidhen drejtpėrdrejt me njė deformim profesional, ose me nevojėn e kėtyre fizikantėve pėr tė siguruar fonde pėr kėrkimet e tyre dhe mbijetesė pėr prestigjin e profesionit tė tyre.

Pak ditė pas vėnies paraprake nė funksionim, pėrshpejtuesi LHC pėsoi defekt tė rėndė dhe doli jashtė pėrdorimit. U tha se riparimi i kėtij defekti do tė kėrkojė kohė dhe se eksperimentet pritet tė rifillojnė diku andej nga pranvera e vitit 2009.

Me kėtė rast, megafonėt e teorive tė komplotit thanė se frikėrat e tyre ishin konfirmuar dhe se pėrshpejtuesi ishte ndalur meqė eksperimentuesit ishin trembur nga ē’u kishin parė sytė; tė tjerė shpjeguan se, njėlloj si nė romanin Angels & Demons tė Dan Brown, ishte formuar anti-materje e cila pastaj kishte “shpėrthyer” – edhe pse, sipas tė dhėnave zyrtare, gjatė nėntė ditėve tė funksionimit, nė pėrshpejtues vetėm sa ishte qarkulluar vijueshėm njė rrymė protonesh, pa u kryer ndonjė eksperiment me pėrplasje ose goditje grimcash super tė shpejta.

Mbetet pėr t’u parė nėse eksperimentet do tė rifillojnė ndonjėherė vėrtet; sikurse mbetet pėr t’u sqaruar nėse pajisja shumėbilionėshe do tė pėrdoret ndonjėherė pėr qėllime ushtarake, ose pėr tė eksperimentuar dhe pėrftuar lloje tė reja armėsh edhe mė tė kobshme se kėto tė sotmet.

Me pėrkufizim, sekrete tė tilla nuk merren vesh kurrė, pėrveēse kur nuk janė mė sekrete – nė njė kohė qė paranojės i mjaftojnė edhe copėza tė vėrtetash pėr tė mbijetuar.

Gjithsesi, shpjegimet dhe motivimet entuziaste tė shumė fizikantėve tė njohur nė mediat, pėr dobinė e pėrshpejtuesit LHC, nuk duket tė kenė arritur tė kundėrshtojnė si duhet pėrshtypjen e shumėkujt se kjo farė lodre sa madhėshtore aq edhe e frikshme ėshtė njė krijesė artificiale e ngjashme me dinosaurėt e ringjallur prej Michael Crichton-it nė Jurassic Park: gjigante, antideluviane, e pakuptueshme dhe ndoshta armiqėsore.

[fund]

Xha Xhai
avatar
Jon

1163


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Dije tė imagjinuara

Mesazh  Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi